Nuk e lë të protestojë, as si president!

13 Prill 2016, 18:37Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Presidenti nuk e ka të ndaluar të kujdeset për Parkun. Jo vetëm se është banor i vetëm i tij, dhe e shijon atë më shumë se çdo qytetar tjetër i këtij vendi, por edhe për faktin që ka qenë i sinqertë si president, duke mos i ndarë kurrë kauzat e PD, nga punët e veta. Edhe pse për shumë qytetarë kjo është një bezdi, nuk e shikoj si ndonjë problem.

Nuk jam kundër që presidenti për shkak të problemeve fizike, të lëvizë me eskortë nëpër rrugët këmbësore të Parkut, siç bëri dhe sot. Edhe pse kjo u ngre nervat atyre që vrapojnë, apo shëtisin aty, atij në fund të fundit nuk i bëhet ndonjë dëm, pasi nuk ka ndonjë kujdes për imazhin e tij, por përgjithësisht kujdeset për punët e PD (ata që bëjnë ironi për betonieret, duhet të ftillohen, që betonieret shkojnë në hyrje të Parkut tek këndi i lojërave pa hyrë në park, ndërsa presidenti shëtit brenda parkut me makina).

Por ajo që do të doja nga presidenti, meqë e bëri përsëri faqen shollë, do të ishte të dilte në krah të protestuesve, si president, dhe jo si qytetar. Si qytetar, mbledh më shumë PD, se Bujari, bile së pakun njërin e ka gjithnjë me kobure në brez. Si qytetar, ka plot mënyra se si të shtohen radhët e atyre pak qëndrestarëve vërtet të admirueshëm që rrinë aty dhe që duket se kanë një gjë të vetën, brenda tyre.

Bujar Nishani, nëse do t’u dalë zot si president, duhet të sillet si president dhe jo si revolucionar.

Dhe si president, ai i ka bërë disa hapa. Ka thirrur së paku para dy ditësh Adriatik Llallën në zyrë dhe i ka kërkuar të veprojë. Dhe Prokuroria ka vepruar. Problemi është se këndi ka një leje ndërtimi nga Bashkia dhe një leje urbanistike nga kryeministri përmes KKT. Edhe një VMN për të ekziston. Nëse ka shkelje, ato i heton Prokuroria dhe është një proces mes Prokurorisë dhe Bashkisë së Tiranës. Presidenti ja ka bërë nderin PD deri këtu.

Presidenti ka thirrur këtu jashtë kompetencave të veta dhe kryetarin e Kontrollit të Shtetit dhe e ka urdhëruar të lëshohet dhe ai mbi letra. Megjithëse është një anormalitet alla shqiptar, sërish është më i gëlltitshëm, se sa ky gjesti i dëshpëruar i sotëm i Bujar Nishanit.

Si president, ai mund të bëjë plot gjeste zyrtare, të dëshmojë shqetësimin e tij për ndërtimin e këndit të lojërave në Parkun e Liqenit. Ai ka në dorë të mbledhë KLD, Këshillin e Sigurimit Kombëtar, të thërrasë tryezë partish politike, të thërrasë kryeministrin apo kryetarin e Bashkisë në takim etj. Meqë ai nuk ka humbur asnjë rast të mos jetë në krah të PD, në çdo akt politik të saj si president, nuk do bëhej qameti të ishte dhe sot.

Por gjesti i tij i dëshpëruar, kur flaku patericën, hipi në makinë dhe shkoi vetë të protestonte aty ku po protestojnë, së paku me sinqeritet disa dhjetra ambientalistë prej javësh, është një gjest i dëshpëruar i një kamikazi politik, i cili nuk di të jetë as president i njëanshëm. Ai do medoemos të dëshmojë para Berishës, se kaq ka në dorë, të shkojë vet deri atje…

Fjalimi i tij dizastër, i tëri antikushtetues, i cili bën thirrje për prishje prone dhe kundërshtim rendi, është po ashtu pjesë e profilit të tij si president kamikaz.

Por, në gjithë historinë e tij politike, ai ka qenë kaq i egërsuar, zakonisht kur nuk i kthehej ndonjë pronë e gruas, kur i merrte tokën Kishës në Elbasan, kur bënte biznes me pronat në Durrës, apo kur kthente ligjin e pronave, se humbiste nga kompesimi për metra katror. Kjo është hera e parë që ai harron fare që është president dhe del e merr shkopin të protestojë si qytetar i dëshpëruar. Dhe të vetmen arsye që gjej, është mënyra se si sillet Sali Berisha me një president që e ka emëruar për të mos qenë president. Ai nuk e lejon as të ankohet si president. Por thjesht si kamikaz.

18 komente në “Nuk e lë të protestojë, as si president!”

  1. Bernabeu says:

    Every thing is imposible until is done thoshte Mandela…pra faleni Presidentin deri ne 2 qershor 2016..

    1. Robterto says:

      Presidenti ne shenje proteste mund te jape fare mire DOREHEQJEN

      1. Bureto says:

        Si qytetar shqiptar me vjen turp qe perfaqesohem nga nje President i tille. Percaktimet kushtetuese te rolit te tij si kryetar Shteti, perfaqesuesi i unitetit te popullit etj , me shume se kaqe nuk mundte kompromentohen dhe perdhosen. Turp per ‘presidentin’ tone dhe jo vetem per kete rastin e fundit. Ndoshta ky i vuri kapakun. Presidenti mund te jate i paafte , por kursesi qesharak.

  2. Shqiptar says:

    As Gazeta Tema nepermjet rubrikes se saj “Antena” nuk e ka imagjinuar kurre qe Presidenti do dilte ne protesta kunder Bashkise.Nje ulje e tille niveli askush nuk e imagjinonte.Nje banalitet i tille qe te le pa goje ishte i paimagjinueshem edhe per rubriken e “Antenes”.Kjo nuk ka nodhur ne asnje vend tjeter te Globit,pervecse ne Shqiperine e Shpellarizuar per 25 vite rrjesht nga Shpellaro-Krimineli i Vicidolit,qe Presidenti i Republikes te shkoje ne proteste kunder ngritjes se nje kendi lojnash per femije!!Banaliteti i te keqes nuk ka fund.Institucioni i Presidences nuk eshte perdhosur kurre ne Historine e Shqiperise ne kete menyre.As ka per tu perdhosur kurre ne te ardhmen,aq shume sa e ka perdhosur Sali Berisha nepermjet “Prezervativit” te tij Bujar Nishani.Presidenti i republikes me vetedije ka pranuar te shnderrohet ne “Prezervativ” te Sali Berishes,per nevojat e rastit qe i dalin ati perpara.

  3. per sa ke shkruar ,z. Baze e ke qare fare artikullin ,por mua ,kur me kujton mender presidentin….mender ata te bandes se shkaterrimit me emrin e pamerituar PD ,me falni ,por jo qe me vjen vetem per te vjelle……por me vjen per ti dhjere te tere ata mu ne surreterit e tyre te dhjere.

    uuuusssshhhttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttt re ,se na hapen barkun perdite nji zanat bejne,,,,,……….

  4. aqif tahipi says:

    Presidenti eshte ne ate post vetem per ti sherbyer saliut. Ndofta pa e menduar fort gjate ,ai dhe pedeja po i shtojne piket erionit duke e bere qender debati dhe publiciteti politik cdo dite. Erioni ka bere plot pune gjate kohes se shkurter si kryetar dhe me sa po duket ai eshte perqendruar tek lehtesimi i jetes urbane te cdo banori te tiranes .Besoj se edhe po ti paguante nuk do ti sherbenin me mire erionit keta te shqupit.

  5. england says:

    Mbaj mend njerin nga dy grevistet e urise nga te persekutuarit kur ne pushtet ishte shefi i Jarit,Gjergj Ndreca ne mos gaboj ja thoshin,dhe ai me ate dialektin e vet shprehej se:lereni te qete te shkretin(e kishte fjalen per presidentin)se ai vete nuk e di pse eshte ne ate post,presidenti del perpara pasqyres,vazhdonte Gjergji dhe fillonte te fliste me vete cfare dua une ketu,cme duhet mua kjo detyre!
    Ndreca e kish te drejte pasi kapterri Jar nuk behet dot kurre president,dhe te qendroje mbi palet,sic ja kerkon pozicioni qe mban, per sa kohe qe shefi i tij i ben hije akoma tokes,eshte thjesht nje invalid,por qe paguhet si i afte,dhe me nje rroge goxha te majme.

  6. VLORE FLAMUR says:

    NUK ESHTE TURP TE DALESH LAKURIQ SI NJERI I THJESHTE POR TURP ESHTE DHE ME I MADHE TE DALI NJE PRESIDENT TE PROTESTOJ SI NJE NJERI I THJESHTE!!!

  7. Shkodrani prej Puke says:

    More po ky sakatnishani i Sali Kriminelit nuk shkonte dot deri në Parkun e Liqenit me këmbë? Po ne i kemi parë disa foto të tij duke u ngjitur në Malin e Tomorrit; apo ato foto kanë qenë si puna e fotove të Saliut të Viçidolit duke bërë not?

  8. Sadush Cani says:

    I marr nuk eshte Bujar Nishani qe kenaqet kur degjon emrin President,po te marre jemi ne qe e quajme president ,kur ne fakte nuk eshte president por nje i derguar i PD ne presidence. Po ta dinte se ishte me te vertet president,nuk do bente ate gomarllek qe beri sot,ku doli ne mbeshtetje te PD,po me emrin Shoqeria civile.

  9. iBaba says:

    Fjala Kamikaze i permbledh te gjitha! Turp per ne qe nuk ngrihemi e nxjerrim per bythe jashte zyrave te Republikes sone, nje turp kombetar te kesaj permase!
    Turp per ne, jo per jarin, sa per te si individ, thjesht Varini Jarin

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Mero, eshte e kote te harxhosh kohe dhe te merresh me nje karabush qe gjoja prezanton njerezit. Aty s’ka 50 protestues ti mbledhesh se bashku ai del e flet ne emer te popullit. Aty ai doli si president dhe ishte nje turp.. Turp eshte kur nje gjykate e huaj (ajo e Strasburgut) te pyet si Gjykate e Larte qe: C’fare po ndodh me procesin gjyqesor te 21 Janarit ?? Dhe te varurit e ketij SAKATI TE DJALLEZUAR po rrine si mumje per me shume se 5-6 muaj per nje “short”. Po Ministri I Drejtesise ai Manjani p’se nuk fut presjon tek keta gjykates qe te dalin me nje vendim konkret se c’po ndodh me kete ceshtje ?!?! O Manjani. Gjykata e Strasburgut po kerkon llogari tek qeverria se c’po behet me ate proces. C’fare po ben ?!?! Po te drejtohet ty o Manjani se ti je prezantusi I postit te qeverrise.. Jipi nje date gjykates te pergjigjen dhe ne qofte se nuk te pergjigjen I shkruaj Gjykates se Strasburgut.. Sistemi yne I drejtesise eshte I rrenuar. U perpoqa, por nuk ju kthej dot pergjigje se me menyren si eshte kurdisur sistemi, Presidenti ka nen varesi Gjykaten e Larte qe ju prisni pergjigje. Por ai eshte nje person I paafte ose I implikuar per mosveprim per te marre ne telefon ata qe ka emeruar dhe ti kerkoj llogari keshtu qe procedoni dhe futini nje gjobe te majme shtetit shqiptar.

    Mero, perqendrohu me mire me kete klloun president se c’fare demi do hane taksapaguesit shqiptar nga Gjykata e Strasburgut per mosveprim te kthimit te pergjigjeve per 21Janarin..

  11. ALBAN DEGA says:

    Sent: 09/10/2012 10:50:27 A.M. Eastern Daylight Time
    Subj: PRESIDENT SOLDIERI…. E SALI ENVERI !

    PRESIDENT SOLDIERI
    E SALI … ENVERI !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Cfare urdheron tirani
    E vendos Salia
    Me vrap e firmos
    Bujar Soldier Mavria
    Ushtar ishte dje
    Soldier eshte dhe sot
    Lum per President
    Qe e kemi kot!
    Dje ushtar i Enverit
    Sot i Salise
    Mjere o shqiptare
    Kush i prin Shqiperise!
    Despote kishim dje
    Sot kemi tirane
    Barbare prinin dje
    Sot despote hajvane!
    Per nje cope karrike
    Flake i vene Shqiperise
    Ciflik e kane kthyer
    Gjakun e vegjelise!
    Kalbur eshte gjithcka
    Nga korrupsioni
    Padrinot bejne ligjin
    Krejt kot ju votoni
    Sa prin Dallkauku
    Ua plackit votat
    Per nje bythe kolltuku
    Per te Shqiperia
    Eshte vetem poltroni
    Ligjin e ben Mafia
    Mbreteron korrupsioni
    Heqim imunitetin
    E genjejme miletin
    Mbret per mbi mbret
    Kem impunitetin
    Qe mbron kusaret
    Perjeteson pushtetin
    Virgjeron prostitutat
    Ne piedestal hajdutat
    Sheik e bejne vetin!
    Ligj permbi cdo ligj
    Kemi Sali Luigjin !
    Sa per President
    Kemi nje soldier
    Sot ushtar i Sales
    Dje i shokut Enver!
    Prijesa firaune
    Ministra kusare
    Ambasadore spiune
    Mbrojtjen Asfalia
    Ekonomine BIA
    Duam Perendim
    Na cojne nga Rusia
    Aspirojme Evrope
    Prijne sic do Serbia
    Otranton Athines
    Romanon Fazlicit
    Keta bastarde te shkines
    Pjelle e Zerve Pashiqit
    Kembet ne Tirane
    Koken ne Athine
    Nene permbi cdo nene
    Kane bushter Serbine !
    Qaj e mos pusho
    Shqiperi e mjere!
    E permjera ti
    Sa keq te kane dhjere
    Keta faqezi
    Pa fytyre e pa nder!
    Vajto mos pusho
    E gjora Shqiperi !
    O ngrihu ne kembe
    S’eshte kohe per vajtim
    Thirrja e Tahririt
    Kushtrim per veprim !
    Ngrihu ne kembe
    E vendos drejtesi
    Nuk ka kohe me prite
    Vdekje o liri!

    SHENIM; Kjo poezi eshte shkruar e botuar per here te pare me 10 shtator 2012. Ribotohet pa asnje ndryshim….

  12. mirel says:

    Me ngadale or ti se nuk po tecpridh Valbonen ky Presidenti. As Gjeologjikun. Nje xhiro me paterica beri deri te parku dhe me makina me rrota te shtrenjta. Nuk ja nxorii tullat pedonales. Shiko kriemutin krieminister qe po nem hatane nga Vjosa ne Valbone. Pastaj qaji hallin kufijve te shkelur te Parkut. Meqenese nuk ma ka aspak qefi qe liqeni te prishet per nje te prishur mendsh, them qe ska bere ndonje te keqe Ka.i, Jari- do thoja. Ku ka me mire se dy maskarenj kunder njeri-tjetrit? K.ri kunder Ramutit. Kesaj i thone Gallate me shqipkaret. Me falni; shqipjaret

  13. kapter ramiu says:

    dikur ky kapteri mbante bustin e enverit ne krahe per ta rivendosur ne qender te Tiranes,tani po mban salehun ne krah per ta rivendosur ne kryeministri.
    jepi jari,komunistet nuk dorzohen ata marin cdo kala,ashtu sic more ti teserat e partise

  14. eli-tiv says:

    ….NE e quajme president…nishani di qe eshte punonjesi i saliut..i sherben atij..Ai ndjehet keq …prandaj shpesh na i kujton kete ..se fundi shpertheu
    doli ne shesh per te protestuar ..jo per sheshin e lojrave…POR per ate qe shume mundohen ta marrin e ta quajne president

  15. TOMORI says:

    Ky soi president, ne vend te meret me miratimin e rreformes ne drejtesi, me fillimin e funksjonimit te BKH, me rreformat qe sjellin ritjen ekonomike te vendit tone dhe qytetareve shqiptare, a thua se ska pune tjeter po shkon e behet njelloi si disa te papune e disa deputete te pd, me apo pa kobure ne brez, prishin pronen publike dhe smendon fare qe eshte president de jure i gjithe shqiptareve . Kaq poshte ka rene ky ish komunist i felliqur. Ne vend te pergezoi kryebashkiakun Velia qe po ben gjithcka ne interes te qytetarve, per tja nderyshuar pamjen kryeqytetit, vec te tjerash edhe me kendin e lodrave per femije ne parkun kombetar , ashtu sic jane gjithe parqet ne boten e qytetaruar. Ne vafsh ne Amerike, qe mose e cofsh koken, shiko ne NJujork me dhjetra e qindra parqe dhe qe te gjithe, jane me kende lojrsh per femije e te ritur. Po keti ushtari te Saliut i vriten syte nga punet e mira qe po ben Erjoni dhe qe si beri dote Basha, prandaj ashtu si pd edhe ky , eshte ne nje vale kundershtimi me Saliun dhe pd. Turp i madh per nje te ashtuquajtur president, qe meret me kendin e lojrave aq shume te domosdoshem per femijet dhe prinderit e kryeqytetit.

  16. nona says:

    presidenti me idiot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje