Lulzim Basha ka përsëritur të enjten në emisionin “Opinion” një qëndrim ekstremisht të fortë të partisë së tij, në lidhje me ngritjen e stadiumit të ri “Arena Kombëtare”. Ai e ka shpallur atë një vepër jo për sportin, por për klientët dhe ka paralajmëruar kompaninë ndërtuese të mos investojë aty dhe bankat të mos kreditojnë, sepse nëse PD rikthehet në pushtet, ky projekt do të zhbëhet.
Në një vend normal, nëse partia kryesore e opozitës do të shfaqte publikisht një qëndrim të tillë, automatikisht investimi do të stopohej, bankat do të tërhiqeshin dhe investitori do të stepej.
Megjithëse ky kërcënim i përsëritur ka kohë që është hedhur në treg, askush nuk ka shfaqur shenja frike. Ashtu sikurse askush nuk është zbrapsur për të gjithë tenderat, koncesionet dhe lejet, që në këto tre vite opozita ka deklaruar se do t’i anulojë.
Pa dyshim që këtu kemi të bëjmë me një anomali shqiptare.
Por pyetja që ngrihet është pse ndodh kjo? Pse biznesi që duhet të ishte më i ndjeshëm se gjithkush tjetër, nuk tutet nga këto fjalë dhe as nuk i merr për bazë kërcënimet që dalin nga selia blu?
Për këtë ka disa shpjegime.
I pari dhe më i thjeshti është se sot, fiks një vit përpara zgjedhjeve, askush ende nuk ka besimin më të vogël se PD-ja mund të rikthehet në pushtet. Me gjithë krimet, delirin, vjedhjen galopante dhe arrogancën e papërballushme të qeverisë Rama, një pjesë e madhe e shqiptarëve duket se vazhdojnë të mendojnë se nuk mund të amnistojnë një forcë politike që nuk ka ditur të distancohet nga e shkuara e saj e errët.
Dhe më mirë se gjithkush, më shumë se deklaratat, humoret e palëve, sondazhet, nuhatjen për ta kapur i pari këtë sensibilitet të publikut, e ka biznesi. Prandaj atij këto kërcënime i duken si britmat e një tigri prej letre.
Por ka dhe një arsye më madhore, më të thellë dhe më sistemike, se pse askush nuk trembet nga kërcënimet si ky për stadiumin.
Ato kanë lidhje me historinë tonë të afërt.
Të tilla qëndrime mbajti Sali Berisha në kuadër të fushatës me duar të pastra që e solli në pushtet në vitin 2005. Madje ai premtoi se do të rihapte edhe burgun famëkeq të Burrelit për ata që kishin shpërdoruar paranë publike. Ai më pas u shndërrua në barcaletë, kur njeriun që e kish shpallur si simbol të korrupsionit të pushtetit të vjetër, Rezart Taçin, e ktheu në privatizuesin e aseteve më të mëdha publike, Armo dhe Albpetrol.
Të njëjtën histori përsëriti edhe Edi Rama në opozitë. Të gjithë e mbajnë mend kur dilte para fasadës së xhamtë të PS-së për të denoncuar ata që “vjedhin vota për të vjedhur Shqipërinë dhe vjedhin Shqipërinë për të vjedhur vota”. Të gjithë e mbajnë mend sesi përbetohej se do të anulonte dhuratat skandaloze, me Lotarinë Kombëtare, koncesionin e markimit të karburanteve dhe atë të skanimit të doganave.
Ai sot po qeveris me të parët dhe është bërë ortak me ata që shantazhonte dje.
Është pikërisht kjo histori e hidhur e abuzimit me opozitën, po aq sa ajo e abuzimit me pushtetin, që i ka bërë grabitësit shqiptarë të pasurive publike të mos tremben nga deklaratat bombastike të politikanëve kur janë në minorancë. Ata as nuk i merr njeri seriozisht, as nuk i dëgjon kush.
Kjo përqeshje e hajdutëve po ndëshkon tani PD-në. Dhe fatkeqësisht ajo do të vazhdojë, për sa kohë që në skenën shqiptare nuk do të dalë një forcë politike që nuk i ka gënjyer më parë shqiptarët.
Lapsi.al
Andi Bushati, me fal por, qenke me gjithe mend, njeri i ndyre!
Mire per vjedhje,por, na shpjego me fakte cfare Krimesh (vrasje si Saliu jot),ka bere kjo qeveri-Edi Rama???!!!
Te them “njeri i ndyre” sepse, hudh si Saliu jot vetem fjale (Krimi,vjedhje etj.),por nuk i jep ato me FAKTE qe te na bindesh dhe ne,ne popullin-lexuesin.
Cdo shqiptar SI UNE; QE JETON JASHTE, kur ka ardhur atje me pushime sheh dallim te madh Positv ne keto tre vite ne Shqiperi!
Po pate Moral, na thuaj vrasjet qe ka bere kjo qeveri. Apo dhe liria ne domostrata (ku shkaterroni cdo gje dhe sju hyn gjemb ne kembe), ju traumatizon?!
Ka tre vjet populli qe ka rene rehat nga Demostrat-kunder demostrat qe bente Saliu jot, per ti treguar Opozites se atehershme FORCEN!
Mjaft me keto shkrime ndyrsira, mjaft se vetem fyryren tuaj tregoni!
Ky eshte gazetar shkerdhate qe po cmendet nga sukseset e Rames pikerisht di shoku itin Qelbesira Lubonja
@Vizioner. Dhe me e bukura eshte se e quan Ramen Kriminel sikur te ishte duke e quajtur ” Mendjelehte ” ta supozojme!! Kriminele te faktuar nga FBI-ja Amerikane, Saliu&Luli, hajt po e quajme kriminel dhe Ramen. Jemi qe Jemi. Eshte tmerr qe e kemi peshqesh nga Mero Baze cdo shkrim te ” Urrejtesit” Andi Bushati.
Ça vizioner kaqol?
Po fajin e ka Bushati qe po vjedh Rama dhe meqe Saliu ishte vrases le te vjedhin keta dhe perfundimi eshte qe Bushati eshte i ndyre! Tamam logjike vizioneri.
Te pakten mbyllni gojen o IDIOTA! Na tregoni dhe lexues-popullin qe perfaqeson me 1 shkrimin e 1 komentuesi…, ke defiçit arsyetimi “vizioner”.
Po mire mo Bushat…..po ke muaj qe flet per pemet dhe per fasada objektesh sportive. Sikur vetem keto te jene hallet e robve. Po si mor burr sfole nji llaf per reformen ne drejtesi. Amerika po kercenon hapur Berishen si pengmarresin e te ardhmes se Shqiperise…..kurse ti dhe Lubonja si ato grate e keqija merreni gjithe diten me corapet e atij te gjatit.
Ku e ke degjuar ti Vk(vari k*rin) qe amerika po kercenon hapur Berishen si pengmarresin e se ardhmes se Shqiperise.
Behu me konkret dhe na sill ne mend ndonje shprehje ku tregon se Amerika po kercenon hapur Berishen. Ndoshta Berisha mund ta kishte marre po qe se do ishte akoma ne pushtet, por edhe pse ka 3 vjet e gjysem ne opozite me absurditet akuzohet se ka marre peng vendin, kur ne te vertete jane Shullazet me mbeshtetjen e qeverise ata qe kane marre peng vendin. Vetem nje naiv apo qorr si puna jote mendon ndryshe ne keto momente. Nqs akoma nuk je kthyer realisht ne skllav, duhet tja dish per nder Berishes, sepse qellimi i Edi Rames eshte ti shnderroj gjithe shqiptaret ne skllever. Te merresh me ate te gjatin(qofte edhe me çorapet e tij siç thua Ti) eshte mese normale per çdo gazetar bile eshte detyre, sepse eshte Ai qe po qeveris vendin, por nga ana tjeter nuk eshte aspak normale te merresh 24 ore non stop me Berishen dhe familjen e tij si ben Mero Baze. Nqs Berisha e ka bere veten per burg, organet qe merren me ate pune nuk do nisen nga shkrimet e Meros per ta bere nje gje te tille. Per te futur dike ne burg(aq me teper nje person si Berisha ish kryeminister dhe ish president, duhen fakte shume solide dhe jo pallavra siç shkruan Mero per inatet e tij personale.
Mendoj qe ti propozosh Ben Blushit ti Andi Bushati qe te formoni “partine e shpetimit nga vetja” dhe populli do tu vije mbrapa. Me çfare do tu vije mbrapa? Me shkopinj dhe ofendime qe meritoni si mendjethare.
Nuk e kuptoj pse Mero Baze eshte i lidhur me Andin! Klanet nuk marrin fund ne Shqiperi! Mund te kene te drejte! Delen qe ndahet nga tufa e ha ujku! Por Mero ben zgjedhjen e gabuar! Andi e shet Bazen me shenjen e pare te Berishes! Ndoshta Sandri i ben bashke!
… ky ..blushi &co jane produkt i mirrefillte i saliut…..shperdorojne fjalen …krim e kriminel…hajdut si pa gje te keq…ose si i thone pa fakte….p.sh saliu eshte kriminel me fakte….edhe edi eshte kriminal se do bushati…e keshtu me rradhe…Askush nuk ju degjon ju pa le PD…per arsyen e thjesht se jeni salist….produkt te krimit e te vjedhjes…Nuk ju bej me faj…Ne momentin qe shtremberoni te verteten…Keni humbur lirine..
Bushati me titullin, eshte shume larg permbajtjes !
Si gjithmon i njejti ,per reformen ne drejtesi,ke ndonje fjale ?!
Brenda titullit tend te shkrimit,mund te krahasoje dhe qendrimet per reformen.
Per PD e dime te gjithe psene. Me shqetesuese eshte se pse nuk te beson me njeri ty?
Andi Bushati je nje dhelper dinak dhe i ndyre!…Si nuk te vjen turp!!!
O Bushter bej kryqin qe Shqiperia (sipas teje) nuk eshte vend normal!Nese do ishte i tille pra normal,ti dhe rraca juaj e gazetareve nuk do kishit me te voglin shans te merreshit me kete profesion,por eshte anormal prandaj dhe ti si nip blloku i privilegjuar ne ate kohe,por dhe si djali Mehdiut ne kete kohe ke ditur te mos ti thuash per asnje moment punes pune!por je marre me rrena genje sot,mashtro neser dhe ja ke dale te krijosh profilin tend si nje anal-ist mashtrues tipik per nje shkruajtes ne nje vend anormal.
Imagjino te jetoje ne ndonje nga vendet normale te perendimit si Gjermania apo Anglia,jo vetem qe nuk do ta feshkellente njeri se mund te ishe nip,apo djale i dikujt qe kish qene dikushi,por me e rendesishmja nuk do mundje dot te ushtroje kete profesion qe ben tani,pasi genjeshtaret,dhe mashtruesit ne vendet normale bejne karriere neper biruca dhe qeli burgu,jo neper studio televizive dhe faqe gazetash,prandaj thuaj shyqyr qe ai vend akoma nuk i eshte kthyer normalitetit,se kur kjo dite te vije rraca juaj do jeni ne kerkim te ndonje profesioni tjeter,kjo eshte dhe arsyeja qe shumica juaj e gazetareve perkrahin vrasesin plak,se reforma ne drejtesi do perfshije cdo institucion ne ate vend,jo vetem politiken dhe gjyqtaret,ju nuk jeni te interesuar qe kjo gje te ndodhe prandaj kerkoni te jetoni ne mjegullen qe shperndan Sali Berisha,pasi kjo mjegull ju mbron dhe juve bashke me te.
Ik mor palo gazetar nuk e kuptoje ku e gjen guximin te krahasosh qeverine e sotme me qeverine e shkuar te komunisteve diktatoreve blu shaje qeverine e Rames hallall por mos e krahaso me qeverine e krimineleve, perndryshe nuk paske jetuar ne shqiperi ose je hipokrit.
Shkrim keqedashes .Barazon Saliun me Edin te vije turp nga vetja.
pse po i jep ze budalleqeve te Lulit qe do prish stadiumin dhe te mos investohet se nuk perfitojne klientet e tij.
Saliu ka bere thirrje te hapur qe invesitoret e huaj te mos ivestojne ne Shqiperi dhe ata vendas te largohen .A nuk eshte kjo thirrje kriminale dhe antikombetare. Na shpreh andi ndonje mendim per reformen ne drejtesi kush po e pengon (po trgohu njehere i sinqerte)
Nese ka Ftyre ky??????,une di se ky i ka shum ftyra
Ky ligaveci gollash qe ka kaq vjet qe zvarritet neper mjedisin politik shqiptar duke lene pas ngado jarget e tij kerkon te na mbushe me c’do kusht mendjen se te dy forcat kryesore politike shqiptare jane njesoj qe do te thote se kur nuk e ngre dot Saliun nga gropa ku e ka futur veten gjeja e vetme qe mund te besh eshte te futesh edhe Ramen aty sepse akoma nuk ka arritur te beje per dy tre vjet ate qe i pari zhberi per njecerek shekulli.Ah kjo reforma ne drejtesi ! I nxorri te gjithe amfibet e reptilet e fshehur vrimave e ferrave. “O tani o kurre ,shefi ne rrezik te madh e bashke me te jemi te mbaruar edhe ne.”
Bushati nuk mund ta mohoje se qeveria aktuale NUK VRET. Ajo e Berishes PO, vriste (Gerdeci, 21 janari…).
Ky eshte nje ndryshim qe s’mund ta mohosh.
Si gjithmon Bushati shkelqen me idiotizmin e tij.Perpara drejt vicidolit.
erdhi pranvera dhe doli ky morri te na tregoje krimet e sales dhe rames,keta te dy jane 100 000 vjet larg keto barcaleta tregoja sales dhe blendit se atyre u vjen per shtat.
U sulen pederastet e saliut dhe edit ,gazetari po e trajton problemin ,juve nuk ju duket se ky qendron more b…..q….. !
Vizioner dhe polo by…,jeni thjesht dy injorantë të pandreqshëm…Është e kotë të japësh shembuj…Jetoni në rehatinë tuaj të frikës dhe tmerrit…o byth-lëpirësa….!Meqënse nuk paska vrarë Rama..dhe nuk paska krim në Shqipëri…ë..???Po mirë,po vrasjet që ndodhin përditë,po vjedhjet,krimet e pronës e të pasurisë,Po ligji për drejtësinë që nuk dëshirojnë të votohet….Çfarë emri i vini ju..militantë të thekur…Turp për ju,bythlëpirësa…injorantë…të dashuruar pas socialistëve të ramës e metës…
Ne nje sere shkrimesh, jo vetem te Temes, shoh nje tendence barazimi mes pozites dhe opozites, c’ka ne rastin tone perkthehet: S’ke c’i ben, njesoj jane si Saliu dhe Edi! Kjo tendence e poshter qe vjen nga xhamija blu, synon harrimin e krimeve te medha dhe vjedhjeve te medha qe beri agjenti i UDB me shpuren e tij te qelbur, qe sot me nje mori shpifjesh e intrigash, me nje cete spiunesh vizuale e digitale, perpiqen te hedhin balte mbi kete qeverri e cila fatmiresisht nuk mund te krahasohet me ata plehra qe i nxorren themelin ketij vendi. I takon popullit qe ta shperbeje kete force te qelbur politike, antkikushtetuese dhe antishqiptare.
Z.Bushati jeni perfaqesuesi tipik i “Gazetaruceve” te cilet gjithmone jane shitur dhe i kane sherbyer interesave te Berrishes dhe te grabitesve te pasurise se popullit dhe kjo gje nuk eshte e re por me kete shkrim jeni bere dhe i palexueshem dhe i papranueshem per lexuesin shqiptar dhe pergjigja me e mire per ty e per gjithe”Gazetarucet”dhe “ANAL-istet”eshte bojkoti i pergjithshem i shkrimeve tuaja ,i analizave tuaja,dhe i emisioneve televizive ku merrni pjese dhe shume shpejt do te jeni te papune ne gazetari dhe mbase beni nje pune tjeter te dobishme per komunitetin.
Emigranti. Kam jetuar Diktaturen e Enver Hoxhes ,kam jetuar nga afer, qeverisjen Berisha deri ne vitet 1997,kam jetuar ne emigracion ,qeverisjen ,Nano,Meta ,Majko.Jetova ,perseri qeverisjen Berisha 2,ndersa tani qeverisjen Rama.Nuk arrij te kuptoj ose te imagjinoj,sesi ekzistojne akoma njerez ne Shqiperi dhe aq me shume ,gazetare dhe njerez te shkolluar dhe me kulture,qe mund te vere ne peshore ,qeverisjet Berisha 1,2, qofte edhe me diktaturen ,,Hoxha>>.Fenomeni <>,eshte qenia me e keqe dhe me negative , per Shqiperine,dhe per Shqiptaret, qe nga lufta e dyte Botrore dhe deri me sot .Rezultat i ekzistences tij ne politike , ne qeverisje dhe ne jeten e perditshme shoqerore, ndodhet sot Shqiperia ,ne kete gjendje, pas 26 vjetesh Demokraci.Kush ulet e mendon dhe gjykon ,me kjelltesi,pa anshmeri ,pa mllef,te gjitha periudhat qe ka kaluar Shqiperia,jam i bindur qe do bjere dakort ,me mendimin e mesiperm. Nuk duhet tu ushqejme brezave ,qe Berisha ,solli Demokracine ne Shqiperi , sepse do te jete fatkeqsia me e madhe, per Shqiperine ,nder shekuj dhe jo nder vite.Demokracine ne Shqiperi e solli,faktori ijashtem ,me Amariken ne krye ,ndersa Berisha e vodhi ,e rre mbeu me force ,me dhune , rolin e udheheqsit te demokracise. Te njejten gje beri dhe ne vitet 2005, kur erdhi perseri ne qeverisje, duke vjedhur votat dhe duke ushtruar dhune mbi popullaten. Kjo qe bej une dhe shume te tjere ,me mendimet qe ne japim,duhet ta bejne gazetaret dhe historianet,por kur ata jane te mbleksur me rryshfete dhe te korruptuar me politiken,detyrohemi ne patriotet e vertete ,qe kemi kontribuar dhe kontribojme ekonomikisht per ate vend ,edhe pse nuk jetojme atje,prej26vjetesh.Per kete me vjen shume keq ,sepse brezat e ardhshem do ta na denojne per shtremberim te historise dhe per kete gjendje qe eshte krijuar ne shqiperi ,sic kemi thene dhe themi ne ,per parardhesit tane.Brezat tane deri tani themi qe kemi qene pa fat ,ndaj jemi ne kete gjendje.Kjo thenie eshte teresisht gabim. Fatin e ben vet Njeriu,n,q.s.Ai Do.
Vetem per nje gje i jam mirenjohese bushatlliut te vogel ,si interpretit me acik te hallit te nevojtareve brekedhjere shqup-sa.Jepi Andush,se e keqja jote e madhe ka ndopak te mire brenda.
Mendoj se edhe Baze i jep hapesire per kete dobi,ne
TEMEN e dashur.
Gazetar zyrash, te cilet nga njera ane e trurit te tyre vendosin opoziten dhe nga ana tjeter pushtetin dhe me pas i vene ne levizje sipas interest qe duan vete. Keshtu eshte kur nuk del kurre jashte Tirane per te pare se cfare behet. Kopje te Berishes, i cili gjithcka e bene nga zyra. Keta jane njerez-zyre, vetem fantazojne dhe asgje tjeter.
Mos harroni nipi I kujt eshte.Po I nxjerr ujin e
zi fjales se lire per te shprehur mllefin qe e mundon nje individ qe nuk e perfill njeri.Ndryshimi I vetem nga vicidolsi eshte materiali I valixhes.Shume shpejt do ti duhet dhe ktij ta nxjerr me djerse buken e gojes.