Bujar Nishani firmosi sot në ditën e fundit të afatit të tij, dekretet për emërimin e dy ministrave të rinj.
Për gati një javë, ai tentoi të krijojë një krizë politike duke paralajmëruar shkeljen e Kushtetutës me vetëdije, duke i kërkuar dhe Gjykatës Kushtetuese, interpretim për mënyrën se si duhet të vepronte.
Sot fare papritur, ai bëri atë që duhet të bënte që ditën e parë, duke lënë pas shijen e hidhur të një presidenti të marrë peng, për të prodhuar kriza politike.
Pas zbythjes së tij, dalin në pah disa probleme që prodhoi përpjekja për të bllokuar një procedurë rutinë të ndryshimit të ministrave.
Fillimisht ai duhet të na japë një përgjigje se çfarë do bëhet me kërkesën e tij drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për të interpretuar dekretet e emërimit dhe shkarkimit të dy ministrave. Deri dje ai ngulte këmbë, se nuk kishte për t’i bërë dekretet derisa të shprehej gjykata.
Tani ose duhet të tërheqë kërkesën nga Gjykata, ose duhet të kërkojë ndjesë për tensionin që prodhoi artificialisht me urdhër të Berishës.
Nga ana tjetër, qëndrimi i tij dhe deklaratat publike, duke akuzuar kryeministrin se nuk njeh Kushtetutën, janë një kontribut direkt i tij për krizë institucionale, ndërkohë që në fund rezulton që ai e ka bërë të gjithë me vetëdije, thjesht për të testuar se deri ku do shkonte pala tjetër.
Së fundmi, dhe ajo që bën më shumë dëm, është fakti se gjithë presidentët që vijnë e shkojnë, lënë si trashëgimi ndonjë precedent ligjor apo ndonjë iniciativë ligjore, që identifikohet me ta.
Ky president, po lë trashëgimi banalitetin. E gjithë beteja e tij një javore, nëse do studiohet nesër nga ndonjë historian i politikës, mund të fusë në krizë dhe mendjet më të mëdha të botës, për të kuptuar pse e bëri këtë budallallëk dhe pse u tërhoq kur i konsumoi gjithë argumentet banale, që i servirin ata që e përdorin.
Është fiks ajo fjala e urtë shqiptare, që hedh një budalla një gur në lumë dhe 100 të mençur nuk e nxjerrin dot. Për fat këtë radhë e nxorri ai që e hodhi. Dhe ky banalitet do t’i mbahet mend.
Mero.Uloku i Presidences,nuk do lejoje Ministrat te betohen ne Presidence.Ketu do jemi.Ke per ta pare.Do mbylle deren e Presidences ne menyre qe Ministrat mos te hyjne dot ne Presidence per te bere betimin per disa dite me radhe.Pa bere betimin ne Presidence,nuk mund te quhesh minister,apo jo??Banaliteti nuk ka fund.Pse jam kaq i bindur per kete??Per arsyen e thjeshte sepse tashme e njoh banalitetin dhe shpellarizmin Kamikaz te tyre,bazuar tek urrejtja,me mire se gishtat e dores.Prit se do shikosh spektakel kur Uloku te mos lejoje Arben Ahmetajn dhe Ilva Ikonomin te betohen ne Presidence.
Lere Nishanin te hedhi guret ne lume pasi “polumbaret” e Kushtetueses do kridheshin per ti nxjerre …… E rendesishme eshte qe Rama te kuptoje ate thenien tjeter qe Kerri dhe piloti tije e hoqen ne kurriz sapo shkelen ne Rinas – budallait hapi rrugen …..
Kapterr Nishoni Gati Tu – lere lere se dime qe je gjysmak nga truni e kuptum me ne fund.
Shko bej shurren tek Salija tani.
po zbythja e Erjones….
Nuk duhet ti merzitemi ,ai si duket ka mbaruar shkollen ke Luigj Gurakuqi,dhe kush e ka mbaruar shkollen atje dihet se si jane …….
Nikoll Lesi tek Koha shkruan: Nuk tundet libohoviti Nishani……..
lesi tall bythen me kete dordolec por a e kupton dot ky Kerme kete gje.
Ne 1916 nje delegacion shqiptar me E.Toptanin ishte ne Viene dhe flejten ne nje hotel perandorak,por shqiptaret shkuan dhe u zune me servisin pse te flene nga dy veta ne dhome sepse nje shqiptar tjeter po flinte ne nje dhome teke.Shqiptaret u qetesuan kur servisi i tha atyre qe edhe xhenerali austriak flinte vete i dyte, dhe mos harroni se ju,vini nga nje vend qe ka 10 shtreter hotelerie aq me shume qe ju nuk flini ne krevat normal sepse flini perdhe ne rrogoz,…biles edhe nevojtoret i keni turke me sahan ne dore.Ai qe zihej me shume dhe gjemonte kot ishte nga libohova.
Bravo Mero e ke qare fare na ka pjelle belaja me budallenjte. A
mesa duket ke ministria finances fle ndonje lepur i madh.doktori nuk eshte irrituar me shume se kesaj here.
MERO, pse e hoqet nga gazeta artikullin e janulles!? Letra e Nikolla Markut: Janullatos bashkëpunon me Agimin e Artë.
Me kete qe beri,nuk i ka mbetur “nishan” nga detyra e Presidentit te Republikes…
Njeri koti…
Ne fillim hoqi mustaqet…
Me vone hodhi ne kosh … dinjitetin…
Me vjen turp qe e kam adash… ?
Kisha menduar se me kete rast Presidenti per here te pare kerkon te vendos rregull ne mardheniet institucionale midis pushteteve dhe per kete arsye ne disa komente te ketushem, me sinqeritet u vura ne mbeshtetje te tij. Por shoh se paskemi per President nje njeri per te cilin duhet ti vije keq edhe gureve te rruges. Turp dhe faqja e zeze te lejosh vehten te perdorin si lecke per te fshire kepucet. Zoti President, per mua ju vdiqet.
@aron.Ty mbase nuk te besohet(me te drejte)por Presidenti yne eshte person qe urren mazhorancan qeverisese.Ai ka idhull Sali Berishen dhe vepron sipas urdhrave te Shpellarit per cdo veprim ose mosveprim.E di qe do te duket e pabesueshme,por eshte keshtu.E pe vete ti.Ka ngerc Kushtetita thoshte.Duhen votuar njehere dekretet e shkarkimit.Kushtetuta eshte shume e qarte pot Nishanit I erret mendja dhe syte.
Zot Labi Vlorë! Unë i përkas asaj kategorie njerzish që kurrë nuk e kanë përzier vehten me të ligën. Unë kam gabuar rëndë duke besuar sinqerisht se presidenti, si i pari i këtij vëndi, kurrë nuk mund ti lejojë vehtes të bëhet mashë në duart e askujt, por thjesht është një shërbëtor i ligjit dhe të vërtetës. Mjerisht mora vesh që për president paskemi një individ që i ardhtë keq Zotit.Ky vërtetë është një zgënjim i rëndë. E di sa do të qeshnin Berisha dhe vetë Nishani po ti lexonin këto radhë, por shyqyr zotit ata mund të kenë kohë që nuk lexojnë, ndaj kjo më ngushëllon sadopak.
O Mero po vetem komentet pozitive publikone ti mo ?! Ca ben keshtu se je dhe gjithe ai burre. Si pjese e tufes se korbave (dmth analistet ) ke nje merite , qe nuk del ne TV cdo darke si korbat e tjera. Korbat vetvetiu jane ndonjehere me te urryera se vet hienat ( politikanet tane ). Ne menyre shume te sinqerte te bej nje kerkese : nqs te ka ngelur nje pike sedre, nqs ke nje pike morali apo dhimbsurie, nqs ke nje qelize te vetme njerezore te flasesh per problemet reale te ketije populli qe eshte ne agoni te thell. Dhe jo tna tregosh se kush hiena jane me te mira. ( nuk kam asgje personale por si pjese e te ashtuquajturve gazetare apo analiste)
Te gjithe thone, se presidenti Nishani eshte me budallai qe ekziston.Por ne fakt, nuk eshte vetem Nishanlliu,por budalla, dhelper, eshte ai qe e fute ne keto rruge te gabuara, e qe e telendisin presidentin.Ai eshte Sali BerishA,QE PO TALLET HAPUR ME PRESIDENTIN.Por edhe presidenti pranon me koshiece talljen,se neser ai do bjerin nga ky poste,dhe duhet te gjeje nje vend pellumbash ne pd-ke.Nishani do ngelet nje president kukull,qe e hedhe dhe e pedredh Saliu si ti doje qejfi,pasi ne fund te fundit Saliu e vuri president.Ai do mbahet ment si president i gafave.