Partia Demokratike tani është para një telashi të madh. Duke qenë se thuajse gjithë lidershipi i saj përbëhet nga njerëz pa profil të fortë politik, por që janë aty pikërisht se nuk duhet t’i dinë të gjitha, ata po kthehen në një rrezik serioz për qëllimet e vërteta të Sali Berishës, rreth reformës në drejtësi. Nëse e shikon nga larg Partinë Demokratike dhe ato që ka bërë një ditë më parë në Komisionin për debatin politik rreth reformës, ku pranoi versionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe skemën e votimit për Këshillin e Emërimeve, thua për një moment, se reforma po shkon drejt përfundimit. Vetëm instikti që Berisha nuk e do reformën të mban ende pak gjuhën pezull, për mos ta thënë fjalën e mire, dhe Berisha nuk të zhgënjen në të tilla raste.
Sot qysh në orët e para të mëngjesit, në mbledhjen e grupit parlamentar dhe më pas pas seancës parlamentare, Sali Berisha ka shpërthyer kundër parlamentit aktual, se duhet shpërndarë, duhet bllokuar, nuk duhet lejuar të vazhdojë më tej…etj. Shkaku është gjëja më e parëndësishme që kërkohet në këtë rast, por Berisha ka gjetur Rakip Sulin. Pretendon se ai ka shkelur ligjn e konfliktit të interesit, pasi biznesi i tij ka marrë nje qeramarrës shtetëror brenda ambienteve te veta.
Por kjo ka pak rëndësi. Në mos Rakipi, do dalë Valentina, në mos Valentina, do dalë ndonjë shpikje tjetër. Aq i fortë ishte shpërthimi i Berishës, saqë kur doli nga parlamenti, bëri dhe një sulm të pashembullt ndaj ambasadorit Lu. Ndërsa një gazetare i tha se ambasadori amerikan ka thënë që çështja e Byrosë Kombëtare të Hetimit duhet të kalojë bashkë me Reformën, Berisha ja priti: Kush thotë gjëra të tilla, nuk e njeh fare drejtësinë.
Ishte e qartë që i kishte ikur truri. Ishte e qartë se ajo që kishte ndodhur dje në mbasdite, i kishte prishur gjumin dhe duhej zhbërë urgjent. Lulzim Bashën nuk e la as të bënte një rezume për vizitën në SHBA para hyrjes në Kuvend, pasi kishte frikë se mos zbuteshin zemrat e deputetëve nga vizita në SHBA dhe duartrokisnin për reformën.
Lufta e sotme e pakuptimtë në Kuvend dhe shpërthimi i Berishës brenda dhe jashtë sallës, në fakt janë një hakërrim që ka të bëjë me të vetët.
Duke qenë se këta që kanë ngelë në krye të Parisë Demokratike kanë qenë kryesisht nëpunës të Berishës dhe kanë funksionuar duke marrë vetëm urdhra prej tij, kanë një problem tani që quhen politikanë. Në gjithë historinë e tij politike, Berisha ka hyrë në konflikte të mëdha politike, jo se vartësit apo partnerët nuk i kanë bërë atë që ai ka thënë, por se nuk kanë kuptuar çfarë do ai. Kështu e kanë pësuar të gjithë ata që ai ka zbuar nga PD, kështu ka hyrë në konflikt me Alfred Moisun si president, kështu ka hyrë në konflikt me Bamir Topin si president, me Ina Ramën si kryeprokurore etj. Probemi i tij është pikërisht se për gjeste politike, kur ai është në hall, ai nuk do të lërë gjurmë dhe nuk do të japë porosi, por përmes veprimeve të tij, vartësit apo partnerët, duhet të kuptojnë çfarë ai do.
Prandaj Eduard Halimi, Oerd Bylykbashi dhe Enkelejd Alibeaj duhet të marrin mirë seriozisht videon e Berishës në mbledhjen e grupit parlamentar, në sallën e Kuvendit dhe në sheshin para Kuvendit, për të parë çfarë e ka tërbuar aq shumë atë njeri. E kanë tërbuar pikërisht ata që e përfaqësojnë PD-në në Komisionin për reformën e drejtësisë, dhe që duke ecur me inercinë e procesit, po bëjnë hapa të ‘frikshme’ drejt miratimit të reformës, që do ishte tmerr i Berishës. Dhe për këtë shkak ai sot po hakërrehet me tërbim ndaj Kuvendit, ndaj ekzistencës së tij ndaj reformës, ndaj ambasadorit amerikan, ndaj kujtdo që këtë proces kërkon ta kalojë si normalitet. Eduard, Oerd, Enkelejd…, jeni në telashe!. E di që ju vjen zor ta pyesni se si të silleni, por provoni ta ftoni për një kafe dhe thuajini sa për provë: “Doktor, pavarësisht se ti je pro reformës, ne mendojmë se ky është një krim i rëndë…” Dhe shikoni si do reagojë. Ndoshta e qetësoni dhe shpëtoni dhe ju!
Hahahhahahahahahha.Mero kam qesh me lot.Me fjaline e fundit qe ke shkruar ku kerkon te shpetosh Oerdin,Halimin de Enkelejdin.Duhet ti thone Saliut se ata e dine se ai e do Reformen(ne fakt nuk e do,por kjo nuk duhet shqiptuar kurre),por ka nje problem.Krimi i i rende qe po ben Parlamenti ngaqe nuk dorezon Rakip.Pra,Rakipi eshte problemi.
Daleni, daleni, se jua tregon Intelektuali vendin juve. Nuk eshte ngritur akoma nga gjumi, por sa te ngrihet avokati “i shkelqyer” i “te madhit” Berisha, ku do futeni ju pastaj. Do nxjerre shpaten Intelektuali dhe do derrmoje tere armiqte e idhullit te tij.
Ju Socialiste “te qelbur”, ju Ramajane, ju Ramista. Si guxoni ju te shani Sekretarin e Madh te Partise te Spitalit, doktorin e Madh te Byrose Politike, komunistin e fundit te Shqiperise, anti-demokratin e flakte, anti-amerikanin e flakte, njeriun qe do shpetoje Shqiperine nga demokracia amerikane dhe qe do ta rreshtoje Shqiperine me fitimtaret e ISIL?
***********
Ej, se mos e merr ndonjeri seriozisht! Vetem Intelektuali, Mark UK, dhe nje budall qe e quan veten Edkari duhet t’a marrin seriozisht.
Berisha mendoj se me ligjin e “dekriminalizimit” do t’ju hidhte hi syve nderkombetarve,por me sa duket veprimet akrobatike te tij,nuk kalojne ne skanerin nderkombetar !
Grupi parlamentar berishjan,do qendroj “besnik”,do pranoj te veproj sipas skenareve te tij.
Berisha per interesa te tij e ka cuar Shqiperine ne lufte (97),
Levizja Socialiste me ofer Berishe dhe PS-ja duhet te veprojne ne perputhje me kushtetuten,mos humbasin kohe,Berisha eshte i pandryshushem !
Aq mire ja ben berisha ketyre pickave sa me ska..po kam qef ti perjashtoje fare nga pd..se ai eshte pronari keta ja marin ne goje me burra e gra ca ka ne pd..nuk e kuptojne qe duhet ta shporrin nga jeta politike , qe te kene shancin te vijne ne pushtet nga vitet 2030
Kush ka punu me Salen qe kur ishte sekretar partie ne spitale dhe doktor i byrose politike, e di mire fare se me Salen njeriu duhet me honger tre kova me mut me i shperbly nerin qe i bo Sala tu e majt afer.
E bukur kjo.
Ka rendesi te dijme sa kile material mbajne kovat? E provonte vete Sala cfare materiali duhet te hanin ata?
Jo per ndonje gje, por ne ato 3 kovat mund te na jepnin 5 kunjtal me shume domate apo grure atehere.
Mund te kishim bere preshin me te madh per Tritan Shehun ne te Lushnjes.
Ky eshte sabotim qe i ka bere Sala Bujqesise qe ne ate kohe.
Antikomunist i terbuar ka qene.
Mero eshte e padiskutueshme qe saliu nuk e do dhe e ka frike reformen per drejtesi te pavarur. E majta nuk duhet ta zgjase shume kete loje te saliut.
Do te kaloje dhe Resuli , do te dali ,nje budallallek tjeter ,pooor nuk i shpeton dot REFORMES .
REFORMA DUHET BERE PER SHUME ARSYE ,POR ME KRYESORJA JANE INVESTITORET E HUAJ , KY VEND KA NEVOJE TE INDUSTRIALIZOHET , VARFERIA ESHTE ULUR KEMBEKRYQ , INVESTITORET PO I DREJTOHEN VENDEVE TE TJERA TE BALLKANIT .
Mero, ja fut kot kur thua se Berisha ka frike se mos e fusin ne burg. Jeta e tij burg eshte. Ai nuk ka jete personale, vec zyres dhe asgjeje tjeter. Ai nuk ka miq dhe shoke te dali per shetitje sic rrojne gjithe njerezia. Ai nuk njeh mardhenie tjeter vec epror dhe vartes…
Berishen , Zoteri, e trem vetem nje gje, se mos I gjejne ku ka parate dhe ja konfiskojne. Kjo do te ishte gjeme per te. Pa burgu as e tremb ate, E perseris edhe nje here, jeta e tij nuk eshte gje tjeter vec burg. Kur nuk rron si cdo njeri…
Ky eshte vertet nga shkrimet me me humor te Meros, por tej humorit, mua me tmerron nje fakt tjeter: Kaq pa kocke qenka shqiptari qe u hap rruge cmendurive te ketij skizofreni i cili Shqiperine e konsiderion si kullen e tij te Vicidolit? Nuk paskan fuqi ligjore e morale keta burra t’ja rrefejne vrimen nga ka dalle ajo koke e qelbur?
P e r f e k t, Mero Elefanti…!
Nje Kryekriminel si Sali Alkapone, nuk mund te njoh Shtetin ligjor dhe nje drejtesi te pamvarur!…Bravo i qofte se po terheq per hunde Parlamentin dhe Shqiperine…!
si qenie njerezore qe jemi, here, here kemi dhe iluzione. gje qe eshte normale per nje ambient si shqiperia. kujtojme se deklaratat e nje apo te nje tjetri eksponent partie jene gur prove i nje aksioni kolegjial te forces politike nga ata vijne. mirpo nuk kemi kuptuar asgje. historia 25 vjeçare e post komunizmit njeh vetem nje individ qe merr vendime. dhe ky eshte qytetari sali ram barisha. te gjitha nga sa thuhen e shihen jane flluska sapuni te plasura ne ajer. personalisht mendoj se pd nuk do jape ok per reformen, e as per bkh. kjo ka arsyet e veta. se pari njeriu apo me sakte pronari i shoqerise SHQUP , sali ram berisha, nuk ka nder mend ti kaloje ne qeli vitet e mbetura . dhe kjo nga pikpamja humane eshte me se normale. e dyta po qe eshte po aq e rendesishme , eshte se reformat do kene impakt ne elektorat. mos harroni se 2017ta eshte afer. kalimi i reformave perkthehet ne mandate. jo thjesht deputetesh , po qeverije. njerezit do fillojne te besojne se me ne fund po u kthehet shteti i munguar. kur kjo te shoqerohet edhe me investime qe gjejne terren ne nje vend me ligje e rregulla, atehere nje JO e madhe nga ana e shqupit behet edhe me objektive. shikoni, partite jane si puna e skuadrave. ato llogarisin ku dhe si do neutralizojne pikat e forta te kundershtarit. megjithate si per ta permbledhur te gjithe kete problematike(katrahure), mbete te thuhet se ne faktorin e brendshem, PD eshte nje deshtim i plote. aq e vertete, sa njerezia ka alergji nga banalitetet e perversitetet qe ata( shqupistet) i zoterojne ne perfeksion. per sa i perket faktorit amerikan apo europian, atyre nuk u intereson shume se ti do apo jo te ndertosh shtet. mjafton qe ti te mos trazosh zjarrin qe fle brenda teje dhe ne ballkan, e me ata je ne rregull. pertej kesaj ne mbase nuk e shohim. po per faktorin e huaj ka nje perceptim. mbase nuk ka nje linje te qarte zyrtare, po nje perceptim ka. dhe ky eshte kredibiliteti i pd . dikush me pare ka thene se u kalua vija e kuqe. po me duket se kjo vije do behet rreth i kuq. dhe shume e kuptojne ç’eshte futja e emrit ne rreth. alternativat? dy jane. ose basha me kompani do kthehen ne kamikaze per çeshtjen berisha. ose e dyta, ligji i detit njeh hedhjen e kufomes(berishes), per te mos u infektuar i tere ekuipazhi.
Disa ketu po thone se shkrimi ka humor. Shkrimi ka humor te zi brenda se personazhi kryesor, Berisha, dhe ata te tjeret jane njerez qesharak, po ne te vertete Mero edhe kete rradhe po ndihmon te huajt, politiken e brendeshme dhe mbare shoqerine per te kuptuar sakte sjelljet e te Cmendurit qe cmendi kete vend dhe e coi ketu ku jemi sot.
Mero ,,,!
Për mua I ke thëhorrat
ë të tëra.Duhet të shtoj se tani I sëmuri Berisha është në fazën më të rëndë të ktizave,dhe të halucinacione e që po kslon.Duke menduar se është ende lideri ,se për këtë ka edhe dyshim ,provon fuqinë e tij,a do ta mbështesë partia në këtë rol avsngardhttp://www.gazetadita.al/te-presesh-lulzim-bashen-eshte-faj-i-madh/http://www.gazetadita.al/te-presesh-lulzim-bashen-eshte-faj-i-madh/http://www.gazetadita.al/misioni-baze-i-ministrave-te-rinj/bën
–“”KOT SHQYEN BYTHËN MOJ PULË “”–
*****************************
Ki ki ki e ka ka ka .
Pulat pjellin e vezë ska .
Në tigan përdorej veza .
Vit pas viti e nëpër breza .
**************************
Veza durimin e sosi .
Pse spihet si pihet kosi .
Pollën pulat në parlament .
Vezë të skuqur omelet .
*************************
Shqyen bythën pulë shkreta .
Bën një vezë të hanë tre veta .
Në dorë e merr guzhinjeri .
Mbajti vezën pulën theri .
*************************
Guzhinjeri duar mir .
Herë Gaz her Strazimir .
Po me muret Gazi çpate .
Që i lyen me vezë Pate .
**************************
Ky është parlament me pushta .
S’flasin dot përdorin grushta .
Zihen derrat si obez .
Herë me grushta herë me vez.
****************************
Çishit ju shumë shpejt u duk .
Turpin e hëngërrt me buk .
Ju ishit turp për vatanin .
Për Evropën për Balkanin .
****************************
Dy parlamente me Shqiptar .
Me mandat dhe pse kanë vrar .
Kush me juve po bën lojë .
Kush ju nxiu keq me bojë .
****************************
Në Kosovë vezët i pamë .
Ndodhi dhe ne shtetin Amë .
Deputet të vënë në gar .
Kush shpiku vezën e par .
**************************
Sa më shumë vezë të çani .
Gëzon Serbi e Grek junani .
Sa më shumë të mos punoni .
Gjitonët e ligj gëzoni .
****************************
Pulë mos pill po në bark mbai .
Vezët si ha fukarai .
Kot shqyen bythën moj pulë .
Hidhi çelës e vuri vulë .
***************************
Burrecët sbëhen dot burra .
Zihen me pështymë e qurra .
Njëra palë dikur bandilla .
Muzikantë me bilbila .
*************************
Pala tjetër ogurzezë .
Të gjithë snaiperist me vezë .
Ngopuni Shqiptarë shikoni .
Dhe prap si kjo radhë votoni .
**************************
Kur vota jepet me ngut .
Do shoç gjuajtje me mut .
Po pra kur voton pa tru .
Prapanicës i fut hu .
***************************
Mbroni parlamentin tim .
Se gjysmët janë në kërkim .
Gëzona Kuvënd gëzona .
Pirth moj maçe bëj perona .
*****************************
Mallkuar mor deputet .
Malkuar 140-et .
Gjith Shiptarët ne kurbet .
Ua bëri koka e vet
Dale, dale sa te dale ketu Skipioni (=Mehmut Elezi) dhe e shikoni si do ta mbroje me ‘argumente’ (i)logjike Salen prej Vicidoli.
Shkrimi me i bukur i MERO i djalit, zberthim total i shkaterrimtarit te Shqiperise, perbindeshit Sali Berisha, “ai nuk do te lere gjurme, dhe nuk do te jape porosi, por me ane te veprimeve te tij, te tjeret duhet te kuptojne çfare ai do” ose “ne e dime qe ti doktor e do re formen ne drejtesi, por ky eshte nje krim i rende” bravo Mero, faleminderit qe ndriçon njerezit