“Kamikaz” kundër reformës në drejtësi

28 Mars 2016, 19:03Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Protesta e sotme nuk ka lidhje me parkun, bile as me inatin me qeverinë. Do të ishte gjysma e të keqes të ishte kështu. Opozita jonë sot ka halle më të mëdha se kaq. Atë nuk e shqetëson as e ardhmja e parkut, bile as mundësia e rrëzimit të qeverisë, qoftë dhe me forcë. Ajo sot ka vetëm një problem madhor, si të radikalizojw situatën, të krijojw përplasje me pushtetin, për të gjetur një kauzë që të thotë: “Tani nuk e votojmë reformën në drejtësi”!

Për këtë arsye, sot në protestë nuk ishin thirrur qytetarët, por gjithë zyrtarët e PD, nëpunësit e Bashkisë së Kamzës, policët bashkiakë të Mziut, dhe disa deputetë, mes të cilëve spikati Strazimiri.

Gjithë përbërja e protestës ishte një ushtri e paguar nga shteti shqiptar, për të bllokuar një reformë për shtetin shqiptar.

Qëllimi i protestës ishte të provokohej policia, të ushtrohej dhunë, biles pse jo të bëhej dhe ndonjë plagosje me pistoletë dhe pastaj të bllokohej Kuvendi.

Dhe disa objektiva u arritën. Tri police femra të Policisë Bashkiake, u shtruan në spital me brinjë të thyera nga burrat e PD, në krye të të cilëve ishte Lulzim Basha. Dhe askush nuk kërkoi ndjesë.

Një deputet i Partisë Demokratike demonstroi pistoletën pa leje, në përpjekje për të qëlluar me grusht një polic. Me këtë akt, Gent Strazimiri është i pezullueshëm nga Kuvendi i Shqipërisë, pasi e kap ligji i dekriminalizimit për armëmbajtje pa leje, dhe i duhet hapur proces penal për dhunë ndaj funksionarëve për shkak të detyrës, e njëjta akuzë që u ngrit ndaj Prengës, për dhunën ndaj tij. Çdo hezitim i shumicës pë ta bërë këtë do të jetë një përgjegjësi kriminale e saj.

E sigurtë është se pas kësaj ngjarje, të enjten në Kuvend, PD do të shtojë si kusht të ri për reformën, punimet tek parku i Liqenit, dhe mosdënimin e Strazimirit. Është kjo arsyeja përse ajo organizoi këtë protestë dhe përse i duhen kauza të cilat duhet të asgjesojnë normalitetin e shkuarjes drejt votimit të reformës në drejtësi, që duhet të mbyllej këtë javë. Në fund të javës këtu vjen komsioneri Hann, i cili nëse do ta gjente të miratuar, mund të jepte lajmin e hapjes së negociatave.

Prandaj askush të mos ketë ndonjë iluzion, se Berisha po lufton për ndonjë metër vend me bar në Liqen, ku s’ka lënë metër pa dhënë leje për kioska, e ku djali tij ka nga dy apartamente në pallat si sekser, vetëm dhjetë metra larg vendit ku protestonte PD.

E vetmja gjë e vërtetë e kësaj historisë së kauzave fallco të opozitës, është se shpikën një kauzë me rrahjen e Strazimirit dhe shtynë dy vjet politikë, dhe tani që erdhi dita ta zbatojnë, duhet të dënojnë të parin Strazimirin. Rregulli i pavdekshëm i politikës, është pikërisht ndëshkimi i kauzave fallco, kur ato vihen në zbatim. Viktimat e para të tyre, janë ata që i shpikin. Tani Berisha duhet ta vazhdojë këtë lojë, duke dorëzuar “heroin” e kësaj kauze, Strazimirin, si viktimë të saj. Dhe pasi ta dorëzojë atë, të jetë më i qetë, që e bëri një “kurban” për të shpëtuar kokën e vet nga reforma në drejtësi.

19 komente në ““Kamikaz” kundër reformës në drejtësi”

  1. bonbon says:

    Berisha eshte gjithmone nje hap para. Te tjeret duhet te luajne lojrat qe ai shpik. Turp per socialistet qe mashtrojne popullin me premtimet per berjen e nje shteti ligjor.

  2. E po kjo pune! says:

    Rama, vetem nese eshte naiv komplet, me siguri e dinte sikunder e di dhe bufi qe kjo pune do perfundonte ne kete derexhe sepse PD ka qene gjithnje kontrapedal i interesit kombetar, ndaj cili eshte plani B! Apo do e leshoj sic beri Nano dhe e keqja u riciklua serisht…Momenti te deshmoje burreri politike.

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Al Caponja I PD-s nga ai amerikani ndryshojne se I pari qendron i maskuar ne kullen 20 katshe,nga ku jep urdherat per beteja me mullinjte e eres !
    Kemi 25 vjet qe shikojme organizime te tilla,me shpres se do sjellin “pranveren e madhe”,por populli i cili i ndoqi ne fillim pas,tani I ka braktisur ne aventurat e tyre.
    Pushtetaret shqiptare sa shume e duan “gjelberimin” ! Berisha drejton nje grup ish pushtetaresh dhe te koruptuar bashkiak(Kamze),me shprese se do mashtroj popullin e Tiranes.
    Berisha dil nga KULLA, ne ajerin e paster te presin shoket e tu pensionist !

  4. Sami says:

    Nuk e kuptoj socialistet dhe qeverise e tyre. Kur nuk kane fuqi te bejne shtet ligjor perse premtuat gjate zgjedhjeve?

  5. Olsi says:

    Opozita ne vend ka vdekur. Se pari Lulzim Basha kujton se do marre pushtetin ne tavoline. Se dyti ne Shqiperi ka nje mafie te fuqishme me ne krye kryeministrin i cili mban pushtetin duke korruptuar opoziten median shoqwerine civile ambasadoret e huaj gjykatat dhe prokurorine.

  6. REZI says:

    Nëse do kish mundësi Berisha do organizonte një 2 prill të dytë, prandaj ai kaubojsi me armë s’ishte kot atje, pale po ka qënë dhe zv ministër i brëndshëm, e merrni vesh se kush ka drejtuar? Presim ne të bëjnë ligje këta kur vetë deputetët shkelin ligjin. Qeveria e vjetër do pushtetin por pushtat nuk e marrin dot pushtetin se opozitë nuk ka, ka vdekur dhe s’ka për tu ngjallur pa u shporrur këta që për 25 vjet e shkatërruan vëndin. Sa herë kanë qënë në pushtet pushtat, SALA e kam fjalën ka vjedhur, kur ka qënë në “opozitë” ka penguar zhvillimin duke i vënë flakën vëndit. Zhdukin fundërrinat që s’duan të mirën e vëndit.

  7. Tarrasi says:

    Realisht eshte nje pakt I pushtetit me krimin dhe nje pjese te opozites kunder shtetit dhe implementimit te ligjit e demokracise ne Shqiperi. Nese ligji per dretesine eshte prioritet i qeverise dhe mazorances atehere stopone punimet tek liqeni ne pritje te vendimeve gjigjsore dhe vazhdohet me axheden .
    Une nuk arri ta kuptojse perse e shtyjne bythen kot te dy palet pasi paketen ligjore per drejtesi do e aprovojneashtu pa e ndryshuar nje germe pas per kete kane votuar vjet me 31 Korrik 2015. Kriminelve po ju ngushtohet lagu dhe ndeshkimi po vjen Lavdi Zotit e Amerikes

    1. Bushi says:

      TARASI e ka mire.Edhe une jame me mendimin e tij,qe bashkia e Tiranes ti stopoje punimet sa te miratohet reforma ne drejtesi.Me pd-ke nuk behet reforma ne drejtesi,se ata e dine vehten e tyre qe jane te futur ne krime deri ne gryke.

  8. neveri says:

    O Strazmir, o Strazmir do ta hashe me te mire.

  9. ana says:

    Nuk po shikoj nje Analist,Opinionist apo Gazetar qe ne qender
    te mos kete Sali Berishen si Trazovacin,apo komandimin e atij
    Kamikazi qe deformone situaten. Po ,vete Berisha eshte ne krye .
    Ai ka tashme te konstrukturuar “Banden’ e Opozites Parlamentarepor edhe me gjere
    qe kane aftesi vetem te terrorizojne dhe pastaj ti servirin ato me
    nje mashtrim Bajato-Komik. De fshehtazi i gezohet mjerimit te tij.
    Ne fakt vete Populli nuk e ka lene pas dore rrembimin e qetesise
    nga kjo “Bande”te veshur me Kostume Firmato dhe nen xhakete Kobure!
    dhe kete opinion ky popull ja ka treguar se cfare vendi meritojne,madje
    se afermi do ta zbresi edhe dhjete vende me poshte.
    Mendoni sa serioz jane me veprimet e tyre te pakontrolluara.Nuk njohin ligjin edhe pse
    per te flasin me shume se sa i kemi menduar.Por edhe ketu veme re
    garituren pre mashtruesish diabolik.Cdo Dite edhe me keq.madje e justifikojne
    si Detyre! Dhe Njerezimi po vret mendje”: Perse kane zgjedhur rrugen e keqe?
    kaq te mistersheme,apo sic thote dikush: Keshtu jane te mbjellurat e moralit
    qe kane zgjedhur.Fatkeqesi qe nuk po e kuptojne se keshtu e kane vrare shpresen
    e tyre.Askush nuk ju beson.dhe Mero e thote qartazi se:
    E Verteta ka shume force.Ajo i permbys te gjitha te keqijat.
    E kush me mire po e zbardh cdo Dite te Verteten se sa Baze?
    Te gjithe po e dallojne se si Ai po i fundos cdo Dite shquparaket jo vertebrore.

  10. XUME PROTOPAPA says:

    JE VETEM NJE MIZERABEL

    Mero i ferrave te Myzeqese, me qe ke vendosur te mos publikosh komentet e mia. Pushtlleku yt eshte me i keq edhe se vete rraca e ndyre qe mbron e perfaqeson.

  11. kaci zi says:

    Kaci i zi qe ben cdo dite vrap nga liqeni dje per cudi mungonte ne protest(ai eshte edhe i fort)kurse mulii me trimat nga kuksi dhe mamurrsi i larget qe nuk e din ku bije liqeni artificial luftonin si dragonj qe ti shikonte partia.Sa per ate qerosin qe ishte bere si kaubojs dhe me pistolet ne brez,qe rrihet ne cdo seance plenare,duhet qe policia ta kishte kapur ne flagrance dhe tja fuste ate thepin mbrapa,kurse tani akuzat jane shume vone dhe nuk vertetojne asgje me vidio ashtu sic doli LIKJA pa lagur qe numronte eurot.

  12. MeteH says:

    PD kerkon te marr pushtetin ne tavoline.Per kete mund te organizoi dhe VRASJE me arme te ndonje PD-isti,siç veproi ne Shkoder me Arben Brocin me shoke,me Azem Hajdarin ne ’98,etj.Ndaj strazua ishte i armatasur dje dhe perhere.Keta tipa te shtyre nga Saliu kerkojne gjak.Thirrja per revolucion e mos-bindje civile eshte e hapt.PD i merr porosit nga agjenturat e huaja.Qeveria dhe policia(se SHISH eshte me Salin)duhet te shtoi vigjilencen nga ISISI tek ne qe po mban peng kete vend 25 vjet.PD nuk e do reformen ne drejtesi.Rama te kaloi ne planin “B” nqs do LIKE FLORIRI-shpresa e Saliut…!

  13. vezhguesi says:

    Shqiperia eshte peshty lart te bie ne surrat peshty poshte te bie ne preher. Se mos vetem Saliu se do reformen as pozita se do. Ndaj bjeri te gjitheve o gazete tema jo vetem nje krahu se ai ka 25 vjet qe dihet.

  14. bambada says:

    lere mero keta jane komplet legena besojne se do ja fusin amerikaneve,

  15. shqip says:

    po perjetojme tragjikomedine e vitit. personalisht nuk kam patur dilema mbi ate çka mund te beje shqupi. historia nuk filloi ne 2016en, as ne 2015en, as me pare. kjo eshte nje histori qe s’kish mbaruar kurre. eshte zgjatimi fiziologjik i shtet zhberies. teku rrime e mendojme, pse ky vend ka kaq shume intriga e sherre, perplasje, shitje, blerje, vrasje dhe eliminime, natyrshem te vijne edhe pergjigje logjike. se pari mendoj se shqiperia ka ndasi te forta persa i perket patriotizmit, te berit shtet. dhe çuditerisht shtetaret kane marre gjithnje goditje nga lobi anti shqiptar i brendshem dhe i huaj. po perse kjo eshte me e theksuar ne shqiperi? pergjigja mund te jete se nje pjese e popullates nuk e ndijejne veten shqiptare. duke qene nje vend me popullsi te vogel, me nje mori komunitetesh jo shqiptare, kjo sjell edhe ftohjen e dashurise e pergjegjshmerise per truallin ku jeton. faktet jane kokeforte. nuk mund te anashkalojme dyndjet barbare, sllave, otomane. egjyptjane. po te doni edhe greke apo maqedonase. probabiliteti qe ne shqiperi nder shekuj te jene sistemuar hordhi te mbetura nga pushtuesit nuk duhet nenvlersuar. veçse e veçanta e kesaj çeshtje eshte se shqipja i ka asimiliuar ne gjuhe, por jo ne entitet. po le ti kthehemi aktualitetit. kam bindjen se ne pd bashkohen njerez te vlerave e interesave anti shtet. megjithate kjo toke ka aq shume per te perfituar, sa do ishte absurde qe politika grindet per pasuri. jo . eshte nje JO e madhe qe e hedh poshte argumentin e pasurise. lufta behet vetem ne frontet diametralisht te kunderta e antagoniste. nga njera ane , spektri i shtet beries dhe i kultures se tolerances. dhe ne kahun tjeter fronti ku njerezit njesohen me te dhunshmit. shkelesit, shtet zhberesit. ne gjithe kete teater te madh, spektatoret ( nderkombetaret), nuk japin asnje shenje . ata as duartrokasin, e as ngrihen te lene sallen (shqiperine) bosh. kjo ka edhe koston e vet. mjafton mendimi qe ketu vijne, japin deklarata, shtrengojne duart, edhe ato te lyera me gjak, tundin gjithnje koken ne shenje miratimi dhe pas nje dreke te shishme ne rogner, largohen duke tundur doren ( gishtin e mesit) lart. besimi se brukseli apo uashngtoni kane ndonje qasje serioze, sa vjen e venitet. per te qene me te qarte ne ate qe mendojme e shprehim. per reformen ne drejtesi. nga njera ane i konfirmojne dakortsine kryetarit te qeverise per reformat e ndermara. nga ana tjeter shtrengojne duart me personin qe kete reforme po e çon ne deshtim te plote. alibia e mos dakortsise per pika e presje bie. bie se kur shkaku behen pemet dhe gardhi i parkut , atehere ka shmangje dhe jo kerkesa. megjithate shume ne shqiperi, po edhe jashte kane bindjen se me forcen politike qe njesohet si prone e familjes berisha, nuk mund te arrihet marveshje. po a ka zgjidhje? ne keto kushte po. populli te thirret ne referndum e ti beje te qarte komisionereve europiane e amerikane vullnetin e tij prej sovrani. e ka mbeshtetur kete maxhorance ne dy pale zgjedhje. nese ka nje rikonfirmim do te thote qe une( populli) mirepres ndryshimet e reformat. keshtu qe PO e madhe eshte e sigurt ne favor te qeverise. ka zera qe mendojne ose me mire duan ta çojne rrjedhen e ngjarjeve drejt zgjedhjeve te parakoshme. e para qeveria i ka te gjithe numrat qe kjo te mos ndodhe. po edhe nese behet kjo, e sigurte eshte qe pd do kete nje deshtim spektakolar. me nje reduktim edhe me te madh te nr te deputeteve. le te hedhin slogane. jo poulli , jo varferia deri ne palce, jo azilantet. e te tjera flluska sapuni qe shpohen ne ajer. ky popull eshte zgjuar nga gjumi letargjik 25 vjeçar. nuk ka ndermend te humbase trenin, e as te mbytet me te marrin e vicidolit. dhe per ironi te fatit, keto protestat (rrebelimet), nuk bejne gje tjeter veçse prodhojne efektin e kundert tek qytetaret normale te ketij vendi. pamjet me kaubojs te armatosur e me pianece qe u trashet gjuha kur flasin , vetem sa forcojne bindjen per te mbeshtetur kahun e duhur. degradimi i tipit ristani e paloka eshte deshmia qe malarja shqup duhet izoluar. dhe profilaksia e ketij virusi eshte pikerisht ndenja larg uliganizmit mesjetar te forcave anti shtet qe cituam me larte.

  16. venali says:

    cfar arsyetimi idiot…

    shtet ligjor me 97 deputet mund ta bej..por duan te vjedhin dhe pak ,si ato qe ishin ne 8 vjet…

    mos harro nga darka te kalosh nga selia shoku mero te marresh zarfin

  17. TOMORI says:

    Zoti Mero, mbeteni fanar ndricues per ata qe kane sy te shohin, se cben ceta e rrugaceve, per te sabotuar, rreformat aq te domosdoshme per vendin tone. Ne vend qe te meren me problemet madhore aq shume te domosdoshme , per integrimin e vendit ne BE, miratimin e rreformes ne drejtesi qe e kooruptuan dh e degjeneruan nen hijen e sali berishes, meren me nje kend lojrash, ku perplasen me force, jo vetem shkaterojne rrethimin dhe pengojne puimet, pore ndeshen edhe me force fizike, demostroijne arme ne bres, si ai qerozi dhe plagosin edhe femra police. Keta bagabonde, jo vetem duhet demaskuar , pore edhe te hetohen e denohen. Ne asnje vend te botes skemi pare opoziten ti kundrevihet shtetit me dhune , per nje kend lojrash qe i ka munguar ati parku, pore kata skane kauze tjeter dhe mbledhin ca te pa pune, ca te punesuarit e bashkise Kamez dhe krijojne incidente dhe precedente penale. Mendojne se me keteto veprime banditeske dote marin mbeshtetje nga qytetaret, perkundrazi na shtojne urejtje. Mjere vendi yne cfare opozite ka,

  18. Tomorri says:

    Edi Rama:
    Mblidh mendjen e kokes se populli te ka besuare aq shume sa ndoshta ti nuk e paske merituare.
    Ti edhe Ilir Mata jeni te dy pergjegjesit kryesore dhe qe nje dite do jepni llogari me te vertete ne se shqiperia degjeneron ne dhune nga nje cope qeros me emrin Strazimiri.Nuk ka pasur ,nuk ka dhe nuk do te kete kurre demokraci ne bote sipas tezave te berishisteve kete beheni mire mend.Nuk eshte e drejte qe nje Sali kremineli te tallet akoma me kete popull te shkaterruare nga ai personalishte.Si ti dhe Ilir Meta nuk kini se çfar ti thoni popullit shqiptar tjeter gje vetem te miratoni reformen dhe te beni shtetin,ja ku po ja u themi troç: Lerini per nje kohe interesat personale se do te kini kohe edhe per ato por ne radhe te pare beni nje gje per ate popull qe voten me ndergjegje te paster.Te gjitha llafet jane fukarallek Edi Rama dhe Ilir Meta ne se doni beni shtetin ne se nuk doni shkoni dhe pini kafe me Fatos Nanon dhe kjo pune kaq e pate,le te vijne perseri kreminelet ne krye dhe ti nxjerrin uje te zi kesaj shqiperije.Fjale tjeter nuk kemi se çdo gje eshe vetem demagogji dhe pik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje