Ka një debat absurd që zgjat prej vitesh në Tiranë, mbi çdo plan rregullues. Absurdi është se për këtë shkak, Tirana nuk ka ende plan rregullues dhe është menaxhuar me plane klienteliste të pjesshme, duke u kthyer në një fjetore gjigande dhe me shumë investime, që kanë penguar zhvilimin e qytetit.
Fjala vjen, investimet tek “Komuna e Parisit”, ku biznesi ka derdhur miliona për pallate, kanë penguar zhvillimin e zonës, investimet pa kriter në Bllok dhe zonat përreth, kanë prishur perspektivën e tij, e kështu me radhë.
Debati thelbësor në botë, që bëhet pjesë e opinionit publik, nuk është se çfarë fasade pallati apo sheshi të pëlqen, por a e zhvillon qytetin ky investim. Ky është çelësi që ka në dorë politika, Bashkia, qeveria, dhe sidomos faturat që na vijnë poshtë derës. Ky debat në Shqipëri nuk bëhet kurrë, edhe pse peshon në xhepin e çdo qytetari. Këtu më lehtë çdo qytetar bëhet arkitekt dhe gjykon për beton, kulla e parqe, se sa të bëhet ekonomist i xhepit të vet dhe të shtrojë pyetjen e është i jetueshëm ky qytet.
Kryeqyteti duhet të menaxhohet si një njësi ekonomike, për të cilin duhet paguar që të mbijetojë. Detyrat e Bashkisë nuk janë ekspertizat urbanistike, por politikat që të orientojnë tregun dhe të financojnë idetë e zhvillimit që ka politika.
Fjala vjen, po dëgjoj një debat absurd a duhen prishur apo duhen mbajtur pallatet e kohës së komunizmit në Tiranë. Ideja e arkitektit italian është se duhen prishur, pasi janë ndërtime jo cilësore, që konsumojnë shumë energji për t’i mirëmbajtur dhe janë të shëmtuara. Kundërshtarët e tij janë gjysma utopistë, që thonë na duhen se janë pjesë e histories, dhe të tjerë materialistë, që thonë se nuk kemi para.
E vërteta është se nga ana urbanistike, pallatet e kohës së komunizmit janë të vendosur shumë mirë në hapësirë, por nga ana cilësore janë një tmerr i vërtetë. Tregu imobiliar i vlerëson ato rreth 40 për qind më pak në vlerë, se ndërtimet e reja. Në disa raste dhe më keq. Të thuash që ato duhen mbrojtur për vlera historike, është një budallallëk, pasi ato thjeshtë të kujtojnë pafuqinë e asaj kohe për të ndërtuar mirë. Ajo që duhen respektuar nga ajo kohë, janë hapësirat urbane dhe jo pallatet në vetvete. Por ato nuk i ka në dorë as Erion Veliaj, as arkitekti italian, as unë me Maks Velon që duam t’i mbajmë, ose t’i prishim. Ato i ka në dore tregu dhe fuqia ekonomike e qytetit. Nëse një ditë fuqia ekonomike e qytetit do rritet për shkak të politikave të zhvillimit, atëhere biznesi mund të ketë interes, që në vend të tyre të fillojë të ndërtojë objekte të reja duke risistemuar aty banorët e vjetër dhe duke i dhënë shanse vetes me rritje të lartësive.
Kjo është një çështje që e zgjidh vetëm tregu dhe fuqia ekonomike e qytetit dhe jo urdhërat apo dëshira e Bashkisë. Të mbash ato pallatet mizerje tek stadiumi “Dinamo” përshembull, ca tre- katëshe me tulla për vlera historike, është marrëzi, ndërkohë që ato mund të zënë banorët brenda. Ato i mban në këmbë vetëm pafuqia e qytetit për të investuar, pasi rrit shumë kostot e risistemimit të banorëve. Në momentin që qyteti e bën këtë hap, ky nuk është më debat social, por thjesht debat akrkitektësh se si duhen bërë pallatet e reja.
Kryeqyteti duhet të qeveriset mbi fuqinë që ka për të prodhuar të ardhura. Asnjë projekt, sado i bukur apo i të ardhmes të jetë, nuk duhet të zbatohet, po qe se nuk i mbajnë gjymtyrët ekonomike qytetit. Tirana nuk është ekspozitë, dhe as një sallë shfaqjesh, por zemra kryesore ekonomike e Shqipërisë, ku punohet, fitohet, ndaj dhe jetohet. Se po të jetë për bukuri, Valbona, Zagoria, Përmeti apo Llogaraja janë shumë herë më të bukura, por nuk ke me se jeton. Ndaj në kryeqytet duhet të jetë prioritet politika e zhvillimit, që financon çdo projekt për ndryshimin e tij. Ndryshe jemi duke ndërtuar një qytet për kukulla dhe vitrina kineze, dhe jo një qytet të gjallë ku jetohet. Nëse ndërtojmë një shesh, duhet të dimë çdo prodhojmë prej tij, çfarë të mirash do t’i sjellë zonës, kë do rivlerësojë dhe ku do mbledhim më shumë lekë. Nëse bëjmë një park dhe një parkim, një kënd lojrash apo një stacion autobusësh, duhet të kemi në dorë një faturë që prodhon për qytetin, një marsh të ri fitimi për biznesin rrotull dhe një qytet më të gjallë.
Tirana ka shans të zhvillohet dhe të mbetet kryeqendër, jo nga fasadat e ndërtesave, as nga shijet e ndryshme të miliona shqiptarëve për sheshin “Skënderbej”, por nga mënyra se si e shtyn qytetin drejt punës, drejt zhvillimit, drejt prodhimit të të ardhurave dhe se si çdo projekt për të, të mos jetë çështje eventesh, por çështje vetëfinancimi, që qyteti të vetëmbahet. Ndryshe do të kthehet në një qytet të falimentuar, ku nuk vlejnë as kullat, as barakat. Dhe sidomos as planet urbanistike.
Ke shume te drejte po ata qe duhet te mendojne per kete e lexonne artikullin? Mendoj se jo. kjo eshte nje nga shume te keqiat qe ne kemi si popull nuk evleresojme mendimin e tjetrit dhe te atij qe di me shume
I paske rene nga Kine sot Mero, qe te degjoje Erion Veliaj.
Dhe boll lavderove me kriter Erion Veliajn ne gazeten Tema.
Me ne fund nje mendim me vlere. Deri me sot kemi degjuar vetem “arkitektet ” Fatos,Malltez e ndonje tjeter dhe te gjithe japin mendje se si duhet
zhvilluar Qyteti ,por askush nuk thote se si mund te zgjidhen nje sere problemesh qe kane lindur ,sidomos ne disa zona ne qender ku dendesia
e banoreve eshte shume e madhe , A mund te na thote ndonje nga “specialistet” e siperpermendur se si do te ndertohet ne keto zona?Apo do te rrime me mure qerpici?
PEr mendimin tim kjo gje do provokoje lufte. Sepse banoret nuk i shproneson dot me cmime 5 lke. Dhe do kercasi kallashidhe historia mund te marri per shume keq. Kini shume kujdes nga tipa si Veliaj sepse jane njerez qe per leke bejne subjekt dhe prinderit e tyre. E perseris 97 do duket si Disneyland.
Ja dhe leftia do rroki armet dhe do na dal si Rambo ne Disneyland e do bej kerdine. Moj leftie, ai qe do ndertoj atje, I jep nje apartament atij qe banon aty. Ky eshte grepi I biznesit. Edhe pronari perfiton (me hyrje te re) edhe ndertuesi sepse do bej 20 katesh nga 3 katesh qe eshte.. Pra do shtoj edhe 17×2=34 familje te tjera me 50-60 mije euro hyrjen. Ketu nuk shproneson askush asgje. Ndertuesi eshte vetem sipermarresi kurse banoret jane ne token e tyre sepse duke blere shpine automatikisht behen. Po te isha banor dhe te me afronin kete oferte do e mirrja menjehere.. Problemi eshte se kushton tek pastrimi (c’do ndertues e kupton c’fare them). Lere Veliajn dhe subjektet e prinderve te tyre se po flitet per ndertim e zhvillim e jo per SHQUPA..
Sic ua dhane apartamentin atyre te Stacioni i Trenit?!!!
Albi, mos ngaterro punime per shesh publik me nje gje komplet ndryshe.. Te stacjoni trenit ata qe ishin pronare u paguan, kurse ata qe pretendonin u shperblyen vetem per godinen dhe natyrisht sjane te kenaqur.. Por ky eshte realiteti..
Kjo ide ka ekzistuar edhe me pare. Nese prishen tre pallate tre katesh, si ato te stadiumit Dinamo, ngrihet nje pallat i ri 9 katesh si dhe krijohen hapesira te bolleshme ne vendin e dy pallateve te tjere. Dhe hyrjet u jepen falas, me nje pagese kompensuese te lehte banoreve qe jetojne ne to.
Ne Shqiperi keto 26 vjet eshte bere cfare ka dashur Sali Berisha dhe Edi Rama!
Ja ca shembuj:
Berisha prishi mbikalimin e Zogut te Zi pa pyetur njeri dhe pa llogaritur demin ekonomik!
Berisha donte te prishte PIRAMIDEN,pa pyetur njeri dhe pa llogaritur demin ekonomik!
Berisha donte te prishte stadiumin me te madh dhe me te mire ne Shqiperi,ate “Qemal Stafa”,per te ndertuar nje te ri ne vend te tij,pa pyetur njeri e pa llogaritur demin ekonomik!
Ate qe nuk e realizoi Berisha me stadiumin,po e ben Edi Rama!
Perse duhet prishur stadiumi “Q.Stafa”?
Do prishet se duhet bere nje i ri,apo se duhet te mbushet me zyra e lpkale qe do shiten me cmime stratosferike ne favor te sundimtareve e jo popullit?
Ne se duhej ndertiuar nje stadium i ri,ai fare lehte mund te ndertohej duke prishur karakarinen “Selman Stermasi dhe nuk kishte nevoje te shpenzoheshin disa milione kot,kur ai per pak dite mund te zhdukej prewj aty dhe mbi te te ndertohej stadiumi i ri!
Po mashtu stadium i ri mund te ndertohej lire,pa asnje prishje ne disa dhjetra hektare toke e lire ne Yzberisht,prapa nderteses se DIGITALB-it ku ka vend,jo vetem per stadium 100 mije vendesh,por edhe per parkime dhe loksale gjith farsojesh!
Por puna dhe interesi e do qe stadiumi i ri te ndertohet mbi te vjetrin sepse me shume u interesojne shitja e zyrave dhe lokaleve e jo stadiumi!
Dhe qellimi me DJALLEZOR i Rames eshte qe me kete rast edhe t’a fshije emrin e QEMAL STAFES,se keshtu behet me i pranueshem per kelyshet e bashkepuntoreve te pushtuesve,meqenese dikur eshte shprehur se LUFTA NACIONAL-CLIRIMTARE ka qene vetem LUFTE CIVILE!
Ke pyerti Rama per te gjitha keto shpenzime dhge vendime te tij personale???
ASNJERI pervec vetes dhe interesave te tij!
Tani na nxjerr edhe keshilltarin e tij Artan Shkreli qe te thote hapur se do vepronte njelloj si Mustafa Kruja po te kishte lindur atehere!
Pra edhe ky e pranon se eshte pale me KOLABORACIONISTET!
Bravo Edi Rama dhe te gjithe ata SOCIALISTE bythe grisur qe te mbajne ty kryetar te PS-se dhe kryeminister!
Ti je vetem nje ANTISHQIPTAR!
Qyteti ka edhe lulishte edhe pallate te sistemuara.dhe nuk mund te jete vetem ne funksion te biznesit.Ndryshe do te behet me keq sec eshte bere,ku ne cdo cep pallati gjen nga nje pucer biznesi,nje pallat te madh pa lulishte .
Mero, nuk eshte problemi se nuk ka fuqi financiare per ta bere, problemi qendron se si do ndahen keto miliarda ndermjet atyre qe do jene pjese e tortes. shkurt muhabeti eshte nje debat shterp i stisur per te larguar vemendjen nga ngjarje te tjera.
nuk esht ashtu .
dhe gjynof qe nje gazetar personalitet si mero baze del me teza te tilla negative por edhe te rrezikshme.
te prishesh esht kollaj.
dhe ne e kemi fare kollaj kete gje. prishjen. aqsa kemi ngel edhe pa histori.
ne boten e civilizume jo vetem qe nuk prishen ndertesat e se kaluares por restaurohen.
londra esht mbush me ndertesa dy tre katshe me tulla,si ato te stadjumit dynamo,por askush nuk ankohet se ju prishin syrin. por I restaurojn.
mbas bashkimit te dy gjermanive berlini lindor nuk u prish por ndertesat e lindjes u restauruan me vendim parlamenti dhe u quajten kultur historike.
edhe stadjumi olimpik I berlinit ka shenjen e kohes se hitlerit. askush nuk e prishi ate tribun anesore por e ruajten ashtu sic ishte . esht histori.
pallatet e enverit nuk jan aq te kqija sa thuhet. atje jetohet shum mir po te riparohen.
kurse ato ndertesat dy tre katshe me tulla t kuqe ke zona e stadjumit dynamo jan histori dhe karakter qe s duhen prish.
nese duhet prish nanji gjo,duhen prish shumica e pallateve te reja te kohes se demokracis qe zun lulishtet,kendet sportive,lojnat e fmijve,parqet…. trotuaret… a
ato e kan prish tironen dhe e kan bo nji fjetore shumkatshe.
ne koh te dulles tirona ishte qytet europjan,
ne koh te demokracis u kthy ne qytet afrikano arap.
EKZAKT,gazetari.
Mqs po flasim dhe per tiranen si qender ekonomike duhet theksuar dhe monopolin e kryeqytetit mbi ekonomine duke kontrolluar tregtine duke mos lene te zhvillohen qytete porte si durresi vlora saranda fale politikave mediokre te zhvilimit te bera enkas per te ruajtur kontrollin ekonomik mbi te gjithe vendin,ky eshte fakti qe vendi eshte decetralizuar gjeokrafikisht po jo politikisht sepse tirana dmth qeverite post komuniste nuk po lene qytetet portuale te vendit te zhvillohen ne te kundert tirana do te jete vetem qendra politike po jo ekonomike e vendit
Ato pallate jan prone private , nuk mund te vendos as eri e as baze per to por bsnoret , ky esht mentalitet komunist , un jam nje prej atyre pallateve , ato sa per rrezik jsn me te sigurta se kullat si kerpudha ne tirane , ato po qe se shtetit i dhimbset pamja e tyre te investoj per ti rikonstruktuar , sa per ti prishur nuk eshte lsli eri qe vendos por banoret kundrdjt dakortesis me investitorit , kuptoni o komunist eshte pron private dhe dusm ta zhvillojm dhe do e mbrojm me te gjitha mjetet dhe slejojm njeri te venfos per te, kjo teori eshte nje shpikje msfioze per te grabitur pronat , ka 20 vjet qe mdrrtues te mdrysh vin verdall per te ndertuar aty por ta harrojn se jsn bsnoret qe vendodin per zhvillimin e prones se tyre
Botoni mer komentet aty se eshte turp te hidhen keto teza ne publik e te mendojne robt se ka ndonje ide qe vlen ne kete mes.
Karavidhe ngele o majko.udheheqesi I revolucionit te ice cream
tirana si kandahari. apo tirana si parisi. asnje nga keto nuk shkon. e verteta eshte se urbanistika e gershetuar me historine, eshte bastarduar keto vite. te gjithe kemi mendime te ndryshme. por asnjeri nga ne nuk flet ne cilesine e nje arkitekti apo inxhinieri urban. po per derisa jemi tek opinionet , atehere te gjitha tezat jane te mirepritura. personalisht jam kunder obiekteve shumekateshe. por mund te them te njejten gje edhe per obiektet me pak kate, qe nuk pasqyrojne asgje arkiteturore. te gjithe ne jemi perplasur me pamje te urbanistikave perendimore, por jo vetem. dhe kam bindjen qe te gjithe ne kemi bere pyetjen naive, pse vendi yne eshte ndryshe. pse nuk ka obiekte te skalitura, forma dinamike, e gershetime veprash arti. me se shumti mbulojne pjeset historike te qyteteve europiane. atehere natyrshem bindemi se ketu eshte punuar kuturu. po nuk hyn fare faktori vend i pasur apo vend i varfer. jo. paraja nuk mungon as sot. por eshte perceptimi i vlerave, i shijeve. shohim pallate shume kateshe. kane forma te shemtuara ne numerin me te madh te tyre. nuk jane funksionale. nuk kane elementet baze te reduktimit te konsumit energjitik. e pra po tu shtosh te gjitha ketyre edhe ndertimet me pune vullnetare te banesave te komunizmit, del qe jemi ne nje katrahure urbane. po mirese te vije nje arkitekt apo studio prestigjioze. do isha plotesisht dakort nese ka plane afatgjata qe do ti kthenin fytyren e munguar qyteteve. jam plotesisht dakort me disa komentues kur zhvillimin e me tejshem te tiranes e shohin ne zgjerimin e saj, dhe jo ne koncentrimin ne nje zone te ngushte qe po mbyt veten. dhe e fundit , gabimi fatal i ketij ” revolucioni” urban, ka qene zhvendosja demografike e popullates. shqiperia eshte vermosh, eshte konispol, eshte bulqize, e eshte edhe dropull. po si mund te zhvillosh vetem tiranen kur mbi 3/4 e shqiperise jane “toke e djegur”. kjo edhe nga ana strategjike eshte nje deshtim total politikash zhvellimore. sa per ta mbyllur. jemi shum drite shkurter per sa i perket te ardhmes. prandaj dhe prodhojme politika miope e politikane te babezitur. sepse mendojne te tashmen, te pasurohen per momentin. duke harruar se kosto eshte shumfish me larte per te riparuar demet e bera ne vite.
Ky personi me pseudonimin “gazetari” eshte me te vertete rrote “mbreti” Rusise.
Cfare vlere kane ndertesat me blloqe betoni or “mbret”?
Nuk jam dakort qe Bashkia duhet te mendoje ndertimin e qytetit nga ana e zhvillimit ekonomik. Nuk e ka ne dore. Ta bente Erioni kete gje ? Me cfare parash ? Me ato te donatoreve arabe ? Bashkia duhet te shikoje thjeshte te rregulloje e te harmonizoje EKUILIBRIN dhe RAPORTET e rrugeve, lagjeve, trafikut, estetikes, kerkesave te banoreve per kopshte e parqe, te jape leje apo te bllokoje sipas interesave te qytetit. Nderkaq, zhvillimin e shtyjne perpara interesa, investime, marreveshje, fenomene dhe ide ekonomike. Por jam i sigurte qe per te kapercyer zhvillimin spontan i cili vazhdon te karakterizoje Shqiperine e derisotme, duhen mendje shume me largpamese dhe PATRIOTIKE se ajo e Veliajt apo e Rames. Dhe jo vetem kaq; Duhen mendje qe kane dhene prova se dine te zhvillojne te pakten familjet dhe biznesin e tyre personal, larg vjedhjeve dhe menyrave illegale.
Miq te nderuar Ne cdo vend te modes moderne mbi bazen e nje programi te caktuar sipermarrsit e ndertimeve kryejne prishjen e ndertesave te vjetra,e mbi bazen e ndertesave te vjetra te prishura ndertojne godina shumekatshe banimi.Sipas kontratave te ndryshme banoret e shtepijave te prishura perfitojne 1 dhome falas`(25 meter katror)gjithashtu edhe qirane e shtepis ku banoret qe ju prishet shtepija banojne paguhen nga sipermarrsi i ndertimit.Kjo formule zbatohet kudo ne bote(me perjashtim te vetem SHQIPERIA se sejcili eshte ma i ditur se i dituri)Fitimet jane si nga pronari qe i prishet shtepia(perfiton nje dhome ma teper si dhe shtepi te re)si dhe sipermarrsi qe perfiton shume duke ndertue godine me shume kate e nxjerr ne shitje shtepijat(apartamentet e reja)te ndertuara.Fitimi ekonomik eshte nga te dy anet shume i madhe.Keshtu qe fjalet e arkitektit italjan jane shume te verteta dhe plotsisht te mumdshme(M.VELO ka ikur koha jote edhe si arkitekt,ndofta mosha ben punen e vet)Ne kte mendyr kryhet rimovimi i qyteteve dhe ndertimi i godinave te bukura bashkohore ne cdo qytet te botes moderne.(per dijeni toka per ndertim eshte shume e shtrejte e mvaret prej venddit ku do zbatohet ky program)Ju keshilloj bashkeatdhetar te interesoheni qe ky program te mundsohet te filloj per te miren tuaj e te atdheut.