Vezët dhe leckat e lagura të Berishës

25 Shkurt 2016, 18:20Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nuk duhet të jemi kurrë të shqetësuar kur opozita reagon dhe në mënyrë ekstreme në Kuvend, por kjo opozitë të dëshpëron, se nuk di as të reagojë dhe mendon se duke kopjuar një opozitë tjetër revolucionare, do ketë sukses. Tre gjestet e sotme në Kuvend, janë pikë më pikë, ato që ka bërë opozita në Kosovë. Strazimiri ka përdorur talentin e tij si imitues, për të vjedhur idenë e vezëve nga guerrilasit e Kosovës, Berisha ka vendosur të imitojë Haradinajn, ndërsa një deputete bjonde, të imitojë Albulenën, debati për të cilën, kaloi nga politik, në gjinekologjik.

Së pari, ideja për të qëlluar me vezë u degradua shpejt dhe u mbyll edhe në Kosovë, kur dikush ja ktheu me vezë Albinit duke hyrë në Kuvend, dhe ai vet bëri thirrje që ai personi të mos dënohej, por t’i bashkohej partisë së tij. Natyrisht nuk ka njeri ndërmend të harxhojë vezën për Strazimirin, por për ideatorin e tij ndoshta. Nëse do të ishte korrekte të kopjonin të gjithë atë që ndodh në Kosovë, i bie që dikush t’ia fusë me një vezë surratit Berishës, ndërsa hyn në Kuvend, dhe kjo çështje të banalizohet si luftë me topa bore. Uroj të mos ndodhë, por nëse Berisha mendon se lufta politike do të jetë luftë vezësh, fajin e ka ai që ka zgjedhur atë top për të luajtur.

Së dyti, letra e lagur e deputetes, e nxjerrë nga të brendshmet dhe e hedhur drejt kryeministrit Rama, të rikujton debatin vulgar, që vazhdon ende në Kosovë, se ku e kishte fshehur pakon e gazit lotësjellës Albulena. Pati shumë zëra që sulmuan një gazetar, i cili tha se e kishte fshehur në organin gjential, duke ju referuar një rëntgeni që ai posedonte. Gazetari u mbrojt me ironi, duke “i dalë në krah” deputetes, e duke thënë, që ata të “Vetëvendosjes” nuk janë burra, që detyrojnë një grua ta fusë gazin aty ku nuk duhet, dhe nuk detyrojnë burrat ta fusin ata në prapanicë.

Duket debat vulgar, por vulgare është e vërteta e bërjes politikë me vezë e letra të lagura, të futura nëpër të mbathura grash. Të paktën këtë radhë t’i kishin kursyer gratë. Dhe meqë bëhet fjalë për fshehje vezësh, ato kanë një vend klasik se ku rrijnë para se t’i bëj pula dhe e vetmja mënyrë që të mos kapen nga Garda, është vetëm atje. Atje i kapin vetëm skanerat e koncesionit të Shkëlzenit.

Së fundmi, sa i përket paralajmërimit të Berishës, bën gabim që e imiton Haradinajn, pa pyetur vet Haradinajn, si e ka hallin që ka dorëzuar mandatin. Për shumë shqiptarë, dorëzimi i mandatit nga Berisha, është një çlirim, pasi të paktën mund të fillojnë të dëgjojnë çfarë thuhet në Kuvend, por nëse Berisha mendon se me këtë gjest do imitojë Haradinajn, duhet të ketë kurajo të mësojë ca hollësi më tepër për aktin e tij, që lidhen me problemet e tij me të shkuarën dhe refuzimin e politikës amerikane për ta mbështetur atë në përpjekjet për të degraduar Kuvendin e Kosovës.

Nëse Berishës i ka mbërritur ai ultimatum, është lajm i mirë dhe rruga e mbarë i qoftë, por jam i bindur se e ka më shumë krizë idesh, se sa krizë identiteti. Berisha është i vetmi autor i një parlamenti kukull në historinë e Shqipërisë, atij të vitit 1996, ku mori 95 për qind të deputetëve duke zbuar opozitën nga zgjedhjet dhe një politikan që ka pranuar atë realitet, nuk ka si bezdiset nga një parlament i dalë nga zgjedhje të lira me 1 milion vota kundër tij. Por, probemi i tij real është që nuk funksionon dot si një lider në demokraci dhe si një konkurrent, por vetëm si një zaptues pushteti.

Degradimi i sotëm i opozitës në Kuvend, shfytyrimi i meshkujve me vezë në prapanicë dhe femrave me letra të lagura në të brendshme, që i hidhnin drejt tribunës, tregon se Berisha është i frikësuar nga normaliteti, nga Kuvendi, nga liria dhe hapësirat që ai ka përpara për të luftuar si politikan, që nuk ja del dot të fitojë përmes garës. Ai nuk ikën kurrë për të ikur dhe shpreson se kështu mund t’i bëjë presion PD-së dhe të vetëve të shkojnë pas tij, për t’u rikthyer në krye të tyre tashmë si Haxhi Qamili.

Zakonisht liderë të tillë e kanë fundin ashtu si kanë jetën e tyre ndaj kundërshtarëve. Berisha ka një histori të tërë vrasjesh politike, përdhosje kundërshtari dhe së fundmi, dhe beteje vezësh dhe leckash të lagura. Zakonisht politikanë të tillë në fund të karrierës dhe jetës së tyre, e pësojnë prej këtyre gjërave. Fundi i tyre përsërit jetën e tyre.

20 komente në “Vezët dhe leckat e lagura të Berishës”

  1. Doni says:

    Nje pergjigje brilante per fundin e nje idjoti

    1. veze per macDonaldin e Lulit says:

      Keto veze ishin ne fytyrat e atyre qe prune me porosi te Beogradit kete vemje duke filluar nga Will Rajersonovici deri te elez biberovici
      Keto veze ishin ne fytyrat e atyre qe po mbrojne me cdo kusht monstren e tyre qe te Donald Luja qe eshte nje xhol i berishes qe luhet nga ata qe e komendojne berishen per 25 vjet dhe nuk eshte sekret..jane antishqiptaret e podestave dhe wisnerave

      A nuk e kuptoni se ky monstra e viqidolit ka nje perkrahje teper te forte nga nje sekt antikomunistet psiqikisht te semure ne perendim qe dihet kush jane dhe qe quhet “nentoka serbe”
      A e dini qe “forca mbinatyrale” e ketij superkrimineli mbeshtetet te nje nga doktrinat me antishqiptare qe quhet “dekomunistifikim” te hartuar ne katakombet e beogradit dhe te zbatuar nga dyshja rajerson-biberaj duke patur si kobure te tyre pit bullin berishes.
      A e hodhi kush komunizmin ( qe vetem i tille nuk ishte) ne Shqiperi ne 1990-1992 ???
      Ai fare komunizmi kishte vdekur ne ate vend dhe falangat e rajersonit,elez biberajt me banden e tropojes te berish-hajdarit bene lufte me nje sistem te vdekur..pra ishin kanibalet qe hengren komunizmin e vdekur qe vazhdo dhe sot.
      Por le te kalojme ne VITIN 93′
      Kam qene pjesmarres ne mitingun ne mbrojtje te Fatos Nanos te stadiumi Dinamo.
      Nuk kam pare as ne filma horror sjelljen e policise private dhe shikut te berishes..as naziskinet ne 1933 nuk vepruan ne ate menyre…kjo eshte teme tjeter.
      Cuditerisht Kastriot Islami pasi deklaroi se do ti thyem kafken Berishes u zhduk nga qarkullimi dhe shpetoi per fije te perit nga terrorizmi berishian se do kishte perfunduar si Remzi Hoxha.
      Nqs Fatos Nano u arrestua si Bin Ladeni per 100 dollare qe kishte vjedhur ( ai akuzoi Rajersonin per kete me te drejte)…nje tjeter ndyrsire me emrin Lul Basha qe vrau si Bin Ladeni ne 21 janar dhe vodhi gjysem milardi dollare shpallet yll ne ngjitje.
      Dritheruese eshte se pas disa dokumenteve te deklasifikuara ne kohen qe kryqzohej Fatosi per 100 dollare dhe Nexhmija per kafe…ne menyre antiligjore Rajersoni me Berishen neogociojne per arin shqiptar te Londres dhe nje zot e di ku shkoi.
      Jam i bindur qe nese hapen letrat e arrit londres,armatimit te gerdecit,rruges kombit,albetrolit ne Tirane,washington dhe bruksel do te behej nje CUNAM i njejte me WATERGATE ne vitet 70″
      objekivi juaj duhet te jete kusha jane ato segmente pro-berishiane,proserbe,progreke ne washington dhe bruksel qe po e mbrojne me cdo kusht kuislingun e tyre berishe me cdo cmim..qofte dhe duke na poshtruar kombetarisht:
      KUSH E MBRON SOT MOSTREN BERISHE NGA KETO SUPER KRIME:
      1-vrau ne 21 janar 2011
      2-dogji ne gerdec 26 veta
      3-tradhetoi qe shiti detin
      4-tradhetoi te varrezat e grekut
      5-sabotoi uck
      6-furnizoi miloshevicin
      7-beri genocid ndaj haklajve
      8-zhduku remzi hoxhen
      9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
      10-dogji vendin e ne 1997
      Pra keto krime te berishes presin ndeshkim shembullor..dhe kjo nuk behet duke blegeritur me keto artikuj por ti drejtoheni
      SHTETIT AMERIKAN DHE BASHKIMIT EUROPJAN VETEM ME PAK FJALE:
      PSE TE NDERUAR ALEATE PO MBRONI ME CDO KUSHT PERBINDESHIN E TROPOJES ??

    2. Aldo B says:

      Nga disa burime thuhet se pas vizites se Kerrit, cifti Berisha-Topalli duhet te mos duken me ne parlament dhe rruga qe kane gjetur eshte permes dorezmit te mandatit. Iken, u pordhen!

    3. NETI VJOSA says:

      Ç M E N D U R I…
      -Në vend të Komentit –
      Fry o Muz’ e Homerit në Atdheun tim në Shqipëri,
      Se nuk e mendoj dot as me fantazi,
      Këtë Katrahurë, Tragjedi e Komedi,
      Një Çmenduri e Vërtetë, një Çmenduri…!

      Se Salin tone në Fazë se vemë dot
      Marrëzi e tij ben çdo ditē një Autogol
      Shqiperia se frenon dot më ketë Donkishot,
      Efekt si ben më as Dopjohaloperidol…!

      Ca thonë se vuan në Dëshpërim…,
      Pse Sekretari Amerikan foli mirë për Qeverinë,
      Dhe Jarin në shkallët e Avionit nxiri si jetim…
      Dhe nuk na takoi fare Salo Marrëzinë…!

      Ca thonë se është Skenar Sërbie,
      Që tërheq Fijet për Sherre në Prishtinë
      si te na e ler pas dore Shqipërinë,
      Kur këtu ka Superdhendërr Salinë?!…

      Thonë se Planin e ben Natën Saliu dora vet
      Nga Skenari i tij tragjiko-komik,
      Nga ato që ka bërë këtu e 25 vjet,
      Ca thonë se janë shpërthime të Perroit Psiqik!…

      Dhe ja na ben thirrje për Revolucion,
      Permbysje, mosbindje civile kërkon,
      Trillon se Krimi tek Rama qendron,
      Dhe Tavani Saliut pikon e pikon…!

      Dhe fryhet e fryhet Furtuna e Gotës,
      Akuzat bien si Bajgat e Lopës,
      Se gjendja tek ne qenka Turpi i Botës, (!)
      Dhe jo vetëm i Ballkanit dhe Europēs….!!!

      Na e ktheu Parlamentin Folen e Mashrimit,
      Dhe Skenari pregatitur fantazinë e ndez,
      Parlamentin e pushton Hija e Dyshimit,
      Kur shohim Strazimirin të qëllojë me Vezë!…

      Ku i fshehin vallë vezët Deputetët?!…
      Mos i fsheh Sazua në Vrimën Anale?!…
      Nuk kanë të sosur historit banale…
      Nuk ka te sosur Humori ne rrjetet Sociale…!
      ☆☆☆
      Fry ti Muz ‘ e Homerit në Atdheun tim në Shqipëri,
      Se nuk e mendoj dot as me Fantazi,
      Këtë Katrahurë, Tragjedi e Komedi,
      Një Çmenduri e Vërtetë, nje Çmenduri…!

  2. Flamurtari says:

    Mero ti i ke rene ne koke boshllekut te Berishes, por problemi eshte se ai kur eshte ne panik ben cmendurira. Ai ka per te vrare ndonje deputet te PD se nuk e duron dot kete situate. Ruaj Strazimirin se e ke pas dhe shok

  3. Ditziu ditbardh says:

    Ja arritem dhe kesaj dite, pa tani le te vdes. Dmth Doktori betjeen e fundit te jetes se tij e paskesh planfikuar me veze. As Fevzi si historian i poltikes nuk e kishte parashikuar

  4. fjalepaki says:

    Ore kjo dpeutetja ka qen eme “ato”, dhe ka nderruar tamponat ne parlament se ska mundesi

  5. Lufte psikollogjike says:

    Keto jane “reformat” e Berishes !
    Thyerje e ndricusve para kryeministrise,goditja e mureve me veze dhe boje,”shkaterimi” I bunkerit,prishja e gardhit rethues te kendit te femijve dhe se fundi perdorimin I vezve dhe letrave ne Kuvend !

  6. Aleksi says:

    Hem. Shkrim tipik i Meros. Qe do te thote se, paralelet e (keq)perdorura i duhen per te realizuar intrigen e rradhes, si atekohe kur i sherbente Berishes. Sot eshte kunder Berishes, ama ne sherbim te Edi Rames (ne fakt vetes). Te heqesh paralele mes asaj qe po ben opozita e bashkuar ne Kosove, sidomos VV, dhe kesaj qe po ben Berisha duke perdorur deputet kukulla eshte si te ulesh ipopotamin tek soli i qenit te cirkut. Vezet ne Kosove u perdoren kunder nje klike hajdutesh dhe ish funksionaresh serb (sigurishte qe sherbejne njesoj edhe sot), kurse ketu po perdoren vezet nga nje hajdut, kriminel dhe sherbyes i serbeve me qellimin e vjeter dhe te vetem per te shkaktuar kaos me shpresen se vetem keshtu mund te vazhdoj te vjedhe para prej koncensioneve qe i dha vetes kur ishte kryeminister dhe ruajtjen e ketij sistemi drejtesie ku te gjithe Gjin Gjonet i ka emeruar vete. Rama i meriton vertete ca veze por e mira eshte ti marr prej atyre qe i dhane voten per te ber drejtesi. Dhe kjo se pari do te thote qe reforma ne drejtesi te kish mbaruar me kohe.

  7. Andi says:

    Po ti mor sahan lepires a ke moral te shkruash kunder nje mostre si berisha qe te ka perpunuar me duart e veta. Sot del ben analiza ti surrat shtrember qe deri dje i shtriheshe barkas sali berishes. Shko mor i pafytyre se je totalisht i pa besushem per publikun.

  8. Dani says:

    Nukne di pse merreni me Berishën, qoftë edhe z.Baze, kur analiza duhet të jetë mbi prezencën e Prengës në parlament. Sjelljet e Berishës dhe opozitës janë velse reagime të papjekura politike që s’i bëjnë dëm njeriu. Dëmin e vërtetë e shkaktojnë prëngërat me shokët e tyre që e kanë zaptuar këtë vend.

    1. spartaku says:

      Dani more Zoteni ! Prenga dje doli si problem,dhe Saliu dhe Basha po bejne namin,po Saliu dhe luli qe jane njerez qe kane bere krime vite te kaluara? A nuk te bene ty pershtypje kjo? Pse nuk fillon dekriminalizimi nga ata te pd-ke qe jane kriminel me te vjeter,por direkt e te Prenga qe ai dje doloi si problem? Krimet e pd-ke nuk kane te sosur,qe nga krijimi i saj e deri sote.Shkaterruan shqiperine,varferuan shqipetaret.

  9. 420-ta says:

    Omelete Free ne Kuvend nga Shefi Sali !

    Ne Pularine e Shqupit,eshte shtuar shume numuri i
    krereve te shpendeve. Kakarrisjet u perhapen an e mbane.
    Njoftojne se Vezet po behen jetike. Dhe per kete PD krenohet.
    Shume prej tyre dikur dukeshin si Burra,Sot jane kthyer si Pula
    pa Krye. As vet nuk e din se c,po bejne.
    Roja e tyre Sali po corjentohet. Do ta le mandatin thote,por
    juve nuk do tju le te hallakateni.
    Edhe Lulin do ta mesoj te beje Veze,pasi deritani vetem Gelasa
    ka bere.Kurse Topalli vertete nuk ben me veze ,por si Pula Plake
    Zerin kur Kakarris; e ka shume te larte
    Shume Pula te Lagura kemi.ky eshte nje tjeter problem.
    Por ka edhe shume te tjere qe Tru kane sa nje Gjel.
    Prandaj me duhet thote Saliu,duhet ti perdor per Omelete…
    Pasi tjeter gje me ta nuk mund te besh.

  10. astrit says:

    Nese Berisha le mandatin qeveria ka obligimin te shpalle tre dite zi (kupto feste) ne Shqiperi.

  11. Kola says:

    Me erdhi keq per Andin dhe Aleksin. Te shkretet qe s’dine si ta mbrlojne idhullin e tyre te pjerdhur.

  12. zxzxzxz says:

    PULA E NXORRI NGA KU DUHET TE DILTE. KETA E RIFUTEN PRAPE DHE KUR SHKUAN NE KUVEND VEZA DOLI ZJERE…SE ATY KU E FUTEN KETA TEMPERATURA ESHTE E LARTE..SHIKONI MIRE SE MOS CELIN ZOGJ NE PARLAMENT… SE SALIU I KA SHTRUAR KLLOCKAT… JETA OSH QEF…. HAHAHA

  13. doti says:

    Te paskan rrjedhur trute Mero. Nuk e shikon sec moster keni si kryeminister. Komplet kafshe e eger mesjetare qe i turret kujt ti dale perpara pa arsye tjeter pervec atyre personale. Nje idiot komplet. Shporreni kete vemje se vetem te liga do gjeni si ne te majte dhe ne te djathte. Bashkohuni dhe shporreni te ligen sa nuk eshte vone.

  14. dorezimi i mandatit te serbit Sali, eshte nji shenje e keqe per ditet qe vijne.
    eshte projektuar [besoj] ,nji plan qe Sali Berishtja te dorezoj mandatin ,dhe banditet e tjere te braktisin parlamentin.

    te krijojne kudo kaos politik dhe rremuje instuticionesh, krize politike dhe mundesisht nji 97 te dyte,tha mender Strazimiri ,por ….jo me arme !

    cdo gje behet vetem per sabotimin e reformes ne drejtesi,por ajo do te behet ,duan apo nuk duan serbet e tiranes.

    kjo do te ndodhi,,,,,,qofsha i gabuar .

  15. SHQIP says:

    @NETI VJOSA

    NETI, te drejte ke Ti, te drejte kam edhe une….
    Si do t’na veje e dashur moter, si do t’na veje kjo pune???
    Ne syte e mi, nuk me duket aspak Komedi!
    Per mua eshte nje Targjedi e papare me pare,
    Te fusesh vezet ne organin gjenital….
    Se bashku me nje tufe leckash shuke
    Qe me gjuhen e politikes quhen “pambuke”…
    Nje popull i lashte ne histori, e me plote trima..
    Askujt me pare s’i kish shkuar mendja te vrima…
    Kjo eshte c’njerezore, vulgare, e super vulgare!
    Kjo eshte turpeshme e anti shqiptare…
    Me i miri regjizore i kinematografise
    Nuk mundet ti imagjinoje skenaret e Salise!
    Me kot disa thone Serbia, Greqia, Rusia a Amerika…
    Realishte kemi harruar se ku duhet vene pika..
    Aspak nuk eshte bota ajo qe na ngateron
    Ajo me ne Shqiperi, studimin shkencore po perfundone..
    Ne asnje vende te botes nuk e shef kete cmenduri
    Ku njeriu te shkateroje genin e tij…
    Ndaj dhe kapot e krimit ne mbrojtje i ka mare
    Te shikoje si luftojne shqiptari me shqiptare…
    Ndoshta dhe gaboj por nuk me duket fare rastesi
    Ajo qe po ndodhe ne Kosove e ne Shqiperi….
    Ky me duket nje studime psiqiko-philozofike!!!
    Me duket vertete nje gjykime mjerane…
    Si populli shqiptare mund te votoje serishe keta shejtane???
    Si mundete shqiptari te jete dakorde, femijet e tij ti fuse ne grope?

    NETI, te drejte ke Ti moj moter, te drejte kam edhe une
    Te dyja nuk e zgjidhim dote kete pune!!!
    Ajo qe i prete rrugen ketij kalveri, eshte vetem VOTA-VOTA e cdo shqiptari….

    RESPEKTE PER JU NETI VJOSA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje