Asgjë e re nga Referendumi

9 Prill 2016, 21:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Socialistët shqiptarë u detyruan të bëjnë sot një gjimnastikë zgjedhore brenda partisë, në përpjekje për të mbyllur plagët e një debati, të cilin e mbylli ligjërisht Kongresi i tyre.  Ata iu drejtuan kutive të votimit për të shprehur dakordësinë e tyre për diçka që kishte ndodhur. Rezultati ishte i pritshëm, ashtu si dhe pjesmarrja, kështu që këtu nuk ka asgjë për të komentuar dhe as për t’u reklamuar si sukses.

Por referendum, edhe pse duket si një përpjekje për t’i mbyllur gojën pretendimeve të Blushit, në të vërtetë është një kompleks faji që vet Rama ka ndaj neglizhencës së tij për të bërë zgjedhjet në kohën e duhur dhe për të bërë ndryshimet në statut në kohën e duhur.

Tani që ky proces u mbyll, është mirë të mos kujtohet si një fitore historike, por si një kapak që mbulon një zhvillim anormal në Partinë Socialiste.

Thelbi i arsyes përse u mbajt ky referendum, është t’i jepej fuqi prapavepruese një ndryshimi ligjor, që u bë në këtë Kongres lidhur me procedurën e rizgjedhjes së kryetarit të partisë, në kohën kur partia është në pushtet. Parimi është korrekt, dhe mund të funksiononte duke u bërë ndryshimet në kohën e duhur, ose duke u bërë për herë të fundit zgjedhje me statutin e vjetër. Referendumi në fakt ishte një votbesim socialistësh për t’i dhënë fuqi prapavepruse statutit të ri të PS, rezultat për të cilin askush nuk kishte dyshim.

Por Kongresi i fundit i Partisë Socialiste provoi nga ana tjetër, se stature nuk është një institucion që respektohet në atë parti. Mënyra se si ata vendosën ta mbyllin defektin e krijuar brenda partisë, është populist dhe autoritar njëkohësisht.

Edi Rama, i cili ka bezdi të lexojë statutin e partisë së tij dhe ta respektojë atë qoftë dhe fornalisht, në të vërtetë nuk ka problem legjitimitetin nga vota e socialistëve, pasi socialistët e duan dhe e kanë zgjedhur si kryetar. Ai ka problem në raport me rregullat e përbashkëta për të cilën socialistët bien dakord të drejtojnë partinë. Dhe në këtë pike, referendumi u hodh poshtë nga Edi Rama qysh ditën e Kongresit, me rastin Kokëdhima.

Në arsyetimin që socialistët, sidomos ata që janë pranë Ramës, bënin se përse nuk u mblodh Kryesia e PS dhe përse nuk u diktuan mbajtja  e Kongresit në kohë apo rizgjedhja e Ramës, ata përmendin faktin se shumë anëtarë të Kryesisë së PS, ishin bërë si të tillë për shkak të mandatit të deputetit, që i bënte automatikisht anëtarë të Asmblesë së PS, dhe kur ata ikën nga deputetë se u bënë ministra, u ikën dhe funksionet e tyre politike, rrjedhimisht dhe votat në Kryesi. Kjo krijoi një shumicë të diskutueshme në Kryesi, pro apo kundër vendimeve të Ramës për ta shtyrë Kongresin dhe rrjedhimisht Kryesia nuk u mblodh, Asambleja nuk u mblodh dhe Kongresi u shty deri më 2016.

Tani të gjitha këto defekte që vinin jo prej mungesës së legjitimitetit të Ramës, po prej bezdisë që ai ka për rregullat e përbashkëta, prodhuan këtë situatë qesharake, kur pyetet anëtarësia të legjitimojë një deformim statuti. Dhe do ishte gjysma e së keqes sikur kjo punë të mbyllej këtu.

Por ditën e fundit të Kongresit, Edi Rama diktoi zgjedhjen e Koço Kokëdhimës si anëtar në Asamble, me propozim nga delegatët e Vlorës dhe jo për shkak të mandatit të tij si deputet, siç e ka statuti i PS. Kjo, me arsyetimin se pas pak javësh, Kokëdhima mund të mos jetë më deputet, e kështu nuk do të jetë as anëtar Asmableje dhe ndoshta anëtar Kryesie.

Pra, për të mbrojtur Ramën, mbështetësit e Ramës justifikuan shtyrjen e Kongresit, se Rama nuk e mblidhte dot Kryesinë, pasi i kishin ikur mandatet e mbështëtësve të tij, se u bënë ministra, kurse për të mbrojtur Kokëdhimën, të njëjtët mbështetës pranuan që të rishkelej statuti i sapomiratuar dhe Kokëdhima të futej anëtar Asambleje, jo për shkak të funksionit si deputet, por si i propozuar nga populli. Atëhere kur e bëri këtë shkelje taze të statutit për Kokëdhimën, më mirë ta kishte bërë më parë për vete, t’i quante anëtarë Kryesie ministrat besnikë, si Ditmirin, Arbenin, Ilirin, e këdo tjetër dhe të mos e bënte gjithë këtë rrëmujë kot. Pasi sot kemi një arsye përse Rama e shtyu Kongresin, që lidhet me mandatet e anëtarëve të Kryesisë që vijnë si deputetë dhe një arsye përse Rama e shkeli me këmbë Kongresin, duke bërë Kokëdhimën delegat, jo për shkak të mandatit të tij si deputet. Kjo tregon se sa energji e harxhuar kot është ky referendum, pasi në fakt niset të rregullojë atë që ka prish Rama para dy vjetësh dhe lë zbuluar ata që ka bërë Rama para dy javësh. Ndaj e vetmja vlerë e tij është të vlejë si gjimastikë zgjedhore. Se nuk i dihet çfarë sjell behari.

 

19 komente në “Asgjë e re nga Referendumi”

  1. Tarrasi says:

    Nuk eshte kaq e thjeshte puna Mero, sa kerkon ta paraqesesh ti.
    Nuk besoj se Rama e ka vetem besdi te lexoje Statutin e PS. Kjo nuk diskutohet.
    Por, Rama, ashtu si dhe Berisha, nuk e zbaton qellimisht Statutin. Ne kete menyre ai tregon qe “pushteti” ketu kjam une, dhe jo Statuti juaj, i cili eshte bere te zbatohet nga ju, por jo nga UNE.
    Zbatim i Statutit do te thote rragulla te forta dhe Rame i dobet. Kete ai nuk e do ne asnje menyre!

  2. agim says:

    Jam socialist i flaket,ne votim nuk shkova,e kuptova se eshte puna e veprimi me kot qe behet tani e 100 vjet ne Shqiperi.Rama dhe kryetret e Partive ne Shqiperi jam i bindur se as nuk njohin statutin as programin e partive me shume se 40 perqind.Jam per votim te kryetarit ne cdo 4 vjet dhe te dalin ligji qe kryetar mos te rrine ne asnje parti mbi 10 vjet nese dome demokraci.

    1. @ says:

      Ne kushtet e Shqiperise dhe mentalitetin klanor te popullit, jane teper shume 10 vjet per nje kryetar partie.
      Qe te pastrohet llumi i politikes shqiptare duhet te kaloje sa me shpesh ne siten e zgjedhjeve popullore.
      Duke filluar nga deputetet qe per numer popullsie dhe siperfaqen qe kemi mundet fare mire te
      pergjysmohen dhe te zgjidhen cdo dy vjet, me te drejte perseritje vetem dy here (6 vjet maksimumi).
      Kryetaret e partive te zgjidhen cdo dy vjet dhe jo doemos qe kryeministri duhet te jete kryetari i partise, etj.
      Vetem sita e zgjedhjeve, mosha e aresyeshme e te zgjedhurve dhe koha e kufizuar ne detyrat e larta,
      do te seleksionoje brenda nje brezi (20-25 vjet) mercenaret, hajdutet dhe mashtruesit e pushtetit,
      por ajo qe eshte me e rendesishme, do te civilizoje dhe do te demokratizoje popullin shqiptar.

  3. ylli says:

    O Mero ,Berisha ju beri burra qofte edhe si kundershtare te tij.Rama ju ka katandisur legena edhe si miq te tij.

  4. IDJOTI I BATHORES says:

    MERO,INFORMACIONI MUK NDJEK PAS BYTHE RAMEN SI 25 VJET BERISHEN METEN E KALLAM KUSURIN !PO NUK VRISNI VEHTEN NDERRONI ZANAT SE INFORMAIONI FEVZI E KATANDISI NE KETE GJENDJE KETE TE ASHTUQUAJTUR SHQIPERI! SALIU KRRIMINEL,META KRRIMB,RAMA KOQE—-SHQIPETARET KU I KE?!

  5. TJ says:

    Bravo Mero Baze! Po kthehesh ne origine si Ylli Rakipi! Berisha ka edhe ‘spiunr te fjetur”! Perderisa eshte Berisha gjalle nuk duhet te shkruash personalisht per Ramen! Sinqerisht!

  6. Ana says:

    Kendveshtirim Në menyre negative, per Të sulmuar 2 prej figurave me Të medha e me Të dashura te politikes si ZRama Dhe Z.Kokedhima

  7. bashkimi says:

    O Mero shkruhet “ka prishur” dhe jo “ka prish”. Je gazetar, nuk te lejohet te shkruash si adoleshent qe s’e ka qejf shkollen.

  8. Lomi says:

    Ne fakt ka shume te reja nga referendumi – tregon kku eshte katandisur ky vend…

  9. USA says:

    It is the first time I like your comment and you know why?
    Not because you criticize socialist Party or Edi Rama but you didn’t mention Sali Berishen

  10. Askush says:

    Ne fakt me kete referendum pa kuptim nuk ka fituar Edi Rama por ka fituar Kryetari. Kjo do te thote se edhe nje macok po te jete kryetar ne nje parti ne Shqiperi, i ka te sigurta te pakten 90 perqind te votave. Mjafton qe votuesit te jene shqiptar. Dhe merreni me mend kur themi qe Enveri i ka detyraur njerzit te votojne. Po sot kush i detyron. Pra anetaret jan te lidhur me njeshin dhe sa me diktator te jete kryatri aq me shume e duan anetaret. Ne kete kendveshtrim Enveri paska qene demokrat i madh, se keta te sotmit me rregullat e kohes se Enverit do te benin kerdine deri edhe me pushkatime. Tani e rendesishme eshte qe socialistet te evidentojne se kush jane keta te 3 perqindshit dhe ti masakrojne vendqe qe te mos u shkoj ne mend te votojne me….

  11. baffo says:

    Mire Ramen e Kocon i morem vesh po me BLUSHIN cfare do behet tani se ka ngel si i dhime ne brek me BLUSHIN Mero BLUSHIN

  12. Arben Ademi says:

    Kokedhima do ja beje surprizen Rames ne Vlore po prit. Ne fakt edhe aq surprize nuk eshte. Vlora do jete deshtim i madh i PS. Vlora po zjen. Nje pjese shume e madhe socialistesh te zemeruar te paperfillur te poshteruar ne kontribute. Kete beri Kokedhima ne Vlore. Ka bere nje PS me njerez anonime e qulla qe nuk i njeh njeri as ne lagjen e tyre duke mllefosur pafund socialistet e vertete. Koco do marioneta pa bythe qe ti urdheroje si te doje. Nuk do njerez me peshe qe kane reputacion. Po Koco ben sikur harron qe keta lepurushet qulle qe u ka dorezuar PS ne Vlore jo rastesisht nuk i njeh njeri ne lagjen e tyre. Sikurse socialistet me peshe jo rastesisht kane reputacion e njerez qe i duan. 2017 do jete grope e madhe ne Vlore. Keshtu si e beri Kokedhima PS e Vlores as me idioti nuk mund ta bente e te mos shihte ca po ndodh e si po zjen kazani gati ne shperthim. Sa gjynah e shkreta Vlore.

  13. aron says:

    Marrim vesh prej zotit Baze se Kryetari i PS zoti Rama paska “bezdi per rregullat e perbashketa”. E bukur kjo! Por pas ketij “vesi” te Kryeministrit tone, njerzit, besoj kane te drejte te shqetsohen qe Kryeministri yne i nderuar perben me kete rast nje individ, i cili nuk e ka per gje te shkel rregullat e bashjeteses qytetare, duke i dhene me kete rast vehtes te drejta ekstraligjore. Sidoqofte, di ndonjeri ndonje rast te ndryshem nga ky,se si e kane filluar karieren ata qe me pas jane kthyrer ne diktator? Ndaj zoti Baze e shume te tjere, (qe puna jua do te jene perkohesisht perkrahes te Edi Rames), duhet te na thone, se cila eshte vaksina qe Edi Rama paska bere, dhe qe i ka dhene imunitet per mos t’u kthyer qofte edhe ne nje diktatoruc, ta zeme, i tipit Berisha?

  14. emigranti says:

    Nuk ka mundesi asnjehere qe rezultati i zgjedjeve te jete 97%. Shifra te tilla i perkasin kohes se komunizmit apo cdo lloj diktature te “kerbacit” tjeter. Socialistet nuk votuan Ramen te jete Kryetar apo jo , ata votuan ate qe i ka marre ne pune. Shqiptaret nuk jane ne partine e PS si militante politike PS ne sherbim te popullit shqiptar. Ky fakt as nuk i hyn fare ne pune atyre qe jane ne PS. Ata jane aty sespse jane marre ne pune dhe per te bere afare ose ndryshe per te “nxjerre ndonje lek”. Kombi,politika,atdheu,Shqiperia, pasioni politik as nuk duan fare t’ja dine shqiptaret. Vetem nje gje afari dhe lek(shesin dhe memen e tyre per kete). Kete e kane provuar shqiptaret kudo ne bote qe jane ne Shqiperi dhe jashte saj. Prandaj EDI Rama fle i qete se e di shume mire me ke ka te beje. Ben Blushi e beri luften e tij , i takon te largohet dhe nqs e ndjen me gjithe mend ate qe duhet te behet duhet te formoje nje Parti te re, ne te kundert do te mbetet njeri i fjaleve dhe jo i veprave. Per fat te keq Shqiperia nuk behet dhe s’ka per tu bere ndonje here shtet normal demokratik jo per “faj te politikaneve ” por per faj ne Shqiptarevet qe nuk jemi “gdhendur” akoma dhe si perfundim kete klase politike prodhojme. Prandaj shqiptaret nuk duhet te qahen me, por te fillojne te edukojne vehten e tyre dhe femijet ne menyre qe te ndertohet nje shtet normal.

  15. katarakti says:

    Ky mut referendumi ne fakt ishte nje farse e vertete. Rama gjatoshi duhej te zbatonte statusin e Partise Socialiste ose ne rast se ka bezdi nga fjala “socialist” te kepuste qafen. E ka kthyer tani partine si prone private, njelloj si Berisha dikur. Por Berisha pati meriten se e krijoi ate parti, ndersa zdapi e gjeti te gatshme dhe e vodhi. Tani po na e transformon ne nje parti gjasme “Rilindase”, pertej te majtes dhe te djthtes, te mbushur me çupelina dhe djem te perkedhelur mamaje. Socialistet e vjeter dhe qendrestare jane pothuajse harruar ose eleminuar. Privilegji i madh i Rames eshte se ka perpara nje opozite te çoroditur, qe nuk di ku ka koken, per shkak te te zezave qe i ka shkaktuar Shqiperise gjate ketyre 25 vjeteve. Shqiperia sot ka nevoje per nje opozite pa PD_ne e vjeteruar dhe te diskredituar dhe pa PS-ne pa ngjyre dhe ideal.

  16. shoki says:

    Te gjithe komentet kunder derrit qe kemi bere kryetar.
    Edi, gris bythen.

  17. aqif tahipi says:

    Ore zoterinj djathtoshe ,me mire merruni me shqupin , bacen sali edhe lulin e vocerr se per ps mendojne votuesit e majte. Ne te vertete ne , qe votuam mbi 95 % per konfirmimin e mandatit te rames ,nuk i pjerdhim shume keshillat “miqesore ” te shqupit ,fezviut ,qanit ,qimit edhe qilit me shoke.Keta “dashamire “te blushit tani kane momentin qe te konfirmojne mbeshtetjen e tyre per te , duke u anetaresuar ne partine e tij te re. Mundesisht mund edhe ti japin hua blushit strategun e djathte te zgjedhjeve “kaqin e zi” ,qe ta coje partine e blushit ne fitore te sigurte si te pedes ne 2013 dhe 2015.Hajt na e rrofshi or trima .

  18. "Horri i Bulevardit" says:

    Jam prej 15 vjetesh nje votues gjerman, qe kam votuar disa here, per bundestagun dhe zgjedhje lokale.
    Ne kete votim, gjithmone ajo qe pashe nepermjet televizionit, pashe nje votim perfekt, qe ska asnje ndryshim, nga zgjedhjet ne Gjermani.
    Panvaresisht se keto ishin zgjedhje nga nje parti, do te ishte shume bukur, sikur zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale ne Shqiperi, te kishin kete nivel qytetarie, si votimi ne referendumin e partise socialiste.
    Mos harroni se ky referendum eshte vezhguar nga larg, nga nderkombetaret dhe tani ata e kuptojne, se kush i demolon zgjedhjet ne Shqiperi. Ata e dine se kur shpellaret jane ne zgjedhje, shkaterrojne dhe vrasin, kur u jep urdher salehu.
    Bravo Rilindja, Pirdhu Blush, me gjith saleh dhe tos e kac.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje