Terrorizmi dhe pasiguria jonë kombëtare

22 Mars 2016, 21:29Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Politika shqiptare, e cila shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin pas masakrës në Bruksel, është ende e paqartë dhe e pabashkuar rreth një çështje themelore, që ka të bëjë me rrezikun që na vjen nga terrorizmi dhe kriza e refugjatëve që i kemi në kufijtë tanë.

Çdo vend ka prioritet të tij sigurinë kombëtare, por Shqipëria duket se ka heq dorë nga një vlerësim real i këtyre rreziqeve dhe nga një detyrim për të pasur qëndrim të përbashkët për çështje të tilla.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar që drejtohet nga presidenti Nishani, është mbledhur për herë të fundit për sigurinë e Tom Doshit, meqë ishte çështje politike, dhe i duhej Berishës, por nuk ka ende asnjë qëndrim apo vlerësim për fatin që kemi tek dera, ku mijëra emigrantë sirianë, presin të marshojnë përmes Shqipërisë në drejtim të Bashkimit Evropain.

Po ashtu, dhe çështja e muxhahedinëve iranianë, që janë marrë në Shqipëri prej vitit 2012, duket se është bërë thjesht si një detyrim dhe respekt ndaj politikës amerikane, por pa ndonjë vlerësim serioz të asaj çfarë mund të sjellin këtu.

Kështu, ndërsa kriza e refugjatëve po troket në kufjtë tanë, politika shqiptare ka qëndrime nga më të ndryshmet për këtë çështje.

Kryeministri Edi Rama ka një qëndrim të matur, deri dhe skeptik për fuqinë që ka Shqipëria për të përballuar një valë refugjatësh, qëndrim që ju vlerësua si ksenofobi dhe mungesë solidariteti. Në kundërpërgjigje të tij, Berisha bëri thirrje për të pritur refugjatët dhe për t’u hapur dyert atyre. Basha nga ana tjetër në Bruksel ishte mes qëndrimit të Berishës dhe Ramës, duke thënë se duhet t’i pranojmë, por duhet të kemi kujdes. Bujar Nishani me sa duket nuk ka pirë kafe këtë javë me Berishën dhe nuk ka qëndrim.

Atëhere cili është qëndrimi i shtetit shqiptar për këtë çështje dhe përse nuk ka një vendm të përbashkët që të respektojë prioritetet e sigurisë kombëtare?

Personalisht nuk jam për ndonjë recetë për mbyllje kufijsh, por Shqipëria duhet t’i gjykojë me qetësi dhe jashtë politikës gjithë opsionet që nuk rrezikojnë sigurinë e saj kombëtare. Nuk jam as kundër idesë që nëse Evropa paguan, ne të ngrejmë kampe me ndihmën e tyre dhe t’i bllokojmë këtu refugjatët, për t’i rikthyer në vendet e tyre. Por këto opsione duhet të dalin nga vendime politike të përbashkëta dhe të kthehen në detyrime për sigurinë kombëtare.

Solidariteti fallco publik dhe lehtësia me të cilën po injorohet kriza e refugjatëve në kufijtë tanë, e bëjnë të padobishme atë çfarë ne themi e ndjejmë, pas çdo masakre të terroristëve islamikë në Evropë.

Mungesa e një qëndrimi shtetëror për sigurinë kombëtare në këto raste, bën që çdo vendim të politizohet dhe të pranohet apo kundërshtohet në varësi të preferencës politike dhe jo llogjikës së sigurisë kombëtare, duke e kthyer sigurinë kombëtare në vend fushatë elektorale.

Aq shumë jemi të politizuar në këtë çështje, sa dhe një deputet socialist që u gjend në rrugën e kthimit për në Shqipëri, në aeroportin e Brukselit, dhe pak minuta më vonë pasi u anulua fluturimi në stacionin e Malbeekut, u anatemua pse shpëtoi nga të njëjtit njerëz që bëjnë sikur qajnë për viktimat e terrorizmit. Me këtë llogjikë i bie që shumë shqiptarë janë mërzitur pse nuk janë vrarë më shumë njerëz. Dhe është e qartë përse ndodh kjo, pasi shoqëria shqiptare është e ndarë dhe gjykon politikisht për çdo çështje. Edhe kur bëhet fjalë për jetën dhe vdekjen e një njeriu, dhe kur bëhet fjalë për mbijetesën ose ekzistencën e shtetit, nga kriza të tilla. Edhe kur bëhet fjalë për të gjykuar dhe dënuar terrorizmin islamik, kemi shkelje syri politikisht për militantë islamikë që gjykohen në Tiranë, vetëm se ata mallkojnë qeverinë.

Për këtë arsye, çdo shtet në botë, përveç programeve politike dhe ndasive partiake, ka disa prioritete të sigurimit kombëtar, mbi të cilat nuk del askush. Por ne ende kemi katër qëndrime vetëm për krizën e refugjatëve, të cilët kanë vetëm një qëndrim: të hyjnë dhe të marshojnë përmes Shqipërisë, duke dëshmuar pasigurinë tonë kombëtare

15 komente në “Terrorizmi dhe pasiguria jonë kombëtare”

  1. bonbon says:

    Si ore nuk paskemi prioritete te sigurise kombetare. Sot kryetari i opozites shqiptare ai qe i fali detin Jon Greqise pati nje takim mjaft te perzemert me lobin grek ne Amerike.

    1. M A R K O says:

      Te sigurte sa me ska. Ne kemi kryterroristin Berishe e kerkojme qiqra ne hell

  2. Albi says:

    O Mero shkrimi shume i sakte! Po kete vend me mut se ce beri Sali me femijet e tij nuk e bejn dot muxhahedinet e Iranit sikur te behen bashke me shtetin islamik.

    1. POPULLI SHQIPTAR,perjsashtuar pisat says:

      Jeni shume miop,siç duket nuk paske dale akoma nga vatha me tela gjembash

  3. katarakti says:

    Europa ta le kopilin ne dere o Mero. Ajo te jep ne filim ca para per refugjatet, por pastaj te harron dhe te kthen krahet. Dhe te thote pastaj, po hodhe vickla: “Doni te hyni ne Europe?! Pranoni refugjatet ne token tuaj. Aq me shume qe edhe shumica juaj jane myslimane”. Dhe keshtu merr fund filmi dhe Shqiperia.

  4. socialSSalisti Ben Butka says:

    ME!RO PERHERE TE PARE QE KE DALE JASHTE ORBITE!
    Si mund te arrish ti te flasesh per siguri kombetare kur ne jemi 25 vjet pa shtet,pa siguri,pa ushteri,pa armatim pa municion pa asnjelloj rezerve shteterore?Ne nuk kemi asnje rrezik nga refugjatet se edhe tu lutemi qe te na japin ndonje lemoshe nuk vjen njeri!
    Ne po behemi rrezik per Europen e nuk eshte òudi qe te katandisemi si Sirija me muxhahedinet qe hyjne e me shqipetaret qe shkojne tek ISIS!
    Si nuk te ka bere pershtypje qe gjithe Europa eshte ngritur ne gadishmeri numer NJI e KRERET IDJOTE TE ANTISHTETIT UROJNE TERE BEKTASHINJTE E BOTES ME NJE INJORANCE QE TREMB DHE GOMARET!?Keta po i vene zjarrin shqiperise njesoj si ISIS ne emer te zotit kur po e kthejne vendin ne nje shtet islamik fondamentalist ne emer gjoja te harmonise fetare!?A di gje ti qe ne kushtetuten qe e kane bere paçavure qysh ne hyrje thuhet ‘ME BESIM TEK ZOTI’ E ne asnje vend nuk perdoret fjala LAIK!?SHTETI ESHTE SHKERRMOQUR BLUSHAT E KARABUSHAT FLASIN PER STATUT PARTIJE E PARQE LOJRASH!?

  5. ***** says:

    Greku qe erdhi ne Tirane e qe kerkoi Hotspote per emigrantet Sirian ne Shqiperi nuk fliste ne emer te interesave te EU, por te Greqise.
    Raporti i Komisionit Europian (mund ta gjeni ne internet) bere qe ne 2015 favorizon Greqine me biliona Euro duke e pergatitur ate edhe per emergjencat qe mund te krijohen nga fluksi I emigranteve.
    Ky greku (Avromapolus) qe eshte edhe si pergjegjes per emigrantet ne Komisionin Europian, pasi mori fondet e EU duke perfshire ketu edhe rastet per situatat emergjenete, na etiketon ne si ksenofobe. Po sa ksenofobe ishte Greqia bashke me shtetet e tjera ne UE kur u kthyen kurrizin opozites Iraniane qe u strehua ne Shqiperi?
    Mbyllja e kufijeve nuk eshte ksenofobi! Eshte realitet. Cdo shtet europian I ka mbyllur kufijte tokesore perfshire eshe Greqine, e cila ne pamundesi per te mbrojtur vijen bregdetare tani po perdor edhe anijet e Frontex.
    Mbyllini kufijte dhe pike.

    I MBYTURI TE MBYT!

  6. arberia says:

    me vjen keq zoti mero —por analiza qe ju beni eshte apsolutisht naive duke lenee jasht faktorin kryesore —islamizimin e politikes shqiptare,influencen mbizoteeruese tee erdoganit tee politikanet tane dhe si rrjedhim i kesaje te shoqerise —ndertimi i mega xhamive me tyta qee cajne qiellin .—-shqiptare —-mee uleerima nee gjuhe arabe qe ska asgje te perbashket mee kulturen dhe gjuhen —ilire—-pra shoqeria shqiptare nuk eshte e politizuar si thoni ju —-por vete politika eshte kthyer ne strument—vegel e islamizmit arab—turk

  7. Kola says:

    S’kuptoj ku e gjejme ne kurajon te flasim per terrorizmin, kur kryebanditin terrorist, vazhdojme ta mbajme ne krye te opozites. Per cfare sigurie kombetare behet fjale, kur kjo siguri eshte edhe sot e kesaj dite vetem ne sherbim te familjes se Vicidoli e jo te Shqiperise?

  8. selim says:

    Si i thone nje shprehjeje qe rrufeja nuk bie ne h… prandaj dhe ne nuk kemi pse ruhemi sepse jemi dhe me te varfer dhe me te pa shprese se ata qe po vijne.Ata refugjate qe jane ne kufijte tane me greqine e shohin mire qe ne zeme vendin e 2 a te 3 per emigrim keshtu qe nuk kane cfar kerkojne tek ne.

  9. bobi says:

    Mero ketu ja ke futur kote, te jeshe i sigurte se nga ata sirjanet qe jane ne greqi nuk na vjen asnje gje e keqe, kryesorja eshte se ata jane shum te informuare dhe e dine se na ca gjendje eshte shqiperis, e dyta eshte se ja dhe u futen ne teritorin shqiptare ku do vene pastaj prap ne mal te zi dhe me pas kroaci dhe ne evrop duan te shkojne. Te keqen e kemi brenda teritorit mero nga momenti qe pallma e hoxhes degjohet 5 here ne dite ne arabishte mori funde shqipria dhe hajde shkuli me tani. Asnjeri nuk e hap gojen te pakten xhamite te heqin artopolantat ne respekte te atyte qe nuk jane besimta apo te fefe te tjera, dhe kushe do te degjojene hoxhen te futet ne ambjentet e brendeshme te xhamise dhe ta degjojne. Pse o mero nuk flisni per problemet qe ka tani shqiperia ne kete teme Ertogani ndertone xhami janullatosi kisha evropa burgje, keto jane investimet qe kane ber keta 3 miqet e shqiperise ne keto 25 vjete. Nje spitale moderrne nuk ka ndertuar njeri vete kisha dhe xhami.

  10. andromeda says:

    Po u futën këtu sirianët do kemi një komunitet më shumë në bashkësinë e etnive që i gjen tek ne, si greke, maqedonëse, egjiptiane, etj. Kështu Shqipërisë së gjorë do t’i shtohet edhe një minoritet i varfër që do e dobësojë edhe më shumë. Fqinjët po tregohen më flexibël duke u përpjekur të na i rrasin ne emigrantët.

  11. gero says:

    Po ku ka me te politizuar se ti dhe shkrimet e tuaja o MERO!
    Sa per deputetin shqiptar qe u”anatemua”ti qe na flet per konkluzione llogjike ti mund te llogjikosh qe ai deputet si dhe shume te tjere si ai ne kundershtim me detyren e tyre si perfaqesues te ligjit jane kthyer ne shkeles te ligjit dhe talles te interesave te njerzve qe ata perfaqesojne dhe eshte e natyrshme qe njerzit e thjeshte ti urrejne e deri ne vdekje te tille njerez.
    Se ne kete bote i dashur Mero nuk ka vetem terroriste qe vene bomba e hidhen ne ere mes turmes se njerzve te pafajshem por ka edhe hajdute,kriminele qe ulen ne poltronet me te larta te shtetit dhe ja nxijne jeten e vrasin njerzit e thjeshte ete pafajshem ne njemije menyra.
    Por ti i dashur Mero nuk e ben nje gje te tille se ti je teper i ndershem per te dale jashte kontrates me perfaqesine politike qe ti ke nenshkruar aktualisht.

  12. gero says:

    Vete fakti qe censuron komentet e verteton qe je i politizuar dhe automatikisht hedh poshte shkrimin e mesiperm .
    J

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje