Qejfli “djelmoshash”

3 Prill 2016, 20:50Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Pashë që Lulzim Basha po promovonte në faqen e vet në Facebook, kolonën zanore të një grupi paramilitar pranë Partisë Demokratike, që janë vetëquajtur “Korpusi Azem Hajdari”. Nuk është ndonjë shqetësim serioz për Shqipërinë, pse një parti e dëshpëruar, mendon të veshë disa djelmoshë me uniforma të zeza, si të ISIS, që të krijojnë idenë se do jenë krahu i armatosur i një partie, që s’po ja del dot ta marrë me vota pushtetin.

Nuk është realisht as diçka serioze për t’u shqetësuar ai grupim, përveç ndonjë mënyre për t’u fsehur politikisht disa delikuentë, të cilët jam i sigurtë, që as Basha nuk i njeh personalisht.

E vetmja gjë që vlen të mbahet shënim, është dëshpërimi i Lulzim Bashës, i cili tani shpreson se mund ta marrë pushtetin me krahun e forcës që ka shpikur në mendjen e tij, duke parë disa djelmosha të fryjnë muskujt.

Kjo është dëshpëruese për Partinë Demokratike, pasi ajo ka tre vjet që pret ndonjë ide të re nga Basha, ndryshe nga Berisha, dhe pas tri vjetësh, ai është jo vetëm shumë mbrapa Berishës, por në një periudhë parapolitike të Berishës, në atë periudhë kur përdorte rojet për të rrahur kundërshtarët brenda partisë.

Por ndryshe nga Basha, Berisha i kishte dhe i përdorte bandat. Ata hidhnin ndonjë shtyllë tensioni në erë, rrihnin kundërshtarë të Berishës, digjnin ndonjë komisariat si në Tropojë, ose ndonjë ndërtesë si më 14 Shtator. Basha nuk i ka, por thjesht i ëndërron ata djelmosha, si shpresa e tij e fundit për frymëzim politik.

Një kryetar partie që tenton të bëjë kauzë dekriminalizimin dhe himnizon një grup paramilitar, qoftë dhe formal, për të krijuar idenë se ai ka banditët e vet në dispozicion, e bën atë jo vetëm të pabesueshëm, por dhe qesharak. Përgjigjia e tij politike për dekriminalizimin, duke postuar një kolonë zanore mediokre, për të treguar dhe ai muskujt, është një përgjigje dëshpëruese, që u ngjan atyre kalamajve frikacakë të lagjes, që kur rriheshin me lagjen tjetër, u thoshin, “ua tregoj unë tek vëllai”. Dhe Basha ka gjetur “djelmoshat” që do ta shpëtojnë dhe do ta sjellin në pushtet, dhe po i promovon.

Por mbi të gjitha, ky është një përçudnim dhe i atyre vlerave, krahas problemeve, që kishte figura e Azem Hajdarit. Lulzim Basha nuk e ka njohur Azem Hajdarin se ka qenë emigrant, por ne që e kemi njohur dhe dimë mirë çdo ditë të jetës së tij politike, nuk gjejmë asnjë ngjashmëri mes këtyre adoleshentëve që duan t’i ngrejnë moralin Lulzim Bashës, me Azem Hajdarin. Azem Hajdari nuk ishte një grup force në PD, megjithëse Berisha u përpoq mjaft t’i japë këtë imazh, për ta hequr qafe. Ai ishte një njeri me instikte politike, me kufizimet e veta të mëdha, dhe me një qëndrim konstant kundër Sali Berishës, deri në fund të jetës së tij. Ai është themelues i Partisë Demokratike dhe udhëheqës i Lëvizjes Studentore, që Partia Demokratike jo vetëm nuk e futi një ditë në pushtet, por për tetë vite e kishte atë armikun më të madh të saj. Karizma e tij populiste ishte një aftësi e tij personale, dhe xhelozia më e madhe që Berisha kishte për të, derisa “shpëtoi” prej tij. Këta djem nuk kanë asgjë prej Azemit, as instiktet politike, pasi janë anonimë, as fuqinë populiste të tij, pasi janë askushi, biles as fuqinë dhe emrin e badigardëve të Azemit, të cilët së paku ishin gati të vriteshin për të. Këta vlejnë për të thënë që dhe Basha “ka të fortët e vet”, por nuk jam i sigurtë kujt i duhet kjo. Kundërshtarëve të Bashës nuk i hyn në punë, se as duan t’ia dinë kush janë ata. Nëse Basha i llogarit si grup force ndaj kundërshatërve të vet brenda PD, e ka gabim, se asnjë kundërshtar i Bashës në PD, nuk e llogarit të trembet prej Bashës për shkak të këtyre djelmoshave. Nëse mendon se me këtë grup force do t’u bëjë përshtypje të huajve dhe diplomatëve, duke u treguar se “di dhe ai të bëhet bandit”, e ka sërish gabim, pasi ata presin që politika të ketë distancë nga banditët, edhe pse këta nuk janë të tillë të mirëfilltë. E vetmja gjë e besueshme, është se Basha kërkon t’i nxjerrë frikën vetes, që ai është i fortë dhe nuk mund ta prekë njeri, dhe nëse humb. S’di sa mund të mbështesë prapanicën e tij në supet e këtyre djelmoshave, për të qenë i sigurtë në karrigen e PD, por është e sigurt se këta djelmosha janë aty me shpresë se mos Basha di ndonjë rrugë tjetër për të ardhur në pushtet, përveç atyre. Ndryshe ikin dhe e lënë vetëm, se dhe ashtu s’ua di njeri emrin.

21 komente në “Qejfli “djelmoshash””

  1. 3B says:

    O MERO ?!

    PAS ZOTIN MOS I LODH ME LEXUESIT SE PO MBUSHET DHJETE VJET QE PO BEN ZHURME ME KETO LLAMARINAT E SKELETIT SALES.

    PASI HOLLIWODI E BERI FILMIN PER XENIN QE ISHTE BOSSI I GERDECIT NE SHQIPERI..SHKO COJA KETE BOCET NDONJE FILOSALISERBI TE REALIZOJE SERINE E DYTE DHE KA CA SEKUENCA DHE PER AZEM HAJDARIN.

    LE TE FILLOJE KY FILM ME KETE HYRJE

    GAZETA « RD » 18 GUSHT 1995
    FRAGMENT NGA FJALA E SALI BERISHËS PËR GREVËN E URISË TË AZEM HAJDARIT

    « Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë : ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit… »

    ESHTE RASTI PARE NE HISTORINE E JASHTME AMERIKANE QE NJE MONSTER SI BERISHA TE TOLEROHET PER CEREK SHEKULLI….

    IL PADRINO-THE GODFATHER

    INTRODUZIONE
    I penduari Izet Haxhia i ngujuar nga Turqia jep kater intervista rrenqethese ne gazeten Dita dhe cuditerisht nje heshtje varri ne ate vend.As shoqeria civile,as mediat,as prokuroria,as pozita ,as opozita dhe me keq akoma dashi washingtonit dhe delja brukselit kane mbyllur syte per aresye qe ato i dine. Nga keto 4 intervista kam nxjerre nje kolazh me deshmite e tij qe mund te benin nje skenar filmi te llojit THE GODFATHER dhe nese do luhej nga Hollivudi patjeter qe do merrte gjithe Oskar-et.I vetmi ndryshim do ishte nese spektatoret do ta shihnin per ca ore nekolltuqet e kinemave,perkundrazi shqiptaret kane 25 vjet qe e kane ndjere ne kurrizin e tyre;.Mbasi regjizoret e ketij filmi nuk jane shume te qarte te pakten 3 aktore tashme dihen:
    Vito Corleone,……….. Sal Berisha……(marlon brando)
    Michael Corleone,…….Xen Berisha…..(al pacino)
    Tom Hagen,…………..Lul Bashberisha .( robert duvall)
    ………..

    PRIMA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$

    -Në vitin 1999 gjendesha në Tropojë në një kohë që në Tropojë nuk ekzistonte shtet
    -Në atë kohë ka pasur një urdhër nga autoritetet e shtetit që kudo të më shihnin, të më vrisnin pa paralajmërim.
    -Ne 9 dhjetor 1990 ka ndodhur një skenë që s’e harroj kurrë kur një ushtar i xhenios me një lopatë xheniere donte të godiste Berishën kur erdhi nga Ramiz Alia dhe në atë kohë një civil nga të Sigurimit, e kapi dhe e tërhoqi.(Berisha ruhej nga sigurimi)
    -Tregoj vetëm një rast me Shkelzen Berishen që vitin 1997, në muajin Janar e kujtoj edhe datën, në 28 janar, te stadiumi Qemal Stafa ka marrë nga një trafikant droge rreth 30 milionë lireta. I ka thënë që më duhen për një ndërtesën e dajës së tij, që po ndërtonte te Blloku. Atë e njihja, e kisha edhe mik edhe pse nuk e dija në atë kohë që merrej me trafik droge.. Dua të them se që në atë kohë Shkëlzeni ka pasur qejf lekun. Edhe disa herë ka transportuar nëpërmjet makinës që përdonte familja, edhe heroinë. Dhe aty ka marr shuma parash te vila e Landit të Jasharit në Vlorë.
    -Filluam të dhunonim barbarisht ata që ishin në opozitë. Kuptohet ideologu ka qënë Berisha. Ai nga një ish-komunist u kthye në një demokrat të tipit fashist.
    -Berisha tregonte çfarë i kish thënë Papës. Imagjinoje çfarë hipokrizie: Berisha tregonte se çfarë i kish thënë Papës: “Na shpëtoni nga myslimanët, duam evangjelizmin”…. në të njëjtën kohë kur flirtonte me iranianët, me arabët me sheikët.
    Saliu e mbushi PD-në me bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Atë partinë e ëndrrave tona, e shpresës së studentëve të dhjetorit, të intelektualëve që erdhën dhe e mbështetën atë lëvizje shumë të pastër dhe historike, u tradhtuan nga përfaqësuesi kryesor, nga Partia Demokratike. Pse PD? Sepse kjo parti u mbush me njerëz anonim. Me njerëz që nuk kishin asnjë kontribut, u mbush me klanin më të rrezikshëm të Sigurimit të Shtetit dhe fajtor për këtë është Sali Berisha.

    SECONDA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$

    -Pse vetëm në Shqipëri nuk u hapën dosjet? Sepse këto janë përdorur gjithmonë nga Berisha. Kur dikush sillet urtë dhe i bindet, është shumë mirë më të; nëse dikush ngre kryet me të, ai nis e tund dosjet!
    -Edhe në Uganda e Ruanda, shteti nuk ka falimentu plotësisht nga një konflikt civil. Në Shqipëri ndodhi ama. Simboli i një shteti që ekziston është burgu. Shqipëria në ’97-ën ka ndenjur një muaj e sa pa burg. Burgu është mjet ndëshkimi, po tregon që në atë vend ka shtet, rregulla, ligje. Pra, dëmi më i madh që Berisha ka bërë, është shkatërrimi i shtetit.

    – ne 1996 thyerja ishte e madhe sepse të mos lejoje opozitën të hynte në disa qytete nuk ishte pak, ta shtypje atë. Mentalitet i atëhershëm, mentalitet i gabuar shumë, që i përket jo një shteti demokratik, por vendeve diktatoriale.
    – Kurrë se ka dashur Berisha Azemin, dhe anasjelltas… ka kërkuar shpesh Hajdari të bëhet Ministër i Brendshëm, prapë nuk e bëri që nuk e bëri kurre Berisha… Nuk ka patur besim te ai. Asnjëherë!
    – Azemi ka qenë i lidhur me trafikun e drogës. Nuk e di nëse keni dëgjuar për rastin e Mirush Matit, i cili është vrarë në Moldavi. Kanë qenë ortakë bashkë me Azem Hajdarin, që kanë bërë trafikimin e heroinës nëpër Shqipëri, bashkë edhe me një person tjetër nga Fieri që s’po ja them emrin. Dhe vrasja e këtij Mirush Matit nuk është ordinere, por është për ndarje pazaresh.
    -Azemi ka qenë pas ’97-ës, drejtuesi i linjës së tritolit. Shumë hedhje në erë që janë bërë, kanë qenë direktivat e tij. Berisha i dinte këto dhe e dinte gjithashtu që ai ishte i pakontrollueshëm. Azemi u doli jashtë kontrollit atyre që e sollën në krye të Lëvizjes së Studentëve, ashtu do i dilte jashtë kontrollit edhe Berishës dhe njeriu i parë ndaj të cilit do hakmerrej, do ishte Berisha.
    -Ai ka patur lidhje me shumë grupe kriminale. Mund t’ju tregoj një histori në fillim të viteve ‘90. Ka qenë një Gaz Muça, i fortë atëherë. Azemi doli e foli kundër tij në parlament, dhe në darkë takohej me të, bënte bisedime dhe i thoshte “e thashë për kështu e ashtu”. Azemi ka qenë i atillë.
    -Sa për agjenturat e huaja, unë këtë s’e di se nuk jam i shërbimeve sekrete. Por di një rast. Në kohën e luftës së Kosovës, janë vra dy persona. Ka qënë shefi i logjistikës UÇK-së me qendër në Tropojë. Një burrë i mirë, patriot shumë i madh, dhe që e njihja personalisht, Ilir Konushevci, është vra megjithë doktor Hazir Manen. Këtu është një fakt interesant, sepse personat që kanë marrë pjesë në pritë… nëse e mbani mend pas ish Muzeut të Enver Hoxhës ka qenë një dyqan qoftesh me një kosovar. Ai ka qenë një agjent i shërbimeve sekrete jugosllave. Aty Azemi shkonte shpesh dhe aty është bërë takimi me këta personat që kanë marrë pjesë në pritë. Sepse kush e ka ditur atë udhëtimin e atij atë ditë, me armët që çonin për UÇK-në? Është bërë prita dhe fatmirësisht një person ka mbet i gjallë, dhe historia nuk mbeti një enigmë.
    -Në gusht të ‘98-ës në gazetën “Rilindja” ka dalë një shkrim me firmën e Afrim Krasniqit, ku shkruante: “Tropoja mes Nanos e Millosheviçit”, dhe në këtë shkrim akuzoheshin Haklajt sikur kishin vrarë këtë Ilir Konushevcin (me pseudonimin Mërgimi) megjithë Hazir Manen.
    TERZA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$

    Ne 12 shtator 1998 përballë makinës ku ndodhej Fatmir Haklaj, Jaho dhe Naim Çangu, në distancë nga trotuari ku ndodhej makina ka qënë një lokal. Aty ndodhej e ulur mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani. Ajo i ka pa dhe i ka njohur, se njihen gjithë tropoja¬nët. Ajo ka hyp në zyrë dhe ka tregu Berishës për atë që ka pa. Sali Berisha kishte dijeni se kush ishte në makinën me targa Vlore përpara selisë së PD, jam sigurt me 1 mijë përqind. Ç’punë kishte Azemi që të zgjidhte këtë çështje?
    Azemit kur i ka thënë Berisha ka shku në zyrën e tij, dhe në atë kohë në koridorin e zyrës ka qënë Genc Pollo me Sali Lushën duke bisedu ndërsa Azemi i alarmuar u ka thënë se Saliu i ka thënë se jashtë është një makinë me bombë që do të hedh në erë PD, dhe merr një armë. Është fut tek zyra e vet ka vënë silenciatorin e pistoletës së tij Zastava, e kam pa atë pistoletë. E ka pas dhuratë nga një miku i tij, Myftar Çela, është vra edhe ai më duket në Mal të Zi.

    Unë Izet Haxhia jam akuzu se e kam nxjerr Azem Ha¬jdarin në pritë. Është një akuzë që ka ardh nga ana e PD. Po pse ka ardh nga ana e PD? Është bërë me qëllim për të mbuluar nxjerrësin e vërtetë ne pritë të Azem Hajdarit që është Sali Berisha. E ka nxjerr me dashje apo padashje… por është edhe një gjë e vërtetë se Sali Berisha pas takimit të plakut të Haklajve me Azem Hajdarin, ka qënë shumë i shqetësuar dhe rrinte me frikë
    ULTIMA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$

    -Berisha kanë qenë palë në historinë e Tropojës. Njerëz që kanë qenë rreth tij, dhe që sot janë sërish afër tij, kanë qenë sponsorë të komandos që vranë Haklajt. Në krye të kësaj komandoje ka qenë Anton Gjergji.
    – Historia e Anton Gjergjit është interesante.Atë ditë urgjent kam shkuar te Berisha. Në atë kohë aty ka qenë edhe Gazidede dhe i thashë që kam një informacion të sigurtë që bombën tek firma VEFA e ka vu një Anton Gjergji. Berisha dhe Gazidede janë pa në sy me njëri-tjetrin dhe thanë: Mirë mirë se do e zgjidhim. Më vonë asnjëherë nuk dëgjova që të fajësoheshin këta persona. Dhe fakt interesant është se ky person është shfrytëzu për të vënë bombat në Tropojë. Anton Gjergji ka qenë në krye të komandos që ka vrarë Haklajt. Dhe është njeriu që ka vrarë Fatmir Haklajn në pritën që i bënë. Bombën tek VEFA e vuri ky, dhe Bujar Kaloshin e vrau grupi operativ i SHIK.
    – Pas vrasjes së Azem Hajdarit në vitin 1999 është bërë një takim në Rogner, Pozitë-Opozitë, Takimi ka qenë i papritur sepse qeveria ishte në luftë. Berisha akuzonte PS për vrasjen e Azem Hajdarit etj. Aty është bërë një marrëveshje për eleminimin tonë. Aty Fatmir Haklaj është shqetësuar shumë. Një ditë më tha: Dëgjo, ti e don Berishën por Berisha është armiku jot. Por dëgjo, më tha, – Po qe se nuk vritet Berisha, ne do na vijë fundi. Të shkojmë ta vrasim Berishën në Tiranë. Në mënyrë absolute, i thashë, kjo nuk ka për të ndodhur. Berisha nuk është kriminel, i thashë. Kështu mendoja unë në atë kohë për të. Fatmiri më tha se ai është njeriu më hipokrit e i pabesë.
    -Dua të saktësoj diçka, se jam akuzu se kam qenë unë njeriu që kam rrahur Edi Ramën. Nuk është e vërtetë. Ai kur është masakru në ’96-ën nuk ka lidhje me mua. Edi Rama është rrahur nga një grup operativ i SHIK-ut të kohës. Unë e di që edhe prokurorit ai i ka thënë që mos e shkruani emrin që më ka rrahur, se ai njeri më vret mua. E ka pas fjalën për mua. Por nuk është e vërtetë. E dinin që isha unë i dhunshëm me politikanët, me 3 a 4 politikanë dhe m’i faturonin mua të gjitha rastet e dhunës. Atë e rrahu grupi i Xhahit Xhaferrit.

    =CONCLUSIONE
    Nqs ne historine e njerzimit dhe kozmosit qe na rrethon ne baze te perceptimeve qe kemi ne dispozicjon ka dy permasa kryesore “unlimited” qe jane koha dhe hapsira.
    Kurse ne hapsiren shqiptare te pakten keto 25 vitet e fundit dy permasa jane unlimited: veprimtaria diabolike prej satanai te Sali Berishes dhe e dyta hipokrizia e nderkombetarve qe kane ndjekur nje politike See No Evil qe duhet ti jepet fund duke dorzuar koken e Vito Corleones & sons

    1. "Horri i Bulevardit" says:

      3B, ja ke ngrit shume steken salehut dhe saleheve, ata emra qe ti permend, jane emra qe zbatonin kodin, ndersa salehet, skane asnje kod, asnje rregull.
      Per kete smund ti barazosh.

    2. lom deliu says:

      Zoti Mero !ti je nga ata qe e njejh mire Banditin Azem Hajdari njeriun e Sigurimit nga 8 deri 12 Dhjetor 1990 dhe me kone njeriu i Berishes kinder te tjereve dhe trfikant e kontrabandist. Nuk ka lojtur asnje rol ne Pd deri ne fund te 96 ederi ne prillte 97 (kur luftoi me arme me bandat e Jugut Kunder PD) pastajj me banden e tij u vu ne sherbim te Sales u morr me trafiqe e te tj. nuk ka pse e lavderon ate simbol te se keqes perte share Salen a Lulzim askushin

    3. Itali says:

      Na cat trapin me momento è Juve me te gjate se artikulli! Ti mero ste vjen turp qe meresh vetem me pd sikur jane ata qe qeverisin shqiperin ka 2vjet mut jan si pd che ps

  2. Polici amator says:

    O Mero,ti mendon se ky grup paramilitar nuk ka marre bekimin e Berishes?!E ke gabim qe mendon se kjo eshte ide e Bashes.
    Dhuna me paramilitare te fshehte dhe te deklaruar eshte politika baze e Berishes.Ky grup eshte nje karshillek direkt qe i behet shtetit dhe drejtesise duke i thene, se nese do prekesh mbas reformes ne drejtesi Berishen apo ndonje nga rrethi i Berishes,ne do i veme flaken vendit.
    I shkreti Azem.Sa qe gjalle,Berisha e perdori dhe prozvali sa deshi dhe ne fund e vrau per te luajtur me vrasjen e tij.Tani po e perdor edhe te vdekur.
    Familja e Azemit te shkrete,duhet te nderhyjne dhe mos e lene Berishen,Bashen dhe agjenturen Serbe te vazhdoje te perdore edhe te vdekur Azem Hajdarin.

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    PD-ja nuk ka alterative,ose nuk beson tek rruga paqesore,per te ardhur ne pushtet !
    Prilli eshte muaji i fundit,ku endrat e trazuara te viteve te shkuara,sollen permbysjen ne force te rregjimit diktatorjal te E.Hoxhes & R.Alise.
    Kjo fitore e viteve 90-te,nuk ekziston me si alternative,PD-ja e ka vrare shpresen e shqiptarve,kaluan 25 vjet.Mund te thuash se e ka konsumuar kohen e saj, ne politik.
    Marrja e pushtetit me dhune ne nje sistem shume partiak,eshte vet vrasje politike.
    “Djelmoshat” e Hajdarit,nuk i duhen me as kujt,himni luftarak i filmave te realizmit socialist,tregon shterpesi dhe besim tek endrat qe nuk perseriten dy here.
    Djelmoshat e enderave te medha,te viteve 90-te,sot jane shume larg premtimeve te pa realizuara,por shume ofer miljonave te vjedhura !

  4. Toni says:

    Bravo Mero,

    Cfare korpusi eshte ky?!! Veshur me te zeza si rinia Hitleriane qe nuk dine as se kush ishte Azem Hajdari, perse u vra, dhe perse ju dha titulli hero i demokracise!!! Gjithe ajo buje u be per rinine qe ju bashkua PD-s dhe nji hic me bisht. Ku jane intelektualet ne PD?! Cfare te re po sjell kjo parti qe populli ta besoj??

    Ulerasin per dekriminalizim dhe nji idiot si Strazimiri shkon i armatosur ne nje protest ambientalistash!!!

    Kujt po duan ti hedhin hi syve, nje populli qe ne cdo familje e rreth familjar e shoqeror nuk mungon qofte dhe nje viktime nga armet e zjarrit qe u shperndan nga kjo parti banditesh me duart e veta!!

    Rama mund te mos jete lideri ideal por ka vertetuar se eshte nje lider normal nga trute i cili nisi nje qeverrisje me 1 milion probleme te trasheguara!! Kujt i kerkojn psen Shqiptaret?!! Pse nuk ja kerkojne atyre qe i krijuan keto probleme?

    2017 do jete prova e pare dhe e fundit ne te cilen ne e do e meritojme te jemi lire dhe Europian, ose do firmosim me doren tone falimentimin si komb.

    Thirrje popullit Shqipetar te beje nje analize te thelle para se ta hedhi ate vote.

    PD me kta bastard te ndyre veshur me te zeza eshte rreflektimi i nje pushteti te cilet Shqipetaret nuk e meritojne.

    Njerez therrisni trurit!!!!

    Bravo Mero. Me shume artikuj te tille duhen patjeter te shkruhen!!

    Forca te gjithe mos lejoni me kete te keqe te kthehet ne shtepit tuaja.

  5. lezha says:

    Ky 3B qenka idiot fare ,paska mllef dhe shkarkon pa asnje vlere keto vargje satanike.Oh cfare delli.

  6. Vezhguesi says:

    Shkrimi juaj,o Mero,
    po sqaron njerëzine.
    Akoma ky popull
    Po beson Salinë.

    Saliu doli sheshit
    se eshte nje malinjë.
    Më te malinjosur jemi ne
    qe ende besojme Saline.

    E gjithe bota tallet
    tallet se s’bejme shtet.
    Idiot eshte Saliu e Basha.
    Po me shume jemi vet.

    Na del Sazan Guri
    gjoja mbron mejdisin’
    I shendrijne syte e bardhe,
    Flamuri e Ristani na rrahin policin.

    E jane keta birbo
    dje drejtonin policine,
    Ndaj perseri o pupull
    T’u dhjesim tyrin!

    i

  7. NJEREZ JINI VIGJILENTE says:

    Te nderuar lexues !

    Keto jane naziskinet e mazamakeq Azem hajdarit qe erdhi nga rruga dhe u vra si QEN RRUGESH

    Eshte jo vetem turp por dhe krim qe me nder me thene azemhajdari eshte ‘PISH-TARI I demonkracise elezbiberiane dhe ka lapidare..bile dhe varrin te deshmoret e kombit..Ky thjesht eshte nje pjestar I bandes kriminale te tropojes qe duhen ndeshkuar sa nuk eshte vone….

    KUSH ESHTE BANDA E TROPOJES QE KANE 25 VJET QE NA CANE TRAPIN SE MUNDEN FANTAZMEN E KOMUNIZMIT QE KISHTE VDEKUR ME KOHE ??

    Elez Biberaj.
    Ne kohen qe njerzit e tij qe u arratisen ne vitet 50 ne Jugosllavi ishte e modes qe per te mos kthyer mbrapa Rankovici duhej qe I arratisuri te vriste ndonje kufitar apo ndonje kuader ushtrie apo partied he ka dyshime qe ka ndodhur dicka e tille.Por ajo qe e ben kete antishqiptarin me te madhe ishte se u be promoter I dekomunistifikimit ten je kufome dhe kurre nuk foli per pajtim kombetar ose investime nga amerika.

    Sali Berisha
    Eshte e kote qe te flasesh per kete monster pasi Athina & Beogradi ate qe nuk e arriten per qindra vjet e arriten duke “kenduar” kunder komunizmit…Nuk ka litar,oqean dhe fuci bitumi te laje krimet e tij.

    Mehmet Elezi.
    Nqs se ka dy gjera qe urrej enver hoxhen eshte se zbuti keto kafshe si Mehmetelezi duek I prure ne tirane..dhe I coi korentin te shpia ne gop te somes deh sot nuk paguajne energjine e xhaxhit.thjeshte nje nga figurat qe emeton ndyresi

    Azem Hajdari
    eshte kryemostra e demokracise se kaloi nga sigurimi shtetit ne banden antishqiptare te elez biberajt dhe me vone ne mafjene droges dhe armatimit..nje felliqeisre qe ershi nga rruga dh u VRA SI QEN RRUGESH.

    Abedin Mulosmani.
    Ne historne e tij “atdhetare” dikush ka shkruar nje hara-kiri per te:””””Ne vitet 60’ kreu nje akt heroic duke prere kabllin e nderlidhjes qe kalonte ne Adriatik midis shqiperise dhe italise ne fund te detit…””” eshte cmenduri te mendosh qe nje person te kryeje kete akt terrorist pa patur mbeshtetje nje shtet te fuqishem..le te kuptohemi..nqs do kishin vrare psh enver hoxhen ose te pakten tentative per atentat do ta quaja hero

    Besnik mulla Mustafa
    Ky kelysh I institutit te marksizem leeninizmit u be nje morr I islamikeve ne shqiperi..eshte fatkeqesi qe “intelektuale”: qe kishin talent vetem per ti kenduar enverit dhe qe aksidentalisht kishte mbaruar gjuhet e huaja e bene ambasdor…Kam lexuar nje tregim te tij “:Nje kafe turke ne selanik” dhe tregimet e “gjyshit te tij” duket qe eshte tipik INTELEKTUAL IDIOT…fakti qe e perzuri me shkelma brerisha si minister te jashtem para ardhje bushit dhe heshtaj e tij FLET SHUME

    MAL BERISHA.
    Per fat ky eshte nnje aliazh I TROPOJANO-LACJANIT…nuk ka lacjan qe nuk e di se ky ishte nje hafile sigurimi dhe bythlepiresi me I madh I PPSH te asaj kohe…se cfare ka bere duhen rroman ti tregosh..por Fakti qe eshte akoma ambasdor ne Londer qe edhe pse ka poshtruar zyrtarisht kryeministin (fallco) Edi Rama dias here tregon se tropojanet jane ato qe bejne ligjin ne shqiperi sa te jene gjalle dy “doktorret” Saliu ne Shqiperi dhe Elez biberaj ne Amerike qe jane antishqiptaret me te medhenj ne historine e shqiperise..

    ERZEN BRECANI
    Nuk ka bere vaki ne globin tosor qe nje ushtarak I larte policie te shkruaje keto DELIRIUME
    Nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani bën thirrje për rrëzimin me dhunë të Edi Ramës, të cilin e quan edhe hitler pra keto kemish-zinj jane vazhdim I politikes antishqiptare te bandes tropojes
    Ndiqni cfare shkruan Elez Brecani “ish gjenerali I policies shqiptare)ne nje gjuhe Elezbiberiste-Makartiste-Titiste tre dite pasi ne votimete e 23 qershorit humbi thelle Sali Viqidolsi
    “Përshendetje liderit historik të shqipëtarëve Doktorr Sali Berishës
    e duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të
    na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistave me në krye Edvin Ramen t
    a largojmë këtë Enver të dytë
    ne që dikur studenta të ‘91 shembëm diktaturen Enveriste
    do gjejmë forcë dhe optimizem
    do të ngrihemi të tërë së bashku m
    e rininë që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët”,
    —————————
    njerez jeni vigjilente !!

  8. MeteH says:

    Grupi paramilitar eshte krijuar per shume arsye:1.Te kontrolloi e vjedh zgjedhjet aty ku don PD.2.Te organizoi e veproi me TRITOLE goditjen e objekteve socila ne vend si,shtylla tesioni,ura,objekte bankare,et,per te ngjall terror,ku Saliu me slloganet e tij “Qeveria ka rene”,ky vend sbehet me kete qeveri”,3.Ky do jet pararoja e revolucioni “demokrati” qe ka deklarue Saliu.4.Kta do ndeshen me policine dhembe-perdhembe.5.Kto forca jane bashkue edhe me serb,kosovar,etj dhe kerkojne gjakderdhje,deri ne rrezimin e qeverise..!

  9. Kola says:

    Trusti i lulelakres ne kulmet e pikellimit, po kerkon shprese tek paramilitaret. Praktika te njohura te sundimtareve perverse. Shqiptarin e ka raskapitur dhuna, ndaj eshte mire qe t’i rrefejne vendin Bashes me ate arme te forte qe kane ne dore (voten), sa pa u hedhur ne aktivitet

  10. vathi says:

    nje ide e keqe e famkeqit te pd-tipike fashiste si ato te gestapos gjermane,policia duhet ti arrestoje per nxitje te fashizmit ne shqiiperi se bashku me ideatorin lul basha ,shqiperia ka kaluar kete kohe ne 97-en,sot fashisti basha do te mbroje votet me keta bandit?…

  11. mira says:

    ishte melodi e kohes se xhaxhit,megjitheate cudia me e madhe 3 dite zgjat.

  12. Rep Lika says:

    Nje kthim ne “identitet ” ?! Ideja eshte e njejte me grupet SS ( schultz stafel – grupet e sulmit ) perpara se te transformoheshin ne ate qe bota i njohu me pas, ne Gjermani ne vitet 1930 te partise nacinal socialiste te Adolf Hitler . Ka institucione ligjore per mbikqyejen dhe garantimin e votes, jo fanatike partiake .

  13. shqip says:

    duke lexuar meron dhe ju te tjeret s’me mbetet tjeter veçse miratimi me pike e me presje per logjiken e ftohte e faktet reale. megjithate desha vetem te shtoj ndonje detaj. e para grupimi, korpusi siç e quajne veten ata, po konfigurohet si krahu i armatosur i pd. ne nje vend normal, aleat i natos, kantidat per ne be, atavizma te tilla nuk i ndesh gjakundi. keta paskan edhe divize. dhe çuditerisht te zeze. me ca shkronja e figura qe ngaterrohen shume me ato te isis, al nusra, boko haram, hamas, etj. po pse pikerisht pershtatja e divizes eshte perzgjedhur e zeze? s’ma do mendja se ndonje antar tritoli ka hedhur idene “se kombi eshte ne roberi”, e per kete ne jemi ne zi. jo, kjo eshte e mire studiuar, e mire projektuar. keshtu visheshin qe ne kohet e largeta grupimet qe donin te ndillnin panik tek popullata. ne kohet moderne divizat e zeza u çfaqen tek nazistet, fashistet, grupet para militare ne klikat fashiste te amerikes se jugut, ne krahun e armatosur ne spanje, irlande e veriut, etj. e zeza ne vetvete ka aftesine e ngjyrimit te jetes me mort (zi). zakonisht njerezit me te zezen tulaten, frikesohen prej diçkaje qe mund tu prishe qetesine e perditshme e jo vetem. pra çdo gje eshte para percaktuar me nje qellim te mirfillte terrori. tani nuk dua te zgjeroj edhe me shume debatin per kete fenomen te dites. por parashikimi ngelet gjithnje ne ngjyra te errta per ate se ç’po mundohen tu servirin shqiptareve pd dhe grupime te tjera kriminale. pyetja eshte; a eshte kjo vala e pare, pararoja e isis ne brigjet lindore te adriatikut? a eshte kjo nje forme rekrutimi nen petkun e ” antikomunizmit”, e te rinjve apo njerezve me intelekt te ulet? qe me pas te shendrohet ne terror mbi civilizimin e lirine qytetare. mjaftojne fakte e histori te dokumentuara, qe implikojne azem hajdarin ne mbeshtetje financiare e ne deklarime te forta mbi islamin. pa anashkaluar lidhjet me lazaratin, ku kish miq e mbeshtetje financiare. thone qe ” ndihmonte”ne ngritje kultesh fetare “. ne pamje te pare nuk ka asgje te keqe. por po te fusesh logjiken ne mes, ku i gjente te ardhurat ne fillimet e viteve 90te? dhe e fundit qe vlen te permendet. cili eshte qendrimi zyrtar i diplomacive perendimore te akredituara ne tirane? a kane ata nje plan masash per ti thene ndal korpusizimit alla islamik ne shqiperi? a jane edhe ata te shqetesuar se kjo vale terrori qe po hedh themelet ne nje vend si shqiperia, mund te shkaktoje çrregullime te ngashme me ato te lindjes se mesme? e pra kjo duhet te preokupoje qeverine. jo retorikat boshe te parlamentit. ky eshte testi i dekriminalizimit. dhe jo armando prenga ku mundohen te kapen shqupistet. donald lu , hofman e te tjere duhet te deklarohen qarte dhe prere ndaj fenomenit” korbat e zeza”. media duhet me patjeter te kerkoje qendrime te qarta e te prera te aleateve, nese ata jane vertete aleate.

  14. shqip says:

    nuk kisha shkruar ndonje gje me shume se komentuesit e tjere. sikur bie era çensure, apo eshte ndonje gabim njerezor? megjithate korpusi i zi duhet marre seriozisht. keta oratore nuk jane. njerez te njohur te ndonje fushe , nuk besoj se i njeh njeri. atehere shish dhe prokuroria e pergjithshme kane detyre themelore parandalimin ne kohe te orvajtjes se isis per tu instaluar ne shqiperi. keto mund te jene edhe si demostrim mujskush kunder natos dhe aleances se atlantikut. m.q.s. shqiperia eshte vend i natos, ata thone ; ne ja ku jemi. shpresoj shume qe njerezit te kuptojne se kane te bejne me nje rrezik real, e jo me lodra kalamajsh.

  15. daniel says:

    Mero me pelqejne shkrimet tuaja gjithashtu dhe gazets.Po ke mundesi ja nderro formatin gazetes.ka shume perseritje dhe ato ja humbasin interesimin lexuesit..nqs ke mundesi vere pak humor ose proverba .Ti e di me mire.pamjett fotografike pak me te zgjedhura.e them kete pasi gazeta tema eshte me elexueshme ne OL
    Faleminderit!

  16. drini says:

    mirdita Mero!
    dergova 1koment po nuk po i shkoj ne faqen e komentevr

    1. qipidhasi says:

      Po nuk shave Berishen mos prit kot te dergohet komenti.

      1. xheri says:

        po ‘cfare te shah ati me pare.ai po shan vehten c’dite. te merresh me te eshte e kote.
        vetem nje vend ai meriton: tal lidhes mbas nje lisi me marauzhga ta lyesh me mjalte e talesh atje.kush merret me te vret kohen.flm per prgjigjen zotni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje