Legjendat rreth “legjendave”, për shkak të një fotoje

5 Mars 2016, 19:00Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Kjo është një foto që bëhet popullore zakonisht javën e parë të marsit, kur është përvjetori i martirizimit të Jasharëve, ose në janar, kur është përvjetori i Rugovës. Ka një dëshirë të çuditshme sidomos nga fansat e Rugovës, që kërkojnë të bëjnë bashkë Adem Jasharin me Ibrahim Rugovën si “bashkëluftëtarë. Nuk kam dashur të shkruaj më parë, por kur shikoj se fotoja mitizohet si një “fakt” domethenës, duhet të bëj disa shpjegime.

Fotoja është bërë diku në prill të vitit 1993, në një konferencë për shtyp që Ibrahim Rugova dha në aeroportin e Rinasit pas kthimit nga Europa. Arsyeja pse e kam kaq shumë të fiksuar, është se në atë kohë sapo kisha ndërmjetësuar ardhjen e gazetës Rilindja nga Zvicera në Tiranë dhe ishim rregulluar me zyra në ATSH, kur na njoftuan se duhet të dalim në Rinas se do vijë Rugova dhe do japë konferencë për shtyp.

Personeli që e shoqëronte ishin kryesisht dy zyrtarë të zyrës së Kosovës në Tiranë, shkrimtari Mehmet Kraja dhe Skënder Zogaj, shoqëruesi i tij Adnan Mervoci dhe personi me këmishë, në mes, Adem Jashari. Personi me mjekër në krah të Skënder Zogaj, është Sabaudin Krasniqi, dizajner i gazetës Rilindja.

Tek grumbulli i gazetarëve përballë, nga e majta në të djathtë janë Arben Popoçi i ulur, për shkak se filmonte kamera e TVSH. Krah tij është dhe Binak Kelmendi, që i duket vetëm pak koka, në atë kohë redaktor i Rilindjes së Zvicrës, e cila sapo ishte transferuar në Tiranë, pastaj jam unë, që më duket “koka me cepa” dhe pak flokë (kisha pak flokë atëhere), gazetari i TVSH, Bujar Muharremi, që nuk jeton më, dhe dikush i ulur para që nuk e mbaj mend kush ka qenë.

E vërteta është se në atë kohë Adem Jashari vinte në Tiranë dhe kishte lidhje me zyrën e Kosovës për shkak të financimit që ajo bënte për trupat që stërviteshin nën mbikqyrjen e shtetit shqiptar në një kazermë në Labinot dhe në “Shkollën e Bashkuar”. Atëhere ai nuk ishte njeriu i famshëm që është sot, dhe nuk ka dalë aty se kishte lidhje të ngushta me Rugovën, por ka dalë se e respektonte Rugovën si president të Kosovës dhe donte ta priste si gjithë të tjerët. Kjo nuk ja ul vlerat aktit të tij heroik dhe familjes së tij, por as nuk i shton ndonjë gjë Rugovës, duke e bërë me zor bashkëluftëtar me Adem Jasharin. Është mirë që foto të tilla të mos instrumentalizohen për propogandë, por të përdoren për të vërtetat historike.

Unë që e kisha parë disa herë Adem Jasharin kur vinte tek redaksia e “Rilindjes” në Tiranë, apo tek “Bar Kumanova” në Tiranë, kur ndodhi tragjedia më 6 mars dhe po bëja lajmin për familjen Jashari, nuk e lidhja dot emrin me fytyrën dhe nuk e dija se bëhej fjalë pikërisht për këtë person. Më vonë kur pashë fotot dhe mu kujtua kush ishte, krijova një ide për të.

Prandaj është mirë që me këtë foto të mos prodhohen legjenda të panevojshme. Me atë që ka bërë, familja Jashari ka hyrë në historinë e kombit tonë si një familje martire, që ka vënë gjakun në themelet e Kosovës, dhe me aq sa ka bërë, Ibrahim Rugova ka hyrë në historinë e Kosovës si “Ati” shtetformues i saj. Kjo foto thjesht tregon se ata të dy secili në punën e vet, bënin diçka për Kosovën, por jo se ishin bashkëpunëtorë apo dy figura legjendare që bashkëpunonin “njëri me luftë, e tjetri me paqe”. Kanë bërë boll secili më vete. Mos i bëni bashkë me zor kot. I ka bërë historia!

16 komente në “Legjendat rreth “legjendave”, për shkak të një fotoje”

  1. Elez Sali Rrugaçova says:

    Nuk me pelqen ky paralelizem I Meros qe eshte I barazlarguar nga Heroi Legjendar Adem Jashari dhe Pacifistit Ibrahim rrugaci
    Dhe vete jeta (natyra) u tregua e sakte..i dha lavdine prej heroi Ademit nga nje ane dhe nje vdekje mafjoze zvarraniku te palavdishem atij qe zgedhihej me Milloshevicin kur kishte boten kunder …give me a break..thone amerikanet

    Lufta në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999 mori karakter kombëtar, se dhe vetë UÇK-ja mori tiparet e një ushtrie kombëtare, si në asnjë rast tjetër historik, përveç ushtrisë së Skënderbeut dhe asaj të Lidhjes së Prizrenit. Por, krahas karakterit kombëtar që mori UÇK-ja, fatkeqësisht, populli shqiptar në Kosovë, në shumicën e tij
    u mashtrua nga politika pacifiste e Ibrahim Rugovës,
    duke u bindur se lirinë do t’ia dhuronin serbët nën presionin e Evropës dhe të tjerëve.
    A mund të presësh shërim nga ai që të shkakton plagën? Si rrjedhojë e kësaj propagande pacifiste, populli shqiptar në Kosovë përgjithësisht u bë i pavendosur dhe dyshues ndaj luftës me armë. Si rrjedhojë, një pjesë e madhe e tij zgjodhi rrugën e mesme, indiferentizmin. Mirëpo, indiferenti nuk ndjen detyrim moral para shoqërisë.
    Këtë e ka shprehur artistikisht Bertolt Breht:
    “Ai që rri në shtëpi kur fillon lufta
    dhe i lë të tjerët të luftojnë për çështjen e tij,
    ai le të ketë mëndjen: sepse
    kush nuk e ndau luftën me shokët,
    ai me armikun do të ndajë disfatën.
    Ai që luftën kërkon ta mënjanojë,
    s’e mënjanon dot’ kurrë: sepse
    për çështjen e armikut do të luftojë
    ai që s’luftoi për popullin e tij”.
    Ka nj të ngjashëm në histori si ky i tradhetise Rugovës me Millosheviçin.
    Është rasti i gjeneralit francez Peten, Heroit më të math të Francës në Luftën e Parë Botërore, i cili, me pretendimin për të shpëtuar Francën, iu nënshtrua presionit të Hitlerit, duke pranuar të drejtonte gjysmën e Francës, atë nën Gjermani, në vitet 1940- 44. Për atë veprim të tij, Gjykata e Lartë e Francës e dënoi me pushkatim gjeneralin Peten, në moshën 84 vjeçare, por që De Goli ia ktheu në burgim të përjetshëm. Meritat që kish patur dikur Peten i hodhi poshtë me nënshtrimin që ai bëri karshi Hitlerit.
    Edhe Rugova, me atë veprim tradhetar që bëri, jo vetëm që humbi përkrahjen e Amerikës, por ai humbi respektin e shumicës së shqiptarëve dhe autoritetin moral që kish fituar vitet para se të niste lufta.
    Nuk kam asnje lloj gezimi per kosoven sot por te pakten Thaci eshte e keqja me e vogel ne nje kosove qe nuk I duhet tashme as amerikes,as shqiptareve as serbeve dhe as dreqit….biles eshte e merite e enver hoxhes qe ne kohen e tij mbajti nje baraslargesi te admirueshme…
    ————————-
    Ne arshiven e Berishes ka edhe te dhena per Rugoven, per te cilin Berisha thoshte; qe eshte nje manjak sexi dhe miqsine e ngushte te Rugoves me Hajdarin, pas ftohjes me Berishen; e cilsonte si nje miqesi per motive te dobeta, pasi sipas tij; Azemi i gjente femra Rugoves e ia çonte tek vila 31..Fakti qe vete Berisha nuk e ka pergenjeshtruar kete fakt tregon se ai me te vertete ishte manjak I tille
    ——————-
    Por ajo qe i nxjerr “cullak” serbofilet Rugova dhe Berisha eshte vrasja dhe zhdukja e atdhetarit Remzi Hoxha qe dha informacjonin me te kobshem qe nag 1912 se Milloshevici-Grigorovi-Berisha-Rugova jane takuar ne Shen-Naum qe dhe nje sherbim inteligjent I nje vendi mik ka pjesen e tij te zeze ne histori..
    E verteta e maniakut Rugove dhe e perversit Berisha do jete lluks I brezave qe do vine dhe do mendojne si gjykojme sot psh per epoken e Skenderbeut do mesojme qe hamza kastrioti ishte bnerisha dhe ballaban pasha ky rrugaqi rrugoves
    LAVDI SUPER HEROIT ADEM JASHARIT….leri mero rrugacet ne mjerimin e tyre..

    1. Jeronim de Rada says:

      I shkreti ti per mendjen qe paske!

  2. Iliri, Kacanik says:

    Adem Jashari, njeriu që me sakrificën e tij dhe familjes së tij sublime ktheu dinjitetin dhe krenarin e popullit shqiptar të Kosovës. Ibrahim Rugova, njeriu me politikën e tij pacifiste, të përgjumur që për dhjetë vite rresht e popullit shqiptar ia humbi rrugën në oborr. Këta janë dy njerëz që vepruan në një kohë por që njëri kishte vendosur ta çlironte Kosovën, e tjetri me politikën e tij të përgjumur kishte vendosur që popullin shqiptar të Kosovës ta fuste në gjendje kome. Të krahasosh Adem Jasharin me Rugovën, është si të krahasosh Luanin me lepurin.

  3. Mark Gjonaj says:

    Z. Elez me duket se te njejten gje po thoni me Meron, por ndryshimi eshte se ky nuk vlerson e jep dekorata, ndersa ju gjykoni, madje ashper, sa duket sikur ke pase ndonje konflikt me Rugoven. Ne fakt permbajtja e komentit tuaj kane qene dhe tallazat e detit te kritikave te koheve te fundit dhe dopio gjashte na I mbeti plakut Adem. Por mesa duket edhe ne kete fushe rrine bashke e keqja me te miren. Ju keni te dejte se vlersimi I burrave te kombit nuk behet per disa vjet te shkurtera, ajo kerkon kohe te gjate, kerkon analize veprash te tyre, dhe ne menjehere pa vdekur jemi mesuar dhe ngrejme buste e fjale me superlative. Por Berishen e kemi gjalle pse nuk vihet me shpatulla per muri, per kete takim armiqesore. Nese jeni Kosovare pse e mbroni Berishen per veprat qe I kane bere te tjeret, por I ka pervetsuar me djallezi, saqe asnjehere, jo ithtaret e tije, por dhe kur tregon vete, nuk thote se si erdhi kjo pantere e zeze ne drejtim dhe pa tjeter qe do te lante hesapet deri dhe me Remziun qe kam njohur si biznesmen dhe ku e kishte punishten ne Tirane, ndersa si aktivitet pak gjera dinim, se ishin secret, se cfare funksionesh mbulonin dhe ne nuk beheshim kurjoze t’i pysnim. Nje dite historia qe vetshkruajne shume pseudoshqiptare, do te fshihet. Dava shkrimtaresh, doktorash u mbushen funksionet, Rugoven e krahasojne me Gandin, ndersa Berishen me Gjergj Kastriotin, Legjenda e PDSH. Per mua legjende duhet thene Thacit, I cili me shpejtesi tha se ka ardhe momenti qe per te vdek shkohet ne lufte dhe duhet te shkojme sot dhe jo neser, por ndryshimi eshte si milimetri I levizjes se tytes se armes qe atje kur godet predha leviz me metra; ashtu ishte, . . ., dale more dale mos u ngusni I Rugoves se ndoshta kishte krijuar bindjen se ujku Millosheviq mund te veshe lekuren e deles. Prandaj ne lufte shkojne moshat e reja dhe jo te moshuarit!

    1. bekimi says:

      Clik ne ‘You Tube’ per Jasharet dhe keni filmimet ‘live’ se si mendonin e vepronin ne cdo sekond per te luftuar armikun e bashkuar kombin tone. Ata jane vazhuesit me te denje te Familjes Kastrioti!

  4. spartaku says:

    Jame dakrde me ty Zoti Mero,por me shume e me komentin e ELEZIT,i cili i thote gjerat me troç. Ibrahim Rrugova dhe Sali Berisha,per mendimin tim, jane armiqet me te medhenj te kombit shqipetare,dhe nuk e kane ndihmuar fare luften ne kosove,por perkundrazi e kane sabotuar.Ne nje kohe kur perfaqesuesit e kosoves me Hashim Thaçin,diskutonin fatet e kosoves ne Rambuje te Frances,Rrugova zgerdhihej ne Beograd me Millosheviçin. Eshte jashte çdo lloje llogjike,qe disa ne kosove,e quajne hero Rrugoven,dhe ekpozojne fotot e tij ne çdo cep te kosoves,kur ai meriton tja djegesh posterat dhe librat e tij.Eshte e çuditeshme,dy kriminelet me te medhenj te kombit shqipetare,Sali Berisha dhe Ibrahim Rrugova,sote mbahen si idhuj (qe nuk jan)dhe akoma nuk jane denuar per krime ndaj popullit. e tradheti ndaj atdheut.Nuk dihet,se e ardhmja do vendos drejetesi apo jo?

  5. Bushi says:

    Adem Jashari dhe familja e tij,jane viktima te tradhetise se Ibrahim Rrugoves dhe e Sali Berishes. Qe te dy keta kriminel,si hipokrit qe jane, i kane shpetuar deri sote ndeshkimit.Ata meritojne denim te rende,jane dy monstra per tu hedhur ne koshin e plehrave.Mendoje qe historia ne te ardhemen do ta nxier te verteten,dhe keta do te marrin ate qe meritojne si tradhetar qe jane.

  6. © KENDVERSHTRIM TJETER © says:

    Rogoven dhe politiken e tij paqesore e kam ndjekur dhe ne mos gabohem,ai ka qene per nje Kosove,brenda juridiksionit jugosllav.
    Familja Jashari ishte per shkeputjen perfundimtare nga Serbia,nepermjet luftes,tradhetia ka erdhur nga brenda fotos.

  7. populli i thjeshte says:

    I ka rene ne koke “Elezi” me larte. Rugova ishte nje burracak dhe njeri shume i dobet i cili me veprimet e tija politike vuri ne gjume nje popull te tere deri sa ja coi “si cjapi tek kasapi” serbeve. Si njeri qe nuk e meritonte as te ishte shqiptare dhe jo me prijes i tyre Rugova e tregoi faqe botes kur puthej me Milloshevicin ne nje kohe kur ky i perdhunonte grate, i vriste burrat dhe beri eksod biblik te popullsise shqiptare te Kosoves. Vetem nje vemje si Rugova mund te kishte midene ta perballonte gjithe kete me buzeqeshjen e tij te peshtire. Me pas ishte turp i gjithe asaj pjese te kosovareve qe e votuan edhe te cliruar! Vete ai hyn tek ata shtetare qe kur shkon nga kjo bote thuhet ngordhi dhe jo vdiq. Sic do thuhet edhe per Berishen kur te ndordhe.

    1. KOZi says:

      Prezenca e figurave politike nderkombetare dhe institucioneve nderkombetare ne funeralin e Ibrahim (Pjeter) Rugova tregoi qe Kosova do jete e PAVARUR.! Nje ceremoni e tille nuk do i behet me asnje politikani tjeter .Tung

  8. Bekim says:

    Beke Zoti Mero, je i sakte dhe objektiv sepse ky eshte karakteri juaj qe nuk e pranon genjeshtren,mashtrimin dhe shtremberimin e realitetit. Respekte !

  9. miri shkoder says:

    Mero, punet e Kosoves i djne me mire kosovaret.Leri ato te merren me kete pune.

  10. Epirioti says:

    Elezi dhe populli i thjeshte kane te drejte ku ka krasime Ademe Jashari me krimbin rugova.Ademe jashari luftoi per liri dhe flijoi familjen ,krimbi rugova hante pinte me leket emigranteve dhe familja e tije po bejne jete sheikesh. Lavdi Adem jasharit , lavdi uck, se po te ishte per rugoven serbi do rrinte dhe 500 vjete ne dardani.

  11. DRENICA E KUQE says:

    Askend nuk e ka “tronditur” fotografia ne fjale e vitit 1992, asnje shqiptar te vetem. Eshte ende koha kur te gjithe shqiptaret e trojeve te pushtuara etnike ne ish Jugosllavi, veçanerisht keta te Kosoves u shkrine ne te ashtu quajturen LDK, me qellim qe ta bejne nje Levizje shqiptare per t’u bashkuar me Shqiperine Ame. LDK-ja e “presidentit historik” Ibrahim Rugova i mashtroi te gjitha grupet qe u shkrine ne ate “Levizje”, te cilat grupe e individe me ta hetuar mashtrimin e “presidentit historik” u larguan menjehere nga LDK. Ka qene ajo kohe kur Adem Jasharin e kane joshur qe te shkoje ne zyrat e tyre ne Tiarne (te cilat kane qene zyra te UDB e te KOS “shqiptar” te Jugosllavise)… Si mashtrues te njohur qe jane LDKucat e Ibrahim Rugoves, e kane autorizuar dike qe ta beje nje fotografi, te cilen nuk kane guxuar ta publikojne kurre per te gjalle te Adem Jasharit dhe tash shfrytezojne nga “rasti” qe ta genjejne opinionin publik se kinse Adem Jashari ka qene me Ibrahim Rugoven! Kjo eshte e pa verteta me e madhe e sajuar nga “kosovaret” e Ibrahim Rugoves qe shihen ne fotografi… Kete genjeshter te tyre e demanton video qe e kam pare ne Youtube kur Hamez Jashari i thote dajes se tij Osman Geci se prej LDK nuk ka asgje… Ky eshte kulmi i poshtersise se mediave dhe kulmi i politikes anti shqiptare te LDK, qe perpiqet te perfitoje nga kjo fotografi, ku shihet se Adem Jashari nuk ka asnje interesim per ata njerez te shitur te UDB dhe te KOS jugosllav…

    DRENICA E KUQE

  12. Lpl says:

    Cfare heroit mor ka sakrifikuar 46 vete femij e gra ky ka qene kamikaz cfare i duhet toka pa njerez ai eshte shfrytezuar nga te tjeret kurse ai ne mendje prej budallai ka shfrytezuar familjen per cfare per me te thene te tjeret ka qene trim qe shfaros familjen e vet te ishte dorzuar ai dhe familja kishte shpetuar dhe kishin jetuar .Lufta eshte lufte mos mendo se kur ti kthesh pushken atij tjetrit ta po ka mshire ai tjetri per ty aq me shume shteti edhe ne Shqiperi pos i nxore jasht njerezit ta rrezojne shtepin me tank edhe se ke njerez brenda .Nuk kane vlere kenga e stimuli i herojt kur mban peng familjen dhe Rugova sishte budalla per heronj te ketij lloji se nuk ja vlen sot eshte e lehte me i thur lavdi te tjeret qe nuk kane pas asnje pasoje e gezojne me familjet e veta kurse ai e ka shuar familjen me krenarine e tij prej budallai akoma jane te trashe njerezit mendojne si ne mesjete akoma e hane propaganden nacjonaliste se shohin qe vete jetojne ne te gjithe boten i keni bere pyetje vetes pse ata e ndajne token e pasurine me ju e nuk thojne ikni se eshte toka jone por inati qe kan nuk i len me ndej rehat pastaj vijne pasojat por njeriu kur e merr vete rrezikun per siper nuk duhet te fajsoje te tjeret por ata familjaret nuk kan vendosur vete per veten e tyre por ka vendosur gjyshi per to kjo e fajson kete hrojn tone kombetare dhe bota me kete sy e shikon kurse ne Shqiptaret anadollak e mesjetar e shohim me syrin e herojt gjithmone kundra botes e kundra jetes ecim e kundra vleres ashtu si Islamizmmi qe ec kundra asaj qe eshte Evropjane e velerave humane e njerezore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje