Erion Veliaj po përballet me një reagim të pazakontë në gjashtë muajt e parë të punës së tij në krye të Bashkisë së Tiranës, për shkak të kompleksit të tij të hershëm të të qenurit “shoqëri civile”. Interesant është fakti, se ai po përballet me një vonesë në kohë, me gjëra që i ka thënë publikisht kur janë miratuar, siç është ndërtimi i një kondi lojërash në park, apo taksat e rritura të shërbimeve në Tiranë, të cilat janë miratuar në Këshillin Bashkiak, ku përfaqësuesit e opozitës, në atë kohë me sa mbaj mend u morën vetëm me çmimin e biletës së autobusëve .
E vërteta është se disa nga masat që ai po ndërmerr, ja prishin rehatinë Tiranës dhe do të ishte shenjë e mirë të kishte dhe reagim politik kundër tij. Por, duke qenë se opozita është e pafuqishme politikisht për të fshehur pafuqinë e saj, po përdor grupe informale që thirren në emër të shoqërisë civile dhe që mbështeten nga PD.
Por, nuk dua të komentoj sjelljet e dikujt që mban kokën më shumë nga kamera, se nga pema që mbjell, por tek reagimi jo politik i Veliajt.
Në të gjitha daljet e tij publike, ai duket sikur ka një problem të madh, pse disa njerëz që vetëshpallen si përfaqësues të shoqërisë civile, ashpërsojnë gjuhën dhe aktet vandale kundër tij. Ai përpiqet t’i sqarojë, t’i qetësojë, biles dhe të bashkëpunojë me ta, thua se ata janë gjysma e qytetit. Ka bërë tre dëgjesa publike të priste këto grupe informale, të cilët nuk bëheshin dot dhjetë vetë të hynin në sallë dhe nuk shkonin. Pastaj del publikisht dhe betohet se do të japë dorëheqje, nëse ndërtohet ndonjë kafe aty afër këndit të fëmijëve, që në fakt do jetë budallallëk nëse nuk ka, pasi duhet të shkosh deri tek pallati ku ka shtëpinë Shkëlzeni në hyrje të parkut për ta pirë.
Pastaj shkon u kërkon të matrikulojnë çdo pemë në park, që të binden se ai nuk do presë pemë… A thua se manirat e disa qytetarëve do diktojnë të ardhmen e Tiranës. Një qasje e tillë kaq e përulur ndaj disave, që ende nuk e dimë kush janë dhe çfarë përfaqësojnë, vetëm se vetë-thirren si përfaqësues të shoqërisë civile, është një sjellje jo politike. E vërteta është, siç e thotë dhe vet PD, që janë ata pas atyre protestave dhe kjo është gjë pozitive, pasi ata të paktën e dimë kush janë.
Por, kur Erion Veliaj prezantoi projektin e këndit të lojërave tre muaj më parë tek Liqeni, kreu i këshilltarëve të PD, Olli, shkoi i prishi takimin, duke ju ankuar për romët dhe jo për parkun. Pra, thjesht ata nuk e kishin as në mendje si problem. E njëjta gjë dhe me ditën që u miratuan taksat. Duke qenë një opozitë e shpartalluar dhe aq më keq, një opozitë e përfaqësuar nga Olli, që nuk di a e ka dorëzuar teserën e PS, ata natyrisht që kështu do të katandisen. Por, problemi është se Veliaj nuk duhet të sillet si partner i shoqërisë civile, ndaj një reagimi të orkestruar politikisht. Ai duhet të sillet ndaj tyre si politikan që përfaqëson një shumicë sunduese politike dhe që ka përgjegjësi për qytetin, dhe jo për deliret e dhjetë vetëve.
Keq-ngatërrimi i vendit, ku, ata që hiqen si përfaqësues të shoqërisë civile udhëhiqen nga superdhëndri, që ka prerë dhe pishat e Lalzit për vilën superluksoze ku rri vjehrri Sali, dhe Veliaj, që është i zgjedhuri i një koalicioni të madh politik, sillet si shoqëri civile, krijon probleme artificiale në Tiranë. Përgjigjet ndaj reagimeve duhet të jenë politike, të qarta, të padiskutueshme dhe të padevijueshme. Është sukses politik i Veliajt që arriti të tërheqë PD-në dhe gjithë deputetët e saj tek një projekt nga më të mirët e tij për një kënd fëmijësh në park. Do të ishte triumf i tij nëse opozitën e mban nja tre muaj rresht tek gardhi duke vajtuar pse po ndërtohet një kënd për fëmijët. Kjo do të jetë fitorja e tij politike, për të cilën ja vlen të harxhojë energji dhe si politikan. Por askush nuk i jep të drejtë Erion Veliajt si kryetar bashkie, të delegojë detyrimet e tij dhe të institucioneve shtetërore, tek disa delirantë, qoftë dhe për të çertifikuar pemët e pyllit. Ato janë detyra të agjencive shtetërore dhe atyre që paguhen për atë punë.
Veliaj është votuar si kryebashkiak që duhet të ndryshojë kryeqytetin dhe reagimi ndaj tij do të thotë, që ai është në rrugë të mbarë. Ai duhet të përballet politikisht me këtë reagim dhe t’u dëshmojë atyre, se është votuar pikërisht për këtë gjë. Pas katër vitesh, qytetarët kanë shansin të verifikojnë punën e tij me votë, dhe ai nuk ka kohë për të humbur, duke u tërhequr zvarrë pas delireve të tyre një grusht njerëzish. Taksat, projektet për parkun, ndërtimet e reja në Tiranë dhe gjithçka tjetër, janë projekte politike për të cilat është votuar dhe nuk mund të jenë peng e mekanizmave artifcialë që shpik një opozitë e dështuar për ta mbajtur qytetin peng.
Veliaj nuk është i lirë të sillet me ta si partner, pasi nuk ka mandatin e atyre që e kanë votuar të sillet si i tillë. Secili duhet të bëjë punën për të cilën është zgjedhur dhe paguhet. Veliaj është zgjedhur nga populli me një diferencë historike votash, që duhet të ndryshojë Tiranën dhe po e bën këtë gjë. Ata që zhurmojnë Tiranën, nuk e dimë kush i ka zgjedhur, por dimë që paguhen të protestojnë. Punë e mbarë u qoftë! Caktojuni një shesh dhe disa shirita dhe të vazhdojnë punën e tyre.
Shume e sakte. Shumica e qytetareve e mbeshtesin ne keto projekte dhe nuk mund te terhiqet zvarre nga disa njerez qe nuk bene asgje ne 4 vjet dhe kane vetem nje synim qe te mos e lejojne te beje gje. Ne kete menyre shpresojne te justifikojne mos menaxhimin e Tiranes nga kryetari Lul. Te thone qe te gjithe jane nje lloj. Por modeli Basha kudo qe ka qene ishte simbol i deshtimit korrupsionit (kunati)
LODHET BURRI I HUJ ME SQARU DERRAT, A KE MARRE VOTAT MOR VLLA? TI JEP LLOGARI TEK NE, JO TEK ATA. NE TE DHAME VOTEN, NE DO VLERESOJME PUNEN TENDE PAS 4 VJETESH, FUND MUHABETIT, SHTROJU PUNES E LERI LLAPAQENET TE ULERASING 24/24 ORE.
Bravo TIRONCI!Ke thene nje gje me ment.”lodhet burri huaj me sqaru DERRAT.Ata te pd-ke jane vertete DERRA,dhe ikin si derra pa patuur ndonje objektiv pozitiv.Ata,gjoja te shoqerise civile,shkojne nga u thote krimineli Berisha bashk me Bashen bukurosh,piderasti.Erion Veline e ka votuar mbi 70% te popullit te Tiranes dhe duhet te dialogoi me ata,dhe jo me nje grushte mizash qe vijne nga bytha e kalit,siç jane keta qe bejne zhurme.Keta per mendimin tim te mos pyeten fare,se jemi ne qe e kemi zgjedhur kryetar.
Zoti Mero Baze! Te pergezoi per kete shkrim dhe per kete analize te drejte dhe te sakt.Ne si popull jemi te mallengjyer per pak drejtesi,qe po bene kaq kohe qe na e ka rrembyer Sali Berisha.Une nuk dua te mbroje Erion Velin,por e verteta eshte se ai po punon mire madje shume mire.Nuk jame penduar per voten qe i kame dhen.Por partise demokratie,(Berishes dhe Bashes),puna e mire jua vret syte,dhe terbohen nga inati dhe xhelozia.Prandaj ata paguajne njerez te keqinj,per te dale ne protesta,gjoja se u vjen keq per Tiranen. Ata kane para shume se kane vjedhur shume,pa kufi.Me kujtohet projekti i zogut te zi qe do behej nga Rama,do ishte nje gje shume funkksionale,dhe shume e bukur,por kjo gje rriste pristigjin e Edi Rames,dhe Saliu mori pushtetin dhe ja prishi,duke hedhur poshte si pa gje te keq nje miljard e dyqind miljon leke.Shikoni çfare perbindshi eshte Berisha.Erion Veliaj te punoi siç po punon,se, ne mbrojtje jane te gjithe Tiranasit.Kendi i lojrave per femijet duhet pa tjeter se eshte per te miren e femijeve tane.
Përshkrim patetik i fitores në zgjedhje; ajo ishte turpëruese – mori 10% më pak se votat e partive që e mbështesnin.
Këndvështrim patetik për përgjegjësitë e Erion Veliajt – ai ka detyrimin të zbatojë programin që ka në mendje, por
1-Duke ju përmbajtur ligjshmërisë, se të tjerët i ka trajtuar si qytetarë të dorës së katërt, për ndërtimin, ndërsa vetë i hyn punëve pa procesin e ligjshëm, dhe e ka detyrim edhe moral.
2-Duke përpiluar një rregjim taksimi që merr parasysh jetën reale të qytetit, duke u dhënë mundësinë e përshtatjes dorë pas dore me detyrimin e shtuar ndaj nevojave të qytetit, qytetarëve. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që Tirana (dhe çdo qendër e banuar) ka nevojë për më shumë kontribut financiar, edhe prej mungesës së kotributit në kaq shumë kohë, dhe anarkisë fshataro-demokratikase, por fakti që Erioni nuk ka kohë apo që ambicja e tij shtrihet aty ku shtrihet, nuk mjafton që të trondisë çmimin e jetës apo mundësitë e vetëpunësimit (dhe punësimit) të qytetarëve të stresuar të këtij qyteti, jashtë çdo mundësie përshtatjeje që pretendohet nga qënia njerëzore (në kushte lirie flasim).
Me shpirt dëshiroj që ky qytet të marrë kthesë, se vërtetë që na nxihet jeta me situatën që jetojmë, ku kalojmë, çfarë shikojmë – por kjo të mos justifikojë iniciativa të papërgjegjshme. Të mbajmë parasysh që ky qytet nuk përbëhet thjeshtë prej abuzuesish e hajdutësh, por në masë të madhe prej njerzish që mundohen të jetojnë brenda rregullit, por duke luftuar edhe me kaosin – dhe shumë nga këta njerës do goditen ashpër nga kjo mënyrë administrimi (kuptohet që maskarenjtë do e gjejnë shtegun si gjithmonë).
Është e turpshme që shqetësimet qytetare, ti si analist i mpretë, i përbalt si pa dashje me faktin që aty shafqen për sadopak përfitim ca palaço të tregut tonë politik. Mos kjo domethënë qe veprimet e Erionit janë të përkrahura nga qytetarët? Injoranca apo intuita e cunguar e një pjese të elektoratit mund të bëjë që këta njerëz të mos kuptojnë koston e rritur pa amortizim në jetët e tyre, në këto momente, por ti nuk je i tillë…
Ishte zhgënjyese që herën e parë që fole personalisht (se politika editoriale edhe ndihej) për Erion Velinë e përdore në këtë mënyrë!
Mero ke te drejte. Erioni nuk nuk duhet te sillet si partner i sh.civile. Por as nuk duhet te sillet si administrator godinash e asfalti, por administrator njerezish. Pemet dhe parkun leje menjane, edhe kafen le ta beje meqe ti i jep leje. Por me lokalet eshte ndryshe. Tavolinat t’i heqe fare aty ku bllokojne kalimin ne trotuar, por jo t’u rrase gjobe pa asnje llogari se si dalin ato para. E di ti Mero se c’domethene qe nje lokale qe nxjerr 600 mije deri nje milion te vjetra ne muaj fitim, t’ja maresh dhe ato? A eshte synimi i bashkise te lehtesoje jeten e njerezve duke vene rregull, apo te beje nje qytet kartoni, estetik per t’u pare ne tv, por duke shkaktuar 20-30 mije te papune me nje dore. Apo ka bere ndonje gomarllek ndonjeri nga ata cerrat 24 vjecare qe i bejne ligjet e taksave dhe keta s’dine si te dalin tani? Reforma qe godet njeriun dhe rregullon asfaltin nuk eshte reforme, po masturbim estetik, o Mero
Gabim shume …kryetari bashkise nuk eshte kreyetar partie apo kryeminister.eshte kryeqytetari.dhe nese nuk shkon drejt politkes por drejt asaj qe duan qytetaret eshte drejtimi i duhur. Po e politizuat erjonin qe muajte pare hapini varrin qytetarit
Shume e drejte. Dalin 20-30 humbameno qe nuk kane se si e kalojne diten dhe ngrihet gjithe policia ne kembe. Sazan Guri dhe te tjeret thjesht kerkojne te kaperdisen duke i mbushur mendjen vetes se jane dikushi. Ne kemi votuar Erjon Veline dhe nga ai i presim punet. Nuk jane keto pakica qe te vendosin se ku duhet bere parku i lodrave. Ata jane anonime.
Harrove Mero ate punen e faturave te Ujesjellesit qe i bene “grupet armiqesore”.
Por Veliaj si vigjilent qe eshte, i kapi dhe i demaskoi diversantet…
Po ajo puna e “”zhulit” qe nuk le rast pa e permendur ?! A mos eshte Tirana me e paster sot ?
Kazanet e plehrave jane ku therret kiameti !
Une si qytetar i Tiranes nuk dua nje qytet qe te shnderohet ne nje laborator te ideve “anarko-social-kapitaliste” te Velise. Une dua, si shumica e qytetareve, nje qytet te banueshem dhe normal.
Me Veline do te kemi nje Tirane sipas konceptit te tij : “shume zhurme per asgje”
Tung !
Nga ke ardhur ti me kete “Tungun” tend, se shqiptar nuk je? Per fat se gjuhet i dine shumica e europianeve, prandaj nuk je i besueshem per te komentuar ne gazeta.
Bravo Z.Mero , por kete nuk po kuptojne keta as pushteti lokal as qendror.
Mire mor mire, te bej cfare te doje, po ti beje icik sipas ligjit. Se qe thu ti Mero, 3 jave mbasi kane filluar punimet ky zoteria nuk ka leje ndertimi. Pastaj se te ka ngel ty ora te Superdhendri apo se nuk ke me cfare ta mbrosh ti qeverine pervecse me makthin e Saliut, ai hall te takon ty e nuk po i rruhet kujt.
Kisha bezdi me dale neper Shkoder kete Vere,sepse te ngatrroheshin neper kambe karrige,tavolina,stola,plasmas,llafazane,idiota, students qe studionin neper lokalet e nendheshme etj. Filloi nje aksion per lirimin e trotuareve. Ishte nje mrekulli Shkodra ndrroi pamje. Hapsinat publike,pasunite kombetare dhe resurset e tjera Jane tonat, prandaj Kush I shfrytezon, duhet te paguaje. NE te gjithe European,Jane bashkite qe I vendosin pagesat e Jo bizneset.Prandaj duhet inkurajuar e perkrahe z Veliaj. Ata qe e votuan Erionin,60%e Tiranes le te dalin tek parku e to mbrojne punimet nga shpellaret,megjithse pylli asht I tyre,derisa te ndertojme per ta kopeshtin zoologjik
? bukur.
A mund te ma shpjegosh ti Mero ose dikush nga komentuesit “pafuqine politike te opozites”? Do ta vleresoja shume!!!!
Veliaj po i ndryshon faqen qytetit, Edhe ata i dime kush i paguan, por nuk po marrim vesh ty sa te paguajne o provincial Mjeran qe t’i besh mbrotjen Veliajt.
Nuk e di. a meriton Veli mamaja kete shkrim sepse Baze dhe Veli Mamaja kane qene kundershtare,cka ndodhur qe Veli beu te jete civil kur dikur Baze e quente dhe me dipllome te fallcifikuar,ka nje uri dhe tension nga ana e Veli mamase per “punet” e ndertimeve ndersa per sherbimet ka fotografi dhe deklarata boshe.
Me pelqen…
Me mire sherr se urte e bute e plot tigani me ca persona qe I nxit dhe i merr me vehte “Profesor” i thencin Sazan Guri Erioni duhet te punoje ne perputhje me atributet qe I besuan banoret e Tiranes. duke patur me vehte institucionet e zgjedhura dhe administrative ne perputhje me ligjin dhe rregullat e demokracise korrekte jo asaj qe imponohet nga ata qe e kane perdhosur e shperfytyruar per vite te tera ne syte dhe kurrizin e shqiptareve.
Ti mero po thua qe ti fusi ne burg te gjithe…cdo dite…
nuk jane vetem politikanet qe e trajtojne popullin si turme delesh por kulmi eshte kur e bejne edhe ANALISTET kete gje!!!!!! bravo te qofte zoti analist qe I jep keshilla te tipit enverist kryetarit te bashkise: qente le te lehin, karvani le te shkoje perpara. Nuk kuptohet fare qe anon nga pushteti……
MERO SI KESHILLTAR I RAMES DHA VERSIONIN E TIJ .
FAKTET FLASIN PER NJE MASHTRIM TE LEJES SE MARRE ,JO NE RRUGE LIGJORE .
MENDOJ QE BADHKIA E TIRANES KA SHUME KENDE LOJRASH PER FEMIJE , TE LENE NE MESHIRE TE FATIT ,
KJK NUK ESHTE ASPAK ZGJIDHJA E FEMIJVE TE TIRANES . KETO JANE VETEM INTERESAT E QEVERISE.
PROJEKTI I PARKUT TE LOJRAVE TE LIQENI ESHTE SI PROJEKTI I SALIUT PER RRUGEN E KOMBIT O MERO GAZETARI
Perpara se te dalesh ne mbrojtje te nderit te fadromistit te Edvinit, Erjon Veliaj me mire zhbirilo si gazetar investigativ qe je:
PSE KY PROJEKT QE S’E DO KUSH NUK KA ASNJE TRANSPARENCE DHE ESHTE MIRATUAR PA PREVENTIV PARAPRAK?
Eshte e qarte se Edvinit dhe fadrmostit te tij Erjon Veliaj i duhen LEKA dhe menyra me e lehte per t’i siguruar jane investimet publike qe ne kohe te Saliut kjo dege e ekonomise i kishte dale edhe nami si TERMINATORI i fondeve publike, sidomos me vjedhjet makaber ne rrugen Durres-Kukes, por edhe ne shume investime te tjera te kryera pa projekt dhe pa preventiv. Mjafton te permendim ketu se edhe Jozefina Topalli harxhoi shuma te konsiderueshme nga buxheti i shtetit me organizime tenderash idiote per projektin e Kuvendit Popullor qe dukeshin si BOLET e Enverit te Piramida perballe, qe sic i kendonte bejtexhiu Duka “E KISHTE HALLATIN SA BLENDI FEVZIU SHTATIN”.
prandaj:
edhe Edi Rama nuk ka si te ndeshkoje as Sali Berishen dhe as kollovarin e tij nga Hollanda Lulzim Basha, as kusarin e Thesarit te Shtetit Ardian fullani dhe as Mbretin e Ryshfetit Like floririn, sepse eshte krejtesisht ne UNISON me ta
prandaj:
ka nxjerre fadromistin e tij prej Amerike Erjon Veliaj qe te imitoje dashni per Shoqerine Civile, qe po te kujtohesh ti o gazetari famoz Mero Baze ne rastin e Armeve Kimike te Asadit e bene BOSIN tend Edi Rama te beje shurren ne breke ne mes te nates.
Po Mero ne proteste per te mbrojtur biznesin e tij kishte dale edhe Besjan Pesha ish drejtori i AKBN i hequr per korrupsion.E drejte se keto biznese i ka vendos me mund e djers i shkreti kur ishte drejtor.E po keshtu e ka kjo pune kur nuk ka drejtesi , Besjani ne vend qe te ishte ne burg per miljonat e akuzuara del tani dhe te godet me veze e domate e proteston per taksat e larta te bizneseve te tij qe duhet te sekuestrohen.Mero nuk e di a te ka shpetuar ky detaj?
Artikull-shkruesi qellimisht merret me ca shkulje pemesh te parku por nuk shikon nje “stuhi” qe po ngrihet per te shkulur PEMEN EDI RAMA.
Nuk eshte se Edi Rama nuk shte per tu debuar me shqelma nga K/M..por jo per pemet e parkut..por te tradhetise makabre qe po beri tre fitoreve plebishitare..votimet e 2013-votimet e 2015 dhe kryesorja e bashkise Tiranes..
Stuhia per shkuljen e pemes Edirama ka filluar qe kur ne zerin e Amerikes ( te antikamunistit elezbiberaj) u amplifikua se policia e Rames terrorizoi protestuesit..dhe nuk permendi faktin se ishte policia shqiptare qe u provokua dhe u sulmua nga disa whore te PD..me ne krye ish familejn sigurimse ( nga ato te ndyra) te nje fare Altin koqja..
Po keshtu akti vandal i PD-ereve karshi k/m Rama nuk u pasqyruat te zeri elezbiberit qe kur vinte ne Amerike kriminelet-Basha-Balliu-Mediu..priteshin si heronj dhe nuk i ngacmonte njeri ne interviste nga laurat elezbiberiste.
Nje tra i rende per te bllokuar Edi Ramen jane dhe 3000 mije muxhahidinet qe po e urdherojne bossat tane..si dhe 25 mije arabe qe priten te na “i rrasin” miqte jane jo vetem per tja futur Rames por dhe shqiperise…jo vetem arabet dhe muxhahidinet..por po na i fusin dhe spiunin.vrasesin,tradhetarin Lul Bashicin…ai qe hapi dosjen e UCK per llogari te Serbise…dhe kaq mjafton…
Por sot lexova nje lajm te kobshen si me poshte:
“”””Pas bërjes publike të tre vendimeve të opozitës në takimin me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur një tjetër takim në selinë e PD-së, kësaj here me kryediplomatin amerikan, Donald Lu.
Takimi me ambasadorin e SHBA-ve zhvillohet në kuadër të situatës së fundit politike, ku opozita ka braktisur komisionet parlamentare dhe si kusht kryesor ka hyrjen në fuqi të ligjit të dekriminalizimit, i cili sipas tyre do mbante larg jetës parlamentare persona si Armando Prenga.
Më tej PD-ja kërkon moszvarritjen e komisioneve hetimore si dhe largimin e Koço Kokëdhimës, Valentina Leskajt e Rakip Sulit, për shkelje të Kushtetutës dhe ligjin për konfliktin e interesit të zyrtarëve të lartë.”””””
pra ne lidhje me viziten e LUSE TE LULI mund te pyesim:
me cfare statusi shkon nje ambasdor i nje vendi mik te takoje krykriminelin basha per dekriminalizim..
nqs se lul basha eshte i virgjer nuk ka kryer krime…..i lutem drejtesise shqiptare dhe amerikane te arrestoje Mero Bazen si shpifesin me te madh..Edi Ramen si antiamerikanin me te madh…dhe Bedri Islamin si mashtruesin me te madh…..ose nqs nuk beni nje nga keto te dyja…mos i vini faj atij populli qe ka kthyer syte nga diktatori i dashur dhe i paharruar
Ky erionka jot i dashur,more Mero, eshte mesuar te kullufise fonde nga donatoret.E ka mesuar dhembin keshtu. Dhe i duket legjitime te shperdoroje paret e taksave,t’u beje hesapin bizneseve dhe t’u kerkoje harac. Ne fakt ai eshte votuar per te bere ADMINISTRATORIN e puneve ne bashki. As rekreatorin,as pastorin,as rabinin. Eshte cinike dhe ofenduese menyra si merr rolin e predikuesit. Nuk eshte ai autoriteti moral i qytetit!!! Flet si ne fushate gjithe diten. Edhe posterat nuk i ka hequr nga fasadat neper Tirane! Ky qe na tregon Central Park te NY, sillet si lideri koreano-verior gjithe diten. Propagande,propagande,vetem propagande!!! Nuk lodhet kurre si komisar politik…..
Ti qe e mbyll dufin tand me nji tung te ju vij turp o shkopij qe futeni me pa hire ne rrotat e asaj shoqerije qe don te ece perpara. Ti erion gabon shume qe i ledhaton kok pa laret. Thirri mendjes se ti djale i zgjuar qe e ke marre me zemer punen.