Makthi nga populli që (s’)merr armët

21 Prill 2016, 18:09Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Kur Sali Berisha bën thirrje për t’u armatosur qytetarët që të vetëmbrohen shqiptarët, kujtojnë vetëtimthi vitin 1997 dhe natyrisht acarohen. U kujtohen trazirat, vrasjet e papërgjegjshme, anarkia, shteti i shkatërruar dhe një njeri i mbetur vetëm në zyrën e tij, që nën devizën “pas meje qameti”, po ngushëllohej me ikjen nga pushteti, duke parë si digjej Shqipëria.

Por mos mendoni se ishte një perversitet i cili e kënaqi. Nëse ka një gjë që duhet shpjeguar qartë në psikologjinë e Berishës në vitin 1997, nuk është fakti se ai u kënaq ngaqë Shqipëria u dogj dhe njerëzit u vranë me njëri- tjetrin, por fakti, që kushdo i cili kishte një armë në dorë, në fakt e kishte kundër tij.

Ajo që ai ndjehet i paplotësuar dhe i poshtëruar në karrierën e tij si politikan, është se ai është i vetmi politikan i historisë së Shqipërisë ndaj të cilit njerëzit kanë rrëmbyer armët, dhe kur ua dha në duar, ua dha për t’u mbrojtur nga kundërshtari. Ajo që atij njeriu i duket poshtërim historik, është pikërisht ajo nata e 13 marsit, kur vajza dhe djali ia kishin mbathur në Itali (harrova, dhe dhëndri), kur gruaja i ishte fshehur tek disa kushërinj, kur ai i mbyllur në zyrën e tij në Presidencë mbante dritat fikur dhe herë pas herë u ulëriste rojeve si Makbethi që shikonte hije, “erdhën, qëlloni”!

Ajo është ’97-a e tij, dhe poshtërimi që i kanë bërë shqiptarët. Askush nuk shkoi ta vriste, biles as e kishin ndërmend. Por ai e dinte çfarë kishte bërë dhe priste që ata ta vrisnin. Në një gjendje tërësisht jashtë kontrollit dhe në standartin e çdo klienti për klinika psikiatrike, ai e ka të fiksuar armatosjen e popullit si një gjë kundër tij.

Tani pas tri vitesh në opozitë, pasi ka konsumuar një lumë të tërë sharjesh dhe akuzash nga më vulgaret, pasi nuk ka lënë thashethem pa noterizuar politikisht, pasi ka bërë ç’është e mundur të mbrojë hajdutllëqet dhe krimet e familjes së tj, pasi ka konsumuar retorikën më të egër të mundshme që një njeri i papërgjegjshëm mund të konsumojë në tribunën e Kuvendit, gjuha i shkoi tek i vetmi akt që e ka poshtëruar në jetën e tij dhe që e ëndërron t’i ndodhë dhe dikujt tjetër, armatosja e popullit.

Shpërthimi i tij psiqik, është fundi i ezaurimit mendor të një psikopati që e shikon se nuk ja del dot më të mbijetojë në politikë, as me kukullat që e rrethojnë, as me hajdutët idiotë që i mban pas vetes si besnikë, meqë nuk kanë ku të shkojnë, dhe as me vota.

Shpërthimi i tij më shumë se thirrje, është si një mallkim që ai e thotë për kundërshtarin, si një akt që duhet të ndodhë, që ky së paku të mos iki në atë botë, i vetmi i poshtëruar nga populli shqiptar. Marrja e armëve, anarkia, lufta civile, destabilizimi i vendit, dhe gjëra të ngjashme, janë e vetmja mënyrë që ai t’i iki lakut që po ngushtohet me forcimin e shtetit ligjor, reformës në drejtësi dhe përballjes me votën masive kundër nga shqiptarët pas një viti. Ai është një i ezauruar mendor, që nuk ka më asnjë përgjigje normale për të ardhmen e vetes së tij, e jo për Shqipërinë dhe PD. Ai thjesht e shikon që i ka humbur të gjitha dhe kërkon të përmbyset bota, sërisht sipas devizës së tij “pas meje u bëftë  qameti”.

Prandaj nëse shikoni deklaratën e tij, dhe e analizoni rresht pas reshti, do shikoni diagramën psiqike të prodhuar nga frikërat dhe makthet e tij. Ajo në fillim është një thirrje e pastër për dhunë dhe anarki, pastaj një trembje nga vet ato që thotë e dëgjon nga goja e vet, pastaj është një kërkesë për t’u armatosur me ligj, pastaj është një kërcënim se pasi të armatosen “ju s’do gjeni vrimë ku të futeni”, pastaj është një ulërimë tjetër për hakmarrje…Është thjesht ligjërata e një njeriu të çmendur, i cili nuk është i rrezikshëm pse bën thirrje, pasi nuk i shkon kush pas, por është i rrezikshëm si një i çmendur, që ëshët gati t’i vërë flakën Shqipërisë, për të mos qenë i vetmi i zbuar me armë në këtë vend.

Natyrisht që një proces ligjor ndaj tij duhet nisur. Paralel me të dhe një ekzaminim shëndetësor, pasi mund të ketë rrethana lehtësuese. Por, mos prisni që ai të shqetësohet për këto gjëra. Shqetësimi i tij i vetëm është se e di që nuk do të ndodhë armatosja. Se sikur të ishte një lider që e dëgjonte populli, tani do kishte filluar armatosja. Dhe sot do ishte rasti i mirë për të sikur të ndodhte, pasi djalin me të dashurën i ka në plazhin e Malibusë, duke harxhuar milionat që u kanë vjedhur shqiptarëve, dhe nuk rrezikohen as të vriten, as t’u digjet dyqani. Po s’ka fat, nuk e dëgjojnë shqiptarët dhe nuk lëvizin nga vendi. Të vetmit që duhet ta dëgjojnë dhe të lëvizin, janë një mjek dhe një prokuror. Dhe t’ia shpjegojnë idiotit, se kur rrëmbehen armët dhe bëhet revolucion, nuk mund të ndodhë që edhe të vritesh, edhe ta shikosh dhe shijosh emrin si hero në pllakën e lapidarit.

25 komente në “Makthi nga populli që (s’)merr armët”

  1. Labi Vlore says:

    Shperthimin e Berishes une e shikoj ne nje prizem tjeter.E shikoj si mesazh per Amerikanet dhe Evropianet te cilet jane shprehur hapur pro Reformes ne Drejtesi dhe rrjedhimisht pro hapjes se vazos se Pandores,qe do coje prapa hekurave shpurren me kriminale ne Historine e Shqiperise.Mesazhi qe Berisha percolli sot tek Nderkombetaret ishte shume i qarte.”Nese ju kerkoni burgosjen time dhe te Tajkuneve te mij,une Sali Berisha mund te kthej Shqiperine ne nje Siri te dyte ne zemer te Evropes”.Nuk e di nese Berisha ka ende fuqi per te destabilizuar vendin,por mesazhi qe percolli sot Nderkombetareve mendoj se ishte shume i qarte.Personalisht mendoj se Berisha nuk e ka kete fuqi.Stabiliteti i vendit fale zotit,nuk eshte me ne duart e tij.

    1. Skypion says:

      E drejta themelore kushtetuese ne boten e lire,e drejta e pare,e drejta mbi te drejtat,e drejta e cdo kohe,cdo epoke,cdo rendi e sistemi shoqeror,cdo kulture e civilizimi,nga xhunglat me te thella e deri tek metropolet me te medha, eshte e DREJTA PER JETEN.
      Pikerisht,kete tha Sali Berisha ne Parlament.
      Pikerisht,kjo e drejte themelore,eshte neperkembur nga oligarkia ne pushtet e cila ka arritur ne fazen finale te bashkepunimit intensiv me krimin e organizuar.
      Oligarkia ne Shqiperi ka polarizuar si kurre me pare shoqerine shqiptare.Perballe nje grushti njerezish qe pasurohen babezisht dita-dites,kemi me qindra mijera shqiptare qe varferohen sketerrshem dita-dites.
      Arroganca,prepotenca,shfrytezimi i eger dhe dhuna e drejtperdrejte e bandes qeverisese po detyron dhjetera e dhjetera mijera shqiptare te ikin turravrap nga vendi i tyre.Mijera te tjere,nderkaq,i ka plasur burgjeve,vetem e vetem se jane te pamundur te paguajne energjine elektrike.Mijera e mijera te tjereve po u shkaterrohet mundi i nje jete te tere duke u shkaterruar shtepite,nderkohe qe vilat dhe rezidencat e bandes ne pushtet po mbijne si kerpudha anekend vendit.
      Zemerimi popullor eshte ne fazen e tij kritike.Per kete arsye,oligarkia perdor bandat e rrugeve,grupet dhe organizata kriminale per te frikesuar popullin.
      Pervecse per te frikesuar popullin e thjeshte,bandat dhe organizatat kriminale,po perdoren nga oligarkia edhe per te intimiduar,frikesuar,shantazhuar,gjunjezuar e nenshtruar biznesin,fjalen e lire,mediat,boten intelektuale dhe akademike.
      I gjithe ky panik qe po perjetojne shqiptaret keto kohe nga bandat e oligarkise,ka nje synim final: zgjedhjet parlamentare qe po afrohen me shpejtesi.
      Itensiteti i veprimit te bandave te oligarkise,na ben te kuptojne se kemi te bejme me prova gjenerale perpara zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare,ku oligarkia synon t’i perdor si kurre me pare dhe si te vetmin mjet per te fituar zgjedhjet.
      Ne keto kushte,Sali Berisha,u kujton shqiptareve te drejten e tyre themelore,ate te drejte qe prevalon mbi gjithe te drejtat e tjera: te drejten per jeten.
      Prandaj ,zeri i Sali Berishes,eshte nje thirrje bere shqiptareve,te gjithe shqiptareve,qe te mos kene frike.Te mos tuten.Por te marrin ne dore fatet e jetes se tyre,jetes se familjeve te tyre,jetes se prinderve,nenave,motrave,eterve,vellezerve,femijeve,niperve e mbesave te tyre.
      Sali Berisha eshte i vetmi deputet,i vetmi politikan,i vetmin intelektual,i vetmi shqiptar,i vetmi njeri ne kete vend qe quhet Shqiperi,i cili ka denoncuar per 3 vite me radhe te gjitha krimet e medha dhe te vogla te oligarkise ne pushtet.
      Te gjitha skandalet e medha dhe te vogla korruptive kriminalo-korruptive,ka 3 vite me radhe,qe i ka denoncuar i pari Sali Berisha.Edhe ligji i paprecedente i drekiminalizimit,ka ne fillese denoncimet dhe akuzat e Sali Berishes.
      Eshte kjo arsyeja se pse Sali Berisha eshte i vetmi qe ka te drejten dhe moralin per t’i bere thirrje popullit qe te mos nenshtrohet,te mos frikesohet,por te VETEMBROHET.
      Nga ana tjeter,thirrja kombetariste e Sali Berishes,ka trazuar gjithe gropen e madhe septike ku zhgerryhen te kuqte e mavijosur.
      Nje ere e rende,nje kuterbim toksik,ka pushtuar te gjithe halete mediatike te oligarkise mavi.Keta kriminele po duan te frikesojne edhe me shqitparet…duke u kujtuar ’97…!
      Dhe bene nje autogol.Nje autogol per te cilin kam folur kaq e kaq here.Duke dashur te frikesoje shqiptaret,qeneferia mediatike e oligarkise,transmeton pamje nga 1997.Por,harruan nje detaj.Nje detaj shume te rendesishem.Ne pamjet filmike u pane per here te pare turmat me simbolin e famshem te nacionalizmit serb:TRE GISHTAT lart.
      Ose i kane dhene me qellim.Ka shume te ngjare te jete edhe kjo.
      Une kujtoja se socialistet i kishin fshire pamjet antikombetare,antishqiptare te mitingjeve te tyre sapo erdhen ne pushtet,por ja qe paska dhe me.
      Po pse more zuzare antishqiptare,kujtoni se duke transmetuar te tilla pamje,do te mund te frikesoni shqiptaret?!
      Po si more haleja e felliqur antikombetare,kujtoni se mund te frikesoni shqiptaret me simbolin e nacionalizmit serb ?
      Sali Berisha me gjithe meriten e madhe qe ka si lideri i demokracise dhe orientimit perendimor te shqiptareve,megjithate,ka bere nje gabim.Eshte i vetmi gabim i vertete qe ka bere ne jeten e tij politike: nuk u tregua i ashper sa duhet me te kuqte ne fillimvitet nentedhjete.
      Une jam i mendimit se, nese Sali Berisha do te ishte treguar me i ashper ndaj atyre qe per gjysem shekulli masakruan nje popull te tere dhe e rregjuan ate shpirterisht e moralisht,sot,ne 2016 ,shqiptaret nuk do te kishin ne shpine pjellen e tyre te gerbulur,femijet dhe niperit e tyre.
      Kam bindjen absolute,se nje ndeshkmi shembullor i te kuqve ne fillimvitet nentedhjete,do te shmangte perfundimisht mundesine e trimerimit te tyre dhe pjelles se tyre.
      E sot nuk do te kishim nje qeveri banditesh qe kontrollohet nga pjella e tyre.Nuk dote kishim propagandues e agjitatore kriminale te llojit me kriminal bolshevike,atij stalinisto-enverist,qe kane kompromentuar rende mjediset e fjales se lire,duke i qelbur ato.
      Po te vini re fillimvitet nentedhjete,te gjithe keta kaposhe trima,rrinin strukur si minj.Dhe kur e kuptuan se po shpetonin nga ndeshkimi per krimet e bera,filluan pak nga pak te trimerohen.Dhe ja ku i kemi sot.Kapardisen ne politike,ne Parlament,ne Qeveri ,ne media,ne studiot televizive,dhe shajne e mallekojne ate qe i zhburreroi duke i bere te fshihen si minje qosheve e skutave:Sali Berishen.
      Sali Berisha u ben thirrje shqiptareve,qe te mos frikesohen,por te bejne qendrese.Te mos i nenshtrohen oligarkise ne pushtet.T’u bejne balle, burrerisht dhe shqiptarisht, bandave kriminale qe ajo perdor.Te jene dinjitoze.Te jene burra.Te jene shqiptare.
      Shqiptare ,jini shqiptare!

  2. tomsojeri says:

    Mero a e din cfar thot nje proverb e vjeter “A NJEH NJE PLAK ME HUQE (kriminel,hajdut,intrigant,mashtrus ) ! E KA QE NGA RINIA
    Pra ky, per te cilin po shkruan, esht i ngarkuar qe diten qe lindi me ate cka po e shofim ,ndigjojm dhe provuam por ktu nuk esht faji i tij ma ! Ai ka gjet shesh e ben pershesh, se kta jemi ,se ka 30 vjet qe po na vjedh, vret e shkerdhen dhe akoma ka te drejten te ciret ne ate bordellon ku leshon “bombat” qe shpreson te plasin per te masakruar shqiptaret ! A nuk jemi ne per turp tani????? Frikacak,burracak,pa gjak e te shitur, qe ksaj bishe i dham mundesin te krijoj ate elit, qe po na plas ne fytyr degjenerimin e saj ! Jemi bashkpuntor ,jemi bashkfajtor ……… me vjen keq te them…………….E MERITOJM……..

  3. bonbon says:

    Cfare shkruan o Mero? Sali Berisha i ka humbur te gjitha? Sali Berisha ka te gjitha pushtetet kyce te shtetit shqiptar. Ka gjykatat,prokurorine,presidencen,shish. Edi Rama ka celesat e kulles se kashtes.

  4. "Horri i Bulevardit" says:

    Mosarrestimi i sali berishes, mbas vitit 97 dhe rizgjedhja e tij ne vitin 2005, ishte (jo gabim) por faji FATAL, i shqiptareve, faj qe do ta vuajne edhe per shume vjet.
    Salehu me vetdije, deklaron cdo gje, kjo se atij i duhet te nxjerre ne treg cdo gje, vetem Reforma ne Drejtesi, mos te miratohet.
    Qeveria Rama e preu ne bese salehun, me arrestimin e Shullazit, se salehu nuk e priste, se berisha mendonte akoma ne ndihmen e Shullazit, qe salehu te kishte mundesi, te zgjaste deri ne pafundesi Reformen ne Drejtesi.
    Por qeveria Rama e arrestoi Shullazin dhe kjo e papritur per salehun e beri shpellarin, te humbe arsyen, deri aty sa te deklaroi, qe shqiptaret te vetarmatosen.
    Por komedia e shpellareve filloi kur keta donin te mbronin deklaraten e shefit saleh, si nje mundesi amerikane dhe komedianet, filluan te zihen me njeri tjetrin, se kush e kush te dilte me pare, per te mbrojtur salehun, kjo per arsyen se kush nuk mbron salehun, behet kurve, lavire dhe merr me vehte gjithe fjalorin e salehut.

    1. FLORENC IDRUSHI says:

      te tere jane kriminele pd e saliut keta qe jane ne pushtet jane krimineleakoma me te rezikshem por ca si puna e mero bazes bythelepires i te gjitha qeverive duhet varrur para piramides gazetare te till bythlepires qe te shpetoj ky popull te tere pd ps lsi me meron e lubonjen e stefanin duhen varrur ne sheshin qendror te tiranes te shpetoj ky popull

      1. SHKELZENI says:

        FLORENC IDRUSHI , ME DASHAMIRESI PO TE THEM TE FSHIHESH ,SE PORSA U ARRATISE NGA SPITALI PSIQIATRIK,TE JANE VENE PRAPA POLICIA E PO TE KERKOJNE , SE MOS BESH ZARARE TE TJERA. FUTU NE NDONJE GJIRIZ HALEJE , SE ATJE MUND TE JESH ME I SIGURTE .

  5. albi says:

    por si nuk paska nje prokuror ne shqiperi te firmos nje flete arresti per kete kriminel ordiner, tradhetar ,hajdut ,pler dhe mbeturin e jugosllavis se qelbur

  6. Tarrasi says:

    Mero :
    thuaji faleminderit Sali Berishes qe nuk rresht te provokuar me budallalleqe, duke bere qe ti pergjigjesh me shkrime brilante!

  7. Kosovari i revoltuar says:

    Z. Mero , te gjitha mund ti pranojme ato qe i ke then..! Por, fakti kryesor te cilen e “anashkalon” eshte se ky person nuk eshte i semur psiqik por nje vegel (tanime e detyruar) e Serbise .
    Ky agjent serb, nxjerre koken vetem ateher kur i thot UDB. Kjo eshte kryesorja, te tjerat jane te dores se dyte!

  8. katarakti says:

    Une nuk pres gje nga kjo reforma ne drejtesi. Per mua keto jane shashka per te hutuar miletin. Per çfare reforme eshte fjala xhanem?! Per reforme qe do kryhet me votat e Berishes, Bashes, Xhin Xhoneve dhe Ilir Metes?! Me mire mos u befte kurre. Keta e kane vendin ne burg, ndersa PS-ja u lutet te bejne reformen. Mua me duket se ketyre te PS-se u ka ikur petlla me keq se Berishes.

  9. stil says:

    Mero, une te adhuroj per kete editorial. Vetem ti mund te shprehje kaq qarte nje kendveshtrim te tille qe shqiptaret duhet ta pervetesojne. Jemi shume lineare ne arsyetim dhe nuk i drejtojme syte anash. I biem drejt deri sa perplasim briret ke ajo qe nuk deshem te shikonim. Me vone pastaj as e marrim mundimin te mesojme cfare na gjeti. Po shyqyr qe ia hodhem dhe po njesoj. Me Saliun do ndodhe si me Duçen. Me 24 korrik te gjithe i thurnin levdata, me 26 te gjithe e shanin dhe i kthyer shpinen. Ishalla me kete 26 prill po ndjek te njejten rrjedhe historia.

  10. i irrituari says:

    Pdhista,shpellar,fshatar,kriminel,hajdut,shkatrrimtar te vendit,vraponi tek shqupi se salehu me kriminelet e tij filluan te shperndajne arme,vraponi maskarenj te rrembeni armet te vrisni vellezerit tuaj per te sjellur salehun ne pushtet,ju sigurimsa dhe komuniste te pedhit qe deri dje ishin enveristat me te medhenj sot jeni bere berishistet me te medhenj,deri dje mbronin ideollogjin komuniste dhe qanit per enverin(i pari salehu)sot mbroni krimet dhe vjedhjet tuaja te perbashketa.
    vraponi dhe shkatrroni vendin,por dijeni se ju do dilni te humbur,juve do ju digjen dyqanet dhe vilat e vjedhura dhe te plackitura,se populli nuk ka gje tjeter pervec varferis.
    Mallkuar qofshin ata qe na e bene peshqesh kete egersir nga shpella,mallkuar qofshin edhe ata qe mudohen ta ndjekin dhe ta justifikojne per krimet e tij.

  11. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berisha ne 97 dhe ne 2016 eshte ne te njejtin pozicion,President !
    Ndryshimi qendron tek,vendndodhja,ne 2016, jep urdhera nga kulla 21 kateshe.
    Sot e trembi Koco Kokdhima,ne sallen e Kuvendit, sa shpejt e morri vendimin e forms se prere:Koco ti je I shkarkuar ,ti nuk ekziston !
    Ne 97 me urdherin e tij u hapen depot e armeve(jo me shkrim),kenaqsia e tij eshte gjakderdhja.Mos u habisni ai e kerkon perseri,por I mungojne mjetet, servilet rrotull tij si Strazimiri.com jane ne mbeshtetje teorike .
    Nen urdherat e tij jane ” institucionet dixhitale”,Presidenca ,Prokuroria dhe SHISH,tridhembshi qe nuk e kafshon,prandaj tregon trimeri perpara mikrofonit !

  12. luis says:

    Mero e ka shkruar qarte dhe komentet do te ishin te teperta,prandaj me te drejte thote se Saliu po e kupton dita dites se po ia ngushtojne lakun me shtysen e amerikaneve dhe e di fare mire se si do jete fundi i tij.Amerikanet tani nuk e kane ndermend ta falin me prandaj ai ose do beje vetvrasje ose do perfundoje ne cmendine se burgun se duron dot.Dikush tha se Rama ka celesat e kashtes.A nuk e kuptoni se Rama ua ka futur lepurin ne bark horrave dhe me durim po palose te gjithe maskarenjte sepse ka mbeshtetjen e popullit dhe te nderkombetareve si askush me pare.Shqiperine po e pregadisin te jete se shpejti ne Europe dhe nuk kane ndermend te lejojne tekat e nje te cmenduri.

  13. Petriti says:

    Eshte e frikshme. Ndersa disa gazeta prestigjioze kane botuar keto deklarata, ambasadat e shteteve te fuqishme te akredituara ne Tirane heshtin, asnje deklarate, asnje vleresim, asgje.
    – Cfar mendon Zoti Lu?
    – Cfar mendon Zonja Vlahutin?
    – Cfar mendon ambasadori gjerman?…etj…etj?

    E frikshme kjo heshtje!

  14. Emigranti SHBA. says:

    THirje te tilla naziste e fashiste . mbas 70 vitesh te mbarimit te luftes se dyte boterore, i degjuam sot ne prlamentin shqiptare. Ne vend te thirjeve per dashuri, unitet, prosperitet dhe afrim sa me te shpejte ne BE per qytetaret shqiptare, krimineli, spiuni i serbise dhe i atyre qe sja duan te miren popullit tone, beri thirje shqiptareve te armatosen. Ben sikur haron ky moster, qe nga 97 kure e shkateroi shtetin dhe populli u armatos, akoma sjane mbledhur armet e 97, prandaj perditeapo cdojave ka vrasje me arme zjari, kesa tragjedie kriminel saliu, kerkon ti shtoi edhe nje fatkeqesi akoma me te madhe, vetem te shpetoi lekuren e tije, te familjareve te tije, sepse e di, se cfare poshtersi e krime ka bere gjate ketyre 25 vjeteve. E ka denancuar shtypi perjodik, e denancon cdo jave bodigardi i tije Izet Haxhia. Nuke e kuptojme perse Ilir Meta sot nuke pezulloi punimet e parlamentit, te autorizonte prokurorine per arestimin e mosteres sali. Deshira e keti satanaje eshte lufte vellavrasese, se pak ka vuajtur populli yne nga luftrat, pushtime t dhe diktatura. Kjo thrje fashiste ka njgjallur indinjate kudo ku jetojene e puojne shqiptaret neper bote. Ky person duhet te izolohet, hetohet e denohet sa me pare, ashtu sic parashikohet edhe ne kodin penal

  15. Istref says:

    Zoterinj te maxhorances!
    Saliu vepron sipas skenarit Serb te mire Llogarite per destabilizimin e vendor. Pas tij qendrojne falangat serbe qe e inkurajojne dhe I japin mbeshtetjen. Prandaj e trash zerin Ky kriminel dhe vrasesi I shqiptareve sepse I ndjen krahet te mbrojtur.

  16. Sami says:

    Shpellare, kriminele, shqupista, pdhista, hajdute, gogola, berishista , shabanista, tundes gardhi, gjobvenesa, xhelalista dhe fashista!
    Tek shqupi keni kafe falas dhe muhabetin me piper.Zotni doktorri do te flasi per paqen dhe luften me mire se Leon Tolstoi. Do tu mbushi radaken te luftoni per te miren e kombit dhe do tu japi falas nga nje pushke. Po nuk pati per te gjithe do luftoni 2 veta me nje pushke. Kishim te furnizonim dhe kinen por sic e dini djali i doktorrit Zeni dhe ai qen Diveroli i shiten ne Afganistan. Fisheket u plasen ne Gerdec por ne nuk to dorezohemi. Me gure do luftojme ashtu si na ka hije. Fundja nga guret e shpellave jemi lindur e rritur. Gur do hame dhe nuk do leme xham ministrie PA thyer. Fundja CI duan xhamat ata te qeverise. Tani eshte vape apo jo!?
    Ata qe nuk do kene arme do paisen me llastiqe dhe nen komanden e altin goxhos do te thyjne xhamat e te gjithe Ministrive.
    Qe te shtohet numri I kryengritesve mblidhni edhe qente rrugace dhe mos kurseni as gomaret. Lehjet e qenve dhe pellitjet e gomareve do ti kallin daten qeveritareve dhe do kenaqin doktorin. Kush te mundi Le te marre ndonje shishe raki me vete qe protesta te ndizet flake. Kjo do ti pelqeje shume Ben Ristanit sepse ka pervoje te mire nga protestat e suksesshme ne parlament. Firot qe kemi ne elektorat do ti mbushim me qen mace gomere dhe po qe e nevojshme do te nxjerrim ne shesh edhe lopet dhe dhite e paskuqanit bathores dhe kamzes. Fundja frymore me shpirt jane dhe ato. Te gjithe nje-thundraket dhe dy thundraket ne proteste revolucionare. Do ti pajisim te gjithe me teser PD je qe te dyfishojme numrin e antaresise. Perpara pdhista!!. Fitoren e kemi te sigurt.

  17. Sami says:

    Shpellare, kriminele, shqupista, pdhista, hajdute, gogola, berishista , shabanista, tundes gardhi, gjobvenesa, xhelalista dhe fashista!
    Tek shqupi keni kafe falas dhe muhabetin me piper.Zotni doktorri do te flasi per paqen dhe luften me mire se Leon Tolstoi. Do tu mbushi radaken te luftoni per te miren e kombit dhe do tu japi falas nga nje pushke. Po nuk pati per te gjithe do luftoni 2 veta me nje pushke. Kishim te furnizonim dhe kinen por sic e dini djali i doktorrit Zeni dhe ai qen Diveroli i shiten ne Afganistan. Fisheket u plasen ne Gerdec por ne nuk to dorezohemi. Me gure do luftojme ashtu si na ka hije. Fundja nga guret e shpellave jemi lindur e rritur. Gur do hame dhe nuk do leme xham ministrie PA thyer. Fundja CI duan xhamat ata te qeverise. Tani eshte vape apo jo!?
    Ata qe nuk do kene arme do paisen me llastiqe dhe nen komanden e altin goxhos do te thyjne xhamat e te gjithe Ministrive.
    Qe te shtohet numri I kryengritesve mblidhni edhe qente rrugace dhe mos kurseni as gomaret. Lehjet e qenve dhe pellitjet e gomareve do ti kallin daten qeveritareve dhe do kenaqin doktorin. Kush te mundi Le te marre ndonje shishe raki me vete qe protesta te ndizet flake. Kjo do ti pelqeje shume Ben Ristanit sepse ka pervoje te mire nga protestat e suksesshme ne parlament. Firot qe kemi ne elektorat do ti mbushim me qen mace gomere dhe po qe e nevojshme do te nxjerrim ne shesh edhe lopet dhe dhite e paskuqanit bathores dhe kamzes. Fundja frymore me shpirt jane dhe ato. Te gjithe nje-thundraket dhe dy thundraket ne proteste revolucionare. Do ti pajisim te gjithe me teser PD je qe te dyfishojme numrin e antaresise. Perpara pdhista, shpellare, nje-thundrake, dhe dy-thundrake! Fitoren e kemi te sigurt per shpetimin e doktorri, Zenit, Lulit Argites dhe dhenderrit qe I dhimsen te gjithe pemet dhe hunjte e parkut.

  18. Para Laci says:

    Mero, Saliu mund te duket si i deshperuar dhe i cmendur, sepse ai tani po lundron me varken e shpetimit ne nje det te hapur. Ai mund ta dije qe esht i mbytur por shpresa e vetme qe ai ka dhe qe e mban akoma gjalle, esht se anija luksoze e pushtetit qe e la Saliun mbrapa mund te prishet dhe ai mund te arrije te ngjitet ne bord dhe te marre drejtimin e saj, dhe kshtu ai i shpeton mbytjes.
    Ti Mero, qe i je bashkngjitur shalegjatit qe tani esht kapiteni i anijes luksoze te pushtetit, sa do qe e dini se eshte vetem qeshtje kohe derisa varka e Saliut te permbyset ne kte det te eger, prap se prap po lundroni me frike per faktin e vetem se esht Saliu i paprekshem ai qe po ju ndjek i deshperuar dhe vetem hija e tij ju tremb.

    Ose thuaj kapitenit te anijes te kthehet mbrapa dhe ti bjeri varkes se Saliut mes per mes dhe mbytini te gjith ata qe kane mbetur ne varken e shpetimit ose mos e lini ne meshire te fatit (amerikes) se edhe mund te shpetoje. Tani esht rasti.

    Mero, ti the se dje ishte rasti me i mire per Shqiptaret e Saliut te kapin armet dhe te rrezojne qeverine sepse djali i Saliut me te dashuren e tij ishin ne Malibu. Sot Mero, esht rasti me i mire per qeverine ta rrasin Saliun brenda per nja 10 vjet. A ka byth kapiteni ta ktheje anijen mbrasht dhe t’ja permbysni varken?

  19. Rozafa @ yahoo.com says:

    Duhet me i marr ´seriozisht theniet e Doktorit´, AJ DESH ME THAN – or popull ,merr armet me mbrojt pasurite e politikaneve qi tash 25 vite nuk din sa kan, e ku me i fut , ´SE S´ FUTET MINARJA NE THES ‘; tash popullit si ka ngel gja me e rrujt prej kriminelave,mund ti len dyert hap pa marrak, …… ma tej kriminelat din ku me shkue…

  20. mero i bazit te canes says:

    Mos enderroni shume. Rama s’ka bythe te beje asgje se Meta ia mban gishtin nga prapa !

  21. zyber says:

    Po sikur ai Shullazi te ishte liruar nga gjykata, cfar do te thoshte Berisha. Kush mund ti pergjigjet kesaj pyetje?.

  22. realisti says:

    Diku degjova sot ne nje edicion lajmesh, se ne nje Shtet te SH.B.A.-se nje grup civilash te armatosur kane vrare me arme zjarri disa komshinj te tyre. Epra, une nuk mendoj se ligji i armatosjes se popullsise sipas modelit amerikan ndihmon forcimin e rendit dhe uljen e kriminalitetit. Rendi ka nevoje per meshume drejtesi ,dhe jo per meshume arme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje