Shullazëria politike mbi biznesmenët

20 Prill 2016, 20:09Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Prokuroria ka rrjedhur në shtyp informacione të dala nga hetimet e saj, lidhur me gjobvënien e mundshme nga grupi i Shullazit mbi disa biznesmenë të mëdhenj shqiptarë dhe kjo ka mjaftuar që të nisë një sulm politik ndaj tyre. Shefqet Kastrati, importuesi dhe shpërndarësi më i madh i naftës në vend, është përfolur nga materialet e Prokurorisë si një prej të gjobiturëve prej Shullazit. Nuk mjafton kjo, por presioni publik mbi të, tani është më i madh se mbi Shullazin, pasi po konsiderohet si njeri që mund të zbulojë impotencën e hetimeve të Prokurorisë, nëse nuk pranon atë që thotë Prokuroria.

Unë nuk e di çfarë ka ndodhur me Shefqet Kastratin, por nuk besoj që një biznes aq i madh dhe një familje aq e bashkuar sa e tij, të bjerë pre e një gjobaxhiu, qoftë ky dhe legjendar. Për më tepër Kastrati nuk hyn tek armiqtë e asnjë qeverie, dhe ka mekanizma dhe përtej fuqive të veta, për të qenë i mbrojtur.

Por çfarëdo që të ketë ndodhur, fakti që ai thotë jam i qetë dhe nuk pranon të përfshihet në këtë histori, nuk mund të shërbejë si fushatë linçuese ndaj tij, vetëm e vetëm që të mos verifikohet gjumi shembullor i Prokurorisë në këtë hetim.

Edhe sikur për një moment të pranojmë që krimi ka ndodhur dhe viktima është Kastrati, Prokuroria nuk mund të rrjedhë materiale të tilla ndaj një biznesi që ka 450 milion euro xhrio në vit në Shqipëri, pa e hetuar rastin, pa e thirrur viktimën e supozuar për ta hetuar rastin dhe pa siguruar prova të pakundërshtueshme. E njëjta gjë dhe me biznesmenët e tjerë të përfolur si viktima të gjobave të tij. Të luash me emrin e një biznesi që bën gjysmën e xhiros fiskale në Shqipëri në industrinë e tij, vetëm që të dukesh se ke bërë punë duke kërkuar ndalim të përkohshëm të një shantazhuesi biznesesh, është një krim i njëjtë me atë të Shullazit.

Një zhvillim edhe më i rëndë ka ndodhur me partnerin e Shullazit tek hotel Vollga. Historia juridike e asaj prone, është një ilustrim i korrupsionit të pronave shqiptare, pasi një hotel i ndërtuar nga italianët mbi tokë të blerë të tyre, është bërë histori ilustruese e grabitjes së pronave, duke shpikur pronarë të vjetër e të rinj dhe duke përfunduar në fund në dorë të Shullazit.

Por siç u bë publike, një biznesmen i fuqishëm në vend, ndoshta nga më të pasurit aktualisht, Luan Leka, qëndron pas 70 përqindëshit të pronës, duke deleguar blerjen përmes një kontrate investimi tek një qytetar me emrin Fejzi Kodra. Meqë ky Kodra punon si administrator në një kompani biznesi, pronari i së cilës është tabelë qitje e Berishës, ky i fundit shpallet ortak me Shullazin, pa e njohur fare kush është  dhe pa pasur asnjë lidhje me rastin në fjalë.

Ndërkohë, fakti që një biznesmen i madh si Luan Leka, rrezikon miliona duke u blerë arabëve pronën e dyshimtë, dhe qëndron në hije, tregon se sa problem është në Shqipëri të ekspozohesh si investitor, vetëm që të mos bëhesh pre e Shullazëve politikë. Por kjo nuk e ka shpëtuar as atë që është pronar real i 70 përqindëshit, duke qenë ortak tashmë me Shullazin, as Carapaulin që e cakton Berisha pronar sa herë i duhet, në çdo histori biznesi në Shqipëri, si mik të Edi Ramës.

Tani biznesmenët shqiptarë mirë që duhet të ruhen nga Shullazi, mirë që duhet të përballen vetë me metodat e tyre me të, mirë që duhet të fshihen nga sytë e opinionit kur bëjnë investime të mëdha, por tani duhet dhe të rindëshkohen përse nuk na e kanë hequr qafe Shullazin dhe të ngjashmit me të, që politikanët i përdorin për të prishur mitingje, për të vjedhur vota kundërshtarësh apo për të marrë gjoba. Ata po bëhen tani gjahu i politikës pas Shullazit. Pikërisht i atyre që i kanë lënë në duar të Shullazëve.

6 komente në “Shullazëria politike mbi biznesmenët”

  1. bonbon says:

    O Mero thuaje qarte.Tre vjet pas marrjes se pushtetit Rama ka deshtuar plotesisht ne berjen e shtetit ligjor.

    1. Skypion says:

      Nje denoncim i Sali Berishes,bere para pak ditesh para mediave,shpertheu skandalin me te madh kriminalo-korruptiv te koheve te fundit.
      Sali Berisha,per muaj te tere,cdo jave ne parlament,dhe cdo dite ne statuset e tija ne facebook,denonconte bemat e Shullazit dhe lidhjet e tij me Sajmir Tahirin.Madje vete kete te fundit e pagezoi me emrin Saje Qorri,sipas nofkes me te cilen e therriste vete Shullazi.
      Sali Berisha,poashtu,pagezoi edhe Edi Ramen,me emrin e ri Edvin Shullazi.
      Te gjithe shqiptaret,te thjeshte e te perbere,qytetare te zakonshem dhe gazetare,opinioniste,politikane e dreqi me t’bir, kishin mundesine te lexonin cdo dite ne Facebook bemat e Shullazit, te denoncuara nga Sali Berisha.
      Te gjithe shqiptaret kishin mundesine te degjonin cdo jave ne Parlament bemat e Shullazit dhe lidhjet e tij me politiken, te denoncuara nga Sali Berisha.
      Per muaj e muaj te tere kjo.Cdo jave.Cdo dite.
      Por,ASKUSH,e perseris,ASKUSH,nuk zinte ne goje emrin e Shullazit.Bojkot total nga mediat.Nga mediat e qeverise.Nga gazetaret dhe analistet e qeverise.Bojkot edhe nga Merua yne…
      Ata qe guxuan te permendnin emrin e Shullazit,ca pak portale kritike ndaj qeverise,dje, pesuan nje sulm hackerues nga banditet e qeverise,me urdher direkt te Edi Rames.Ky eshte nje krim qeveritar,padyshim.Por nje krim shpresedhenes,sepse tregon qe ky pushtet banditesh ka prekur fundin.
      Askush pra,sic thame,nuk e permendte emrin e Shullazit,pavaresisht se Sali Berisha e permendte cdo dite,me denoncime te mbeshtetura ne fakte konkrete.Askush.
      …Deri sa Sali Berisha doli para mediave dhe denoncoi bemen e fundit te tij,ate “universitaren”.Bema ishte aq e madhe,aq e lugubershme,sa as banda ne pushtet,as bashibozuket e saj mediatike,nuk mund ta fshihnin me.
      Zi ne kampin e qelbesirave.
      Diskretitimi eshte shume i madh.Surreterit e rilindjoteve politike dhe bashibozukeve mediatike,edhe ashtu te nxira,u sterrosen fare.
      Ka zemerim.Ka terbim.Ka urrejtje.Urrejte te terbuar.
      Urrejtje te terbuar nga bashibozuket mediatike te Rames ndaj Sali Berishes.
      Urrejtja e ketij soji te felliqte eshte aq e madhe,sa akuzojne Sali Berishen per krimin e Shullazit! – Dje e hodhi kete “teze” bolsheviku i perhenur,krahinori Andrea Stefani!
      E kujt ia merrte mendja se cmenduria e njohur e kesaj llapqine te gazetarise te arrinte deri ne kete pike!
      Urrejtja e ketyre qejve mediatike eshte aq e madhe,sa kane dale hapur ne mbrojtje te Shullazit! – Pardje doli hapur ne krah te Shullazit krahinori tjeter,llapqina tjeter e gazetarise,fshataro-analisti Muc Nano!
      E kujt ia merrte mendja,qe zuzareria e ketij qenefi mund te arrinte deri ne kete pike!
      Permenda dy banditet e njohur te gazetarise,me tipiket.Sepse ka edhe shume te tjere.
      Jo shume larg ketyre jane edhe ata,qe mundohen te relativizojne krimin.Duke relativizuar ate,ata mbajne anen e qeverise.
      Jo shume larg ketyre jane edhe ata,qe duan te jene te paanshem.Eshte nje paanshmeri e kerkuar,e sforcuar,e pavend ne rastin me te mire,dhe e lige ne rastin me te keq.
      Nuk ka gje me te gerditshme,sesa paanesia e kerkuar.Nuk eshte Shullazi i te gjitheve.Eshte nje rrene.
      Po te ishte i te gjitheve,atehere do ta sulmonin te gjithe.Por,fakti eshte qe e ka sulmuar vetem Sali Berisha dhe opozita.Sali Berisha e ka sulmuar ate,dhe ka akuzuar ne vete te pare TAhirin dhe RAmen per lidhje me te.
      Nuk e ka akuzuar maxhoranca, as Rama e as Tahiri,asnjehere,ne asnje rast,Emiljano Shullazin;e aq me pak ta kene akuzuar BErishen per lidhje me te.As Rama dhe Tahiri,dhe askush nga keta qenef-analistet qe bertasin sot.Asnjehere.
      E ka denoncuar vetem opozita dhe Sali Berisha.
      Prandaj eshte poshtersi e madhe te thuash se Shullazi eshte i te gjitheve.
      Nese ne kohen e Berishes ,Shullazi ishte nje kriminel i rendomte lagjesh,me te ardhur ne pushtet Rama ,ai u be ky qe eshte sot,nje superkriminel per te cilin flet gjithe Shqiperia…dhe Amerika!
      Shkurt, me te ardhur ne pushtet Rama me Tahirin,Shullazi u be Shullaz.
      Ja,kjo eshte e verteta qe nuk duan ta shohin te “paanshmit” ,por qe eshte nje poze,duke mos e kuptuar,apo duke mos dashur ta kuptojne se kjo poze te ben pale me te keqen.
      Dje ndodhi nje skandal tjeter,po aq,ne mos edhe me i madh sesa ai i kercenimit te profesoreve.Biznesmenet e gjobitur nga Shullazi po pergenjeshtrojne me radhe,nje nga nje, Prokurorine.
      Nje nga nje,biznesmenet e gjobitur nga Shullazi,po japin deklarata publike,se gjithcka po shkon mire e bukur,dhe se ata ,jo vetem nuk jane gjobitur nga Shullazi,por as qe e njohin fare ate …!!!
      C’po ndodh keshtu?!
      Ne vend qe te ndjehen te relaksuar se gjobvenesi i tyre eshte ne pranga,dhe e kane ne dore ta kalbin ne burg,ata terhiqen…!
      Kush po i detyron biznesmenet te japin deklarata te tilla?!
      Jua them une: boset e Shullazit.
      Jane boset e Shullazit qe po i shantazhojne biznesmenet te japin deklarata qe e bejne te pafajshem Shullazin.
      Dhe boset e Shullazit jane Sajme Qorri dhe Edi Rama.
      Gjera te tilla i kemi pare vetem ne filmat me mafie ne televizor.

  2. nuk ka tym pa zjarr says:

    Edhe ti more mero nuk je me pak shullaz.
    Ta kane mbyll gojen me lek edushkat.
    Patriotizmi yt eshte paraja

  3. Akademiku says:

    Me vjen cudi por edhe mire qe Mero per here te pare, ndryshe nga cfare ka bere deri me sot, mbron nje bisnesmen duke kundershtuar veprimet e prokurorise per rrjedhjen e informacioneve para kohe por edhe per faktin qe mirekupton biznesmenet qe per nje sere arsyesh u duhet te fshehin emrin dhe perfshirjen e tyre direkte ne investime te medha. E perseris, nuk ka ndodhur me pare dhe shpresoj te mos jete ceshtje miqesie personale por bindje e perhershme.

  4. spartaku says:

    O Mero! Thuaje me qarte,se tre vjete qe ka ne pushtet Rama po shohim perpjekje per te bere shtet.Kete vend mund ta nxier nga kolapsi ku e futi Berisha,vetem EDI RAMA.Te tjerat jane insinuata dhe qe flasin njerzit sipas qejfit politike.Propaganda e Saliut eshte e mbrapsht per te denigruar kete qeveri,vete Edi Ramen,dhe dhe te pjerdhin mendjete njerzeve per te ardhur perseri Saliu ne pushtet.Mos e befte zoti.

  5. shqip says:

    nga shprehjet qe mundohesh ti hedhesh ne treg, me ngjason me flamur noken. nga lidhja e pazakonte e fakteve , deri ne abstraksion, me ngjan me boçin apo paloken. kurse nga menyra e te berit si i forte, ke tamam vetite e gerhimes qe fjeti ne bashki, e vazhdon me gjume edhe ne shqup. megjithate per ty komentues qe larvat e berishes te kullojne ne veshe e ne faqe, do te meshiroja seriozisht. meshiroje o zot se nuk di se ç’flet. mbase idiotizmi qe te mbulon nga floket e deri te majat e gishterinjve te kembes, e kane edhe nje shjegim. dikur lexonim per heronjte e revolucionit te 100 luleve ne kinen e maos. e kush nuk e ka lexuar lej fenin, bir i mire i pollit kinez. ti aty lart, e kupton besoj qe te drejtohem ty, dhe vetem ty. je po aq i mjere ne formimin primitiv si heroi kinez. je po aq naiv e injorant sa qe beson ne nje kauz utopike. gjynah keta amerikanet, presidente, sekretare shteti, kongresmene, çudi si nuk e ditkan qe ne shqiperi eshte nje axhensi lajmesh qe ka informacione teper sekret. ore karagjoz, po vertete mendon se obama, merkel, hollande, etj, do merrnin mundimin per te diskutuar probleme te antiterrorit e te strategjive rajonale me sajmirin dhe edvinin, siç i quani ju pederet. medemek filloi garuzhdia prape edhe per ty. si duket çorba e doktorit ka dale ne menyre sasiore, qe do tu ngope te gjithe ju qe gerhisni , gerhisni, e me pas zgjoheni ne piken fillestare. megjithate te pergezoj per menyren se si çfaq perversitetin tend prej shqupisti. dhe degjo, mos harroni “parkun”. jo se kjo e shullazit do beje te harroni kazmen. mjetin e vetem qe keni ju pederet. strumenti i prishjes dhe shkallmimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje