Vizion obskurantist, për një “republikë dixhitale”

16 Mars 2016, 19:52Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Qeveria shqiptare ka përgatitur një projektligj i cili synon të formalizojë botën e faqeve online dhe të vendosë rregulla në emër të mbrojtes së qytetarëve, që preken nga teknologjia e lirisë së informacionit. Për t’i rënë më shkurt, Ministria e Inovacionit ka marrë ligjin Nr. 10128, datë 11.5.2009 “Për tregtinë elektronike”, dhe e ka modifikuar atë, duke e përshtatur dhe për ato që ajo i quan “portale”.

Përpjekja e qeverisë ka disa probleme të natyrës ligjore, teknike dhe politike.

Le të ndalemi së pari tek problematika ligjore. Ligji ku janë bazuar për të bërë ndryshime është një ligj për shërbimet e ofruara me pagesë, të cilat kanë qenë pothuajse inekzistente në realitetin shqiptar. Përpjekja për ta arnuar këtë ligj duke futur aty dhe problematikat e faqeve online, është një amatorizëm juridik që bashkon nonsense juridike dhe teknike.

Projektligji mbart disa probleme serioze për mënyrën se si do të përfshijë komentuesit online në përgjegjësinë e administratorëve të faqeve online. Ekziston aty një frazë që duket si e drunjtë: “shërbimet që konsistojnë në transmetimin ose ruajtjen e informacionit të siguruar nga marresi i shërbimit përmes një rrjeti komunikimi”. E thënë më thjeshtë, komentuesit këtu përfshihen si informacion i siguruar nga “marrësi i shërbimit, që ofron informacion, komunikim tregtar, mjete të kërkimit të informacionit”.

Edhe pse e futur pak tinëz, kjo është në kundërshtim me praktikat botërore të shërbimeve të informacionit online dhe shumë larg kuadrit ligjor të Bashkimit Evropian, me të cilin justifikohet përafrimi i legjislacionit.

Projekligji ka shpikur fjalën portal dhe nënkupton me të çdo faqe online. Ky është një zhvillim që kërkon përcaktim me ligj më vete. Fjala vjen, portalet e gazetave, apo gazetat online, janë media si gjithë mediat e tjera dhe duhet të trajtohen me ligjet që trajtohen mediat në Shqipëri, pasi ata kanë prioritet lirinë e shtypit, interesin publik dhe jo thashethemet dhe frustrimet e delirantëve që zbrazen nëpër blogje.

Ky ligj e quan njësoj si një faqe online që është media e mirëfilltë, dhe një faqe online që shet lavatriçe, apo bën shërbime biznesi.

Duke qenë media, ato duhet t’i nënshtrohen një procedure ligjore për kufizimet që do të pësojnë dhe nuk mund të vihen nën urdhra entesh administrative, siç janë Komisioneri për Mbrojtjen e të Drejtave Personale, apo ALCIRT ose AKEP. Në Shqipëri liria e shtypit mbrohet me Kushtetutë dhe jo me ligj të veçantë, dhe nuk mund të kufizohet nga ente administrative, apo ligje të thjeshta.

Shqetësimi nga komentuesit e frustruar dhe agresivë është i drejtë, por ai duhet të kalojë përmes një procedure ankimimi dhe verfikimi, praktika të konsoliduara nga Facebook dhe komentuesit e tij, Google dhe komentusit e tij, Youtube dhe komentusit e tij. Ne nuk mund të lejojmë ata dhe të kufizojmë lexuesit e gazetës “TemA”, pasi kjo do të ishte qesharake dhe e parealizueshme.

Pashë aty një rast se kur unë duhet të gjobitem 200 mijë lekë. Në nenin 22, pika 1.c, thote se “shkelja e detyrimit per sigurimin e aksesit te kontrates (neni 13 pika 1)” sjell gjobe me 200.000 lekë te reja per “portalin”.

Por cfare thote neni 13, pika 1?

Lexoni me kujdes:

“Ofruesi i sherbimit (d.m.th portali) jep informacion te plote perpara se te behet kerkesa nga marresi i sherbimit (lexuesi/komentuesi) per:

hapat e ndryshem proceduriale qe do te ndiqen ne lidhjen e kontrates

kushtet kontraktore te paleve

menyrat teknike per korrigjimin dhe identifikimin e gabimeve, perpara paraqitjes se kerkeses/porosise.

gjuhet e ofruara per lidhjen e kontrates”

Por kjo nuk ka asnjë lidhje me portalet. Është thjesht një bashkim mekanik i dy ligjeve që flasin për dy botë të ndryshme.

Projektligji ka dhe disa nonsense teknike.

Projektligji nuk sqaron çfarë lidhje ka portali me domain-in. Domainet me “.al”, varen nga shteti shqiptar (AKEP), por nje portal mund te kete ekzistence online dhe me domain tjeter (.com, .net etj), siç është gazeta TemA.

Si behet ne kete rast?

Projektligji nuk sqaron asnje çështje në lidhje me gjykatat. Fjala vjen, si çertifkohet një provë ligjore që të përdoret kundër portalit, si merret prova, kush e ka të drejtën ta konsiderojë “baltosje” apo fyerje diçka që ka të bëjë me interesin publik, e dhjetra pyetje të tjera të ngjashme, deri tek ndonjë aksident banal, siç mund të jetë rasti nëse një faqe hackohet në mënyrë te vazhdueshme dhe mbushet me materiale problematike. Do te vazhdohet me gjoba nga 200.000 lekë çdo here?

Projektligji nuk sqaron aspak dallimin e shoqërive të hostimit të huaja dhe vendase? A do te dënojë ky projektligj Google, Amazon, Hostgator apo OVH, thjesht disa prej shoqerive të huaja që faqet shqiptare përdorin për hostim?

Projekligji ngjan i tëri i nxituar, i pamenduar mire në detaje, nuk reflekton kompleksitetin e botes se re online, reflekton mangësitë profesionale të personave që e kane realizuar, si dhe nuk është aspak i kujdesshem për të mos e dëmtuar tregun online shqiptar. Dhe të mendosh që Shqipëria synon të bëhet “Republikë dixhitale” me një projekligj që të ndalon botën online, është si të ëndërrosh në një dhomë ku ndriçohesh me llampa vajguri, sikur ajo llampa të ishte HD.

Së fundmi po ndalem pak tek qëllimi i pathënë i projektligjit, që është frenimi apo ndalimi i fyerjve te vazhdueshme online, të cilat janë vërtet një bakterie e bezdisëshme e zhvillimit të botës online. Ky është një debat botëror, dhe jo shqiptar. Facebook Twitter, Google, Youtube dhe gjigandë të tjerë të rrjeteve sociale, ja kanë dalë vetëm përmes ankesës që t’i i bën dhe verifikimit të tyre nëse ka fyerje raciste, dhunim të jetës private apo diçka të ngjashme.

Por, mënyra se si i jep zgjedhje projektligji është rrënuese. Përfytyroni afrimin e zgjedhjeve dhe Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, që punësojnë nja 100 vetë të merren me faqet online kundërshtare të tyre, dhe t’i ankimojnë ato për qejf nga 100 herë dita tek KMDP për çdo gjë që nuk u pëlqen atyre.

Çfare do te ndodhë? Ose KMDP do të mbushë me gjoba subjektin në fjale, o subjekti në fjale do të pastrojë faqen e vet nga informacioni i ofruar, ose ALCIRT do të ndalojë hapjen e faqes përmes rolit te ISP-ve shqiptare. Kjo do të të ishte një fund i shtypit të lirë. Është njësoj sikur fizikisht të presësh antenën e VOA apo BBC, siç bëri Berisha më 97 meqë e sulmonin, apo të djegësh furgonat e shpërndarjes së gazetave, meqë ato s’të pëlqejnë. Edhe më skandaloz është fakti që KMDP nuk zotëron sot mjete teknike për të verifikuar përmbajtjet e akuzuara. D.m.th ne do të jemi në dorë të gjykimit të një enti shtetëror dhe jo një gjykate. Kur gazeta TemA u përfshi në betejë të ahspër me Berishën në vitet 2008- 2009, ai bëri pikërisht këtë. Bllokoi shtypshkronjën, ndaloi hyrjen e gazetarëve në redaksi, vuri gjoba marramendëse në gazetë, bëri sulme personale duke djegur makina e duke prishur shtëpi, dhe do t’ia kishte dalë sikur gazeta TemA të mos mbijetonte online, ku ai nuk kishte fuqinë ta ndalte. Këtë liri nuk mund t’ia dhurojmë më asnjë pushteti.

Çfare mund të bëhet?

Së pari, duhet të shkruhet një ligj për mediat online dhe të quhen zgjatim i mediave televizive apo të shkruara dhe të mos përzihet kjo me ligjin për tregtinë online.

Të ketë një dallim të qartë të një portali dhe të një faqe të thjeshtë informimi, si dhe të një media te mirëfilltë, si dhe te motorëve të kërkimit.

Të ketë të dhena teknike që kushtëzojne këto portale/media dhe që mundesojne nesër një kontroll me efikas dhe të shpejtë të problemeve.

Të krijohet një grup pune që ndjek nga afër ndryshime në BE dhe në USA, por dhe në tregun vendas.

Të mundësohen adaptime të shpejta të ndryshimeve te ndodhura në boten online me praktikat ligjore.

Në këtë kuadër duhet parë dhe përsosja e luftës kundër krimit kompjuterik dhe forcimi i kapaciteteve në institucionet shtetërore në këtë drejtim.

Por ajo që është e rëndësishme dhe nga çfarë duhet të niset qeveria, është se ajo duhet ta shikojë botën online si një motor zhvillimi për vendin dhe rritjen ekonomike, dhe jo si një pushtues që i ka ardhur tek dera dhe kërkon të ngrejë kështjella për t’u mbrojtur. Ky projektligj në mos qoftë naiv, është i frikshëm dhe lë pas çdo përpjekje obskurantiste në botë, për të kontrolluar botën online. Llogjika që aplikohet këtu, vetëm kundër medias online, është thjesht bezdia që ajo ka krijuar me lirinë dhe të këqijat e saj, për të mos u kontrolluar, kryesisht nga pushteti. Ligji është i rrëzueshëm nga çdo gjykatë normale evropiane, por pushteti duhet të bëjë kujdes të mos identifikohet me regresin.

9 komente në “Vizion obskurantist, për një “republikë dixhitale””

  1. "Horri i Bulevardit" says:

    Zotit Mero Baze.

    Zoti Baze, nuk pata durimin te lexoj te gjithin, por ato me kryesoret, i lexova dhe arrita te kuptoj dicka.
    Duke ju referuar juve si gazete dhe Ditas, gazeta ku une hyj ne online me deshire, mendoj se lajmet duhet te jene te sakta, te verifikueshme, qe mos te ngjallin irritimin e personave, te prekur.
    Mendoj se heqja dore nga inatet personale, qe ju zoti Baze i keni ne shume raste, te ekzaxhiruara, sjell edhe shmangjen e problemeve, si per ju edhe per personat e perfshire ne nje lajm.
    Editorialet jane dicka personale, ku ju mund te shkruani sipas konceptit tuaj, por lajmet, duhet te jene te sakta.
    Edhe pjesa e komentuesve, eshte nje problem, qe ju duhet ta zgjidhni, se kur ka sharje me te gjithe fjalorin e piste, nga disa komentues, ju dhe stafi juaj jeni direkt pergjegjes.
    Gazetat Tema dhe Dita, jane sot per sot gazetat me te besueshme, pranda edhe dyndja e komentuesve, eshte me e madhe.
    Por ju keni si detyre te filtroni cdo person, qe hyn ne faqet online, te kene adrese te sakte, qe per cdo problem, ku mund te jete ceshtje hetimi, personi i demtuar, te kete mundesi te perballet me akuzuesin, qe ka baltosjen si qellim.
    Faleminderit.

  2. intelektuali says:

    FRIKA E EDI RAMES NGA MEDIA ONLINE ESHTE NJESOJ SI FRIKA E ENVERIT NGA ANGLEZET NE KANALIN E KORFUZIT

    Kjo frike vjen nga paniku i humbjes se pushtetit, qe e detyroi Enverin te vriste dhe linconte te gjithe kundershtaret dhe shoket e vet dhe te mbushte lumenj me gjak njeriu ne vendin tone pasi kishte masakruar me pare anglezet ne Korfuz me mina jugosllave.

    Kjo frike qe vjen nga paniku i humbjes se pushtetit e coi gjithashtu Saliun dhe Bashen qe te vrasin njerez te pafajshem ne bulevard me 21 janar dhe t\i kamuflojne me pas vrasjet makaber te tyre njesoj si Enveri do vite me pare me parrullat demagogjike te Shtetit Ligjor.

    Kjo frike qe vjen nga paniku i humbjes se pushtetit po e detyron edhe Edi Ramen dhe Liken pas tij qe te veprojne me Median ONLINE njesoj si Enveri dhe Saliu, por po te shikojme ne histori njesoj si Papa Piu Inkuizitori ne Mesjete kur dogji ne turren e druve librat shkencore dhe letrare dhe e detyroi Mikelanxhelon t’i vinte gjethe fiku siper gjenitaleve te skulpturave te tij.

    prandaj:

    po te kthehemi historikisht dhe te shikojme pse Shqypnia ka mbetur ne vend numero qe nga Koha e Qepes e Enverit del edhe spjegimi qe po kerkon gazetari investigativ Mero Baze:

    sepse:

    FRIKA E EDI RAMES NGA MEDIA ONLINE ESHTE NJESOJ SI FRIKA E ENVERIT NGA ANGLEZET NE KANALIN E KORFUZIT

    1. -gerdeci vrau besimin te amerika... says:

      DEAR NASTRADIN
      NUK KISHTE ENVER HOXHA FRIKE NGA ANGLEZET POR ISHTE E KUNDERTA.
      EDHE PSE CHURCHILL OBEZI I KISHTE PREMTUAR GREKUT VORIO EPIRIN DHE RUDOLFI (DJALI CURCILLIT NE SHTABIN E TITOS I KISH PREMTUAR SHKODREN DHE FUTJEN E SHQIPERISE NEN OMBREN JUGOSLLAVE)..\

      I NDERUAR NASTRADIN SADO TREGOHESH KANIBAL ME FIGUREN E ENVERIT TI PO E BEN LEGJENDE EMRIN E TJ

      Perse ky kanibalizem ekstrem ndaj Enver Hoxhes ?
      =Kur dhe amerika zyrtare me ikonen negative komuniste Fidel Kastro ka zgjatur dore e pajtimit…biles ne te nejten kohe qe dipllomate amerikane ne Usa njoftonin fillimin e lidhjeve dipllomatike me Kuben…dipllomati Arvizu duke ikur tha per EH qe ishte monster dhe pastaj kerkoi takimpublik me nje femer se i kishte ngelur pishman te Arian Cani

      =Kur dhe amerika zyrtare ka marredhenie vellazerore me Kinen Komuniste te MCD qe vraau 60 miljon njerez dhe i thone akoma Kryetari Mao….eshte ky shtet qe shkeli me tanke mijra studente me Tien An Men.

      PSE KY QENDRIM ME DY STANDARTE ?

      aq me keq kur tradhetari,bashibozoku Ahmet Zogu nderohet me permendore ??

      AI I TAKON PERMENDORJA ZOGUT KURVES ME KETO MASAKRA MESJETARE ??

      Masakrat e Zogut, nga varjet ne litar tek pjekja në hell e njeriut
      – At’ Benardin Palaj në revistën “Hylli i Dritës” Nr. 13. shkruan se “Kur plasi lëvizja e Dukagjinit, atëherë Ahmet Zogolli ua muar jeniçerëve të Stambollës ato armë të ndryshkura me gjak të shqiptarëve për me shue vllaznit e vet të krështenë të Dukagjinit. E atë vjet Muharrem Bajraktari i Lumës, ngrehë shtabin e vet- dibranësh, matjanësh e lumjanësh, hi në Kishë të Shalës, ku si nder dhuni të tjera bani kjo ushtri laperash e zhelanash – toka me pasë randë- vrau edhe rrogëtarin e fratit krejt afër kishe…
      Burrat ma të mirë të Dukagjinit bashkë me shumë meshtarë u burgosën, vriten, futen në lak e arratisen. Burgjet mbushë me gra e fëmijë, gjaja mbarë plaçkitë… (“Hylli i Dritës, Nr. 13” viti 194125-253). Një dëshmitar tjetër i asaj kohe, Pal Dukagjini shkruan se “Çka ndodhi aty e mbrapa në Dukagjin e dijnë vetëm ata që e provuen. U dogjën shtëpia , u grabitën pasuni, u pushkatuen burra, u burgosën robni, u varën u rrahën deri u dhunuen në nderë e erz, çka për shqiptarin ashtë dekë ma e ranë se deka.

      Pas sukseseve të para kryengritësit, të cilëve u mungonin armët dhe fishekët, nuk u rezistuan forcave të rregullta të ushtrisë e xhandarmërisë dhe bandave të shumta të mercenarëve civilë që ishin shumë më superiore në numër e në mjete luftarake, prandaj detyrohen të tërhiqen drejt Gurit të Kuq. Forcat zogiste ndërmorën një aksion të shpejtë, të rreptë dhe të efektshëm reprezaljesh, ku terrori i bandave civile të Matit dhe të Lumës,të cilat i kalonin 10 000 vetët –
      Pas sukseseve të para kryengritësit, të cilëve u mungonin armët dhe fishekët, nuk u rezistuan forcave të rregullta të ushtrisë e xhandarmërisë dhe bandave të shumta të mercenarëve civilë që ishin shumë më superiore në numër e në mjete luftarake, prandaj detyrohen të tërhiqen drejt Gurit të Kuq. Forcat zogiste ndërmorën një aksion të shpejtë, të rreptë dhe të efektshëm reprezaljesh, ku terrori i bandave civile të Matit dhe të Lumës,të cilat i kalonin 10 000 vetët(Zef Harapi, Kamiljo Libardi), që u mblodhën menjëherë në Qytetin e Shkodrës dhe të prirë nga Fiqiri Dine vazhduan më pas reprezaljet që ishin të papara dhe të padëgjuara në malësitë e Pukës, Shalës, Shoshit, Nikaj-Mërturit, Pultit, Shllakut e Temalit.

      Në drejtimin e Komandantit të Përgjithshëm Fiqiri Dines, armata e Nënkolonel Xhemal Arianitit filloi kundërgoditjen ofensive ndaj Dukagjinit sipas këtyre drejtimeve
      1- Më 27 nëntor 1926 forcat e Kapiten Preng Previzit u nisën drejt Koplikut për në Theth.
      2-Me 28 nëntor Dukagjini mori ikjen masivisht nga Qafa e Pejës -Shtegu i Dhenve drejt Malit të Zi. Në këtë qafë nga forcat mercenare të Kelmendit u zunë 300 shaljanë, ndër të cilët Avdi Kola(Bajraktari i Gimajve), me gjithë nipat e bajraktarit të Shalës.
      3- Më 29 nëntor 1926 Kapiten Muharrëm Bajraktari, mësyni Qafën e Agrit nga Nikajt dhe Merturi e hyri në Abat të Shalës, gjatë operacionit vriten Prelë Ndoka, Gjelosh Ndoka(dy djemtë e Ndokë Mirashit të Pepajve, Pep Nika –Pepaj- Shosh dhe Stakë Ndoci Dardhë-Shosh.

      4- Po më 29 nëntor nga Guri Kuq dhe Mali i Shoshit Hasan Beg Bushati me një pjesë të forcave të tij, hyri në Shosh dhe me pjesën tjetër hyri në Pult të Dukagjinit u rrethua nga të gjitha anët ndërkohë që kryengritësit kishin marrë arratinë drejt vendeve të padepërtueshme. Komandanti i Operacionit të Shkodrës N/Kolonel Xhemal Arianiti në Shkodër me 11.12.1926 bënte të ditur se “përveç 14 vetave që ishte njoftuar më parë nga kjo komandë ndodhën nën vërejtje 53 komitë prej Shale, Shoshi e Nikaj- Merturi, si dhe 110 vetë të tjerë prej Thethit, të cilët kanë marrë pjesë në kryengritje. Përveç të naltpërmendurve ndodhën këtu nën vërejtje edhe 129 gra e fëmijë prej Shale, Shoshi e Nikaj –Merturi” (Zef Harapi “Dukagjini, historia dhe etnografia”. Studim i viti 1949, fq 219)

      U dogjën dhjetëra e dhjetëra shtëpi, katunde të tëra u grabitën, u therën bagëtitë, u plaçkit çdo gjë që nuk mund të merrej me vete.“Sot janë dorëzue prej komandantit Operativ Kapiten Prengë Previzi 67 kokrra dele dhe 23 krenë lopë e qe” (Zef Harapi po aty. Mercenarët ngado që i ranë, shkatërruan vathët e bagëtive, duke i detyruar pleqtë që kishin mbetur pa arratisë dhe plakat t’ua piqnin në hell, t’ua zinin mishin e bagëtisë, me qumësht madje edhe në planc të bagëtisë së therur se kështu u shijonte shumë më tepër.

      Hapnin qypat e gjalpit e pjek petulla të cilat i shoqëronin me mjaltë, ndërsa bletëve u fusnin flakën e barutit në derë të zgjojës. Bashibozukët shpërthenin kotecat e drithit e jepnin për të ngrënë kuajve të tyre. Imoraliteti i tyre çnjerëzor arriti deri aty sa në Shalë marrin e lidhin një plak pas hellit të fërlikut dhe fillojnë ta rrotullojnë pranë zjarrit sikur të ishte ferlik.

      STOP KANIBALIZMIT NAZI-BERISHIST -ELEZBIBERIST PER ENVER HOXHEN
      NE NJE KOHE QE KRIMINELI..TRADHETARI..SPIUNI NDYRESIRA E TIJ LUL BASHI PRITET ME NDERIME TE SHTEPIA E LYER ME TE BARDHE

  3. artur says:

    Shpesh une as qe mundohem te lexoj apo komentoj. Niveli I disa komenteve skandaloz. Madje shume prej tyre nxisin urrejtje fetare etnike .nese nuk I kontrolloni dot, atehere mos lejoni komentet. Kjo ne rast SE doni te jeni nje media serioze.

  4. artur says:

    Problem nuk Jane mediat, sesa me teper komentet. Nese ju nuk I kontrolloni dot atehere, mos I botoni. Na interesojne argumentat dhe Jo ( kar loqe pidh karder karallo byth trash etj ).

  5. capi says:

    Edi Rama ka nje ministri dhe nje ministre per kete pune!
    Ku eshte kopetenca profesionale dhe politike e titullares ne fjale?
    Se kjo eshte puna e asaj, jo ligjeratat ne foltoret akademike. Mesoni nga analiza konstruktive e Temes.
    Padyshim qe Mero eshte konsultuar me specialistet e fushes dhe … gje qe duhej ta kishte bere Ministria, dhe jo vetem kaq. Ministerja luan: kush ben poza me te bukura !?.
    Po trangujt, fshataret, nuk behen dot menjehere qytertare, kudo qe ata ti vendosesh, dhe ngado qe ata vine.

  6. ai says:

    mesazh modest per Meron.

    Nga viti 2008 dhe saktesisht pas masakres shqiptaro-amerikane te Gerdecit kam lexuar vazhdimisht
    dhe disa here kam komentuar te gazeta Tema.
    Ate kohe ishe veshtire te hyje pa “leje kalimi” te portali i kesaj Gazete dhe ju sugjerova te hiqnit pengesa te tipit..kush je..adresa juaj do jete e fshehte…dhe ju i nderuar i hoqet keto postblloqe virtuale.

    Erdhi koha e shkelqimit te zotit Mero kur edhe pse i vinin naziskinet e Berishes poshte pallatit dhe i digjnin makinen ju perseri nuk u lekundet dhe mund te them qe je i vetmi shqiptar qe i ke dale perballe Berishes..
    Biles ne krizen e 21 janarit 2011 bllogun e gazetes Tema numeronin normalisht 100-400 komente ne nje editorial qe eshte rekord jo vetem ne gazeta “on line” ne Shqiperi por dhe ne Europe e me tej
    ***
    Pse numri i komenteve te Temes ne ditet e sotme arriti ne nivelin e 5- 10 -20 komenteve ne dite ne editoriale ??.

    1-Sepse zoti Mero eshte pjese e nje cmendurie kombetare elezbiberiste qe akoma nuk jane ngopur duke perdhunuar per30 vjet kufomen e Enver Hoxhes te shekullit kaluar..ne nje kohe qe banda kriminale 2B per 20 vjet ka arritur ate qe nuk e beri serbi,greku,islamiku per qindra vjet

    2-Sepse zoti Mero nga 23 qershori 2013 duhet te nderpriste “betejen” me salibishen dhe te ndeshej dhemb per dhemb me tradhetarin Edi Rama qe jo vetem ka kapitulluar pa kushte ndaj pushtetit paralel te bash berishes..por eshte dhe i tredhur nga nderkombetaret…u poshtrua nga monstra blendi fejziu dhe po gjuhet me veze sikur te ishte nje i dale nga spitali mendor…

    3–Sepse zoti Mero ka neglizhuar ne menyre te pafaleshme tre persona:Izet haxhine,Gery Kokalarin dhe Bedri Islamin qe me prova bindese kane deklaruar se salibisha eshte hibrid i sekteve antishqiptare serbo-greke ne washington dhe bruksel

    4-Sepse zoti Mero nje beteje jo te vogel duhet te bente me nepunsin Donald Lu (nuk mund ta quajme ambasdor) qe ne menyre te lexuesme eshte kapterr i berishisteve te washingtonit..wisner -biberaj-podesta-dana kalifornise…Cfare statusi ka ky nenpunes qe ngeli mengjez dreke darke si pushtues i televizionit-gazetave dhe mediave ?
    Fushata e Donadluse dhe mbajtja nga ai e flamurit”dekriminalizimin” duket qarte qe eshte per rrezimin e Rames..per mbrojtjen e salibishes nga burgu dhe kurorzimin e bashes k/m ne 2017..qe eshte nje veprim jo vetem antishqiptar..por dhe antiamerikan
    Pritja pompoze e Lul bashkriminelit me madheshti ne Washington eshte poshtrim qe po i behet jetimeve te 21 janarit nga adminstrata amerikane se Shtepine e Bardhe e beri pis me te kuqe me gjakun e te vrareve te bulevardit XHAFERR DEVA JUNIOR…pse zoti Mero e mbylli gojen per kete turp ne marrdheniet shqiptare amerikane..

    5-Jane dhe shume ceshtje te tjera por rendesi ka pyetja: Kujt i duhen artikujt-analizat-editorialet-komentet e lexueve kur ai vend eshte akoma nen thundren e poshtimin naziberishist ne nj ekohe qe edirama dhe donaldluja e kane mbushut kupen e hipokrizise dhe te tradhetise.

    6-Edhe Mero vete ka shenja censure ku do permnedja “comment off” kur shkruan kadareja apo besnik mulla mustafa….ose tolerim te shprehjeve te ndyra te nje niveli te stacjonit rrogozhines ku kishte dhe parrulla te shkruara me fekale….ose tolerimi qe i ben njerezve te paguar nga salibisha si Skypioni..qe nuk merret vesh ng vijne “plumbat”

    e fundit
    Nqs se artikujt, analizat, editorialet dhe komentet qe jane lezeti i tyre nuk sherbejne ne rrugen atdhetare per shembjen e dinastise kriminale cerekshekullore te bash-berishajve qe mbahet akoma ne kembe nga treshja Rama- DonaldLU-Meta atehere le ti mbyllin jo vetem komentet por dhe gazetat..le ti kthejne ne pornopolitike dhe te pakten te mos shajme ate diktatorin qe duhet ta shenjterojme me Nene Terezen dhe le ta quajme Enver Hoxha The Great…

  7. Qamili says:

    E mero…te erdhi rradha dhe ty te vesh kapistren…mos e vrit mendjen se edhe mua me ndodhi e njejta gje…deri sa e vune isha i paqarte (ose sdoja tja dija) per problemet e qeverisjes…derisa erdhi kapistra…pak me dhimbje po do mesohesh…me problem eshte shija e hidhur e mbeshtetjes falas qe ke dhene…ajo te vret me shume…skemi pare gje akoma…

  8. Lpl says:

    Liria e komentit ben qe te njihet me mire situata mendimi dhe formimi indiviidit qe eshte i harruar te gjithe popujt perdorin fjale banale ne jeten e perditshme dhe keta duan te nderpredin fyerjet e publikut per kryetarin e tyre , kurse ai me dal ne shenje per ironine qe perdore ku d tja kthejme ne fyerjet qe na ben ai .Budallenj dele dhe te tjera a jane fyerje keto apo jo atehere ne po i themi gomar thundrak psikopat se keta jane emertime sjane fyrje si i ndajne ata ? Ky tenton ka here me miratuar ligjin kundra fyrjes ky eshte i djallzuar bashke me ata shakat e tij qe e ka kthyer vendin ne geto me ligje diskriminuse dhe i pari qe ke per ta pesuar je ti Mero ky eshte i pa bese nje njeri qe flet dhe nuk te shikon ne sy edhte i rrezikshem se fsheh mendimin e veprimin e vet dhe e mbron deri ne fund me ate hilen e tij ky te brene kocat se nuk ka mshire per te tjeret por vetem ideja dhe bindja e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje