Një damkosje nga Hollivudi, që e meritojmë

25 Mars 2016, 19:26Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ne nuk e gjykuam dot atë që ndodhi në Gërdec dhe atë që ndodhi me trafikun e fishekëve kinezë nga Shqipëria në Afganistan, në Rinas. Arsyeja ishte e thjeshtë. Në mes të dy historive, ishte i biri i kryeministrit shqiptar. Ndërsa ai kishte lobuar një kontratë demontimi në Gërdec dhe kishte vendosur në krye të punëve njerëzit e vet më të besuar, përfshi dhe burrin e tezes që vdiq aty, projekti tjetër, ai i eksportit të fishekëve drejt Afganistanit për llogari të një biznesmeni tjetër amerikan, ju shfaq rrugës. Nënkontraktori i tyre shqiptar Kosta Trebicka, ishte i pafuqishëm të zgjidhte problemet e kompanisë me pushtetin, dhe i njëjti grup që po merrej me Gërdecin, mori përsipër të bënte dhe paketimin e fishekëve kinezë dhe përcjelljen e tyre drejt Afganistanit, duke krijuar një kompani me bazë në Qipro, që e çonte nga 4 në 8 cent çmimin për njësi, çka ishte dhe ryshfeti që ngelej tek mafia e Tiranës.

Rebelimi i Kosta Trebickës u mbyll shpejt, pasi u gjend i vrarë, i vetmuar, në një lëndinë në një skenë që ngjante më një gjahtar të vetmuar, ndërsa historia e parë ajo e Gërdecit, as u gërvisht fare. Edhe pse ka prova të pakontestueshme që nisin që nga mënyra se si i raportonte me faks një ministër, Shkëlzen Berishës, hyrjet e daljet e tij tek Fatmir Mediu, autorizimi i kompanisë amerikane që caktonte në Gërdec, përfaqësues Rrahman Selmanllarin krahun e djathtë të Shkëlzenit, dëshmitë e Rrahmanit që thoshte nuk kam dëgjuar kurrë për Gërdecin edhe pse me letra ishte përfaqësues i amerikanëve aty, biseda gjysëm orëshe e Shkëlzenit me Delijorgjin, vetëm disa minuta pas shpërthimit dhe dëshmi të pafundme për rolin e tij në atë histori, drejtësia jonë, as guxoi ta thërriste për ta pyetur.

Sali Berisha bëri gjithçka duke i shpallur luftë institucioneve të shtetit shqiptar dhe çdo politikani apo zëri kritik brenda PD, duke e ndarë shtetin dhe PD në pro dhe kundër djalit tij. Dhe ja doli të mos t’ia prekin djalin, por natyrisht dhe të iki nga pushteti për shkak të këtij degradimi.

Tani në ekranet e gjithë botës do të nisë të shfaqet një komedi amerikane që këtë histori kriminale e ka kthyer në një subjekt të këndshëm, dhe ku roli i “peshkaqenit” tonë është episodik, por shumë ilustrues se si na shikon Hollivudi dhe Perëndimi, si një vend mafioz, ku ligjet i bën i biri i kryeministrit, duke diktuar gjithë kontratë kombëtare e ndërkombëtare dhe duke shantazhuar gjithkënd, që me histori prostituash, deri me zhdukje mafioze.

Filmi i cili bazohet në një libër tepër realist të një gazetari amerikan që ka zbërthyer këtë histori, do të jetojë gjatë dhe do të jetë pasaporta e Shqipërisë së korruptuar në botë, imazhi ynë kriminal, para çdo investitori të huaj dhe prezantimi ynë primitiv në sytë e çdo qytetari perëndimor.

Ne nuk e gjykuam dot Shkëlzen Berishën për shkak të babait të tij të plotpushtetshëm dhe ende nuk kemi shanse ta prekim, nëse ky sistem drejtësie vazhdon të mbetet kështu siç është, si po përpiqet babai i Shkëlzenit. Por në SHBA jo vetëm që u dënuan partnerët e tij, por tashmë janë dhe pjesë e kujtesës historike, si nuk duhet të shpërdorojë pushteti shanset për të menaxhuar kriza me trafikantë.

Tani Sali Berisha ndjehet ende fitimtar, që nuk i ka shkuar djali në gjyq, ndjehet ende i fortë që ende askush nuk e ka pyetur për çfarë ka vrarë dhe çfarë ka vjedhur në këtë vend dhe kjo ja ka shpëtuar të sotmen e tij si politikan, që ende bën dëme në këtë vend. Por ajo për atë çfarë ai ka luftuar dhe ka përmbysur gjithçka në këtë vend, që të mos hyjë në histori si familje mafioze, nuk është më në dorën e tij. Miliarda njerëz në botë, sa herë të shikojnë filmin “War Dogs”, do të ngulitin në memorien e tyre një familje mafioze në pushtet në Shqipëri, që lidhet me qeverisjen e Sali Berishës. Tani Sali Berisha dhe familja e tij mund t’i mbajnë milionat, mund t’i harxhojnë në pasarela mode në Milano, apo dyqane të brendshmesh në Bllok, mund të ndryshojnë historinë e tyre nga një “familje model”, në një “familje me modele”, por të shkuarën e tyre nuk e blejnë dot më. Ajo ka hyrë tani si një ndëshkim për gjithë pafuqinë tonë si komb, në kujtesën botërore të artit.

Ne do të na bëjë shumë dëm si vend dhe si komb, do na ngelet gjatë imazhi i një vendi që qeveriset nga banditë si ai, por e meritojmë. E meritojmë së pari ne gazetarët që nuk arritëm të bëjmë betejën tonë deri në fund për ta futur në histori atë familje kriminale, e meriton sistemi ynë gjyqësor, që është produkt i asaj familjeje, e meriton politika shqiptare, që ka 25 vjet që e merr zvarrë një plak i çmendur, e meriton shoqëria jonë, që e ka kujtesën aq të shkurtër, sa tani i bëjnë më shumë përshtypje brekët e Arminës, se sa kufomat zorrëjashtë të Gërdecit, me paratë e të cilave janë blerë këto brekë. Një vend që nuk ka fuqi të ndëshkojë krimet e veta, do të jetë gjithnjë në anën e të humburëve.

27 komente në “Një damkosje nga Hollivudi, që e meritojmë”

  1. juristi says:

    Ke te drejte, por populli zgjodhi perseri nje person te gabuar sic ka zgjedhur gjithmone – Kryeministri Aktual EM eshte aq dhjaks sa deklaron qe e ka ne dore Gjykata e Larte kete pune – nderkohe qe u jep rrogen nga taksat e shqiptareve atyre dhe prokurorit te shpifur LLALLA.

    Te kesh frike ende nga nja shpellar i kalbur eshte …nuk e di por sindroma e zdrugimit ka bere punen e vet. Eshte rasti tipik i atij lapanjozit Imami …

    1. Neli says:

      Nese sa thua jane te verteta perse eksperti amerikan i FBI tha qe vdekja e Trebickes ishte aksident ? Mire drejtesia shqiptare nuk nxorri gje meqe sic thua nuk ja mban po drejtesine amerikane cfare e pengoi te hetonte aktet korruptive te Diveroli. Duhet ta dish qe Amerika ka ligje qe denon korrupsionin e shtetasve amerikane dhe kur ai zhvillohet jashte Amerikes. Atehere i bie qe gjithe kjo pune te jete bere me bekimin e tyre per rrjedhoje edhe kur te behet reforma po be nje vrine ne uje do jete.

      1. perpara says:

        Neli, mos u ben pjese e kesqj mafje nderkombtare se nuk ishte perfaqesuesi FBi por nje polic gjyqesor i blere me para nga stepat e Amerikes, ashtu si eshte blere Podesta dhe vazhdon te blihet edhe sot Ajo mafje nuk ka lindur dje apo sot ne Shqiperi; ajo ka lindur edhe para se te lindete Sali Berisha dhe me Saliun dhe Lirine u konkretizua sepse rruga e tij ashtu ishte, kalonte nga serbia. Lexo librin e grekut per Saliun , pataj dokumentat e fundit ne Paris se cfare bente Saliu, doktori serb dhe Ramiz Alia e Sadik Premte, pastaj pershendetje qe i ben Saliu Ramiz Alise me ze e figure para studenteve te dhjetorit apo shprehjen e Sabri Godos qe Ramizi na thirri te gjitheve ne per te krijuar partite e deri ne ditet qe i ke jetuar dhe ti , nuk di cmoshe ke, por gjithe te dhenat e nxjerrin Sali Berishen me fjale dhe vepra te degjuara dhe te para me sy, agjente te spunimit serb si dhe tradhetar te kombit shqiptar. Pra Saliu nuk kishte marre persiper demokratizimin e vendit, por shperberjen e tij si pulle e ngitur serbe qe vazhdon dhe sot ta destabilizoje ate vend. Metodat dhe ligjet ne demokracine tone nuk e mposhtin dot ate se demokracia lejon te gjitha format e prostitucionit politik e liberal dhe kjo eshte keneta demokratike qe ai noton pa i hyre gjemb ne kembe Fatekeqesia jone si popull qe nuk i treguam vendin qe meriton ketij bastardi qe kemi 25 vjet qe e mbajme ne kurriz dhe sdihet se sa do vazhdoje. Une deri me sot kisha bindjen se edhe Mehmet Shehu kishte vrare veten, si trim qe ishte dhe qe krenaria e tij prepotente nuk i perkulej shantazheve qe ju bene, por me ato qe lexova per dokumentat e Parisit si dhe thenien e Sali Berishes se dhe atij i ishin qepur tre vete ne Paris se donin ta rekrurutonin agjente, me kane forcuar besimin se edhe Mehmet Shehun e kane vrare. Seicili nepermjet analizes ben deduksionet e veta te pagabueshme nga keto gjera,; pastaj ngjarjet me radhe qe nga 1991 e deri me sot, ngjarje qe i kemi jetuar, pare dhe degjuar e provuar, ste lene asgje per te dyshuar se personi Sali Berisha eshte e keqja e atij kombi qe po vazhdon ta shkaterroje. Pushteti demokratik nuk ka forcen ta shkaterroje sepse fijet e merimanges se zeze jane qe ne Amerike e deri tek perkrahesit e tij ne Shqiperi. Parate jane derdhur lume, pasuria kombtare eshte ne duarte e tyre, miljardat jane ne bankat jashte vendit, nders dekoratat sot familja Berisha i merr nga presidenti Nishani bashke edhe me krushkun e tij. Perfundimisht duan ta bejne dhe hero qe ai hero eshte por hero i shkaterrimit mafjoz te atij vendi. Te kerkoj falje qe tu drejtova ty ne komentin ted per te shkruar keto rreshta qe kam mgele perfundimisht pesimist per vendin tim si te parregullueshem me.

    2. zhaku i pamposhtur says:

      Jam dakord deri diku me ty ‘juristi’..nuk jam dakort me meron qe i bie fyellit vetem me nje vrime….aq sa pergjegjes eshte saliu per korrupsionin ne shqiperi po aq eshte edhe piktori…ka kaq vjet qe qeverris dhe ka harruar akuzat qe i bente dikur saliut,ose rshte i paafte ose eshte bashkpunetor i tij e ne te dyja rastet qeverria rama eshte petgjegjese,kjp karamelja e reformes ne drejtesi eshte teper bajate dhe nuk pertypet me…gjithashtu shtypi dhe media shqipyare jane mashe ne duart e politikes se korruptuar,mero ne shqiptaret nuk e meritojme kete lloj trajnimi qe na beni duke punesuar adoleshente dhe persona te pa pergjegjshwm ne gazeten tuaj,nise kritiken nga vetja pastaj akuzo te tjeret….

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kinematografia shqiptare ka kohe qe ka ndalur,ajo nuk eshte mësuar te jete e pavarur nga politika .
    Mjerisht te gjithë jemi deshmitare te ngjarjeve ne këto 25 vjet,por fatkeqësisht askush nuk shkruan per artin”demokratik”,bar hane dhe rregjimin nuk e diskrititojne !
    Ngjarjet kane qene te permasave boterore,raste te humbura per skenaristet,rregjizoret,artistet,te cilet nuk kane munguar ne tubimet partiake,por kane qene te “vdekur” per artin!
    Vetcensura flet per mungese te demokracise, do ishte e tepert te shkruash.

    1. Tani says:

      Mero sa tjerr genjeshtrat e vjetra perse nuk ben nje shkrim te na shpjegosh pse Rama nuk demshperblen banoret e Gerdecit por vazhdon ti jape leje ndertimi Delijorgjit, se per telefonata ka Rama me te me shume se askush tjeter.

  3. ylli says:

    Ka nja 100 filma te Hollywood ,qe flasin per rolin negativ te CIA-s ne ngjarje nderkombetare.Ka prap 100 te tjere ,per rolin e FBI ne perfshirje korrupsioni ne Amerike.Ka me dhjetra filma per aferat e DEA -s me trafikantet e droges ne Ameriken Latine.Po prap ka ne Hollywood regjisor si Oliver Stone qe shquhen per filma qartesisht antiamerikan.Me dhjetera filma jane bere per mafian serbe ,ruse ,italiane .Po ashtu plot filma per lufterat ne Vietnam Ish -Jugosllavi etj.Po a kane ndikuar keto filma qe SHBA ,Rusise ,Serbise ,Italise e Gjermanise tu dali boja ?!? Se besoj ! Vetem neqoftese se Mero Baze e Hollywoodi kane nje marreveshje speciale ti nxjerrin bojen Shqiperise.E tha dhe Edi Rama vjet ne fjalimin ne OKB…..mos na gjykoni nga filmat e Hollywood-it.Thua se diplomatet e OKB ,nuk bejne asnje pune e vetem shohin filma !!! Pika,pika kryeministrit.Tani mu kujtua filmi me John Travolten “Ngjyra presidenciale” ku luan Bill Klintonin.Ne te vertete filmi e ben lecke Klintonin ,sic themi ne.E qe prej asaj dite Billi nuk del nga shtepia.O Mero ,se te dua fort ,behu me serioz.Vetem po pate marr persiper iluminimin e karagjozeve qe komentojne te Tema.Fola pak rende ,po sa mund te durosh kur lexon te tilla gjera.Kerkoj falje !.

    1. spartaku says:

      Ylli! sipas mendimit tend,meqense ka ndodhur edhe ne vendet e tjera,e ne amerike,ti themi bravo Sali Berisha vra,pre,vidh sa te duash? Mero Baze po shkruan shume ire dhe po i vleresojne shume mire mendimete tija.Ata qe e kritikojne,dihet se jane njerzite e Sali Kriminelit.

  4. bonbon says:

    Mero ke shkruajtur gjithe kete editorial kur mund te kishe shkruar vetem shprehjen e famshme: “Cdo komb ka qeverisjen qe meriton”. Per ata qe mendojne qe qeverisja Rama eshte ndryshe nga ajo Berisha u kujtoj qe elementet kryesore te shtetit jane te gjitha ne dore te ushtareve te Berishes dhe aleateve te tij.Presidenca,Prokuroria,Shish,Gjykatat- te gjitha te Berishes. Kryetari i parlamentit,Ministri i drejtesise-Ilir Meta partneri ne krim i Berishes.

  5. Viking says:

    Ehh,ky editorial shpreh indinjaten dhe zemerimin e seicilit prej nesh i nderuar Mero. Nuk ka cfar te shtosh me. Na ngelet vetem deshperimi dhe shpresa qe drejtesia megjithese vone do vije nje dite dhe kermat do gjejne vendin qe i takon..

  6. faikonica says:

    Asht i mjere ai popull qe nuk ia del me zotnue bijte e vet te keqinj….At Zef Pllumi

  7. Akrepi says:

    Mero
    pse e ke harruar anulimin e filmit te pare
    ku e ke pyetjen pse nuk u be filmi “Dealer heels” qe ishte programuar ne fillim nga nje tjeter kompani, universali ne hollivod, me aktor kryesor te njohurin Will Smith qe do luante delijorgjin???
    Si ka mundesi nje skenar i caktuar prej 5 vitesh per fil dhe me parakontrata, regjisor, producent, aktore, e kasta komplet, anulohet dhe tani perfundon kokoshi nje thele, thjesht nje film komedi ku shqiperia permendet siperfaqesisht???
    Filmi aksion mund te bente me shume buje dhe te thoshte te verteta te hidhura ne Pentagon e USA, si dhe ti jepte shkelmin CIA-s ndoshta, por fatkeqesisht nuk u lejua
    arsyet i dine vetem ata
    ky filmi qe po behet, wars dog eshte thjesht nje lepirese, nje karamele qe sdo kete peshe fare, koha do e tregoje
    Shkelzeni dhe Berisha arriten nje tjeter fitore te madhe
    Veshtire se Amerika dhe fajtori Bush do perballonte nje tjeter stuhi si filmi Zoti i Luftes me Nicolas Cage
    ndaj mendoj se edhe u anulua
    madje ne kete rast eshte e perfshire direkt Pentagoni
    Amerika do shembej ne syte e te gjithe botes ne filmin e pare, sepse fabula bazohej ne histori te vertete dhe impakti do ishte katastrofik

    1. albi says:

      Ne fakt me Zotin e Luftes, ngordhen fare, nuk diten ku te futen nga te palarat qe u dolen ne shesh. Po ca thua o shoku, filmi po nuk qe bere nuk do te thote qe u ndalua. sa filma anullohen ne Hollywood, edhe ne faze fillimi te xhirimeve…

      1. akrepi says:

        albo u morem vesh shoku, bjeri bidonit
        i ra buxheti universalit dhe pese vite pritjeje pastaj ia la warner brossit ta bej komedi
        hajde mendje hajde
        nejse e shoh qe sia vlen te te besh sqarie ty ndaj beso ate qe do te besosh

  8. ari says:

    ju nuk u ngopet bare enveri 55 vite e lere tash qe rama ju jep lesh te qelbur negjmije te ngopeni per 15 vite.po ter te zezat ju kaber o negjmija o enver kristaqi,gjelil e ilir gjoni dash e myslim peza sulo e ditmir bushati,hamit e ilir beqja.spiro e milena koleka,.bete ter at 21 janar per nji ngjal mete.ne bllok ju a futi meta ngjalen.por qelbesira qelbesire mbetet.qenef negjmije parti ku vejn vetem perverz si balla,rama,frroka,ndoka,prenga etj

    1. bonbon says:

      Nuk lejohet te shkruash serbisht ne kete website o shpellar.

  9. NjeQytetarOptimist says:

    E ke vendosur piken mi I-ne me fjaline e fundit Mero por me nje ndryshim te vogel.. Nje popull qe nuk ndeshkon krimet e veta, behet subjekt filma komedish hollivudjan dhe eshte me e rende se humbja.. Eshte poshterimi, percmimi, pafuqia, civilizimi I kesaj shoqerie te ndeshkoj te padrejten. Humbjen e pranon cilido dhe disa jane krenar ta bejne me te drejte, kurse poshterimin se duron kush.. Ky film eshte nje poshterim per ate qe ne perfaqesojm..

  10. "Horri i Bulevardit" says:

    Zoti Baze, eshte me e ndershme te tregoni se nuk jeni te mirpritur ne komente, arsyeja ska problem, eshte e drejta jote, se te botosh nje koment dhe te tjerat jo.
    Kur na e thua troc, te mirkuptoj dhe terhiqem. Faleminderit.

  11. lifi says:

    Vertete ne Amerike behen shume filma por per Familjen Berisha eshte vetem fillimi,ky film do te vazhdoje me drama te tjera ne Shqiperi,do behet teater dhe pastaj kenge,ndoshta e bejne dhe balet kete histori te Familjes.Nje njeri nga Vicidoli nuk mund te kete histori normale,por vetem me gjak dhe dhune,grabitje dhe vrasje,ky eshte dhe Vicidoli qe akoma drejton Shqiperine.Jemi krenar per keto histori kaubojsash,

  12. nje lexues normal says:

    Sa shqipe te bukur qe shkruan ky ARI (i mungon vetem germa K perpara) . Sa klase shkolle ke , o i vrare , se me ngjan sikur shkruan ndonje pjestar i kurseve kunder analfabetizmit , qe hapi Enveri pas 1944-es , kur populli ishte mbi 70% analfabet .

  13. tafa says:

    O mero na trego edhe ne kur jan zgjedhjet e parakohshme se ka i jav qi shkru sala sala na e nxorre edvinin qingj fare e di qi sala o kokrra kurves po edhe kshu ska lezet desha tju kujtoj ka 3 vjet qi o n qeveri edvin djali apo nuk e sha se ke frik se te te turret qeni tij pitballa

  14. we people says:

    Qe ne titull artikullshkruesi ben larje duarsh nga vetja.

    Pse e meritojme ne shqiptaret (populli) damkosjen ?.Absolutisht gabim

    Shqiperia eshte nje vend I vogel dhe cfare ndodh ketu per ose per keq eshte thjesht reflektim I fuqive te medha.
    Per shembull Lufta nacjonal clirimtare e shqiptareve ishte me te vertete per clirimine e vendit por mos harrojme se USA-GB-USSR bene pazarat e pista pas mbarimit te luftes dhe dihet si shkuan punet..
    Edhe ne vitet 89-91 Admistrata amerikane nuk duhet ta fuste Shqiperine ne listen e permbysjeve te Bllokut Lindor pasi ne ishim shkeputur qe nga 1961 dhe pothuajse ishim izoluar nga nje bllokade cnjerzore si nga komshijte ashtu dhe superfuqite:
    ***
    Keto lotet qe ke derdhur ne kete editorial I nderuar Mero nuk te shkojne pasi dhe ti je pjese e stafit te ngushte nazi-berishian ne 1995-2007 pra plot12 vjet dhe nuk e leshoje ate edhe kur beri krime dhe me te perbindeshme si Gerdeci ku permendim 4 mije te vraret ne 1997 dhe pucin e 14 shtatorit 1998..
    Keto dy super-krimet e berishajve qe ndodhen kur zoti Mero ishte “powerfull” u mbrojten fare hapur nga ato “regjizoret” qe sot po luajne me Gerdecin ne Holliwood duke shurruar mbi mbi jetimet qe nuk ka ndodhur as ne ne kohen e otomanizmit,fashizmit apo komunizmit..por tani ne kohen e ambasadorizmit dhe nazi berishizmit.
    ***
    Nga Gerdeci nqs se analizojme keto linja kryesore:
    1-Armatimi shqiptar pas 1991 kapte vleren rreth 30 miljard dollare te materialave qe shiteshin pra ishte nje Eldorado per “miqte e armatimit” me kollare ne adriatik & atllantik
    2-Tenderi 300 miljon dollaresh I Pentagonit te fitura nga dy adoleshente eshte DAMKOSJE E PENTAGON-MENEVE dhe jo e ne shqiptareve.
    3-Thenia e SaliMonstres se NY-TIMES- eshte LETER HIGJENIKE eshteDAMKOSJE E “ Strategeve amerikane qe merren me shqiperine
    4-Vrasja mafjoze e Kosta TREBICKES dhe porositja e nje prokurori nga shteti I Virxhinias per ta mbular kete vrasje te kryer nga banda naziskine e Xen Kuliqit eshte DAMKOSJE qe I bene shtetare amerikane besimit qe kane shqiptaret te demokracia amerikane
    5-KERCENIMI me jete qe I beri SYPESHKAQENI..gjeneral Luan Hoxhes dhe akti I turpshem I ambasdes amerikane qe paisi me vize amerikane nje te denuar nga drejtesia shqiptare eshte SUPER DAMKOSJE E nenpunsit TE MJERE ARVIZU I cili perdorej si lecke pastrami nga lobistet e berishes ne Washington ashtu sic po ndodh me kete Donald Luleshin qe po tregohet jo vetem antishqiptar por dhe antiamerikan
    ***
    Pra zoti Mero merri mbrapsht ato fjale qe thua per damkosjen e Shqiptareve..Pse ?
    Cfare do beje nje popull 2-3 miljon perballe nje politike te gabuar te euro-atllantikasve qe pasedojne nje popullsi gjysem miljardi..
    Cfare do beje nje popull 2-3 miljon perballe nje politike te gabuar amerikane e nje shteti 300 milonsh qe drejtohet akoma nga MAKARTISTE si FrankWisner & company dhe nga MERGATQYQARI elez biberaj.
    Cfare do beje nje popull 2-3 miljon perballe nje tradhetari kozmik si Edi Rama qe jo vetem eshte I tredhur plotesisht por po dorzon pushtetin “cudiberes” te ustallaret e Gerdecit
    Cfare do beje nje popull 2-3 miljon perballe nje hipokrizie “unlimited” te nepunsit Donald Lu ( nuk po e quaj ambassador se eshte turp) I cili per DOLLIBASH te dekriminalizimit ka vene strategun e HOLOKAUSTIT te gerdecit
    Cfare do beje nje popull 2-3 miljon perballe nje ndyresie intelektuale te kokave te kombit qe kane tradhetuar interest kombetare ..ketu kam parasysh ismail kadavrene qe I vetmi veprim poazitiv pas 1991 ishte lirimi keto dite nje vrasese-qeflije me emrim Nazmije

    Cfare do beje nje popull 2-3 miljon perballe nje media kriminale qe eshte bere me e ndyre se vete ky filmi I Holliwoodit…qe ne kinemate boterore eshte I pesti film qe shqiptaret I paraqsin nerez me bisht..bishti ne kete rast eshte Kallashi si vertebra e fundit
    ***
    Cfare duhet te bejme
    Thjesht fare:: fillimisht duhet te themi te verteten se jemi tradhetuar pabesueshmerisht nga Edi Rama dhe po perdhosemi hapur fare nga miqte tane..ku realizimi I ketij filmi eshte PSHURROSEJE E VIKTIMAVE DHE JETIMEVE TE GERDECIT DHE 21 JANARIT pasi eshte I njeti shqiptarofagos –kanibal..

    Pra zoti Mero..ky film eshte damkosje per Edi ramen..Donald lune dhe ty si ish bashpuntor I saliqenit por dhe qe nuk thua te verteten qe ate qe nuk e beri as fashizmi ne shqiperi..po e shikojme live sot..
    ..Pshurrja NGA VRASESIT e kufomave dhe jetimeve te tyre…KANIBALIZEM DEMONKRATIK

  15. saluku says:

    O Mero dhe ju kritizer qe rrini cdo dite para komp dhe beni detyren qe u ka ngarku partia ose u ka shplare trurin partia;a mund te me thote mue ndonje nga ju ,pse ambasada amerikane paisi me vize ,shefin e shtabit te ushtrise Luan Hoxha dhe e dergoi ne Hamerike dhe fitoi azil politik?
    Po ne film a ka ndonje episod per kete apo hajt te qeshim me sy peshkaqenin,po per ata te ambasades ,dalin me ndonje vend se crol kane pas ne demontim etj etj……aty ishte nje kazan mooti qe u perlyen te gjithe.
    baxhanaku i salikomunistit e ka radhen te dekorohet nga nishani dhe te shpallet hero.
    me kete popull dhe kete vend po tallin bythen te gjithe si ai ADAMI dixhitalb.

  16. Emigranti says:

    Fatkeqesi kombetare, qe i ra per pjese nje ish sekretar buroje partie me emrin Saali Berisha , vendit tone . Si mafjoz politik, ja hariti qellimit dhe vuri nen kembe, dgjithe kupolen e drejtesise, SHKUN, dhe kure i biri ne bashkepunim me Mediun zgjodhen vendin dhe ngriten fabriken e vdekjes ne Gerdec, kure, su shkoi ndermend per jeten e qytetareve, pore kenaqeshin me milionat qe fitonin. Ata te 26 viktimat, skethehen me. Atyre ua jane tretur edhe eshtrat, pore prinderit, te afermit e tyre kerkojne drejtesi, pore drejtesia eshte e kalbur e kooruptuar e varur nga sali Berisha, ne vend qe te gjallet ti qetesonte sadopak me denimin e shkaktareve i la te lire . SHkelzeni me Arminen hapi dyqane brekesh e sutinash ne ish bllokun famekeq, bredhin ne per bote ne pacarela dhe ishuj nga me te shterenjtet ne bote, si ne Maldive, Dubai e ku eshte me shterenjte , Mediu vec viles dhe pasurive te tjera te paluajteshme apo te luajteshme, paguante vajzen me 40 mije dollare ne vit per shkollim ne nje universitet privat ne Amerike, sic shkruan gazetari amerikan ne librin e tije, drejtesia e e felliqur ben sikur sshikon e degjon akuzat dhe faktet qe deshmojne per pergjegjesine penale dhe kriminale te shkelzenit dhe Mediut. Per turpin e tyre, kete tragjedi e klasifikuan ashtu sic donte Berisha , si difekt teknik, duke nxjere te pafajshem SHkelzenin dhe ish ministrin e mbrojtjes F. Mediun Filmi i ollivudit per kete krim mafjozesh, vrastar, vecse dote hiritoi me shume familjaret, qytetaret e ndercem, dotena i nxi imazhin ne syte e botes. Faleminderit zoti Mero Baze. per faktet dhe te vertetat qe pasqyron.

  17. Emigranti says:

    Redaksise TEMA. ju lutem me botoni komentin tim, jame emigranti.

  18. Muzapopullore says:

    Mero Mavria te fala nga Olsi Rama,. Jemi ketu “tek vendi” bashke me Rafen dhe po pijme Don Perignon shoqeruar me Caviar, Strawberries dhe mbase me vone me fresh Lobster. Bej ciu ciu mbrapa tastieres dhe hajde ketu te trashesh pak qafen. Pak me vone do vije edhe Xeni sa te percillte Rominen. Paguan Rafa. Sapo mori edhe Gaz Demi po vjen edhe ai. (botoje komentin o i trembur se ne strembemi nga delet)

  19. Muzapopullore says:

    Mero Mavria te fala nga Olsi Rama,. Jemi ketu “tek vendi” bashke me Rafen dhe po pijme Don Perignon shoqeruar me Caviar, Strawberries dhe mbase me vone me fresh Lobster. Bej ciu ciu mbrapa tastieres dhe hajde ketu te trashesh pak qafen. Pak me vone do vije edhe Xeni sa te percillte Rominen. Paguan Rafa. Sapo mori edhe Gaz Demi po vjen edhe ai. (botoje komentin o i trembur se ne strembemi nga delet)
    Po te nis edhe nje foto

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje