Blushi nuk duhet të bëjë hapa pas, për referendumin!

11 Prill 2016, 19:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Janë dy gjëra që nuk ja vlen të debatohen më për referendumin në Partinë Socialiste. E para, është rezultati i thellë i arritur në favor të Ramës dhe e dyta, është serioziteti i votimit. E vetmja gjë që vlente të debatohej, ishte nëse duhej apo jo referendum, dhe jo si u bë dhe sa doli referendumi. Në këtë pikë, Blushi ishte në të drejtën e tij kur fliste për padobinë e referendumit, dhe përdorimin e tij si një mekanizëm fallco për të legjitimuar shkeljet e statutit dhe për t’i dhënë fuqi prapavepruse, statutit të ri të PS.

Me atë qëndrim, Blushi ishte qartazi kundër referendumit, nuk e njohu atë, nuk mori pjesë në atë dhe nuk delegoi askënd ta monitoronte. Dhe mendoj që ka bërë mirë.

Tani debatet e së hënës janë një kthim mbrapa, pasi duket sikur Blushi ka qenë pro referendumit dhe e shqetëson rezultati i thellë dhe rregulli që ka karakterizuar votimin.

Ky tani është debat bosh dhe pa bukë, që më shumë dëmton qëndrimin parimor të Blushit, se sa dëmton imazhin e referendumit. Biles ky është i vetmi debat që e legjitimon referendumin.

Kam parë shumë njerëz, sidomos ish- socialistë të mërzitur, që bëjnë humor dhe janë gdhirë papritur antikomunistë, duke krahasuar referendumin me votimet në kohë të komunizmit. Edhe pse nuk u takon të tallen, se janë të gjithë ish- komunistë, mua nuk më impresionon ajo shifër. Nuk do më impresiononte dhe po të dilte 100 për qind, pasi referendumi në vetvete nuk ishte një garë mes dy alternativash, por një konfirmim lidershipi, si zgjedhjet në komunizëm. Askush në Partinë Socialiste nuk e hedh poshtë lidershipin e Edi Ramës, nëse ai nuk ka alternativë tjetër dhe nuk ka asgjë për t’u çuditur.

Edhe ideja tjetër, që në referendum mund të ketë pasur parregullsi, kur e lidh me arsyet përse duhej referendum, duken qesharake.

Ky referendum ka prodhuar atë rezultat që ka prodhuar dhe me ato rregulla me të cilat qeveriset Partia Socialiste, dhe debati rreth këtyre çështjeve është debat bosh, pa asnjë vlerë.

Debati real ishte nëse duhej apo jo referendumi dhe ata që ishin kundër referendumit, dhe që e bojktuan atë, nuk duhet të kthehen pas në kohë të pranojnë referendumin dhe të diskutojnë për cilësinë e tij.

Mos kini dyshim, se socialistët nuk do të votonin kundër Edi Ramës, edhe sikur referendumin ta drejtonte shtabi që zgjodhi Bashën dhe i vodhi votat Olldashit. Maksimumi do dilte sa doli Basha me Olldashin. As nuk ka dyshim nga ana tjetër, që në Partinë Socialiste ka më shumë rregull se në partitë e tjera, sa i përket votimeve, edhe pse referendumi ishte një sforco kot, pa asnjë pikë llogjike.

Ndaj është mirë që Blushi të mos bëjë hapa prapa në raport me referendumin. Ai duhet t’i përmbahet idesë së tij kundër referendumit dhe të vrasë mendjen të gjejë kauza të tjera për betejë poltike, dhe jo të merret me “cic mice” administrative të referendumit, pasi ai është në parim kundër tij. Frika ime është se rezultati do ishin më i thellë sikur të mos kishte referendum, por garë mes Ramës e Blushit, dhe ai do ishte një lajm i keq për demokracinë dhe një lajm i mirë për Ramën. Por falë bezdisë që ka Rama për të zbatuar statutin e partisë së tij, tani kemi një debat bosh për referendumin dhe jo për votat pro dhe kundër tij. Bëhet fjalë për një gjimnastikë zgjedhore brenda PS, që nuk vlen të lexohet, as si rezultat dhe as si cilësi, por vetëm si ngjarje. Ata që nuk donin të ndodhte kjo ngjarje, dhe që kishin të drejtë, tani të mos bëjnë hapa mbrapa e të diskutojnë për cilësinë e tij.

 

22 komente në “Blushi nuk duhet të bëjë hapa pas, për referendumin!”

  1. aqif tahipi says:

    O Mero ,tani eshte momenti qe blushi te tregoje aftesi lideri nese ka ,pra te eci vete. E vetmja rruge qe te provoje te afirmohet eshte formacion i ri politik .Nese nuk e ben kete levizje atehere edhe LMN 2 deshton.Mendoj se blushi dhe grupi i tij nuk duhet te jete me pjese e listes se ps ose rilindjes ne 2017.Kritikat dhe fyerjet e tij ndaj socalisteve te thjeshte jane te njejta me te saliut . Besoj se ai dhe grupi i tij intelektualo elitar ,antikomunisto — komunist ,nuk mund ti pranoje votat e votuesve te thjeshte si ne ,vulgusit .

    1. enter"" says:

      Shoperia shqiptare nuk eshte akoma gati per formacione te reja politike. Shqipot jane ndare ne dysh, me PS dhe me PD.

      Pastaj te jesh I sigurte, ameriqia neve do vazhdoje te na fuse shkopinj ne rrota…por shqipove ua ka zene syte dashuria idiote qe kane ndaj nje demoni

    2. Sami says:

      Qife nuk eshte e lehte te besh politike vec e te ngresh nje parti te re me kauze te drejte sepse duhen para. Politika kerkon te investosh ne media, ne infrastructuren e vet partiese se re, ne strukturen elektorale dhe ne processing zgjedhor dhe fushate. Keto jane shpenzime qe nje individ nuk i perballon dot. Blushi nuk eshte Donald Trump.

      1. aqif tahipi says:

        Or uncle sam pi shqyprie.Blushi pretendon te dyfishoje rroga e pensione per te gjithe shqiptaret dhe nuk besoj se ti do te na thuash se qenka aq i paafte te mos gjeje aq pak leke sa tju ndezi zjarrin antirilindes juve.Pastaj po te ngelet keq fare ,besoj se nuk e le ne balte patrioti i teg ut.

    3. Hysni Dajaku says:

      Une mendoj kur Merua shkruan per Ben Blushin duket sikur ka mbas kurrizit Edi Ramen .
      Harron per ndonje moment duke I dhen te drejte pastaj degjon “hungerimen”e Liderit edhe ja valon ashtu si do udheheqesi.
      Je njesh Mero,
      Vazhdo tu cjerresh masken armiqeve qe kerkojne te zbatohen rregullat e shkruara.

  2. Sami says:

    Ne se beteja per te gjetur te drejten eshte e e shemtuar dhe megalomane te humbet e drejta per te kerkuar te drejten.

  3. zef says:

    A e dini se si thote Rama sot.
    Topi eshte i imi, fusha eshte e imja,albitri eshti i imi
    dhe penadhtin e gjuaj une (Rama) po pa portjer ama.

    OK.. TE TJERAT JAN FUTJA KOT
    Po e njeta politike si Berisha

    1. Zef M says:

      Penadhtine? Hahaha. Nga vjen ti bre Zef? Apo malok je dhe si malok, te lejohet gramatika qe perdor. Madje gjene mire dhe kaq, o Zef Loku. Po sa per Blushken e Kiços, ai e do jo vetem pa portier porten, por edhe ate mikun te rruar dhe ne pjate. Aferim loku.

  4. TOMORI says:

    Mero, analize me te mire, per te ndihmuar Blushin, nuke ka. Cuditem se si kerkon te hapen kutite, kure askund nuke ekziston emri i tije si konkurent. Ky referndum, ishte nje po dhe nje jo, per legjimitetin e kryetarit te te PS, kure fiton zgjedhjet, parlamentare. Cpune ka Blushi me PS, ky vete smori pjese, staf e vezhgus nga levizja e tije skishte, perse ben ish kure ska pula. 2017, dalengadale po afrohet, leta vere kanntidaturen per deputet dhe qytetaret dota vleresojne e meriton te zgjidhet deputet apo jo. Ketu ara eshte e qeruar dhe ska nevoje per ger vere, sic po ben Beni aktualisht. Pergjigjjen e sakte ja dha veterani Gramoz Ruci, prandaj mbylle sqepin Blushi, ose qendro dhe bej opozite brenda PS, ose dil dhe krijo MND. – 2 dhe ta sikosh , sa te vlen lekura . Lerua qytetareve tju vleresojne , mja bere ger ver si sali berisha.

    1. Greg says:

      O TOM MORRI,
      Blushi kerkon te demaskoje ate fiasco-referendum sepse jane falsifikuar firmat e antareve nga 99-shat qe kane atrofizuar PS-ne e vertete. PS (e ridhjerre) tani ngjason si dy pika uji me parti-bunkerin PIDH(Partia e Idealeve te Dhjetorit).

  5. Ina says:

    Referendumi nje deshtim per PS. Socialistet e vertete e kane neveritur 100% kete farse referendumi. Z. Blushi duhet patjeter te krijoje formacionin e ri politik, ku te gjithe socialistet e vertete dhe njerezit qe ndihen pa perfaqesim, pasi nuk jane gati per ardhjen ne pushtet te PD-se, te behet gati per 2017 se nuk ka me shprese tek kjo ‘Rilindje’ e mashtrimit, vjedhjes, shtypjes dhe arrogances Rama, Balla, Koco & CO. Shume shpejt u konsumuan. I votova me besim dhe tani ndiej vetem percmim, perbuzje dhe neveri.

  6. Aleko says:

    Referendumi nuk ishte konfirmim, referendumi ashtu si u zhvillua ishte konformizëm, ishte si i thonë në Shkodër: m’ka çu halla me la gojën.Nëse Rama ishte i sigurt se nuk do humbiste në përballje, përse e evitoi përballjen? Tani ai mund të jetë kryetar partie në vazhdim por është pasi ka nxjerrë ligjin “ad persona”për veten e tij pra. Moralisht ai është i humbur e Blushi i fituar. Edi Rama ka nxjerrë artikuj antikonformistë në kohën e Ramiz Alisë, ka një background ai antikonformist e tani bije në nivele që vetë i ka përbuzur më parë,konformizëm partiak. Fenomeni Blushi mund të mos ketë të bëjë fare me Benin, ai është një kujtim qe demokraca ka në themel ligjet e aprovuara kohë më parë, jo konform situatave. Zogu e bëri Referendumin për mbret sepse kështu mund të krijohej stabiliteti politik në një Shqipëri ku qeveritë nuk qëndronin më këmbë me tepër se disa muaj, po ky i ashtuquajtur referendum sa vlerë pati për Shqipërinë?

  7. bonbon says:

    Mero mos humb kohen kot me shkrime per Ben Blushin. Ai eshte nje hic. Nuk ka asnje merite ne PS dhe asnje vlere per banoret e zones te cilet duhet ti perfaqsoje ne parlament dhe per te cilen merr rrogen. Po te jete i ndershem ai duhet te lere mandatin e deputetit qe neser. Eshte mandat qe ja ka vjedhur PS-se dhe e perdor per qellimet e tij teresisht personale.Nqs do te na tregoje ne dhe ti provoje Rames me fakte qe votuesit e mbeshtesin atehere le ta veje kandidaturen si i pavarur ne zgjedhjet e 2017 ne te njejten zone ose ku ti doje qejfi.

    1. Hysni Dajaku says:

      Po ta provoje nje here Rama si I pa varur!Ashtu si e provoi Erion Velija me Partine e tij!
      Kur merrni Ps-ne ju kokthumbat u thoni te tjereve kandidoni si te pamvarur.
      Pse bet namin si demokratet me te medhenj te njerzimit sa kapet majen e PS-se ju ?

      1. bonbon says:

        Shko more debil. Cfare lidhje ka Blushi me PS-ne pervec interesit te tij personal per te marre pagen si deputet? Cfare ka bere ai per kauzen e socialisteve kur ishin ne opozite dhe tani qe jane ne pushtet? Eshte nje hic dhe hic do te mbetet. Eshte turp qe Rama e futi ne listen e deputeteve ne 2013.

        1. Miri says:

          O bonbon thartira,
          Kush ja la listen Rames? Neta apo Kristaqi? Jeni bere njelloj si ata te cuurufjapsurit e PD-se qe kur i shajne Salushe Qoftelargun hidhen ne mesymje kunder gjithkujt dhe gjithshkaje. Edhe juve po tju shash gjatoshin e rilindur (ripjerdhur) me mire tju shash nga nena apo babai.
          Turp se na bete njelloj si trushplaret e PD-se

  8. Albi_I says:

    Kam pershtypjen qe personi i fundit nga i cili pret keshilla Blushi eshte nga Mero bythelepiresi qe ka tere jeten qe jargavitet prapa kryetareve, njehere Berisha e tani Rama.

    Dhe kur Mero shkruan fjali te tipit “Ky referendum ka prodhuar atë rezultat që ka prodhuar dhe me ato rregulla me të cilat qeveriset Partia Socialiste, dhe debati rreth këtyre çështjeve është debat bosh, pa asnjë vlerë.” nuk i ve faj Blushi. Se keto jane fjali prej halldupesh handikapat. Se vetem vetem te tille thone fjali te tilla pa kuptim, nderkohe qe debati per tere partite shqiptare, e jo vetem per PS-ne, eshte pikerisht qe nuk ka rregulla te cilat te respektohen.

    Ik bej cicin Mero se vetem kjo te ka ngel tani.

  9. SERVETI says:

    XHAXHI MERO ,TE LUTEM SQAROJE PAK ATE ISH GRUAN E ATIJ EKONOMISTIT FRANCEZ , APO ISH MINISTREN E KULTURES FRENGE SE PARTIA SOCIALISTE E SHQIPERISE NUK BERI ZGJEDHJE PER KRYETAR PARTIE , AJO KONFIRMOI NJE PARAGRAF TE STATUTIT SE A DUHET TE VAZHDOJE DETYREN KRYETARI AKTUAL QE ESHTE EDHE KYETAR PARTIE EDHE KRYEMINISTER ……..
    BABAI I BENIT THA SE BENI ECEN VETE , POR E THA KOT , AI NUK DI TE ECE , BILES TANI I KA MBUSHUR EDHE BREKET PLOT……..
    DESHTOI EDHE KJO TENTATIVE E SALES PER TE PERCARE PARTINE SOCIALISTE ………
    E BERI NE 2005 , POR KESAJ RRADHE JA NGECI NE FYT EDI , SE NUK ESHTE FATOSI ME 1000 HALLE E VESE …….O BLUSH , KESHTU ESHTE KUR TE PELQE VEHTJA , PAGUESHE SI DEPUTET DHE BOTOJE LIBRA ,
    B E N I NUK DI TE ECE , NUK ECEN DOT VETE…..

  10. Tarrasi says:

    Z Mero ne shkrimin tuaj kishte nje fjali interesanteqe do ishte keq per demokracine dhe mire per Ramen
    A mundesh ta cosh me tej idene tuaj se cfare eshte e keqe per demokracine dhe eshte e mire per Ramen
    Vetem per diktatoret dhe regjimet kriminale ajo qe eshte e keqe per demokracine eshte e mire per fuqizimin e pushtetit te diktatorit

  11. Ire abc says:

    Mero!
    Je on the top me kete shkrim…me pak fjale je pasyra qe blushi sdo te shofi…

  12. osumi says:

    po cte keqe ka nese hapen kutite, nese vertet jane aq vota sa thote partia, le te hapen dhe le ti thyhen hundet amikut te brendshem te partise qe do percarjen e komunistave..po kam frike se partia sdo qe te hapen ngaqe dalin me pak firma votuesish ne procesverbale se cfare kane deklaruar votues ate dite dhe per me teper shume firma jane thjeshte copy paste te njera tjetres, pasi i kane firmosur komisioneret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje