Përse Berisha shiti Pollon, Boden dhe kryetarin e Kushtetueses, për Mulletin?

7 Prill 2016, 19:10Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

I trazuar nga përfshirja e papritur e rrethit të tij familjar në skandalin e “Panama Papers”, Sali Berisha u shfaq i pavendosur dhe plot mëdyshje, në një intervistë në Top Channel, lidhur me qëndrimin që duhet të mbante ndaj Ismail Mulletit. Fillimisht tentoi të bënte të paditurin dhe njësoj si në rastin e baxhanakut në Gërdec, bëri sikur nuk e njihte dhe nuk e kishte takuar kurrë.

Në të vërtetë Mulleti është biznesmeni më simbol në botë, partner në biznes me një parti politike si PD, i cili ka bërë biznesin e lojërave të fatit, dhe më pas ka trashëguar pronat që ka privatizuar kompania “Shqiponja” e PD, me firmën finale të Sali Berishës.

Pasi e bluajti pak në mendje reagimin instiktiv të ngjashëm si me baxhanakun e ndjerë në Gërdec, në fund e ndryshoi pak versionin dhe la mundësinë ta kishte takuar një herë në SHBA dhe e shpalli Mulletin dhe “veprimtar të shoqatave shqiptare në SHBA”, ku Mulleti nuk besoj se ka shkelur kurrë.

Në të vërtetë, ai i frikësohet fotove të vizitës së tij në SHBA, ku Mulleti është tek rrethi i ngushtë i njerëzve që e shoqërojnë.

Por ajo që ishte interesante, kishte të bënte me daljen që Berisha u bëri dy ministrave të tij, Ridvan Bodes, që ka firmosur, dhe Genc Pollos, që ka lobuar, si dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, që e ka mbrojtur vendimin pas ankesës së Shoqatës së Hidrokarbureve.

Ridvan Bode, i cili ka përgatitur letrat e koncesionit, është shprehur privatisht pas shpërthimit të skandalit, se nuk ka dijeni kush qëndronte pas, “por ishte diçka që ma kërkoi Berisha dhe ja bëra”. Me sa duket ky shfajësim i Bodes ka qarkulluar dhe Berisha është tërbuar që Bode nuk është bërë badigard i tij në këtë rast.

Pollo nga ana e vet, i cili njihet si një nga shokët më të ngushtë të Ismail Mulletit, në këtë rast ka pas një rol dytësor, pasi më shumë se se një pazar i mbyllur nga lobimi i Pollos për Mulletin, është një pazar i mbyllur nga dy fëmijët e Berishës me gruan e Ismail Mulletit, e cila ka qenë mbulesa e punëve ligjore që në të vërtetë duhet t’i bënte studioja Malltezi. Por, pas diskretitimit publik që Argita pati me biznesmenin pakistanez, shumë punë që kishin të bënin me qeverinë dhe biznesmenë që dilnin nga zyra e kryeministrit, filluan të spostohen tek Zaka, si njeri i besuar i saj. Pollo po ashtu e ka shprehur këtë opsion ditët e fundit jo publikisht dhe Berisha po ashtu është acaruar nga fakti që dhe ky po përpiqet t’ia kalojë faturën Berishës.

Por, më e rëndësishme është mënyra se si Berisha përpiqet ta legjitimojë këtë koncesion me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka qenë tërësisht nën presonin e Berishëve para marrjes së vendimit. Edhe pse Shoqata e Karburanteve tentoi të përdorë “të gjitha mënyrat”, përfshi dhe ato korruptive për ta fituar gjyqin, nuk ja ka arritur dot.

Edhe pse kryetari i Gjykatës duket se ka qenë i interesuar ta mbronte shoqatën, disa nga gjyqtarët e emëruar aty nga Berisha, kanë bërë rezistencë të hapur dhe kanë përmendur presionin e Berishëve për këtë rast, që tregon dhe interesin konkret që Berisha kishte për ta fituar gjyqin shoqëria “offshore” që kishte marrë koncesionin. Rregjistrimi i shfajësimit të gjyqtarëve mund të vihet në dispozicion të drejtësisë, ndërsa Berisha është në dijeni të lëkundjes që ka pasur kryetari Gjykatës Kushtetuese për ta dhënë vendimin pro tij, dhe po përpiqet t’i bëjë dalje.

Mëdyshjet që ai kishte në mbrojtjen që tentoi të bënte, pasiguria nëse duhet ta quante të njohur apo të panjohur Mulletin, shitja direkte e Bodes dhe Pollos, për të treguar se nëse ka ndonjë pisllëk, e kanë bërë ata, dhe referimi tek Gjykata Kushtetuese ku ai u investua familjarisht ta fitonte gjyqin, vizaton një lider të kapur tërësisht në rrjetin e këtij koncesioni mafioz, qendra e të cilit tashmë është në Zvicër dhe parajsa fiskale e Panamasë, u përdor vetëm për të fshehur aksionerët kryesorë, të cilët tani kanë 99,93 për qind.

Është pak a shumë ajo që Berisha bëri në rastin e Gërdecit, kur e detyroi PD të pozicionohej pro ose kundër djalit të tij, në historinë e Gërdecit. Ata që i dolën kundër i degëdisi. Të tjerët që ishin gati të thoshin se “nuk i ka marrë kurrë Zeni në telefon”, “nuk u ka shkuar kurrë në zyrë”, “nuk e kanë dërguar faksin për Zenin”, apo idiotësi të tilla, bënë karrierë në PD.

Dje Berisha ka bërë të njëjtën gjë. Ai po kërkon që PD të marrë qëndrim pro ose kundër tij, dhe në varësi të qëndrimit, do varet karriera e tyre në PD.

Kaq ka në dorë tani, se është në opozitë. Kur kishte në dorë shtetin, këtë e bëri dhe ju kundërvu presidentit, kryeprokurores, SHISH, gazetarëve etj. Kot nuk thonë që vesi del me shpirtin. Dhe ky derisa të vdesë, njësoj do mbrohet sa herë kapet duke vjedhur, ose duke vrarë.

20 komente në “Përse Berisha shiti Pollon, Boden dhe kryetarin e Kushtetueses, për Mulletin?”

  1. Ardi says:

    Cdo qindarke ka prekur arken e kesaj kompanie pasi ardhjes se Rames ne pushtet. Nese kjo kompani do kishte lidhje me Berishen do kishte pasur fatin e pallatit te Bashes, por gjasat jane qe kompania ne fjale te kete mbushur xhepat e Rames dhe ministrave te tij perderisa koncesioni vazhdoi i qete punen dhe madje nderroi dhe aksioneret nen qeverisjen e socialisteve. Keto jane fakte ! Ato qe thua zotrote lart nuk merret vesh ku mbaron Balla e ku fillon Baze. Llogje pazari qe nuk provojne asgje. Megjithate shikoni njehere mos u dalin ne rregjistrat e kryeministrise takimet e ketij te fundit me Ismail Mulletin se pastaj do u duhet te na thoni qe e priti per ta demaskuar.

    1. majlinda says:

      ore nuk e kuptoj pse eshte i lre ky berishe plak maskara, kriminel hajdut, ai duhet te jete ne burg jo i lire, E degjoni, ka bere aq shume krime aq shume vjedhje sa kemi 25 vjet qe flitet per kete njeri dhe askush nuk i ben gje, Merren me nje plak maskara dhe harrojne qe duhet te merren me gjera te tjera te rendesishme. Lereni kete plak mos i flisne, mos i beni intervista, le te llap sa te doje, por mos i flisni, duhet abandonuar, nuk mund te degjeohet se cfare flet ky njeri qe nuk eshte njeri, ai do vetem vrasje kaos, krime zjarr, ashtu eshte rritur. AI DO MBYLLUR NE CMENDINE, ATJE E KA VENDIN.

  2. neli says:

    E paske dendur me fakte shume te forta. Ai njef Ilin , ajo njeh teften gjykatesi ka kthyer leket dhe Berisha ka pasur medyshje te forta ne interviste. Shoku ik shtro bythen dhe na sill fakte jo llogje drekash 10 oreshe ku shkemben peshtymat me Filipin.

  3. Gjon says:

    Mero, keni te fala nga Gazetari Milaim Zeka.
    Fantazia juaj e meriton nje pershendetje nga ky Gazetar.

  4. E vertete says:

    Mero eshte nje psikopat qe dine vetem te perlahet dhe te beje skandale te rreme.

  5. nikoll says:

    Ardi,Gjon,E vertete- ju ose ti jeni/je zagaret e zgjebosur te Berishes. sapo te bjere Berisha, dhe dita po i afrohet shpejt, do ta shisni per te kerkuar nje tjeter padron. Jeni aq te mjere sa as keqardhje nuk meritoni.
    Mero ju nxirrjua bojen padronit dhe zagareve.

  6. REZI says:

    s’keni faj ju më sipër kur Mero lejon shkrimet tuaja në gazetën e tij, faktet janë kokëfortë dhe Sala dukej sheshit që gënjente, aq sheshit sa që ndonëse gazetarja ja sillte rrotull të merrte përgjigjen që donte ajo, prapë ai binte brënda me gënjeshtrat e tij. Guxoni ju të shkruani në gazetat pro Berishës…edhe me ju komentuesit që merreni vetëm me këtë punë, kanë para për t’ju paguar se jo më kot thuhet se kanë kasaforta në shtëpi…

    1. maloku says:

      e dashur REZI,,,,, UROJ TE MOS JENI AJO QE MENDOJ UNE SE DO ISHTE ZHGENJIM PER NIVELIN INTELEKTUAL. QE DEMOSTRONI

  7. dash says:

    Ku jetoni ju te komenteve me siper nuk e di,Mero Baze eshte nga te paktet ose mos te them i vermi shembull i gazetarise indipendente qe jep nje kontribut gjigant ne clirimin e vertete te ketij vendi…ne jemi nje popull pa memorje!

    1. Erlind says:

      Gazetari shembull qe njehere e therret ilirin hajdut dhe pastaj viktime te medias. Ik mo na hap barkun ..

  8. sopiqoti says:

    Llafet jane fukarallek.A do te dali ai burre qe ta shpie Sali Berishen para trupit gjukues?

  9. Salamandra says:

    Analize e Sakte Mero!

  10. Keli says:

    po ju Z. Balla me ke i beni pazaret ne lokalet lluksoze te bllokut? apo ju prishen interesat e miqve te ngushte qe merren me karburantet?????

  11. Shqipe says:

    Per ata qe nuk e kuptojne shkrimin e Bazes per “mareshallin” tropojan si “standard” te hipokrizizë qe nuk paskan kufi……..

    -Së pari, njeriu që u përdor si “mishi i dhisë” në lëvizjen studentore dhe më pas në partine demokratike, u kthye më pas në “ustai i mishit të dhise” në demokracinë shqiptare, ka një ngjashmëri të çuditëshme me personazhin më negativ të Charles Dickens-it në novelën e tij David Copperfield(1849)-Uriah Heep, të cilin “mishi i dhisë” duhet ta këtë lexuar, si tifoz i letërsisë që prezantohet sa herë ka rast.
    Uriah Heep – Është Arkitipi i hipokritit, fillimisht një njeri i përkushtuar deri në pështirosje, si sekretari i Z.Wickfield dhe dalë nga dalë ortak i tij, ai gradualisht zbulon karakterin e tij të dobet dhe të dyfishtë të një njeriu të paskrupullt, arrogant dhe shpirtzi, deri sa mbasi falsifikon dokumentat, përvetëson pasurinë e tij dhe familjes së tij. Përfundimi? Shumë i thjeshtë. Mbasi zbulohen fallsifikimet, ai përfundon në burg.

    -Së dyti këtu është me vend referimi tek një pasazh nga nga fjalimi i Fan Nolit për moralin dhe patriotizmin, në Parlamentin e Shqipërisë(1923):
    Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.
    Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar te shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtore të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.

    -Së treti, me “bëmat” e tij, “qëni që të ha tinës”, justifikon edhe përcaktimin e Fan Nolit(1924), dhe eshte perfaqesuesi tipik i pjeses me te padenje te asaj krahine, sikurse ndodh ne çdo krahine tjeter :
    A të duhen sharlatanë,
    Që të lëpihen në çdo anë,
    Që të përçajnë vatanë,
    Ke sa të duash Tropojanë.
    Noli kete percaktim nuk e ka per te gjithe tropojanet, mbasi ai ka shkruar edhe Elegji per tropojanin Bajram Curri, Dragoin e Dragobise-trim tribun i vegjelise, qe u vra nga forcat zogiste dhe agjentet serbe te prire nga Ceno beg Kryeziu, ne vitin 1925 ne Dragobi.

    Litari po mblidhet, ngadale-ngadale por pa ndaluar. Drejtesia vonon por nuk harron. Minjte po dalin nga “galeria”-jeni ne kohe te shpetoni fytyren! I uroj “mareshallit” te jetoje sa me gjate qe te provoje 313.

  12. shqip says:

    problemi nuk qendron sa jane te verteta. jo, eshte krejt tjeter ajo qe dua te them. ore njerez , vertete besoni se sali berisha mund te cenohet nga te tilla prova ? po mire une nje pyetje kam per ju. a eshte flagrant urdheri per te bombarduar zonat e jugut te shqiperise ne vitin e mbrapshte 97te? a eshte krim i rende anti kushtetues orvajtja e marrjes se pushtetit me dhune ne vitin po aq te mbrapshte 98te? a nuk do duhej me se paku dalja para nje trupe gjyqsore per tragjedine e gerdecit? per te mos folur per ate ç’ka eshte me flagrantja, urdherin per te qelluar me arme zjarri mbi protestues qe rrinin me duar ne xhepa, krejt pasive. atehere une pyes veten, por edhe ju, edhe meron. kur ky individ nuk u perball me tere keto akuza konkrete, si do mundet valle te pergjigjet per gjera kaq te largeta. jo pse panamaja gjeografikisht ndodhet larg, po sepse te zbardhesh afera te tilla duhet te besh nje revolucion ketu ne radhe te pare. po me ke do ti zbuloni aferat e saliut, zenit e te mulleteve? me kete palo kryeprokuror qe edhe kur flet duket qarte menyra fshatare e te berit nenpunes shteteror. apo me nje president kamikaz qe kundershton çdo ligj qe i vjen per miratim. dhe pse? sepse ligji s’ka kaluar nga shqupi. me falni, po e zeme se diçka do dale ne drite. po kush gjyqtar do jape pretencen e denimit? mos valle gjin gjoni, apo sheshenka? apo togat e pregatitura tek plepat? ore njerez, ore gazetare, thirrini mendjes. edi rama nuk e ben dot drejtesine ne kete vend. dhe arsya nuk eshte vetem tek keto qe u permenden. sa te jete ilir meta ne maje te podiumit, kjo nuk ndodh. nuk ndodh per arsyen e theshte se e ka pike te dobet doktorin. mirpo une si te gjithe ju jetojme me shprese. mendojme se do kete nje here te pare, vetem se do tu kujtoja atyre ( socialisteve), naiveve, se me hilacakun duhet te perdoresh hile. ju vune kushte per leskajn, sulin, prengen , e te tjere. pergjigjuni me te njejten monedhe. çoni strazon ne kushtetuse per armembajtje pa leje dhe kercenim te forcave te rendit. çoni ridvanin dhe pollon per firmat qe u jane dhene mulleteve & company. morpo fundja beni nje tentative, çoni sali berishen te deshmoje per ministrat e e tij. nese nuk e beni do te thote se jeni ne tave bashke me te. e kesisoj te therrasim ne kor “shqiperia protektorat”. ne menyre qe palo politika, e palo pushteti, te heshtin nje here e pergjithmone.

  13. Mere bythen, lere pulen says:

    O juve qe shani berishen, pse jeni kaq gjak prishur. Nuk keni patur me shume fuqi pusht-pushtetesh se tani. Keni qy ne 96 qe akuzoni berishen. Ore kerma pse nuk e denoni kur qy paska bere tere keto te zezat. Ay eshte nje burre qe rralle here e lind kombi tone. Zagaret dhe zuzaret ti hane mune ketij burri legjendar. Cfare bete juve o kerma qe vetem per tre vjet e shkaterruat kete popull. Juve jeni e zeza e ketij kombi. Nuk pritet me teper nga mero bytha dhe andrea Setefano psikopati. Jeni me afer majmunit kjo dihet

  14. Koli says:

    Problemi me analizen tende Mero qendron se thua vetem gjysme te vertetat; ato qe te interesojne ty dhe partise ne pushtet qe te “ushqen”. Per mua si qytetar i papolitizuar, do ishe i besueshem nese perveç pjeses se oligarkut Berisha (Meta) dje, do te merreshe dhe me oligarkun Rama (Meta) sot. Kjo per faktin e thjeshte se gjithe konçensionet korruptive qe kryente i pari dje, sot po i vazhdon i dyti. E njejta klientel. Keta politikan jane dy anet e se njejtes medalje. Nderkohe shqiptaret e thjeshte e te ndershem varferohen dita dites nga keto banda qe kemi mbi shpine.

  15. Nok says:

    Jeni i sakte dhe shembulli i gazetarit realist. Meriton jo vetem falenderim, por edhe miresine e kombit shqiptar. Ti je atdhetari qe ka kohe qe i tregon popullit shqiptar, se Berisha me kliken e tij, kane qene, jane dhe do te jene armiqte dhe krimenelet e ketij vendi. Suksese i nderuar Mero.

  16. andromeda says:

    I ka tredh aq shumë ato Berisha sa që, dhe kur ai i bën lanet, ata prapë rrinë si pula të lagura. Sepse e dinë ata që Berisha dhe të shet dhe të mbron.

  17. viktor says:

    Shume gjera kuptova nga ky shkrim z. mero, por vetem me nje gje nuk te kuptova perse nuk e cove deri ne fund. Thua…”Shoqata e karburanteve tentoi te perdore te gjitha menyrat , perfshire edhe ato “korruptimet”…
    A ke mundesi te meresh me kete skandal apo te duket i parendesishem.
    Nese te kam kuptuar sakte e ke fjalen per fjalet e gazetarit Hoxha qe foli per nja 300.000 Euro.
    Pyetje;
    Perse shoqata eshte gati te paguaje kete shume, per te penguar berishen per te fituar para apo per te zhvatur vete parate e kontrabandes dhe evazionit?
    Perse nuk flitet asnje fjale ne media per kete megaskandal qe “gjyqtaret kushtetues moren dhe kthyen keto para, apo shuma eshte e parendesishme”
    Mesa duket edhe ti Mero vetem “i paanshem’ nuk mund te jesh pasi fiksimi yt eshte Berisha dhe jo drejtesia sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje