Pse Berisha po bën thirrje të reja për luftë civile?

29 Prill 2016, 20:34Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Berisha ka formuluar tre qëndrime të reja. E para, ka pranuar se në vitin 1997, ka hapur depot “me qëllim që shqiptarët të mbroheshin” nga revolta e armatosur në Jug dhe përsëriti akuzat se Perëndimi solli armë kundër qeverisë nga deti. Më parë ai ka pasur tezën se depot e armëve i kanë hapur bandat e armatosura dhe rebelët kundër tij, dhe përveç seancës së Gazidedes në Kuvend dhe në një interviste të vet Beirshës në mars të 1997, ai nuk e ka përsëritur më akuzën e “armiqve të jashtëm” që e kanë përmbysur.

Së dyti, ka rehabilituar ngjarjet e vitit 1998 dhe sulmet e armatosura mbi institucione, duke i përsëritur si model kërcënimi ndaj qeverisë aktuale (ruajna Zot të mos ketë llogaritur dhe ndonjë dëshmor të ri nga PD)

Së treti, po kërkon të marrë dhe pozën e patriotit, duke theksuar se armët që ai hapi depot në vitin 1997, kanë shkuar për të luftuar shqiptarët në Kosovë në vitin 1999.

Të treja janë gënjeshtra, biles të trasha, të hedhura poshtë në vite nga vetë Berisha kur nuk ka qenë në hall, siç është tani.

Depot e armëve në vitin 1997, u hapën filimishtë në Jug nga kapitullimi i ushtrisë përballë revoltës së qytetarëve, dhe Berisha hapi depot në Tiranë dhe veri, për t’iu kundërvënë Jugut. Gjatë gjithë trazirave dhe më pas, askush nuk verifikoi ndonjë armë të huaj, përveç kallashnikovëve dhe granatave të depove shqiptare, siç nuk u gjetën çadrat pistoletë në vitin 2011.

Në vitin 1998, revolta e armatosur kundër institucioneve, pasoi vrasjen e Azem Hajdarit dhe manipulimin me këtë vrasje nga Berisha. Nuk di nëse Berisha ka ndërmend të vrasë dikë nga PD këto ditë dhe të hidhet në sulm kundër institucioneve, por është e qartë se ai e ka atë në koshiencën e vet, si një histori krenare.

Gënjeshtra e tretë, ajo që ky ka hapur depot në vitin 1997, për t’i përdorur në vitin 1999 në Kosovë, përveçse është një gënjeshtër e trashë, është dhe një lajthitje mendore e tij. I vetmi armatim që UÇK ka marrë nga shteti shqiptar, është ai që i ka shitur ose falur shteti shqiptar nga depot e ushtrisë, dhe jo kallashnikovë të mbledhur rrugëve. Biles dhe ai armatim që ja ka dhënë vetë shteti, shpesh nuk bënte dhe u ngelej në dorë luftëtëtarëve, dhe jo më të bënin kallashët e vjedhur depove nga njerëz të papërgjegjshëm. Mbi të gjitha, në vitin 1999 Berisha ka qenë më i izoluar se kurrë ndërkombëtarisht dhe brenda vendit, dhe ka qenë person i padëshiruar me qëndrimet e tij ndaj luftë ssë Kosovës, aq sa nuk u lejua as të shkelte në Kosovë menjeherë pas luftës nga administrata ndërkombëtare, me dijeni të Rugovës dhe Thaçit.

Po përse i bën Berisha këto deklarata?

Shpjegimi gjendet tek padia që Partia Socialiste ka bërë kundër tij në Prokurori. Kur ai bëri deklaratën për armatosje, PD heshti dhe tentoi të mbante distancë nga Berisha, dhe ai vazhdoi ta elaboronte atë tezë vet, me disa gazetarë pro tij, që filluan ta moderojnë si tezë ligjore. Tani ai e ka harruar fare atë çështje, dhe po bën thirrje për armatosje direkte të popullsisë.

Padia në Prokurori i ka dhënë shans Berishës ta thellojë thirrjen për rrëmbim armësh në ekstrem përtej çdo parashikimi, për të tërhequr mbi vete vemendjen dhe për t’u heroizuar si një “gjeneral” i një ushtrie të vdekur, që ai kërkon ta ngjallë, ta trimërojë dhe ta armatos për të vrarë kundërshtarin.

Deklaratat janë ekstremisht provokuese, pikërisht për të zhvlerësuar atë që PS ka bërë me deklaratën e tij të parë, duke e çuar në Prokurori. Mos u çudisni që nesër, pasnesër dhe ditët në vazhdim, ai të bëjë deklarata dhe më të egra se kjo në këtë drejtim. Duke qenë i qartë se Prokuroria nuk do të lëvizë asnjë gisht kundër tij, dhe për të dalë nga kjo histori si një hero, që po bën thirrje për rrëmbim armësh, Berisha do ta thellojë qëndrimin e tij në këtë pikë.

Për deklaratat e sotme ka bërë kujdes të jenë të rënda, dhe të mbëshetura dhe mbi një histori të gënjeshtërt dhe të ritreguar sipas interesit që ai ka sot për këtë çështje. Në mendjen e tij, opozita e vitit 2013, 2014, 2015, është si opozita e vitit 1997, 1998, 1999, ku ai të vetmin mjet që tentoi të përdorë, ishin armët.

Deklarata e parë e Berishës për armatosje, në fakt pati një gjyq popullor shembullor, nga më të pamëshirshmit që ka pasur ndonjëherë Berisha, dhe nuk ja vlen fare se çfarë do bëjë Prokuroria. Deklaratat e sotme, po ashtu do të kenë një ndëshkim shembullor nga opinioni publik, por mos prisni gjë nga Prokuroria.

Gjyqi ndaj Berishës, përfshin dhe gjyqin publik ndaj Prokurorisë, ndaj nuk ja vlen të merremi me atë pjesë. Është thjeshtë një përpjekje e Berishës për të futur armët në axhendën politike dhe plumbat në mendjet e shqiptarëve, si e vetmja mënyrë për t’u hakmarrë ndaj braktisjes popullore ndaj tij.

Më shumë se guxim i tij, është një shans që ai e gjen tek fakti se çështja e tij ka shkuar në Prokurori dhe ai e ka të sigurtë fitoren atje. Ndaj i duhet lënë në dorë gjyqit të shoqërisë mbi të dhe jo prangave të Adriatik Llallës. Ai është i pandehur bashkë me Berishën në këto thirrje prej burracaku.

E vetmja gjë që nuk e kuptoj, është pse i duhen Berishës tri vitet kur ka rrëmbyer armët dhe është mundur e poshtëruar të tre herët, dhe jo vitet kur ndërroi lëkurë dhe ja doli të dukej para tyre si i “ndryshuar”? Me sa duket i ka humbur shpresat se mund t’i gënjejë përsëri dhe e vetmja hakmarrje është t’i shikojë shqiptarët të përleshen me armë me njëri- tjetrin rrugëve. Dhe pastaj të vdesë i qetë. Se të çmendurit përgjithësisht vdesin të lumtur!

32 komente në “Pse Berisha po bën thirrje të reja për luftë civile?”

  1. bonbon says:

    E keqja me e madhe ketij vendi nuk eshte Berisha por eshte Ilir Meta. Me Ilir Meten jashte qelise se burgut Sali Berisha e ka te sigurt rikthimin ne pushtet. Llalla,Nishani,Ajazi jane te gjithe produkte te dyshes Berisha-Meta.

    1. GJURMET TE QOJNE NE QELE says:

      Artikull-shkruesi si dhe 99 perqind e mediave shqiptare per te shkuar nga Tirana ne Viqidol ..i bien nga Kina e Donald Lulit.

      Nuk ka ndodhur ne historine e krimeve nderkombetare me kollare apo pa kollare qe shteti amerikan i vitit 1998 te mbroje kaq hapur nje krim kaq te dokumentuar.

      Ka DOKUMENTE te rrjedhura apo te pa rrjedhura qe tregojne se dipllomate amerikane i kane bere presion treshes NANO-META -MAJKO qe te mos arresohet krimineli B.

      Si ka mundesi qe disa dipllomate euroatllantike…e pergezuan kete kriminel..se ktheu armatimin e rende.

      Si ka mundesi qe NJE vuvuzel si Fran Shkreli ti jape “urdher” kriminelit B TE TERHIQET SE AMERIKA NUK E NJEH kete pushtet te grabitur….

      Si ka mundesi qe nje ambasade amerikane te kthehet “seksion drejtesie”

      Si ka mundesi qe ne ngjarjet e 1997 pasi GJENERALI GREK arben imami ( MIK PERSONAL I PALLOSHIT EDIRAMA)qe drejtonte tanket kunder kriminelit B…TE BEHET MINISTER I MBROJTJES..dhe mos harrojme qe eshte ministri i NATOS…..
      Figura e krimit e të pandehurit Sali Rrahman Berisha

      Në 13 e 14 shtator 1998, duke përfituar nga ceremonia mortore e ish-deputetit Azem Hajdari, PD e kryetari i saj, deputeti Sali Berisha, si dhe persona të tjerë kanë bërë thirrje për përdorimin e dhunës, kanë nxitur qytetarë të ndryshëm për armatosjen e tyre, me synim pushtimin me forcë të rezidencave qeveritare për përmbysjen e rendit kushtetues”. Godinat u sulmuan duke u djegur dhe shkatërruar, situatë që u cilësohte si grusht shteti

      Pse duhet te arrestohet i pandehuri Sali Rrahman Berisha ??

      Në bazë të nenit 221 i Kodit Penal , I pandehuri Sali Rrahman Berisha i datelindjes 15 tetor 1944 duhet të përgjigjet penalisht për veprën e mësipërme dhe, duke qenë se krimi i mësipërm, për të cilin akuzohet, është me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe kombëtare për rendin kushtetues dhe se vetë i akuzuari paraqet rrezikshmëri shoqërore të theksuar çmohet se atij duhet t’i vihen prangat ne cdo kohe

      Pse nuk arrestohet i pandehuri Sali Rrahman Berisha per krimine 14 shtatorit 1998…??

      Deponimi i bere nga i pandehuri Sali Rrahman Berisha perpara ish -ambasadorit te SHBA ne Tirane Robert Frouik dhe konsullja e Ambasades Amerikane ne Tirane Susan p. Lively ne ne19 korrik te vitit 1999 eshte ndoshta skandali me i madh dipllomatik per te cilin dhe sot admistrata amerikane dhe vecanerisht ambasada e rruges Elbasanit dhe posacerisht zoti Lu duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar qe kane “bashkpunuar m e nje kriminelI te rrezikshem si SERBerisha ?

      Nqs sot denojme krimet e Hitlerit ne vitet 40’ dhe ne bote po denohen akoma naziste te fshehur edhe ne moshen 80-90 vjecare per krime te kryer para 70 vjetesh pse ambasada amerikane po mbron nazi-berishistin,biles duke inskenuar dhe duke amplifikuar ceshtjen Doshi & Friends sikur te jete problem kozmik ?!

      Nga sa me siper titulli I artikullit “ se Berisha po shqetesohet nga prokurori” eshte nje ofendim banal qe Mero I ben lexuesve te kesaj gazete sepse eshte e lexueshme qe gjithe kjo maskarade eshte nje bllof qe po behet ne prag fushate elektorale ku po pregatitet neveritshem nje ardhjee trete e Berishes ne pushtet si ne 1991 me falangat e “agjit-proppit” Elez biberajve ,Hillave dhe Billave dhe ne 2005 te BGR Group,Stuart Stevens.mikut te Fazllicit

      Një deklaratë bombë e ish ambasadorit amerikan Arvizu, i cili krahasoi rrëzimin e Sali Bishës nga pushteti me përmbysjen e Ramiz Alisë në 1992, i dha atehere një dimension historik fitores së të majtës, duke e konsideruar regjimin e Berishës më të rrezikshëm se të Ramiz Alisë.
      Pra pse nuk po e fusin në burg Berishën si Alinë por e tolerojne duke shpikur tragjikomedi me Dosha & Kodosha & Frroka &Shullaze qe po e cojne vendin ne nje katastrofe apokaliptike shume dimensionale per te shpetuar bolet e fishkura te Berishës..

      Mero mos i bjer nga Kina e Lulit.

      Krimineli B eshte zbatuesi i doktrines me anti shqiptare dhe me anti njerzore te bere ne shqiperi: dekomunstfikimi i William Biberajt..sepse komunizmi kur i pritem me lule Bushat -Bejkerat-Biberajt-Billat kishte vdekur me kohe..pra me ke luftuan keto xB-te me te vdekurit..kY eshte kanibalizem dhe eshte koha te thuhet e verteta dhe mos terrorizoni me njerzit se po beni enverit me te madh se papa i vromes qe dhe ky ishte mangut si gjenerali i ushtrise vdekur qe po merret me kocka martiresh te shekullit kaluar..po behet si janullatusi me ushtaret greke qe i kane ngritur varrezat sipas vijes se vorio epirit..

      pse je larguar zoteri nga fryma e nje artikulli brilant para 4 vjetesh me titull:
      GRANOFF I FUNDMI I BERISHES NE WASHINGTON ??..kush ta shkuli veshin zoti MERO ??

      SA GRANOFFE TE OFSHOREVE KA KRIMINELI B QE JA KANE FUTUR NE PINCA ATO TE SHKRETA RAMES ??

      1. EDI SHPATA says:

        Të lumtë goja DRENICA E KUQE, se dhe mero legeni ka qenë ai që ka qenë ushtari më besnik i Berishës në kohë të vështira ai dhe kjo gazetë kanë vërë çmos që Berisha të vijë në pushtet

        1. Edkari says:

          Gazeta Tema ka qellim qe ne Shqiperi te shpethej lufta civile.
          Lufta civile eshte ne prag dhe eshte e nevojshme per gjendjen
          qe e majta ka sjellur ne Shqiperi dhe mbasandaj kush te rroje
          te gezoje.
          Them kush te rroje se nuk shtyhet me keshtu,dy duar per nje
          koke jane dhe duhet luftuar qe ne kete vend te jetojne ne paqe
          midis atyre o vetem njerezit e ligj me Rilindjen ose njerezit
          e ndershem me te Djathten.Kupa eshte mbushur dhe ka filluar qe
          te derdhet,nuk duhet lene me te derdhet po me trimat te dalin
          ne balle se nuk do jene vetem.Perballe te keqes qe po i nxin jeten shqiptareve
          jane djemt me te mire te ketij vendi qe e japin jeten si me lindur.
          Edi Ramen e ka zene paniku po shume shpejt nuk do i zere kemba
          dhe po dhe ne futet andej nga ka dalur(ne gop te Anetes)dhe atndej do e nxjerrim
          dhe do ja bejme gjygjin ke Sheshi Skenderbej.

      2. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


        Se kurva plakë
        prapë zgjedhjet i fitoi
        Se për herë të dytë
        Prapë nusëroi
        Nga vit’ i mbrapshtë 97
        Kaq gjë mësoi
        E vrau, vodhi, dogji…
        Dhe Populli harroi!

    2. Olldashisti says:

      Kete bajge e fali nje bythq..ir si Fatos Nano, nje bythec si Rexhep Mejdani, nje legen si Neritan Ceka dhe plot Cekra e Lekra, qe si futen nje te perveluar bytheve dhe te shkonte ne te Sheqeres.

    3. andromeda says:

      O Mero leshi, nuk është i çmendur dhe mos e përmend këtë se në gjyq do shpëtojë vetëm për këtë arsye. Pse na çmend dhe ne me këtë alibi që kërkon ti gjesh Berishës? Ai është plotësisht i vetëdijshëm dhe i aftë të bëjë gjëmën në Shqipëri vetëm të shpëtojë kokën e tij dhe të familjes biologjike. Ai duhet të ndëshkohet nga populli dhe të rikthejë çdo gjë që i ka rrëmbyer këtij populli me abuzimin me pushtetin.

    4. Leshi says:

      Une jam salier i kopese se saliereve, dhenve, dhive, derrave, qenerve, gomereve, ujqerve, çakejve. Eshte e pamundur qe kreu i kopese tone t’i kete thone keto. Ai egersire nuk mund te kete qene as zagar i i oxhakut te Enver Hoxhes. Ai shpellar nuk mund te jete as spiun i Serbise. Turma jone eshte me e çmendura, llumi i perparimit ne Shqiperi dhe akoma me shume keshtu eshte shpellari ne krye te kopese tone. Na e kemi per nder te udhehiqemi nga nje shpellar, egersire, kriminel, spiun i Serbise.

    5. bureto says:

      Saktë arsyetimi i Meros dhe komenti i bonbon-it, me siper! Po fundi cili do te jete? Kete rebus kush e zgjidh?! Me kete popull (elektorat) veshtire do te jete, se rruge tjeter veçse heqjen e tyre me vote, askush nuk mund ta beje. Kete e dikton sistemi dhe Kushtetuta qe kemi. Dhe ketu eshte veshtiresia me e madhe. Sa e sa here eshte thene, qe nga greket e lashte, se Populli i meriton qeverine dhe kriminelet, qe i zgjedh vete. Ne cdo kohe kudo ne bote dhe keto 100 vjet edhe ne vendin tone!

  2. Xhozi says:

    Ore po c’mut shteti jemi ne. Deklaratat e sotme te Berishes jane skandaloze, me te renda se thirrja per armatosje.
    Ai paska dhene urdher te hapen depot per t’u mbrojtur nga sulmet e jashtme. Kulmi.
    Ka prokurori dhe gjykata ketu, apo jo?

    1. Skypion says:

      Editoriali i sotem duhej te ishte per dhunen e paprecedente qe u be dje nga banditet e Edi Rames ndaj Fatos Lubonjes,Andi Bushatit,Ylli Rakipit etj.
      Ky eshte lajmi.Ky eshte kryelajmi.Nuk ka lajm tjeter.Gjithe te tjerat jane tentative mjerane per te anashkaluar skandalin e djeshem me analistet e njohur.
      Lajmi tjeter,eshte deklarata e Lubonjes se dhunes i duhet pergjigjur me dhune.Eshte nje lajm qe u dha ketu ne Tema,por na qenkesh hequr.
      Keto jane lajmet.Gjithe te tjerat llapaqeneri bajate tipike per mediat dhe mercenaret e qeverise.
      Megjithate,le te perpiqemi te respektojme shkrimin e analistit tone,megjithese behet per te shperqendruar vemendjen e lexuesit.
      I nderuar zoti Baze, deklaraten e tij “shokuese” ,”bombe”,”skandaloze”,”luftenxitese” e blla blla te ketilla ,Sali Berisha,e ka bere tashme.Prandaj eshte qesharake,tejet qesharake te parashikosh deklarata dhe qendrime te tjera me ta forta.Nuk ka deklarate me te forte se kjo.Vete interpretimi qe i keni bere deklarates se Sali Berishes,ju ben qesharake kur thoni se priten qendrime te tjera me ta ashpra.
      Nuk ka qendrim me ta ashper se aq.
      I nderuar zoti Baze,eshte tejet qesharake gjithashtu,kur thoni se Berisha pati nej gjyq popullor per deklaraten qe beri.Pertej termave qe i keni huazuar nga zhargoni enveristo-stalinist me gjyqe popullore e budallalleqe te tilla,ju vetem sa e lartesoni edhe me figuren e Sali Berishes.Nuk ka nder me te madh per Sali Berishen,dhe per cdo demokrat tjeter, sesa ai “gjyqi popullor” qe permendni ju.
      Sepse,ai popull per te cilin flisni ju,i nderuar zoti Baze,eshte populli i kuq,eshte populli mavi, jane nostalgjiket e diktatures komuniste,pa permendur vete ish-komunistet dhe kriminelet e tjere te atij regjimi horror.
      Sepse,ai popull per te cilin flisni ju, i nderuar zoti Baze,jane edhe analistet mercenare,gazetaret bashibozuke,shkarrashkruesit e paguar te pushtetit oligarkik.
      Me pak fjale,i nderuar zoti Baze, ai popull qe na i paksesh bere gjyqin Sali Berishes, eshte nje popull muuti,eshte nje popull kaake,eshte nje popull i pshurrur,eshte nej qenef popull, eshte nje pis popull.
      Askush nuk e pshurr me kete soj populli, pale pastaj te impresionohet nga gjyqet e tij.Shqiptaret ua kane bere kkaken me vakt gjyqeve te ketij qenef-populli ,te ketij muuti te kuq qe veq kuterbon e kuterbon.
      Ky soj populli eshte jashteqitja e popullit te vertete.
      Askush nuk i pshurr me kete soj te felliqur kinse gazetaresh dhe analistesh,qe jane bere pale me banditet dhe i sherbejne me zell pushtetit te organizates kriminale.Askush.Dhe ju e dini mire kete.
      Une po jap arsyen time ,se pse Sali Berisha po ben keto deklarata keto dite.
      Sali Berisha po flet shume hapur dhe shume qarte.Ai po i ben me dije popullit shqiptar,se qeveria qe ka ardhur ne pushtet me ndihmen e bandave,qe po qeveris vendin me bandatDhe,tani qe eshte ne fund te nje mandati katastrofal,po pergatitet te qendroje ne pushtet,edhe per nje mandat tjeter, duke bashkepunuar si kurre me pare me bandat kriminale.
      Gjithe cka po shohim keto kohe,nuk jane gje tjeter vecse testime paraprake per perdorimin e bandave per te grabitur voten e shqiptareve ca muaj me pas.Po behen prova gjenerale.Po testohet popullsia,po testohet edhe rezistenca e opozites se deri sa mund te mbaje ajo.
      Eshte kjo arsyeja pra,se pse Sali Berisha i ben thirrje te drejteperdrejte popullit per t’u mbrojtur,duke i lene te kuptoje ne te njejten kohe,se nuk eshte vetem dhe pa mbrotje,e se ka kush i del zot.
      Eshte kjo arsyeja, se pse Sali Berisha paralajmeron drejtperdrejte Edi Ramen ne vete te pare,por edhe gjithe bandat dhe banditet qe i sherbejne,qe nese tentojne ate qe kane ndermend,do ta pesojne keq.
      Ajo qe i terbon banditet ne pushtet dhe bashibozuket e tyre,eshte kurajoja e jashtezakonshme e Sali Berishes.Eshte trimeria e tij.
      E kemi thene edhe me pare,e prape po e themi,se asnje,askush,cilido e sado trim te hiqet ,nuk do te kishte dhe nuk ka guximin guximin te denoncoje krimin dhe kiminelet me emer dhe mbiemer si Sali Berisha.
      Askush.Absolutisht askush.Dhe kjo i komplekson tej mase burracaket ne pushtet dhe mercenaret e tyre mediatike.
      Sa per denoncimin qe pushteti oligarkik i ka bere Berishes ne prokurori,ne u themi te gjithe atyre qe e deshirojne nje gje te tille: vihuni ne radhe,njeri pas tjetrit, per t’i bere gojore Saliut!

      1. Vita e Nastes pe Kolkondasi says:

        Fort i nderuar Zoti Skypion! Do doja te dija:
        Mos ndoshta, Zoteri, mbani mend nese rastesisht ju ka kafshuar ndonje qen I terbuar dhe ju keni neglizhuar duke mos bere gjilperen kunder terbimit? Cfaq dyshimin tim te sinqerte, sepse ndryshe nuk ka si shpiegohet gjendja juaj mendore kur thoni: ” Me pak fjale, I nderuar zoti Baze, ai popull qe na I paskesh bere gjyqin Sali Berishes, eshte nje popull muti, eshte nje popull kaake, eshte nje popull I pshurrur.eshte nje qenef popull, eshte nje pis popull.”

        1. PO QY...ORE ! says:

          A NA HA “PAK” M…. z. SKYPION , ME GJITHE KETO IDJOTESITE E TUA , QE T`I PUBLIKOJNE ???!!!

  3. beni says:

    Ky lloj krimineli duhet varur nga kembet. Shteti, jo shteti i kartonit me kurva prokurore e kurva gjyqtare, por shteti i vertete duhetbte veptoje sa me shüejt te izoloje kete Vampir gjakatar.

  4. Zani Burimi says:

    Mero,
    Mos u lodh me shkrime shume te gjata per te arritur ne thelbin e çeshtjes: Berishae sheh qarte (se nuk eshte budalla) qw goditjen shkaterruese e ka marre nga ndergjegja qytetare e shqiptareve kendej e pertej kufijve. Tashme kjo kufome e mefshet politike eshte ne periudhen e kalbezimit qe leshon kuterbimin me ato “kushtrimet e te pareve te pyllit”, ndersa perLlalen e te tjeretasqeia ndjen, sepse ne fakt jane lakejte e tij.

  5. gita says:

    JAM PA FJALE! LLALLA DUHET TE IKE I PARI QE TE VIHET DREJTESI NE KETE VEND. Sikur keto qe thot ,thuhen ose ben Berisha t’i thote,te thuhen ose t’i beje Rama tani ketij vendi do t’i kishte dale flaka dhe EDI RAMA do te ishte ne burg. mos harroni per cfare beri burg FATOS NANO.

  6. DRENICA E KUQE says:

    Ato qe thote Berisha jane puro demagogji! Berisha ben thirrje te reja per lufte civile sepse udbashat dhe kosistat e Prishtines (sigurimcat “shqiptare” te Jugosllavise e Serbise, qe jane edhe shoke te tu, Mero) duan ta pushtojne Tiranen, duke bere politikwe te hapur “si ndaj Serbise si ndaj Shqiperise” se kjo ishte vija politike e “shqiptarit” Ibrahim Rugova dhe parties se tij: LDK!…

    DRENICA E KUQE

    1. andromeda says:

      Meqë ky Rama pallaveshi nuk ka besim tek ky sistem drejtësie t’i drejtohet gjykatës së Strassburgut me një padi të fortë dhe ta ndëshkojnë ato si një kriminel i kalibrit ndërkombëtar, sepse i tillë është. Sepse duke pritur reformën e Ramës në drejtësi do ikin vitet dhe kryekrimineli nuk do ndëshkohet dhe Shqipëria do vazhdojë të konsumojë energji pa fund në përplasjet e forta dhe pa dobi pozitë-opozitë.

    2. EDI SHPATA says:

      Të lumtë goja DRENICA E KUQE, se dhe mero legeni ka qenë ai që ka qenë ushtari më besnik i Berishës në kohë të vështira ai dhe kjo gazetë kanë vërë çmos që Berisha të vijë në pushtet

  7. niki says:

    Une ,propozoj nje peticion per te rrezuar nga detyra zotin kryeprokuror.Nuk e meriton te qendroj ne ate detyre as edhe nje minute.Sepse eshte ai se bashku me Presidentin e Republikes qe po shkaterrojne shoqerine shqiptare , ku me Kushtetute i takon ta mbrojne ate.Shqipetar zgjohuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu

  8. Prova says:

    Ne vendin tim, ne vendin tend, nje mendje e cmendur, nje popull cmend… Bushtra Sali po kthehet ne origjine. Shikoni c’fare dite ka zgjedhur: Te premten e Zeze, per te ndjelle e sjelle zi ne Shqiperi, per te vrare besimin ne ringjallja-rilindja, per te hequr shpresen ne jeta, ku te krishteret shqiptare vllezer me muslimanet e kthyer ne te tille se bashku besojne, per te revokuar ate qe ja ka prishur shpirtin e gjymtuar ne feminine e hershme vepren e gjyshit te tij kur vrau priftin e fshatit i cili e zuri duke vjedhur kishen. Monstra bastarde, suniti me i shemtuar i races njerezore, xhihadisti Sali-Shkelqen do te hedhe injorancen dhe varferine qe e ka mbjelle anekend neper Shqiperi ne vllavrasje vetem per te shpetuar dy monstrat vrasese, pjella te tij… U bure buce o pjelle e keqe e races njerzore me kete intesitet agresiv qe e pasqyron ne shprehjen e fytyres tende te qelbur dhe xhesteve prej nje psikopati ke per te perfunduar ne cmendine… Dhente zoti te te jape jete duke u jargavitur prapa hekurave te spitaleve psiqiatrike mundesisht pas denimit si nje vrases ordiner ne Burgun e Fush-Krujes….

  9. EMIGRANTI says:

    Faleminderit zoti Mero, per autopsine dhe vertetesine e akuzave qe i beni banditit Berisha, qe ne vend te paqes, harmonise dhe dashurise midis qyetareve shqiptere, ben thirje per armatosje dhe lufte, ku simbas keti fashisti, qeveria sdo gjeje vrime ku te futet. Nese prokuroria se mer te pandehur kete here Sali Berishen, duhet te ngrihemi ne si popull, ta marim zvare kryeprokurorin qe i ka zene pluhuri dosjet e padive ndaj sali berishes. SHpresojme qe kete here ne prag te rrformes ne drejtesi dhe mbas thirjes fashiste per armatosjen e shqiptareve dhe rrezimin me dhune te qeverise Rama , prokuroria te filloi hetimin ndaj keti banditi, qe seshte ngopur me krimet dhe gjakderdhjen e 97.- 98 si dhe vrasjet qe dodhin cdo jave me armet e zjarit qe sjane dorezuar. Nese edhe kete rradhe prokuroria se mer te pandehur, duhet parlamenti te propozoi shkarkimin e kryprokurorit dhe ndeshkimin e tije. Eshte ky sali, qe po sjell erdalle dhe po e pengon vendin tone te ece perpara ne rrugen e prosperitetit dhe afrimin me BE.

  10. Fshatari says:

    Duhet pyetur edhe supermbesa cfare mendon per deklaratat e gjyshit…nqs e mbeshtet do ja mbeshtes edhe une

    1. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:

      ?
      ?

  11. astrit says:

    Llalla po te ishte kryeprokuror i vertet nuk duhej te priste denanciminn e PS per Berishen per armatosjen e popullit, por duhet ta kishte thirrur urgjentisht vete.

  12. rikard ndoka says:

    kur te vjen zjarri te bytha, cfare nuk ben …

  13. Alternative e fundit says:

    Qe salihi eshte nje KARTE e DJEGUR kete e dine te gjithe Shqipetaret brenda dhe jashte vendit Madje edhe vete ai po shikon fundin e turpshem sepse pervec krimit ne te gjitha institucionet nuk ka mbrojtje tjeter ( kete e thote dhe Izet Haxhia ) Ilir meta nuk eshte larg nga salihu pothuajse nje fyture kane dhe shpetimin e shohin permes Ribashkimit tyre Destabilizimi i vendit eshte dhe triumfi qe po gatuajne keto mostra per te mbijetuar krimi dhe vetem krimi
    Rama duket se eshte i bindur qe po te provoje te ndeshkoje njerin nga keta do ngelet me gisht ne goje Pra cfar alternative tjeter mund te kemi lind pyetja Sic e thashe me lart fundi i ketyre Kartave te djegura po ju vjen Sepse Shqipetaret nuk mashtrohen me
    Pra Votat e Shqipetareve do ti tregojne fundin
    Alternative tjeter nuk mund te kete

  14. Vjosa says:

    SKYPION, nje ze NDRYSHE…..

  15. Tiransja says:

    Berisha duhet të futet në burg. Nuk duhet të tolerohet më. Është i çmëndur që bën thirrje për armatosje dhe grusht shteti. O Berish kurrë nuk do të vini ju në pushtet.

    1. bureto says:

      Te ëmendurit i izolojne ne çmendine. Saliu nuk eshte i cmendur, skizofren mbase. Por kjo pak ka rendesi. Ai eshte DJALL dhe çdo gje qe ben e ben me synime te caktuara. Disa here edhe i kane sherbyer, ndaj edhe ia ka marre doren. Porblemi eshte se ai me ato qe ka bere, e ka patur me kohe vendin para drejtesise. Po kush do ta beje kete? Ky shtet qe kemi dhe ata ambasadore qe i bejne vizite cdo dite, per ta bindur qe te jete me i ‘urte’ me ne?! Ky eshte kulmi i durimit per ata shqiptare qe e duam kete vend qe te jete normal dhe te mos drejtohet me nga keta politikane te papergjegjshem, sot e 25 vjet, ku me i spikaturi dhe me i rrezikshmi mbetet ky.

  16. Tiransja says:

    Berisha duhet të futej në burg që ditën kur bëri thirrjen për armatosje. Berisha vetëm do luftë,grusht shteti. O Berish kurrë nuk do ta marrësh pushtetin. Pas reformës në burg.

  17. alphade says:

    Dyshoj , zoti Mero, se edhe qerozin Strazimiri e nxorri me kobure te Liqeni per te vrare ndonje dhe
    pastaj te kurdiste zallamahin qe e ka zanat qe kur ka lindur ne shpellen e Vicidolit . Sa kohe qe kesaj
    Monstre nuk i jane vene “byzylyqet”Ai do te vazhdoje t’i beje gjemen shqiptareve duke zbatuar besnike-
    rish urdherat e padroneve te tij per shkaterrimin e Shqiperise ,ashtu sic e kane qejf ta shohin komshijt tone.
    Derikur ky perbindesh do te vazhdoje rrugen demoniane kunder kombit shqiptar ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje