Përse opozita jonë është dyfish më e urryer se qeveria?

23 Prill 2016, 21:11Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

A ka një shpjegim brenda opozitës përse sondazhi i Institutit Demokratik Amerikan, dëshmon se megjithë pakënaqësitë e mëdha që shqiptarët kanë me qeverinë, ata janë dy herë më shumë të pakënaqur me opozitën?

Deri më sot ka vetëm një deklaratë medituese të Majlinda Bregut, që duke folur me vete, shpreson se do ta dëgjojnë të tjerët. Vetë kreu zyrtar i opozitës nuk ka bërë komente, por për fat as nuk e ka sulmuar Institutin Demokratik Amerikan.

Por, për ta ilustruar përse një shqiptar është dy herë më shumë i pakënaqur me opozitën se me qeverinë, duhet që opozita të kuptojë se në shoqëri të traumatizuara nga korrupsioni dhe krimi, si Shqipëria, opozita bën diferencën vetëm kur shikohet si mekanizëm shprese.

Fjala vjen, në rast se shoqëria ka një javë që diskuton mbi dosjen Shullazi dhe lidhjet e tij me politikën, ajo krijon plot dyshime për qeverinë lidhur me të. Në këtë rast opozita mund të ishte mekanizëm shprese, sikur të ishte e pastër nga kjo histori dhe sikur kryetari i kësaj opozite të mos e kishte përdorur atë për të prishur mitingjet e Edi Ramës në vitin 2011. Dhe akoma më tej, sikur Berisha të mos e përdorte këtë rast, për t’u bërë thirrje shqiptarëve të rrëmbenin armët për t’u vetëmbrojtur.

Në këtë rast, opozita jo vetëm që nuk shafqet si shpresë, por shfaqet dhe si frikë për të ardhmen e shqiptarëve, si një alternativë dhune, që të bezdis dhe ta dëgjosh.

Që të jesh një mekanizëm shprese për shoqërinë, duhet të ndryshosh tërësisht jo vetëm fjalorin, por dhe qasjen ndaj problemeve të qeverisjes. Por retorika më e fortë politike e PD, është hakërrimi i Berishës që “ju nuk do gjeni vrimë ku do futeni”, “ne do t’iu fshijmë nga faqja e dheut”, e broçkulla të tilla, të një të sëmuri psiqik.

Në këtë rast, qytetari i mërzitur nga qeveria, realisht e shan dy herë më shumë atë që nuk e lë të ketë shpresë në këtë vend.

Kur një qytetar shqiptar është në varfëri dhe mërzitet realisht kur shikon se njerëz të pushtetit, nuk i kanë keq punët me lekët, natyrisht ka nevojë të shikojë shembuj shprese për të ardhmen. Por në vend të shpresës, atyre u shfaqet çifti i ri i familjes Berisha që shëtisin plazheve të Malibusë dhe paguajnë miliona vetëm të quhen “VIP”-a dhe për të postuar në Instagram fotografi nga vendet ku harxhojnë milionat. Dhe duke qenë familje e pacipë, të njëjtët njerëz flasin pastaj për vjedhje, korrupsion, bile dhe për çështje bamirësie. Kjo natyrisht i bën njerëzit dy herë më shumë pesimistë, pasi shikojnë se si ata që i kanë vjedhur një herë, janë duke pritur të rikthehen, duke pushuar me milionat e vjedhura.

Biles dhe në rastet kur qytetari ndesh me arrogancën e qeverisë, siç besoj që ka qenë rasti i sotëm me biznesmenin Neranxi, del Saliu dhe e gjen si rast për të përsëritur thirrjen për të rrëmbyer armët, e për t’u mbrojtur nga qeveria, duke i rënë dyfish me qafë Neranxit, pasi e fut në çetën e vet.

Të gjitha këto raste, të bëjnë të dëshpërohesh vetëm duke u marrë me Berishën, por e vërteta është se enturazhi i opozitës është i tëri i filtruar, duke lënë në zyrat e SHQUP, ose idiotë që i kanë shërbyer Berishës dhe kanë dhënë prova që i qëndrojnë besnik, ose disa hajdutë që rrijnë aty me shpresë se SHQUP ka aftësi të jetë studio ligjore për t’i mbrojtur nga mëkatet.

Kjo situatë natyrisht që dëshpëron qytetarët, pasi vret pikërisht fuqinë reale të opozitës, magjinë që ajo ka për t’i bërë qyetarët për vete, duke u shfaqur si shpresë e tyre.

Opozita jonë është dyfish më e urryer se qeveria, pasi jo vetëm u kujton qytetarëve hajdutët e qeverisë, por u kujton që janë edhe të padënuar për çfarë kanë vjedhur, dhe që duan dhe të rikthehen përsëri në pushtet.

24 komente në “Përse opozita jonë është dyfish më e urryer se qeveria?”

  1. ME MIRE NJE FUND I TMERRSHEM..SE SA NJE TMERR PA FUND says:

    PERSE OPOZITA ESHTE DY FISH ME E URRYER SE QEVERIA…THOTE MERO..

    E KEQJA ME E MADHE ESHTE SE AMBASDORI I RRUGES ELBASANIT PO BEHET 200 HERE ME I URRYER QE MBESHTET AKOMA BANDITET E SHQUPIT…DUHET TE DALE TI THOTE DIKUSH OBAMES DHE DASHIT TE WDC QE KETA AMBASDORE KANE DALE NGA KONTROLLI

    KETE E PERFORCOI DHE WILL RAJERSONI,KUR THOTE SE NDERHYRA TE SHEMBTE “KOMUNIZMIN” QE DO TE THOTE SE :

    TEORIA ANTISHQIPTARE E RAJERSONIT NE 1991 PER DEKOMUNISTIFIKIN ME TURBO KOMUNISTE BB
    DHE TEORIA E DONALD LUSE NE 2016 PER DEKRIMINALIZMIN ME KRIMINELE BB…ESHTE ME TE VERTETE PER TE RROKUR ARMET AI POPULL:

    PER TE DENUAR KRIMINELIN BERISHE

    PER TE LARGUAR IMPOTENTIN EDI RAMA

    PER TE LARGUA BERISHISTIN DONALD LUL BASHA

    1. Skypion says:

      Keni degjuar ju shqiptare per nje popull ne Ballkan,Europe dhe ne bote, te zhgenjyer keqas nga keqqeverisja,qe te urreje me shume opoziten sesa qeverine?!
      Nuk besoj.Por paska nje te tille.Dhe ky eshte populli i sondazheve te zaloshnjeve dhe zyrave sorrosiane.Eshte populli i majte,mavi.Eshte populli sipas rilindjes!
      Nuk dua te flas per tentativen qesharake per te intimiduar,te zotit Baze, duke theksuar qe ky sondazh,qe te them te drejten,nuk kam degjuar te flitet ne mediat e tjera,na qenkesh bere nga nje institut amerikan!
      Eshte demode nje taktike e tille intimidimi,o zotni Mero!
      Dhuna qe i behet logjikes me elementare ne kete rast,eshte tipike rilindase.Eshte nje shprehje me fjale te tjera,e sloganit turperues rilindjot,qe i ka bere jo vetem qesharake por edhe te urryer ne syte e popullit : Fajin e ka Saliu!
      Tashme,justifikimi i famshem i rilindjoteve per deshtimet e tyre, “fajin e ka Saliu”, na qenkesh provuar dhe vertetuar edhe shkencerisht…nga nje sondazh i nje instituti amerikan…te cilin askush nuk mund ta hedhe poshte…se eshte amerikan!!!
      Le te kthehemi ne realitetin e njemendte.
      Dje,nje nga biznesmenet me te njohur ne vend,nje biznesmen qe ka krijuar bzinesin e tij me pune dhe djerse,nje zoteri burre, i edukuar dhe kulturuar,nje individ,familjar dhe qytetar model,zoti Nikollaq Neranxi,u shoqeruar me force nga merhumet e Tahirit dhe Rames,si te ishte nje keqberes ordiner.
      Te gjithe po thone,se kjo eshte nje hakmarrje e Rames dhe Tahirit,ndaj pozicionimit kunder qe ka mbajtur zoti Neranxi ,ne lidhje me taksat dhe gjobat ndaj biznesit.Ketij pozicionimi i dha te drejte gjykata.Ishte nje fitore per biznesmenin e madh qe del ne menyre te paprecedente dhe fisnike, ne mbrojtje te biznesit te vogel.
      Ndalimi i djeshem ishte kunderpergjigja hakmarrese e bandes qeverisese.
      Por ajo qe ka terbuar edhe me shume banden qeverisese dhe bashibozuket e saj mediatike,te cilet po e paraqesin zotin Neranxi si nje keqberes ne mediat e tyre,ka te beje me faktin se zoti Neranxi i ka kerkuar mbeshtetje Sali Berishes…!
      Imagjinoni pak,nje i majte – sepse zoti Neranxi eshte i majte – i kerkon mbeshtetje Sali Berishes!
      Eshte e paprecedente,jo thjeshte per kete fakt,porse ne gjithe keto vite demokraci,nuk ka ndodhur qe nje biznesmen i madh te kerkoje mbeshtetjen,morale kuptohet,tek opozita!
      Nuk ka ndodhur kurre,perjashto rastet me “biznesmene” si Merua yne qe ankohej per dhunen qe i behej nga qeveria e kohes…apo me biznesmene qe kane ngritur perandori mediatike me parate e kokaines si trafikante droge.Por,keto,dhe ketu besoj se biem dakord te gjithe,nuk quhen,apo jo?!
      Ketu kemi te bejme me nje biznesmen te madh,te ndershem,qe e ka ngritur biznesin e tij me djersen e ballit.
      Por ajo qe eshte shume e rendesishme per t’u theksuar,eshte fakti qe profesore doktoreve,akademikeve qe i kerkojne mbeshtetje Sali Berishes,tani po i bashkohen edhe biznesmene te nderuar si zoti Neranxi.
      Eshte e paprecedente kjo ne historine e ketyre 25 viteve demokraci.Nuk ka ndodhur kurre.Eshte risi.Eshte nje diskretitim i paprecedente i qeverisjes.Por, qe vlereson nga ana tjeter opozitarizmin.
      Mjaftojne keto fakte qe “sondazhi” i Meros te duket qesharak.

      1. ik o pi....u says:

        Dhe ti o lo…,kujton se njerezve do u kthesh mendjen me sofizmat pa fund qe zhgrap, ne mbeshtetje te kryekriminelit dhe kryetradhetarit te Shqiperise Berisha?

    2. emigranti says:

      beji qefin vetes Mere beja, gjith dynjaja ecen para ti ke met mrapa gishtit .. qeveria, POOOOOOOOO eshte me e urryera ne kto 25 vjet ……. dhe jo vetem nga shqiptaret por edhe te huajt, ata dhjetra investitore qe kan humbur bizneset e tyre etj etj

  2. Shqiperia ETNIKE says:

    Une “Fshatari” qe Mbaje Uje me Gomare,do te Pergjigjem ne Artikullin e Meros:
    !1-Opozita , nuk eshte Opozite qe te Kundershtoj c´do Nisem apo Inisjative te Qeverise,por eshte Bashkepjesmarrese e Insisjativave,Diskutojne se si te Gjejne Rruget me Te mira dhe Mundshme, qe tu Sherbejne Elektoratit “Budalla” PRA MILETIT.
    2-Opozita ne Shqiperi, Bllokon c´do Projekte vetem e Vetem qe te shkojne Ne Hisen e tyre….Bllokojne C´do Inisjative qe sjelle Shqiperine me afere BE-:::Pra Shkurte OPOZITA ESHTE Bere Kanceri i Shqipetare, jane ne Gjendje te Bejne Gjithcka vetem dhe Vetem te kenaqin Orekset e tyre te Financuara nga Agjentura Serbe UDB-JA::::PRA SHKURTE OPOZITA NE SHQIPERI ESHTE KTHYER NE NJE ORGANIZATE KRIMINALE , qe SHESIN iNTERESAT E SHQIPETARE,dhe poHane Buken e Shqiperise…Shkurte Opozita qekemi JANE MOTERQIRA….lol

  3. FANI. says:

    Vetem opozite nuk mund te quhet.keta shikojne vetem te vine ne pushtet ,qofte edhe me dhune,vetem per te vjedhur akoma.

  4. rob i zotit says:

    mero baze ke te drejte, por po qe se edhe Ti dhe shume te tjere i lepihen qeverise, nuk ka opozite.
    Opozita nuk emerohet por krijohet.
    Turp, nuk mund te pritet qe opoziten ta beje vetem partia me e madhe opozitare aktuale.

  5. Tritan Kalo says:

    Ju lutem per te disatenhere, hiqni nga postimi automatic I juaji e-mailin tim [email protected]. Une ju lexoj pa patur nevoje te me mbingarkoni mesazhet qe une mar. Si mjek mar shume mesazhe ndaj ndonje prej tyre do ta fshij padashur duke fshire mesazhet pa mabrim qe mar automatikisht prej jush. Sinqerisht nuk e di se çfare duhet te bej qe te shpetoj nga kjo kokeçarje e madhe……

    1. Drm says:

      O Dritan; ne qofte se nuk i doni mesazhet nga kjo gazete hyni aty ku thote pajtohuni pastaj shikoni ku eshte shkruatur (seting) shtypni seting pastaj shkoni me posht shtypni fjaline (delete) keshtu nuk te vine me mesazhe. se keshtu me vinin dhe mua.

    2. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


      O Tritan
      ore vëlla
      Halli hallit
      Nuk i ngja.

      Ca pa bukë
      Të gjith pa pare
      Po Halli yt
      Të vdiska fare ?

  6. eli-tiv says:

    ….shqiptaret jane te pakenaqur nga qeveria..per arsyen e thjeshte se nuk po krijojne mundesine reale te cojne saliun ..familjen ..e te gjithe salinjte ‘mos harro ketu grupin ciftelia ne burgim te thelle….Ne kete rast opozita eshte e urryer..Varferine eshte pjese e pandare e politikes saliste…nje me tallje ..na conte ne vendin e dyte pas gjermanise..Populli e di mire nga i vjen varferia e thelle…Pa me thoni nga i vjen pasuria e pashtershme femiojeve te saliut..??? Femije nen nivelin intelektual te shqiptareve….te eduakuar nga prinder hajdute e genjeshtre..qe u bene edhe vrases…Me kujtohet nje kronike ku liri berisha conte si donacion ne spitalin e bulqizes nje aparat mjekesor…sa per te bere filmimin…e po ne te njejten kohe e mori perseri…me siguri te njejtin aparat e coi ne cdo qender mjekesore….turp per nje grua k/m ..krijuan nje kaste mizerabel…sa here i shohim na vjen ndot…Per cfare opozite behet fjale..??

  7. Drm says:

    Po o Mero po ta them une PD-ja eshte dy here me shume e urryer nga shqipetaret se nuk e kane medjen te punojne per shqipetaret, por e kane mendjen per te vjedhur,shpifur,dhe per te ngrohure karriket dhe per te vrare shqipetaret ne mes te bulevardit per keta maskarej te PD. nje rruge ka per keta maskarej zhdukja komplet si PD.

  8. nextGeneration says:

    opozita , kush opozitë ajo e padukshmia. problemi kryesor është që asnjë medie nuk merret me problemet reale si papunësia dhe korrupsioni po merreni akoma me Shqipen. Lëreni Shqip in në harresë dhe merruni me tenderin e ministrisë së energjisë për dhënien me konçesion të ndriçimit urban të Tiranës e Durrësit, një vjedhje në mes të ditës e fondeve publike.

  9. aqif tahipi says:

    O Mero nuk ka nevoje per fjale te medha kur flasim per njethundraket e shqupit. Jane ata qe futen ne 96 vjedhjen e votes ,jane ata qe sulmuan jugun e shqiperise ne 97 ( bashke me suden ) ,organizuan 98 ,gerdecin ,21 janarin ,shitjen e territorit te shqiperise tek greqia .Pra jane borxhlinj teper te medhenj tek njerezit e thjeshte te shqiperise.Mea culpa e tyre duhet te ishte shume e madhe qe pas zgjedhjeve te 2013 ,qe shqiptaret e ndershem te merrnin seriozisht opoziten.Per cudi shqupi vazhdon me urrejtje ,sharje ,thirrje per armatosje te anetareve te pedes si ne 97.Shpeshhere te japin pershtypje se pushteti i tyre eshte me i rendesishem se mireqenia dhe qetesia e shqiptareve te ndershem. Prej tyre priten mesazhe qetesie dhe zhvillimi qe nuk po arrijne ti japin. Nuk kuptohet nese nuk duan apo nuk dine ????

  10. "Horri i Bulevardit" says:

    Nje editorial shume i goditur dhe teper i sakte, nga ana e zotit Mero Baze.
    Por vetem ne rastin Nerenxi, nuk jam dakort me zotin Baze. Nuk jam dakort, se ne vete edhe vete zoti Baze, kemi diskutuar shume here ketu, qe te paprekshmit, ishin kanceri i shoqerise, te fortet kishin gjithe te drejten, qe te hynin ne te kuqen, te vozisnin me shpejtesine e te cmendurit, te parkonin, ku te donin, biles dhe te kercenonin cdo polic, qe i zinte rrugen.
    Nuk e njoh Nerenxin, por kur vete Nerenxi, ben teater dhe nuk gjen mekanizmat ligjore, te kundershtoje, ndonje vendim edhe te padrejte te ndonje polici, qe mund te jete edhe dashakeq, ndaj Nerenxit, atehere faji qendron tek vete “viktima”.
    Nerenxi shume mire mund te shkonte ne komisariat dhe mbasi te jepte versionin e tij, bashke me avokatin, mund ta denonconin policin, per prishje te imazhit te tij. Por Nerenxi beri te fortin, ndoshta ka kujtuar se mund tja dilte, si dikur kur policet e shkrete, perndiqeshin nga ” VIPA-t” dhe hiqeshin nga puna, se zbatonin ligjin kunder te “forteve”.
    Ndoshta zoti Baze edhe ti mund te hash ndonje denoncim, nga “VIP-i” shkerdhen, se po ja prish “imazhin”.
    Te pakten “te fortet”, duhet te mesohen, se ka ardhur koha, qe para ligjit, duhet te rrine SUST.

  11. Henri i VII says:

    Nje gje eshte e vertete qe populli duhet te armatoset dhe ti grije te gjithe pordhitikinet qe e katandisen kete vend ne vendin me fatkeq ne bote dhe peeseri duhet te riciklohen ne kariget e tyre per te vjedhur parate qe i shpenzojne kur jane ne opozite

  12. Henri i VII says:

    Nje gje eshte e vertete qe populli duhet te armatoset dhe ti grije te gjithe pordhitikanet qe e katandisen kete vend ne vendin me fatkeq ne bote dhe peeseri duhet te riciklohen ne kariget e tyre per te vjedhur parate qe i shpenzojne kur jane ne opozite

  13. sigurimsat says:

    ti mor mero bolja me kete gazet mjelle vetem
    urrejtje
    nje njeri si ti qe jeton me urrejtje per te tjeret
    çfare te pritet nga ti.
    ti nuk thua te verteten kurre por rrin si hijenat
    dhe (per shembull) urren Sali Berishen per inate personale
    dhe te gjithe sigurimsat dhe pensionistat
    komunist komentojne ne kete portal
    te gjithe jetojne me urrejtje per gjith shqiptaret
    sepse keni genin komunist
    eshte humje kohe te lexosh skizofrenin tuaj

  14. iliriani says:

    O Mero t ka ngel sahati te Saliu dhe s kupton qe po legenosesh pas rilindjes

  15. TITI says:

    SHKRIM I GODITUR KJO NUK ESHTE PD KUR BEN THIRRJE PER ARMATOSUR POPULLIN NE PA ARME PO VRITEMI E JO ME ARME ESHTE E QARTE SE PD E DI QE I KA TE HUMBURA ZGJEDHJET SHUME THELLE E VETMJA ALTERNATIVE PER DEMOKRATET E THJESHTE LARGIMI NGA KJO PARTI FASHISTE TE BASHKOHEMI FRD E BAMIR TOPIT E VETJA ALTERNATIV E DJATHTE

  16. abi says:

    Opozita eshte me e urryer se Qeveria, sepse shkurt e qarte:

    Opozita tek ne nuk eshte kundershtare e Qeverise, por eshte Armike e betuar e Shqipetareve dhe e Shqiperise.

  17. Lpl says:

    Ky sondazh tregon se sa intiligjent e i zgjuar eshte ajo pjese qe ka ngel ne Shqiperi kete sondazh nuk duhet me kaluar lehte por meriton nje studim antropologjik bile me i thirre nga jashte se keta te tanet nuk jane ne gjendje me studjuar .Kjo eshte faji i medjas e universiteteve qe e kane katandisur njeriun ne kete gjendje te mjere intelektuale .Ne qoftese dha kush shprese qe emigrantet te kthehen ne shtepite e tyre ai ishte Berisha me politiken liberale te tije ku puna jepte fryte nuk shkonte mundi bosh kishte liri ne zemrat e njerezve nuk e vrisnin mendjen fort se nuk i del jetesa sepse u shihte e zgjillur kurse sot njerezit rrezikojne buken se nuk ka shitje dhe kur ska shitje ske si vazhdon punen se mungojne parate .Kur i pyet njerezit a deshiron te kthehesh ne Shqiperi mos ma permende thojne se me rrenqethet trupi dhe kjo rrenqethje nuk eshte nga varferia por mungesa e lirise dhe dhunes qeveritare ju e gezofshi Shqiperine e qeverine kurse ne po gezojme Evropen se ketu kemi gjetur liri e dashuri mjere ai qe jeton ne shqiperi si kafshe e shtypur nga njerez me mentalitet mesjetare e shtypes edhe me qene vertete ai sondazhe kjo eshte me u shqetesusr dhe jo me u gezuar ky eshte krim antinjerezore qe ju imponohet nga anadollake te pa shpirte kulmi i hipokrizise katastrofe.

  18. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Popullit gjithmon i pelqen e verteta !
    Informacioni i “007” eshte nje perpjekje per te fshehur mashtrimet dhe krimet,njeriu dixhital nuk e ndihmon,e ben qesharak !

  19. TOMORI says:

    Zoti Mero si gjithnje, respekte e mirejhje per informimin e sakte, aktual dhe bindes. Ju thoni se sondazhi nxjer dy here te pakenaqur shqiptaret ndaj opozites dhe nje here daj mazhorances. Per mendimin tim, mazhoranca me reformat e ndermara ka krijuar pakenaqesi, tek mjafte individe, ore kure mendojne qe dy vjet me pare ne krue te shtetit ishte pd, me kryebanditin sali berisha, qe e coi ne vendin e pare shqiperine ne evrope e me gjere, si vendin me krim e koorupsjon , qe shkateroi ekonomine, i la qytetaret te vjedhin enerine, ujin, te shkaterojne pyjet, lumenjte , liqenet, tua mari parate shqiptareve ne firmat piramidale, ti futi ne lufte vellavarasese si ne vitin e zi, 97, – 98, shkateroi ekonomine me koncesjone , vjedhje, qe nga rruga e kombit, ne CEZ, Armo, alpetrol, mashtrimi per te dertuar mbi 350 hidrocentrale mbi lumenjte e SHqiperise, nga te cilet su ndertuan as 50, vecse vodhen ministrat e sales per keto leje e koncesjone, me ne fund CEZ, ALPERTOL, ARMO, deshtuan ne privatizimet e tyre, duke i shkaktuar ekonomise kombetare qindra e mjra milion dollare, due i lene kesaj qeverie edhe gati miliard dollare borxhe, prandaj ,jo dy here pore 5 e dhjete here mbetemi te pakenaqur dhe dota urejme, qe kure mose ardhte ne pushtet, jo e keto zgjedhje ne 2017, pore as ne 2024, sduam tja degjoime emrin, pd dhe sali kriminelit qe edhe keto dite seshte kenaqur me mbi 3500 vrasje e me shume ne vitin 97.- 98 dhe vrasjet me arme vazhdojne sepse mendohet mbi 35 perqind e qytetareve, si dorezuan, prandaj cdo dite e jave degjojme e shikojme te vriten qytetare ne fshat dhe qytete,.Sikoni shkerdhenin, te bijen , qerozin dhe sogezen e vogel , se si bredhin neper bote ne vendet me te shterenjta, per te prishur parate eqe kane vjedhur, nga vrasjet ne Gredec, nga studjot dhe firmat qe babai ua kish siguruar dhe i mbronte , qerozi ne saje baba vjerit shkateroi bregdetin shqiptare, kundrejt firmave qe u lejonte ndertimet me vend e pavend, me pronare te ligjeshem e te paligjeshem dhe keta mafjoze me kryemafjozin sali dhe zagaret e tjere qe kane pire gjakun e shqiptareve kerkojne te kethehen me cdo kusht ne pushtetin e humbur, prandaj vazhdojne me benjaminin e tyre lule holandezin , te premtojne lugen e floririt, sa te arin pushtetin , me pas i kethehen vjedhjeve, vrasjeve, droges, prostiticjonit. Prandaj ne si qytetare, jo dy here pore dhete here dota urejme, shajme e demaskojme kete race te felliqur qe ka mbire me bekimin dhe sherbimin qe u kane bere edhe te huajve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje