Është një tepërim i paarsyeshëm të përpiqesh të fiksosh qëndrimet e PD javëve të fundit, por nëse merr lapsin dhe i shënon një për një, në një fletë të bardhë, e vetmja gjë që kupton, është që ajo në gjithë kërkesat e saj, sillet sikur nuk do vijë kurrë në pushtet. Më tipike është kjo sjellje kur i referohen reformave që kanë të bëjnë me drejtësinë, ligjin e dekriminalizimit, ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe miratimit të reformës në drejtësi. Janë aq kaotike qëndrimet e tyre rreth këtyre tre çështjeve, sa e vetmja gjë e qartë është ndryshimi i përditshëm i qëndrimit dhe shtimi i kërkesave të tilla, që të krijojnë idenë që ata duan ta zhvlerësojnë shumicën duke e mohuar atë me kufizime ligjore.
Kështu, ligji i dekriminalizimit u miratua sipas gjithë kërkesave të tyre, edhe pse është një ligj antikushtetues dhe dhunues për disa liri politike në Shqipëri. Sidoqoftë, duke mos pasur komplekse, shumica e miratoi, për të mos u dhënë argument. Fiks kur shumica e miratoi, ata kërkojnë ndryshim urgjent të tij, duke shtuar dhe një budallallëk tjetër, të cilin, nëse e fut në ligj, më shumë prek Mhill Fufin, që është gjendur sipas policisë në një skenë krimi për vrasje komisioneri më 23 Qershor, se sa Prengën që ka qenë deputet i PS.
Por, dhe nëse këtë kërkesë ua realizojnë, ata me siguri do nxjerrin një tjetër, derisa ligji të bëhet i pazbatueshëm.
E njëjta gjë ndodhi dhe me Byronë Federale të Hetimit. PS e kishte atë pjesë të programit elektoral dhe e hartoi një vit më parë. PD e kundërshtoi në Kushtetuese dhe e rrëzoi. Pastaj ra dakord me palën amerikane për ta mbështetur dhe tre javë më parë e kërkoi me urgjencë të hyjë në rend të ditës. Kur shumcia e miratoi në qeveri dhe e çoi në Kuvend, u ngritën në këmbë dhe thanë nuk e duam.
E vërteta në fakt është që ata e donin antikushtetuese, me qëllim që edhe të dukej sikur e donin, edhe të mos zbatohej. Vetëm kur panë që shumica kërkoi të presin reformën në drejtësi, që të përshtasnin ndryshimet kushtetuese, u hodhën përpjetë.
Tani këtë skenë po e përsërisin me reformën në drejtësi. Pasi ranë dakord që do presin Komisionin e Venecias, sapo doli raporti i Venecias, që mbështet projektin, shpikën dhjetë pika që bëjnë nul raportin e Venecias dhe nxjerrin kushte të reja, argumentuar me faktin që kjo shumicë nuk duhet të ketë asgjë në dorë. Të gjitha propozimet e tyre vërtiten tek kushtëzimi i çdo vendimarrje politike me dy të tretat, si një mënyrë që pushteti i ardhur me votë të zhvlerësohet me kushtëzimet e tyre.
Edhe tek debati i hapur për të ardhmen e reformës në drejtësi, ata kanë si argument se sistemi kapet nga shumica dhe ai do përdoret politikisht kundër tyre.
Këtë e thotë Berisha, e thotë Paloka, e thotë Basha, e thonë dhe komentatorë pro tyre. Janë të njëjtët që pastaj kërcënojnë me dorëzim mandatesh dhe “përmbysje” me dhunë të regjimit.
Natryisht që askush nuk impresionohet nga budallallëqe të tilla, por e vetmja gjë që kuptohet qartë, është se në PD ekziston mendimi që ata nuk do të mund të vijnë kurrë në pushtet me vota dhe e vetmja gjë që mund të bëjnë, është të bëjnë ligje që të mos ketë asgjë në dorë shumica në pushtet dhe të kërcënojnë me përmbysje.
E vërteta është se shumica e kap sistemin e drejtësisë, më kollaj me gjyqtarët e korruptuar të Berishës, që janë gati të bëhen ushtarë të shumicës së sotme politike, se sa me reformën në drejtësi. Por, problemi i PD është se nuk shpreson kurrë se do vijë në pushtet dhe kërkon që në këtë vend shumica të mos vendosë më për asgjë, por t’i lihet në dorë pakicës. Kjo është dhe fushata më e keqe elektorale që mund të bëjnë për vete të tyre dhe nga ana tjetër, i vetmi qëndrim i sinqertë që ata kanë me veten dhe elektoratin e tyre: Të sjellurit si opozitarë të përjetshëm dhe të pashpresë për pushtet.
Tamam keshtu eshte Mero!
Vertet sikur nuk duan te vine kurre ne pushtet edhe per nje arsye tjeter qe do e them me poshte.
Bertasin gjithe diten qe po nuk u be kjo do dalim nga parlamenti,po nuk u be ajo,do te rrime jashte parlamentit,po nuk u be dhe ajo,do te presim derisa te kete nje gje tjeter per te kundershtuar prape dhe keshtu pa fund pretendimi i tyre.
Nuk po perseris ato qe thate ju por do te thoja qe,po sikur neser keta te PD te jene ne pushtet dhe opozita te sillet tamam si keta sot,cfare do te ndodhi?
Ta them une. Me protesten e pare do vrasin nja 30 apo 300 apo … sa te doje mavrija,dhe do i bejne shurren mu ne koke ketij vendi!
Per mua,demokracia eshte vote dhe vote do te thote te vish ne qeverri.
Sot vota ka sjelle ne qeveri keta qe jane dhe keta duhet ta cojne deri ne fund misionin e tyre!
Kjo qe thoni ju mund te ndodhe me nje opozite normale. Kurse me nje opozite naziste si kjo e Lulushit dhe Salushit, mund te ndodhin percudnite e dynjase, ku mendja e njeriut normal s’mund te shkoje.
Komisioni i Venecias ka rene dakord shume me shume me pozicion e opozites se sa mazhorances. Qe ketu i gjithe artikulli qe ka shkruar Mero eshte nje maskarallik!
Ne demokraci respektohet dhe vendose shumica qe pd shumice ska qene asnjehere, dhe kete keta te pd e dine shum mire. Po me e keqa fare per pd do ndodhin ne zgjedhjet e ardhshme kuredo qe te mbahen. Pd dele forece e trete mbase lsi dhe pastaje do ngelin shqipwria pa opozite. Pd vazhdone me zakonin e viteve 90 kure tani jemi ne 2016, jane te pabesushem dhe u kan ikur dhe mbeshtetesit e flakte .
Kush tha qe e kane gabim “think-tank” e P.D-se. Duhet te mendojne seriozisht per me te keqen.
Pasi ky popull mund te kete shume mekate por pasi ka bere nja 25 vjet rruge me dru ne kurriz, besoj se nuk jane kurre mbi 51 % gomere qe te harrojne kaq shpejt.
ATO KURRE MOS ARDHESHIN NE PUSHTET ,JANE VETEM SABOTUES ,ANTISHQIPETARE ,BERISHA NUK E DON KETE VEND TE ZHVILLOHET , TE LULEZOJE , E SHKATARROJ SHQIPERINE ME TE GJITHA FORMAT DHE MUNDESITE E TIJ . TANI NUK I KA MBETUR ASGJE ,PERVEC SE TE SHKATAROJ REFORMEN E CILA ESHTE SHUME E RENDESISHME DHE PER INVESTITORET E HUAJ ,
Njelloi si me ekspertizen e FBI-s,kemi “specialistet” tane !
Ceshte kjo parti politike me kea karagjoza, ate qe miratojne sote, ekundershtojne te nesermen. Qellimi i Saliut, Lulit, etj, eshte i qarte, te mose miratohet rreforma ne drejtesi dhe as BKH, sepse kane frike, se dote ndeshkohen per krimet dhe abuzimet me pushtetin. Me keto veprime destruktive, jo vetem qe ska per ti hyre nje gjemp, qeverise aktuale, pore , ta harojne marjen e pushtetit, as me dhune se do hane koken e tyre, pore, as me vote ne 2017. Veprimet e tyre zoti Mero, vecse na indinjojne dhe na njgjallin neveri, sepse harxhet e kesaj tollovie i paguan populli, se keta jane bere multimiljonere.
Po,po zoti Mero! Eshte tamam ashtu siç thua ti.Keta myteberet e pd-ke qenkan koqe kandari.Ata nuk e din se populli i kupton te gjitha dredhit e tyre.Por per vehten e tyre e kane,se ne 2017-ten do ndeshkohen rende,dhe do japin ulerimen, duke gerthitur, se, votat na i vodhi ps-te.Kete, ata do e bejne nga frika, per te shpetuar nga ndonje uragan brenda partise,dhe elektoratit te tyre.Ata nuk e kuptojne, se, me keto qe po bejne,largojne elektoratin nga vehtja e tyre,dhe keshtu qe, ata nuk vijne kurre ne pushtet.Eshte fati i te majteve.
…B&B….dhe gjithe lukunia PD…dine me mire se ne qe ata jo vetem nuk vijne ne pushtet..por do te zhduket…PD aktuale perfaqeson vetem klanin familjar te berishes…te tjeret qe kane bere sikur interesat e tyre mbuloheshin nga ata..do te shohin ndryshe…
pse se botoni mor legena
Nje gje nuk kuptoj ( dhe besoj jo vetem une ) : Kur Qeveria e sotme e Edi Rames po shkelqen ne te gjitha fushat, dhe faji per ndonje deshtim te “vogel” eshte i opozites, ATEHERE perse duhen keto sherbimet e tua bythelepirese shoku Mero ?
A thua jane te gjithe qorra dhe duhet ti ndricosh ti me keto palo edidotoriale ?
Perderisa ke aq mend sa te shkruash duhet te kesh edhe aq mend t’a kuptosh se e ke bere fare balte.