Pse PD, po e lë vetëm Berishën për “armatosjen”?

27 Prill 2016, 19:24Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet të mbajë i vetëm me disa gazetarë pro tij, kauzën e armatosjes së popullsisë, tashmë si tezë e së djathtës ekstreme, me shpresë se kështu do zbusë dëmin e tmerrshëm që i bëri PD-së me atë deklaratë në Kuvend. Ashtu dhe siç pritej, ai vazhdoi ta mbrojë këtë tezë dhe gjatë këtyre ditëve, për të krijuar idenë, që është njeri normal .

E reja e Berishës në stërmundimin për ta hequr zvarrë kauzën e armatosjes, është se po përpiqet të shpallë si propagandë kundër tij, reagimin e shumicës dhe medias që e ka sulmuar atë për këtë qëndrim. Por problemi real që ka Berisha, nuk është shumica e shoqërisë shqiptare, që ia quan çmenduri atë që tha, por Partia Demokratike, e cila e ka lënë vetëm në kauzën e tij për të armatosur shqiptarët, “tani me ligj”.

Të parët që u distancuan nga Berisha dhe tentuan ta zbusin gjëmën që ai lëshoi në Kuvend, ishin Jozefina Topalli, Edi Paloka dhe më pas gazetarët e Berishës. Ata filluan ta klasifikojnë, jo si deklaratë për rrëmbim armësh, por si një nismë të Berishës, për të lejuar përdorimin e armëve nga qytetarët me leje.

Por kjo tërheqje taktike për momentin, është bërë qesharake, pasi nuk pëkrahet nga vetë Partia Demokratike.

Kjo parti vërtet i ka qëndruar besnike Berishës për të bojkotuar Kuvendin dhjetë ditë bashkë me të, por nuk ka bërë asnjë deklaratë pro tezës së Berishës, për armatosjen e popullsisë dhe akoma më keq, nuk ka ndërmend të marrë ndonjë nismë ligjore për armatosjen e popullsisë sipas idesë së Berishës.

Pra Berisha dhe gazetarët e vet që ka angazhuar këtë javë ta mbrojnë idenë e tij si tezë politike, fare papritur duket ose i braktisur politikisht nga PD, ose i vetëlarguar nga PD, për të bërë një parti me analistët e tij pro armatosjes me ligj.

Partia Demokratike nuk po përfshihet në këtë debat të Berishës dhe është e pazakontë që Sali Berisha të ketë një tezë politike, dhe PD ta injorojë atë.

Kjo e ka një shpjegim. E gjitha çfarë ndodh, është se Berisha nuk është duke përpunuar ndonjë tezë politike për armatosjen me ligj, por është duke gjetur një mënyrë të zbythet nga idiotësia që lëshoi në Kuvend me shpresë se do të destablizonte vendin. Kur e pa që të parët që u trembën ishin fqinjët e tij në tavolinën e Kuvendit, Topalli dhe Paloka dhe akoma më keq, kur pa impaktin tmerrësisht negativ në opinion publik, u struk dhe bën sikur po përpunon teza politike për armatosje me ligj të popullsisë.

Nëse Berisha do të kishte qoftë dhe një ide të vetme për armatosjen me ligj të popullsisë, ajo do bëhej për një minutë betejë e PD dhe do të shkonte në Kuvend , jo si kërcënim apo hakërrim i tij ndaj kundërshtarëve, por si nismë ligjore. E vërteta është se fjalimi i Berishës në Kuevnd, nuk ka të bëj me armatosje të shqiptarëve, as me ligj as pa ligj, por me një dëshirë të tij të brendshme për destabilizim për shkak të maktheve të tij, për një rrëmujë, për një lloj “qameti” që ai ëndërron, sa herë e shikon që i vjen fundi.

Kaq e thjeshtë është e gjitha. Ndaj asnjë qytetar i vetëm shqiptar, qoftë dhe i PD, nuk ia ka pranuar atë marrëzi dhe sado të lodhet dhe të zbythet tani, ai i ka bërë një dëm serioz Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi, duke e identifikuar me alterativën e dhunës në këtë vend. Kjo është vërtet një propagandë e keqe për PD, por është e bërë nga Berisha, jo nga kundërshtarët e vet. Kundërshtarët e kanë fyer Berishën me diçka tjetër. Ata as janë frikësuar nga deklarata e Berishës, dhe as janë gëzuar nga lajthitja e tij.

Të gjitha palët kanë dhënë një shpjegim, që Berisha e bën këtë se nuk do që Kuvendi të miratojë reformën në drejtësi. Kështu e ka thënë, PD, LSI, por dhe plot zëra brenda PD, që nuk e thonë dot ende publikisht. Pra thjeshtë Berisha është duke gjetur arsye se si të hedhë Shqipërinë në flakë, për të shpëtuar vetë. Por e mira e kësaj që ka ndodhur, është se shqiptarët kanë parë një lider të vetmuar, një plak të vetmuar, të pambështetur nga askush në çmendurinë e tij dhe të tërhequr në strofkullën e vet. Edhe partia që ai komandon si kukull, nuk ka guxuar të shpëtojë nderin e tij, që të bëjë së paku sikur e do dhe ajo një ligj, si ai që ka shpikur Berisha, pas lajthitjes në Kuvend.

E rëndë për Berishën nuk është se ndaj tij ka pasur zhurmë. E rëndë është, që nuk e mori askush serizoisht, as partia e vetë, dhe u “distancua” prej tij, me shpresë se ai do ta ndreqë vetë këtë punë. Dhe ai në përpjekje për ta ndrequr, po e bën dhe më keq.

15 komente në “Pse PD, po e lë vetëm Berishën për “armatosjen”?”

  1. Nik says:

    Me sa lahet me nder m… me shurre aq lahet dhe idiotesia e Sali Pykes!
    Tung,

    Nik

    1. Prangat saliqenit..ose shenjteroni enverin says:

      Nuk po “ngjisin” ne public me keto editoriale.
      Saliqeni eshte kriminel (por jo fajtor),,ndoshta rast I rrale ne bote qe I ka pranuar ato disa here..biles krenohet dhe pse jo dhe perdhos cdo dite viktimat dhe jetimet e tyre.
      Objektivi I MEROS DUHET TE JETE nqs ka 1 perqind gjak shqiptari dyshja Rama—Donald lu I pari si impotent dhe I dyti si hipokrit” unlimited”

      U bene pothuajse 10 vjet qe Mero Baze ka bombarduar papushim klanin criminal te Berishajve dhe per cudi ai vetem po behet gjithmone dhe me I forte por dhe po I tmerron fituesit e 23 qershorit.
      Pse po ndodh ky fenomen per gati 22 vjet:
      Eshte bere pothuaj e ligjeshme qe komuniteti nderkombetar pasacerisht dipllomatet amerikene qe merren me Shqiperine barazojne GABIMET E PS ME KRIMET E BERISHJAVE.
      Kjo u vu re dhe ne masakren e 21 janarit 2011 ku famekeqi Arvizu si njeriu me i pushtetshem ne shqiperi BARAZOI VRASESIN BERISHE ME DHUNEN E PROTESTUESVE.
      Kjo ‘DIRTY JOB’ po vazhdon dhe sot me ato qe inskenuan komedine e
      dekriminalizimit ku duket qarte se u goditen disa kriminele ordinere te PS per te mbuluar krimet e monstrave..edhe me Shullazin qe eshte 99 perqind i salimonstres dhe 1 perqind i ca PS-ISTAVE anonime ky i fundit po i nxjerr shkumen IMPOTENTIT RAMA..ne mbrojtejen qe ja garanton Meta dhe perkrahjen HAPUR FARE NGA DONALD WISNERI
      Nqs se ambasada amerikane sot nuk perfshin ne listat e saj PUBLIKISHT..e theksoj PUBLIKISHT kriminelet Berishet (babe e bir) Bashen,Mediun,Imamin,Balliun,atehere faji nuk duhet kerkuar te Berisha por te Donald Lu dhe PODESTAT , WISNERAT,GRANOFFET q e dukeshen kane lidhje me krimete berishes si gerdeci ,rruga e kombit,albetroli,bankers,etjetj..ku dhe ky biznesmeni izraelito-gjeorgjian eshte nje mafjoz qe pasi ka kopsitur mire bizneset e tij vjen per te trubulluar ujrat ne favor te klanit te berishajve.

      Por le te bejme autopsine e Berishes qe eshte nje mender politikan serbofil I ngordhur por nuk ka kush ta fusi kete xhenaze ne arkivol dhe ta varrose.
      Qe ne fillim Berisha ishte nje kllonim I sherbimeve secrete jugosllave dhe amerikane kur ato ishin ne muajt e mjaltit ne vitet 80’ kur do hidhin gjasme komunizmin qe te pakten per shqiperine ishte nje fatkeqsi se po perseritej nje ahmet zog I ri por kete radhe jo i ndihmuar nga ruset e bardhe por lobi serb-grek ne shtepine e bardhe. Jane shume fakte qe Berisha merr guxim dhe shurron mbi jetimet e 21 janarit.
      Ai artificjalisht u krijua si nje “kryqtar” ne luften per dekomunistifikimine shqiperise sipas doctrines famekeqe rajerson-biberaj qe vazhdon dhe sot ku fakeqesisht eshte rekrutuar dhe Edi Rama qe te shtepia e gjetheve dekospiroi vehten plotesisht si nje kapo ne fushaten kanibaleske kunder figures enver hoxhes qe ka nje cerek shekulli qe ka kaluar cdo kufi njerzor.Le te kujtojme Kinen komuniste dhe marrdheniet e amerikes me te apo vendosja e marrdhenieve dipllomatike me Kuben e Kastros.
      Ne kete kuader Berisha “fuqizua” kur I bene gati 2 prillin 1991 per te prishur me terrorizem votimet e 31 marsit 1991.Pas saj prishja qeverise stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 vetem se ylli bufi nuk plotsoi ultimatumin e saliserbit per arrestimin e nexhmijes me gjysem ore vonese…Kur I ndegjon keto histori histerike sot pa tjeter te shkon mendja te dyshja rajeson biberaj qe ishin tutoret e Sali serbit.Marrja pjese ne votimet e rajersonit ne votimet e 1992 ishte fundi I republikes se shqiperise dhe vendosja e nje republike ambasadoriale qe vazhdon dhe sot dhe ky eshte shkaku kryesor qe I perkedheluri I disa republikaneve bolemedhenj ne amerika,saleh berisha hedh shurren perpejete sot.
      Edhe ne rastine 14 shtatorit 1998: Berisha merret ne mbrojtje direkt nga ambasada amerikane dhe arrin deri atje sa ne shkembim te nje paqe “poshtruese” si izraeli me palestinezet bejne presion mbi dushen Majko-Meta qe berisha te mos arrestohej..bile as te deshmonte ne dyert e drejtesise shqiptare por dha “intervisten” brenda murebve te ambasades amerikane qe eshte nje poshtrim I drejtesise shqiptare
      Por ajo qe I ve pikat mbi I eshte fakti se pas krimit te 21 janarit perbindeshi berishe “nen hundet” e arvizuse beri super pucin me te madh te rruzullin toksor duke:

      1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
      2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
      3-ktheu k/m ne spital fushor
      4-refuzoi dorzimin e gardisteve
      5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
      6-perdhosi k/prokuroren di lavire
      7-ofendoi k/shikasin si pucist
      8-kercenoi ramen me egzekutim
      9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
      9-u fshine filmimet
      10-u ndrruan tytat e armeve
      11-u dekorua burri shtetit
      12-u dekorua ylli ne ngjitje
      13-u menderosen ekpertizat e FBI
      14-u zevendesua presidenti
      15-u zevendesua k/prokurri
      16-u zevendesua k/bashkiaku
      17-u zevendesua k/shiku
      18-u terrorizuan gazetare
      19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
      20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
      21-demshperble te gjithe vrasesit
      22-poshtroi Arvizune e Obames
      23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
      24-akuzon ramen si vrases te 21 janarit
      Ju lutem zoti Mero :eshte pa kuptim qe merreni pafundsisht me Krim Berishen se jo vetem po I rrisni vleren por po vulosni dhe paprekshmerine e tij.
      Ju duhet te merreni me ato qe I kane dhene atij nje imunitet unlimited (kartabjanke) per tu mos u ndeshkuar ne krimet e tij…os emos u merrni me berishen se eshte turp dhe ndoshta nje biznes I juaj mediatik…
      Jashte deshires time dhe ndoshta te nje shumice te cilesuar shqiptaresh..tolerimi criminal qe po I behet saliqenit nga mazhoranca POWERFULL….dhe nga POWERFULLI LU na detyron te mendojme se Enver Hoxha ka bere gjen e duhur jo vetem me ate Glase Politike shqiptare por dhe me keto ambasadora qe vijne verdalle si morra..Turp e neveri per ta..

    2. Skypion says:

      Sesa e kote eshte perpjekja e maxhorances per t’u kapur pas deklarates se Berishes,e deshmon interesimi i sforcuar qe po tregojne socialistet e thjeshte.
      Ne te vertete,e gjithe ajo zhurme qe u be ne fillim,e gjithe ajo “indinjate”,”skandalizim” i “popullit” nuk ishte gje tjeter,vecse nje iluzion mediatik i krijuar nga propaganda e shfrenuar e makinerise propagandistike te qeverise.
      Te gjithe mediat qeveritare, me analistet dhe gazetaret e tyre, u munduan te krijonin nje gjendje psikologjike paniku tek socialistet sidomos,por edhe tek shqiptaret ne pergjithesi.Dilnin njeri pas tjetrit,me deklarata ne media ,statuse dhe shkrime ne rrjetet sociale.
      Nguti i madh tradhetonte hipokrizine dhe mercenarizimin e tyre.
      Tek disa nga keta te “indinjuar” kishte njefare ngazellimi .Ngazellimi tipik i shpirtligjve.Ngazellim dhe “tronditje”.Me njeren ane ngazelleheshin se Berisha tha dicka qe nuk do ta pranonin shqiptaret,me ane tjeter benin te shokuaret nga deklarata e tij! Te genjyer se u kishte ardhur ora per te dhene goditjen e fundit,nuk dini se c’te benin me pare.Ta akuzonin per thirrje te ftohte per lufte,apo per lajthitje?!U gjet zgjidhja,apo me sakte nuk u gjet: per te dyja bashke…edhe i lajthitur edhe llogarites mendjeftohte…!
      E nuk kishte si te ndodhte ndryshe,sepse kur ke nje urrejtje te madhe,truri bllokohet,logjika nuk funksionon,emocionet marrin komanden e trurit, budallalleku zoteron qenien.
      Ja shikojini te mjeret,bertiten e bertiten per ca dite,dhe menyra sesi po e shfaqin lodhjen e tyre nga keto te bertitura,tregon sesa fallco ishin ato.
      Por ajo qe i derrmon psikologjikisht,eshte kthejlltesia e Berishes ne qendrimin e tij ,para ,gjate,dhe post deklarates “armatosese”.
      “Sqarimet” e Berishes per deklaraten e tij,jane vecanerisht te padurueshme per socialistet fanatike,te cilet ne cdo fjale qe thote Berisha,ne cdo veprim te tij,jane inxhinieruar ne ate fare feje nga percoret e kopese, sa te shohin nje krim te lemerishem!
      E megjithate edhe socialistet fanatike po ndjehen te lodhur me indinjaten e tyre.
      Aq fake eshte propaganda e qeverise dhe mediave te saj,sa edhe kopeja e shushatur socialiste po e ndjen instiktivisht ,tepke si ato kafshet e punes,se po i lodhin e mundojne kot.
      Po e ndjejne – instiktivisht gjithmone,sepse as qe behet fjale per ratio tek keta trushpelare – se e gjithe kjo po behet per te hequr vemendjen nga skandalet e perditshme te kesaj qeverie , qe nuk po kane te sosur,si korruptive ashtu edhe kriminale.
      Po e ndjejne se,e gjithe propaganda diteve te fundit qe po ben qeveria me bashibozuket e saj mediatike,ne fakt eshte thirrja e deshperuar: mos shikoni Shullazin!Mos degjoni se cfare thone per Shullazin!Mos lexoni cfare shkruajne per Shullazin!
      Shullazi,ky kriminel,per paradoks, ne rastin tone,eshte ai femija i vogel qe thirri: mbreti eshte lakuriq!
      Ai po thote: Tahiri eshte lakuriq,Rama eshte lakuriq,qeveria e tij eshte lakuriq,shteti i tij eshte lakuriq.
      Te gjithe jane lakuriq para meje!
      Kete thirrje te Shullazit,po mundohet te zhurmoje propaganda e qeverise.

      1. shqipe says:

        Edhe pse e pa
        Liv nje bot’ e tere
        Ti,si dy thundraket
        Bluan, vec tershere…

      2. leoo says:

        Deshperim dhe trishtim ne nivele te tejskajshme. Agoni e paperballueshme e fundit te paevitueshem.

  2. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


    Ehh mër Salë belaja
    S’ka si ty të dytë
    Sa her ndreq tu vetllat
    I nxjerr ene sytë.
    □■□■□■□■□■□
    Ehh mër Sal maloku
    Pseudo qytetar
    Sado u përpoqe
    Njele katunar .
    □■□■□■□■□■□
    Gjazhjetvjet u lodhe
    Ti mër Sal maloku
    Në gjith qelbësinat
    Nuk të gjinet shoku.
    □■□■□■□■□■□
    Llap për armatosjen
    E nuk myll sqepin
    Po veç kësaj rradhe
    Rrafshoje mir thepin.
    □■□■□■□■□■□
    Tbc

  3. bonbon says:

    Pune PeDeristash.

  4. Bardh e zi says:

    Mos u merrni kot me Drakulen e Viçidolit! Ai eshte nje relike ‘historike’ e eres se qelbur te Shqiperise se tredhur….

  5. Tere zhurma per Shullazin u be qe te largohet vemendja e rezistenca nga HC ne Valbone.Ka tre jave sa foli Besnik Bare ne kuvend kunder 11 HC te Valbones ku lejet i ka dhene Saliu per Klanin e Vuthajt,Kusheriret e Lirise Isuf Celen e Bashkim Ulajn,miqt e Zenit,Raflin e Elvis Gjecin, Lushajt,te cilet duken cdo funde jave ne B.Curri e Valbone duke demostruar dhune e presion,duke levizur te armatosur e me fouristrada te shtrenjta.
    Sipas banoreve edhe firmat e tyre ku jane edhe te vdekur para 10 vitesh jane marre nen kercenim e presionin e bandes se Sali Lushes qe ne vitin 2009 kur mblidheshin firmat nga banoret kishin edhe besnikun e P.D-se Shullazin.
    Mermeritje e Mehmet Elezit e Besnik Mustafajt per vdekjen e Valbones e alarmuan babane e Zenit per nje hetim te mundshem dhe hodhi ne treg Shullazin e beri thirrjen fashiste per armatosjen e per 97 tjeter qe nje rrenim i Shqiperise ta shtyje denimin e tij.Me qe ne ate kohe kur u dhane lejet, ministra ekonomije kane qene Ministrat e Metes,vete Meta,Haxhinasto e Nasip Naco te perlyer ne aferen e Valbones.
    Nuk i kercet shume Saliut per KULE-KONET,se e di qe Shullazin e ka te vetin po erdhi prape ne pushtet,por i trembet reformes ne drejtesi se mos e ka seriozisht Rama dhe ikin tere ato pasuri te familjes.Po hedh bombat tymuese kunder bandes se Shullazit per te vepruar lirshem banda e miqve te Shkelzenit

  6. tomsojeri says:

    bravo gopist !Ha ha ha ha ha

  7. Claus says:

    Mero leri editorialet se nuk ja vlejne me per tu lexuar.
    Gerdeci ra: Edhe Petro Koci i qeverise rilrindase e nxori si aksident teknoligjik.
    21 Janari ra gjithashtu se Garda beri detyren.
    Atehere futi ndonje krrikell birre dhe mbylli keto muhabate.
    Berisha nuk ka me faje dhe krime.

    1. me ndegjoni mue shpellarin says:

      O claus sigurimsi,salehu ka aq shume krime per tu hetuar sa duhet te fillojne qe nga koha e komunizmit kur ti ishe sigurims dhe raportoje dhe ndiqje njerezit si visheshin cfare hanin ke takonin dhe si qetheshin,ti i raportoje tek MB,bashkpuntori jot salehu i raportonte ne KQ.
      Po salehu ka te drejte per armet se nuk i ka ngec ndonje thep mbrapa,se ka ilirfloririn qe e mbron ,edhe Mona qe gatoi per salehun kur ilirfloriri numronte eurot,deklaroi se ishte thirrje personale e salehut.Po ju sigurimsat e pedhit jeni shume grushtbashkuar rreth partise dhe udheheqsit,se keshtu keni qene edhe ne kohen enverit.

  8. astrit says:

    Mero. Fakti qe deputetet e PD vendosen te bojkotojne punimet e Kuvendit ne shenje solidariteti per denimin e Saliut, do te thote se ai e ka perkrahjen e tyre. Tani lufta mediatike qe ata po bejne per te zbutur thirrjen e tij per armatosje ne propozim, eshte nje lloj si te lajsh m.. me sh..

  9. eli-tiv says:

    .PD eshte saliu……edhe sikur ne nje moment saliu nuk eshte….ata nuk dine se c’te bejne…pd-istet jane te programuar…jane funksion i interesave te saliut e klanit…PD nuk funksionon si parti…ndryshe nuk kuptohet se si genjejne pa merak…pa ju shkuar ne mendje qe rrenojne besushmerine e tyre..Opozita duhet te jene e sakte .dhe e vertete…

  10. alushi says:

    Po he mo Mero vertet, perse po e le vetem, si thua ti ?.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje