(Një shkrim i vitit 2010 dhe ca reflektime të vitit 2016)
Në fillim të vjetit 2010, Fevziu organizoi një debat tek OPINION-i i tij, ku u përballën ca përfaqësonjës të fjalës së lirë me ca përfaqësonjës të biznesit të lirë.
Ai emision polli ca ditë më pas shkrimin tim të mëposhtëm:
Në vjetin e largët 1514, piktori flamand Quentin Massys, realizoi kryeveprën e vet “Fajdexhiu dhe gruaja e tij”. Piktura paraqet një fajdexhi që, duke mbajtur ndër duar një peshore, mbetet i përqëndruar tek peshon dhe numëron monedhat e tij të arta, ndërsa në krah i qëndron e shoqja që, duke mbajtur në duar një bibël të hapur, i sheh gati me përçmim monedhat. Është pasqyrimi më i fortë i luftës mes idealizmës së mesjetës që po perëndon dhe materializmës së kapitalit që po lind; është shprehje e përpjekjes së shoqërisë së mbështetur tek morali, për të disiplinuar shoqërinë e mbështetur tek paraja. Këtë luftë që ka vazhduar për qindra vjet, përfundimisht e fitoi kapitali dhe, në botën e sotme, ai është bërë sistemi i vlerës me të cilën matet gati çdo gjë.
Nga ana e vet, shoqëria perëndimore, e tmerruar nga ky mjet i ri që varrosi çdo sistem vlerash morale, por që njëkohësisht ishte edhe i pazëvendësueshëm, u përpoq t’i përgjigjësh (dhe do thënë se ja doli) duke i vënë përballë shtetin me rregulla të forta impersonale. Pasanikut të shekullit XV, i kërkohej me të lypur që të jepte ca nga pasuria e tij për bamirësi, atij Kisha i premtonte parajsën nëse jepte për më të dobëtit, atij Bibla i ofronte rregulla morale në këmbim të ndihmës për fukarenjtë, e kështu me rradhë.
Pastaj kohët ndërruan dhe, pasanikut të shekullit XIX, nuk i kërkohej më asgjë me të atilla mjete të vjetëruara. Tani ai do të kish përballë një nëpunës administrate me rregjistër në dorë, i cili i kërkon taksat sipas ca llogarive të ftohta, ndaj të cilave nuk mund të bësh asgjë. Vetëm pasi të ketë mbaruar punë me nëpunësin e taksave të qeverisë, mund të afrohet edhe prifti të kërkojë diçka në emër të Zotit, apo shoqëria civile në emër të moralit. Ky sistem sot sa vjen e përsoset dhe, me ç’duket, është e vetmja mënyrë që shoqëria moderne të mos gllabërohet nga kapitali.
Marksi bëri përpjekjen e fundit të madhe për t’i vënë fre kapitalit, por jo në emër të fesë, por të një morali të ri të barazisë. Eksperimentimi i teorisë së tij vazhdoi për gati njëqind vjet dhe dështoi, duke na lënë pas dy luftra botërore, dyqind revolucione dhe nja 100 milionë të vdekur. Më në fund, deshën s’deshën, të gjithë ju kthyen sisemit të shtetit modern që, përmes rregullave disiplinon kapitalin dhe thith prej mbivlerës së tij atë ç’ka atij, shtetit, i duhet për të mbajtur më këmbë shoqërinë moderne.
Tani, që të vijmë tek rasti jonë, kam frikë se beteja e vogël por e ashpër që pamë në studion e Fevziut, ishte sërisht një përpjekje prej atyre të qëmotit, për ta disiplinuar kapitalin jo përmes shtetit, por përmes moralit. Nuk ka gjë më fisnike sesa kjo luftë, në të cilën edhe vetë herë pas here zbraz nga një dyfek, por me keqardhje them se ajo është e humbur tash 200 vjet. Të gjitha penat dhe penelët e ndritur, që kanë bërë e përshkruar beteja të kësaj lufte, të gjithë Hygotë, Balzakët e Masysët, e kanë kanë bërë këtë për nostalgji dhe në emër të një morali fisnik, por ndërkaq lufta ishte e humbur. Të gjitha këto vepra shërbejnë për të mbajtur gjallë shkëndijën e moralit, por ndërkaq, në botën reale, zgjedha e vetme që mund t’i vihet kapitalit, mbetet shteti i fortë dhe i mirëorganizuar.
Ne shqiptarëve, pikërisht ky na mungon. Na mungon shteti me rregulla të sakta, ligje të prera, nëpunës të përgatitur, institucione që funksionojnë jashtë politikës së ditës, ndaj nga halli, kthehemi dhe i bëjmë thirrje kapitalit të jetë i moralshëm dhe i mëshirshëm.
Bash për këto arsye, jam i prirur të mos e kërkoj të keqen tek sipërmarrësi privat, por tek administratori publik. Eshtë e drejtë e çdo sipërmarrësi privat që të shfrytëzojë çdo hapësirë të mundshme dhe çdo të çarë të sistemit, se në fund të fundit, ai as ka bërë betim për ndershmëri dhe as po rrezikon paratë tona por të tijat, ashtu siç përkundër, është detyrë e çdo administratori publik që të mbrojë dhe përsosë sistemin, pasi pikërisht për këtë arësye e paguajmë ne publiku nga paratë tona, për të mbrojtur pronën tonë të përbashkët dhe, për këtë punë edhe është betuar ta kryejë, duke vënë dorën mbi Kushtetutë.
Mulliri gjigand i korrupsionit në Shqipëri, ushqehet nga një pafundësi përrenjsh të mëdhenj e të vegjël, të cilët është pikërisht paaftësia dhe mosdashja jonë për të ndërtuar sistemin e rregullave, që i lejon të vazhdojnë të derdhin ujë drejt rrotës së mullirit. Për ta ndalur këtë mulli të së keqes, ka dy mënyra. E para, është të vazhdojmë t’i biem mureve të tij me kokë dhe të përpiqemi t’ja prishim muret, ingranazhet, apo rrotën e zhytur në ujë.
Mënyra e dytë, është të përpiqemi t’i presim ujët, apo sa të mundemi t’ja pakësojmë atë. Që t’i le mënjanë sofizmat, ç’dua të them me këtë. Nëse do të jemi në gjendje të ngremë një sistem ligjesh, standartesh dhe rregullash, të cilat lenë shumë pak hapësira për voluntarizmin e funksionarit shtetëror, do të kemi bërë realisht hapa drejt vënies ndën zgjedhë të kapitalit të harbuar. Betejën me kapitalin e pashpirt mund ta fitojë vetëm diçka që është po aq i pashpirt sa ai dhe kjo krijesë është vetëm shteti modern.
Prej mbi një dekadë, ka ca emra të biznesit të madh që janë kthyer edhe në simbol i biznesit të lidhur me pushtetin. Reagimi i parë instiktiv, është kërkesa për moral ndaj tyre. Por e gjithë kjo mënyrë të menduari kështu, e kthen gjënë në çështje morali politik, publik apo shoqëror, por pa u përqëndruar aspak tek pjesa e funksioneve të shtetit, i cili nuk ka moral por rregulla. Ne mund t’i kërkojmë moral Nënë Terezës, por jo një biznesmeni. Biznesit i vihen rregulla dhe jo moral, se shteti nuk mbahet me moral.
Hiqini voluntarizmin funksionarit publik dhe do të keni zhdukur një pjesë të madhe të deformimit të sistemit. Prejini kanalet që çojnë ujë drejt mullirit të korrupionit dhe do të shihni se rrota e tij do ndalet pa qënë nevoja t’i thyejmë qeramidhet mullirit. Përndryshe, do vazhdojmë t’i lypim mëshirë e moral kapitalit e biznesit, deri sa të bëhemi të mërzitshëm dhe atëhere as që do na i vërë më veshin njeri. / ARTAN LAME, 4 shkurt 2010
REFLEKSION I SOTEM
Që prej këtij shkrimit të mësipërm kanë kaluar gjashtë vjet e ca, ka rrjedhur shumë ujë, kanë ngjarë shumë gjëra e kam kuptuar shumë të tjera.
Por nuk dua të merrem me të gjitha në këto radhë refleksione, por veç me njërën syresh, atë që e kam mësuar edhe të fundit.
Dy muaj të shkuar Zoti më vuri përpara një sprove personale, që edhe kjo më bëri të kuptoj se bota që sheh nga atje, është e ndryshme nga ajo që shohim në furinë e përditshme. Ja dola të shoh e kuptoj se sa e shkurtër është brazda e jetës për secilin prej nesh dhe për rrjedhojë se sa e pakuptimtë është të mbledhim male me para që nuk hahen, të cilat të gjitha bashkë nuk ja dalin dot ta zgjasin qoftë edhe një gisht brazdën e secilit prej nesh.
Atëhere ndoshta paska vend e nevojë që, edhe në shoqërinë e shekullit XXI, t’ia bëjmë të ditur kapitalit e të përpiqemi ta bëjmë të kuptojë se s’vlen asfare si qëllim në vetvete.
Përkundër asaj që mejtoja 6 vjet të shkuara, se një shtet i ndërtuar e i puthisur mirë nuk ka nevojë për gjë tjatër, për moral, mecenatë e filantropë, sot them se përveç përpjekjeve për ta bërë këtë dreq shteti, megjithatë duhet të vazhdojmë të përpiqemi edhe për moralin.
Ndaj ndosha ja vlen ende t’i bëjmë thirrje atij sipërmarësit guximshumtë që pretendon të shpenzojë 50 milion euro për të nxjerrë fitim 50 milion të tjera, se nuk ja vlen. Steve Jobs në fund të jetës tha se këshilla më e vlerë ishte që linte pas ishte bëni pará sa për të jetuar mirë dhe pastaj harxhojeni jetën për të bërë mirë.
Ndoshta ka ende kohë që t’i shpjegojmë atij biznesmenit të ethshëm se, një pallat që ngrihet mbi varre është kundër ligjeve të Zotit e të robit.
Ndoshta ka ende vend e kuptim t’i shpjegohet politikanit a pushtetarit, se nuk ka gjë më jetëshkurtër se lavdia e pushtetit e, për sa e fortë është shija e tij në të ngjitur, edhe ca më e fortë është hidhësira e humbjes në të zbritur. Dhe ne fund, pasi të ketë dalë fare nga skena, njerëzia nuk do ta kujtojnë për urdhrat që ka dhënë a tekat që ka përmbushur, por vec punët që ka bërë për të tjerët.
Ndoshta i do shpjeguar me durim atij ndërtonjësit të palodhur që nuk bën as pushime sa për të gëzuar paratë që ka fituar, se nuk ja vlen të prishë një gji deti për të bërë një fshat me 100 vila turistike ku do fitojë 100 të tjera. Një shtëpi mjafton për të jetuar mirë dhe ndoshta të afron më shumë me Zotin falenderimi i atyre pelikanëve që nuk do ju prishet foleja, sesa 1000 qirinj të ndezur në kishë dhe të blerë me paratë e fituara nga shitja e vilave.
Maksim Gorki çuditet në reportazhin e tij nga takimi me Rockefeller-in, teksa pa me habi se edhe miliarderi kishte vetem nje bark. Atëhere përse i duhen miliardat kur nuk mund të hajë dot më shumë se punëtori i tij i fundit – pyet me revoltë Gorki.
Për të gjitha këto ndoshta ka ende vlerë piktura e Massys-it dhe s’do parë si luftë e humbur një herë e mirë. Do ta kemi gjithnjë e më të vështirë t’ia shpjegojmë një pasunari atë ç’ka shpjegon flamandi me penelin e tij, por duhet që përkrah shtetit të vazhdojmë të përpiqemi t’i mbushim mëndjen edhe atij, vdektarit të florinjtë, se asnjëherë nuk do mbledhë dot aq shumë pará sa për të blerë qoftë edhe një ditë më shumë jetë.
Ec dhe shpjegoja Koços moralin e fabulës…..
nje ze interesant. plot LOGJIKE dhe NDJENJE. Sa me teper zera te tille ne ajrin shqipetar aq me prane “drites” do gjendemi.
Nuk e di pse me shkaktojne perzierje ne stomak keto lloj artikuj ne kohe te gabuar dhe njerez te gabuar per tema te gabuara?!
Fillimisht na I hap kete predikim fetaro-marksist me Bledi Fejziun(sala qeros)…nje nga mostrat me te medha te mediave por dhe te shoqerise shqiptare qe nuk eshte vendi te zgjatem.
Nqs do quaja banda e krimineleve klanin berishaj..pa frike do ta quaja BANDA E TRADHETAREVE Edi Ramen me keto Artan Lamet bashke me ca shkrela,mirela kumbaro,mimi kodhelat e ca auron tare qe jo vetem po na I shpifin..por dhe ka ardhur koha te japin llogari…..CFARE KANE BERE ME BANDITIN BERISHE PER TE CILET MOREN VOTAT CUDIBERESE..
kujt I duhet ky predikim…pse perdhosni te madhin Steve Jobs qe po e vini ne nivel me sheikun Shkerdhen Berisha…??
Ju predikusi I mjere Artan paske kapur nje ide pikante….diferencen midis nje pasaniku te “pashpirt” dhe gruas se tij idealiste-altruiste…
DENGLA ARTAN DENGLA !!
Ja fillojme me kete vampirin televiziv Blendi fejziu…qe qenke fansi I tij
Nje serial killer ne qelite e burgut deklaroi se nje TV-SHOW I ndegjuar ka paguar nje shume te pabesueshme per nje vrasje dhe aludonte per Blendi Fejziun..dhe deri ketu STOP..
Pra Artan denglaxhiu:
Ju I moret votat per te gjetur:
Kush “miljarderr” pagoi per vrasjen e gjyqtarit Konomi
Pse “grupi ciftelia” dogji te gjalle drejtorin e shikut ISA COBA
Pse “grupi ciftelia” EGZEKTOI kosta trebicken
Kush “miljarderr” pruri ekspertin MAFJOZ te virxhinias
Pse fatos nano u fut ne burg per 100 dollare si AL KAPONE
Pse monstra LUL BERISHA..mbrohet nga vjedhja e gjysem miljardi dollare te RR.K
Kush e mbrojti saliserbin nga prangat e 14 shtatorit 1998
PSE e dekoruan saliserbin kur vrau ne 21 janar 2011
Ku shkoi 25 miljard dollare I armatimit shqiptar
Pse I paguat monstres LB MILJONA $ per pallatin e vlores
Pse futet ne burg pa fakte NIPIN E ENVER HOXHES
PEse nuk kerkoni te burgaoset bossi gerdecit SHKERDHEN B.
Pse nuk protestoni per filmin e gerdecit nga hollimuti
Pse nuk kerkoni arrestimin e Sali kriminelit
PSE..KUR..KUSH…JANE ME MIJRA PYETJE TE TJERA
PER JU SPURDHJAKET E PS QE KENI BERE TRADHETINE ME TE MADHE NDAJ KOMBIT SHQIPTAR….
dhe merreni me ca piktura duke ofenduar mesazhin qe jep ajo..
TURP E NEVERI PER TE GJITHE ATO QE TRADHETUAN SHENJTERINE E 23 QERSHORIT 2013
KU DHE KY LAMJA ESHTE NJE NGA ATO….DELETED….
Koment me shume vlera,cdo kush duhet ti beje thirrje vetes,se,nuk eshte paraja gjithcka por shendeti,qetesia,lumturia ne familje e shoqeri.
Bravo z.Artan Lame,jete te gjate e miresi ne familjen tuaji.
Shkelqyer
Lame, siç duket, semundja te paska tjetersuar. Moralisht e ke mire, por realisht sipas teje me mire do te ishte qe te rronim si ne savanat e Afrikes me nje flete fiku perpara dhe te hanim mish te gjalle apo te pjekur ne zjarrin 100 vjeçar te pafikur ndonjehere. Lame harron se tere kete zhvillim teknologjik qe kemi sot eshte si rrjedhoje e asaj “makuterie” per te fituar sa me shume para. Vertete qe parate nuk i marrim dot me vete ne ate bote, por u leme brezave me pas zhvillimin e shoqerise dhe perparimin e saj, thjeshte nepermjet shumefishimit te parase.
nje ze interesant. plot LOGJIKE dhe NDJENJE. Sa me teper zera te tille ne ajrin shqipetar aq me prane “drites” do gjendemi.
Zhvillimi i ethshem, i nxitur nga lakmia per para nuk eshte me doemos i mire. Shih shoqerine e sotme. Njerezit jane gjithnje e me te izoluar, jetojne ne rrjete sociale, ndersa jeta e vertete eshte bere e pavlere. Hipen ne metro dhe sheh robote me fytyra te zymta me koken mbi smartphone. Ne ca pike eshte e mire kjo?
Ne fakt ,kjo thirrje bie ne vesh te shurdher ,po te krahasosh nje te varfer dhe te vuajtur ,sepse te tille jane zakonisht ,me nje te pasur ,me siguri do te veresh se i varferi eshte shume me fisnik ne shpirt gjeresi Them se virtutet e njeriut trashegohen dhe kultivohen ne pershtatje edhe me mjedisin ku ai jeton ,shembulli ne familje ne shoqeri dhe mjedisin rrethues eshte shume me teper se nje thirrje e deshperuar dhe lutese sepse ata qe vene pasuri (dhe ne veçanti ketu tek ne qe pjesa derrmuese e te pasurve e kane fituar pasurine ne menyrat me abuzive ,Ne se do te kujtosh TERNADIE ketu tek ne ne çdo hap gjen nje ) nuk futen ne mejdisin e te pasurve tradicionale ,prandaj mik i dashur nuk ka vend per thirrjen qe ben sepse keta njerez kete pasuri e kane fituar dhunshem ,ne kuptimin klasik te fjales prandaj edhe duhet te veproje ashper ligji ,ndoshta lutjet e tua kane vende per vendet shume te pasura edhe financiarisht por edhe te fituar ne menyre korrekte, me kulture ,apo ne vende me besim te verber fetar,Ka mjaft raste qe kontributi i te varferve eshte shume me potencial ,pavaresisht nga vlera e kontributit se sa kontributet e ketyre te pasurve apo biznesmeneve t’i quajme , Po ju permend vetem disa rastene nje fshat te vogel me nivel shkollimi nen mesatar ose dhe pa shkollim fare ,por me nje kuptim te thelle te asaj qe ti shpesh e permend se para vdekjes jemi te gjithe te barabarte dhe aty na takon nje territor i barazvlefshem per te gjithe ,te pasur e te varfer ,kriminele e hajdute ,burra e gra te rinj e pleq me shkollim e pa shkollim ,te zinje e te bardhe
, Me konkretisht dy persona ne kohe te ndryshme ne nje interval tridhjet vjeçar nga njeri tjetri rrezikonin te humbisnin shkollimin e tyre per shkak te mungeses se te ardhurave ,Bashk fshataret e tyre ne te dy rastet siguruan dhurime nga çdo faamilje e fashatit (ullinj,vaj,djathe ,gjalpe ,drithe etj ) sipas mundesive te secilit dhe zgjidhen problemin dhe,te dy e perfunduan shkollen me keto dhurime .Varrezat e fshatit pa asnje detyrim ne nderim dhe respekt te prinderve te vet bashk fshatari i rrethoi me mur dhe shpenzoi me shume se 18 miione leke te vjetra ,
Nje plake po ne kete fshat te vogel pagoi nje murator dhe rregulloi kroin e fshatit para rreth 50 vitesh ,e plot raste te tjera qe ne se evidentohen jane shembujt me te mire te thirrjes qe beni ju….
Bravo Lame, te shkon me shume ky imazh prej kleriku bektashi sesa ai i ofiqarit servil qe vetem sa shoqeron kryeministrin per tu dhuruar kartat e hipotekave ca hajdutave te pronave te te tjereve, proces te cilin ti e justifikon me nje fraze lakonike: “legalizim nga zori, se skemi ca tu bejme tjeter”. Nese kerkon zbatimin e moralit nga te tjeret, ben me mire te shikosh njeher brenda vetes se sa e ke zbatuar ate me se miri. Ish pronaret te cileve ti ua ke vulosur me hipoteke vjedhjen e pronave te tyre, nuk besoj se te shohin si shembull i mire per moral shoqeror, politik e administrativ.
Shqiptarët tashmë kanë humbur gjithë shpresën për ditë më të mira.
Ndaj mendjen e kanë për të ikur.Këtë e pohojnë të gjithë.Tashmë shqiptarët e dinë se kush i ka zënë të
gjitha zyrat. Janë vëllezërit, motrat, kushërinjtë dhe miqtë e deputetëve.
Asgjë nuk ka mbetur për të tjerët. Edhe pse kanë mbaruar studimet
jashtë vendit. Për ta nuk ka zgjidhje tjetër, veçse të largohen sërish.
Ndërsa hipokritët e familjes në pushtet vazhdojnë t’i bien borisë se, “punësimi kryhet përmes
konkurseve”. Një mashtrim ekzemplar i këtij lloj pushteti idiot të familjes. Mjafton të shikosh se
kush është punësuar këto 3 vjet në dogana, apo në të gjitha zyrat e këtij me ndër me thënë shteti.
Çfarë arsimi kanë? Në fund të fundit, kur janë dukur ndonjëherë vërtet në ndonjë konkurs?
Punësimi i vëllezërve e motrave, i kushërinjve e miqve të afërt ka sjellë përmbytjen e administratës
nga një lloj katastrofe që e ka bërë administratën krejt të panevojshme për shqiptarët. Sepse
ajo tashmë nuk zgjidh asnjë lloj pune për shumicën e shqiptarëve. Vetëm sa mundëson që të
afërmit e deputetëve, ministrave, politikanëve etj, të mbushin xhepat me para. Sepse punonjës të
tillë nëpër zyra dinë vetëm të gërmojnë e të zbulojnë ndonjë qindarkë në xhepat e fukarenjve të
stërmunduar.Tashmë të gjithë e kanë provuar mashtrimin “rilindas”. Pjesëmarrja në konkurset e organizuara
prej tyre për vendet e reja të punës vetëm sa i ka bërë të ndjehen të mashtruar, pasi shpejt e
kanë mësuar të vërtetën. Fituesi është paracaktuar dhe sa herë është një pjesëtar i familjes. Është
një i afërm i drejtorit, i prefektit, i deputetit, apo i kryetarit të bashkisë.
Ahhh…mor Tani! Shume artikull i kuptimte dhe i domosdoshem per nje vend ku shteti nuk funksionon dhe morali ka vdekur…..nderkohe qe pak ‘barkmedhenj’ po shtojne pa meshire miliardat!
Keta derdimene harrojne çfare thuhet ne librat e shenjte: “Atje ku njeri ha dhe tjetri shikon, atje bie qameti”! U shofte o zot fara e tyre….
bravo Lame ne rralle te pare te uroj jete te gjate se ate qe kalove ti e kam provuar vete dhe nga ajo dite qe une e kalova ate goditje edhe une keshtu si ty mendoj pior cedo qe akoma se kam marre ate dreq tapie te shpise por shpresoj qe ta marre me vete ne ate boten tjeter faleminderit Lame
bukur shum,por se c te kujton dicka marksiste leniniste ky shkrim!
bota esht me e madhe. dhe universi gjithashtu.
shkenca,po ecen. esht shoqerija e “zotnive”,e bazu mbi pare qe ben kte zhvillim dhe jo shoqnija bazu mbi moralin e “shokve kamerad”.
qe deshtoj per buken e gojes.
dhe ne te ardhmen shkenca do arrij edhe pavdekshmerin,por e cila nuk esht per te gjith,por per ata qe kan mundsi me e ble ilacin e saj.pra per pasunoret.
edhe kur ti vij fundi planetit tone ata qe do arrijn me shpetu do jen kush do ket pare me ndertu rraket superkozmike qe do I coj n planet tjeter.
pra,parja do boj ligjin.
kush s do ket pare,do piqet n diell.
pasaniku,do I thot baj baj hatas toksore..
kush ka pare ble vjagra sot bo qejf.
neser kur t dalin ilacet e stimulimit gjenetik te njerzve,qe do bejn qe genet me perparsi te trashgohen ke pasardhsit psh,ata me pare do ti blejn duke len pasardhs me cilsor. p sh,. shkenca ka arrit qe te lokalizoj genet dhe funksjonet etyre. nji gen te ben te gjat, nji tjeter inteligjent,sybojqell bjond jetgjat ..e so on…
pra kush ka pare do lind fmij “supermena” me tiparet me positive njerzore sepse do blej ilacet qe stimulojn ato gene te mesiperpermendura..
pra parja…
thon qe edhe rraca njerzore esht pjell e alienve,te cilet ishin ne nje “ekskursjon kamping” ne planetin toksor dhe ju duheshin “vegla dhe maqineri pune” e si pasoj ata “prodhuan” homo sapiensin,njeriun pra,si skllav pune per ta. dhe I perdoren per pun te renda . p sh piramidat e egjiptit,te cilat jan nji si bicim teknollogji per te ber te mundur teleportimin e alienve nga ktu ne planetin e tyre diku larg ne univers. esht dicka si bicim ai askelejtori qe kan ndertu shkectaret ne kufirin zvicer franc nentok per eksperimente fizike..
pra,alienet e pasur ben te mundur qe te perdorin gjithcka madje edhe njeriun per interest e tyre.pse? sepse kishin para.ishin te pasur. pra paraja vlla ben gjithcka ,paraja ben kerrdi,shkenc,perjetsi,..
r Artan nje analize shume e mire respekt
Respekte Lame, por nuk e kuptoj pse duhet te jesh ne prag te vdekjes per te arritur ne keto konkluzione, qe “vegjelia=populli” i di e i zbaton prej shume kohesh.
Shpresoj qe keto mendime tja besh te ditura dhe shefit tend dhe te lehtesoni jeten e gjithe shqiptareve, te cileve po ja merrni frymen me keq se cdo qeveri tjeter.
O Artaaaaaaaaaaaaan !
Boll me predikime te tipit…Ju lutem zoti kriminel me ndihmoni….zoteri duhet te jeni llogari ti me PS-ISTAT e rames per mos ndeshkimin e koleres berishiane qe e ka gllaberuar de po e gllaberon akoma ate vend..edhe pse shalgjati juaj mori vota qe ja ka lakmine cdo shtetar i botes..
Nuk e di aeshte censuruar nje koment i meparshem..(ose po vonohet shume) por le ti kujtoj ketij Lamshi ku ishte ky kur ;
KRIMINELI BERISHE
IMPOTENTI RAMA
kryen kete vrasje MAKABRE shteterore si me poshte
ASNJE
BIZNESMEN-HOXHE-PRIFT-BABAMONDI-OQJ -MORRAT AMBASDORE-INTLEKTUALET E ISMAILKADARIZUAR.NUK U DUK ATE DITE .DHE KY LAMASHI YNE PER CUDI I KISHTE ZENE GJUMI…
Mu në zemër të Durrësit, një stol i lulishtes përballë bashkisë është shndërruar në “shtëpi” banimi. Aty banojnë dy njerëz, dy varfanjakë, që jetojnë në mjerim afrikan, në një vend të NATO-s, që aspiron për t’u anëtarësuar në BE. Këta dy persona janë pjesë e kontingjentit prej mijëra shqiptarësh, që ra pre e operacionit tip “fshesa”, të ndërmarrë nga ministri Olldashi në muajt e fundit të sundimit të kabinetit Berisha. Këto dy viktima ishin strehuar që nga viti 1948 në shtëpi të konfiskuara nga regjimi komunist ish-pronarëve legjitimë. Në pamje të parë operacioni “fshesa” dukej se synonte të korrigjonte, ndonëse me shumë vonesë një padrejtësi, një krim të komunizmit. Faktikisht në jo pak raste ky operacion prag-zgjedhor ishte një nga veprimet e fundit të Kabinetit Berisha të nxitur nga motoja të vjedhim çfarë të mundemi deri ditën e fundit, që do jemi në kolltukët e pushtetit. Në të mirë të këtij konkluzioni shkon edhe fakti, që ka dhjetëra kontrata parablerjeje të pronave të ish pronarëve nga njerëz pranë ish pushtetit Berisha apo të afërm të ish pushtetarëve. Këto blerje bëhen me çmime më së paku dhjetë herë më të ulëta se mesatarja e tregut. Në këtë rast kemi të bëjmë me një plaçkitje të re të pronave të ish-pronarëve, por tashmë me mjete demokratike. Tipik në Durrës është rasti i plaçkitjes së pronave të patriotit të shquar Idhome Kosturi. Nëse një ditë do të hapen letrat për këtë plaçkitje pasurish të patundshme, me siguri qelitë e burgut të ri të Drenovës nuk do mjaftonin për të strehuar “batalionin” e hajdutëve të pronave. Kjo fshesë duke pretenduar të korrigjonte një padrejtësi thuajse shtatëdhjetëvjeçare, krijoi një padrejtësi të re dhe njëkohësisht u ofroi pushtetarëve një mundësi të re për të blerë për dy grosh prona të patundshme në zemër të qyteteve shqiptare.
ME 100 EURO PENSION
Le t’u kthehemi dy viktimave, që edhe tani në vjeshtë flenë në stolin përballë Bashkisë së Durrësit. Zonja Sofie Qendro është 86 vjeçe. Ajo ka punuar gjithë jetën në ndërmarrje të ndryshme në Durrës dhe sot jeton me 14.000 lekë të reja pension duke fjetur në qiell të hapur në pritje të shirave të vjeshtës dhe ngricave të dimrit. Zonja vuan nga një koleksion sëmundjesh si spondiliatroza, kardiopatia dhe artriti i agravuar. Kuptohet, që 100 Euro pension me zor mbulon shpenzimet për ilaçe dhe për ushqimet më të domosdoshme sa për të mos vdekur nga uria, ndërsa për banesë mbetet stoli i lulishtes. Bashkë me zonjën në stol banon dhe nipi i saj Llazi Qendro, 64 vjeç, i cili që në vitin 1966 është me kartelë mjekësore të përpiluar nga neurologu i famshëm durrsak Miti Vokopola. Llazi është një person i mirënjohur nga durrsakët e para vitit 1990. Sot ai mbijeton me ndihmë ekonomike prej 9.500 lekësh në muaj. Këta të pastrehë nuk janë as kriminelë, as refugjatë lufte nga Siria, as edhe nomadë romë. Janë thjesht qytetarë shqiptarë, që trajtohen si qen jo si qenie njerëzore. Që të dy viktimat e VKM-ve të muajve të fundit të qeverisë Berisha gëzojnë statusin e të pastrehut, dhe duhet të pajisen me banesë shtetërore në përputhje me këtë statut, por faktikisht flenë në lulishte në mjerim të plotë. Llazi është përpjekur me dinjitet të mbijetojë duke larë vitrinat e dyqaneve dhe duke shfrytëzuar iniciativat e ndryshme të shoqatave bamirëse, por dëbimi nga banesa e ka dekurajuar komplet. Këtë goditje ai dhe tezja e tij plakë nuk po dinë si ta përballojnë.
A KA SHPRESË?
A ka shpresë për Llazin dhe tezen e tij 86 vjeçare? Vështirë! Shoqëria shqiptare karakterizohet nga një hipokrizi e skajshme dhe cinizëm i pafund. Nja tre vjet më parë shoqatat për mbrojtjen e kafshëve dhe disa media të njohura sulmuan ashpër Bashkinë e Durrësit dhe të Tiranës për barbarinë e treguar në vrasjen e qenve rrugaçë. Të tilla OJF nxituan të aplikojnë pranë ambasadave të huaja për fonde për ndërtim stela qensh komunalë të paktën në qytetet kryesore të Shqipërisë. Lavdi zotit qentë e rrugëve në Durrës sot janë shëndoshë e mirë dhe shëtisin me tufa edhe në qendër të qytetit, madje në të njëjtën lulishte, ku “banojnë” dy të mjerët personazhe të shkrimit tonë. Qentë në këtë rast gëzojnë të njëjtin standard me dy qenie njerëzore! OJF-të hipokrite ngritën stuhi në gotë uji për persekutimin ndoshta edhe të stisur të Klodit të “Big Brother”, derisa edhe Sekretarja Klinton ngriti zërin në mbrojtje të shqiptarit Klodi. Po shqiptarin, po durrsakun Llazi kush e mbron? Po për tezen e tij plakë, kur do kujtohet shoqëria, kur të ketë vdekur nga të ftohtit duke fjetur në stolat e lulishtes?
TË PASTREHË
Ku janë OJF-të që u rrjepin miliona Euro e dollarë donatorëve të huaj për të sensibilizuar, për të bërë programe anti-varfëri, për të përkrahur më të paprivilegjuarit etj? Kryebashkiaku Dako ka premtuar se odiseja 20-mujore e ndarjes së banesave sociale për të pastrehët do marrë fund në mbledhjen e tetorit të këshillit bashkiak. Kryebashkiaku ka besim se konfiguracioni i ri i këshillit bashkiak do t’u japë fund lojërave politike në kurriz të të pastrehëve. Problemi është se zonja Sofi dhe Llazi nuk kanë miq, kështu që ka shumë mundësi, që shtëpi të marrin njerëz edhe më të pastrehë se Llazi, që fle në stolat e lulishtes. Dimri po vjen dhe nuk është çudi, që njëlloj si në shkrimet e Migjenit, kur durrsakët të zgjohen në mëngjes të mësojnë nga shiritat e lajmeve se një zonjë e nderuar vdiq duke fjetur në stolat e lulishtes. Po, ajo ka jetuar një jetë të tërë me nder, me djersën e ballit dhe indiferenca, cinizmi dhe hajdutëria mund ta çojnë drejt vdekjes me këtë jetë qeni,që po bën në pleqëri të thellë. SHAME..SHAME ..SHAME