“Nënë Zylja” si viktimë, si tregtare dhe si mashtruese

12 Mars 2016, 20:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

“Nënë Zylja” ja arriti që brenda 24 orëve të marrë gjobë nga Bashkia, pse shiste në rrugë, arriti t’ia paguajë gjobën kryetari i Bashkisë, arriti të marrë mbështetjen politike të opozitës, arriti të sigurojë një vend falas në tregun e hapur nga Bashkia dhe të mos i thotë askush “mashtruese”, edhe pse në vend të emrit të saj, ka dhënë emrin e komshies në fshat.

Erion Veliaj ja arriti që ta përdorë “popullaritetin” e çështjes së nënë Zyles, për të prezantuar tregun e fruta perimeve dhe vendin ku duhet të shkojnë tregtarët ambulantë. Duke pasur parim që çdo gjë që bëhet popullore duhet përdorur, e mori dhe nënë Zylen si “guidë” për t’u mësuar tregtarve se ku duhet të shesin.

Opozita e përdori nënë Zylen për të nxjerrë atë Salianjin në televizor. Nuk është pak dhe për atë, pasi kishte gati një muaj që nuk ishte ankuar për asgjë.

Por vetëm nënë Zylja i përdori të gjithë. Ajo është sot shitësja ambulante më e famshme në Shqipëri.

Por a duhet të jetë nënë Zylja, simboli ynë?

Nënë Zylja, si viktimë e një gjobe të tepëruar nga Bashkia e Tiranës, natyrisht ju dhimbs të gjithëve. Ju dhimbs dhe i revoltoi shumicën e njerëzve, që e kuptojnë se në këtë vend bëhen gjëra më të rënda dhe kalojnë pa ndëshkim. Por nënë Zylja nuk kishte dalë në rrugë të bëhej heroinë, por për hallin e ditës së saj. Hallin e radhës e kaloi duke u dhënë policëve bashkiakë me qetësi, emrin e komshies së saj në fshat, dhe vazhdoi të ruajë pamjen e saj të pafajshme para policëve, që na preku të gjithëve.

Hallin e sotëm si tregtare, e zgjidhi po ashtu me pragmatizëm. E priti atë Salianjin për kafe, por shkoi me Erionin tek tregu i hapur 50 metra më poshtë, për të shitur si gjithë të tjerët në banak. Erionit i duhej gjithë kjo vemendje për të treguar që ka bërë tregje, kurse nënë Zyles, i duhej thjesht një vend aty dhe e kapi.

Kur ne në gazetë botuam të parët paradite faktin që ajo nuk është Xhevrie Mici e gjobës që u ka thënë policëve, dhe më pas verifikuam që Xhevrija është komshija e saj në Mazrek, askush nuk bëri me faj nënë Zylen, por disa kaluan dhe në ekstrem, duke thënë se i kishte gënjyer Erioni, që e kishte vënë emrin Xhevrije në gjobë dhe jo nënë Zylja.

Pra, dhe në këtë rast, nënë Zylja doli e fituar, edhe pse ka mashtruar me ligësi, jo duke sajuar emër, por duke dhënë një emër komshije. Po të gjithë thanë, fundja mirë ja ka bërë.

Tani unë nuk kam gjë me nënë Zylen, se ka mijëra njerëz të tillë në hall në gjithë Shqipërinë dhe do përpiqen t’ia dalin gjithsesi.

Por, dua t’u them që nënë Zylja nuk është simbol proteste dhe as frymëzim proteste. Nënë Zylja është simbol antiproteste.

Ju që doni të protestoni ndaj Bashkisë, Qeverisë apo pushtetit në tërësi, lereni rehat nënë Zylen, se ajo do thjesht të shesë ato qepët dhe është gati të bëjë ç’të mundet për këtë gjë.

Mos u kapni tek parimet, se nënë Zylja nuk ka parime! Mos u kapni tek varfëria, se nënë Zylja nuk është duke vdekur për bukë. Mos u kapni tek taksat dhe gjobat, se nënë Zylja është e qartë po aq sa ju për këtë çështje, por thjesht do të fitojë ç’të mundet.

Nëse doni të jeni kontestues, harrojeni nënë Zylen dhe bëhuni kontestues parimorë, të fortë, të padorëzueshëm, të pablershëm, dhe të pastër në betejën tuaj.

24 orët e jetës së nënë Zyles, janë vizatimi më i përkryer i kënetës shqiptare. Ajo nuk na ndihmon as të zemërohemi, as të zgjohemi, as të qëndrojmë, por thjesht si të përshtatemi, si të përulemi, si të kapim ndonjë gjë prej politikës dhe si të dalim pa lagur dhe kur mashtrojmë. Lereni në hall të saj se është plakë dhe ka bërë zgjedhjen e saj për të mbijetuar, por mos e plakni shpresën për një opozitë apo kontestim dinjitoz, bashkë me nënë Zylen!

19 komente në ““Nënë Zylja” si viktimë, si tregtare dhe si mashtruese”

  1. bonbon says:

    Ha ha. Na i futi plaka Zyle te gjitheve.

    1. zef says:

      Ne na e kan futur qysh se kemi lindur, te futur e kemi pasur, por
      mos u cudisni se Veliaj na e fut ne duke na mashtruar me diplloma fallco,
      ne ja fusim njeri tjetrit duke shitur nje shtepi 10 personave, duke spiunuar
      per te ruajtur vendin e punes, ja fusim shokut duke i qi kruan,, ja fusim babes
      se na duhen leke per te luajtur bixhoz, ja fusim vajzes se xhaxhait duke e
      qitur ne prostitucion. E FUTMJA BEN PJESE E MORALIT SHQIPTAR. Pa te
      futme nuk ka as KENAQESI apo jo.

      Mos u cudisni kur anormaliteti behet normal,, shembullin me te mire e
      keni ne politiken shqiptare duke e filluar nga XHUVELIZMI,, KACIZMI, METAIZMI
      IZIMI E IZMI NE PAFUNDESI, BJERI TI BIM PA RA TE MOS I RRIM.

      Per informacione te metejshme pyesni Meron se ka me shume experience
      edhe me Jarin k…i, Berisha Bisha, e Rame Dylberin.

      1. kirurg says:

        S’e kupton dot asnjeri kete punen e “diplomave falso” te Veliajt. Di te na e sqaroje njeri apo eshte nga ato qe u thone “genje genje se dicka do mbetet” (i thone edhe “pirdh pirdh se lirohesh”, po kjo pasi ky Zefi te ktheje pergjigje)

        1. zef says:

          Per Kirurgun.
          E ka pohuar vete Veliaj me gijen e tije.
          Ja se çfarë thotë Veliaj në intervistën e tij te “Gazeta Shqiptare”, në 25 mars 2008:
          “Unë kam mbaruar universitetin në Grand Valley State University në Michigan, SHBA dhe
          Master në University of Sussex, Angli… Gjatë gjimnazit kisha kursyer pak para vetëm për të
          paguar një semestër në universitet bashkë me një gjysmë burse për anglishten e mirë, që
          plotësonte vetëm kostot e mësimit. Shpenzimet e tjera më duhet t’i plotësoja me një punë
          gjatë pasditeve e mbrëmjeve me mirëmbajtjen e kampusit. Kam bërë çdo gjë, nga pastrimi i
          rrugëve nga bora, mbjellje pemësh e furnizimet në pika të ndryshme me kamionçinë. Sot vë
          buzën në gaz, atëherë kuptova se dhe po të isha person i pafat, minimalisht do mbijetoja me
          punë krahu që gjithashtu më jepte shumë kënaqësi. Pas një viti më mbaruan paratë dhe sado
          që të punoja nuk e plotësoja dot shumën. Ndaj vendosa që të punoja një vit, për t’ia rifilluar
          sërish më vonë me universitetin. Kisha planifikuar të shkoja në Chad të Afrikës Qendrore me
          një projekt të shkollës për të punuar me të rinjtë dhe po përgatitesha për t’u nisur atë pranverë.
          ” (“Gazeta Shqiptare”, 25 mars 2008, f. 20)

          Gënjeshtra më e vogël këtu është ajo që Veliaj kishte menduar t’ i bënte studimet universitare me
          shpenzimet e veta financiare. Në të vërtetë Veliaj mori një bursë nga Sorosi. Çka i mbaroi Erionit,
          që në fillim të vitit të parë jo në përfundim, nuk ishin paratë, por fati. Erioni pësoi një dëmtim shumë
          të rëndë në njërën këmbë gjatë një ndeshje futbolli amerikan në shkollë. Në rast se Erionit do t’ i ishin
          mbaruar paratë ai do të kthehej në Shqipëri si një invalid dhe do të ecte rrugëve me shkop. Por Erioni
          edhe këtu gjeti një donacion që i hapi derën e një klinike private të shtrenjtë, ku ai bëri një operacion që
          kushtoi 120 mijë dollarë, në sajë të të cilit këmba iu rregullua. Gënjeshtra e dytë e Veliajt këtu është se ai u largua
          nga Universiteti amerikan pas përfundimit të vitit të parë të studimeve. Por të vërtetën e ka thënë vetë
          Veliaj në një intervistë tjetër, këtë herë jashtë Shqipërisë. Pikërisht në pranverën e vitit 2008, kur Erion Veliaj
          thoshte këto fjalë për “Gazeta Shqiptare”, ai kishte dhënë një tjetër intervistë për filmin dokumentar
          “The Albanian Renaissance”, që ishte pjesë e serialit “Return to Europe”, i realizuar me financimin e
          Bashkimit Europian.
          “Erioni u largua nga Shqipëria në 1998. Ai shkoi në SHBA ku studioi në Grand Valley State University
          (GVSU). Pas një semestri ai u kthye në Shqipëri që të ndihmonte në krizën e refugjatëve kosovarë,
          duke punuar në një kamp refugjatësh në Peshkopi.”
          Veliaj, ndryshe nga çfarë ka thënë në intervistën e cituar më lart, në “Gazeta Shqiptare”, këtu thotë
          se ka kryer vetëm një semestër të studimeve universitare në SHBA, gjë që as kjo nuk është e vërtetë,
          se edhe pjesën më të madhe të këtij semestri, ai e kaloi në spital. Por edhe në intervistën e vet për
          “Gazeta Shqiptare”, në 25 mars 2008, Veliaj e pranon tërthorazi se nuk e ka përfunduar as vitin e parë
          të studimeve universitare, çka kuptohet kur ai përshkruan aventurën e pjesëmarrjes së tij në atë që e
          quan thjesht “kriza kosovare”: “Qe viti 1999, kur kriza kosovare kish arritur kulmin dhe nëna, e cila po
          ndihmonte çdo ditë me refugjatët në Tiranë, po më luste të kthehesha të ndihmoja në Shqipëri më mirë.
          Një organizatë në Michigan (International Aid Inc.) po rekrutonte staf për të menaxhuar kampet e saj të
          refugjateve. Fillimisht nuk më pranuan, isha vetëm 18 vjeç e pa përvojë, ndërkohë që kërkonin dikë
          minimalisht 35, me Master e të paktën një dekadë punë në terren. Por duhet të kenë qenë shumë të
          dëshpëruar për të nisur dikë, sepse pas 24 orësh më takuan, kësaj herë me një biletë njëdrejtimëshe
          për Tirane. Në fund të 24 orëve të tjera e gjeta veten në Peshkopi për të bërë punën më të vështirë që
          kisha bërë gjer atëherë, menaxhimi i këtij super-operacioni qe shumë më i komplikuar se çdo gjë tjetër
          që kisha bërë më parë. Na duhej të përballeshim me njerëz të sëmurë, të humbur, të plagosur apo dhe
          disa që mbyllën jetën aty ato ditë. E gjithë ajo kohë më duket një ëndërr shumë e largët. Sot që jam i kthjellët
          e kuptoj që i hyra një aventure, por që fatmirësisht qe e suksesshme”. (“Gazeta Shqiptare”, 25 mars 2008, f. 20)

          Meqënëse vetë Veliaj thotë se erdhi me ngut në Shqipëri, në kulmin e krizës humanitare të shkaktuar nga dëbimi
          i shqiptarëve të Kosovës prej serbëve, dhe kulmi i krizës erdhi në mars 1999, atëherë del se Erioni ka ardhur në
          Shqipëri e shumta në prill 1999. Pra, ai nuk e ka përfunduar as vitin e parë të studimeve universitare. Merret vesh,
          Veliaj nuk ndërpreu shkollën për të punuar për një OJF që menaxhonte krizën, se ai e kishte ndërprerë tashmë
          shkollën për shkak të aksidentit që pati dhe tashmë, që nga muaji shkurt.

  2. duno says:

    Nene Zylja eshte si fluturat e majit qe per 24 ore e fillon dhe e mbaron ciklin e vet per te na ilustruar ate qe ti Mero e quan keneta shqiptare . Paragrafin e fundit te shkrimit tend une e kuptoj si nje mea culpa qe ti Mero ben per gjithe aktivitetin tend gazetaresk . Gjate tere jetes tende edhe ti Mero je pershtatur , je perulur per te kapur ndonje gje nga politika . Eke nisur duke i sherbyer Berishes e duke i nxjere uje te zi Rames ,e sot po i shjerben Rames duke i nxjerre uje te zi Berishes .sigurisht ne te dy rastet duke mashtruar nga pak . N Q S nene Zyles i mjaftuan 24 ore per te mbyllur ciklin e saj ti Mero te nevojiten dekada deri sa te te dali boja , por teni je me fat se je duke i sherbyer nje bojaxhiu qe mund te te futi here pes here ndonje te lyer

    1. kameleoni says:

      dhe ti duno e ke kupto kete gje drejt fare …po e dhe ti po flet si bythlepires plako prandaj mos na shit qept e none zyles ne te tjereve duke fol per Bazen . hajt tani grice sumatricen ne ndonje gazete tjeter e boll se na grice klarineten me mendime dhe frymezime profesoresh vari kiren .

  3. Athinasi says:

    Një shkrim prej b….-lëpirësi..!Si ka mundësi të injorosh kaq poshtërsisht një grua të varfër dhe të harrosh kryeministrin,kryetarin e kuvendit,ish-guvernatorin e bankës Fullhani,gjykatës e prokurorë…A thua se parimet,normat dhe ligjet kushtetuese i shkelin më shumë pleqtë dhe fukarenjtë në këtë vend se sa ata që i vendosin ato..Një shkrim i turpshëm…më tepër i publikuar nga mania të them diçka..kundër rrymës dhe së vërtetës,(ose më keq akoma..të mbroj qeverinë…)..se sa të mbrojë parimet dhe ligjet kushtetuese..E keqja e madhe që sfidon krejt zhvillimin e vendit është/janë politikanët dhe pushtetarët..e më pak…shumë..shumë më pak pastaj qytetarët..në një plan krahasimi…Unë nuk mendoj se duhet futur plaka në burg..se gënjeu nga frika…para Metës që gënjeu për të vjedhur djersën e shqiptarëve..dhe për tujustifikuar që u bë shkak se u vranë katër qytetarë…!Turp për analiza të tilla…!

  4. Jorgo says:

    ka nje kenete ketu, Merua ka te drejte, por nuk eshte plaka,. Ajo eshte shume e vogel per tu marre si simbol. Kenata eshte supermashtruesi Velia, qe jo vetem nuk do te mbaje premtimet e tij te fushates, por do i permbyse ato me djallezin e tij mjeshterore, sigurisht i ndihmuar edhe nga mediat qe marrin “bakshishin” e Erionit nga taksat tona.

  5. pse says:

    Mos u kapni tek nene Zylja,ajo nuk ka parime…..ajo ka vetem perime..ne doni t’a ndihmoni shkoni e blijani….Mero,te falenderoj!

    1. misha says:

      Opozita jone eshte per ti qar hallin, a thua ti qe sishin kta qe nuk lan gje pa bere kur ishin ne pushtet.Une them qe keta duhen denuar me heshtje.

    2. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:

      ?

  6. saluku says:

    Si zylja si ky duni i mesiperm ,jane te gjithe shqipetaret,kush tja fus njeri tjetrit,kush mund te mashtroj sa me shume.prandaj edhe jemi katandis ne kete menyre.
    Historikisht mos ta fillojme me heret ,por ne kohen e soc te gjithe benin be per partine dhe enverin,duartrokisnin sa i benin duart gjak duke filluar nga i ashtuquajturi demokrat salikomunisti,te gjithe kerkonin ndonje partizan ne fisin e tyre(qe te perfitonin)……pas 90 tes te gjithe shanin soc dhe enverin dhe i harruan partizanet,por krkonin se kush kishte ndonje ballist apo te denuar ne fis(prap per te perfituar)te gjithe dolen se kishin dashur ta permbysnin soc qe ne kohen qe ishin kalamanj.
    Prototipi i tyre ishte nje djal coban dhish qe erdhi nga vicidoli me brekushe dhe valixhe druri,ai qe u be komunisti me iflakte,servili me i ndyre i pushtetareve dhe i byroisteve,ky lloj mashtrusi u be antikomunisti me i flakte dhe frymezoi me mijra sigurimsa dhe sek.partish qe te bertisnin aq shume sa ne qe nuk ishim asnjehere komunista dhe servila nuk na lane te bertasim ose te ndegjoheshim.Pra ata mashtrusat e djeshem jane kudo gjithandej,dhe nene Zylja nuk ka faj se eshte pjese e ketij populli mashtrus dhe servil ,sahanlepire………..

  7. namik struga says:

    Po ringrihen perseri Komsomolasit ne Shqiperi. Erion Veliaj eshte perfaqesuesi me dukshem i tyre.

  8. kurvari i fundit says:

    nuk thon kot; “kurv plak”! esht shprehje e urt popullore…

  9. brahho says:

    Zyle ja hudhe dhe kesaj radhe. Prit sa te behet reforma ne drejtesi se ke per ta pare. Do te sekuestrojne 2/3 e qepeve dhe 3/5 e sallates. Shteti po funksionon,nuk ka me plaka qe trafikojne me qep e sallate.

  10. nji kafe me pak te lutem says:

    KUR vjen puna sa te mashtroj dhe nje fshatare plak imagjinoni si esht katandisur ky popull, ne at vend nuk gjen me kurr dhe per reklam nje njeri te ndershem, esht nje popull total mashtrus pa dinjitet e moral nje shtet komplet piramid i mbytur nga fillimi ne fund nga mashtrus te te gjitha shtresave,vazhdoni jeni ne rrugen e duhur mas teoris kush vjedh vret mashtron ben kondraband esht i rrespektum dhe i zoti jeni vetvetja.

  11. TNT says:

    Perfundimisht je GJIGAND Mero. Paragrafet e fundit te çdo shkrimi tuaj duhet te zevendesojne matematiken, fiziken apo ku ta di une cfare mesohet ne shkollat shqiptare

  12. shefi i spiunave says:

    na myten spiunat!

  13. Bambi says:

    Fatkeqsisht, “nene” Zylja na tregon fytyren e vertete si popull.
    Genjeshtare, me identitet fals, pa integritet, qe per te fituar dicka ne menyre te pandershme jemi gati te bejme cdo gje.
    Imagjimoni c’femije ka rritur e edukuar “nene” Zylja.
    Me ka thene dikur nje shok i mire: “shqiptarin, lere pak te vjedhe dhe te mban ne maje te kokes gjithe jeten”
    Kjo eshte zanafilla e jetegjatesise se politikane te superkorruptuar shqiptare. Ne, fatkeqsisht qeverisjen e vleresojme me emra dhe jo me ide, me projekte… “Kush do me lere mua te vjedh, ai duhet te jete ne qeverisje”.
    Fatkeqsi kombetare. Veshtire se mund te bejme perpara…
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje