Lulzim Basha është një nga vrasësit e 2 Prillit

2 Prill 2016, 19:57Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Lulzim Basha ishte sot në vendin e gabuar, në kohën e gabuar dhe me detyrën e gabuar, për të qarë për të vrarët e 2 Prillit 1991. Ata ishin katër djem të rinj, të paarmatosur, të parrezikshëm dhe të pafajshëm, që u vranë nga forcat policore të sapo dala nga diktatura, që mendonin se pushteti mund të mbrohet me grykën e pushkës. Vrasja ka qenë një moment tragjik për demokracinë e brishtë shqiptare, një kushtrim i fortë për forcat antikomuniste dhe një tronditje njerëzore për brezin e studentëve që njihnin së paku një nga katër të vrarët, Arben Brocin.

Edhe pse në pushtet ishin ende strukturat e diktaturës komuniste, procesi gjyqësor për 2 prillin, u bë. Analogu i Lulzim Bashës më 21 janar, kur u vranë katër qytetarë po ashtu të pafajshëm, të paarmatosur dhe të parrezikshëm, ishte Gramoz Ruçi. Ai shkoi në sallën e gjyqit, dëshmoi për përgjegjësitë e dikasterit të tij, për informacionin që kishte dhe për mënyrën se si ishte raportuar ngjarja nga Shkodra në Tiranë. Shkoi në mes të Shkodrës i vetëm, dhe hyri në sallën e gjyqit si qytetar, dhe jo si ish- ministër.

Gjykata dënoi dy ish- zëvendësministra të Brendshëm, njëri prej të cilëve përgjegjës për policinë, shefin e Komisariatit të Shkodrës dhe disa të tjerë. Vrasja nuk u zbardh dot, por përgjegjësia u adresua.

Më 21 janar të vitit 2011, Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm. Ai vrau në bulevard katër qytetarë të pafajshëm, vetëm se ishin në protestë para zyrave të Sali Berishës.

Për ironi të fatit, ai si ministër i Brendshëm ende dhe sot nuk ka shkuar të dëshmojë për vrasjet. Shefi i tij Sali Berisha, i cili ka marrë përsipër vrasjet, po ashtu ende nuk ka shkuar të dëshmojë.

Ndryshe nga vrasjet e 2 prillit në Shkodër, vrasjet e 21 janarit janë të zbardhura. Ato janë bërë live, para kamerave të dhjetra televizioneve, të cilët kanë filmuar dhe zjarrin e dalë nga armët që qëlluan demonstruesit. Të dy të akuzuarit për vrasje fizike janë të lirë, nga një drejtësi, ku është pjesë fatkeqësisht dhe vëllai i Arben Brocit.

25 vite më pas, nëse Arben Broci do ishte gjallë, dhe do kishte mbetur idealist siç e nisi, ai natyrisht do ishte një armik i madh i atyre që vrasin dhe nuk dënohen për vrasje politike, dhe shembulli më i përkyer i kësaj, është Lulzim Basha. Natyrisht do ishte po kaq i zemëruar me të vëllain e tij dhe gruan e Azem Hajdarit që ka nxjerrë nga burgu si vrasësit e Gërdecit, ashtu dhe ata të 21 janarit.

Partia që përfaqëson Lulzim Basha dhe ai vetë, janë simboli më i keq i mosdhënies së drejtësisë për viktimat në këtë vend. Lulzim Basha është një nga vrasësit e 2 prillit, pasi me shembullin e tij për të mos u gjykuar për vrasjet që ka bërë, ka shkuar shumë më larg se vrasjet e 2 prillit. Nëse më 2 prill u dënuan disa vetë dhe doli përgjegjësia, më 21 janar edhe pse vrasjet u zbardhën, drejtësia nuk u bë kurrë për shkak të Lulzim Bashës. Ai e ka bërë të pashpresë drejtësinë në këtë vend dhe si i tillë, është jo vetëm një nga vrasësit e 2 prillit, por dhe vrasësi i çdo shprese që në këtë vend do të ketë ndonjëherë drejtësi.

33 komente në “Lulzim Basha është një nga vrasësit e 2 Prillit”

    1. KEQARDHJE PER MERON says:

      zoti Mero me shprehjen :

      “4 djemt e rinj te 2 prillit u vrane nga diktatura” tregon se po shkon perseri ne origjine.

      Komentuesi eshte nje luftetar me plot kuptimin e plote te fjales per ndryshimin e sistemit 1945-1990 e perseris PER NDRYSHIMIN E SISTEMIT dhe jo per perbysjen e tij..se nuk mund te permbysej nje i vdekur qe po varrosej..

      Nqs se ju i nderuari Mero akoma nuk besoni se 2 prilli 1991 ishte nje veper I paster e dy sherbimeve te huaja ..qe nuk eshte sekret te thuhet e asaj ish jugosllave dhe te cia-s duhet te them se je nje BIG LOSER….

      NQS SE NUK E KUPTONI QE DHE SOT 21 JANARI 2011 ESHTE GATUAR NE BODRUME AMBASADASH ASHTU SI DHE 2 PRILLI 1991..JU LUTEM MBYLLENI GAZETEN DHE KTHEJENI NE “LIFE STYLE”

      KUR HOLLIWOODI PO BEN NJE FILM PER “MIKUN ” TUAJ GESTAPON SHKERDHEN BERISHA DHE NE BURG ESHTE AKOMA NIPI I ENVER HOXHES PA FAKTE NGA GJYKATAT E FATMIRA HAJDARIT DHE OBEZIT ARTAN BROCI THEM SE JEMI ME KEQ SE NE KOMUNIZEM DHE FASHIZEM BASHKE …

    2. Epirioti II says:

      Mero, per te qene “politically correct” ke thene nje genjeshter te madhe qe vrasjet u bene nga policia.
      Vrasjet u bene nga te besuarit besnik te Sali Berishes dhe Ali Spahise, per ti perdorur te vraret per te ardhur ne pushtet me dhune dhe greva vetem 2 dite pasi Berisha kishte humbur rende zgjedhjet e para demoktratike te Shqiperise. Me nje gure vrau dy zogj, hoqi qafe Arben Brocin si kundeshtar te pabindur ne PD dhe me influence ne Shkoder dhe hoqi vemendjen nga humbja e thelle.

      Te njejtin skenar perdori Berisha edhe ne Shtator te 1998 me vrasjen e Azem Hajdarit, te cilin e perdori per te bere grusht shteti te paster.

  1. shqip says:

    si gjithnje mero shpon me majen e penes vendin ku ndodhet plaga. dhe mire ben. por une kam nje merak tjeter. lulzimin tashme e njohim te gjithe si pelivanin e te dalurit pa lagur. dhe ne nje fare menyre eshte edhe i justifikuar. kush eshte ai qe do ti kaloje vitet qe i ngelen ne nje qeli ? problemin une e kam me ata njerez qe perserisin ritualin e genjeshtert me hipokrizi e servilizem. flas ketu per ata shkodrane, qofte edhe familjare e te aferm te viktimave. duket se hyne ne gare me njeri tjetrin per ti dhene te kuptoje saliut, lulit, apo jozefines, se ata jane anti komuniste e keshtu meritojne vemendje. pse jo edhe privilegje. po duket se lufta e tyre behet me mullinjte e eres. si munden keta njerez te bejne gjakun e bijve te tyre uje. a kane moral keta njerez qe per te dashurit e tyre perdorin standartin e viktimave te diktatures. dhe per te vraret ne tirane pranojne me ndergjegje bashkerendimin e bashkejetesen me vrasesit. jo , kjo eshte maskarade. ti qe nuk distancohesh nga vrasesi nuk ke moral te nderosh as viktimen tende. po kushedi kjo shqiperi do çlirohet nga atavizma te tilla te shoqerise se degraduar deri ne identitet. mund te perfitosh te mira materiale e favore nga nje vrases. por nuk mund te perfitosh dinjitetin dhe respektin e nje mase te madhe njerezish. qe kur shikojne keto pamje, vetem se ndjejne neveri . per vrasesin po e po, por edhe per “te vraret” qe shesin dinjitet e gjakun e familjareve te tyre.

    1. Qytetari says:

      Për Shqip….nuk po të vë ndonjë epitet se ja ke vënë vehtes më këtë shkrim që bëre,jam kundër vrasjeve të çfarë do lloji por duhet të jesh naiv i madh shumë që të krahasosh vrasjen e 2 Prillit me vrasjet e 21 Janarit. Vetëm më lejo yë bëj dy pyetje njerëzore 1.Me 2 prill populli u çua në protestë vehtë kundër tiranisë dhe fukarallëkut të madh që kishte pllakosur vendin dhe fjalën e lirë gjë që duhet ta lesh jetuar edhe ti 2.Me 21 Janar kush i çoi këto njerëz në “grykën e pushkës”ku fjala e lirë është kudo dhe njerëzit janë të lirë pse u larguan kryesorët nga metingu dhe lanë popullin çë çuan vehtë në shesh dhe sot ky popull po vuan shumë dhe ti duhet të jesh miop nëse nuk e vë re….

      1. Alby says:

        Ishte një protestë o injorant më keq se injorantet qe ke mbi krye. I kujt është faji i vrasjeve o idiot, i gurëve të bulevardit apo i injoranteve Sali e Luli që nuk ngurojnë të shesin Shqipërinë për të mbrojtur bythën e tyre.

      2. shqip says:

        po mire more qytetar, sipas teje vrasjet ndahen ne A DHE B? naiviteti i ka lene keta njerez te besojne genjeshtren me te gjate. vazhdoni me po te njejten muzike, ti qytetar dhe te tjere bashke me ty. akoma nuk kuptoni, ose me mire beni sikur nuk kuptoni qe filmi u xhirua ne shkoder, kavaje, tirane, e kudo. por skenaret beheshin ne skutat e nomeklatures. dhe ai apo ata qe vene e derdhin lote korkodili ne shkoder, s’jane gje tjeter, veçse disa nga skenaristet dhe asistentet e regjizorit sigurim. sa per ate se 21 janari nuk eshte njesoj me 2 prillin , une e kam bindjen top. 4 te vraret jane po aq deshmor sa te vraret ne shkoder. historia nuk ben klasifikime kur ka te vrare. e pra te me falesh po gjykimi yt ndoshta eshte emocional. mbase ju nuk e prisnit qe sekretaret e partise se punes te binin nga pushteti me vote plebishitare. qytetar kujto çadrat pistolete, stilolapsat me helm, vrasjet nga afer ne mes te turmes, puçi i shtetit me gazetare e gjithfare, dekorimi i vrasesve, fshirja e serverit te kryeministrise, ekspertiza amerikane, etj, etj. ore po nuk te thone gje fare keto? apo ke ndonje hall e problem qe te ka zene ngushte. me vjen keq, por nuk jam une njeriu i duhur qe mund ta zgjidh hallin. thone se eshte nje zyre andej nga shqupi. shko se mbase e gjen te verteten.

      3. Nje qytetar says:

        Ti , ´Qytetari´malok berishist , ashtu si Sali Qen Berisha edhe ti , kelysh serbi , i ngaterron qellimisht ngjarjet dhe qellimet e tyre ! Me 2 Prill , ishte piketisht ai qe vrau edhe me 21 janar . Dhe ky eshte antishqiptari me i ndyre i te gjitha koherave : SRB-i i Vicidolit ! Mos kujtoni ju ; lukunia berishiste se , nuk do t´i PAGUANI krimet qe i keni bere ketij populli !!! Ptuuuu , rrace e ndyre bastardesh incestuale shpellash !

      4. miredashesi says:

        Ti qyetar , i pa qytetruar i ke rene pikes. Vertet mendon ti se fjala ishte e lire me 21 janar? Vertete mendon ti se fajin e ka ai qe i çoi dhe jo ai qe vrau? Duhet te jeshe nje kriminel te mendosh keshtu, s’ka rruge tjeter.

  2. Samiu says:

    Logjika eshte e sakte dhe e hekurt por kujt ia thuash?…Ky vend nuk ka drejtesi dhe kjo eshte antivlera me e madhe e ketyre 25 viteve … mos thoni qe sistemi qe kemi ndertuar keto 25 vjet ka vlera… ka vetem antivlera….

  3. Vlonjati says:

    Mero! Ja ke futur kot.
    Nuk u provua asnjehere qe me dy prill, vrasjet i beri policia. Madje pati deshmitare qe thane se kishin degjuar te shtena pas shpine.
    Sipas eksperteve mjeko-ligjore, vrimat e hyrjes dhe daljes se plumbave ishin te ngjashme me ato te pushkeve gjermane te Luftes se Dyte.

  4. malesori says:

    Gazetar qe kundershton cdo gje. Ketij po i the qe ky qe ke perballe eshte filani , ky do thote jo nuk eshte ai qe thua ti. Gazetar armiqsor me verioret, tipik jugor i keq.

    1. VETERANI says:

      o Salikari,te q… magjari

  5. shvejk says:

    Je I sigurt qe kater Shkodranet I vrau policia o Mero ?

  6. lilolabja says:

    Mero !!!
    Vrasesi i 2 Prillit eshte i njejti ,eshte po ai i 21Janarit ,perrallat leri per femijet o Mero !
    Edi i madh dhe i vogel kush i vrau djemte e Shkodres ,nuk ishin vrasje nga policia por nga CIA ,”Pardesy bardhet” qe s’kursenin as jete njerezish per te kaleruar pushtetin,mjafte me te lutem mos na e fyej intelektin me rolin e shejtan budallait.Shkoi te vertetes deri ne fund ose mos e permende fare se eshte me te vertete turp.
    Mero sot jemi 2 Prill ,1 Prillin e lame dje .

    1. I penduari says:

      E di dhe Mero kush i beri vrasjet por po hodhi poshte dhe 2 prillin e 91-shit i bie te mbetet pa kauze pse ishte me Berishen deri ne 2008.

    2. Arturi says:

      Koment i goditur, ju lumte! ?

  7. Akrepi says:

    Mero
    Me paragrafin e pare ia ke fut kot fare, ose mbron ndonje interes te caktuar te asaj kohe kur ndodhen se nuk shpjegohet ndryshe
    Mero i dashur
    Eshte e konfirmuar me ekspertize dhe e qarte se asnje prej ushtareve dhe asnje prej policeve nuk ka kryer vrasjen dhe as shefat e tyre qe u denuan
    e ke te konfirmuar edhe nga gjykata vete e Saliut te asaj kohe, po te duash shko hape ate dosje qe ka mbet
    eshte ekspertize mjeko-ligjore
    Armet e policise dhe ushtrise dolen vetem ne disa plagosje te lehta dhe asnjera vrasje
    Mero
    se kush i vuri vrasesit ne papafingot e pallateve ate le ta gjejne vete ata te PD-se ose te PS-se, por ne 25 vjet asnjerit si ka interesuar
    te Kujtoj se edhe avokati i familjeve ne librin e tij e thote qarte, asnje nga te denuarit nuk vrau dhe asnje efektiv ne sherbim
    po kush i vrau??
    A fshehu policia nonje agjent neper taraca ne ate kohe, apo i fshehu CIA dhe PD?
    Kete gjeje dhe na thuaj mero se je dhe gazetar investigues
    Pse nuk je interesuar ndonjehere ta hulumtosh sic duhet kete ceshtje
    Sa arme kane qene ne sherbim ne ate kohe, sa jane ekspertuar, sa efektive ksihte ne terren, sa u verifikuan armet dhe ja ku gjendet
    por tymnaja ju intereson per te bere shkrime cdo pervjetor
    Mero
    as rama as meta se duan berishen ne burg, sikurse edhe ky si do ata
    ne na ka marre lumi me kohe si popull se jemi jo vetem dembela, por populli me me pa personalitet ne bote
    dhe keshtu kemi per te qene gjithnje
    njeres qe terhiqen per hunde
    sic na terhoqi Turqia 500 vjet asnje kryengritje, me perjashtim Skenderbeut
    Hani pini e kendoni, sa te jete lala gjoni
    koeficenti i inteligjences IQ i popullit shqiptar eshte me i ulet se njeriu i nenandertalit nese mund ta quajme te tille

  8. Halil says:

    Kush te tha ty o Mero se 4 viktimat i vrau Policia ?!

  9. Korabi says:

    Ali Spahia, Pjeter Arbnori, Azem Hajdari, nen dirigjimin e Sli Berishes dhe orkestrimin e Beogradit.

  10. Mysafiri says:

    Si ka mundesi te jete njeriu kaq i pacipe si ty Mero. Si ka mundesi te shkruaj njeriu kaq shume poshtersira qe nuk i mban as qielli dhe as toka, kur thote populli. Ngjarja nuk u zbardh, por pergjegjesia u adresua!-thote i pacipi Mero. A ka shqiptar ta perktheje kete thenie te ketij matrapazi artikujsh. Gramos Ruçi krimineli me damke, duhet te ishte ne burg sot e kesaj dite, dhe duhet te kalbej ne burg per masakren e 2 Prillit, ndersa ky gazetar i ndyre dhe i paskrupullt, na e paraqet si nje hero sepse vajti ne gjygj dhe tha çfare kishte per te thene duke marre persiper pergjegjesite e dikasterit. A thua se krimineli Ruçi ishte minister i bujqesise dhe mori persiper pergjegjesine por mos realizimin e planit ne prodhimin e patates. Nuk mund te kete ne gazetari nje skrupullsi me te madhe se kjo e Mero Bazes. Nqs do krahasosh dy ngjarjet, ate te 2 prillit dhe ate te 21 janarit, duhet te thuash te verteten dhe jo te dridhesh e sperdridhesh si kurvat. Per masakren e 2 Prillit i vetmi fajtor dhe urdheruesi i masakres ishte krimineli Gramoz Ruçi, ndersa per ate te 21 Janarit mendohet se eshte Lulzim Basha. Pra jane dy gjera shume larg njera tjetres, sepse i pari eshte i sigurte qe eshte urdheruesi i masakres, ndersa i dyti mendohet te jete, sepse ashtu i interesonte Edi Rames ne ate kohe, dhe keshtu i intereson Mero Bazes sot. Per ngjarjen e 2 Prillit nuk u tha asgje sepse regjimi diktatorial ishte akoma ne pushtet dhe nuk lejonte te zbardhej ngjarja, ndersa per ate te 21 Janarit, edhe pse gjoja demokraci, bene sikur u thane disa gjera por e verteta sigurisht qe nuk mund te zbardhej, sepse te dyja palet ishin bashkefajtor. Kete e verteton me se miri edhe fakti qe Edi Rama mbasi e realizoi ate qe deshi me ane te kesaj ngjarje, duke bere me pas edhe aleance me personin qe ishte shkaktari i protestes se 21 Janarit, nuk ka me ndermend te merret me zbardhjen e kesaj ngjarje, dhe si per tu tallur me familjaret e viktimave i mbledh ata ne kryeministri gjoja ne kujtim te te vrareve, dhe ju flet per reformat qe qeveria e tij medemek paska ndermare. A ka turp me te madh se ky? Ne rastin e Rames, (edhe pse kostoja ishte shume e larte) mund te themi,-“Qellimi justifikon mjetin”. Po ne rastin e Meros qe e ben fajtore qeverine e atehershme, me shume se ç’mund ta beje qeverisja e sotme, si mund tja veme emrin? Ka shume emra; Paskrupullsi, bythelepirje, shpirtligesi, shpifes, genjeshtar etj. etj. etj. Kishte shansin te ishte gazetar shume i zoti se i ka aftesite, por per interesa te ngushta zgjodhi te ishte ndryshe.

  11. reflection says:

    Si mund te heqesh paralele midis 2 prillit e 21 janarit , apo ashtu te vjen pas hesapit zotrote. Protesta per arsye krejt te ndryshme. Me dy prill ata djem ishin atje per ate cfare ndjeni kunder atij sistemi me vullnetin e tyre , per ta rrezuar komunizmin, ndersa me 21 janar te gjithe qe u shfaqen para portes se kryeministrise ne menyre te dhunshme ishin mercenaret e deputeteve kriminele ne hije te qeverise ne hije qe i shikonte nga kullat perballe. Je tipik gazetar sherbetot i padronit te radhes, por ta dish qe te besojne vetem ndjekesit e verber te rames dhe mbetjet e komunizmit shqiptar.

  12. Vladimir says:

    Per 2 prillin.Ngjarja nuk u zbardh po pergjegjesia u adresua(thote artikulli).A nuk eshte i gabuar adresimi kur ngjarja nuk eshte zbardhur?

  13. eli-tiv says:

    …nuk e kuptoj pse stimuloi lotet luli..??? ngjarje qe ka ndodhur para 25 vjetesh…..edhe familjare te tij te ishin ..njeriu e mbledh vehten…E ktheu ate moment qesharek…Ata djem qe u vrane duhen nderuar…Luli nuk perballon nje pozicin publik….nuk ka as kulture njerezore..minimum…
    Te mos flasim qe ky ka vrare…po kur vrau..po 4 veta qau..??? si ja beri…po kur pa te vraret ne bulevard..??….

  14. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nuk besoi,nuk eshte Basha,duhet te jete “Photoshop” !

  15. QYTETARI says:

    ju komeQntusi malesor, tju vije turp nga vehtja tuaj, kure mundoheni te kritikoni Mero Bazen, qe eshte ikona e gazetarise shqiptare, i pahariteshem deri me sot nga koleget e tije gazetare . Faktet qe Merua sjell, si per vrasjen e 2 prillit me 91 dhe te 21 Janarit 2011 jane te verteta si drita e djellit, pore ju, qe beni ate kritike , syte u shohin dhe drite su bejne. Ku e shikoni armiqesine ne shkrimin e mesiperm, pse thote nje te vertete, qe seshte sbardhur sote e kesaj dite 21 Janari. Me ate qe ju komentoni, direkt dhe indirekt, krijoni percarje dhe urejtje midis popullsise se jugut dhe asaj veriore. Jo urejtje, pore dashuri, kane nevoje shqiptaret.

  16. Bardh e zi says:

    2 Prilli ishte inskenim i sherbimeve te huaja per te pershpejtuar ardhjen ne pushtet ‘te miqve’ (agjenteve) te tyre ne PPSH, tani te maskuar nen petkun ‘demokratik’ te famekeqes PD dhe superagjentit SRB! Qellimi i tyre i mbrapshte u realizua plotesisht pas nje viti (Mars 1992)!

  17. arben says:

    Te lumte pena Marre, po a e pyete ate kurven tende (gruan) se kujte I drejtohej me 21 jananar qija kurven me hurin ne krahe , apo te thoshte ty, ti je bythelepires, pa moral, pa familje

  18. Mentari says:

    Zoti Meo Baze nuk behen krahasime vrasja e atyre dy te rinjve ne Shkoder qe kerkonin demokraci me ata 4 qe kishin demokraci por kerkonin te rikthenin Diktaturen me anen e grushtit te shetit.je gabim o Mero ,shko e lexo se ci beri Amerika atyre veteraneve te luftes se pare boterore qe kerkonin pencion lufte duke u orvTUR ME FORCE TE HYNIN NE SHTEPINE E BARDHE,Qeveria Amerikane futi ushtrine dhe vrau e masakroi me qindar duke e bere shembull qe institucionet e shtetit nuk merren me force,por edhe sot po te ndodhe qe grevistet apo demonstratoret te orvaten te marrin ndonje institution ne Amerike ndodh e jejta gje dhe populli amerika e mbeshtet shtetin e tyre per mbrojtjen einstitucioneve.Ke shkruajtur nje 1000 artikuj pro rrufjaneve te 21 Janarit qe erdhen nga Athina me emission per te shkaterruar shtetin shqiptar dhe akoma nuk heq dore nga Idiotizmat .shteti shqiptar dhe Basha vepruan shum drejt duke brojtur institucione e shtetit shqiptardhe pike,

  19. Lpl says:

    Atehere ishte populli jo partia demokratike qe nuk mund te duronte edhe nje here partin e puned ne pushtet ishte non sens dhe ajo ndertese ushte komiteti i partise jadhte rregullav te pluralizmit qe funksiononte akoma si parti shtet se badhku me sigurimn e shtetit qe vepronte akoma nen urdherat e partise dhe diversjonet jan hedhur qysh ne ate kohe .Mire se po supozojme se kater te vraret i vrau partia demokratike po 130 kush i plagosi .Ata demostrues jane heronj se pershpejtuan nderrimin e sistemit dhe heqjen e sigurimit nga duart e partise punes .Megjithse nuk justifikohen vrasjet me 21 janar ishte sulm i nje partie kundra kryeministrise jo i popullit qe u ngrit per renjen e nje sistemi me diktature cnjerzore dhe nuk ishte thjesht per pushet si me 21 janar se ne 2013 nuk u ndryshu sistemi por erdhi ne pushtet partia opozitare dicka normale ne pluralizem dhe diversjoni dhe ideja per te barazuar dy gjera te ndryshme dhe ne kohe te ndryshme eshte jo produktiv se Zoti Mero me portalin e tije luan rolin e dizinformuesit dhe diverdjonit kete mund ta bejne njerezit e thjedhte por jo nje medje .Edhe ne 21 janar pavarsisht nxitjes urrejtjes ng partia socjaliste jaji per viktimat i mbet shtetit ne demokraci se ne asnje moment nuk duhet te kete vrasje ik lere se sta ka lene baba ajo eshte prona e gjithe Shqiptareve por me ligjet e sotme jep llogari ai qe ka gjuajtur se dokument urdherues nuk ka me urdher me goje mohohet dhe nuk merret parasysh.

  20. rrustem says:

    un sjam as gazetar as politikan po nje qytetar i thjesht, Po lexoj me vemendje komentet lidhur me vrasjet e prillit dhe te janarit…..njeri kulles tjetri çekiçit ,faji nuk eshte i OMERIT qe u ba shkak per debate ………..shkurt e tham te sigurt se VRASJET JAN TE PAFAJSHME. TURP PER TE GJITH POLZTIKANET QE NE KRYE TE GJYKATAVE JAN KRIMINELET DERISA MBROJN VRASESIT.ATO QE I SOLLEN NE KRYE TE DREJTESIS JAN BASHKFAJTOR …..ESHT E VESHTIR TE GJINDET FAJTORI DER SA VETE ATO JAN NE PUSHTET.

  21. TOMORI says:

    Mentar, viktimat e 21 janait, nuke kerkonin rikethimin e diktatures, asaj askush sdeshiron tja degjoi emrin, jo te doje rikethimin e pore ishin qytetare paqsor, qe ishin pa pune, ose duallen me duar ne xhapa, per te pare se cbehej ne shtetin rrumpalle te Sali Berishes. Prandaj mose u mundo te mbrosh, krimin dhe kriminelet qe vrane , bile ne kohen kure protestusit filluan te shperndahen. I madh e i vogel e di se Saliu si kryeminister dhe luli si minister i brendeshem ne ate kohe, jane prgjegjesit kryesore dhe duhet te pergjigjen, Per te mose dale e verteta, zhduken pamjet e severit, urdheruan mposeparaqitjen e drejtuseve te policise dhe gardes per hetimin e njgjarjes ne prokurori e cnuke bene ashtu si per Gerdecin te mbulojne e te mose denohen shkaktaret kryesore, sigurisht se vellai Brozit dhe Fatmira Hajdari, degjoni dhe shikonin, cfare thoshte Berisha. Dielli nuke mbulohet me shoshe. Edhe pse populli ska gje ne dore, eshte filozof , i di te gjitha. Megjithate drejtesia vonon, pore nuke haron. Me mire vone se sa kure.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje