Kakofonia e krijuar rreth debatit të Blushit në Partinë Socialiste ka prodhuar një pamje tjetër jopolitike të fushatës së tij, e cila në fakt ka disa vlera politike. Blushi së paku është i qartë në tre pika. E para, kur pretendon për zgjedhje të kryetarit të PS duke ju referuar statutit të vjetër të PS. Pra, jemi në kushtet e një shkelje të statutit, pavarësisht arsyetimit, i cili bën sens logjik, por jo ligjor.
E dyta, është i qartë në objektivin e tij për të fajësuar Ramën si përfshirës i elementëve probelmatikë në jetën politike të Partisë Socialiste. Disa prej tyre kanë vite që bashkëjetojnë me PS dhe Blushin, por kjo nuk e pengon atë ta ngrejë tani si problem.
Dhe e treta, Blushi është i qartë që beteja e tij nuk do të plasaritë PS-në, por do ta ndihmojë atë të iki me dinjitet prej saj, pasi ka arritur të gjej një kauzë, së paku për t’u ndarë.
Të treja objektivat e Blushit janë politikisht korrekte dhe ai ka të drejtën e tij të bëjë betejë për to. Dy betejat e para i bëjnë mirë edhe Partisë Socialiste dhe kulturës së saj statutore, e cila nuk merret shumë seriozisht, si në çdo parti.
Kauza e tretë, i bën mirë vetes së tij, nëse është i qartë se çfarë është duke bërë.
Këtu fillon dhe mbaron debati për të.
Pjesa tjetër e debatit, sidomos kjo kuja kombëtare që është vënë për atë që ka ndodhur në Elbasan, më duket pak hipokrite për ata që e njohin politikën shqiptare dhe akoma më hipokrite për ata që mendojnë se ajo rrit apo ul vlerat e rivalëve në PS. Biles ajo skenë, e bashkuar me lojën e nervave që Blushi ka luajtur dhe në mbledhjen e Asamblesë në Tiranë një ditë më parë, janë më shumë veprime linçuese të Blushit mbi PS, se sa e kundërta. Pak a shumë këto më kujtojnë sjelljet e Genc Pollos në vitin 1999, kur kandidoi përballë Berishës dhe donte doemos sherr. Duke qenë se Berisha e kontrollonte partinë me displinë ushtarake, urdhëroi çdo njeri të mos e ngacmonte dhe të mos i thoshte asnjë fjalë. Dhe i tërbuar nga kjo gjë, Pollo shkonte nëpër konferenca e thoshte: “Ju do më thoni mua që jam agjent grek”… Nuk i thoshte njeri! “Ju do më thoni mua që kam pas gjyshin komandant të andatëve grekë në Përmet më 1914” (Në fakt e ka pasur). Por askush nuk i thoshte asgjë. I nervozuar nga gjithë kjo histori heshtje apo përqeshje rreth tij, ai sajoi një rrëmujë një ditë para Kongresit dhe u tërhoq. Kjo është sjellje jo politike. Qëllimi i saj është të thuhet që në partitë tona të mëdha nuk ka demokraci dhe liri fjale, pasi të sulmojnë apo shajnë po je kundër kryetarit. Kjo është një situatë banale që duhet të marrë fund.
E vërteta është se kryetarët tanë janë shumë të fortë, por përpjekja për të bërë politikë me mistrecllëqe, është më banale se fuqia fyese e tyre.
Për këtë arsye unë mendoj se Blushi është në ditët e tij më të mira politike, pasi Rama i ka dhënë një shans, edhe për shkak të bezdisë që ka nga partia, që ai të ketë një kauzë që nuk është e tij, por e shumë socialistëve, dhe të dalë i nderuar nga kjo betejë. Ai ka për shembull shansin të përqafohet me Tomën, “Kaubojsin” apo Prengën dhe të akuzojë Ramën që i ka sjellë në parlament, ashtu siç ka shansin të mos ketë përgjegjësi pse se ka ngrit zërin që më 2013 për zgjedhjet në PS dhe të ketë të drejtën e tij ta kërkojë tani.
Nga ana tjetër, Rama duhet të tregohet më i qetë dhe më pak i përfshirë në betejën me mistrecllëqet e Blushit dhe të reflektojë vetëm për tezat politike të tij, të cilat vlejnë.
Se në fund të fundit, Rama nuk mund të ketë dy kritere për të ruajtur qetësinë. Ta humbasë me Blushin, pse i kërkon të respektojë statutin në mënyrë formale dhe të mos e humbasë me Koçon që shkel çdo ditë, çdo rresht të statutit të vjetër e të ri të PS, duke krijuar delegatë fallco, struktura partie fallco siç janë OST, dhe kandidatë të paligjshëm për në strukturat e PS, siç është vet emri i tij në listat e zgjedhjeve në Vlorë.
Unë nuk e kam dash kurrë Ben Blushin edhe për raportet e këqija personale me të, dhe ndihem keq të shkruaj për të tani, që ai është në një betejë me dikë tjetër, por e them me siguri se ai kurrë nuk do të gjente një moment më të artë se ky, që të dukej sikur është njeri me kauza dhe parime. Kaq duhet t’ia di për nder Edi Ramës se do kishte ikur pa asnjë gjurmë nga PS.
Mero.Blushi po e derrmon Ramen dhe PS-ne.Mos kerko te na mbushesh mendjen kot duke thene se PS- ja nuk do plasaritet nga beteja e Blushit!!Zoteria Blushi po e thermon dhe poshteron Ramen perdite.Bashke me Ramen, Blushi po derrmon edhe PS-ne si askush tjeter me pare.Kjo eshte e verteta.Dhe ajo duhet thne gjithmone.Rame bythpambukun Blushi e ka bere krejtesisht qesharak.
labi vlore , vertet beson ne ate qe thua …apo …
O labi i vlores je komentuesi me debil i portalit! Ke zene ndonje pune qe kur je kthy nga italia me siguri debil
Une mendoj se Blushi eshte I vetmi politikan qe me forcat e veta realizoj berjen e brimes ne uje.
PS DHE PD-ja po luajnë me ekipe femrash,keto per kryetaret e partive janë “te bindura”,jo problematike.
Rama ka kohe qe “merret vesh”,ne fillim u quajten te pa korupuara,por koha tregoi, se ato ja kalojne meshkujve,per dore te rende ,ne korupsion.
Femrat e PD,kane dimensione me te avancuara,kane kohe qe po konkurojne me meshkujt.
Pra numeri i antareve eshte ritur,si ne duhan pirje dhe ne partite politike,kryetaret simpatizohen prej tyre,otat i kane te sigurta.
Kemi hyre ne muajin mars Mero vellai,ne deadlinen e miratimit te reformes ne drejtesi,,,,,,tek masakrimi I se ciles jane drejtuar te gjitha batarete e gjirizit kriminal (nahijes brekedhjere+ nano-kurvave+klienteles se tyre mediatike)te integruar te pas-nentedhejtes,,,,pjese integrale e se ciles eshte edhe “beteja” e te nominuarit per prijes ,,atij pra,
blush-dalzotes-nano-kurves.E vetmja kauze qe e mban blush-ciprushin ne kete loje eshte xhepi I tij,,,,te cilen e denoncuan me revolte socialistet e Elbasanit.I tille ka qene perhere ky produkt i shkolles se gangsterizmit mediatik “Koha Jone”,,,,te cilin korcaret e sikterisen me lezet,pa shume zhurme,,,,kurse elbasanllinjte,bash ashtu sic e meritonte.
Te lutem Mero,mos n’a fyej me kauza blushesh,ne kete klime te rezistences se kusaro-banditizmit kriminal te 26 vjeteve te fundit ,mbi djerse-gjak-mund e nder te shqiptareve,perkunder reformes ne drejtesi.
TUNG.
O mero po pse duhet te iki ,te rrij aty si ushtar i thjeshte dhe te puoj per ate parti.Ai u ngrit shume shpejt ne qeveri dhe kuvend tani duhet te bej stazhin si ushtar i thjeshte.
me kauza dhe parime… apo tallesh perseri o Mero, me te shkretin lexues? kush nga ju (te politikes dhe medias) eshte njeri me kauza dhe parime, aman? Nqs Blushi do duhet t’ja dije per nder Edi Rames, a mos valle duhet qe cdokush qe lufton kundershtarin e vet do duhet t’ja dije per nder atij (kundershtarit) qe ai gjallon (dhe pasurohet). Kam frike se me kete arsyetim edhe Tema do duhet t’ja dije per nder PD dhe Berishes… dhe rrethi duket i mbyllur, apo jo?
Lajmi i fundit!
Ben Blushi vret veten me tre plumba ne zemer(jo si Mehmet Shehu me nje plumb) pasi nuk e kaperdiu dot faktin se Merua nuk e paska dashur kurre.
Kam pershtypjen se ti Mero je 1 ne 100 mije qe nuk e dashke Blushin, por nga ana tjeter jam i sigurte se ty Mero ne 100 mije mund te te doje vetem nje njeri.
Me e bukra eshte se na ndihesh keq qe po shkruan per te tani. Shume prej lexuesve nuk do ti mbajne dot lotet nga ky fakt. Me mire te mos e kishe thene kete.
Ndersa mbyllja eshte brilante. Blushi duhet tja dije per nder Rames. Po per çfare duhet tja dije per nder?
Kete momentin e arte sipas teje, Blushi e krijoi vete apo ja dhuroi Rama.? Po per largimine tij nga PS-ja pse je kaq i sigurte? Kaq i afert je bere me Ramen sa me perpara i merr vesh Ti se ç’do ndodhi ne PS, se sa vete ata qe e kane krijuar ate. Ska si te jete ndryshe! Si dikur me Berishen, kur ishe i vetmi person qe hyje ne zyren e tij pa trokitur. Edhe sikur Blushi te largohet vertet nga PS-ja, kjo verteton faktin se, ne nje bande kriminelesh dhe trafikantesh, nuk ka vend per njeriun e ndershem.
Por nuk ka pse te te vije turp Mero per keto qe shkruan, sepse bythlepirja eshte kthyer ne mode keto kohet e fundit.
Nuk kishe se si ta shkruaje me mire se kaq, z.Baze! Pershkrimi i Blushit pastaj …qendisje me vete.
a) edi rama duhet tia dije per nder ben blushit qe e solli ne PS dhe perfitoi nga morali i larte i ben blushit.
b)koco kokedhima eshte njeriu me i fuqishem i PS , dhe gjithe ato tendera prona dhe asete publike qe po vjedh e grabit si mendon ti mero i mer vetem per vete, apo pa dijenine e edi rames????????????
c) tom doshi, mark froku,arben ndoka, armando prenga jane deputet miq te rames qe u bene shkak qe te mblidhej gjithe europa dhe amerika te detyronin parlamentin shqiptar te miratonte nje ligj te turpit ligjin e dekriminalizimit. kush i coi kriminelet ne parlamaentin shqiptar rama apo blushi??? edhe kaubojsi qesharak eshte zgjedhje e rames dhe po ben lojen e ulet te rames.
d) mero edi rama ka frike nga partia socialiste , se ai ka bere kunder socialisteve me shume se vete sali berisha. edi rama e di qe nese votohet 1 antar 1 vote i humbet zgjedhjet ne PS. “rilindasit” jane shume pak per te zgjedhur me nje kryetar te PS.
uroj qe mos ta censurosh shkrimin. do jete vazhdim i elbasanit ne e ben serisht.
une nuk se do humbas hapsire per te shkruar se kete ka plot qe e ofrojne .
ti do humbasesh nje klikues!!!!
Mero ia ke fut kot ne tre obsionet, madje ne te tretin je plotesisht tendencioz. Une nuk jam antar i PS, por te thuash qe neteja e Blushit nuk do ta plasarit PS, do te thote qe t’i vrojtosh problemet nga hena. Megjithate, qe te treja arsyet qe ti rendit, nuk justifikojne kete rrugaceri te papermbajtur te Blushit. Me duket provokim i paprincipte fakti qe Blushi e ndjek si zagar Ramen, ngado qe shkon. Ai le te beje fushaten e tij karieriste, por jo te shfrytezoje aktivitetet e Rames, per te goditur Ramen. Perfundimisht, ne se PS s’do e beje zap kete zagar karjerist te papermbajtur, mund te perfundoje edhe me keq se LSI dhe do humbe shume nga elektorati i saj.
Ja pra Mero ku flen lepuri. Tek Koco Kokedhima qe ti e ke fort per zemer.
Thelbi i shkrimit tend eshte qe ti Mero nuk e ke dashur kurre Blushin,gje te cilen e pohon edhe vete. Pra ne kete rast shkel me dy kembet kriterin baze te gazetarit te pavarur. Por per ty kjo eshte nje gje normale, sepse gjithmon ke qene i varur ne karieren tende 25 vjecare.
Jepi hakun te zotit….keshtu e lezoj une kete artikull!
Tre ceshtjet e Blushit si Tre Kembet e Pirostise.
Dhe Pirostia eshte bere per te mbajtur Kazanin
ku poshte tij do te ndizet Zjarri,qe te zjejne Leckat.
Duket sikur problemet qe ngre Blushi nuk jane te verteta .Fatkeqsisht jane shume here me te medha seç i parqet vet Blushi.
Kriminalizmi dhe korrupsioni jane ne nivele te papara,jane me te larta edhe se ne kohen e shpellarit te Viçidolit.
Shoh ne krye te artikullit qe jane 15 komente por ne fund nuk ka asnje.Me siguri qe nuk kane qene dakort me Bazen perderisa nuk jane publikuar.Mero thote se e ka te veshtire te flase per Blushin sepse merret per nje hakmarrje sipas tij por ne shkrimin e tij pervec se ka folur shume keq per Blushin ka bere te kunderten per Ramen duke i ngritur vlerat ne maksimum.Kjo eshte nje B,L Ne dac postojeni ne dac jo per mua eshte njelloj.
Kur vjen puna per te mbrojt diktatorin e partise, qofte Sale e qofte Rama, duhet ta pranojme Mero se ti je ekspert i fushes. Faleminderit o Mero qe mendon se diktatoret jane ajo cka shqiptaret meritojne.
Zoti Baze, Blushi ka te drejte, atje ku puqet interesi jot me Blushin.
Kokedhima, ky mbiemer ju bashkon ju bashke.
Ke shkruar gjate e ke sterholluar qe te fshehesh inatin, por dihet nga te gjithe, Zoti Kokedhima ju ka “zene” rrugen edhe ty edhe Blushit.
Blushi duhet menjehere te formoje partine e tij me kaqin e zi dhe nik spahiun. Eshte e sigurt qe do fitoje zgjedhjet e 2017 dhe do udheheqi shqiperine. Koalicioni blush ,kaq dhe nik (bkn) nen udheheqjen e sales jane shpresa e shqupit ,nderkohe qe ps tall bolet me ta .Tallja e boleve te anetareve te ps me ta nuk eshte e drejte dhe duhet proteste e shoqerise qivile per ti mbeshtetur ata.Perpara drejt fitores se sigurt te zgjedhjeve. me aleancen bkn.
Mero, julutem keshillohuni me ndonje mesues te gjuhes shqipe, sepse shpesh ve re qe beni gabime drejtshkrimore, te pakten per “e” ne fund te fjaleve. Ne titullin e shkrimit tuaj sot, bie ne sy menjehere mungesa e “e” fundore ne fjalen “drejt”.