Një grumbull grash të Partisë Demokratike protestuan sot para Kryeministrisë, për të shprehur mospajtimin e tyre për fjalorin, sipas tyre, “të padenjë” të kryeministrit gjatë seancës kur disa gra deputete u përballën me forcat e sigurisë, duke futur vezë në Kuvend dhe duke qëlluar drejt kryeministrit. Protesta kundër Edi Ramës synonte të dëshmonte se ai ka një fjalor të ekzagjeruar dhe jo etik, duke synuar “ta turpëronin” kështu para opinionit publik.
Por ajo që u pa nga protesta, nga minuta e parë deri tek minuta e fundit, nuk kishte të bënte fare as me etikën, dhe as me fjalorin e qytetëruar, por me një grumbull grash, që ishin në garë kush të citonte dhe të përdorte më shumë fjalë nga ato që quhen të padenja, duke të dhënë përshtypjen e një tufe burrash rrugaçë që kanë dalë të gjuajnë rrugëve.
Edhe retorika e tyre politike ishte e pakuptimtë dhe shpesh qesharake, nëse e krahasoje me objektivin e shpallur. Ato sikur i luteshin Edi Ramës që nuk ishin “bushtra”, nuk ishin “monstra” dhe që në ligjërimin e tyre, donin ta bindnin atë t’i trajtonte si zonja.
Kjo ishte për gjithë ata që nuk i njohin këto gra, dhe që për një moment mendojnë vërtet, se ato ndjehen të fyera kur dëgjojnë “fjalë të pista” burrash, të cilat nuk di ku i kanë dëgjuar, pasi më së shumti i kanë në mendje.
Për ata që i njohin dhe më parë, këto janë ato gra, që kur kryetari i Partisë Demokratike dhe idhulli i tyre Sali Berisha, në atë vend që ato protestuan, vrau katër protestues dhe për të shpëtuar kokën, ju turr të vetmes grua që tentoi të bënte detyrën duke e quajtur “lavire bulevardi”. Këto gra ishin në politikë dhe jo vetëm që e mbështetën vlerësimin e Berishës për kryeprokuroren, por dikush prej tyre dhe e përsëriste në studio më pas, duke thënë se dhe ajo mendonte se Ina ishte “ashtu bulevardi”. Kaq ishte diferenca e tyre me Doktorin. Ai e thoshte me plot gojën “lavire”, ato e thoshin me “etikë” “ashtu bulevardi”.
Të njëjtat gra kanë heshtur në Kuvend, kur Sali Berisha i ka hyrë me nënë e motër deputetëve të opozitës, bile në disa raste duke atakuar dhe personalizuar motrën e një deputeti si prostitutë. Bëhet fjalë për një zonjë të martuar, që së paku ka pasur dinjitetin as mos t’ia zërë në gojë emrin Sali Berishës, pas kësaj fëlliqësire të nxjerrë nga goja e tij dhe të duartrokitur nga këto gra.
Janë po këto gra, që kanë pranuar çdo përrua psiqik të Berishës ndaj çdo kundërshtari, duke krijuar prototipin e kundërshtarit të tij si “pëdhunues”, “pervers seksual”, “homoseksual” dhe deri tek “qejfli femrash me SIDA”. Këto gra janë shkrirë së qeshuri me këto “shaka të kripura të Berishës”, mbi gratë shqiptare.
Është kjo vetëdije e tyre, ky përdhunim psiqik që ato kanë nga dhuna seksuale në fjalorin e liderit të tyre, që i bën të kërcejnë përpjetë sapo “Ai”, u tregon se çfarë duhet të lejojnë të dëgjojnë nga ai dhe çfarë duhet të lejojnë të dëgjojnë nga të tjerët. Është kjo arsyeja që ato flisnin si të eksituara, jo nga zemërimi me Edi Ramën, por nga ideja që i shikonte dhe dëgjonte Sali Berisha. Bërtisnin njëra më shumë se tjetra, se kush ishte etiketuar “bushtër” e kush “monstër”, edhe pse askush nuk u ka thënë kështu. Thjesht e dinë se ato gjëra janë dekorata për karrierën e tyre në PD, dhe i përsërisnin të eksituara.
Kur pamjet e protestës së tyre u transmetuan në ekrane, unë nuk e di ku ishte Edi Rama dhe ku ishte Lulzim Basha, por di të them së më në siklet do jetë ndjerë ky i fundit për gratë që ka, se sa Edi Rama për kundërshtaret që ka. Se që të turpërosh një burrë kryeministër duke qenë grua, mjafton të sillesh si zonjë para tij dhe nuk ka nevojë të bësh si grua e keqe. Bile nuk ka nevojë të bësh as si “gra burrnesha”, siç bënin ato. Nuk jam kundër të ndjehen dhe burra, por edhe në këtë rast, mund të zgjedhin të jenë “burra të mirë”.
Nuk ka shkrim me simpatik qe ke bere.
Bravo Mero.
Te them dhe une ca bu(r)ra qe imitojne grate e keqija? Brace dhe Balla
Mos ha mut, o bythelepires!
Kujt I kujtohet ZYHRAJA KOMBINATIT ??
SINQERISHT ME KETO WHORET E PD ME VJEN TURP QE JAM SHQIPTAR
KAMIKAZJA E PD ZYHRA KOLA E KOMBINATIT
“INXHINIERJA” VETEM ME GJIMNAZ….
Zyhra Kola, gruaja e cila u përfshi para dy ditësh në një incident me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Mirqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, tha dje se ajo është shkarkuar për motivacion politike. Në një prononcim për mediat, Kola theksoi se nuk ishte inxhiniere mekanike në profesion por specialiste në Drejtorinë e Regjistrimit të Automjeteve, deklarat e cila hodhi poshtë të gjithë amullin e krijuar në Panairin e Punës dy ditë më parë.
Konkretisht Kola theksoi se nuk kishte mbaruar as shkollën e lartë por ishte me një dëftesë falco arsimi të mesëm profesional dhe kishte theksuar se ishte inxhiniere mekanike pasi kishte përfaqësuar ish-kolegen e saj të shkarkuar. Por këto deklarata të saj duket se vijojnë akuzat e bëra ndaj qeverisë dy ditë më parë se e kanë shkarkuar për motivacion politik dhe shfajësohet pas publikimit në media të të dhënave të saj.SituataZyhra Kola është një anëtare e Partisë Demokratike në Njësinë Bashkiake numër 5 në Tiranë si edhe ish-anëtare e shtabit elektoral të PD-së.
Ajo nuk kishte përfunduar arsimin e lartë, por pavarësisht kësaj kishte zënë në Drejtorinë e Regjistrimit të Automjeteve një post shumë të mirë prej specialisti. Por krahas kësaj, ajo që shkon invers me deklaratat e saj se është shkarkuar me motivacion politik është fakti se ka filluar punë në këtë institucion pas vitit 2005 kur Partia Demokratike kishte ardhur në pushtet. Kola theksoi dje se ishte shkarkuar nga puna në 21 mars të vitit 2014. “Në një bisedë që kam pasur me një shef personeli aty më thotë që Zyhra e di që je specialiste, e dimë që je shumë korrekte në punë por ti je zgjedhur tek njësia 5 kryetare e Lidhjes së Gruas Demokratike.”Unë nuk jam e zgjedhur në asnjë nga strukturat e Partisë Demokratike.
Unë jam vetëm tek themelimi i PD-së”, theksoi Kola. Por sipas të dhënave të saj në regjistrin elektron të Gjendjes Civile, Zyhra Kola është e datëlindjes 1956, pra aktualisht në moshën 58 vjeçe dhe në moshën 49-vjeçare kishte arritur që të bëhej specialiste pa pasur arsimin e lartë. Krahas kësaj, nga të dhënat e marra në faqen e saj në “facebook” rezulton se Kola është një anëtare e flaktë e Partisë Demokratike.
Eshte nje monster e lagjes
ja ke luajtur fenë. ajo që më bën përshtypje është se kaq pa tru janbë sa mendojnë se përfaqsojnë gratë shqiptare, nga Mirdita apo lesha, kur flasin me këtë fjalor kaq të ulët? Nuk di si tua vë emrin. Të tilla nuk duhet të shkelnin në sallën e kuvëndit.
Po dhe ju të medias, që i jepni aq shumë vënd një budallallëku të tillë! Flas për TV që ngasin pas të tilla protestave…
Thjesht ishin te neveritshme.Gjynah qe jane femra.
Kryeveper ! Analize me korrekte per kete proteste “burrneshash ” nuk mund te behej . Komplimente per nivelin e larte te te gjykuarit Z Mero . Une nuk e di kush nga grate e ketij qe kane nje vetvleresim mbi mesatar te ndjehen te prefaqesuara nga Albina & Albana . Vetem nje gje do ju thosha si grua moj gra , mos shpifni e mos gjykoni me 2 standarte . Do ju kishte hije sot protesta nese lideri juaj shpirteror te kish treguar minimumin e respektit per grate ne pergjithesi e per grate e opozites ne vecanti kur ai qe kryeministri yne . Keshille te mencur sa s’ka ju ka dhene Merua , nese do silleshit si zonja do e kishit nxjerre Edi Ramen vertet keq para shqiptareve nese do ju fyente thjesht se ishit gra .
Kurva politike!
si gjithmone I SAKTE MERO BAZE JU LUMTE Skrim prefekt
Te lumte!
Te gjitha epitetet negative i ke ne gjakun tend te prishur Mero Bajga.
Pse ato burrat qe dolen para kryeministrise gra ishin???
Grate e perdalura kete pune kane.Ato shiten sote te Sali berisha e lulezim Basha,por nuk e kane per turp qe neser te shiten te Edi Rama si gra serioze.Mire e tha Zoti MERO BAZE,se Saliu ishte ai qe shante me liber shtepie,dhe quajti kryeprokuroren e tij(anetare e pd-ke) lavire bulevardi.Po per keto, pse keto gra kaq te “ndersheme” nuk thon?,Sepse jane felliqesira.
Bazar apo zagar??
Nga gjuha qe perdor je zagar
Bazar apo zagar???
Nga gjuha qe perdor je zagar
Gra te neveritshme.Felliqesira.
Te faleminderit Mero Baze ,te kuptoj drejt dhe sakte.Ky eshte nje shkrim me vlera edukative.Jane po keto gra qe dikur ekzaltoheshin nga sharjet e kryeprijesit te lavdishem qe shante me moter e nene.Tani po te vi aty ne SHqiperi per pushime ,vertet kam me shume frike nga grate ,si rasti i asaj gruaje qe shante doktorin ne spital me “rob”shtepie,sepse doktori i fliste me llogjike se pacienti,burri i saj ishte i dehur dhe nuk mund ti jepnin medikament ne ate moment.Shkrim i perkryer
profesionalisht dhe edukativ.
Vetem kete shkrim te lexojne dhe po te duan te reflektoje kjo “brigade” politike e PD-se se cthurur qe po jep shpirt, ato duhet qe nje dite te mblidhen, te ftojne Ramen dhe te ulin koken para tije. Ajo nuk mund te jete nga Mirdita, sepse nje gjest te tille jo ndaj kryeministrit, por as ndaj nje burri rrugaq nuk e bene nje mirditore. Duke pare se me sjelljen e kryeministrit kane rene Brenda, dhe per ta “thare” letren qe goditi Ramen, apo me mire per te ngrene qershijat e pershurrme, mirditorja deputete e rreme fut ne qorrsokak dhe gra te tjera!
Bravo Mero Baze! Bravo!
Ishte i dhimbeshme te shikoje e degjoje dje Albana Vokshin dhe Albina Dede me ate zhargon bukevardesk ordiner, qe te benin te ndjeheshe e fyer ne inteligjencen e te qenit Grua. Jo une dje nuk isha as Albana as Albina, nuk mjafton vetem dhuna verbale dhe fizike ndaj grave e vajzave, por edhe dhuna sociale me sfond politik ndaj grave! E dhimbeshme pertej dhimbjes te shohesh keto gra deputete te shendrruara ne BURRA! Akopalips etike e inteligjence te keto Gra – me emrin Alban (a) dhe Albin(a)!
Te thuash jane monstra eshte pak
T’i quash monstra eshte pak.
Sa keq qe mu duken ato Gra aty ne mes te Bulevardit.
Vetem Shtyllat mungonin. Por nuk kishte si te ndodhte ndryshe
kur ne krye qendronte vertete e perdaluna Vokshi dhe
katundarja Albina.Sa turp! Te lavderosh veten! Turpi u shtua
kur pergojuan si motrat e tyre te krahut tjeter.Por ato Bravo!
Qe me heshtje treguan fisnikeri dhe femilitet. E si i katandisi PD.
Grate .
Edhe ne si shoqeri nuk jemi me ndryshe se ata… Ata shajne, ne shajme… Ku mutin esht ndryshimi? i njejti mut!
…ishte nje cfaqje TURPI….mund te justifikohen se per te arritur pozicionet qe kane duhet te sillen ne funksion te saliut…
TURP 1000 HERE TURP…jetoni me thjesht e me dinjitet…..shqiptaret u shperdane ne bote…e punuan e punojne nga punet me te rendomta…te edukuar e me grada shkencore…..punuan me dinjitet e kemi arritur vertet pozione te mira….na u desh te benim edhe 3 pune dite…Puna sa do e thjesht qe te jete eshte e pazevendesushme…Deputete te ketij niveli per se duhen..??…me siguri qe keto gra po te ishin emigrante do te benin pjese..tek grupi i hajduteve qe na turperojne…Cdo popullsi ka edhe njerez te tille……POR deputete…ose me shume GRUP deputetesh…..??…Nuk ju mjafton saliu..???
Mero, te kam kapur me kopje! I gjithe shkrimi eshte ndertuar mbi thenien e Agron Tufes, postuar ne facebook-un e tij: “Mire qe disa gra sillen si burra, por pse nuk sillen si burra te mirë?!” – shkruan Tufa.
Di vetem te them te lumte dora Mero
Burrat e ketyre grave te famshme kishin dale per variant per te gjetur ndojne mikeshe te re Se grate e tyre dihet KANE IK PER LESH
..nje shkrim real,por qe vetem sa vuri ne dukje realitetin e maskarades -proteste te grave..mesazhi i tyrre ishte vetdiskretitimi…dhe ja arriten qellimit..
Na vjen turp ne femrave shqiptare te perfaqesohemi nga keto qenie njerezore qe fatkeqesisht vetem gra nuk mund te jene…ose me sakte jane ato lloj grash qe edhe kur bejne prostituten…i hedhin ne kosh te plehrave si gjera te neveritura…Turp qe lejohen te hyjne ne sallen e nje parlamenti qe perfaqeson interesat e popullit…gra te tilla e kane vendin kudo gjetke, por kurrsesi ne parlament!!!!! Burgu i Kosoves se Elbasanit, eshte selia me e pershtateshme per to, per fyerje dinjiteti te figures femerore!!!! Qe malesoret nuk kane patur ndonjehere nder, dihet…derisa mikut i vinin ne shtrat vajzen apo nusem me te njome te familjes…Nder pervers i malesoreve!!!!
Artikull shume i mire!!
Keto gra duhet te ulen pak e te bisedojne me veten, se kane marre shume krahe e po fluturojne si pa koke!
E fillove turrnin e nates ti?Sa kushton sonte?
Shume e sakte Mero!