Relativizimi i “Panama Papers” dhe problemi shqiptar

5 Prill 2016, 18:45Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ka një përpjekje të qartë për ta relativizuar skandalin e zbuluar nga gazetarët në parajsën fiskale të Panamasë, duke futur sa më shumë elementë të diskutueshëm dhe duke i futur problemet në grackën ligjore dhe procedura gjykimi, të cilat nuk besoj se do të ndriçojnë drejtësinë kurrë në Shqipëri.

Për t’i ikur kësaj përpjekje tinzare që bëhet nga çdokush që ndjen se mund të ketë një rrezik të ngjashëm, në mos nga Panamaja, nga Qipro, nga ishujt Cayman, apo diku tjetër, është e nevojshme të bëjmë disa dallime të problemit shqiptar në këto parajsa fiskale, nga vendet e tjera.

Së pari, biznesmenët shqiptarë që kanë rregjistruar shoqëri në këto parajsa fiskale, nuk janë biznesmenë të prodhuar nga tregu shqiptar, nga konkurrenca e lirë, apo nga tregu ndërkombëtar i lidhur me Shqipërinë. Në rastin shqiptar bëhet fjalë vetëm për biznesmenë të cilët e kanë të lidhur fatin e tyre me politikën shqiptare, dhe ata shkojnë rregjistrohen aty, jo për taksa apo siguri bankare, por thjesht të mos merret vesh pronësia reale e bizneseve të tyre.

Rasti i parë i zbuluar, ai i Ismail Mulletit, është më përfaqësuesi dhe më ilustruesi, ndoshta në gjithë botën. Mulleti është i vetmi biznesmen, shpresoj në gjithë parajsën fiskale të Panamasë, që e ka nis biznesin si partner juridik i një partie në pushtet, Partisë Demokratike. Ka plot biznesmenë që kanë qenë afër pushteteve dhe kanë përfaqësuar pushtetin, kurse ky ka nisur të bëjë biznes, duke pasur partner direkt një subjekt juridik që ishte Partia Demokratike. Ai u bë degëz e kompanisë “Shqiponja” në disa pasuri të saj, derisa gllabëroi me metoda korruptive gjithë ato pasuri përmes firmave të Pollos e Shehut, dhe ka rimarrë një koncesion në ditët e fundit të qeverisë së pushtetit Berishës, dhe ka shkuar e ka rregjistruar atje.

E vetmja arsye është fshehja e aksionerëve realë.

Ndryshe nga një biznesmenë italian, gjerman apo anglez, që shkon aty për të shpëtuar nga taksat dhe për t’i shpëtuar ndonjë sanksioni ndërkombëtar, biznesmenët që fitojnë nga taksat e shqiptarëve, shkojnë atje për t’u rregjistruar që ne të mos i shikojmë me kë i ndajnë paratë tona.

Dhe ky rast nuk duhet relativizuar. Se sa lidhje ka me PD, me Genc Pollon, Tritan Shehun apo Sali Berishën, Prokuroria le të hapë dosjen e kompanisë “Shqiponja” dhe pronave të PD, të shikojë si janë tjetërsuar pasuritë e saj me firmat e këtyre tre personave, në adresë të këtij personi. Se sa të forta i kanë ruajtur lidhjet, e tregon dhe fakti që sërish muajin e fundit të pushtetit të dytë të PD më 2013, njësoj si muajin e fundit të pushtetit të parë të PD më 1997, Sali Berisha ka firmosur në adresë të tij, për ta bërë milionerë. Kjo ëshët bindëse që ai është mekanizëm shpërndarjesh lekësh dhe jo thjesht një biznesmen që është caktuar nga Zoti, të marrë gjithmonë para sa herë vjen PD në pushtet.

Së dyti, nuk duhet pritur që autokratët e Lindjes, të cilët kanë dalë se kanë fshehur aty miliona, të jenë si pushtetarët shqiptarë. Pushtetarët shqiptarë i kanë deleguar fitimet e tyre tek biznesmenë të afërt të tyre, si aksionerë anonimë, dhe jo si Asadi, Putin apo Alievi, që nuk duan t’ia dinë fare për vendet e tyre, pasi e konsiderojnë këtë një komplot ndërkombëtar. Prandaj nuk duhet relativizuar lidhja politike e këtij biznesmeni me pushtetin në Shqipëri. Ai është rasti më tipik, se si një pushtet në Shqipëri delegon pasuritë e tij.

Së treti, duhet të përgatitemi që drejtësia shqiptare nuk do veprojë në asnjë rast, edhe sikur të dalin fakte më të forta se kjo e Mulletit, edhe pse këmbëngul, se ky është ilustrim botëror i lidhjeve të një biznesmeni me pushtetin.

“Panama Papers” do t’u vlejë shqiptarëve të binden se si vidhen paratë e tyre nga politikanët dhe do vërë në provë aftësinë e tyre për të reaguar politikisht ndaj këtij fenomeni. Përveç ndonjë shteti perëndimor, ky skandal askund nuk ka për të përfunduar në gjykatë. Ky do të jetë një provokim për opinionin publik për të zhvlerësuar politikanët e lidhur me korrupsionin dhe për të ngritur njerëzit të votojnë kundër tyre. Ndaj mos prisni asgjë nga Adriatik Llalla dhe drejtësia shqiptare. Parajsa fiskale e Panamasë, nuk është asgjë para asaj të Qipros, dhe gjykata shqiptare në Tiranë e mbylli çështjen e pastër të pastrimit të parave mes Damir Fazlliçit & Lazarevçit që kishin rregjistruar kompaninë ofshore në Qipro, dhe Argita Berishës, pa ju dridhur dora fare. Artan Broci e mbylli dosjen për vonesë dokumentash nga posta e Qipros, ndërsa provohej qartë se Lazaraveçi me Fazlliçin kishin paguar 1.7 milion euro Argita Berishën, gjoja për një shitje kompanie pa bilanc dhe pa prona, për të mbuluar lobimin e saj në tenderat e energjisë elektrike, që ata filluan të marrin në Shqipëri. Rast më të fortë se ai, as ka për të pasur në dorë të drejtësisë shqiptare, me aq shumë fakte e prova. Ato që priten të dalin tani, janë ende shumë larg aq shmë fakteve të vërteta sa kishte ajo histori ende e pagjykuar, e mbyllur me procedurë.

E njëjta gjë mund të ndodhë dhe me dy kompanitë më të mëdha që nxjerrin naftën shqiptare, të cilat po ashtu janë të rregjistruara në parajsa fiskale dhe me lidhje politike të forta me pushtetet në Shqipëri.

Ajo për të cilën duhet të përgatitemi, nuk është drejtësia, por gjyqi publik ndaj tyre dhe rrënimi moral i çdo politikani që ka lidhje të tilla. Vetëm kjo mund ta çojë në vend drejtësinë, duke i flakur ata nga politika me neveri dhe duke vazhduar betejën derisa një ditë të dënohen.

Ndaj është mirë që skandali i “Panama Papers”, të ndiqet me gjakftohtësi dhe vemendje, jo duke rritur pritshmërinë që drejtësia jonë do veprojë, por duke qenë të gatshëm për një betejë të re, që mund të shkundë seriozisht rrënjët dhe fijet e padukshme të pushteve të korruptuara në Shqipëri.

21 komente në “Relativizimi i “Panama Papers” dhe problemi shqiptar”

  1. aqif tahipi says:

    Mero ,te gjithe shqiptaret e kuptojne shume qarte se kush jane te korruptuarit dhe hajdutet ne shqiperi.Ata kane vetem nje emer shqupas ose pedeiste .Por tani po behet me se e domosdoshme reforma ne prokurori dhe gjykate.

    1. USA-Foreign Policy | the Global Magazine of News and Ideas says:

      Nqs se ka nje kanal PANAMAJE NE SHQIPERI..ai eshte vjedhja e gjysem miljardi dollare te rruga e kombit..ku pervec Lule Bashes dhe Sul Berishes jane te implikuar edhe dipllomate te huaj qe dhet dhe per kortezi nuk po I themi emrat

      Nuk ka vend ne glob bile as ne republika t e humbura te paqsorit qe “miqte” te vjedhin hapur fare miliarda dollare ne ate 2 vende shqipfolese me te varferat e Europes.
      Kushdo mund te kujtohet kur gazetat shkruanin para 7-8 vjetesh qe ambasadoraja amerikane Marcie B. Ries shkonte te ministri transportit Lul Fazllic Basha disa here naten ne shtepine e tij deri sa “I mori firmen” per miratimin e Rruges Kombit…
      Ja cfare shkruajne gazetat me fakte dhe prokuroria duhet qe neser duhet te marre te pandehur Lul Sali Bashberishen
      Qe ketu paralamenti dhe ambasada amerikane duhet te mbeshtese kriminalizimn nqs se nuke ka farse.
      Do dokumente Adriatik Lalla Edi Rama dhe zoti Donald Lu ti mbeshtese..
      Bujrum ja i keni faktet se boll mashtruat ate popull

      Bechtel: Dell – Frank Wisner-Lul Basha US Mafia: Rruga e Kombit, dy miliardë euro për vetëm 137 km autostradë! –

      Rruga e Kombit” shtrihet nëpër këndin më të varfër dhe më të largët në Evropë, ku shumë fshatarë ende jetojnë në kushte të vështira, duke luftuar që ta çojnë muajin deri në fund. Autostrada e gjatë 137 km me katër korsi që lidh kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës ka nxjerrë dy miliardë euro nga “portofolët” e të dyja vendeve – që u detyruan të devijojnë fondet nga shumë projekte të tjera shumë të nevojshme, si ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe rrugëve të tjera më pak të kushtueshme, shumë prej të cilave mbetën të pashtruara. Pas një hulumtimi gjashtëmujor, BIRN-i publikon dokumentet e panxjerra nga Shqipëria dhe Kosova me detaje, të shkallës së keqmenaxhimit dhe kostove të rritura e të pandalshme, të cilat kanë nxitur deri më tash tri hetime për korrupsion, abuzim të detyrës dhe keqbërje të lidhura me kontratën. T ë ndërtuara mbi premisat e krijimit të pasurisë nga ngritja e tregtisë dhe turizmit, çmimi i fundit për rrugët së paku ishte dyfishuar në të dyja vendet nga çmimet fillestare të ofruara. Tregtia në mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar vetëm një rritje modeste prej se është hapur rruga vitin e kaluar, por nuk ka çuar në rreshtimin e kamionëve që zakonisht shihen në kufijtë e tjerë të Ballkanit. Ekspertët vlerësojnë se rruga po përdoret vetëm në 10 për qind të kapacitetit të saj. Në anën tjetër, kompania ndërtuese Bechtel- Enka përvetësoi profite me qindra miliona euro falë pjesërisht, sipas argumenteve të kritikëve, kontratës së majme në favor të tyre, çmimit të lartë dhe kthimit të taksave.

      Tenderi i shpejtë
      Kontrata për të ndërtuar fazën e parë të autostradës për ta lidhur Tiranën me kufirin e Kosovës ishte dhënë më 2006 me procedura të shpejta të prokurimit, të cilat Banka Botërore dhe të tjerët i quajtën procedura jokonkurruese dhe të paligjshme. Gjiganti amerikan i ndërtimit “Bechtel” dhe partneri i tij turk “Enka” fituan kontratën për të ndërtuar pjesën prej 61 kilometrash për 418 milionë euro. A mbasada e ShBA-së ndihmoi në tejkalimin e shqetësimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në lidhje me trajtimin e procesit tenderues në Shqipëri, duke arsyetuar se rruga do të zhvillojë ekonomitë si në Kosovë dhe Shqipëri. Në fund, kostot shkallëzuan në Tiranë duke u derdhur përfundimisht 950 milionë euro për rrugën, sipas një emaili të rrjedhur nga ministri i atëhershëm i Financave, Ridvan Bode. Kontrata për të ndërtuar pjesën e Kosovës i ishte dhënë në prill 2010 partneritetit të njëjtë, pas lobimit të ambasadorit të atëhershëm në Kosovë, Christopher Dell. Dell pastaj u punësua nga Bechtel si drejtor shteti në Afrikë, duke ngritur dyshime në mesin e vëzhguesve në lidhje me ndershmërinë e kontratës. Zëdhënësja e “Bechtel”-it fuqimisht mohoi ndonjë sjellje të pahijshme dhe insistoi se Dell ka respektuar rregullat e Departamentit të Shtetit të ShBA-së menjëherë pas afrimit të kompanisë ndaj tij me një ofertë potenciale për punë, pasi që ai përgatitej të largohej nga Kosova, duke përfshirë çdo tërheqje të tij nga çdo çështje që lidhej me kompaninë. Por një diplomat i lartë, Andrea Capussela, i caktuar për mbikëqyrjen e ekonomisë së Kosovës bëri thirrje Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar përkrahjen e Dellit për skemën, duke marrë parasysh punën e re të ish-ambasadorit.
      Nuk ka asnjë sugjerim që Dell nuk ka përfillur me rregullat e ShBA-së. Gjersa ekziston periudha prej një viti para se ish-ambasadorët mund të lobojnë në emër të qeverisë së ShBAsë në emër të një kompanie private, atyre nuk u ndalohet që të marrin një punë në sektorin privat ku ata ndihmuan për të siguruar një kontratë. Shpenzimet në Kosovë shkallëzuan po ashtu, pasi qeveria dështoi për të marrë parasysh këshilltarin e saj ligjor për të caktuar një çmim fiks për autostradën. Kostoja u ngrit nga 400 milionë euro për 102 km të autostradës në 838 milionë euro për 77 kilometra. Bechtel-Enka ka pranuar më shumë nga kuleta publike kosovare në vitet 2011, 2012 dhe 2013 se çdo ministri tjetër. Në të njëjtën kohë projektet e tjera infrastrukturore, duke përfshirë ndërtimin e disa shkollave mbetën për më vonë. BIRN-i ka marrë dokumente kyçe për ndjekjen penale të dështuar të Lulzim Bashës – politikanit shqiptar që nënshkroi marrëveshjen në Tiranë me akuzat për “shpërdorim detyre” në lidhje me kontratën. Në mesin e akuzave tjera, dokumentet zbulojnë se çmimet e Bechtel-Enka-s ishin më shumë se dyfishi i kontraktorëve vendorë, duke u kushtuar taksapaguesve shqiptarë para shtesë prej 191 milionë eurosh. Sipas dokumenteve të prokurorisë, “të gjitha çmimet e dorëzuara nga kompania fituese janë disa herë më të larta sesa çmimet shqiptare”. Shifrat ishin përpiluar nga dy auditorë të shtetit të cilët nxorën një raport me 158 faqe deri më tani të papublikuar, duke detajuar problemet me kontratën e autostradës. T ë gjeturat formuan bazën e rastit për hetim kundër Bashës dhe dy këshilltarëve të tij, Andi Tomës dhe Armand Telitit.

      ‘Asnjë kufi të çmimit, asnjë plan’
      Ekipi i prokurorisë gjithashtu theksoi se kontrata ishte nënshkruar pa marrëveshje të kufizuara të çmimit ose të planit të detajuar të ndërtimit, duke lejuar që çmimi të rritet pandalshëm e jashtë kontrollit. Prokurorët po ashtu kritikojnë emërimin e kompanisë holandeze të konsultimit “Ecorys” që ka pasur për detyrë përzgjedhjen e ofertës fituese, duke thënë se është e “paligjshme” sepse aprovimi i kompanisë ishte lajmëruar para se Këshilli i Ministrave të aprovonte atë vendim. Procesi i shpejtë i tenderimit në të cilin katër kompanitë në listën e shkurtër ishin vlerësuar për aftësinë e tyre që të kryejnë punën, pa pasur nevojë të japin çmimin ishte përshkruar nga hetuesit e prokurorisë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Pohimet se kontrata e dhënë Bechtel-Enka-s përkundër mungesës së një plani të pajtuar të ndërtimit ose kufizimit të çmimit po ashtu janë bërë nga Niko Naska, i vetmi anëtar shqiptar në komisionin vlerësues të përbërë nga pesë persona, konfirmoi ai në një intervistë ekskluzive për BIRN-in.
      “Pyetja ime e parë ishte: A ka ndonjë plan të projektit, a e ka shikuar dikush këtë me kujdes? Por nuk kishte asnjë plan. Si mund të ndërtoni diçka pa një plan ndërtimi, e posaçërisht për një projekt të tillë të madh të infrastrukturës, e cila shkon prej 400 milionë në gati një miliard euro?”, shprehu dilemat Naska. “Si mundem unë, një inxhinier me vite përvojë që ka ndërtuar termocentrale dhe porte, të qëndroj në një nivel të tillë dhe të pranoj të jem pjesë e atij tenderi?”, shtoi ai. Naska i tha BIRN-it se i ishte kërkuar që të marrë pjesë në vlerësim, me njoftimin brenda një dite, përkundër që nuk ishte në gjendje të përcillte procedurat e mbajtura në anglisht. Ai u largua pas një dite.
      Ata, “qeveria”, më thirrën një natë më herët duke më thënë se unë isha zgjedhur nga kryeministri Sali Berisha i cili kishte thënë shumë gjëra të mira për mua… por unë nuk dija asgjë për tenderin dhe si mund të isha pjesë e tij?”, tha ai. Ai po ashtu tha se nuk kishte qasje në ndonjë dokument të tenderit të shkruar në gjuhën shqipe. Në fund, katër anëtarët e mbetur të komisionit vlerësues zgjodhën Bechtel-Enka-n dhe filluan negociatat për një çmim të synuar. Ish-ministri i transportit Lulzim Basha thoshte atë kohë se Bechtel-Enka ishte zgjedhur në mënyrë transparente dhe metoda e shpejtë ishte e nevojshme, pasi vonesat prej një viti mund të kushtonin 75 milionë euro – 60 milionë euro nga rritja ekonomike dhe 15 milionë euro nga kostot e rritura. Shikoni..jo vetem idiot ,jo vetem “kaubojs por dhe kriminel.
      Prandaj e bene “cope-cope” Enver Hoxhen duke e share per 30 vjet me rradhe..dhe sa me teper e mallkojne qa me te larta dhe ne progression gjeometrik jane super vjedhjet..Turp e neveri per te gjithe ato subjekte qe po merren me mender dekriminalizimin dhe krykriminelat Bash Berisha dhe nja dy xhambasdore jo vetem kane vjedjur milijarda por po tallin bythen me ate popull hapur fare..

      1. Lopez says:

        Ngelet me kortezira. Del nje tjeter dhe thote “une di nje politikan qe ka fshehur 70 milion pounds ne londer”, nje tjeter ” une njof X qe ka ngrene shpretka femijesh”. Ore thuajini emrat se late koqen e namit me keto kortezira ose kercenime provinciale te fortish zhulsa. Di njerin une … Mos me beni ta them… Mos me bej te them se ca bere kur… Dhe asnjeri nuk flet. Popull i jopraktik qe ngelet duke luftuar mullinj ere. Prandaj nuk ecen asgje ne Shqiperi, se lufta behet me.hije, nderkohe qe Sali Berisha dhe Likja bejne para prej verteti dhe na mxjerrin gjuhen.

        1. AI says:

          I dashur Lopez

          me keqardhje po te them se ose je budalla qe kerkon emra…ose lexon vetem gjysmen e rrjeshtit pare…Ai zoteria lart qe I eshte referuar USA FOREIGN POLICY e sqaron mire se para drejtesise duhet te shkojne:
          I Pandehuri Saleh Berishaj
          I pandehuri Belul Basha
          ANDI TOMA
          ARMAND TELITI
          KRISTOFER DELL..per kosoven
          MARCIE B REIS..per shqiperine
          ””””””””””””””””””””””””””””””””””””
          Ne c’menyre duhet te denohen keto qe vodhen mbi gjysem miljardi dollare ??

          Shume e thjeshte..

          Me te njejten menyre qe Rajersoni-berisha-blerim qela…futen ne burg si terroristin dhe hajdutin me te madh te botes fatos nanon ne 1993 per kavanoza recelesh..

          por kjo nuk ndodh se duhet te cohet ai xhaxhi….qe ju kinte nonen ketyre hajduteve dhe tradhetareve..qe njerzit kane filluar te kendojne:
          Të shajnë të tutë,

          o shoku Enver,
          vetëm gjysmë dite,
          dil edhe një herë!

          Vetëm gjysmë ore,
          dil e luaj fenë,
          në Shtëpinë Qendrore,
          ta pimë kafenë!

          Në Shtëpinë Qendrore,
          more Komandant,
          ku tani i parë,
          është një intrigant!

          Ty – ky shkretëtirë,
          as të shkon në mëndje,
          i ligu të ligjve,
          në partinë tënde!

          Ç’djall të tha në kokë,
          nga shpella ta nxirrje,
          të ngjiste ca shkallë,
          veç me bythëlëpirje!

          Në hatër s’të bie,
          ty mender Saliu,
          sa të ta ndjejë erën,
          do fshihet si miu!

          Rri veç pak sekonda,
          jo një gjysmë ore,
          ta çlirosh nga bandat,
          Shtëpinë Qendrore!

      2. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


        Kombi ynë ka mbetur
        Në kohën e bejlerëve
        Me që s’kemi para, as për të jetuar
        Mjaftohemi duke numëruar
        Paratë e të tjerëve ?

  2. Pilo Lala says:

    Edhe une kam te njejtin mendim.
    Nuk do ndodhi asgje.
    Prokuroret do marrin ca leke nga Mulleti, do falsifikohen shkresat, dhe Gjin Gjoni vulos pafajesine.

    1. Beny says:

      Na can trapin duke na nxjerre cdo 6 muaje se ku i fshehin leket hajdutet se nuk e dine qe te gjitha kompanite of shore ne te gjithe boten krijohen per tranzicion dhe pastrim parash te pista dhe per mos te paguar taksat. Skandal i madh. Shkoni fshini bythen me gazetat zbuluan ujin e ngrohte.

  3. Elton says:

    Berisha dije dhe Rama sot thjesht nderrojne vendet e parajsave fiskale,por leket e vjedhura eshte e vetmja menyre per ti fshehur rruge tjeter ska.Koncesionet ato qe jane dhe dje dhe ato qe jepen sot po ti shikosh me shume pak kujdes jo me shume,sepse zbulon edhe me shume te cojne nga Ilir Beqa dhe njerzit e Saliut ose e kunderta.Pra skemi nevoj te shkojme deri ne Panama sepse keto gjera dihen qe edhe ketu veprojne si nje mini parajse fiskale,skane nevojnte ikin aq larg.Me vjen keq qe te gjithe bejne sikur se dine sepse e fusin gishtin nga pak edhe media po ashtu..apo jo?

  4. baffo says:

    Sa te jete Adriatik Qumshi kryeprokuror mos prisni gje

  5. sit... back..and relaks →→→ says:

    Oktapodi i ka shtrire tentakulat prej shume kohesh tashme. Te gjithe politikanet aktuale jane te perfshire ne nje menyre apo nje tjeter, te gjithe jane lehtesisht te shantazhueshem dhe te gjithe kane dosje per njeri tjetrin, filmime, incizime, sekrete te jetes se njeri tjetrit. asgje nuk do ndodhe pasi qe te ndodhe dicka duhet qe te levize dikush e ketu nuk do te levizi askush. Ne shqiperi tashme eshte instaluar ne pushtet kupola e mafies politike dhe ekonomike ( te majte e te djathte). Ne shqiperi tashme nuk duhet te kete me bete je politike mes se majtes e se djathtes por mes njerezve te ndershem qe e duan kete vend dhe pjese se korruptuar e kriminale. Dikush thote pse nuk leviz Llalla, se eshte faji i kryeprokurorit etj etj. Kryeprokurori nuk ka asnje faj, ai po ben pikerisht ate per te cilen Kupola e vuri atje, te mos beje asgje, te ruaje interesat e oktapodit kriminal. mos kujtoni se ata qe behen kryeprokurore, kryegjykates etj jane atje per merita profesionale, jo, jane atje per merita konjukturale dhe sepse jane pjese e skemes kriminale qe udheheq shqiperine keto 25 vjet. ata jane ne ato poste per te garantuar paprekshmerine nga ligji te kupoles mafioze shqiptare me lidhje nderkombetare. Te gjithe e pane me ze dhe me figure Ilir Meten, qe edhe sikur permendja e 700-shes te mos ishte per arsye korruptive, mjaft fakti qe ai i kerkon te punesoje militante pa dipllome ne administrate ne shkelje te ligjit duhet te perfundonte ne burg dhe mos merrej me me politike. Jemi bere me keq se sicilia e viteve 70 ku njerezit nuk shikonin e nuk prisnin me asnje ndihme nga shteti por vetem ulnin koken mbyllnin syte dhe gojen dhe benin jeten e tyre rutine duke lene boset e mafies kriminale dhe politike te pasuroheshin nepermjet korrupsionit.

  6. @ says:

    Nuk eshte vetem Llalla, o Mero!
    Ai eshte vecse njera nga hallkat e zinxhirit te grabitjes masive qe po rrenon shqiptaret.
    Ne gjykata jane Fullanet dhe Gjin Gjonet bashke me vellane e deshmorit te demokracise.
    A kane koqe (bole) ta denoncojne banden e Berishes capaculet e Rames, Balla dhe Brace?
    Po kamikazet Halimi e Ristani, nga krahu tjeter mund t’ja dalin Kokedhimave te Rames?
    Bllokun e kryetarit te Kuvendit, kush do ta hetoje, Berisha apo Rama? Apo Nano?
    Reformen ne drejtesi kush do ta miratoje? Ndoshta Ilir Meta..
    Nuk e di kush do ta drejtoje FBI-ne shqiptare. Ndoshta Lu-ja..

  7. Psw says:

    Po flet “avokatja e djallit” Zana Guxholli. Po e bën avokaten, këshilltarja ekonomike e ish Kryeministrit Berisha pikërisht duke relativizuar dhe banalizuar problemin……

  8. shabani says:

    Kot lodhesh o Mero ky popull nuk Reagon politikisht sepse nuk ka reaguar kurre ne historine e tij kemi mungese te theksuar organizimi shoqeror nuk njohim nocionin e bashkesise dhe te interesit te kesaj bashkesie plus zero sakrifica per liri dhe perparim

  9. Neli says:

    Ky shkrim te kujton thirrjet per drejtesi popullore. Deri tani nuk ekziston asnje fakt i vetem qe Mulleti te kete ndare para apo pasuri me politikanet shqiptare. Pse ka hapur nje kompani offshore nuk do te thote se ka kryer nje veprim te paligjshem. Vertet qe kjo eshte nje ceshtje opinioni me shume se nje ceshtje ligjore por ama opinioni duhet te orientohet me fakte jo me propagande. Cfare do te ndodhe nese neser del emri i ndonje ndertuesi afer Rames qe ka marre leje ndertimi nga ky i fundit ? Do themi qe meqe x ka hapur nje kompani offshore jashte patjeter qe Rama eshte pas tij ?

    Rendesi kane faktet dhe jo hipotezat. Deri tani kemi pare vetem qe Ismail Mulleti ka nje kompani offshore por nuk kemi pare asgje te jashteligjshme dhe aq me pak prova per pastrim parash.

  10. Brahoo says:

    Nuk ka ndonje skandal qe eshte zbardhur.Asnjeri nuk ka shprese se do hetohet.
    Nuk kemi nevoje per drejtesine,ne kemi Braçen.

  11. Lpl says:

    Nuk ka asnje veper penale ne te gjithe kete histori gjithsecili ben cfare do me parate e veta qe ka fituar ne tregti kjo eshte si loja bixhozit tregtia edhe fiton edhe humb ba me humb ne aksione a i dhimset kujt jo .Kur i fiton parate ne bixhoz asnje si thote me kthe parat se jane te mijat transferimi paras jashte vendit rrit te ardhurat nepermjet aksjoneve dhe sherbimeve qe ofrojne keta ne shtete te ndryshme neper bote me ane te artakerise dhe ata nuk jane para te padeklaruara kur jane te regjistruara ne nje shtet legal qe eshte i pranuar nga te gjithe. Por kjo behet vetem kundra Putinit mendojne se ngrihen Ruset si ne Siri e Libi per te shkaterruar edhe Rusine ishalla se han populli Rus kete si pipujt tjere.

  12. shoku says:

    Ore, kush me siguron nje vize per ne Kanada? Sa ben e paguaj. Te largohen nje here e me pare nga ky vend, e mos ja degjofsha emrin per tere jeten.

    1. Arturi says:

      Vizen ta siguron … Ambasada Kanadeze ne Rome. ?

  13. Shaban Marina says:

    Nuk e kuptoni dot?
    Nuk mund ta kuptoni?
    Enveri, cmohet me c’ka la prapa.
    La kontrabandistet e Armeve, Duhanit, dhe te marifeteve ne tregetine e jashtme. Ishte tregeti per mbietesen e pushtetit te Enverit (Pasurise se Enverit.
    – Me keta kontrabadista u arrit programi i Enverit per te vazhduar zhvatje e Shqiptareve, pas vdekjes se Enverit.
    Enveri tere mbivleren e grabitjes se shqiptareve per dzete vjet (dhe 6 vjet me Ramizin) ia kaloi mafies ilegale qe e vuri dhe e mbajti ne pushtete.
    Turp per thirrjet “Kthim tek Enveri”, per te shpetuar nga kelyshet e Enverit.

  14. Shaba says:

    Paska te cmendur, qe bejne thirrje per te Enveri, per te shpetuar nga pjellat, kelyshet e Enverit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje