Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka marrë përsipër të paguajë një gjobë të vendosur nga Policia Bashkiake ndaj një grua të moshuar që shiste tek hyrja e një pallati dhe për të cilën ishin ankuar banorët e pallatit, sipas Bashkisë. Siç ndodh rëndom, rrjetet sociale treguan “dhembshuri” për plakën, edhe pse ndonjëri mund të ketë qenë banor i asaj shkallës që e kanë denoncuar, ndërsa kryetari i Bashkisë tregoi “dhembshuri” për rrjetet sociale, edhe pse është duke bërë diçka të paligjshme dhe pa sens, duke paguar një gjobë që nuk është e tij.
Erion Veliaj, i cili po kalon një periudhë të mbushur me më shumë se gjashtë protesta në ditë kundër tij, të cilat nuk po i përballon keq, duket se ka dash të zbusë reagimet ndaj asaj foto, duke marrë përsipër gjobën.
Kjo është një mënyrë e mirë për të tërhequr mbi vete gjithë rrufetë që lëshon fantazia e qytetit, po nuk është një mënyrë e mirë për të qeverisur.
Së pari, rregulli që shitësit ambulantë të mblidhen në tregje të përqëndruara, është fillimi i vendosjes së një disipline në rrugët e qytetit, mbushur me tregtarë ambulantë si në Kandahar dhe për këtë, nuk duhet ketë hezitim. Beteja për tarifat e tregjeve të autorizuara nga Bashkia janë debat i duhur, por Bashkia nuk duhet të tërhiqet nga vendimi për të pastruar rrugët dhe cepat e pallateve nga shitësit ambulantë.
Së dyti, derisa ky proces të stabilizohet, Bashkia nuk është e thënë të marrë kërbaçin dhe të ndëshkojë këdo që i del para. Sensi i masës dhe llogjika duhet të dominojë mbi formalizmin. Ajo plaka dhe shumë të tjera si ajo, nuk është e thënë që duhet të gjobiten. Ato duhet të lajmërohen, të këshillohen, të njoftohen për t’u larguar, të mundësohet për to tregu i lirë pa taksa një here në javë, sikundër ka premtuar në fushatë elektorale etj, derisa të gjithë të shikojnë se nuk ka asnjë mundësi tjetër veçse të shesin një here në javë pa taksa dhe çdo ditë tek tregu i lirë. Edhe në kohë të komunizmit, kur nuk lejohej tregtia e lirë, kishte një të dielë që mund të shisje prodhimet e kopshtit personal në qytet. Ajo grua plakë dhe dhjetra të tjera si ajo, nuk ka pse përballen me gjoba, por duhet të përballen me praktikat e reja të Bashkisë për vendosjen e rregullit, përmes një lloj sjellje të njerëzishme ndaj tyre. Gjesti i Veliajt është një përgjigje e natyrës së tij, për histerinë e rrjeteve sociale, por nuk është një përgjigje e duhur për kryetarin e Bashkisë. Ai duhet të pastrojë rrugët e qytetit nga ajo gruaja që na bën të gjithëve të ndjehemi keq, dhe duhet t’i ofrojë asaj një vend dinjitoz një here në javë, të shesë pa taksa ato që ka prodhuar vetë. Të tjerët që e kanë biznes atë punë, le të shkojnë tek tregu.
Së fundmi, vetëm këtë javë kam dëgjuar që protestojnë kundër Bashkisë së Tiranës, pesë grupe “ambjentalistësh”, një sindikatë taksish, dy shoqata të shpronësuarish, disa parti politike, një klub tifozësh futbolli etj. Kjo nuk më duket se i bën keq kryetarit të ri të Bashksië, pasi tregon së paku që ai po përballet me problemet e qytetit, por ai është zgjedhur aty për të marrë vendime, qofshin këto dhe të dhimbshme, dhe jo për të paguar nga xhepi gjobat që vendosen sipas vendimeve që ka marrë. Për vendime të gabuara nuk paguhet nga xhepi, paguhet në zgjedhje, dhe për njerëzit në nevojë, mëshira është dhurata më e keqe.
Tirana do jetë më e qetë dhe më qytet, nëse atë plakën shamibardhë e shikon një ditë në një treg pa taksa, duke shitur plot dinjitet, se sa në profilet e Facebok-ut të dhjetra delirantëve, të cilëve plaka nuk ua di për nder, se nuk e di fare që dikush ka “vajtuar” për të.
Analiz e persorur.
Mbetesh nje nder gazetaret me te mire ne Shqiperi zotni Baze.
Erjoni ja din hallin plakes se dikur ka shitur vete fiq.
Kurse sot shet iluzione dhe mbreti del lakuriq.
Duelli mbi korab!
Pordhet e meros o shoku
Te duken si PARFUM.
Nejse qejfe ,qejfe kjo dynja.
Pak per sistemin bankar sot!
Po te pyesesh nje ITALIAN
Se cila monedhe eshte me e mire
Lireta apo Euro
Sigurisht qe do te pergjigjet
Lireta.
Kete peegjigje do te marresh NGA
Gjeemanet per marken e tyre.
Kete per greket per dhramine.
Perse euro eshte nje Monet
E urryer?
Eshte e stampuar keq?
Letra e saj nuk eshte e bukur?
Jo – € si leter e stampuar eshte shume
E. Mire
Kush ka programuar €
E ka bere te nenshtroje popujt.
Shaiperia ka akoma lekun e saj
Dhe kjo e favorizon shume
Dhe eshte e PA jistifikueshme
NGA ana e politikaneve
Varferia dhe gjendja ku ndodhet
Ai popull
Ke shkruajtur fjale me vend Z.Baze. Shkallet e pallatit nuk jane bere per te shitur qepe e lakra sado hall te madh qe ka pas kjo plaka. Rregullat duhen zbatuar sidomos ato qe kane te bejne me higjenen e shtijes se produkteve ushqimore.
Koncert ne vitin ’36
me te vertet me vjen keq per ate nenen,,po ligji eshte ligj,dhe un me ate jam ti thon nenes te mos dali me se ka ligj,,po megjithate duhet dhe ndonje tolerim i vogel ajo dukesh qe ishte ne pik te hallit,.
O truthare
Ne itali dhe greqi qe kam pare , njehere ne jave ne nje lagje ose njesi me te vogla bashkite organizojne treg ne nje rruge te caktuar.
Pra deri ne momentin qe ky nuk mundet te organizoje nje gje te tille, qe nuk mund te beje nje rruge te vetme mos te beje as gangsterin dhe as birin e k…s me te pa fuqishmit!!!!
Mero nuk eshte koha te marresh ne mbrojte apo jo Veli mamane,me duket se duhet te shpreheshe per Ramen, pamvaresisht se kush e e intervistoi.Neutraliteti apo pak diskutimi nuk e fsheh dot mbretin Lakuriq.
Nje rrugac si Fevzo deshte ndonje rrugac tjeter por .pame nje te squllur ,te paafte dhe kalama.Fevzo i tha Genjen Kryeministrit sikur ti thoshte rrugaceve te prostitutave,dhe Ai e hengri.Turp,mori dhe shoket e tij ne qaqfe.Nuk e kuptoj qendrimin asnjanes qe ke zgjedhur,ndoshta dficka nuk shkon tek ty.
Veliaj me kujtoj nje gjobe te vendosur,shume vite me pare, nga nje polic rrugor.
Gjobën e pagoi polici rrugor i detyruar nga shefi i komisariatit,pasi kishte gjobitur ish shefin e qarkullimi,te nje qyteti tjeter,sigurisht i liruar nga detyra !
Duke qene ne vendngjarje,polici e gjobiti per ti marre ndonje lek,drejtuesi i mjetit i kerkonte,prerjen e gjobes !
E drejte Mero..
Nuk ka vend për analogji por dhe “pranvera arabe” filloi me sekuestrimin e mallit të një ambulanti në Tunizi i cili nga dëshpërimi i vuri flakën vetes ….
Më pëlqen gjesti i Kryebashkiakut ashtu si dhe masa e marë ndaj policit që dha një shpullë ndaj protestueses aspak civile. Ky vend dhe kjo opozitë që mezi pret sebepin më të parë duan durimin e gomarit dhe zgjuarsinë e dhelprës për të dhënë si gjobën por edhe shpullën në vendin dhe kohën e duhur.
Zoteria me kapele republika duhet te jete hafija. Ky e ka padite. Prandaj e fsheh fytyren. Nga paraqitja eshte nje ish sigurims dhe enverist. Njje kapele te tille nuk vihet ne koke per mode, dhe nuk eshte rastesi. Keto lloj kapele, mbajtesit jane te detyruar ti vene ne koke. Eshte nje si karte identiteti pa emer dhe mbiemer me te cilen hafijet, sigurimset, sekretaret e partive, zyrtaret e sigurimit, hetues, police, kryetare koperativash, kryetare te frontit demokratike, operative sigurimi lagjesh e zonash industriale, prokurore, gjykates etj etj. (verini perpara te gjitheve nje ish. Une nuk i vura per te mos renduar shkrimin) identifikojne dhe gjejne lehtesisht njeri tjetrin dhe njihen kollaj nga organet e rendit e mekanizma te tjera. .Me te tilla kapala i ndesh edhe jashte Shqiperie. Mbajta e kesaj kapele nga te siperpermendurit eshte e detyruar. Ajo indirekt i mban ato te lidhur edhe me njeri tjetrin. Me kujtohen mbledhjet e fshehta te komunisteve mbas fitores se demokracise. Te tilla specie me te tilla kapela ne koke pershkonin arteriet e qytetit me destinacion final apartamentet sekrete ku beheshin mbledhjet e partise. Te tille kapele mbante L.SH, R.SH, V.F, M.SH. etj, etj.
Veliaj eshte nje KOMSOMOLAS i vertete. Me vjen keq qe ne vendin tone numri i komsomolasve po shtohet ne menyre dramatike
pirdh o mero se shfryhesh. tek 21 dhejetori para 90 Kane shitur gjithmone fshataret dhe sjane gjobitur. mos be servilin se e ke kot. po ky erjoni yt si I ka shitur fiqt! no e bej nje shkrim si thua??
Veprimi i Erionit idrejte ashtu si analiza e z.Baze qe e zberthen kete veprim po kush dreqin ta kuptoj,hajduteria,Serbia apo Greqia.
Me ne fund nje fjale e mencur per kete ceshtje.
Pse zonja shet neper hyrje pallati dhe nuk shkon tek tregu ? Problemi real nuk eshte ky. Problemi real jane TAKSAT. Zonja nuk mund te shkoje tek tregu sepse taksa qe ka vendosur bashkia eshte joproporcionale. Taksat jane kthyer ne problem shqetesues. Ato jane vendosur ne menyre apriori, te padrejta dhe jo proporcionale. Akoma me te padrejta dhe ta pabazuara ne ligj e proporcionalitet jane gjobat. Kemi te bejme me hajdute ? As Veliaj as Rama, as shume ministra nuk kane punuar kurre ne privat, por kane ndryshuar negativisht raportin biznes – shtet. Taksa per biznesin, taksa per qerane, taksa per makinen, tatimi mbi fitimin, taksa per dy monopolet shtetrore dritat per ujin, per karburantet, per Tv, per banesen, per gjelberimin, per arsimin, per tabelen, per shendetin, obligimi per asikurazionet e shtepive – ne shkembim te cfare ? Te asgjeje. Nderkohe keto para sherbejne per te mbajtur ne kembe administraten e cila nuk i sherben taksapaguesve, por Rames. Atij i duhen ata si kontigjent votues kriminale e korruptive. Ata i sherbejne gjithashtu edhe si instrumente shtrengimi per ata qe vonojne te paguajne taksat. Shpresoj qe ky sistem te thyeje qafen sa me shpejte, por nuk di ne cfare menyre do te shpetojme nga lakejte e shtypit qe jane pale me pushtetin. Vetem ne shqiperi ka gazetare qe jane dakort me qeverine.
ASD! Ne ç’ vend te botes nuk jane keto lloje taksash qe permend ti me komentin tend?Jane kudo, madje dhe me te renda.Keshtu eshte sistemi kapitalist,mbahet vetem mbi taksat e poullit.Prandaj,nqs ti e ke inatin me Edi Ramen,eshte tjeter pune,por e verteta,se taksat e vendosura nga bashkia jane te domosdoshme,per vete popullin e jo per bashkine.
Kara bush
Sistemi kapitalist varet nga taksat
Po me shume se taksat varet nga rishperndarja e te mirave qe realizohen me taksat!
Se nese ti taksat I mbledh si ne gjermani ndersa rishperndarjen e tyre e ben si ne irak.
Se nuk quhet me sistem kapitalist.
Quhet thjesht sistem kleptokrat.
Bravo zoti Erion Veliaj! Ke bere nje veprim human,ku ke treguar dhimbjen tende per ate plaken qe shiste te shkallet, edhe pse nuk eshte e drejte,te shesesh te pallati.Edhe pse je njeri i till,human,perseri ata te pd-ke ngelen njerez pa shpirte e pa dhimbje.Ata jane agresor qe duan vetem te pijn gjak.Siç thote zoti Mero,qe ti po perballon gjashte protesta ne dite nga njerzit e pashpirte te pd-ke,dhe nuk po te lene te punosh.Kjo ka qen dhe eshte metoda e tyre,e dhen nga Sali Berisha,ky kriminel qe nuk po jep akoma llogari.Megjitheate po vjen 2017-ta dhe pd-ke do ndeshkohet rende,me keto veprime qe po bene ne kundershtim me popullin e Tiranes.
O Taku, ilaç per mizat paske qene. Nuk me the ç’kuptim ka ajo qe ti shkruan ne çdo koment tendin,”pd-ke”.
PD-ne e dime se kush eshte, po ajo “-ke” nga mbrapa çfare kuptimi ka? Te pyeta edhe ne editorialin e kaluar po nuk mora pergjigje. Te lutem Taku ma shpjego.
Shume njerez pyesin veten , se perse shqiptaret jane pupulli me i varfer ne te gjithe Europen. Pergjigjen duhet ta gjejne ne “varferine intelektuale” te shqiptareve. Mero Baze ka pershtjelluar me shume saktesi problemin ne fjale por shumica e komentuesve, qe per fat te keq perfaqesojne shumicen e shqiptareve, as qe e kuptojne domethenien e ketij shkrimi. Kjo tregon shkallen shume te larte te analfabetizmit funksional qe mbizoteron tek shqiptaret. Te vjen shume keq kur shikon nje numer shume te madh te shqiptareve qe akoma mbeshtesin informalitetin, nen preteksin, qe mos ngacmoni fukarain, sepse ai per buken e gojes ka dale ne rruge.
Duhet t’ju kujtoj ketyre analfabeteve funksionale qe nje shembull shume i shkelqyer eshte Singapur-i. Ky qytet ishte nje nder qytetet me te pista ne bote, por vendosja e taksave shume te larta per ata qe ndotnin qytetin, e kthyen ate ne nje kohe shume te shkurter, ne nje nga qytetet me te pastra ne bote. Ne fillim kishte shume kundershtime, nga te gjitha anet, per gjobat shume te larta edhe per njerezit e varfer, por nuk kaloi shume kohe, qe u kuptua drejte qe edukimi i njerezve vjen ndonjehere edhe me masa shume te renda. Teoria “frika e ruan vreshtin” eshte shume efektive ne disa raste, per ato vende ku njerezit jane te prire per te shkelur ligjin, pa u menduar shume.
Shqiperia ka shume nevoje per masa drastike, ne menyre qe njerezit te mesohen me rregull, nese duan qe te vazhdojne te jetojne ne bashkesi. Jetesa ne bashkesi rregullohet ne baze te rregullave te perbashketa dhe jo ne ato vetjake, sepse do te kishim vetem anarki. Kete abarki po e perjetojme ne 25 vjetet e fundit dhe kunder vendosjes se rregullit jane pikerisht ata qe duan te nxjerrin perfitime nga anarkia dhe jane pikerisht njerezit e botes se krimit.
Mbeshtesni vendosjen e rregullit, nese doni qe te jetoni si njerez!
Ke nevoje
Te shkosh tek
Psikologo
Psikiatri , shoku
Urgjente, rrezik te infeksioni
Si ai qe la zene MEron.
Mero i bene yzmet portofolit.
Po ti o gjytyrym KRITIKU
Perse je katandisur ne mete gjendje?
ZOTI paste meshire per ty…
Mos po shkruan gje nga “azili i pleqve”? Nuk ke faj qe nuk i kupton gjerat, sepse te paska filluar qe te te “vdesin” qelizat e trurit. Eshte pune moshe kjo, nuk te ve faj. Shko e kalo ditet e fundit qe te kane mbetur duke luajtur me pleqte e tjere dhe leri punet e tjera atyre qe u takon.
ASD
Momenti juaj eshte shume
I mire.
Vetem Gabon kur flet per taksat.
Shteti nukn mbahet NGA taksat.
A duhen paguar taksat?
PO.
Por taksimi eahte kthyer
Si mekanizem ne neshtrimin e popujve.
Taksa eshte mekanizmi
Qe mban nen kontroll inflacionin.
Kur shteti stampon 100 leke
E na TAkson 100 leke
Quhet barazim bilanci.
100 – 100 = 0
Qe do te thote, qe ne xhepin tende
Nuk ngelen leke
Kur shteti stmpon 100 leke
Dhe na takson 120 leke
Do te thote qe shteti te la HEdhur
Litarin ne qafe e po te vret.
100 – 120 = – 20
Kur shteti stampon
100 leke e ma takson 50 atehere
Ky shtet eshte i mire.
Dhe ty te ngelen leke ne xhepe
Plot 50.
Borxhi i shtetit nuk eshte
Borxhi i popullit.
Shteti harxhon gjithmone
Ne deficit.
Kujt ha la borxh AMerika
Dollarin e saj ?
..Veliaj e di rradhen e punes……e puna te sjell edhe suksesin…..Reagimi pe gruan fashataren eshte reagim alla shqiptarce…po cte besh ne shqiperi njerezit e kane te veshtire te njohin ligjin e rendin..
Mero analist, Mero politikan, Mero ekonomist, Mero gazetar, Mero, Mero, Mero, Mero…po rri o burre i dheut se nuk ka nevoje “Djali i Mamit” t’i mbash anen. Ai i ka ngulur mire rrenjet mbi arrogancen e kryeqeveritarit qe di te perdore vetem furcen per te lyer fasaden e kalbur te ketij vendi.
O Mero ,jam dakort me analizen tende ,por erjoni duhet te jete me i vendosur ne zbatimin e ligjit. Ne te vertete nuk do shume mend te kuptohet se vete denoncuesi e ka shfrytezuar rastin e denoncimit per perfitime politike. Erjon vazhdo punen se qytetaret e tiranes jane me punen tende.
Nje koment per ate qe don ta coje zonjen te tregu. Tregu eshte aty ku eshte konsumatori. Ajo e kishte studiuar tregun dhe e dinte se aty do ti shiteshin prodhimet e saj. Se dyti me 5 kg( per ato qe jetojne ne SHBA 10 pound) si shkohet te tregu. Po shperndaresit e picave, aty te ai treg doni ju te shiten.
Ne dac ta ndertoje tregun e plakes Erioni,ne dac mos e ndertoje,plaka prap tek shkallet e pallatit do shesi.Derri do shkoje te zhgrryhet ne lluce,or taaj!
Or Demo or taj Demon! Ajo zonje e nderuar dhe nene mund te jete mema jote ose e imja qe e qit lekun me djersen e ballit.Termi der e lluce nuk tregon dinjitet e kulture or taj.Respekt per moshen e dinjitetin e sa!Mbi te gjitha eshte nene qe per buken e femijve te saj nuk zhytet ne lluce por rri ne kembe per djersen e saj.Por pseudonimin e ke zgjedhur vete dhe te takon or taj Demo-n
Ymeri (shkurt Mero) kur flet per neverine e pergjithshme qe ka shkaktuar ne opinion ky zhapiku i ndyre me emrin Lali Eri, thote se “ai po i perballon mire protestat” – duke tradhtuar keshtu hallin e tij qe eshte mbijetesa e kesaj vemjeje ne pushtet, pavaresisht “tallazeve” te popullit.
Kur shkruan per dhunen brutale te policise se Lalit kunder qytetareve, Ymeri thote: “qyteti duhet pastruar nga tregtaret e vegjel”, a thua po flet per nje pisllek, njelloj sic flisnin nazistet kur kryenin spastrimet e cifuteve. Per njerez si Ymeri dhe Lali Eri, te vaferit jane pislleku qe duhet “pastruar” nga siperfaqja, ne menyre qe atyre t’u duket bukur iluzioni sikur kane sjelle lumturine ne Shqiperi. Si mund te genjesh kollaj se ke pasur sukses ne qeverisje, ne qofte se kjo pergenjeshtrohet nga pamja e perditshme e morise se fukarenjve qe lypin, shesin rrugeve nje dore sallate, nje rrobe te vjeter a vete shpirtin e tyre per te mbajtur femijet me buke? Eshte e pamundur pra, nuk genjehet keshtu. Kjo teprice e shemtuar demaskuese duhet fshehur. Njelloj sic fshehim ne shtepi rrugicen apo rroben e vjeter kur na vijne vizitore. Sigurisht, kjo nuk e ndryshon faktin qe ne jemi nje shtepi me rrobe te vjetra. Por te pakten mysafiret (dhe ne vete) genjehemi nga dy ore sa zgjat vizita per nje mireqenie fallco. Por fshih ketu, e zvarritu aty – vjen dita qe ia ben bam dhe pastaj nuk do kete vrime miu dhe artikull manipulativ qe t’jua shpetoje juve bythen o Ymer (dhe ty o Lali Er).
U dhjeve ne breke Ymer? ? Me rafte pika. Nuk do shpetosh dot o kurve.
Po mire o njeres. Kaq shume te politizuar dhe te budallallepsur ju kan bere partit politike sa nuk e keni problem te shkelni mbi veten tuaj. Po si mund tu vije keq per dike qe shet ne rruge dhe ju blini dhe hani pluhurin dhe pisllekun e rruges? Po si mund te duroni pisllekun ne rrugen ku kaloni dhe te shkelni mbi te? Po nuk u duket qyteti juaj si kandahari, afrika, india apo ku di une dhe jo nje qytet ku ne duam te jetojme si ne evrop apo ne vendet e emancipuara? Aitori i shkrimit jo vetem ka te drejte por kjo e drejte i mohohet nga disa kafshe qe duan te jetojne si ne stalle te bagetive.
Vetem nje verejtje Mero!
Nuk me duket foert dinjitoze per nje gazetar te kalibrit tend sic je ti, qe nje nene fisnike te quhet “plake” e cila me pune te ndershme, pamvaresisht kundravajtjes, kerkon te perballoj veshtiresite e jetes me dinjitetin e nje njeriu qe nuk dorezohet perball veshtiresive te jetes. Edhe tjetra kjo zonje nuk duket te jete fort e mioshuar pamvaresisht se mund te jete edhe gjyshe! Mero, njeriun nuk e plakin vitet, por mendja.
Ne ka plak ne kete vend qe e meriton kete nofke, i vetmi eshte qoftelargu, pasi ai te rroje vete se mendja e ka lene.
I perjeteshem qofte kujtimi i tij!