Fundi i kauzës fallco dhe beteja reale e Blushit

9 Mars 2016, 20:15Editorial TEMA

Nga Mero Baze

I gjendur para një beteje që nuk e priste, rreth neglizhimit të tij për të zbatuar formalisht statutin e Partisë Socialiste për zgjedhjen e kryetarit, Edi Rama ka propozuar mbajtjen e një referendumi për të votëbesuar kryetarin pas Kongresit.

Propozimi, i cili është një përpjekje për të eklipsuar kauzën që ju dhurua Blushit, pas asaj që ka ndodhur, i jep fund debatit për legjitimitetin e Ramës në krye të Partisë Socialiste, dhe i jep më shumë se sa duhet legjitimitet Blushit, nëse numërojmë votat kundër Ramës, si vota “pro” atij, pasi do të indentifikohet me gjithë pjesën “AntiRama” brenda Partisë Socialiste.

Pra. nëse Blushi dhe Rama do të ishin dy emra në fletët e votimit, jo të gjithë ata që nuk votojnë Ramën, mund të votojnë Blushin, pasi mund të ketë dhe abstenues. Në formën e referendumit pro apo kundër Ramës, kontestimet janë tërësisht në favor të Blushit.

Zgjedhja e Ramës për t’i dhënë fund këtij debati, duket se ka të bëjë me të kuptuarit pak me vonesë, të faktit, që “rruga e shkurtër, të nxjerr më gjatë”.

Nëse ai do të kishte bërë zgjedhjet formale në PS, qysh më 2013, por edhe në këtë fushatë zgjedhjesh para Kongresit, Blushi do të ishte sot pa kauzë dhe pa vota. Me propozimin e ri, Rama ka dëshmuar forcë, duke i falur Blushit gjithë kundërshtarët e tij, dhe duke qenë i sigurt se kjo e bën më të shëndetshme partinë.

Por, përtej këtij debati, i cili tani po lehtësohet nga ngarkesat emocionale, e vetmja gjë që vlen për Blushin është nëse ai do të jetë një “AntiRamë” brenda PS, apo një kundërshtar i tij si kryeministër.

Nga aq sa tha sot, ai duket se do të përpiqet të krijojë një fraksion brenda Partisë Socialiste, për të fituar statusin e rivalit të Ramës.

Kjo nënkupton, që ai të jetë një përfaqësues i socialistëve të pakënaqur, të cilët gjithsesi janë një pakicë historike. Gjuha agresive e Blushit, sjellja e tij si një armik i qeverisjes socialiste dhe beteja për ta rrëzuar atë, nuk e bën atë të dashur tek socialistët, por tek kundërshtaret e tyre dhe iluzioni optik, që ai ka për mbështetës brenda së majtës, shkrihet shpejt, kur i detyron ata, të zgjedhin mes një të majte në pushtet, apo një të majte në opozitë, për shkak të Blushit.

Kjo është një histori që e ka provuar gjatë politika shqiptare për 25 vite, por që ska pse e tremb Blushin ta provojë përsëri.

Për të qenë një “AntiRamë” brenda PS, duhet  që të mos gëzosh më shumë kundërshtarët e socialistëve, se sa socialistët, kur sulmon qeverinë e tyre.

Gjuha e Blushit dhe qëndrimet e tij të deritanishme, janë të forta dhe kan më shumë në shenjestër kryeministrin dhe qeverinë Rama, se kryesocialistin Rama.

Blushi nuk e ka betejën e parë kundër Ramës. Në vitin 2009, kur PS humbi zgjedhjet, por nuk pranonte rezultatin, duke kërkuar hapjen e kutive, Blushi ishte kritiku më i ashpër i Ramës dhe i së njëjtës linjë me Berishën, se “Rama kërkonte alibi për humbjen”.

Dhe për katër vite i qëndroi asaj linje, duke mos bërë asnjë ditë opozitë kundër Berishës. Edhe LMN, e cila ishte në funksion të “opozitës së opozitës”, dështoi pikërisht për shkak të kësaj linje, pasi nuk folen kurrë kundër Berishës.

Edhe para zgjedhjeve të vitit 2015, Blushi nisi një fushatë qëndrimesh kritike nga më të ashprat me shpresë se do ta dëmtonte Ramën në zgjedhjet lokale. Ai kishte qëndrime shumë më të ashpra se Basha dhe Berisha për qeverisjen dhe duke ardhur nga brenda mendohej se ato do ndikonin. E kam theksuar dhe në atë kohë, se ai ka të drejtë të bëjë betejë si kundërshtar i Ramës, për ta provuar nëse do ti binden socialistët. Zgjedhjet treguan se ai nuk e dëmtoi dot pushtetin e Ramës.

Kjo është beteja e tij e rradhës kundër Ramës dhe e vetmja që u ushqeu me disa arsye për shkak të neglizhencave formale të Ramës për të bërë zgjedhjet për kryetar.

Ftesa e tij për referendum i jep fund këtij debati dhe e kthen Blushin në pozicionin e mëparshëm, që duhet ta dëmtojë me çdo kusht qeverisjen e Ramës. Mendoj se duhet ta provoj përsëri, edhe pse në këtë rast, nuk themi dot “e treta e vërteta”.

Statuti i ri i PS, ja mundëson këtë gjë, pasi nëse e rrëzon Ramën nga kryeministër, e rrëzon dhe nga kryetar. Dhe nuk ka rëndësi nëse pas kësaj, do pritet si hero apo armik  në PS. Rëndësi ka të bëjë një betejë reale kundër tij, dhe ta fitojë. Nuk është pak për dikë që personazhet i poshtëron ose i mund, vetem në libra, përmes imagjinatës.

22 komente në “Fundi i kauzës fallco dhe beteja reale e Blushit”

  1. Labi Vlore says:

    Blushi ja arriti qellimit me fyerjet kundrejt Socialisteve te Elbasanit dhe rrjedhimisht te te gjithe Socialisteve te Shqiperise.Blushi edhe pse qartesisht kunder PS-se me LMN-ne (levizja e tij e famshme qe kerkonte demokraci ne kohen e koleres Berishiste) nuk u ndeshkua nga PS-ja dhe kryetari i saj Rama.Madje me teper se kaq.U ndeshkuan ushtaret e LMN-se (Arben Malaj etj) dhe nuk i hyri gjemb ne kembe komandantit te LMN-se qe ishte Ben Blushi.Me medjemadhesine qe e karakterizon Edi Rama e mbajti “Dalezotsin” e Fatos Nanon ne gji dhe me perkedheli mazokiste. “Dalezotesi” Blushi tashme e ka plasaritur rende PS-ne.Basha ka dale ne fushate duke filluar nga Berati.Po ben beteje pa kundershtar ngaqe PS-ne dhe kryetarin e saj Rama e ka terhequr Blushi ne nje tjeter fushe beteje duke i lene fushe te lire Lulzim Bashes.Socialistet jane ne ditet e tyre me te veshtira ne 25 vite te ekzistences te partise se tyre.Dhe per kete fajtor eshte vetem Edi Rama dhe askush tjeter.

    1. adri says:

      Ah more ben blushi o Plehre. Kush eshte ai kriminel qe te ka futur ty ne parlament. po shqipetaret nuk kane pune e buke e toke per vete mor toc ku do ti cosh emigrantet mor kriminel. o ben blushi o psikopat. Po ata nuk jane emigrante per buke mor kriminel ore felliqesire qe perpiqesh vetem qe te gjesh nje shkak te nxish qeverine e mazhorancen. krimnel dhe idiot ben blush toci..
      sirinaet e muxhahedinet jane kriminele jane vrases ata po terrorizojne planetin. apo doni te shtohet fara e tyre e keqe dhe kultura e tyre e ndyre dhe ne shqiperi

  2. Jo referendum! Referendumi nuk behet per njerez por ceshtje! Duhet gare me konkurente! Poqese ka bythe rama te bej gare me Blushin due le ta fitoj por nuk do wqe shqiptaret te dine sesa socialist janr kunder tij! Nese eshte i sigurt le tua mundesoj shqiptareve qe e duan 99.99 per qind e socialisteve! Po mero rshte vene ne sherbim se nuk di te bej gazetari tjeter vec asaj se sherbimit si sherbetor klasik! 55 te duket si the guardian kur e krahason me temen

  3. Namik says:

    Mero djali, meqenese nuk ke pasur mardhenie te mira me Blushin, do te jete mire te qendrosh neutral dhe larg ketij debati, per te qene i besueshem.

  4. namik struga says:

    Mero, gazeta TemA ishte deri para dy vitesh me e lexuara on-line (une e klikoja 3-4 here ne dite), ndersa tani eshte bere me keq se paçavurja 55.
    I ke te gjitha mundesite te reagosh dhe ribesh TemA sic ka qene ne kohet e saj me te mira.

    1. spartaku says:

      Deri tani gazeta TEMA eshte nje nder gazetat me te mira,dhe qe lexohet nga shume njerez brenda dhe jashte shqiperise.Kemi besim te kjo gazete se thote me shume gjera te verteta se gazetat e tjera.Ne ketej ne emigracion, te vetmen gazete qe lexojme, eshte TEMA.Edhe zoti Mero eshte nje gazetare qe shkruan bukur,por me shume te verteta.Na pelqen realiteti.

  5. lifi says:

    Or Namik me dukesh trap i kallepit,Edhe nje idiot e shikon se Blushi nuk ka elektorat,vetem Meidan stergjyshin ka ne krah ose asnje.Kush i vete nga mbrapa ketij te llastuari,asnje,do shikosh si do perfundoje,si K.Islami koloboracionist pa atdhe.

  6. the truth hurts says:

    Mero do te beje ate qe ka bere gjithe jeten (edhe kur ka bere opoziten), do tja lepije padronit te tij deri sa ai ta flaki perbuzshem, atehere do te gjej padronin e radhes dhe do ti kthehet egersisht te meparshmit. Ai nuk mund te beje ndryshe. Duhet pranuar se eshte pene e forte. Vazhdo Mero.

  7. ilir says:

    A ekzistojne gabime ne drejtimin e qeverisjes dhe partise socialiste per te cilat mban pergjegjesi z.Rama si Kryeminister dhe Kryetar Partie ?
    Shumekush mendon se pesha e ketyre gabimeve eshte aq e madhe dhe te perseritura me koshience te plote, sa qe tashme keto jane shndruar ne faje. Thelbi i tyre konsiston ne faktin qe ne parti dhe qeveri dominojne prurje qe me te shumtit nuk i lidh asgje me socialistet.Socialistet senatore perdoren nga Rama vetem atehere kur perballet me situata te veshtira. Por keta te fundit kane humbur toruan ose e shohin vehten te pafuqishem per ti thene Rames sy me sy te vertetat e hidhura.

    Eshte kjo nje gje e mire per Partine Socialiste apo Qeverine? Natyrisht qe jo.

    A ben mire Blushi qe vepron ne kete memyre? Sigurisht qe po. Madje do ishte mire qe te kishte disa te tjere si Blushi, dhe atehere do te ndodhte se si z.Rama do gjuante jo me goten e ujit, por ndoshta do bente ndonje veprim me te pa kontrolluar

  8. Ano says:

    Demokracia ne parti eshte kryesorja dhe Blushi ka sh te drejte.A mund ta shkeli statutin nje parti Europiane ku ne shpresojme te vemi? Nqs do vertetohej ky veprim me e pakta personi do perjashtohej nga partia.Vetem partite totalitare shqipetare e bejne kete Pa demokraci ne parti nuk ka demokraci ne shqiperi

  9. Albi says:

    Sipas statuti te vjeter te PS, se i riu nuk mund te hy ne funksion tani qe duhet te jete hapur cikli elektoral, ka ndonje rregull per zgjedhjet e kryetarit? Po, pa. Thote qe behet nje here ne kater vjet me kandidatura qe administrohen nga Kongresi.

    Thote gje per referendum per kryetarin? Hic fare. Qarkullo shoku qytetar.

    Ligjet per qef te vet i shpikin diktatoret, dhe me kete rast Mero po na thote se Rama ka te drejte te jete nje i tille.

  10. pastrim says:

    Zot ruam nga miku se nga armiku ruhem vete.
    S’kane qene budallenj ata qe e filluan me trathetine nga brenda.

  11. MOKO says:

    Mero,ke gje per te na thene per shprehjen me tradhetare qe eshte degjuar ne kete palo demokraci”Pare vendos partine Socialiste,pastaj Shqiperine” Je mjeshter ne keto paçavure,te politikaneve tane te droguar,prandaj thyja turinjte se shkateruan kombin.FALEMINDERIT PO QE SE NESER GAXETA JOTE DO KETE KETE TEME.

  12. MOKO says:

    Mero,ke gje per te na thene per shprehjen me tradhetare qe eshte degjuar ne kete palo demokraci”Pare vendos partine Socialiste,pastaj Shqiperine” Je mjeshter ne keto paçavure,te politikaneve tane te droguar,prandaj thyja turinjte se shkateruan kombin.FALEMINDERIT PO QE SE NESER GAZETA JOTE DO KETE KETE TEME.

  13. Lana says:

    Jo tre here por edhe 100 here ta provoje Blushi , kurre nuk ka per ta kaluar tre perqindshin e votave te socialisteve. dhe kjo sepse kesaj partije dhe vendit nuk i duhet nje llafollog pa bereqet, por nje njeri punetor e vizionar si Edi rama. Ndaj ai vendin e ka aty ku edhe dergoi me heret Kacin, prane Berishes.

  14. "Horri i Bulevardit" says:

    Plani i shpellarit saleh, eshte qe brenda zgjedhjeve te reja parlamentare, te rrezoje qeverine e Rilindjes dhe me metodat e bllokimit, me metoden e emigrimit, ku persona te PD, hapen fjale, se azili politik dhe ekonomik, eshte i mundshem, me qendresen te mospagimit te energjise elektrike, me vrasjet me tritol, perseri nuk arriten ta rrezonin Rilindjen.
    Tani po provojne gurin e fundit qe i ka mbetur, bllokim parlamenti dhe hedhjen ne sulm te blushit.
    Ceshtja e blushit me me shume interes, se me keto reforma qe po ben Rilindja, ne zgjedhjet e ardhshme, do ta ktheje PD, ne nje OJF.

  15. qytetar says:

    Kjo qeveri do te mbahet mend si qeveria kunder te varferve , e papranueshme shperdorimi i milionave per luks ,kur ne shqiperi ka nevoja teper emergjente,
    Nuk besoj qe Rama te kete sukses ne 2017 .
    Kritikat e Blushit jane te pakundershtueshme .

  16. Likja says:

    Mendoj qe Blushi, si i tej etur per pushtet,nuk mund te maskohet per i “Djegur”per Shqiperine. pika pervesve te tille ,si shume te tjerve , te cilet gjoja ne emer te idealeve te “Larta”objektiv kane karriken, keshtu Z. Dade, si dhe nje i ngordhur kahere si Mejdani. Kjo se perligj Z. Rama, te shkele sttutin, por si jep te drejte atyre socialistve te “Thekur” qe po digjen per te drejtat e mohuara, per Shqiperine etj.

  17. naku says:

    Blushi eshte i peshkuari i radhes nga Berisha,sigurishte mbas Kadtriot Islamit. Nje karakter kaq i dobet dhe i cperfyturuar per pyshtet eshte shume i kehte per tu perdorur. Ky eshte pridukt i Fatos Nanos dhe per pasoje,perderisa vet Nano u percore nga Berisha smund te jete ndrysge Blushi. Turp per PS qe i mvajti kete vemje ne gjirin e vete. Jashte te op fytyre.

  18. Vala says:

    Zoti Mero ju thoni socialistet e pakenaqur jane nje pakice historike, por me sa duket keni harruar qe pikerisht nje pakice e tille formoi LSI ne qe sot per fat te keq po i imponohet ketij populli per shkak te numrave qe ka.

  19. Keto dite mbushen 103 vjete nga Lufta e Bezhanit.
    Ne asnje nga gazetat nuk pashe te shkruhej per kete ngjarje. (Si duket djali i Kico Blushit dhe Kristaq Rames merren me luften per karrike dhe gazetaret jane harruar pas tyre)
    Kjo ka qene beteja me e hidhur e shqiptareve me greket.Eshte nje beteje e filluar ne kancelarite e Evropes per te lene jashte shtetit shqiptar nje pjese shume te madhe te tokave shqiptare Janina,Cameria dhe toka te tjera deri ne Preveze. Kjo beteje eshte krahasuar si renia e Konstantinipojes per Bizantin.Thuhet se jane vrare mbi 20 mije luftetare shqiptare dhe turq.Qendresa e Bezhanit ka zgjatur nga 18 tetori 1912 deri 6 mars 1913, afersisht 4 muaj e gjysem.
    Populli na ka lene keto vargje te trishta….
    Ra Bezhani , ra Bezhani, Qaj moj Shqiperi e mjere, C’eshte kjo mynxyre e madhe Qe na gjeti kete here…..
    Ne kujtim te atyre qe kane rene ne lufte per Shqiperine.Shpirti i tyre u prehte ne paqe. I dashur Mero.Ka shume shqiptare qe duan nga keto lajme .E mbushe gazeten me striptizem dhe politike mediokre.

  20. Besim Shpresa says:

    Kur te kuptohet mendimi intelektual e ka marre ”ferra uraten”si c’thote shprehja popullore.Po kujjtohuni me 21 prill 2008 kur parlamenti nderroi kushtetuten dhe si pasoje kodin zgjedhor dhe beri ”monark” kryetaret e partive sidomos tek PS e PD.Po kush e nderroi PS DHE PD.Po pse nuk flasin per kodin zgjedhor sot keto dy parti,sepse centralizimii i partise ne dore te nejshit do te thote qe privohet demokracia.Marreveshja RAMA BERISHA shpetoi per kete problem ne ate nate te erret BERISHEN se edhe tre dite Gerdeci mbushte te dyzetat por gradualisht forcoi RAMEN.Ja produkti mungon demokracia edhe ne shume zyra edhe kjo duket qe nuk japin pergjigje me shkrim qytetareve pavaresisht se mund te jete edhe negative kur kerkojne nje pergjigje zyrtarer por vetem verbalisht qe te sorollatet.E prisja kete panorame te sotme qe ate mbremje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje