Skemat klasike anonime të Berishës dhe përgjegjësia e Ramës

6 Prill 2016, 20:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ismail Mulleti dhe partneri i tij izraelit po gjykohen nga opinioni publik, për shkak se kompania e tyre GFI, rezulton e regjistruar në një nga parajsat fiskale të Panamasë, por në të vërtet në historinë e markimit të karburanteve, duhet të hetohet kompania anonime Petroleum Consulting Partners A.G. (PCP), e regjistruar në Zvicer, pas të cilës qëndrojnë pronarët realë të koncesionit të markimit të karburanteve.

Por ka disa gjurmë të qarta që të çojnë në dyert e Familjes Berisha. Është skema e njëjtë e përdorur në koncesion apo privatizim të pistë në Shqipëri, studioja e njëjtë ligjore, dhe mekanizmi i transferimit të aksioneve.

Kompania e konsulencës ligjore Zaka, të cilës siç thonë konkurrentët e saj në treg, ja delegonte punët Familja prej vitit 2008 qëndron së paku pas tre operacioneve të mëdha të pista, në privatizimin e ARMO, në privatizimin e dështuar të Albpetrolit dhe në koncesionin e ngjyrosjes së karburantit. Në të treja këto afera është përdorur po ashtu e njëjta skemë e transferimi të aksioneve.

Tek rasti i ARMO, i ashtuquajturi konsorcium, përbëhej nga një firmë e Rezart Taçit, nga Teksas Rafinery nga SHBA të cilës i atribuohej përvoja profesionale dhe nga Mërkuri e Zvicerës, që ishte e regjistruar në Qipro.

Një ditë para nënshrkimit të Kontratës më 20 nëntor 2008, Mërkuri u tërhq dhe pjesën e bleu kompania e Taçit. Më pas doli nga loja dhe Teksas Rafinery, e cila në fakt ishte një kompani modeste karburantesh në SHBA me 5 punëtorë të siguruar.

Sipas ligjit shqiptar për koncesionet, ndryshimi i partnerëve, duhet të sillte anullimin e kontratës, por në atë kohë Berisha e kishte më lehtë të më akuzonte dhe sulmonte mua që e denoncoja, se sa ta mbronte ligjin. Dhe sot pas 8 vitesh ka hapur një gropë 500 milionë euro në ARMO, shumica e të cilave kanë përfunduar në llogaritë e familjes. Dhe për çudi gjithë ata gazetarë të paguar atëhere të mbronin privatizimin, sot bëjnë sikur nuk e kuptojnë çka ndodhur “pasi nuk i dinin këto gjëra”.

E njëjta skemë u ndoq dhe tek privatizimi i dështuar i Albpetrolit. Një kompani e regjistruar në parajsat fiskale të Singaporit, dha një çmim stratosferik, dhe mashtroi publikisht me mospagesën e garancisë prej 80 milionë euro, që duhet të paguante në momentin që u shpall fitues. Përkundrazi procedura shkoi deri tek lidhja e kontratës ku ajo duhet të paguante 25 për qind, dhe nuk pagoi asgjë. Sërish kompania e konsulencës ligjore ishte Zaka.

Në historinë e Ismail Mulletit, është e njëjta skemë. Ismail Mulleti dhe shtetasi izrealit Assaf Halkin, që pëfaqësojnë GIF Albania, kishin partner një kompani mëmë kanadeze që kontrollonte 75 për qind të GIF Albania, dhe që ishte arsyetimi profesional përse ju dha konçesioni, për markimin e karburanteve, dhe një kompani anonime me qendër në Zvicer Petroleum Consulting Partners A.G. (PCP), e cila zotëronte 25 përqind.

Në shtator të 2015, fare papritur raportet ndryshojnë dhe kompania me bazë në Zvicer ka 99. 93 për qind të aksioneve dhe GIF i Kanadasë, regjistruar në parajsa fiskale vetëm 0.7 për qind, çka do të thotë se si në dy rastet e tjera, ARMO e Albpetrol, aksionet shkojnë tek pronarët e vërtetë sapo fillon puna.

Po tu hedhësh një sy aktiviteteve të tjera të Mulletit, e kupton se ai ka qenë thjeshtë sekser në këtë histori, pasi në vitin 2014, ai së bashku me mikun e tij izraelit, dhe një avokate, Entela Shehaj, që punon tek studio Zaka, kanë hapur një kompani tjetër biznesi dhe janë marrë me punët e tyre. Vet Ismail Mulleti, në jetën e tij private, tani është burri i Tefta Zakës, me të cilën jeton në SHBA, dhe kjo të bind, se më shumë se sa Mulleti ka kërkuar të jetë sekser në këtë mes, ja kanë kërkuar të jetë i tillë. Pra atë e kanë gjetur si njeri të besuar për shkak të gruas së tij me të cilën Berisha ka bërë gjithë gropat e mëdha të privatizimeve në pushtetin e tij.

Aq shumë ishte e interesuar familja Berisha për këtë koncesion, sa kur çështja shkoi në Gjykatë Kushtetuese, së paku katër gjyqtarë u vunë në presion për të mos e prishur konçesionin. Unë kam dëgjuar regjistrimin që i është bërë një prej gjyqtarëve, i cili dëshmon se si kolegu i tyre u tërhoq për shkak të ndereve që i kishte bërë Berisha dhe familja e tij. Kolegu im gazetar që ka regjistrimin, duhet ta peshojë mirë rëndësinë që ka për opinionin publik ai regjistrim, që të çon në derën e Sali Berishës, lidhur me interesin që Familja Berisha ka për këtë koncesion. E di që është e vështirë, por së paku t’ia dorëzojë drejtësisë, nëse nuk e transmeton dot.

Por përtej kësaj, heshtja e Sali Berishës ndaj këtij skandali nuk lidhet me Ismail Mulletin, por me kompaninë që është në Zvicer, dhe nga e cila mund të deshifrohet pronari i vërtetë. Qeveria shqiptare e cila ndjehet komode që nuk është e përfshirë në këtë skandal, e ka shumë të thjeshtë ta zbërthejë pronarët e vërtet të këtj koncesioni dhe ti bëjë ata publik.

Edi Rama nuk është pronar i shtetit shqiptar, por thjesht një administrator i përkoshëm i tij. Ai e ka detyrim të bëjë transparencën për çdo person të përfshirë në këtë kompani qofshin këto edhe anonime. Nëse i ka dhe nuk i bën, atëhere i bie të dyshojmë se ai i përdor për qëllime mafjoze, për tu bërë presion atyre. Nëse nuk i ka ende, është i paaftë si kryeministër për të luftuar të keqen reale të kapjes së politikës nga krimi në Shqipëri. Ne nuk kemi pse presim kur të lexohen emailet e Shqipërisë nga kolegët tanë gazetarë në Perëndim se kush na i ka vjedh lekët tona. Për këtë kemi qeverinë tonë që duhet të na e tregojë.

Në rastin konkret, kemi të bëjmë me një skemë klasike që Berisha e ka përdorur në cdo pisllëk të tij gjatë tetë viteve në pushtet. Të njëjtën studjo ligjore, të njëtën skemë , dhe të njëjtët njerëz.

Ismail Mulleti është dhëndër brenda në këtë skemë, por nuk është koka e saj. Ai është sekseri në kuptimin e plotë të kësaj fjale, por hetimet e vërteta duhet të zhvillohen ndaj kompanisë që ka 99.93 për qind të këtij koncesioni dhe që të gjithë bëjnë sikur nuk e dinë kush është. Biles për çudi, Berishën se ka njoftuar asnjë qytetar digital këto tre ditë, i biri nga mërzitja ka harruar xhaminë dhe po pi klubeve të natës me të dashurën, ndërsa e bija ndjehet mirë që ja la Zakës të gjitha punët me zarar që nga 2008. Dhe për pak na e propozoi dhe për presidente më 2012.

17 komente në “Skemat klasike anonime të Berishës dhe përgjegjësia e Ramës”

  1. Shpella e se Keqes says:

    Kurveria e bishes se vicidolit eshte kozmike. Biri zyrtar i se Keqes, antinjeriu e ka emrin Sali Berisha. I pari dhe i fundit i shtazeve mesjetare.

  2. hert says:

    Jeni nr 1.
    Mund te kuptohet dhe lexohet si nje mllef personal,
    por, fatkeqesisht, ESHTE E VERTETE.
    Dhe jane te ftuar kundershtaret te provojne te kunderten.
    SHUME SHUME faleminderit per punen qe beni dhe na informoni.
    Komplimente per b*let qe tregoni, duke e sfiduar familjen e “Fituar”.
    Apo e Humbur ne labirintet e PARASE !!!???

  3. LORA says:

    Faleminderit shume Mero.

  4. Emigranti says:

    Duke , lexuar. e degjuar cfare shkruhet dhe shkruhet per Berishen , bindesh se ky mashtrus, dinak, plak, i ka bere deme te pallogariteshme ekonomise te vendit, pore gjithnje ka trimfuar me geeshtra, mashtrime. Njehere thote sjam takuar me Isamil Mulletin, me pas thote ekame takuar ne amerike, se ente pjese ne lobin qe mbeshtet pd, Zoti Mero, na sqaron se konecesjonet Armos, Albepetrolit e eshume te tjera, qe deshtuan dhe i lane qindra milion dollare humbje shtetit shqiptare, keto deshtime si ze ne goje fare saliu, kure te gjitha jane miratuar prej Saliut, duke kaluar ne zyren ligjore te bijes. Argites dhe me pas te zonjushes ZEKA e cila me pas u be baskeshortja e Ismailit. Ne njeren ane thote Saliu, femijet e mi , kure skane perfituar nga pronat publike, ndersa ne fakt, femijet e tije kane perfituuar mimilona dollare, nga marja dhe shitja e pronave, nga fabrika e vdekjes ne gerdec e shume pislleqe te tjera me fasllicet e kericet. Si mashtrus dhe rufjan politik, vetem mashtron dhe akuzon te tjeret. Prandaj kerkohet rreforma ne drejtesi qe po e zvarit dhe e pengon , sepse e di cfare e pret, per zullumet qe ka bere.

  5. joana says:

    Aman Mero…! Me ne fund te lexova perseri edhe pse nuk e besoja se do ndodhte dicka e tille. Urrejtja ( me te drejte) per Berishen te beri ta kritikosh pak lehtazi Ramen , sepse te eshte mekur fare zeri , logjika, argumenti, te gjitha …kur behet fjale per Ramen dhe Liken. Jam plotesisht dakord me ato qe shkruan dhe te besoj , por thjesht me jeni shpifur ju gazetaret shqiptar qe dridheni si ……per interesat tuaja . E keqja me e madhe eshte se jeni te lidhur pazgjidhshmerisht me politiken e korruptuar dhe jeni po kaq pergjegjes ne tragjizmin qe po e shoqeron kete vend .

  6. Dina says:

    Analize e shkelqyer. Po ne shqiptaret kemi nje problem te madh, jemi te gjithe te tredhur. Turp I madh per qeverine qe nuk reagon tja mbledhi rripat njehere ketij Putini shqiptar. Dhe tjetra populli shqiptar duhet te ishte I gjithi ne rruge kunder kucedres. Sic ndodhi ne Island dhe kryeministri I korruptuar dha doreheqjen. Ne kemi gjetur nje menyre per te jetuar me sali monstren, te gjithe jemi bere servil te tij.

  7. Taljoni says:

    Te verteta jane keto, patjeter po pse s’na thua c’donte ai helikopteri ne dogane dje?
    Jeni te gjithe nje pirg plehu qe kuterbon!!

  8. tani says:

    Bravo mero, keshtu duhet ti tregohet popullit per vjedhjet qe I ka bere sali hajduti,,por mos harro dhe ilir meten dhe edi ramen,,edhe keta nuk jane te paster..//

  9. Artan says:

    Cfar familje e tmershme qe qenkan o Zot. Cfar te kqijash i an be ktij bendi…

  10. hari says:

    Well done Mero!!!

  11. Dajti says:

    Mere jame lecuse i rregullt i shkrimeve te tua dhe per shkrimet ju pergzoj per mendimet qe une shkruaj du qe mi botojsh falimnderit

  12. @ says:

    Qe Berisha me banden e tij kane vjedhur popullin shqiptar, nuk ka me asnje dyshim.
    Te gjithe e dine dhe Qeveria e sotme e di. Problemi qendron se sa kellqe ka Edi Rama
    per ti vene hajdutet perpara drejtesise popullore. Mero e ka shprehur fare qarte:
    “Ose eshte i komprometuar ose eshte i paafte”.
    Une mendoj se jane te dyja… por nuk duhet pritur koha qe te na e vertetoje,
    sepse jeta eshte shume e shkurter.

  13. Mokja says:

    Me gjith keto ASO te djegura ne dore ” familjes ” Berisha dhe nuk po del nje njeri qe ti fusi ne burg .Dhe ti detyroj te kthejn te gjitha Ça kane mare pas.

  14. siko says:

    Paska filluar te beje gazetarin prape Merua. Urime, por jo vetem per Salen.

  15. visari says:

    dikush ka thene se kur vritet nje eshte tragjedi, kur vriten shume eshte statistike. Keshtu po ndodh edhe me berishen. Perdite shkruhen fakte e argumente qe nga Izet Haxhia e deri tek te vertetat e pakundershtueshme te gazetes tema e Dita, por sa me shume vertetohen faktet, aq me shume lihet ne harrese krimineli dhe fatkeqesia me e madhe e ketij vendi. Ose te ngrihemi e ta detyrojme drejtesine e komanduar nga Berisha ta coje kriminelin prapa hekurave, ose te heshtim e te na mbuloje te gjitheve turpi.

  16. visari says:

    dikush ka thene se kur vritet nje eshte tragjedi, kur vriten shume eshte thjeshte statistike. Keshtu ndodh edhe me kryeminelin dhe kryefatkeqwsine e ketij vendi, Berisha. Duke filluar nga te vertetat qe shkruan mero dhe gazeta dita, nga deklaratat eIzet haxhise e te deshmitarev ete tjere, berisha duhet te ishte me kohe ne burg. Ose te ngrihemi te gjithe e ta detyrojme drejtesine e komanduar nga berisha qe vetem hesht ta ndeshkoje kete njeri, ose te heshtim e te na mbuloje turpi se keshtu shkrua shkruaj e gje hic, do te thote bini legenit bini.

  17. Pjetri says:

    Ka ardhur koha ti thuhet stop ketyre horrave qe pjell ky sistem qe tashme eshte kalbur perfundiisht!Ka ardhur koha qe me anen e nje revoucioni demokratik ti thuhet stop thertores qe prodhoi e prodhon te tille kasape qe nuk ngopen duke goditur per vdekje viktimat e radhes e kasapet te gjithe te strehoen ne fabriken meme.Kudo qe ka afere ka vete nje strehim per kryevjedhesit shqipetare,per kriinelet e ketyre viteve demo anarshi ,ku hajduti e kriminei etiketohen te virtyteshem e te virtyteshmit hajdute e kriminele nen hundet e disa palo pseudodiloateve qe nen jakat e xhaketave kane distriktivat perkatese te origjines se punes se vertet te tyre.Cohu o popull e mos shty trenin por shporr njehere e mire legenin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje