Reagimi i sotëm i Partisë Demokratike mbi nenin 25 në projekt-reformën për drejtësi, më kujtoi Fatmir Mediun në shtator të vitit 2009. Pasi kishte shtyrë dy vite gjyqin e tij mbi Gërdecin, ku Prokuroria kërkonte gjashtë vite burg për të, pasi kishte vonuar avokatët të shkonin në gjyq dhe për “arsye automobilistike”, pasi kishte zvarritur dhe përdhunuar procesin, ja arriti që të rimarrë përsëri mandatin e deputetit në vitin 2009, dhe Gjykata të shprehej se nuk kishte kompetencë ta gjykonte Mediun se tani ai kishte imunitet.
Në vend që Mediu të dorëzonte imunitetin dhe t’i thoshte gjykatës “vazhdo më gjyko”, bëri një deklaratë ku dënoi vendimin e gjykatës që nuk e lejonte të gjykohej, se “nuk ishte dakord me të”, dhe vazhdoi të jetë dhe sot i padënuar.
Shkrimi im i djeshëm në gazetën TemA mbi kthimin e reformës zgjedhore në amnisti, për shkak të një ndërhyrje në nenin 25 të saj, ku përjashtohen nga Gjykata e Posaçme “ministrat” që kanë qeverisur tre vite më parë, duket se e ka vendosur PD në pozicionin e Fatmir Mediut. Në një deklaratë të gjatë shpjeguese të saj, shprehet një lloj mirëkuptimi pozitiv për ndryshimet e bëra dhe theksohet se “nenin 25 nuk e ka kërkuar PD”. Kjo fjali është ajo që dekonspiron gjithë lehtësimin që ndjen PD zyrtare ndaj reformës dhe qasjen pozitive që shpreh për të, tani që kanë dhe nenin 25.
Bile ndryshe nga Fatmir Mediu, PD zyrtare as guxon të thotë, që po të jetë për ne “nuk e duam atë nen”, siç tha Mediu që “Gjykata bëri gabim që nuk më gjykoi”. PD nuk thotë as kush e ka propozuar në fakt. Se me llogjikën e PD, këtë e ka kërkuar ose vet PS, ose e kanë shtuar ndërkombëtarët, meqë “nuk duan” që ish- ministrat e Berishës të hetohen.
Por reagimi i PD në këtë pikë, duket se është nxitur më shumë nga problemet që ka shktuar ky nen dhe brenda PD. Është e vërtetë që Basha dhe disa ministra të PD kanë lobuar fort për këtë nen, por nuk është e vërtetë se PD ëshët e kënaqur me këtë pikë. Nëse ka një ndjeshmëri në PD dhe një militantizëm kundër reformës, ajo buron nga fakti se reforma mund të prekë (unë nuk besoj) Berishën, apo dikë nga familja e tij. Vetëm kjo i motivon ata të votojnë kundër reformës. Por pazaret e Bashës për vete dhe disa ministra, jo vetëm që nuk e motivojnë PD ta pranojë këtë nen, por mund t’i bëjë ata më militantë se PS për ta hequr, pasi e shikojnë mes të tjerash dhe si një “skuthllëk” të Bashës kundër Berishës dhe një shitje të tij për interesa të veta.
Është pikërisht kjo që ka trembur PD zyrtare të distancohet nga autorësia mbi nenin 25, por jo nga neni 25. Pra Basha thjesht do që Berisha të mos mendojë që e ka futur ai atë nen, por nuk do që ai nen të hiqet apo të ndryshojë. Ky është thelbi i reagimit të tyre dhe arsyet përse ata reagojnë.
E parë përtej hallit të tyre, natyrisht që ky nen mund të qëndrojë sipas ekspertëve, duke u plotësuar me dispozita kalimtare apo një ndërhyrje që sakteson se afati 3 vjeçar vlen për vazhdimësinë e ligjit në kohë, ndërsa në aplikimin e tij fillestar ai do përfshijë gjithë ish- ministrat. Mund të gjenden dhe zgjidhje të tjera, pasi në fund të fundit, askush nuk ka mandat të amnistojë krimet dhe korrupsionin e pushtetit në mënyrë parciale në këtë vend.
Por reagimi i PD zyrtare, tregon se ky ndryshim është pritur po kaq keq në PD, dhe se ish- ministrat e Berishës që përfitojnë prej tij, janë një pakicë edhe në PD dhe nuk kanë mbështetjen e demokratëve, por zemërimin e tyre. Dhe kjo e bën më të lehtë ndërhyrjen për ta korrigjuar, por e forcon më shumë tinzarinë e PD zyrtare, për ta përdorur dhe reformën në favor të atyre që kanë marrë në dorë çelsat e SHQUP.
Ky nen eshte komplet i cuditshem.Sipas posteve qe citohen aty zyrtare te larte ne shqiperi jane gjithe-gjithe 60-70 persona! Nje strukture e tere prokurorie dhe gjykate do u ndertoka vetem per kaq persona,per 60-70 vipa!
Se pari kjo nuk shkon nga ana ekonomike.Po me e rendesishmja,nuk eshte kaq pak numri i atyre qe kane pasur rendesi ne aferat korruptive te cilat aq shume u kane renduar shqiptareve.Zyrtare te larte te cilet duhet me doemos te perfshihen ne kete nen jane: deputetet aktuale dhe ish deputetet,ministrat aktuale dhe ish ministrat pa kufizim ne afat kohor,drejtuesit e institucioneve te larta shteterore,gjyqtaret minimalisht te apelit,por do ishte mire dhe ata te shkalles se pare,te gjithe prokuroret.
Ne kete menyre rrethi i personave qe duhen hetuar dhe gjykuar ne menyre speciale eshte i plote dhe nuk kalon me shume se 1000-1200 persona.
Tek “Fryme te vdekura” te Gogolit eshte nje personazh i cuditshem, Nozdriovi.
Nozdriovi,nje fisnik provincial, u punonte rrengje nga me te cuditshmet te ftuarve.Dhe shume e pesonin … sepse i bente me “seriozitet”.
Edi Rama eshte Nozdriovi shqiptar.Eshte Nozdriovi i politikes shqiptare.Ai u punon rrengje te veteve ne parti,ne qeveri;u punon rrengje edhe nderkombetareve;u punon rrengje gjithe shqiptareve.
Rrengu me i fundit,dhe me i shemtuari padyshim,eshte ky me nenin “25”.
Pjese e ketij rrengu jane bere edhe mediat e tij,analistet dhe gazetaret mercenare te tij.Shqiptaret u bene pre e ketij rrengu per disa ore.
Qellimi i ketij rrengu ishte: opozita kerkon te beje nje reforme qe te mos preke ish-ministrat e saj…
Te gjithe mbeten gojehapur nga ky rreng.Shume naive u skandalizuan,sesi mund te kerkoje nje gje kaq te papranueshme opozita.
Ndersa bashibozuket e qeverise,kaluan te gjithe ne sulm duke bertitur: ja cfare opozite keni!
Por,rrengu,si cdo rreng tjeter,e pati jeten e shkurter.Opozita e mohoi kategorikisht kete,duke e quajtur ate nje loje te ulet te Edi Rames dhe sherbetoreve te tij.
I zbuluar ne lojen e tij perverse,Edi Rama,deklaron se ky eshte nje “gabim i eksperteve nderkombetare”…
Une kam folur shpesh per sociopatine e Edi Rames.Shume flasin per korruptimin dhe inkriminimin e tij.Jam dakord me keto.Por,per mua te pakten,sociopatia e Kryetarit te Partise Socialiste, sociopatia e Kryeministrit te Shqiperise eshte nje gje edhe me e rende se dy te parat.
Mund te duket e tepruar ne pamje ta pare.Por nuk eshte keshtu.
Politikanet te korruptuar dhe inkriminuar nuk se jane te pazakonshem.Perkundrazi. Por Edi Rama,eshte edhe sociopat.
Qe do te thote se eshte edhe i korruptuar edhe i inkriminuar edhe sociopat.Nje gje e paprecedente me pare ne politiken shqiptare.
Vetem nje sociopati si Edi Rama,mund t’i shkoje mendja te beje lojera perverse kaq te gerditshme.
Eshte fatkeqesi e madhe per nje vend te drejtohet nga nje sociopat.Eshte fatkeqesi e madhe per Shqiperine te drejtohet nga sociopati Edi Rama.
Eshte nje gjeme.
Dhe,per ta mbyllur me vete nje thenie te sociopatit: prisni prisni,se s’keni pare gje akoma!
Besoj se Mero eshte nga te paret shqiptare qe e ka ditur mire se reforma ne drejtesi nuk i adresohet Berishes dhe familjes te tij mafioze si dhe as ish ministrave te Berishes. Puna eshte se sot kete e di edhe shqiptari me i humbur qe ajo qe do votoj ky mender Parlament do te jet gjithcka por vetem reforme ne drejtesi jo. Nuk ka si te votojne nje tufe hajdutesh dhe kriminelesh nje pakete ligjore qe i con ne burg neser! Duhet te jesh shume naiv te besosh te kunderten. Cfare do lloj gjeje mund ta kete emrin ajo qe do votohet por vetem reforme ne drejtesi nuk do te jet. Vetem sa do shtoj hallkat e institucioneve dhe do i bej ato edhe me te coroditura ne kompetencat qe kane si dhe do shtoje drute ne pyllin e ligjeve qe as nuk njihen, as kuptohen dhe logjikshem pastaj qe as nuk zbatohen. Kur te kthjellohemi si popull, atehere kur do te na dal gjumi, Berisha do kete vdekur nga pleqeria, Ramen do ta njohim per aq hajdut sa Meten dhe do kemi kuptuar qe vetem nga shteti nuk merrte vesh, kurse Shqiperia do kete po aq borxhe sa ka Greqia sot.
Ky formulim qe amnistohen ish ministra te para 3 viteve eshte kurth famoz se kjo: ‘para 3 viteve’ ecen dhe GJITHNJE do mbuloje ministrat….
Hohhoho, Para 3 viteve para kujt date mor legjislator exelent?!
Urra per ministrat e tere kohrave !!
Ky i Maqedonise boni amnisti direkte, luluja na polli ket miun, uhuhu
Shko per dru!!!
Sesi mund te behet nje nen i tille luluja dhe vllahuta e dine
Karagjozet e Perparimit, urra per Reformen e presheve!!!
Tralala zura nje gale….Sesi mund te behet nje nen i tille luluja dhe vllahuta e dine
Karagjozet e Perparimit, urra per Reformen e presheve!!!
Hihihi o llu & vallaHute, me ket bukurosh nen MALI juj pjell nji MI; te rroje partia se ministra e kryeministra per rrjedhoje pra ene berish, met, ram e cdo minister e kryeminister qe do vije jane te amnistuar kur formulimi : para 3 viesh
nuk ka nje s k a j fillimi: para kujt date?
Jo vetem kabinetin berisha por tere kabinetet bojne palle o ju qe tallni leshte me Reforme!
Ajo e futur ne kllapa- (Un nuk besoj ) mbi prekjen e Berishes eshte fantstike Mero. Sepse : beson ne nje reforme qe nuk e beson. Shpresoj te jete nje pendim mbi mbeshtjetjen e kesaj klase politike.
Ate qe Berisha as do denohet e as do hetohet e dime te gjithe,perveç budallenjve dhe kopilave si Braçe e Taku.
O zoti Mero,
Mos tall lesht me ne. Ai neni per faljen e ministrave i intereson edhe Rames, sepse i duhet te mbaj LSI afer deri ne fund te mandatit. Ti e di mire qe LSI ka bere zullume kur ishte ne qeveri me PD. Nuk kishte se si te votonte pro reformes LSI pa siguruar veten. Perndryshe Rames i rrezohet qeveria pa LSI.
Kuptohet qe edhe PD eshte e interesuar te amnistoje veten.
Dmth eshte nje pazar i felliqur politik i te gjithe paleve. Bejne gjoja sikur bejn reforme por ne realitet eshte cdo gje falco se nuk denohet asnje. Atehere pse e bejn ? Te bejne me mire amnisti per te gjithe dhe reforma te kete fuqi qe tani e tutje. Edhe ne ta kemi te qarte qe jane te gjithe plehra. ….
Ose te na japin ne popullit te drejten ta votojme reformen me REFERENDUM .
REFERENDUM
REFERENDUM
REFERENDUM
REFERENDUM
REFERENDUM
REFERENDUM
REFERENDUM
REFERENDUM
REFERENDUM
REFERENDUM
REFERENDUM
REFERENDUM
REFERENDUM
REFERENDUM
Nese Rama nuk ben dot gje per ne atehere ne duam mbrapsh voten qe i dhame
mero beson ne drejtesi po i denuan kundershtaret e tij si rasti i kocos
kJO LLOJ MASKARADE QË BËJNË POLITIKANËT TANË DHE NDËRKOMBËTARËT PËR TË ASHTUQUAJTURËN DREJTËSI, ËSHTË PËR TË VËNË ULËRIMËN E PËR TË IK ME VRAP NGA KY VEND I MALLKUAR-NDOSHTA NË ALASKË APO NË ZELANDË TË RE.
Dhe tani te gjithe ju o rilindesa apo lirindesa, (e kam per naivet qe skane marre ndonje llokme keto tre vjete), sju ngelet vec te mendoni qe Kryetari nuk di gje. Po kane qene te tjeret qe e kane detyruar ta miratoje kete nen. Si gjithmone fajin e ka armiku i jashtem. Psh mund ta kete Blushi bie fjala. I fusim ca te shara Blushit dhe ja u zgjidh dhe ky hall. Po prisni se skeni pare gje akoma!
Kemi arritur fundin si shtet & komb
Nuk bejme me “fajde” as shkrimet as artikujt dhe as komentet
Mero do bej mire ta mbylle gazeten..ose ti vere emer te ri:
””””Tema e Skypion Artanit dhe Meros”””
Vetem nje problem mund te diskutojme sot e tutje:
Kur dhe kush e vrau shtetin shqiptar…data dihet 2 prill 1991..po autoret ?
e tha nje ambasdor para 2 javesh..ne nderhyme per te rrezuar komunistet qe fituan ne 31 mars 1991…
cfare prisni tjeter…mos prisni qe te ngjallet diktatori gjergj kastrioti ??
mbylle zoti MERO Gazeten..ose shkruaj ato qe mendon..dhe jo per biznes…mos te mallkojne jetimet e 21 janarit si ediramen qe po I shtyp dhe perdhos ato qe I thiri ne 21 janar
Shqiperia eshte perdorur dhe do te perdoret per interesat e eu,apo shba,.E turpshme dhe tallje per shqiptaret.Kjo do te thote se shqiperia do te mbetet dhe dominohet nga hajduterit,armiqte ,dhe vrasesit ne bashkpunim me bashkmbeshtetesit e tyre nga eu.
Eshte te kapish koken me grushta ne qoft se kalon reforma ne drejtesi dhe efekti i tij nis nga 2013 e jo qe nga 1992.Cfar mund te thuash kur ndigjon te thuhet qe policia arrestoj nje person qe ka ber nje krim ne vitin 1992 dhe qe ishte ne kerkim ,ateher pse p.sh.nje minister i92qe ka abuzua me detyren nuk vihet para pergjegjsisi,a ma i ran eshte krimi qe ben nje person per shoqerin apo nje k.m.apo minister kush me kthen pergjigje ,ateher pse thuhet qe para ligjit jemi te gjith te = .