Të gjithë pa lagur, duke pshurrur Universitetin!

28 Prill 2016, 20:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Dy figurat qëndrore të Universitetit, rektori i sapozgjedhur Mynyr Koni dhe ish- rektori Dhori Kule, që tashmë është dekan i Fakultetit Ekonomik, nuk kanë pohuar në Prokurori, të jenë kërcënuar nga Emiljano Shullazi, duke gjetur arsyetime “vizive” dhe “sklerotike”, për ngjarjen që tronditi Universitetin. Deklaratat e tyre vijnë pasi ata janë qetësuar si të zgjedhur në Universitet, dhe pasi Emiljano Shullazi dhe disa bashkëpunëtorë të tij janë në burg.

Është fyese për shoqërinë shqiptare, fakti që Emiljano Shullazi mund të ketë qenë vërtet pjesë e kërcënimeve të zgjedhjeve të Universitetit, por kështu si po përfundon historia, duket se “të kërcënuarit” e përdorën këtë histori për të siguruar mbështetje dhe tani po mohojnë historinë që denoncuan vetë. Në këtë aspekt, pjesa universitare që votoi Konin dhe Kulen, është shumë më e përdorur, pasi për shkak të ndershmërisë dhe trimërisë së tyre, ata besuan këtë histori si kërcënuese dhe reaguan duke votuar dy përfaqësuesit e “rrezikuar”, të cilët tashmë janë shfaqur në këtë histori si të kërcënuar me korespondencë. Ata që i votuan besuan se këta ishin të gatshëm të përballeshin me banditizmin, por siç po përfundon historia, duket se “Shullazi” paska qenë fati i tyre dhe jo fatkeqësia e tyre.

Problemi tjetër që krijon kjo histori është dëshmia e Sali Berishës. Deri më sot, e vetmja dëshmi që Shullazi është përfshirë në zgjedhjet universitare, është ajo e Sali Berishës. Meqë çifti Koni – Kule nuk e pranojnë që i ka kërcënuar Shullazi, ndërsa Berisha thotë se i ka kërcënuar dhe e ka informacionin prej tyre, Berisha duhet të thirret në Prokurori, të dëshmojë se kush e ka informuar dhe të ndihmojë në zbardhjen e krimit. Ai është i vetmi dëshmitar që ka mbetur, i cili thotë se Shullazi kërcënoi çiftin Koni- Kule, biles kërcënoi dhe me jetën e djalit të kryeministrit , nëse u ndodhte gjë këtyre.

Nëse Sali Berisha nuk thirret si dëshmitar në këto hetime, atëhere Prokuroria është duke u përfshirë në një lojë të pistë politike, që është bërë me zgjedhjet në Univeristet, duke mos e zbardhur të vërtetën deri në fund.

Së fundmi, kam dyshimet se kjo loja e “dëshmitarëve” që nuk flasin, tani nuk është më çështje frike, por një taktikë politike, si përpjekje “intelektuale” për të ngjallur artifcialisht frikë në shoqërinë shqiptare, për të krijuar idenë se ata nuk guxojnë të denoncojnë banditët. Ky do të ishte fundi i kontributit intelektual, sidomos i elitës universitare në shoqërinë shqiptare, çfarë pretendojnë të jenë ata që janë në krye të Universitetit. Biles kjo është më e shëmtuar dhe se vet përdorimi politik i Shullazit në këtë histori. Kjo është një përpjekje për të dëshpëruar shoqërinë dhe për të krijuar idenë e një skene krimi, ku ky rektori i ri është dhe hero pa zë, dhe viktimë pa gjak.

E vërteta është se Universiteti i Tiranës ka nevojë për një rektor që të jetë shembulli i guximit qytetar dhe të mos fshihet pas potureve të Sali Berishës për të denoncuar një bandit ordiner, por të ketë kurajo intelektuale ta denoncojë vetë të vërtetën publikisht. Përdredhja e tij publike, përfshirja në politizim ekstrem të situatës së zgjedhjeve në Universitet, pastaj mohimi në Prokurori i atyre që i ka thënë Sali Berishës, dhe në fund paraqitja si “burrë i mirë” që s’ka çi bën Shullazit, është një portret prej kërmilli, i cili mbyllet brenda guaskës sa kalon rreziku dhe pastaj nxjerr prapë kokën. Ky është modeli i rektorit që fyen Universitetin e Tiranës.

E vërteta është se qysh nga krijimi i tij, Universiteti i Tiranës nuk ka pasur një elitë kaq të korruptuar dhe kaq të degraduar, sa kjo që ka prodhuar mbretërimi tetëvjeçar i Dhori Kules, i cili ka arritur që zëvendësrektor të ketë dhëndrin e tij, dhe tashmë të bëjë rokadë, dhe të lërë një figurinë të tillë qesharake, që e përdori Shullazin politikisht dhe tani bën sikur i ka ikur kujtesa.

Kështu kemi dy probleme të mëdha: E para që Shullazi po na shpëton pa lagur nga përzierja e tij e frikshme në zgjedhjet universitare dhe e dyta që këta “Shullazët” që drejtojnë Universitetin, arritën ta ruajnë bandën e tyre në krye të tij pa u prekur, duke përdorur të gjithë ndjeshmërinë tonë kundër Shullazëve.

Të gjithë pa lagur, duke pshurrur Universitetin!

25 komente në “Të gjithë pa lagur, duke pshurrur Universitetin!”

  1. bonbon says:

    O socialiste pula. O mashtrues te popullit. Eshte mese e qarte se e vetmja arsye pse ju jeni ne pushtet eshte se alternativa tjeter eshte vampiri Sali Berisha dhe kopeja e tij e serbo-shpellareve. Jeni batak qe nuk doni te prekni Berishen se bashke me te humbisni pushtetin tuaj.

    1. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

      Ik or gamor laj gojen kur flet per ps. E majta ka qene gjithmone shumice ne shqiperi dhe kjo i djeg fort nje shqupasi te kamufluar si ty. Problemi eshte qe ne shqiperi nuk ka arsim te larte dhe “universitetet ” ketu jane qenefe gjigande qe prodhojne jvetem injorance dhe korrupsion. 99 % e stafit te pedagogeve jane pseudo prof ,dr ,totalisht te paafte qe nuk i afrohen per nga etika dhe perkushtimi ne profesion as mesuesit fillorist te fshatit.Eshte nje sektor i dhjere dhe i pshurrur per 25 vjet nga shpellari qe shumicen e ketyre pseudo pedagogeve i ka sherbetore te bindur te tij.Tani po vertetohen fjalet per enverin se pas 20 vitesh shkerdhatobythqirokraci do me kerkoni.

      1. Celi says:

        Dhe mbi te gjitha me diploma te blera hahahahaha universiteti tiranes qe se njohin as ne afriken e jugut.

        1. Skypion says:

          Ka nje fushate denigruese ndaj profesoreve te nderuar,Koni dhe Kule,nga mediat e qeverise.
          Nuk ka dite,qe ne mediat qeveritare te mos kete nje shkrim ku te flitet keq per profesoret e nderuar,edhe pse tema e shkrimit mund te jete per nje gje krejt tjeter,po sillet ne ate menyre qe te dalin tek profesoret,dhe ti fyejne pastaj.
          Ka dy aspekte fushata denigruese e mediave te qeverise ndaj profesoreve ne fjale.
          Aspekti i pare ka te beje me arsyen se pse po e bejne kete fushate denigruese,me denigruesen qe eshte bere ndonjehere ndaj figurave te jetes akademike ne demokraci.
          Ajo eshte e kuptueshme per te gjithe.Ka te beje me denoncimin e profesoreve te nje krimi te tmerrshem,ku eshte i perfshire krimineli i famshem,i njohur boterisht per lidhjet e tij me Ministrin e Brendshem dhe me kete qeveri.Tonifikimin e kesaj arsyeje madhore,e beri “kallezimi” qe profesoret e nderuar bene tek Sali Berisha,i cili e “kallezoi” publikisht krimin,ne menyre qe te mos u jepte mundesi pushtetareve,Rames dhe Tahirit,qe te mbronin Shullazin si ne rastet tjera.
          Per kete arsye ka nje urrejtje te madhe,si ndaj Berishes ashtu edhe ndaj profesoreve.
          Por, ndersa Berisha sulmohet hapur dhe si kurre me pare keto kohe,per “krimin” e denoncimit te Shullazit,madje edhe u ndeshkua per kete me perjashtim nga Parlamenti per 10 dite – sulmi ndaj profesoreve eshte pak i komplikuar,per arsye te kuptueshme.
          Dhe ja ku dalim tek aspekti i dyte i denigrimit te tyre.Qe eshte menyra sesi po goditen ata.
          Mediat qeveritare me aradhat e tyre te pafundme te analisteve dhe gazetareve bashibozuke,kane gjetur nje menyre origjinale,e padyshim shume qesharake, per te goditur akademiket: i quajne FRIKACAKE…!!!
          Po te vini re,ne cdo shkrim per ceshtjen ne fjale,thuhen epitete te tilla denigruese per akademiket si:frikacake,burracake,te tredhur etj etj!
          Nuk i akuzojne si te shitur apo blere tek Berisha,sepse eshte e daleboje nje taktike e tille,nuk i akuzojne as per gjera te tjera qe kane te bejne me integritetin e tyre profesional,e ne pamundesi te kesaj, shpirtkeqinjte kapen pas cilesive burrerore,te munguara sipas tyre,te profesoreve!
          Ne kete fushate denigruese ndaj dy profesoreve,nuk fshihet dot marazi se pse ata “kallezuan” tek Berisha!
          Kjo i terbon fare! I cmend! I luan mendsh!
          Imagjinoj veten ne vendin e tyre…eshte me te vertete e padurueshme kjo…shume e padurueshme.
          Imagjinoj gjendjen shpirterore dhe mendore te tyre…nje si lloj shterzimi cfilites prej pamundesise per te shfryre tamam,ku urrejtja mblidhet si komb ne gryke ,kerkon te shpertheje furishem …. por perfundon ne fjalet: frikacake,burracake…!
          Imagjino,gjithe ai mllef qe do te duhej te shperthente ne nje perrua te rrembyeshem fjalesh fyese dhe poshteruese, te perfundoje ne nje fjale te tille pa force,te mjere si “frikacake”!
          Nga ana tjeter,dua te ve ne dukje nje pasaktesi ne shkrimin e zotit Baze. Me vjen keq,por jam i detyruar ta them,sepse pasaktesia eshte e madhe.
          Zoti Baze thote qe “deri me sot kemi vetem deshmin e Berishes qe implikon Shullazin”.
          Jo zoti Baze ,e keni gabim
          Pervec Berishes,e ka pohuar dhe Ministri i Brendshem ,Sajmir Tahiri,kur pas presionit te madh publik,me ne fund i permendi emrin Shullazit per here te pare,duke thene qe edhe ai nuk mund te dilte mbi ligjin.
          Besoj se me mirekuptoni,te pakten ne kete pike.Ju flm.

          1. shqipe says:

            “… Jo se, me foshte gjithnje gjyshja mue : O Skypjon, o skypjon!”, – Eeeeee…,i foshja une / A c’na ha mun!…

      2. bonbon says:

        Shko mor palle thyej qafen. Nuk po na ben ndonje zbulim, dihet qe idete e majta kane qene gjithmone me te preferuarat nga shqiptaret por ata qe ti quan socialiste ne shqiperi nuk kane fare lidhje me ato ide apo me socializmin. Ata jane thjesht matrapaze qe per pushtet thone e premtojne gjithcka. Po te jap nje liste te socialisteve te tu: Nano,Kaqi i Zi,Blushi,Majko,Meta,Rama. Cili prej ketyre spathive ka bere dicka per vendosjen e shtetit te se drejtes? Te gjithe mashtrues qe punojne vetem per nje qellim: Forcimin e Pandeshkueshmerise se politikaneve.

      3. Skypion says:

        Ka nje fushate denigruese ndaj profesoreve te nderuar,Koni dhe Kule,nga mediat e qeverise.
        Nuk ka dite,qe ne mediat qeveritare te mos kete nje shkrim ku te flitet keq per profesoret e nderuar,edhe pse tema e shkrimit mund te jete per nje gje krejt tjeter,po sillet ne ate menyre qe te dalin tek profesoret,dhe ti fyejne pastaj.
        Ka dy aspekte fushata denigruese e mediave te qeverise ndaj profesoreve ne fjale.
        Aspekti i pare ka te beje me arsyen se pse po e bejne kete fushate denigruese,me denigruesen qe eshte bere ndonjehere ndaj figurave te jetes akademike ne demokraci.
        Ajo eshte e kuptueshme per te gjithe.Ka te beje me denoncimin e profesoreve te nje krimi te tmerrshem,ku eshte i perfshire krimineli i famshem,i njohur boterisht per lidhjet e tij me Ministrin e Brendshem dhe me kete qeveri.Tonifikimin e kesaj arsyeje madhore,e beri “kallezimi” qe profesoret e nderuar bene tek Sali Berisha,i cili e “kallezoi” publikisht krimin,ne menyre qe te mos u jepte mundesi pushtetareve,Rames dhe Tahirit,qe te mbronin Shullazin si ne rastet tjera.
        Per kete arsye ka nje urrejtje te madhe,si ndaj Berishes ashtu edhe ndaj profesoreve.
        Por, ndersa Berisha sulmohet hapur dhe si kurre me pare keto kohe,per “krimin” e denoncimit te Shullazit,madje edhe u ndeshkua per kete me perjashtim nga Parlamenti per 10 dite – sulmi ndaj profesoreve eshte pak i komplikuar,per arsye te kuptueshme.
        Dhe ja ku dalim tek aspekti i dyte i denigrimit te tyre.Qe eshte menyra sesi po goditen ata.
        Mediat qeveritare me aradhat e tyre te pafundme te analisteve dhe gazetareve bashibozuke,kane gjetur nje menyre origjinale,e padyshim shume qesharake, per te goditur akademiket: i quajne FRIKACAKE…!!!
        Po te vini re,ne cdo shkrim per ceshtjen ne fjale,thuhen epitete te tilla denigruese per akademiket si:frikacake,burracake,te tredhur etj etj!
        Nuk i akuzojne si te shitur apo blere tek Berisha,sepse eshte e daleboje nje taktike e tille,nuk i akuzojne as per gjera te tjera qe kane te bejne me integritetin e tyre profesional,e ne pamundesi te kesaj, shpirtkeqinjte kapen pas cilesive burrerore,te munguara sipas tyre,te profesoreve!
        Ne kete fushate denigruese ndaj dy profesoreve,nuk fshihet dot marazi se pse ata “kallezuan” tek Berisha!
        Kjo i terbon fare! I cmend! I luan mendsh!
        Imagjinoj veten ne vendin e tyre…eshte me te vertete e padurueshme kjo…shume e padurueshme.
        Imagjinoj gjendjen shpirterore dhe mendore te tyre…nje si lloj shterzimi cfilites prej pamundesise per te shfryre tamam,ku urrejtja mblidhet si komb ne gryke ,kerkon te shpertheje furishem …. por perfundon ne fjalet: frikacake,burracake…!
        Imagjino,gjithe ai mllef qe do te duhej te shperthente ne nje perrua te rrembyeshem fjalesh fyese dhe poshteruese, te perfundoje ne nje fjale te tille pa force,te mjere si “frikacake”!
        Nga ana tjeter,dua te ve ne dukje nje pasaktesi ne shkrimin e zotit Baze. Me vjen keq,por jam i detyruar ta them,sepse pasaktesia eshte e madhe.
        Zoti Baze thote qe “deri me sot kemi vetem deshmin e Berishes qe implikon Shullazin”.
        Jo,zoti Baze ,e keni gabim
        Pervec Berishes,e ka pohuar dhe Ministri i Brendshem ,Sajmir Tahiri,kur pas presionit te madh publik,me ne fund i permendi emrin Shullazit per here te pare,duke thene qe edhe ai nuk mund te dilte mbi ligjin.
        Besoj se me mirekuptoni,te pakten ne kete pike.Ju flm.

    2. salibisha=shenjterimi i Enverit says:

      Mos u trembni..nuk kam qene..nuk jam dhe nuk do jem enverist….Por cfare ka ngelur pa u degraduar ne ate vend ??
      Vetem AI I vinte hakut ketyre gangsterreve,hajduteve donaldeve, tradhetareve..malokarve dhe edpallosharve..

      Të shajnë të tutë,

      o shoku Enver,
      vetëm gjysmë dite,
      dil edhe një herë!

      Vetëm gjysmë ore,
      dil e luaj fenë,
      në Shtëpinë Qendrore,
      ta pimë kafenë!

      Në Shtëpinë Qendrore,
      more Komandant,
      ku tani i parë,
      është një intrigant!

      Ty – ky shkretëtirë,
      as të shkon në mëndje,
      i ligu të ligjve,
      në partinë tënde!

      Ç’djall të tha në kokë,
      nga shpella ta nxirrje,
      të ngjiste ca shkallë,
      veç me bythëlëpirje!

      Në hatër s’të bie,
      ty mender Saliu,
      sa të ta ndjejë erën,
      do fshihet si miu!

      Rri veç pak sekonda,
      jo një gjysmë ore,
      ta çlirosh nga bandat,
      Shtëpinë Qendrore!

      Dhe mos shko aspak,
      në të tjera vënde,
      sepse një besnik,
      ke në zyrën tënde!

      Ai ta ka mbajtur,
      emrin të florinjtë,
      se ti mbi të gjithë,
      i ke skraparllinjtë!

      Ai ngjan nga ty,
      shoku Komandant,
      ndaj me të pushtetin,
      e kemi garant!

      Në zyrën e madhe,
      të shokut Mehmet,
      është djalë i Kristaqit,
      që qe deputet!

      Ai ndonjëherë,
      bën sikur të shan,
      po nga ana jote,
      kandarin e mban!

      Eh, edhe në zyrën,
      e shokut Haxhi,
      ësht’ një oficer,
      pak mustaqeli!

      Vetëm pak mustaqe,
      siç i kish Haxhiu,
      dhe për këtë punë,
      i hoqi i ziu!

      Kaq – o Komandant,
      s’kemi më ç’të themi,
      se pushtetin tënd,
      neve prapë e kemi!

      Se do të humbiste,
      kot mendoi shpellari,
      kur në mes të natës,
      të krreu nga varri!

      Tani ik i qetë,
      dhe nuk ke pse vuan,
      se këtu shumica,
      akoma të duan!

      Ka dhe që të shajnë,
      e të hedhin gurë,
      për inat të tyre,
      unë të mburr – o burrë!

      Unë të mburr – o burrë,
      se jam realist,
      se s’jam njohur kurrë,
      si një enverist!

    3. bureto says:

      Po Rama qe na i lavderoi te dy keta ‘profesore’ publikisht ka ndonje rol ?!….Do te sihet interesante te dinim ndonje gje.

  2. niku says:

    Shumë e saktë

  3. Teodor Muzaka says:

    Edhe deshmitari kryesor, ai qe Shullazi i vuri gjobe,e humbi kujtesen.
    Perse nuk e permend ate ti Mero?
    Edhe une po te isha,do ta kisha humbur kujtesen,duke ditur qe Shullazi financohet dhe mbeshtetet nga Sajmir Tahiri dora vete.

  4. KA LI SADIJES says:

    BRAVO!
    25 VJET NUK ESHTE DHENDERRI SERB SI PERFAQESUES I ANTISHTETIT E AS SHULLAZI SI PERFAQESUES I KRIMIT ORDINER POR KRIMI E MONOPOLET EKONOMIKE TE DHORI KULEVE QE JANE KRERET E MAFJES !DHORI KULE E KOMPANI QE KANE QENE LOBIZMI I KRIMIT EKONOMIK E DERI ANETARE TE KESHILLIT MBIKQQQIRES TE BANKES SE SHQIPERISE DINE TERE MILIARDAT E KRIMIT POLITIK KU KANE PERFUNDUAR!
    KRERET E MAFJES JANE ME TITUJ PROFESORE E AKADEMIKE!

  5. Daliu says:

    Thjesht dhe paster Mero, kjo eshte ajo qe pshurri Universitetin. Por ke harruar kontributin e Lindites, e blere ne pergatitjen e ligjit te arsimit te larte, e blere ne pergatitjen e rregullores se zgjedhjeve, ne fakt te hartuar nga Dhori.
    Tani radhen e ka prokuroria per te hetuar perfshirjen e Dhori Kules, dekaneve dhe Kryetareve te keshillave te Profesoreve per te bllokuar kuotat e doktoraturave ne Universitetin shteteror, ne favor te Privatit,

    se dyti te hetoje skemen neopotike te krijuar nga te gjithe drejtuesit ne favor te prodhimit te votueseve dhe jo te mesimdhenesve te ketij shekulli dhe

    se treti te hetoje ku kane shkuar parate e studenteve, nga tenderat e rektorit dhe benjamineve te tij
    se katerti nepermjet zbardhjes se bisedave te bera para kercenimeve (gjasme) do te dale ne drite kercenimi qe kane bere drejtuesit e shpallur qysh para zgjedhjeve per te votuar me ryshfetet ne natyre, neopotike.

    Dhe se fundi, Brace duhet te shpalle fundin e Universitetit me ndihmen e pakursyer te pushtetit te vte dhe zbatuese te projektit shkaterrues Linditen e nikollajve.

  6. nardi says:

    shkrim i saktëëëëë

  7. Nik says:

    Te lumte Z. Baze!
    Te dale e verteta dhe ata qe kane kercenuar apo mashtruar te marin ate qe u takon!
    Nik

    1. Koleci says:

      Dhori duhet te pergjigjet para drejtesise per sa ka bere. Ky tjetri, Mynxyri, duhet te behet gati te shkoje perpara drejtesise edhe ky, per sa ka bere ne Fakultetin e Shkencave, por edhe per mbulimin qe po I ben Dhorit. Dy plehra qe nuk kane asnje gje te perbashket me Universitetin, vecse jane pseudo-akademike.

  8. NjeQytetarOptimist says:

    E ke goditur Mero..

  9. faro says:

    I thelle, i vertete, ironik deri ne sarkazem, inteligjent dhe me thirrje per moral profesional!
    Te lumte Baze!

  10. Baba says:

    Z. Mero me vjen keq qe nuk ja paske haberin fare si funksionojne gjerat ne Universitete Shqiptare. Vete Universitetet ne momentin qe nje drejtues fiton e para qe ben largon kundershtaret potenciale, e dyta ata te paperfillshem i bllokon pa i dhene grada, kualifikime, e treta puneson ose i ka nderkohe te punesuar njerez te aferm te persona te veshur me pushtet, femije, bashkeshort/e, kushurinj, dashnor/e, te politikaneve, gjykateseve, prokuror, me pak fjale institucione qe mund ta godasin, dhe e katerta krimi i organizuar i menaxhon komplet anen ftimprurese, tendera, lokale ne pronesi. Me pak fjale nje rektor sot dhe mot ka qene dhe eshte nje njeri super i pushtetshem i cili nuk do te dije per njeri. Per kete arsye o zoti Mero nuk ka Shullaz a tjeter qe te ndryshoje rezultatin e zgjedhjeve iken Koni vjen “Moni” pa problem vjen po nje personazh qe do mbroje thelle interesat e Rektorit paraardhës dhe do ndjeku po ate linje. Kjo nuk ndodh vetem ne Tirane po kudo ne rrethe, Vlore, Durres, Elbasan. Z. Mere me pak fjale ju beji mire qe shkruani se do shisni gazeten do jetoni dhe Ju po te vertetat rrine e flene diku tjeter. Me pak fjale ne Shqiperi ka kohe qe s’ka me Universitete po vetem shoqeri aksionere te krimit qe perdhunohen here pas here nga politika ose nga vete Krimi i organizuar.

  11. people says:

    je i madh Mero Baze!!!

  12. mira says:

    turp turp i madh,per keta BURAT……E SALI PROTOPAPES,TURP PER UNIVERSITETIN QE KA NE KRYE KETO LAVIRE BULEVARDI.

  13. Arber says:

    Mero je i sakte. Kurre universiteti ska patur karikatura te tilla si kule e kompani. Shihni cv e tyre pa u bere rektor , mjerane. Titujt i kane fiktiv. Mjere ku ka shkuar shkolla jone. Keto lloj speciesh jane te afte vetem te intrigojne jo te zhvillojne nje mjedis intelektual te shendetshem. Respekt per ju Mero!

  14. Pandi Korce says:

    Duke i njohur nga dita ne dite bemat e Berishes, perfshirjen e tij ne te gjitha ngjarjet kriminale ne vend, drejtimin e bandave etj, te votosh sot perfaqesuesin e tij per Rektor Universiteti eshte e pajustifikueshme.Te behej ky votim dhe te fitonte ky kandidat ne Bathore ose Kamez do te kishte nje spjegim, por kur votuesit jane pedagoge,profesore, akademike athere mbetet me thene VAJMEDET.Vajmedet per kete popull kur elita universitare zgjedh te preferuarin e kryekriminelit.Ky vend ka marre fund, ky votim na i vrau shpresat.

  15. Teodor Muzaka says:

    Si i tha ministri Kules?- do ta rregulloj une ket pune.
    Ja gjithcka u rregullu. Rektoret s’e njofin kercnusin.Kercnusi del prej burgu.Rektoret vazhdojne pune. Kercnusi gjithashtu.

    Ministri bahet kumbara e nje pakti gentelmenesh mes rektoreve dhe kercnuesit mos me ngacmu ma njani-tjetrin.
    Gjithcka kthehet si me pare. Te gjithe jane te lumtur.
    Te uniteti Parti-Popull qendron forca jone !

  16. QYTETARI says:

    Skopjon, artan hoxha, spiuni kandidati per president, su lodhe perdite si teneqe e prishur, ske faje se ja pe hajrin qeverisjes se Sali Bishes, si sopiun i diktatures dhe servil i neodiktatures se saliut, se ke per turp te mbrosh saliun dhe zagaret e tije ku edhe ju beni pjese. Saliut i ka plasur cipa dhe vetem shpif, akuzon, shane e fyen kedo qe e kundershton . SHiko e degjo deklaratat e vete Konit dhe Kules ne prokurori dhe bindu per shpifjet e saliut. Vete personat thone ne prokurori, se snjohim njeri kushe na kercenoi, nderrsa sali bisha thote me thane ; Koni dhe Kulja se i ka kercenuar SHullazi, e shikoni ju marezine dhe hipokrizine e saliut. Lexo letren e hapur te pr, Abazit drejtuar instancave te larta dhe dote shohish se kushe jane personat qe i mer ne mbrojtje sali berisha, misjoni i te cilit eshte, shpifja , sharja, akuzat e pabaza genjeshtrat ndaj mazhorances dhe kryeministrit Rama. SHporu sysh, mjafte i dole krah nje te pskopati e te cmenduri qe kerkon te fute ne lufte vellavrasese shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje