Gjeografia e frikës, nga Rumania në Kroaci

23 Mars 2016, 19:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Duhet të ketë me siguri një shpjegim nga mjekët që merren me psikoanalizë, shpërthimi i fantazisë së Berishës, për udhëtime sekrete të Edi Ramës në Rumani për të takuar Viktor Ponten, i cili, sipas tij, “më parë mbahej në një burg në Kroaci”.

Byroja Kombëtare e Hetimit, në mënyrë paradoksale po tremb më shumë me mos-ekzistencën e saj, se sa mund të bëjë ndonjë gjë kur të jetë formuar, nëse formohet. Shumë njerëz të politikës në vend, mund të ndjehen të kërcënuar, edhe pse të gjithë bëjnë sikur nuk e kanë mendjen, pasi nuk bëhet fjalë për ta.

Por Sali Berisha në këtë pikë është ekzemplar. Në një rrëfim të vetëm të tij, gjysmë aluçinant, ai përpiqet të projektojë frikërat e veta, tek portreti i kundërshtarit, biles edhe tek kundërshtarët e miqve të tij. E tillë ishte diareja e tij për Viktor Ponten. Viktor Ponte është një ish- kryeministër i Rumanisë, i padënuar asnjëherë, i dorëhequr në punë të tij, që merret me një OJQ. Nuk ka qenë asnjëherë i dënuar, as është ngritur ndonjë akuzë ndaj tij, as ka qenë ndonjëherë në Kroaci, siç ka thënë Berisha, dhe as ka bërë burg asgjëkundi. Por nuk është rasti të mbrojmë Ponten, por të shpjegojmë gjeografinë e psikologjisë së frikës, që i ka mbjellë në kokë Byroja Kombëtare e Hetimit, Berishës.

E vërteta është se Byroja Kombëtare e Hetimit, është një institucion atipik për sistemet e drejtësisë, që është eksperimentuar në Rumani dhe Kroaci dhe ka rezultuar e suksesshme në luftën ndaj korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Në Kroaci, prokurori antikorrupsion ka arrestuar ish- kryeministrin Sanader, mikun e Berishës, ndërsa në Rumani kanë perfunduar në burg dhjetra zyrtarë të lartë, sidomos për deklarimin e pasurive.

Kjo gjeografi frike, që lëviz nga Rumania në Kroaci, ku përfshihen miq të tij të burgosur, dhe frika se edhe këtu mund të përfundojë ashtu situata, kanë rënduar shumë shëndetin mendor të Berishës. Kush nuk e beson, të lexojë deklaratat e tij. E vërteta është që, dhe nga pala amerikane, por dhe nga politikanët shqiptarë që po merren me reformën në drejtësi, është bërë kujdes të mos konsiderohet në fjalorin publik si një fushatë ndëshkuese, pasi mund të krijojë probleme me bllokimin politik të votës. Dhe në këtë pikë, si zoti Lu, ashtu dhe politikanët që po merren me të, kanë qenë të kujdesshëm. Ambasadori është foksuar më shumë me paralajmërime ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, të cilët nuk janë pjesë e mekanizmit votues të reformës dhe më pak, ose aspak me politikanët.

Por Berisha duket se nuk ka nevojë për këtë kujdes. Ai e di mirë se çfarë është duke bërë, dhe Kroacia me Rumaninë i kanë mbetur në mendje, si dy destinacione të frikshme ku ka kaluar kjo reformë dhe ka bërë gjëma. Dhe siç ndodh rëndom me të sëmurët në këto raste, kur nuk duan ta japin veten, apo të bëjnë sikur askush nuk ka gjë me ta, sajojnë histori për t’i nxjerrë frikën vetes dhe vënë në qendër të fantazisë kundërshtarin “që do ta gjejnë gjëma të mëdha”. Aluçinacioni i tij shëtitës, nga Rumania në Kroaci, Viktor Ponte në vend të Sanaderit në qeli, Edi Rama në vend të tij, dhe detaje të tjera të këtij shpërthimi, ilustrojnë qartë idenë, se ai nuk është i trembur vetëm nga fakti se reforma mund të bëhet, por dhe nga fakti se të vetët, duke bërë sikur nuk ja kuptojnë hallin, të ngrejnë dorën e ta miratojnë.

Dhe po përpiqet të ngrejë dallgët për të mbytur çdo shpresë që mund të lindë nga miratimi i saj. Po bëhet gati të na thotë se Edi Rama me Taulant Ballën “do ta sabotojnë, se janë trembur…”. Po shikon ëndrra me qeli në Kroaci, Rumani dhe po shkëmben në mendjen e vet, miqtë e tij në qeli, me miqtë e Edi Ramës. Është në hallin që është çdokush që e di çfarë ka bërë dhe nuk e pranon dot se çfarë mund t’i bëjnë. Është duke parë ëndrra me burgje dhe qeli kundërshtarësh…një fund që imiton gjithë jetën e tij.

19 komente në “Gjeografia e frikës, nga Rumania në Kroaci”

  1. Psw says:

    Mero po bën gabimin e inteligjencës belge pasi është joproduktive zbardhja e bashkëpunëtorve apo kandidatëve të tillë për drejtësinë.
    Rasti i Saliut është dhe më flagrant pasi kemi të bëjmë me publikimin encefalogramëse- psikes së një “pacienti” vip. …

  2. bonbon says:

    Mero keto qe ke shkruar ti jane po aq fantazi sa ato qe ka shkruar Berisha. I vetmi qe ka pasur guximin ta trembe pak Berishen eshte nje person pa aq i lig sa ai. Emrin e ka Ilir Meta. Sa per byrone dhe reformen ne drejtesi ato jane vetem hi syve per elektoratin.

  3. Gjin says:

    Po si nuk u lodhe duke zhgarravitur per Berishen qe tre vjete, apo keshtu I pelqen Kryetarit Rama.

    1. Bushi says:

      Gjin! ç’pate keshtu,qei dole menjehere ne mbrojtje Sali Kriminelit?Mero Baze po shkruan,madje shume mire dhe pa frike po thote ate frike qe i ka hyre ne palce Berishes per krimet qe ka bere.Ai edhe kur ecen neper rruge,i shkon shurra çurke neper pantallona,por mjafte qe hyne ne makine dhe nuk kuptohet.Ai do varur ne litar,mu ne mese te Tiranes,dhe eshte pak.Ai duhet te digjet i gjall.

    2. byroja says:

      Ik o gjin gjoni se te paska hy frika dhe ty…

  4. pjetermustakuqi says:

    “Ai frikrat e veta i projekton te pirtreti i kundetshtarit..”
    M’paske kopju kodosh. E kam than si koment ke tema e gjyshit. Ora tregon se e kam than para teje,api te jemi ne te njejten gjatsi vale? ?

  5. Rigoni says:

    C’pate or Gjin ,pse u pizgose,apo je edhe ti ne listen e Qen Berishes?Ne te s’emes vafshi te gjithe ju ushtaret e ISIS-it shqiptar.

  6. pjetermustakuqi says:

    Me paske kopju kodosh.me paske kopju. ?

  7. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... says:

    O Gjin a don me i luftu te korruptumit dhe kriminelet ?
    Gjini pergjigjet: Po due, por nuk kam palle.
    Qe bre Gjin bariu, na merr kete PALLEN time.

  8. T2 says:

    Sikur te kishte dhe nje byro per ju “korbat” do ishte ideale fare. Duke filluar nga ty, Fariu, Shkullaku, Preci, deri te Stefani nenes.

  9. MeteH says:

    Z.Mero,ju lumt.Pamvarsisht se ithtaret e Saliut nuk ju perkrahin,Saliu & ata jane te trembur nqs drejtesia behet kete here.Kryekrimineli ka mbi vete shume faje te hatashme,por per te akoma nuk ka nje dosje te hapur.Ai vetem ka urdheruar te tjeret,por ka firmosur pak.Psh.Per 21 janarin,nese dikush do thot se “…urdherin per te qelluar e dha Saliu…” kjo do e fundoste ate.Dihet se Ai ose Luli e dhan urdherin,ndryshe nuk do qellohej kurre.Por a do ket burra te till?.Gerdeci eshte pjella e tij,por ketu jan implikuar Amerikanet me DIVEROLIN,apo hetimet per TREBICKEN qe u ben prej tyre.Ose,Hajdarin kush e nxori ne prite dhe kush e vrau.?? Pse nuk degjohet Izet Haxhia?Ne kete menyre do maskohet Saliu e KO.Nga nje ushtarak qe ua do te miren…!

    1. PALLATI 176 (Në Gjirin e Lalzit) says:

      @ shoku Mete H.
      Ti me dukesh si ai: Jovani B.
      (Jovan Bregu mo) (nje mik qe ua do te miren).
      Sigurisht qe ata do te arrestojne si gjithnje vetem (sardele).
      Nuk do arrestohen absolutisht: as Saliu B, as Lulezimi B, as ILIRI M.
      Kjo Klase Politike ka bere, po ben, do te bej vetem ( 100% Propagande ne Drejtesi).
      Kjo Glase Politike ka bere, po ben, dhe do te bej vetem ( 0% REFORME NE DREJTESI).

    2. GJEOGRAFIA E LANGARAQËVE says:

      “Lufta” në thonjëza dhe “e ashpër” gjithashtu në thonjëza, midis [P.S & L.S.I & P.D],
      Eshte po njesoj si kacafytjet e tufes se qenve lango te rruges qe luftojne:
      -Kush prej tyre do te haj me shume, -Kush do te jete PUSHT-etari.
      Megjithese bejne potere dhe ham ham hum me njeri – tjatrin,
      Kane dhene prova 25 vjet si qen te pabese me popullin.
      Jane vertetuar 25 vjet si qen frikadaq langaraq.

  10. julian says:

    Na ke care trapin e je bere si ai studenti qe ne provim kishte mesuar vetem per krimbin dhe cdo teze qe i binte e sillte verdalle dhe perfundonte te krimbi.Ashtu dhe puna jote qe cdo gje qe ndodh ne bote e lidh me Saliun.

  11. ermal says:

    BURGU DO JETE I HAPUR PER TE GJITHE ISHET DHE AKTUALET DHE ATEHERE DO BEHEMI SHTET

  12. Dajceni says:

    Z .Mero,ju pergezoj per ,saktesine dhe kurajon per trajtimin e problemeve.Me kete raste ,po shpreh mendimin tim: Saliu nuk eshte cmendur ,por luan rolin e Odisese qe mbillte kripe.Me keto sajesa qe bene Saliu ku disa i marrin per lajme dhe disa e konsiderojne te semure ,sipas te dyteve Saliu kerkon t’i shpetoje drejtesise

  13. eli-tiv says:

    .. mos e merrni sliun per te cmendur…ai i tille ka qene gjithmon….ai e zoteron vehten e ka sigurine te plote qe nuk do t’ju ndodh asgje atij , familjes e rrethit te tij..Ai thjsht te cara per te rrimare perseri pushtetin..Ka kaluar situata shume te veshtira se keto….sot ai ka edhe parane e madhe..qe fatkeqesisht per te nuk e mbajti ne pushtet..Ajo qe mundon eshte koha…e mosha qe nuk punojne per te..KUR ta ndjej qe mosha e koha nuk i jep mundesi …do te shohim prap nje “lufte” te vogel…p.sh…terroristat sulmojne shqiperine…e bujar presidenti do te marre te gjithe pushtetin ne dore te perballoje me saliun situaten..kemi per te pare edhe “gallata” te tilla…VETEM…te mos kete prap jeta njerzish te behen kurban per te..

  14. GJEOGRAFIA E LANGARAQËVE says:

    “Lufta” në thonjëza dhe “e ashpër” gjithashtu në thonjëza, midis [P.S & L.S.I & P.D],
    Eshte po njesoj si kacafytjet e tufes se qenve lango te rruges qe luftojne:
    -Kush prej tyre do te haj me shume, -Kush do te jete PUSHT-etari.
    Megjithese bejne potere dhe ham ham hum me njeri – tjatrin,
    Kane dhene prova 25 vjet si qen te pabese me popullin.
    Jane vertetuar 25 vjet si qen frikadaq langaraq.

  15. mustaf says:

    Tash Sala po ban edhe hetuesin e bashkimit evropian nuk e kem besua se ashte i zoti edhe per kyt pun e shikon dreqi eshte ne gjendje me e dite per c,far ka shkua Rama ne rumani ,e per sa koh ka drejtua vendin nuk ka dite me ba as edhe nje reform,por kjo e ka je kuptim se e ka kalua kohen me detyren e spiunit europian mjer ne qe te kemi midis nesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje