Heroi i ditës, i një shoqërie të dorëzuar

19 Prill 2016, 21:14Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Nëse dikush do të ulet të shkruajw historinë e Shqipërisë të prillit 2016, pas disa vitesh, do të shikojw që heroi i ditës ka qenë dikush i quajtur Emiljano Shullazi. Për biografinë e tij ka materiale të bollshme. Së paku ka mbi 30 shkrime në ditë mbi historitë e tij kriminale nga vitet 2000 e më pas, ka histori atentatesh dhe arrestimesh, histori lirimesh dhe alibish të pabesueshme, më pas ka histori pasurimi, falje pronash, dhurime, ndërmjetësim konfliktesh etj. Në të njëjtën kohë që shtypi e vizaton këtë person në detaje, askush nuk përmend me kë ka pas punë ky njeri.

Askush nuk shpjegon dot, se cilët janë biznesmenët që ai ka kërcënuar dhe gjobitur në heshtje. Ata nuk pranojnë gjobat dhe kanë të drejtë në një farë mënyre, pasi u duket taksim i dyfishtë tani dhe para opinionit public. Askush nuk tregon kush janë emrat e atyre që ua dhuruan pronat, kush janë ata që i regjistruan, kush janë ata që u dhunuan prej tij, kush janë ata që e liruan, kush janë ata që kanë përfituar prej legjendave të tij. Nuk ka asnjë emër. Përveç diaresë së Berishës që spërkat gjithkënd për të varrosur të vërtetat, shoqëria shqiptare sot ka vetëm një hero të ditës, të cilit janë gati t’i veshin çdo meritë për histori kriminale, dhe asnjë viktimë publike të tij.

Kjo ëshët shenja e parë e një shoqërie të frikësuar dhe të dorëzuar.

Shenja e dytë janë intelektualët e tredhur e mediokër në krye të institucioneve, produkt i klimës së kleptokracisë. Së paku rektori në detyrë i Universitetit të Tiranës dhe kandidati për rektor, që prodhuan zhurmën rreth kërcënimit, akoma nuk kanë një deklaratë të qartë në mënyrën dëftore, ku të pranojnë se i ka kërcënuar “heroi” i ditës në Shqipëri. Në vitin 2016, standarti i rektorëve dhe kandidatëve për rektor në Shqipëri, është nën nivelin e drejtorëve të shkollave të natës në komunizëm, që u merrnin ndonjë prodhim bujqësor brigadierëve që donin deftesa dhe nuk e ngrinin kurrë zërin për punën që bënin.

Mjafton ky model drejtuesish universitetesh që heshtin dhe kanë frikë të përballen me atë që kanë prodhuar vet politikisht, për të kuptuar se as reforma në arsim dhe as një ligj për arsimin e lartë, nuk ka fuqinë të shkulë këtë mafie mediokriteti dhe banaliteti nga Universiteti publik.

Shenja e tretë e degradimit janë kapardisjet e vogla anonime të prokurorëve dhe policëve, që rrjedhin në shtyp histori trimërie të tipit si e kapën Shullazin, si u përballën me të, çfarë u tha tek shkallët, çfarë u tha kur hipi në makinë, sa herë foli rrugës, çfarë bëri kur hyri në qeli e broçkulla të tjera. Prokurorët nga ana e vet vdiqën të tregojnë se “e kishin në sy të pushkës, por ai i kishte në grykë të topit” dhe nuk vepronin dot. Në fakt ata thjesht kanë qenë duke mos bërë punën e tyre dhe duke lënë shesh veprimi, që një personazh të bëhet legjendë urbane dhe të diktojë jo vetëm me aktet e tij, por dhe me emrin e tij.

Shqipëria e vitit 2016 nuk ka më heronj realë, që mund të ishte ndonjë politikan që dëshiron të na afrojë me Evropën, ndonjë gjyqtar hero që do t’i japë fund pandëshkueshmërisë, ndonjë prokuror që t’i hedhë prangat ndonjë politikani të korruptuar apo vrasës, ndonjë gazetar që i ka shkuar në zemër ndonjë të vërtete të frikshme, ndonjë shkrimtar që po shenjtëron letrat shqipe në botë, ndonjë këngëtar që po i jep emër muzikës shqiptare, ndonjë sportist që po lartëson krenarinë tonë, por thjeshtë Emiljanua. Heroi ynë i ditës tregon kush jemi dhe çfarë ëndërrojmë të jemi. Të gjithë nga pak Emiljano të famshëm, dhe të gjithë nga pak prokurorë, “anonimë”, që të mos na dalë emri, as kur e kemi ndihmuar, as kur e kemi sulmuar. Një shoqëri e dorëzuar.

37 komente në “Heroi i ditës, i një shoqërie të dorëzuar”

  1. tetanozi says:

    Edhe ti bashke me ne Mero. ?

    1. Akrepi says:

      Tetanozi ne koke i ke rene
      Mero
      Emiljano e kishte nje dore ne kadaif dhe tjetren ne bakllava
      E perdornin te gjitha pushtetet per gogol dhe me vertete ishte i paparashikueshem
      Por faji ishte dhe eshte i politikes qe miklon ti
      atyre kerkojua llogarine
      Shume gjera i kane ngjitur, por asnje si kane provuar, turp i madh per zotin
      Rrezik edhe po ta kapnin me 1 tone kokaine, do thoshin se ishte paracetomol
      Ketu qe nga kryeja deri tek fundi jane te inkriminuar, ne bejme moralin kot
      Ne jemi popull i mbaruar, kemi dale nga hunda e Pelegut
      dhe Pelegu ishte nje nga niperit korrokoc te Noes me nam
      Rremujaxhi dhe i pabese sic jemi ne

    2. Hysni Dajaku says:

      Po ti Mero ku ke qene kete kohe??
      Ti si pjesa qe duhet te ndricosh shoqerine mos te jet e dorezuar, cfare ke bere ne keto vite pushteti???
      Vetem mburr Qeverrine,fshin komentet e atyre qe kritikojne qeverrine,u jep adresen e E-Mailit atyre qe duan ti shajne apo u poston ndonje faqe me femra lakuriq ne statusin e tyre ne facebook!!!.ndoqe nga forumi I gazetes tende me te shara te ndryra gjith ata qe te perkrahen edhe moralisht edhe financiarisht kur kerkoje ndihme.
      Shkruan shkrime kundra Ben Blushit dhe boton vetem komentet qe e shajne ate!!
      Po ja keshtu dorezohet shoqeria kur nuk ka goje te flasi,vend te shkruaj,keshtu dorezohet shoqeria eshqiperia, kur shtypi perdoret si flet-rrufe kundra atyre qe ke inat personal e jo kundra cdo lloj badakciu djathtas e majtas.
      Shqiptaret e dine qe kan nje klase politike te dhjere por fatkeqesia me e madhe eshte se nuk ka shtyp te lire.
      Zor se ka rast tjeter ne planet ku qeverria blen shtypin per ti mbushur mendjen popullit se qeverris mire.
      Kerko edhe nga vetja llogari mos iu pervesh “shoqerise”me kritika se je pjes e pales se pushtetit dhe jo shoqerise.
      Shqiperia aq njerez ka ,aq zera te paket intelektual ka se nuk eshte sa kina,kur sulmohen e luftohen struken ne strofkullen e tyre dhe nuk kan ndermend te perleshen me harbutin.

    3. Skypion says:

      Keto dite te gjithe po e permendin Shullazin.Edhe ata qe s’kane dashur ta permendin.Edhe Merua yne qe s’ia ka zene ndonjehere emrin ne goje,madje edhe Muc Nanua qe tha se nuk kishte degjuar per te!
      Te gjithe po flasin per Shullazin.Te gjithe…pervec Edi Rames dhe Sajmir Tahirit!
      Tek lexon shkrimin e Meros,te vjen per te qeshur me te madhe.Ai flet per police e prokurore te frikesuar,per nje shoqeri te frikesuar,qe nuk guxojne as t’ia permendin emrin Shullazit.Te vjen per te qeshur me te madhe,sepse,te gjithe,tek lexojne Meron pyesen:more mire keta policet dhe prokuroret na qenkan te frikesuar dhe tredhur,po Edi Rama dhe Sajmir Tahiri qe as e zene me goje Shullazin,c’jane??!!
      Dhe me te vertete pse nuk ia permendin emrin Shullazit,Edi Rama dhe Sajmir Tahiri?!
      Edi Rama dhe Sajmir Tahiri nuk ia permendin emrin Shullazit ,sepse ,ose kane frike prej tij,ose jane te lidhur me te,ose te dyja bashke.
      E verteta eshte opsioni i fundit,qe dmth se, edhe jane te frikesuar edhe jane te lidhur me te.
      Sot te gjithe,pervec Rames dhe Tahirit,po flasin per Shullazin.Po flasin edhe mediat e majta qe as kane folur ndonjehere per te,po flasin edhe analistet e majte qe as ia kane permendur ndonjehere emrin,po flet edhe Merua yne,qe natyrisht edhe ky per here te pare po shkruan emrin e tij keto dite ne editoriale.
      Te duket sikur Shullazi doli nga hici.Nga asgjeja.Dhe krejt pa pritur na u be i gjalle dhe i famshem!
      Ne vertete,emrin e Shullazit,nuk ka patur jave qe nuk e ka permendur ne Parlament nje njeri: Sali Berisha.
      Cdo seance parlamentare Sali Berisha fliste per bemat e Shullazit dhe lidhjet e tij me Sajmir Tahirin dhe Edi Ramen.Cdo te enjte.Cdo seance parlamentare.Pothuaj.
      Vini re!
      Perhere kur Sali Berisha fliste per bemat e Shullazit ne Parlament,Sajmir Tahiri zgjerdhihej,zgerdhihej e vetem zgerdhihej.Nenqeshte e perqeshte.
      Po ashtu edhe deputetet socialiste,burrat bubrreca dhe grate pisajka.Te gjithe zgerdhiheshin.Kurse sociopati Edi Rama ,braktiste sallen e Parlamentit,gjoja me neverine e atij qe nuk duron dot budallalleqe me legjenda urbane kriminelesh qe i sajon Saliu…
      Eshte e njejta situate,identike,si ajo e avioneve me droge qe venin e vinin e qe cdo dite i denonconte Sali Berisha e te gjithe keta qenefe-deputete,burrat bubrreca e grate pisajka,te gjithe keta plehra,qeshnin ,perqeshnin e zgerdhiheshin e thoshin qe ishin avione-mushkonja!
      Zgerdhiheshin edhe gazetaret dhe analistet e majte, zgerdhiheshin,qeshnin e perqeshnin mortjet ne studiot televizive.
      E pas tyre zgerdhihej e gjithe kopeja mavi e deleve trushkulura blogjeve dhe forumeve.
      …Deri sa u ra mbi koke avioni i mbushur me droge,dhe ua ngriu buzeqeshjen ne buze,Ua dhjeu fytyrat me mmut!
      Eshte e njejta situate,pra,edhe me Shullazin.Pike per pike.Deri sa bema e tij e fundit,qe nuk mund te mbahej e fshehur,ua ngriu zgerdheshjen e tyre te peshtire ne fytyrat me mmut.
      Shikojini tani,te gjithe keta,sesi kane ngelur.Si te dhjere.Imagjinoni fytyra qe kane ngecur mes zgerdhjeshjes dhe mllefit.
      Zgerdheshja qe e kane patur per kaq e kaq kohe kur denonconte Berisha,dhe mllefi i tanishem qe fjalet e Berishes dolen te gjitha te verteta.
      Por ka akoma.Pak nga pak po zbulohen dhe FAKTOHEN edhe lidhjet e Shullazit me politiken,me sakte me pushtetin,me sakte me sakte me Saje Qorrin dhe kryebanditin Rama.Do te kete te reja befasuese.
      Do te zbulohet edhe arsyeja e vertete se pse Shullazi kercenoi Rektorin dhe kandidatin per rektor.Ka te beje me milionat qe do te kete ne administrim rektori i ardhshem,sidomos me kompleksin e kampusit universitar,me pallatet shumekateshe etj etj.Shume para luhet ketu.Padyshim qe socialisteve u intereson qe te kene njeriun e tyre ne Universitet qe te kontrollojne keto para.Me shume se kujtdo tjeter i intereson Rames.Prandaj kerkon te veje femren e tij ne krye te universitetit.
      Megjithate,edhe njehere po e perseris pyetjen,se pse,kur te gjithe po flasin per Shullazin,vetem Edi Rama dhe Sajmir Tahiri nuk guxojne t’ia permendin emrin?!
      He more ti trushkulur socialist,pse?!

      1. Grigor says:

        O Birishe, ti je mo? Apo je i biri?
        Nuk jam socialist, por ti qe icquan socialistet trushkulur, demek ti e ke trurin?
        Ah trurin tend t’a kane marre qe kur ke lindur.
        Qe Rama apo Tahiri mund te kene lidhje me Shullazin, kjo edhe mund te jete e vertete, sepse nuk e njoh dhe nuk mund te ve doren ne zjarr kur nuk e di.
        Por, ku ishte ky Shullazi gjate kohes se Berishes nga viti 2005 deri me 2013? A ka patur aktivitet kriminal Shullazi per 8 vjet? Apo ka qene djale I mire? Apo ka qene jashte shtetit dhe e pruri Rama ne Shqiperi?
        Sikur u tha qe ky ka bere fushate per Bashen andej nga 2008-a apo 2009-a nuk e di. Domethene qe ne Shqiperi ka qene. Doemos pa pune ka qene se nuk besoj te kete punuar tornitor apo hidraulik diku.
        Pra gjoba ka vene.
        Si ka mundesi qe Berisha filloi te gerthiste per Shullazin vetem mbas vitit 2013? Ne qofte se e donte me pare, pse nuk e arrestoi policia e Berishes atehere?
        Skypion a kush dreqin je. Kerkon te manipuloje opinionin me kush flet e kush nuk flet per Shullazin.
        Degjo ketu mor debil. Kur kryeministri I nje vendi del e flet per nje rronxhobonxho si Shullazi ne parlament, atehere ate vend e ka marre muti, sic te ka marre ty. Edhe ti hedh shashka si Berisha, por shashkat e Berishes nuk e ndaluan popullin ta nxirrte ne pension si nje plak pervers qe pergjon vartesit t’i kape ne gabime dhe t’i kete ne dore, apo i frikeson me zhdukje. Ty si ta ka bere? Te ka kapur pa breke diku, apo te ka frikesuar?
        Rama apo kushdo qe eshte ne qeveri me te, do gjykohet per veprimet apo mosveprimet e tij. Dita e gjykimit po vjen dhe populli me voten e tij mund t’i thote Rames edhe “ik pirdhe se nuk dole gje”. Por ti ama, ti ama me ate Birishen tend dhe tere dhjaksit mbrapa tij, harrojeni. Harrojeni se ky popull mund te mashtrohet dy here.
        Edhe qenit kane per t’ja dhene voten por Berishes jo.
        Pra ti ndyresire mesjetare qe kerkon te helmosh me ate kafshimin tend tinzar, iku koha e Enverit dhe Saliut kur populli genjehej me gogla dhe fjale te bukura nga udheheqesi I madh i partise.
        Saliu e hengre. Edhe Rama mbas qafe mund t’a kete. Por ti ama? Ti je histori.

    4. Djemte e Lule Lakres says:

      DINI GJE QEVERIA E SHULLAZIT KA PERFAQESI DIPLOMATIKE NEPER BOTE?

    5. Grigor says:

      Paske marre fund me duket. Mero Baze nuk eshte fshehur prapa tastieres si ty. E shumta qe mund te thone per Meron eshte se dikur ka qene vete me Saliun. Ne fakt, ti Tetanoz akoma je keshtu qe nuk ke goje te flasesh.
      Por fakti qe Mero Baze dhe Izet Haxhia kane qene dikur me Saliun nuk ja heq aspak vertetesine atyre qe thone.
      Bomben I vune poshte makines Mero por nuk dhjeu gjak si disa te tjere.
      Ky artikull eshte edhe per Ramen qe mund te ishte bere hero tani, eshte edhe per Ministrin e brendshem, kryeprokurorin, kryegjyqtaret e Kasacionit dhe te Apelit, edhe per ty, edhe per mua, edhe per te tere ata qe nuk jua mban bytha te dalin dhe te luftojne krimin.
      Njoh dy vellezerit ne nje qytet te Shqiperise, njeri avokat dhe tjetri biznesmenesh, qe u perballen me krimin sepse nje kapobande ju vuri gjobe disa miljone leke. Hajde ti maresh tek shtepia – i thane vellezerit.
      Por kur vajti ky kapua te marre leket, ata dy vellezerit e rrafshuan me automatik ne oborrin e tyre. Po policia? Policia ju tha – tani ikni fshihuni se ne nuk ju mbrojme dot.
      Ja per kete e ka fjalen Mero Baze. Qe sot trimat jane vetem mbrapa tastieres.

  2. bonbon says:

    Faleminderit Mero. Kur nje komb lejon qe kryetar parlamenti dhe aleat kryesor ne qeverisje eshte nje person i kapur me figure e me ze duke vjedhur popullin e vet fukara atehere ky popull nuk meriton asgje me teper se Shullazet dhe padronet e tij Berishe,Bashe,Mete. Rama eshte ne krye te qeverise shqiptare thjesht per figure. Sukseset e tij ne berjen e shtetit ligjor jane zero.

  3. Para Laci says:

    O Mero, e gjitha ajo qe ke shkruar pershkruhet nga nje fjale e vetme… “Frike”.

    Eshte nje shoqeri e frikesuar – deri ne palce.

    1. Qeni eger says:

      Kerkova te kontaktoje ate budallin e korese se veriut qe e hodhi xhaxhain ta hane derrat te vinte pak kohe ne xhunglen shqipetare per te ven rend dhe rregull por me tha qe sja del dot as ai se tha s’jane njerzit eshte toka.

    2. cuf Dabjoni says:

      KE TE DDREJTE FRIKA, POR FRIKA PERPARA GANGSTEREVE TE PA MESHIRSHEM QE MBROHEN sot NGA Rama e Saje Qorri.
      Prandaj mos I kritiko ata qe heshten per vetembrojtje, dhe e shumta shkuan te LU-ani I Rruges Elbasanit.
      Mos imito ate sportisten me italishte qe e vuri PS per rektore dhe per te u perdor nje pleh si Shullazi qe sot bejne sikur nuk e njohin e dje I shkonin koke ulur kur I theriste ne shtepi.

      1. Para Laci says:

        Cuf, nuk po kritikoj ata qe heshtin sepse po te mos heshtin oer se gjalli, ata do heshtin per se vdekuri. Une thjesht po them se njerzit I ka paralizuar frika. Nuk thone as me shum e as me pak po aq sa mos te kene telashe me njeri. Degjo per ato qe nuk thuhen, dhe jo per ato qe thuhen – Nuk ka transparence. Kto qe thuhen jane vetem cepi I iceberg-ut.

  4. Daniel says:

    Te gjitha iformacionet qe ka Berisha e pretendon se ja degon qytetari digital , jane te dhenat e SHIKUT, e ky fakt tregon se SHIKU ende punon per Salen. Se si spjegohet qe te gjitha ato fakte qe ka prokuroria per Shullazin i paraprine Berisha.

  5. Shpendi says:

    E goditur
    Nuk i heq presjen

  6. A. K. says:

    e sakte, por si gjithmone, vetem konstatime, dhe jo rruge-zgjidhje! per fat te keq! dhe keshtu keneta vazhdon te qelbet perdite e me shume!

  7. Gazetare says:

    Sipas teje Mero, fajtoret jane: 1. Mynyr Koni dhe Dhori Kule. 2. Prokuroria qe ngriti 6 akuza per Emiljano Shullazin. Ah, dhe shoqeria frikacake. Fajtore te tjere nuk ka e? :-)))

    1. Majmuni says:

      Po zoti Mero kemi frike sh frike se nuk na mbron askush nje shembull te thjeshte kush nuk paguan energjine elektrike e fusim ne burg ndersa ai qe ben si personi i artikullit tend bredh me 20 te tjere mbrapa ne tirane pa problem prandaj kemi frike zoti Mero shume frike.

  8. Albi_I says:

    O Mero, heroi duhet te ishte ai me pushtetin per tu perballur me keto probleme. Duhet te ishte pra ai qe nuk mbaron se thene 1 milion vota sa here i kerkojne llogari, e jo te ishin dy profesore qe ne jeten e tyre nuk jane stervit per lujt luftash neper rruget e Tiranes.

  9. miri shkodra says:

    “Emilianua”. Vetem ne verioret duhet te shkruajm ne standard, Mero.

    1. Para Laci says:

      hahaha, edhe une mendova te njejten gje. Mos bej cfar ben Merua, po bej cfare thot Merua! Merua as shkrimin e vet nuk e kontrollon para se ta botoje, vetem shiko sa gabime ka shkrimi qe ka ba.

  10. england says:

    Ky Shullazi do ishte nje nga ata qe permend ti Mero nese do kishte mbaruar shkollen e mesme!Pra do ishte sot ose prokuror,ose rektor,se deputet eshte beri dhe Muli.Prandaj dhe ai zgjodhi te ja marre parate atyre biznesmeneve me presion dhe gjoba,dhe jo si ja merrte Saliu me pushtet.
    Shullazi aq ka ne dore dhe aq ben,po te kishte pushtet si banditet e plakushit ish-kryeminister,do bente me shume se cpo bente.Shoqeria shqiptare jo vetem se fle gjume dhe eshte bere indiferente per cfare ndodh rreth saj,por kthejne koken nga ana tjeter per cfaredo ngjarje,thjesht larg bythes time mendon cdokush.

  11. rrnoft mafja says:

    nuk esht shoqni e dorzume
    esht shoqni e lulzume.
    lulzo mafja!!!
    s dun ligj shqiptart
    dun mafje,qysh prej kreu der ne bisht

  12. antiheroi says:

    Ne c’kuptin e perdor fjalen hero, o Mero se s’po merret vesh. Askund s’e kam pare te permendet nje fjale e tille per personin ne fjale. Po e perdor tinezisht me duket…

  13. unbelievable says:

    Shullazi eshte Joaquín “El Chapo” Guzmán Loera i Shqiperise. Ai ka shume nen vete .

  14. LORA says:

    Shullazi eshte qyrku-alibi e zullumqareve te cdo niveli,,,deri tek kulet dhe konet.Kane gjet Shullazin per te varur hejbet e krimeve dhe kuserimeve te tyre,nepermjet instrumenteve te shtetit
    C’pune ka shullazi dhe ne me heroin????

  15. NjeQytetarOptimist says:

    Shoqeria shqipetare u dorezua ne daten 21 Janar Mero. Mbas vrasjes te 4 viktimave te vrare LIVE nga shteti (Garda e Republikes), shoqeria pesoj nje shok. Te cojne per lesh thone dhe s’mban shteti pergjegjesi. Shteti I tyre, taksat e tyre, ata qe duhet ti perfaqesonin, mbronin interesat dhe jeten, I VRAU MERO. Mire ja ndodhi Gerdeci aksidentalisht, po 21 Janari qe ndodhi ME URDHRA..?!?! 21 Janari ka futur friken e qytetareve qe askush nuk duhet te flase, ndjehet, denoncoj se vet SHTETI TE VRET.. KLD duhet shperbere, Gjyqesori duhet shperbere, Prokuroria duhet shperbere, Presidenti duhet hequr, KLSH duhet shkrire si intitucjon… Keto qe permenda jane institucjone SHTETERORE qe kane ngecur ne panikun e se shkuares dhe jane tkurrurr dhe jane te pafuqishme.. Ngrihet shoqeria civile per nje park te Liqeni ?!?! Po lirimi I Ardian Fullanit ku u vodhen miljona leke ku ishte shoqeria ?!?! Ai del fotografi ne plazh e ne drekera me familjen kurse varesit e tyre jane ne burg.. Ai tjetri kandidat per Deputet vrau Komisarin e Policise u lirua, dhe tani eshte arratisur.. P’se eshte arratisur ai kur doli I pafajshem dhe s’paska bere asgje ?!?! Po te ishte qytetar I ndergjegjshem do rrinte dhe s’do thyente ligjin.. P’se iku ?!?! Vetem me keto vendime Mero shteti e ka perdhunuar shoqerine civile dhe kur shteti eshte I tkurrurr sepse nuk ka fuqi EKZEKUTIVI (se e ka dikush tjeter shkopin ne dore) rri dhe mjel pagesen e rradhes dhe le ne “status quo” situaten.. Shullazi doli trim nga Prokuroria, sepse prokuroria te fut ne burg, policia te paraburgon dhe kaq. Dhe paraburgimi eshte me ceshtje oresh.. Duan investigim nga policia ?!?! Policia nuk investigon por vrojton.. Polica aq e ka fuqine ligjore.. Dhe dalin Shullazrat e te tjere.. Turp ti vije ketyre I thencin Dekaneve qe kercenohen dhe fshihen prapa perdeve te penxhereve.. Nuk u be shoqeria e dorezuar nga vetvetja, por nga SHTETI.. Sali Berisha e ka shkaterruar ate vend jo vetem e vetem ekonomikisht, por me e renda, MORALISHT…

  16. merr bazae says:

    Kommentet me te sakta se shkrimi meros..
    bravo cuna!!
    Sidomos ky i korese

  17. Petro says:

    Histori e perseritur.Ka pasur te tille heronje edhe shume me pare.Arriten edhe me larte se Shullazi.Koka i perfundoi ne nje kryeqytet te madh perandorie dhe trupi ne nje qytet provincal ballkanik.Populli i thuri kenge.Me e bukura qe kete e kendon neper dasma.E adhuron o miq.Nje ish sigurims, hero i demokracise e glorifikoi edhe me nje roman madheshtor.Kur do te mesojme te adhurojme vlera ne?Kjo eshte pyetja.Autopsia e Meros eshte e sakte po do vazhduar me guxim.E ka treguar se guximi nuk i mungon.

  18. Kresteci says:

    Por mos harrojme, kjo shoqeria jone false po pranon te genjeje veten se do behemi nje dite normale kur pranon qe Parlamenti yne te drejtohet nga Ilir Meta. Ky eshte nje SuperShullaz, prej vitesh nje hajdut ordiner i veshur se fundmi me petkun e politikanit te qete e te suksesshem….!! Saliu dhe Iliri jane emblemat e Shullazizimit te shoqerise sone

  19. astrit says:

    Emeruesi i perbashket i gjithe kesaj historie eshte ajo qe e dine te gjithe shqiptaret. Drejtesia e tredhur nga prokurore e gjykates te kapur.

  20. @ says:

    Me ne fund edhe Mero po na thote hapur se ky vend eshte i pa shprese…
    Sidoqofte, Mero qendron shume me lart se ne te tjeret, “anonime qe gjuajne pas gardhit”.
    Une shpresoj tek Mero dhe te gjithe shqiptaret, kudo qe ndodhen dhe qe duan nje shtet me ligje,
    te kerkojne nga Europa dhe Amerika vendosjen e Drejtesise dhe Rendit ne Shqiperi,
    por jo me shqiptare ………….
    Perndryshe, shqiptaret jane te destinuar te zhduken si popull edhe si komb.

  21. asd says:

    Ka vetem nje aresye pse ndodh keshtu ne Shqiperi. Populli shqiptar nuk ka patur ( ne shekuj ) karakteristiken e luftes “balle per balle”, por vetem te “vrasjes pas shpine”. Po ta mendosh holle, vetem kjo llogjike shpjegon ne menyre teorike te gjithe veprimtarine e pasuksesshme te shqiptareve.

  22. Pavlina says:

    Mero nje shkrim shume i vertete per fat te keq. Kjo shoqeri eshte dorezuar ndaj krimit dhe korrupsionit.
    Qe ne vitin 1991 Shqiperia i eshte dhene mafies nderkombetare.

  23. Artur says:

    Ju lumte palla malokeve, me ne krye kapobanden e Shqiperise, Salgit Lirizenin!
    U bo nje jave qe televizionet dhe portalet trecerekun e kohes,titujve dhe faqeve te lajmeve i kane vetem per Shullazin dhe per lidhjet e tij te supozume me Ramen dhe Tahirin.
    As qe flitet ndonjehere per banditet e bandes se kryebanditit, vrases e kriminele te lindur, asnje fjale. Ata qe kishin leje te vrisnin e prisnin sepse vidhnin vota per Salen.
    Te gjithe te lire, me dhjetra vrasje e gjobvenie mbi kurriz, asnje nuk flet per ta, as emrin nuk guxon kush tua permende.
    Prokuroria e futi brenda Shullazin por bandat e kuksianeve dhe tropojaneve jane te gjithe te lire, njeri nga kapobandat u lirua nga prokuroria vetem para pak ditesh. Prokuroria ja dhjeu di mos me keq Tahirit me ate rast.
    Keshtu do shkoje kjo histori kur ata qe jane ne krye te vendit, me Rame e Tahir, nuk kane bythe per ate pune! Bythepambuke, mire ka pas thene nje burre i forte e i mencem qemoti!

  24. oldman says:

    Lexova komentin e Skypion-it dhe kuptova qe ai vazhdon pune tek borderoja e Berishes.
    Kishte ca kohe me pushime dhe mendoja se mund te kishte kaluar ne krahun tjeter,
    sepse mercenaret profesioniste ndjekin zakonisht ofertat me te mire ne treg…
    Si puna e LSI-se qe ruan balancen e peshores te mafies qe gjithmone ka pushtetin,
    dhe qe pa u lodhur vjedhin, tallin dhe mashtrojne popullin “trim dhe liridashes” shqiptar.

  25. "Horri i Bulevardit" says:

    Shqiperia nje Cub ka patur, “cubat” e rastit, i conte ne hapsone dhe kur dilnin, cuditerisht zerin e kishin te holluar, domethon, troc i kthente ne zonja.
    Nuk eshte as Shullazi dhe as shullazet e keqja e ketij vendi, ata vetem sa perfituan nga situata e kaosit salehjan dhe vepruan.
    Kur te shkaterrohet familja berisha, atehere do te kemi rikthim te ligjit, derisa salehu bilbilon cdo ore te dites, mos kerkoni tja vishni Shullazit, krimin dhe vjedhjet e kercenimet.
    Ambasadori Lu, qe perfaqeson presidentin amerikan ne Shqiperi, ka bere nje gabim trashanik diplomatik, qe permendi Shullazin. Ose ndoshta edhe Lu-ja, ka frike salehun? Dhe merret me Shullazin.

  26. orienti says:

    ..eshte nje nga shkrimet me te goditura ,analize e sakte ..kush eshte pjelle e krimit,krimin do te leje trashegimi.Momenti eshte ne disfafor te klases politike ,nga te dy krahet..,asnjera pale te mos mburret…jane si vellezerit siameze ,qe mbollen vetem deshtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje