Dhjetë arsye përse 21 Janari, duhet rihapur si çështje kundër Berishës

26 Prill 2016, 20:00Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Gjykata e Lartë ka shkaktuar një zemërim të madh publik, duke varrosur dosjen e 21 Janarit, e cila dhe ashtu si ishte gjykuar, ishte një krim i pastër i drejtësisë ndaj shoqërisë shqiptare. Zemërimi nuk ka të bëjë aq shumë me faktin se dy vrasësit e faktuar, ish- komandanti i Gardës, Ndrea Prendi dhe ish- gardisti Agim Llupo, janë faktuar nga ekspertiza amerikane që janë autorë të vrasjes së katër qytetarëve, por mbi të gjitha nga fakti se ish- kryeministri i vendit Sali Berisha dhe ish- ministri i Brendshëm Lulzim Basha, të cilët janë përgjegjës të krimit, nuk janë marrë as në pyetje nga Prokuroria, dhe as kanë dëshmuar para gjykatës për çfarë ka ndodhur.

Sali Berisha personalisht ka bërë disa akte publike, për të cilat, edhe sikur të mos ishte vrarë askush më 21 Janar, duhet të merrej i pandehur.

Së pari, ai ka tentuar publikisht të devijojë pistën e krimit më 21 Janar, në orën 19: 30 minuta, duke deklaruar se ka prova dhe fakte, se vrasjet janë kryer nga opozita me çadra pistoletë dhe thika me helm. Devijimi i qëllimshëm i pistës së vrasjes, është një akt publik i fshehjes së qëllimshme të krimit, qëllim i cili duhet të hetohet, duke marrë autorin nën hetim penal.

Së dyti, më 22 janar ka ndryshuar pistën e vrasjeve, duke i konsideruar ato të ligjshme nga Garda, duke shpikur “rregullore gardhi”, “rregullore bulevardi”,  dhe duke shpallur ngjarjen një puç shteti, drejtuar nga ish- presidenti Bamir Topi, ish-kryeprokurorja Ina Rama, ish-shefi i opozitës Edi Rama, dhe katër gazetarë kritikë me të.

Ky ishte manipulimi i dytë publik dhe i faktuar i rrethanave të vrasjes, i cili ende nuk është hetuar as si qëllim, dhe as si pasojë, mbi hetimin e vërtetë të krimit që ka ndodhur.

Së treti, më 23 janar Sali Berisha ka penguar zyrtarisht dhe ka marrë përsipër mosdorëzimin e gjashtë oficerëve të Gardës, të thirrur nga Prokuroria për të dëshmuar për vrasjet. Ai ka kundërshtuar urdhërin e kryeprokurores, duke detyruar policinë ta mos zbatojë urdhërin e Prokurorisë, një vendim haptazi antikushtetues, që bën të paqenë institucionin e Prokurorisë dhe fsheh autorët e vrasjes. Ky është një krim ende i pahetuar dhe i pa gjykuar i tij, për të cilin faktet janë publike.

Së katërti, Sali Berisha ka inkriminuar Ministrinë e Brendshme, duke ju referuar asaj për fakte të sajuara,  për armë në duart e opozitës, çadra pistoletë, thika me helm, dhe mjete të tjera luftarake, të cilat Ministria e Brendshme nuk i ka zbuluar kurrë, dhe sipas raporteve, nuk ja ka referuar kurrë Sali Berishës. Pra, ai ka bërë publike një gënjeshtër që e ka shpikur vetë, për të devijuar hetimet mbi krimin dhe për këtë duhet të merret i pandehur.

Së pesti, Sali Berisha ka urdhëruar heqjen e derës së Kryeministrisë dhe fshirjen e plumbave nga oborri, duke prishur provat në vendngjarje dhe duke zbuar dy prokurorët e ngarkuar për çështjen, që të dokumentonin ngjarjen. Gjatë natës së 21 janarit, duke u gdhirë 22 janari, dy prokurorët nuk e lejuan të futen në oborr deri në mëngjes, kohë kur administrata e Kryeministrisë ka prishur provat. Edhe pse provat e mbetura mjaftojnë për të dokumentuar krimin, akti i tij duhet të hetohet dhe gjykohet.

Së gjashti, Sali Berisha ka urdhëruar fshirjen e serverit të Kryeministrisë, në orën 01:30 të natës, duke gdhirë 22 janari, sipas ekspertizës amerikane. Ky orar rakordon me shfaqjen publike të pamjeve të vrasjeve më 12 të natës, që e kanë futur atë në panik dhe ka urdhëruar fshirjen e çdo serveri që ka regjistruar pamjet dhe urdhërat e Gardës në godinën e Kryeministrisë. Për këtë akt të shëmtuar të prishjes së provave, nuk u dënua askush, ndërsa personat përgjegjës të administrates, u mbrojtën politikisht dhe u garantuan në punë në institucione të pavarura, nën ndikimin e presidentit aktual, çka e bën krimin më shtetëror.

Së shtati, Sali Berisha ka udhëruar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar me disa figurina qesharake të PD, të cilët i ka përdorur për t’i bërë presion drejtësisë. Në fund të punës së tyre, të vetmin dokument ata kanë kanë deklaratat e gënjeshtra të Sali Berishës për 21 janarin. Ky komision duhet të merret në pyetje për motivet e punës së tij dhe për presionin publik që i ka bërë drejtësisë në atë kohë, edhe pse disa prej atyre anëtarëve, nuk duhen konsideruar psiqikisht të përshtatshëm për t’u fajësuar.

Së teti, Sali Berisha dhe administrata e tij, kanë mobilizuar struktura okulte mafioze, për të dhunuar familjarët e të vrarëve më 21 janar. Badigardi personal i familjes Berisha, d.m.th shoferi i gruas dhe djalit, ka shkuar në shtëpinë e Hekuran Dedës, duke ofruar para për të mbuluar krimin, ndësa fëmijët e Ziver Veizit, janë terrorizuar në shkollën e fshatit nga banditë të Berishës. Djali i Faik Myrtaj kaloi në depresion duke vrarë veten nga presionet policore në Fier, ndërsa familja e Aleks Nikës, u sulmua publikisht për ta frikësuar dhe për të detyruar të heshtë denoncuesin e palëkundur të krimit, xhaxhain e tij, Mark Nika. Të gjitha këto presione mbi familjarët e viktimave, ishin një sinjal për njerëzit e drejtësisë, që të mos kishin frikë nga ndonjë hakmarrje  e mundshme, nëse çështja mbyllej, dhe kjo është një rrethanë rënduese e motivimit politik për të varrosur këtë çështje.

Së nënti, gjyqtarët që janë marrë me këtë çështje, janë të gjithë njerëzit më të besuar politikisht të Berishës, dhe duhet  jo vetëm të ndëshkohen profesionalisht, duke u nxjerrë nga sistemi i drejtësisë për këtë çështje, por dhe duhet të  ndiqen penalisht për mosgjykimin e motivuar politikisht të një krimi.

Së dhjeti, Edi Rama dhe pushteti i sotëm e ka detyrim ligjor, politik dhe moral të rihapë çështjen penale të 21 Janarit, jo si zbardhje e thjeshtë krimi, pasi krimi ka ndodhur live para syve tanë, por si çështje penale e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Gjykimi për vrasje, nuk është një çështje që parashkruhet dhe Sali Berisha me Lulzim Bashën, duhet të jenë gjithë jetën e tyre derisa të gjykohen, si të pandehur për këtë krim. Kur të gjendet ai prokuror që t’u hedhë hekurat dhe ai gjyqtar që t’i çojë në qeli, atëhere mund të themi se në Shqipëri ka filluar era e drejtësisë dhe shtetit ligjor.

Shpresat nuk duhen humbur! Kemi parë vrasës në politikë që kanë shkuar dhe me barrela në qeli të burgut, që nga Pinoçeti e deri tek Mubaraku. Duhet të nxitojmë së paku për Berishën, që të kemi mundësi ta shikojmë sa më gjatë në qeli, pasi Basha ka kohë. Dhe po nuk ja bëri gjyqin drejtësia, ja bëjnë fëmijët e viktimave, se këtu është.

25 komente në “Dhjetë arsye përse 21 Janari, duhet rihapur si çështje kundër Berishës”

  1. Lennard says:

    Qarte si drita e Diellit.Ju pergezoj per kurajen dhe efikasitetin e shkrimit.Per mendimin tim tashti topi eshte ne fushen e Mazhorances , qe po tregohet shume e ploget dhe e pa justifikuar per mbrojtjen dhe te drejtat e te demtuareve,

    1. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


      Unë nuk kam shpresë!
      Se Shqipëria
      Kështu do të mbesë,
      Nuk shkon Salehria!
      Mjerë kush të rrojë
      E të shikojë
      Këta qelbesira!

      1. Skypion says:

        Nje arsye pse duhet te rihapet 21 janari si ceshtje kunder Edi Rames,dhe nje mije e nje arsye pse duhet te denohet Sali Berisha.
        Arsyeja e vetme se pse duhet te rihapet ceshtja e 21 janarit ka te beje me ideatorin,organizatorin dhe perfituesin e e saj,qe eshte Edi Rama.Ai eshte pergjegjesi kryesor per gjithe c’ndodhi me 21 janar.Ka edhe pergjegjes te tjere,po aq kriminale sa Rama,si Gjinushi qe bente thirrje per lufte civile si ne Egjipt, Tunizi dhe Libi apo si Spartak Ngjela qe ne nje shperthim cmenduresko-kriminal deklaroi se ishin gati 13 mije shqiptare te derdhnin gjakun e jepnin jeten per kauzen e tij dhe Edi Rames!
        Kurse per denimin e Sali Berishes,ka njemijenje arsye.
        Sali Berisha duhet denuar ,se ka 3 vite qe nuk po le qeverine e rilindjes te qeverise e qete.
        Sali Berisha duhet denuar,se ka 3 vite qe nuk po i prish qetesine regjimit oligarkik te Edi Rames.
        Sali Berisha duhet denuar,se ka 3 vite qe denoncon cdo afere korruptive te regjimit oligarkik te Edi Rames.
        Sali Berisha duhet denuar,se ka 3 vite qe denoncon te gjitha trafiqet e medha te droges,te gjittha grupet kriminale qe i kryejne ato.
        Sali Berisha duhet denuar,se ka 3 vite qe denoncon lidhjet e ketyre bandave kriminale me regjimin oligarkik,me Ministrin e Brendshem dhe me vete Kryeministrin Rama.
        Sali Berisha duhet denuar,se ka 3 vite qe diskretiton maxhorancen,e cila e ka kthyer parlamentin ne cerdhe te trafikanteve te droges,prostitucionit,grabitesve dhe vrasesve.
        Sali Berisha duhet denuar,se nuk ka afere te ketij regjimi oligarkik,sado e kamufluar te jete ajo,qe te mos diktohet dhe denoncohet nga ai.
        Sali Berisha duhet denuar,sepse ishte denoncimi i tij qe e coi para drejtesise Shullazin,mikun e ngushte te Ministrit te Brendshem,Sajmir Tahiri.
        Sali Berisha duhet denuar,sepse… imagjinoni vetem pak,sikur te mos ishte ky njeri … sa e qete do te ishte qeveria…sa i qete do te ishte pushteti i oligarkise…sa te qete do te ishin rilindasit…Rama,Tahiri,Koco …sa e qete do te ishte ajo socialistja e Beratit,e Vlores dhe gjithe socialistet e tjera te ngjashme anekend Shqiperise, te cilat te shkretat ashtu pa buke,pa uje e drita nuk po bezajne vetem e vetem qe Rilindja t’i shfrytezoje e qete e pashqetesime,qe mund te durojne cdo zullum te rilindasve,porse nuk mund te durojne edhe denoncimet e Saliut…kurrsesi…assesi!!!
        Sali Berisha duhet denuar,se… dhe lista vazhdon e vazhdon aq sa vazhdon e nuk ka fund urrejtja e te kuqve dhe pjelles se tyre ndaj tij, dhe aq sa nuk ka fund babezia e mercenareve,bashibozukeve dhe sherbetoreve te tyre.

        1. bregdetari says:

          Ajo c’ka thua , zotyi Skypion eshte thjesht nje propagande. Vrasjet dhe pergjegjesia e berishes per 21 janarin, nuk mund te jene te barazvlefshme me shpifjet e Berishes. Vertet berisha ka 3 vjet qe denoncon e denoncon. Ne fakt ka 3 vjet qe shpif e shpif, pasi ne se atoo qe thote, denoncimi nuk behet ne medja dhe ne foltoren e parlamentit, por cohet ne prokurori. E, pra. Perderisa nuki ka bere asnje denoncim ne organin e akuzzes, gjithshka eshte propagande, Eshte lufte politike, eshte llafazaneri politike.

    2. turp per usa-be- nato says:

      Nuk i falet usa-be-nato-s per kete krim hitlerian.
      Vrau ish kryministri shqiptar por VRAU DHE NJE K/ I NATOS..PRA NA VRAU NATO..sidomos pas tolerimit qe ju nga OBAMA-MERKEL
      10 jane dhe ambasadoret qe ka “vallzuar” shtrigu berishe

      1 -Chris Hill
      2 -William Ryerson
      3 -Joseph E. Lake
      4 -Marisa R. Lino
      5 -James Pardew
      6 -Joseph Limprecht
      7 -James F. Jeffrey
      8 -Marcie Berman Ries
      9 -John L. Withers II
      10-Alexander Arvizu
      11-Donald Lu

      Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër. Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane. Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria

      -Në mars 1997,

      -E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997, dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997,

      – E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.

      – E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.

      – E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.

      – E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit

      -. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.

      -E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit.

      – E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

      Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha do jetë përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës.

      Cili është shpjegimi për këtë paradoks? I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë ambasdorongrenes kanibal

    3. te fala sandrit says:

      keto po ja kujton edvinit mero ? edhe ai premtoi se do kopsiste dosjen e 21 janarit sapo te vinte ne pushtet por eci duket paraja qenka shume e embel dhe per te edvini harroi shume nga premtimet….

  2. PeDe-isti i Rilindjes says:

    Mero, une vetem tek ajo fjalia e fundit kam besim. Keto perrallat me prokurore e gjykates te paster, reforme ne drejtesi apo qe Rama do bej ndonje gje per 21 janarin, sot keto nuk i ha me as nje pacient i spitalit nr. 5. Ne kete Shqiperine tone haken e merr vete i demtuari cdo shprese tjeter eshte demagogji, shkurt te shohesh filma me Arvizune dje apo Lune sot apo FBI.. Te gjithe keta i rrahin shpatullat Berishes dhe i thone te lumte se i ke ber shqiptareve ate qe nuk jua benim dot as ne.

    1. Leo says:

      Kafshet duhet ti leshe me kafshet ka nje menyre te thjeshte per ti ndeshkuar ata dy kriminelet tja hedhesh nje derri te uritur .

    2. bobi says:

      Edhe une vetem te fjalia e fundit ka shume vite qe shpresoj .

  3. Xhozi says:

    Mire Basha ketu eshte dhe ja bejne gjyqin femijte e viktimave, thua ti Mero. Po dhe Berisha po shkoi ne te semes nga zoti, ka lene mbrapa Zenin. Prandaj Berisha duhet te shkoje me deshire te gjykohet, qe te shpetoje Zenin, nga ndonje plumb, sipas kanunit, te cilin Berisha para dy ditesh e mburri shume.
    Kjo behet nese ai e do djalin e tij. Nese nuk dorezohet para drejtesise duke pranuar krimin, Zeni po pati kohe te mendoje pas marjes se plumbit, do ta mallkoje babane e tij qe e la ne gjak.

  4. ylli says:

    Une per vete nuk u zemerova !Duhet te ndjehem keq ?.Pse ?? Se nuk lejoj veten time te me talli askend.Por si nuk keni turp ,se i keni bere emrat e kater viktimave si aktore serialesh te filmave turq apo brazilian.Po pse nuk pyesni Ilir Meten ?? Pjese e pushtetit te Berishes qe i “vrau ” ishte ,pjese e pushtetit te Rames qe po kerkon “drejtesi,” eshte. Nje takim i familjareve te viktimave me Ilir Meten ,do ishte mese i mjaftueshem qe keta te merrnin ca pergjigje ,qe fatkeqsisht ti Z. Baze i di dhe nuk i thua.21 janari u krijua per pushtet dhe Edi Rama eshte ne pushtet.Nese ju filloni me perralla berishiane ,kush ju beson …hallall.

  5. ezopi says:

    Po te shkonte njerezia ne burg se genjen zotrote edhe pse qeros do ishte thinjur brenda !

  6. malsor says:

    Si mos kete as nje prokuror te vetem. Te pakten tu ngrej nje akuze e tu hidhen qofte edhe per disa ore prangat. Prokurori shkelqim hajdari ka nje rast te mire TU kthej reston qelbanikeve.

  7. iBaba says:

    Ore e keni vene re qe ka fillu krifet si Trump ky Saleh Ber Talebi?!

  8. england says:

    O Mero djali ti e ke bere ne menyren me te mire te mundshme akuzat dhe demaskimin kunder bandes se Sali plakushit,dhe atij vete,problemi mbetet tek shoqeria ne ate vend qe fle gjume,tek qeveria ne pushtet qe nuk gjen forca te coje perpara gjykatesve nje njeri te vetem,nuk fajsoj socialistet se ata nuk jane avokate apo prokurore,por nje levizje duhet ta kishin bere ne rastin e 21 janarit,si eshte e mundur qe nje burre plak te kete kaq shume pushtet qe ti rrezoje akuzat per nje vrasje ne mes te dites,kjo eshte e tmerrshme qe shqiptaret te presin vdekjen e te rrjedhurit qe te vendoset drejtesia.

  9. Kaonia says:

    Haruat dhe 360 kamerat qe kishte vendosur Luli ,dhe si per cudi nuk ka asnje pamje filmike. . U pa kjo pune qe ne mengjes po mjere ata qe hane balte.

  10. Laberia legjendare! says:

    E jo or burre, nuk eshte aq i madh zemerimi, jooo… mos u vjas, o shok!

  11. nafta says:

    Mero nuk e di pse ke filluar dhe komentet i ve ne peshoren tende,me perpara ke qene me liberal tani sic duket kane filluar interesat.Ruaje ate nam te mire qe mezi e krijove.Mos i fshij komentet .

  12. Dajti says:

    Brava MERO po kuje ja thua.

  13. MeteH says:

    Z.Mero,ju lumt per analizen e sakt.Por,duhet thene se Rama ndose ka qene dhe eshte per denimin e kriminelve,ka disa pengesa qe nuk demostron dot:1.Nuk ka drejtesi te ne.ajo eshte e kapur 100% nga SB,ku K/Prekurori eshte nje “0”,frikaman,qejf pa prishur e pune pa bitisur.2.Meta eshte pengesa kryesore,pasi ai eshte i lidhur me Salin ne vjedhje dhe e ndihmon ate ne çdo veprim.SB ne kuvend bene ligjin.Ne 21 janar protesta u be per Meten i para me dosjen Meta-Prifti.Per Salin qe desh te armatoste popullin kunder qeverise,Meta e shpura e tij nuk tha nje fjale dhe, ne byron e kuvendit nuk votoi per largimin e Saliut per 10 dite nga kuvendi.Kjo i dha zemer Saliut te dale me sajesa e shpifje te tjera ne vijimsi.Pra,Rama po punon e lufton i rrethuer nga ky matrapaz.3.Saliu ka mbeshtetje nd/kombetare.Rajersoni doli menjehere nga SHBA e dha intervist pro Saliut duke thene ato te ’92:”..edhe sot do te thoshja se komunistet mos i votoni…”4.PD eshte nje çete,bande qe shpif,vjedh e vret,eshte e frikeshme dhe u ka kallur tmerrin popullit i cili nuk ngrihet me si ne 21 janar 2011..!

  14. oldman says:

    Lodhemi kot
    qe kerkojme drejtesine
    ne Shqiperi nga…………
    shqiptaret.

  15. sonar389 says:

    Jo femijet e viktimave o plaku Mere qerosi. Drejtesia! Vetem ajo duhet te kete pune me kriminelet. Vetgjyqsia nuk na con askund. Ti beji pak presion mikut tend pa shtylle kurrizore nqs me te vertete kerkon te vendoset drejtesia ne vend. Drejtesi me Meten o Mere?? Puuupuuupuupupu (shpulle ballit)!

  16. katarakti says:

    Prokurori i Berishes. Gjykatat te Berishes. Presidenti i Berishes. SHIK-u i Berishes. Meta i Berishes…. Atehere si mund te behet drejtesi ne Shqiperi. Aq me shume qe Rama nuk po eshte i zoti te caktoje nje drejtor te ri Radiotelevizioni, jo me te beje drejtesi.

  17. tomsojeri says:

    Mero te lumt ajo mendje e dor se te pakten ngushellohemi per kurajon dhe mos heshtjen e ktij fenomeni aq te llahtarshem ku drejtesia esht ber nje me krimin ne kte ven qe quhet SHQIPEDHI !!!Nuk ka vend pluralist ne Bot qe kanibalet e politikes dhe drejtesis te jen elita qe ka pushtuar e dhunon shqipdhjeret me nje paftyrsi,guxim e cinizem ,a thua se jan lop stalle qe ju mjelin qumeshtin dhe ju han mishin per te ushqyer veten dhe klyshet e tyre ! Ne Shqipedhi mjafon me nje akuz per vjedhje korenti te perfundosh ne burg nga kta gjykates e prokuror te “devotshem”per mbrojtjen e interesave te arkes se shtetit e te ligjit e 10 arsyet qe Saliu duhet te arestohet jan shaka !!!!Mendoj qe ke haruar edhe Izet Haxhin deshmitarin kollos te bemave berishiane
    Mero bravo per cka shkruan por ndjehem aq i indinjuar ,aq i revoltuar e aq i turperuar qe linda e urita ne kte vend mes ktyre njerezve qe edhe vet Djalli do i kish zili per aftesin e tyre antiatdhetaresh,per veset e tyre qe burojn nga katakomet me te errta te nje tradhetie historike ku mbijetuan e mbyten shqiptaret fisnik,luftetar e krenar e pasi perzun ajken e i hodhen ne tregun e skllaveris e pjese tjeter i kthyen ne mish per top ,i paralizuan,i droguan ju moren edhe palcen e tani me forcen e pushtetit dhe paras pa hesap qe kan neper duar te kthyer ne nje kope “barngrenesh” qe ushqejn hiena e cdo lloj kafshe mishngrenese ! Vertet beson o Mero se keshtu me llafe,me riperseritje arsyesh pse duhen arestuar Sali monstra me shok do ndryshoj rjedha qe ka nisur??? Un nuk besoj aspak ssepse “infeksioni” ka pllakosur ter administraten shteterore e jan kthyer ne alien te panjohur e te pabes ! Ata qe na serviren e ne i zgjedhim, jan mall i pregatitur dhe i perpunuar ne “punishte”qe vetem ne sherbim te popullit nuk jan ! Pazaret e prapaskenat qe “gatuhen” atje, jan ajo cka po shofim kaq vite ! Cili ishte burr me i mir nga gjith kjo parad udheheqesish me ne krye gjeniun e intriges,hajnis e krimit ! Vetem nje shperthim mbar shqiptar shqiptaresh te ndergjegjesuar me motiv “ja vdekje ja liri”,pa asnje kompromis me banden qe ka mberthyer kombin, esht e vetmja shpres per te ndyshar e tjetra tja lem Zotit nese nuk ju duket shaka ………

  18. Uauuu says:

    Si nuk u lodh ky njeri me Berishën?! Apo i djeg se Berisha nuk ia var fare?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje