Universiteti duhet mbrojtur, edhe nga legjenda urbane e të “fortëve”

16 Prill 2016, 18:59Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Lajmi se një nga kandidatët për rektor të Universitetit të Tiranës, është kërcënuar të dalë nga gara, dhe rektori në detyrë, po ashtu është kërcënuar të mos e mbështesë, do të kishte qenë një gjëmë e rëndë për opinionin publik, sikur të mos thuhej nga Sali Berisha. Por, pavarësisht keqpërdorimit të madh që ai i ka bërë të vërtetës, ky është nga ato raste, kur nuk mund të kalohet në heshtje.

Për shkak të specifikës që ka liria universitare dhe rëndësisë së botës akademike në shoqërinë shqiptare, të gjithë personazhet e përfshirë në këtë skenar të shpallur nga Sali Berisha, duhet të dëshmojnë sot para drejtësisë.

Dy personat e dyshuar si të kërcënuar, duhet të marrin urgjent mbrojtje të Policisë së Shtetit shqiptar dhe të dëshmojnë para Prokurorisë çdo detaj nga kërcënimi, nëse ka ekzistuar. Sali Berishës i duhet marrë dëshmi para drejtësisë, lidhur me mënyrën se si ka mësuar ngjarjen, ndërsa Emiljano Shullazi, dhe kushdo rreth tij që përflitet për kërcënimin, duhet të çohet para prokurorit.

Skenari duhet zbardhur urgjent, jo vetëm pse është një çështje delikate që lidhet me Universitetin, por dhe për t’iu hequr kujtdo çdo alibi në këtë vend, lidhur me raportin e krimit me shtetin.

E di zemërimin e qindra mijëra njerëzve, pasi Berisha i ngjan atij bariut hileqar që çdo natë çonte fshatin në mal, duke thirrur “ujku, ujku”, por mund të ndodhë që një ditë të dalë ujku vërtetë dhe kjo nuk duhet neglizhuar.

Histori të tilla të pista pastrohen vetëm kur ballafaqohen me drejtësinë dhe kur prej aty kuptohet, nëse jemi në gjendjen e zakonshme të diaresë së Berishës, apo në një moment vërtet të rrezikshëm, kur zgjedhjet në Universitet, mund t’i diktojnë njerëz të fortë.

Por, përtej punës që duhet të bëjë Prokuroria dhe policia për zbardhjen e aspektit kriminal të kësaj ngjarje, nëse ekziston, ajo që është shqetësuse për mua, është heshtja e pedagogëve të tjerë dhe e vetë rivales së kandidatit të kërcënuar, nëse kjo gjë ka ndodhur.

Nëse dikush e ka kërcënuar atë, e ka kërcënuar në emër të rivalit, dhe është momenti që dhe ai të bëjë një distancim publik nga ngjarja, ose ndryshe të përfundojë dhe ai para Prokurorisë dhe policisë për të dhënë dëshmi ligjore.

Ky është një rast kur ne duhet të shikojmë se si shteti i del zot intelektualëve dhe Univerisitetit, por nga ana tjetër është dhe një rast se si intelektualët e vërtetë dinë t’i dalin zot vetes dhe të mos japin tjetër dëshmi para Berishës, tjetër para Tahirit, tjetër para Llallës. Nga historia e 25 viteve, e vetmja gjë që më ka bindur është se këtu njerëzit më trima dhe më të fortë, nuk janë të fortët. Ata zakonisht bëhen të fortë nga lidhjet me politikën. Fuqinë e vërtetë dhe guximin këto 25 vite e kanë dëshmuar intelektualët. De unë nuk kuptoj se si mund të frikësohet një intelektual nga një i fortë dhe nuk flet publikisht për këtë gjë.

Krijimi i miteve të rreme urbane për të fortët, që si ndal askush, mund të vlejë për ndonjë arrë me hashash, në ndonjë fshat të humbur të Shqipërisë, por jo në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë apo Korpusin e Universitetit. Nëse vërtet ka kërcënime fizike dhe ka heshtje të Profesoriatit, kjo është një shenjë më e keqe se vet dhuna, pasi jemi në kushtet e frikës. Nëse nuk ka kërcënime reale, por spekulime emocionale nga gara për rektor, atëhere jemi para një trupe mediokrish, që nuk do t’ia vlente t’u lije në dorë as Universitetin. Por para se t’i gjykojmë kaq thellë, duhet të mësojmë një gjë të vërtetë, nga ato të vërtetat e thjeshta, që po të kishim drejtësi, nuk kishim nevojë të bënim qoftë dhe këtë shkrim. Ndaj ka rëndësi që sot drejtësia të ballafaqojë personazhet e këtij skenari me ligjin, për ta treguar çfarë është duke ndodhur vërtetë. Universiteti duhet mbrojtur me çdo çmim, qoftë dhe nga përbaltja me legjendat urbane të “të fortëve”

28 komente në “Universiteti duhet mbrojtur, edhe nga legjenda urbane e të “fortëve””

  1. astrit says:

    Vete profesori u prononcua per mediat se po vazhdonte garen, ndersa nuk beri asnje koment per kercenime. Prandaj Saliu duhet lene ne prronin e tij psiqik si genjeshtarin me te madh qe ka ky vend.

    1. Dali says:

      Zoti Baze,

      Universiteti nuk ka mbaruar nga te FORTET e RRUGES por nga te fortet me KULLARO,

      Universiteti ka mbaruar nga KULET e kudo ndodhur, qe me flene ne cdo krevat. Universiteti dhe intelektualizmi ka mbaruar nga KULET dhe MENTORET e tyre politike, Zgjedhjet i shkaterroi NIKOLLA e cila i ka dosjet e hajnise se KULEVE dhe minjeve te TIJ dhe i shet per te marre perqindjen e radhes.

  2. sala says:

    profesori beri nje pergenjeshtrim ,se nuk eshte kercenuar. tani me berishen qfar duhet te bejme a duhet te prangoset per didinformim?

      1. bonbon says:

        A je i semur mendor ti undefined?

  3. Intelektuali says:

    Shkrim i sakte dhe teper i pergjegjshem. Mendoj se shumica e opinionit publik kane te njejten ndjesi.

  4. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Z. Baze ketu ka 25 vjet qe I thone mender drejtesia e ju thoni ndaj ka shume rendesi qe drejtesia te ballafaqoje personazhet?
    Ore CA u be me kllefit e celularit te atij shokut Tate qe I fale makinen dikur a foli mender drejtesia?
    Thellou or taj
    PA reformed ne drejtesi from vetem ne vend numero!

  5. aqif tahipi says:

    Ne te vertete piskamat e saliut jane ne rradhe te pare per te hequr vemendjen nga vizita e rames ne washington .Se dyti universitetet publike jane te mbushura me militante te saliut dhe nje pjese e madhe e pedagogeve te sotem jane mesues te thjeshte nga provinca dhe fshati ( te paafte ) qe tesera e pedes i beri “profesore ” . Secili prej nesh e di se universitetet publike jane cerdhe te korruptuarish dhe te paaftesh qe na shiten si profesore ,doktore pa mbaruar gjmnazin. Natyrisht qe ne halene e shkerdhatokracise shqiptare edhe universitetet private jane po njesoj te dhjere dhe te permjerre. Ne masen me te madhe provimet shiten me euro dhe kjo eshte kthyer ne nje gje normale .Njekohesisht mundesia per punesim e shumices se studenteve eshte afer zeros per arsye te kurrikulave te shek.te kaluar . Duhet qe reforma ne arsimin e larte te pershpejtohet nga rama.

    1. Tarasi says:

      Aqifi Tahipi
      Kur te flasin me edukate zakonisht thirret mbiemri.
      Ja ke gjetur te pershtatshem vetes: Tahipi.

      1. Grigor says:

        Kaqol ishe kaqol mbete.
        Ty t’a paska hipur Enveri me duket. Prandaj i ke marre pseudonimin dhe sheh kudo vetem armiq te Partise. Cfare pate me Aqifin? Mos te permendi ty me emer? Apo je pronar universiteti privat?
        I thua vetes dhe demokrat pale.

  6. Albi_I says:

    Profesori eshte kercenuar me jete. Po nuk dihet nga kush. Berisha ka shtuar vete emrin e Shullazit, se ate e lidh kollaj me Sajmen.

    Nderkohe qe PS-ja dhe pushtetit eshte angazhuar totalisht ne kandidaturen e Klodi Dibres.

    Keto jane faktet.

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ne kete rast ,kemi te bejme me manipulimin e opinionit,per te ruajtur te pa prekura strukturat berishjane te shtetit !
    Dhori Kule duhet te kishte dhene me kohe dorheqjen,ai ka ecur “kembe zbathur” mbi florinje,duke gezuar te gjitha fazat e korupsionit ne arsimin e larte shqiptar.
    Nuk eshte I vetem,kandidatja Klodeta Dibra,duhet te hetohet per pasurine e saj !
    “DoktorProfesoret e arsimit te larte,nuk jane shume larg togave te zeza,pasurite e tyre duhet te hetohen !
    Garda e vjeter berishjane duhet te largohet,jo se mendojne si ai,por se kane vite ,jane te koruptuar.

    1. Latif Dreqi says:

      Me beri pershtypje nje fjali.” prof.Dr. e arsimit te larte nuk Jane large togave te zeza”.Kjo eshte shume e rende.

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Jam dakort me ty Mero por kam nje pyetje.. Ne qoftese del e rreme, c’fare te themi qe ashtu e ka zakon Plaku Mere ?!?! Jam shume dakort qe te behet nje hetim dhe duhet bere dhe ne qoftese ka nje kercenim, ky eshte nje skandal por ne qoftese eshte nje genjeshter kush mban pergjegjesi ligjore ?!?! Ja kodi penal per shpifje qe gazetaret I trembeshin aq shume qe mos te mbash pergjegjesi ligjore…

  9. Rrapi says:

    Te lumte Mero,ky eshte reagimi i vetem qe meriton kjo ngjarje e turpshme. I takon drejtesise te zbardhe rastin se boll po na degjojne veshet per keta te fortet e leshit ! !

  10. E.Zh. says:

    Po kur universitetet nuk sjellin dokumenta ne gjykate dhe procedura e gjykimit zgjat me vite nga njera gjykate tek tjetra si i behet?!?! O z.Baze kam gati nje leter te hapur per nje kantidat a do me kontaktosh per ta botuar qe opinioni publik te kuptoj se sa artificiale ishin dhe Jane zgjedhjet ne “univers-i-tetet” publike?!

  11. nje i ikur nga parajsa shqiptare ! says:

    tjeterkund godet Saliu ,,,,,
    halli tij eshte zeni o shqiptar.
    ky seshte gje tjeter vecse mesazh mafioz ala toto rina per Edin,
    degjojeni me kujdes e kuptoni….
    rasti i dyte brenda nje jave !!!

  12. Dajti says:

    Z.Lame kur ishe ne opozite ti lexoja me deshire shkrimet tuaja ne shtyp. Tani me kete shkrim ke bere vetem servilin e Rames. Une besosj se ti ke shume argumenta per te kunderten por ta ka mbyllur gojen pushteti. Ja pse pushteti per intelektualin e vertet eshte asfiksues.
    Ideja e Rames per fene ne shkolla eshte jashte mase e gabuar. Pse ? ne shqiptaret me te vertet mburremi per harmonine fetare por kjo harmoni ka ne themel faktin qe ne shqiptaret nuk e kemi marre asnjhere seriozisht fene dhe kjo ka rezultuar te jete e dobishme per shqiperine. Futja e fese ne shkolla do te beje te kunderten e asaj qe pretendon Rama. Femijet do te mesojne se ka nje problem te madh midis muslimaneve suni dhe shia midis attyre qe shkojne ne xhami dhe atyre qe shkojne ne teqe dhe ne boten islame keto te ketyre dy grupimeve e urrejne dhe luftojne njeri tjetrin. Kjo urrejtje ka per tu futur edhe ne shqiperi. Eshte mire qe nje muslimane te kete disa gra se edhe muhameti ka pasur 7 do te mesojne femijet ne shkolle, pastaj do dali sharia law etj etj.
    Si mund te vendose Rama per nje ceshtje kaq te madhe me nje te rene te lapsit. Pastaj po ne shtetet ku ka arsim fetar ne shkolle pse rriten homegrown terroriste? E perserise ideja e Rames eshte e cmendur sikurse eshte vete Rama ne shume momente > Ndersa e ka mbeshtetur me reformat per te bere shtet nuk mund ta mbeshtes sidomos me futjen e fese ne shkolle apo mee qendrimet amatore ne Amerike per Donald Trump. Ju mund te thoni pune e madhe -por zerat kunder po shtohen me shpejtesi dhe zgjedhjet po afrojne -vetem nga fisi imm jane kthey kunder pjesa me e madhe e votuesve qe e votuan ne vitin 2013

  13. politikani says:

    jo more!
    se del nji I cmendur dhe thur intriga,”kan kercenu” si bicim cadra dhe stilolapsa pistolet,tash do na thot stilograf automatik, dhe o burra arrestoni dynjon kot?!
    kush osht mor ky sala qe na urdhnoka se kush duhet arres
    ai duhet arrest vet.
    ka ligje.
    se,po dal edhe un neser dhe shpif se m ka kercnu mero baze qe t mos te bej komente kunder demokracis. a do ta arrestoni mero bazen a?

  14. joel shkodra says:

    Sa veshtire e pata te kuptoj shprehjen “arre me hashash”. Mendoja se si mund te ishte “arra” me hashash se nuk kisha pare ndonjehere. E po thashe se ne Shqiperi ka gjera qe nuk i ka bota. Kisha ngrene arra, por “me hashash” nuk i kisha provuar. Kushedi sa te mira do te jene! U lodha e u lodha e, me ne fund, me duket se e gjeta. Fajin e kishte nje shkronje r e tepert.

  15. Pali says:

    Berisha e asfiksoi dhe e zhvleresoi arsimin e larte. Keta po e paralizojne, ashtu si me cdo zgjedhje tjeter me 1 kandidat. Berisha nuk eshte budall, ai e di me mire nga te gjithe se kercenimi eshte i vertete. Shqiperia eshte shume e vogel dhe e pervuajtur. Nuk ka nevoje per te ndertuar akuza te tipit sa kafe turke kane pire anetaret e Byrose!

  16. daut says:

    Per Astritet dhe Salat…
    Si eshte e mundur qe, edhe ne kete rast e keni me Sali Berishen. Ju, lepuj frikacake qe fshiheni me pseudonime. Ai, Saliu, qe del hapur dhe thote ate qe mendon. Ju te dy, padyshim, jeni nga ato “ekskortat” e paguara…per te bere ate gjene…e dini vete.
    Z. Mero, e ku ka sot fushe te jetes ku nuk eshte futur politika. Politikanet shqiptare vetem genjejne. Kujtoni Ramen pas takimit me Obamen. Doli, dha interviste/emisjon per Sokol Ballen dhe tha …se ne, pra PS, kemio zhdukur korrupsionin! Dhe, te gjithe ne Shqiperi, edhe ju, z. Baze, u qetesuam, sepse tani nuk kemi korrupsion.
    Une nuk pelqej kur denoncimet vijne nga politika. Edhe ne kete rast, kur denoncon Sali Berisha. Kjo, sepse, denoncimet politike me lene shije te keqe, aq me teper qe, kur jane keta politikane ne pushtet, nuk kane bere kete qe kerkojne sot nga organet ligjzbatuese. Por nuk flas, si Astritet dhe Salat, sepse keta njerez bejne pjese ne ate pjese te shoqerise qe nuk i duhet kujt. E, per fat te keq, edhe ne po behemi si ata.

  17. kandidaturat says:

    per rektor jane politike, si klodi dhe mynyri.
    kjo e ben te ashper luften shtet,opozite……..duke luajtur kundra ligjit te dokturaturave te cilit dhe pro.
    sikur prof.Fuga e Haderi, apo Kabo te behej rektor, do i bente nder arsimit te larte,se
    ata jane jashte klaneve politike
    jane te pjekur ne arsimin akademik
    jane te cilter ne mendimete tyre.
    por rilindja do shollokume, njerez qe shkojne me partitura edhe kuar ato krijone melodi te vdekura, pa jete, pa standart meritokracie e fakultetet u mbushen me qorr, qe pa merite jane prof.dr.vetem plotikisht

  18. Petrit Vjosa says:

    PORDHET E PLAKUT TE VICIDOLIT DHE DRITAT E EMERGJENCES SE ADRIATIK LLALLES

    – Ne krye te akuzes shqiptare apo ne qeli nen akuze !?

    Jo sot…
    1- Qysh diten kur ofendoi me gjuhe prej rrugaci kolegun e tij Hajdari ne mbledhjen e
    e prokurorve te mbare vendit.
    2- Qysh diten kur grushtoi si nje halabak kolegun e tij Hajdari , sekretar i Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise ne syte e lemerisur te prokuroreve Shqiperise…
    3- … Edhe nje rrugac ordiner arrestohet nga policia kur kercenon e aq me teper
    grushton nje qytetar tjeter jo me kryprokurori i Shqiperise Sekretarin e Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise…
    4- Qysh diten kur “me urgjence” levizi, ngriti ne detyre e gradoi nje lukuni prokuroresh te perfolur e denoncuar jo vetem per paaftesi por edhe per afera korruptive sipas sherbimeve dhe tarifave, qe i kane paguar atij te njohura si “taksat e korrupsionit” dhe kontratave te fshehta per sherbime ne te ardhmen
    5- Qysh diten kur iu mohua viza kryprokurorit te Durresit nga Ambasada amerikane si pjese e “delegacionit” te tij per nje konference te nje shoqate nderkombetare juristesh e jo si
    i ftuar zyrtarisht nga FBI-ja amerikane, sic mashtroi Llalla ne Tirane dhe sic u detyrua te rrefehet nga “Zerin e Amerikes”.
    Kush pagoi per shpenzimet e udhetimit, tarifat e pjesemarrjes ne konference, per hotelet, dietat e sherbimit… Taksapaguesi shqiptar apo Llalla e co.!? Ta hetoje KL(e)SH i Leckajt!
    6- Qysh diten kur mashtroi shqiptaret per delegacionin e Prokurorise se Pergjithshme qe do te takohej me drejtorin e FBI-se amerikane dhe nuk u prit as nga portieret e saj .
    7- Qysh diten kur u zgerlaq keqazi nga Zeri i Amerikes ne intervisten me te turpshme te nje funksionari te larte shqiptar qysh kur eshte krijuar ajo.
    8- Asnje pergjigje konkrete… Pergjigje kodra mbas bregut… Genjeshtra nga me te trashat per cdo pyetje te holle te saj.
    9- Qysh diten qe jo vetem nuk e pranoi ta nenshkruante por as ta takonte drejtori i FBI-se, syshqiponjave amerikane … Pse!?
    10- Qysh diten kur nuk e besojne shqiptaret kryeprokurorin, krygjykatesin e larte, KLD-es, Presidentin jo vetem me te paafte te vendit te vet, si mund ta besojne amerikanet qe dine per te me shume se ai di per veten e tij.
    11- Qysh diten kur Ana Veizi ( Ana Franku shqiptare ), nusja e Aleks Nikes, familjaret e 4 viktimave te 21 janarit dhe Gerdecit, te Otrantos e 1997-es u drejtohen Gjykates se Starsburgut ( ne fakt duhet ti drejtoheshin Gjykates Nderkombetare se Hages sepse behet fjale per krime te mirefillta kunder njerezimit ) e jo Prokurorise se Pergjithshme, Gjykates se Larte, KLD-es, kryetarit te shtetit qe i ekzekutoi pa gjyq e ne Bulevardin ku nuk guxoj te ekekutoje as nazi-fashizmi dhe as komunizmi…
    12- Qysh diten kur nuk e besojne shqiptaret kryeprokurorin, krygjykatesin e larte, KLD-es, Presidentin jo vetem me te paafte te vendit te vet, si mund ta besojne amerikanet qe dine per te me shume se ai di per veten e tij.
    14- Qysh ditet kur Plaku nga Vicidoli dhe banda e tij kusare e vrastare, ” Qveria e tij e gangstereve” dhe ” Mafia e tij qe ka dale krejt jashte kontrollit” kapi dhe nuk po leshon kurrsesi te gjitha hallkat e drejtesise dhe te shtetit shqiptar .
    15- Qysh diten kur ne vend te homologut shqiptar Adriatik Balla, Drejtori i Pergjithshem i FBI-se amerikane nenshkroi marreveshjen e bashkepunimit per Byrone Kombetare te Hetimit, me ministrin e me te suksesshem te Shqiperise Saimir Tahiri ne prani te kryeministrit Edvin Rama.
    Pse!? Sepse amerikanet si askush tjeter te shohin , te vleresojne punen e jo gunen e shqyer te nje kryeprokurori qe nuk ka nisur asnje hetim serioz per aferat me te renda te korrupsionit ne historine e Shqiperise duke nisur nga… Autostrada e kusarise se kombit e deri tek CEZ-i, nga Gerdeci e deri tek 21 janari, nga Fazlici e deri tek Fullani, qe nga vrasja makaber e gjyqtarit Ikonomi e deri tek ekzekutimi nen hunden e tij i Artan Santos, qysh nga shkarkimi i Ina Rames e deri tek vete emerimi i tij me kontrate besnikerie e impuniteti nga Mafia politiko- financiare e Tiranes e me tej.
    Cdo njeri prej fakteve te mesiperm do te mjaftonte qe Adriatik Llalla sot te ishte ne burg e jo ne krye te organit qe ka per detyre te shenjte e ligjore hetimin, ndalimin dhe goditjen e krimit dhe korrupsionit qe po ia ze frymen e merr shpirtin demokracise shqiptare.
    Shqiptaret jane ngopur me sirenat e alarmit dhe “mbledhjet urgjente” te nje kryeprokurori sharlatan qe prodhon show mediatik, por qe nuk ka hetuar, kopsitur asnje dosje te plote ne keto pese vjet… Te pakten te kishte apeluar vendimet skandaloze te gjyqtareve te sterkorruptuar te dosjeve te Fullanit, Tafajt.
    Me siguri keshtu do te veproje edhe me ceshtjen e Kseres, per te cilin edhe amerikanet kane informacion te sakte se, midis te tjerash bashke me sekseret e tij, eshte marre edhe me trafik njerezor duke shitur viza amerikane, deri ne 25 mije euro copa per shqiptare qe kurre nuk kane punuar ne ministrine e tij.
    Kaq eshte edhe cmimi qe paguajne shqiptaret tek Mafia italiane dhe Greke e pasaportave dhe vizave per ne SHBA.
    Ne vend te flinte pas kangjellave te burgut Adriatik Llalla jo vetem po fle por edhe po majmet nga kllapia e tij totale mbi dosjet e krimit dhe korrupsionit.
    Me kete mbledhje urgjente Adriatik Llalla dekonspiroi ehd me keq veten si kryeprokuror me kontrate nga Mafia politike e Tiranes…
    Sa leshoi ajo nje pordhe me ere plaku i Vicidolit, u ndezen dritat e emergjences ne zyrat e pergjumura te Llalles.

    Petrit Vjosa, London

  19. beni says:

    Ironia me e madhe eshte kur gazetaret ”
    e pavarur ” & inatcore behen servile te pushtetit te zhytur ne korrupsion e vjedhje ! Kushdo qofte ne pushtet, kur politika fut hundet edhe tek arsimi i larte, edhe ne procedurat demokratike te zgjedhjeve te drejtuesve te Universitetit , perspektiva behet e zymte per fatin e studenteve qe kane zgjedhur te jetojne ne Shqiperi …

  20. Mirela says:

    Nga Mero nuk pritet gjuhe tjeter veç asaj te urrejtjes ndaj Berishes apo cilitdo qe nuk e ke lene te mbushe xhepat. Ajo qe ben pershtypje eshte sepse kerkon te vjelle dhe ti jape ngjyre tjeter edhe incidentit me kandidatin per Rektor te UT vetem per faktin qe incidenti u be publik nga Berisha dhe vertetesia e asaj qe u tha nuk ka rendesi per zotin Mero sepse gjithmone ka pikepyetje kur nuk i shkon per shtat. Sa per trupat mesimore te Profesoreve te siguroj qe nuk prononcohen pasi e shohin terrorin qe ushtron ky sistem kriminal por jo se heshtin qe nuk eshte e vertete kercenimi qe ju be ketij kandidati. Sa per kandidaturat e tjera qe u cituan si kandidatura apolitike per Rektor si z. ARTAN FUGA apo SULO HADERI nuk eshte e vertete qe jane jo partiak, prrkundrazi jane militante te kesaj partie ne fuqi. Ku ishte Prof. FUGA qe nuk ka lene gje pa thene kur behej fjale per ligjin dhe heshti per kete kercenim kaq te hapur dhe te papreçedente ne 40 vitet e fundit universitare? Nje Profesor i nderuar tha: jam i lumtur qe kam dale ne pension sepse sot çfare nuk e pret arsimin shqiptar. Ndaj zoti Baze ik e beji lavazh zemres tende sepse boll vrer ke vjelle dhe po vjell sepse je bere i pahonepsur dhe mos luaj me traumen qe i ka shkaktuar ky kriminel kandidatit te nderuar, gje qe veç ti dhe Tahiri e justifikoni.

  21. ilir says:

    o mero dhe ti si te gjithe ketu ne shqiperi ktheheni nga fryn era jini te pa besushem dhe vetem duke bere servilin po i beni gropen ketij kombi si dhe ataqe shan e mbron duke bere hajdutin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje