Përdorimi i Shullazit, në zgjedhjet në Universitet

17 Prill 2016, 19:03Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Prokuroria ka kërkuar mbajtjen në burg të Emiljano Shullazit, pasi policia e ndaloi atë për ta pyetur rreth kërcënimeve të mundshme ndaj kandidatit për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, dhe rektorit aktual Dhori Kule. Zgjerimi i hetimeve për të dhe ngritja e akuzave për gjobvënie, ka ardhur pas denoncimit të një biznesmeni, i cili është përballur me Shullazin. Tani dosja e re e tij do të jetë në dorë të gjykatës, por pyetja që mbetet pezull është, a po hetohet për ngjarjen në Universitet?

Përgjigjia e kësaj pyetjeje ka shumë rëndësi, pasi ka të bëjë jo vetëm me faktin se si ky person ka përdorur pushtetin e frikës ndaj biznesit, por dhe se si shoqëria dhe sidomos intelektualët, në vend që të jenë promotorë të vrasjes së kësaj frike, po kthehen në përdorues të saj, për interesa të vogla.

Gjëja që më gëzoi më shumë në lajmet që po dalin rreth hetimit të tij, ishte fakti që një biznesmen nuk kishte pranuar gjobën e tij dhe e kishte denoncuar në organet e drejtësisë. Gjesti i tij funksionoi dhe drejtësia ka avancuar ngadalë drejt arrestimit të tij.

Tani që të kthehemi tek çështja e zgjedhjeve në Universitet dhe përmendja e emrit të Shullazit prej Berishës. E përsëris dhe këmbëngul, se hetimi i kësaj çështjeje, është shumë më jetike për shoqërinë shqiptare, se precedentët penalë të tij. Është e rëndësishme, pasi ky detaj vë në provë aftësinë e njerëzve të botës akademike në Shqipëri, për t’u përballur me problemet serioze të shoqërisë shqiptare.

Kanë kaluar 24 orë dhe Dhori Kule si rektor dhe Mynyr Koni si kandidat për rektor, ende nuk kanë bërë asnjë deklaratë që të pranojnë këtë fakt, për të cilin duket se kanë autorizuar politikisht Berishën.

Kjo tani që Shullazi është në burg, është një turp për ta. Turp ishte dhe dje, turp është të viktimizohesh në heshtje me shpresë se kështu edhe mund të zgjidhesh edhe me Shullazin nuk prishesh, por më turp është që pasi shteti ka vepruar në anën tënde, pasi policia ka shoqëruar të denoncuarin nga një i tretë, me heshtjen e tyre, dy personalitete formale, njëri rektor dhe tjetri kandidat për rektor, praktikisht janë në anën e Shullazit.

Prokuroria nga ana e vet ende nuk ka një përfundim për këtë zhvillim dhe ka përdorur ndalimin, për të parashtruar hetimet e saj në muajt e mëparshëm.

Në këto kushte, hetimi i kësaj ngjarjeje, duhet të bëhet urgjent, pasi jo vetëm që është një rast për të ndalur keqpërdorimin e të fortëve të rrugës, nga “të fortët” e universiteteve, por është dhe një keqpërdrim i politikës për të bërë fushata viktimizuese, në vend të fushatave intelektuale që duhet të bëjnë kandidatët në Universitete.

Mynyr Koni dhe Dhori Kule duhet të bëjnë dëshmi në prokurori, por dhe publikisht, ku të deklarojnë të vërtetën e asaj që ndodhi. Nëse ata vërtet i ka kërcënuar Shullazi për t’u tërhequr nga gara, apo meqë ata bënë disa veprime esktremisht të turpshme, siç ishte kyçja e derës së Fakultetit të Shkencave të Natyrës për kandidaten rivale, menduan ta mbulojnë skandalin duke marrë hua nga Berisha, Shullazin.

Kjo ka shumë rëndësi jo për fatin e Shullazit, se ai e ka plot dosjen dhe nuk i hyn në punë fare ky detaji i Universitetit, por ky i duhet shoqërisë. Nëse në krye të Universitetit përfundojnë njerëz që nuk kanë as kurajon qytetare të denoncojnë një krim, por fshihen dhe e kapitalizojnë atë politikisht, kjo është një arsye jo vetëm për të mos i pasur në krye të Universitetit, por për të mos pasur fare Univeristet, nëse ka një standart të tillë në krye të tij. Ndaj pavarësisht se si do shkojë dosja Shullazi dhe problemet e tij me drejtësinë shqiptare, ngjarja e Universitetit duhet hetuar me shpejtësi jo për të rënduar apo pastruar Shullazin, por për të pastruar Universitetin dhe dinjitetin e atyre që do ta drejtojnë.

Është e qartë se Shullazi është përdorur në zgjedhje në Universitet. Nëse është përdorur si kërcënues dhe të kërcënuarit nuk kanë as këllqe t’i thonë emrin, ata nuk meritojnë të drejtojnë Universitetin. Bota universitare, mes të tjerash ka nevojë për intelektualë që marrin përgjegjësi të mëdha në shoqëri, dhe vendime që ndryshojnë historinë. Në këtë pikë janë shumë larg edhe një biznesmeni anonim, që ka pasur guximin të përballet me Shullazin dhe t’i drejtohet organeve të drejtësisë. Nëse pastaj e gjitha është sajim dhe ata po e përdorin për viktimizim, është dhe më keq. Por do të ishte mirë që këtë ta sqaronte prokuroria sa më shpejt dhe zgjedhjet në Univeristet, të mos kryeheshin pa u sqaruar ky detaj. Që të paktën ta dimë çfarë nderi u ka bërë Shullazi atyre që do zgjidhen dhe atyre qe do humbasin. I kishte miq, apo armiq!

21 komente në “Përdorimi i Shullazit, në zgjedhjet në Universitet”

  1. Fran says:

    Mero mos u lodh te gjesh trima mes marifetexhinjve te Universitetit. Dhori Kule skuth, dhe e do ate Mynyrin per ta pas vegel- Ti i dikerke inteltkual. Mos na trash tani

    1. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


      Një brengë e kam
      Më vjen të bërtas
      Vitet shkojnë përpara
      Shqipot bëjnë pas.

      Nga një anë Mili
      Nga tjetra ësht’ Kule
      Mbeti Shqipëria
      Baçe (Mut) me lule.

      Nga një anë Lilo
      Nga tjetra është Edi
      Loni pe Betoni
      Peti pe Vërteti.

      Nga një anë Vaso
      Vetë Vasil Bollano
      Po si do mungonte
      Dhe sarhoshi Nano.

      Por, më mut se muti
      Me fytyrë hardhuce
      Është Sali mutmuti
      Ngjitur pas këpuce!

      ?
      ?
      ?

    2. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


      Një brengë e kam
      Më vjen të bërtas
      Vitet ikin para
      Shqipot bëjnë pas.

      Nga një anë Mili
      Nga tjetra ësht’ Kule
      Mbeti Shqipëria
      Baçe (Mut) me lule.

      Nga një anë Lilo
      Nga tjetra është Edi
      Loni pe Betoni
      Peti pe Vërteti.

      Nga një anë Vaso
      Vetë Vasil Bollano
      Po si do mungonte
      Dhe sarhoshi Nano.

      Por, më mut se muti
      Me fytyrë hardhuce
      Është Sali mutmuti
      Ngjitur pas këpuce!

      ?
      ?
      ?

  2. Muli says:

    Ajo qe thote Mero eshte e drejt. Shullazi eshte perzier dhe keta skuthat thone ta kemi mire dhe me te. Piak ku cojme femijet thuaj

  3. Agim says:

    Eshte t thjeshte cka ndodhur. Dhori dhe Menyri zune deren e fakultetit te ndalonin Dibren. Ajo do kete cu ndonej te fort aty ta thyej. keta i kane cu llaf Doktorit dil e na mbro se na mbyti Shullazi. Tani heshtin si skutha

  4. Daliu says:

    Mero,
    Zgjedhjet ne Universitet i ka shitur Nikolla, dhe PS nuk ka bythe qe te perballet para Lilos.
    Nikolla hartoi ligjin ne favor te Kules, Kule kryemafiozi i bankes, i bordeve dhe shkaterrues i Universitetit,
    Kule me Nikollen hartuan nje rregullor ne favor te te zgjedhurve te pashpallur, per ruajtjen e pislleqeve qe kane bere me financat e Universitetit.
    Akademiket e Saliut nuk jane azgje me shume se sa mesues te denje per ciklin 9-vjecar, sepse i dashur Mero, politika ne atdheun tone te dashur prodhon akademike pa spaleta, pa produkt shkencor, shites te Doktoraturave, bleres te te cilave jane me se shumti politikanet e te dy kraheve. Ky eshte universiteti yne dhe ky eshte parlamenti yne, FATKEQESIA JONE.
    A jane hetuar hajnite e Kules dhe cdo drejtuesi te Universiteteve tona deri me sot?
    Keshtu qe as ka patur dhe as ka per te patur Universitet real ne Shqiperi, vec e me keq po shkon, sepse reforma duhej bere se pari ne Universitet, per gjithshka, per titujt e shitur nga keta drejtues, per vjedhiet ne universitet, per doktoraturat qe Kulet me shoke ja falen Universiteteve private basheke me Nikollen?

    Kush ta beje, keshtu qe le te shkaterrohet edhe Universiteti, le te komondajne , rrugacet dhe rrugacet me kullaro?

    1. majlinda says:

      Po ky dhori kule nuk u merzit se beri dekanin apoi rektorin, nuk u plak ky miush 1,30 m burre, qe ka bere tere ato pislliqe e marifete per ta mbajtur ate vend, ? e ka mik saliun sepse i ka mbajtur anen, ka miq femijet e saliutm vajzen qe jep mesim ne juridik apo dhenderushin e tij, prandaj dhe sale del dhe shpif, sic doli per vrasjen e azem hajdarit, qe pa e pare kush u qellua, tha e e vrane azemin ( ndjeste paste ), ky dhori kule so qeruar te dale ne pensoinm se as per pedagog nuk eshte,

  5. Baba says:

    Po mire nje pyetje kshu kot ? Nese Shullazi nuk donte qe te te behej Koni rektor, atehere ke kish per qellim te behej ? Nese ishte Dibra atehere situata behet disi dramatike. Apo vetem mua me duket kshu ?

  6. naku says:

    Eshte loje e piste kjo e Kule e Mynyrit me Salin. E ka bere apo jo kercenimin keta kan treguar se samaskarenje jane.

  7. ermal says:

    SHULLAZI ESHTE PROBLEMI ME I MADHE SE KISHTE TERRORIZU BIZNESIN ME GJOBA PA FUND KA GRABIT TOKA DHE PRONA SI VOLLGA ME DHUNE DHE VANGJUSH DAKOS PO ME IMUNITET NGA TAHIRI

  8. Pedagogu i shkrete says:

    O Mero!
    Qenke trembe ti nga arrestimi me duket…
    1.Po vertet e ke ti qe paskan genjyer dy profesore?Dhe kush?Kandidati per Rektor dhe qe eshte nder profesoret me popullore dhe qe ka te sigurt nje fitore 70%.
    2.Po vertet e ke ti se ky i forti do kercenonte nje kandidat humbes?
    3.Po vertet e paske qe thua se qenka mbylle dera e fakultetit te shkencave te natyres?Ore vec ti sduhet te biesh pre e manipulimeve sepse je i mencur o Mero.
    4.Po vertet dhe ti u marrke me gjurmen dhe jo me ujkun…pse skerkon te distancohet kjo kandidatja tjeter (turpbti vije se eshte profesore) sepse kercenimi conte uje ne mullirin e saj (apo kesulkuqja feston per virgjerine qe i fali ujku) …por kerkon deklarata nga viktimat… ata qe ujku donte te hante.
    Dhe e fundit!
    Ti ke te drejte se nuk perjetove dot te enjten,te premten,dhe te shtunen…Terrorin dhe tmerrin qe perjetohet kur para te del ujku … kur te kercenohet familja ja ben mutin cdo trimerie e cilesdo shkence.Shiko se keta qe vene gjoba do dalin te pafajshem neser prape sepse dihet kjo pune me drejtesine shqiptare dhe keta dy profesore e shume syresh si keta te dy jane aq te brishte sa kam frike se gjithe jeten do jetojne me hijen e atyre casteve kur jane fut me dhune ne makina e kur ne darke kane fjet me frike per femijet e familjen e tyre.
    Mero bej dicka sepse ti ke ne dore…neser radha mund te me vij dhe mua ose ku i dihet…edhe ty…sepse ujku num e zgjedh prene e tij por ha qesim.

  9. astrit says:

    Mero si gjithmone i sakte. Nuk dua ta perjashtoj perzjerjen e Shullazit ne zgjedhjet e universitetit, por deri tani prokuroria nuk ka deklaruar se personi ne fjale eshte arrestuar per kete aresye. Po te ishte keshtu, atehere mbas Shullazit, prokuroria do te merrte ne pyetje edhe Konin apo Kulen dhe mbi te gjitha Berishen, i cili fle gjithe naten me fantazmen e Shullazit ne koke.

  10. Zana says:

    Nuk e di si do ti kujtojme ditet qe kaluan si ditet e Shullazit apo si te kandidatit per rektor. Une kam mendim qe duhet ti kujtojme edhe si ditet kur publikisht nje ish kryeminister kercenon me jete nje kryeminister. Mendoj se sjellja “ne stilin Shullazi” eshte me e rende ne kete fakt. Shullazi si person nese e meriton le te denohet. Mynyri si rektor nese e meriton le te zgjidhet. E frikshme eshte se si mund te kercenosh me jete publikisht kryeministrin dhe mos te ndodhe gje. Edhe nje gje nuk kuptoj, pse edhe politikisht njerezit nuk ankohen te Basha por ankohen te Berisha. Kush eshte kryetar ne kete parti.

  11. Nje shqiptar says:

    Mjer ai popull qe pranon te bashkejetoje me Shullazet, me bandat e tyre dhe me ata, qe me heshtjen e tyre, bashkohen me keto banda.
    Te lumte pena or Mero qe i demaskon keta bisha.

  12. Sit back and relaks says:

    Questa e ‘na COSA NOSTRA do thoshte dikush ne kete rast. Me sa duket kule pa culo dhe ai qetri e kane kuptuar qe heshtja eshe flori ne kete rast.

  13. adi says:

    o shoku po ti ja ke permend ndonjehere emrin qe del e shet moral te piset.
    apo varja Ti we kupton shume mire qe kurkkush nuk rrezikon familjen per nje pune qe duhet ta kishte bere shteti me kohe
    Ka edhe moral para perfitimeve qe kerkon o zoti Baze

  14. Ardiani says:

    Po shullazit nuk i intereson se kush zgjidhet rektor por meqense ai merret me gjobvenje (nje profession i vjeter,) dikush nga keto te partise do ti kete thene shko e maps pak at kulon te terhiqet nga gara.

  15. rrumpalla says:

    ç’eshte kjo gjeme, Mero, Shullazi qenka pe verteti !!!

  16. sopiqoti says:

    E gjithe kjo zallamahi eshte rezultat i veprimtarise mafioze te Dhori Kules.Pretenduesi Mynyr Koni eshte krahu i djatte,eshte manikini i Dhori Kules dhe prandaj KY ben cdo perpjekje per te vene ne krye te Universitetit mashen e tij qe e ka emrin Mynyr Koni se pse eshte me te vertete “..k o n e “.

  17. zyber says:

    Ti more Ymer, si njeri qe alergjine me te madhe e ke pasur nga librat e shkolles, megjithese ne fakt ke nje diplome nga nje prej fakulteteve me serioze te Shqiperise (dhe besoj se edhe pse i pafytyre kete nuk do ta mohosh), besoj se ke degjuar ndonjehere qe profesori eshte njeri me mish dhe me gjak.

    Madje per shkak te natyrese qe ka puna e tij, ai shmanget me rigorozitet te madh cdo lloj konflikti. Profesori nuk eshte rrugac, madje refuzon edhe te degjoje biseda rreth tyre.

    Eshte veret gjybah qe krahas shume problemeve qe ka ky vend, te lihet e drejta ty dhe disa te tjereve si ty qe te hidhni vrerin tuaj. Nuk e ke heren e pare, thjesht ke nderruar padronin…….ne vitin 2000 na tregoje histori te ngjaashme per aktualin dhe mbroje “armikun tend te sotem” dhe mesa duket keshtu ke vendosur ta ngrysesh jeten. Si duket per njeriun (a vlen kjo per ty ?!!!), qenka e veshtire te ndryshoj.

    E vetmja gje per te cilen kete radhe jam i bindur qe je i sigurt eshte qe e di shume mire qe nga asnje profesor, cilido qofte nuk ka per te hyre asnje gjemb ne kembe…..e veshtire per ty per ta kuptuar, madje e pamundur, por ja qe kjo eshte e verteta.

    Une nuk e di aa ka ndonje lidhje prof. Dibra me kete histori gjirizesh (shume ndjese, por edhe kjo me dukeet shume e zbutur), por cdo minute qe kalon pa reaguar e veshtireson situaten e saj. Nuk mund te kete asnje justifikim mbyllja e dyerve te FSHN (e marr si plotesisht te vertete) per te heshtur, duke qene se edhe ne nese ndodhemi ne kushtet e rastit me te mire, qe ajo nuk ka asnje dijeni, si perfituesja e vetme ne kete rast (nga terheqja nga gara e Prof. Konit), duhet te shprehet, qofte edhe per aq sa mediat kane dhene dhe qe koleget e saj dekane te fakulteteve te UT kane bere, fatkeqesisht pa prezencen e saj ?!!!!!

    Edhe nese akuzat per rektorin/et aktuale jane te verteta, ato nuk zgjidhen me gangstere, por me ligj. Mos harroni se te gjitha letrat dhe veprimet e tyre jane ne arkivat perkates, dhe nje dite, kur gjerat te fillojne me ne fund te ecin si duhet, ato te mund te hapen dhe cdo kush te mbaje pergjegjesine e vet, deri edhe penale.

  18. lirimi says:

    nuk kane te sosur bemat e kules a kulos sepse ka frike se do te jape llogari per hajduterite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje