Të vrasësh pesë herë, dhe të vritesh një herë

3 Maj 2016, 20:57Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Në një nga anekdotat e shumta që tregojnë për negociatat sovjeto- amerikane në vitet ‘60-të, thuhet se Hrushovi i pat thënë Kenedit, që Bashkimi Sovjetik ka armë bërthamore, që mund ta bëjnë pesë herë shkrumb e hi SHBA-në.

-Ashtu, i është përgjigjur Kenedi?

-Na vjen keq, por ne nuk kemi aq shumë. Kemi vetëm t’u bëjmë një herë shkrumb e hi.

Kjo anekdotë e historisë politike të kohës së kërcënimeve të “Luftës së Ftohtë”, mu kujtua sot gjithë humor kur pashë që Sali Berisha, në përpjekje për të mbajtur gjallë retorikën e armëve dhe armatosjes, thoshte që ka armë për ta rrëzuar pesë herë Edi Ramën.

Por ajo që pashë tek inervista e tij, ishte fakti se ai ndjehej më i shqetësuar nga injorimi që i ishte bërë kërcënimit të tij për armatosje, se sa sjelljes së tij si baba i kërcënuar, apo politikan i kërcënuar. Kur u pyet duke marrë shkas nga një shkrim i imi dy ditë më parë, ku shkruaja se Berisha po sillet si i kërcënuar, Berisha pranoi në një farë mënyre se e kanë kërcënuar, por pastaj me stilin e tij prej “të forti”, tentoi t’i injorojë kërcënimet. Ai tentoi të bëjë si i fortë kur u pyet për kërcënimet familjare dhe tentoi t’ia faturojë Ramës mundësitë për arrestim pas reformës në drejtësi, duke e krahasuar atë me presidentin e Hondurasit, të cilin pasi e kishin thirrur në Shtëpinë e Bardhë, e kishin arrestuar.

Pra, ajo që kemi të qartë tani, është se Berisha është kërcënuar tek ndonjë pjesëtar i familjes së tij, por ai nuk ndjehet i pasigurt në këtë pikë. Më i shqetësuar ai duket nga fakti se kërcënimet e tij për armatosje, kanë bërë shumë zhurmë që ka dëmtuar PD-në, por nuk kanë trembur askënd, duke ja demontuar gjithë skenarin që ai shpresonte për të hedhur në erë reformën në drejtësi.

Gjëja e parë e rëndë që ka ndodhur pas deklaratave të tij për armatosje, apo përmbysje me armë, është se ambasadori i SHBA, Donald Lu, ka shkuar dy herë në zyrën e tij, duke i kërkuar mbështetje për reformën në drejtësi. Edhe pse nga takimet duket s Berisha i ka dhënë shumë pak shanse për t’ia votuar reformën, Berisha është i shqetëusar nga ideja që ai ka troktirur sërish në derë të tij, duke injoruar thirrjet e marra për armatosje. Pra SHBA, e cila është mbështetësja kryesore e reformës në drejtësi, e ka kuptuar se Berisha nuk është i marrë, por një shejtan budalla që do të duket si i marrë, për të mos bërë atë që duhet bërë. Duke ja injoruar këtë pjesë, dhe duke e vënë para presionit ta votojë reformën, Berishës i ka ikur kot investimi më i fortë dhe më ekstremist i jetës së tij politike, nga i cili shpresonte se shoqëria do ndahej pro dhe kundër tij, dhe ai do triumfonte duke dështuar procesin.

Po kaq në befasi është ndjerë dhe nga injorimi që Rama u ka bërë këtyre thirrjeve, biles dhe nga deklarata e tij, se nuk do të inkurajojë çuarjen e Berishës në Prokurori për këto thirrje. Katandisja e kësaj kauze vetëm tek një kallëzim penalo- politik i Taulant Ballës, e ka gjetur të përgatitur Berishën, dhe pak të çuditur, se si nuk u trembën kundërshtarët nga thirrjet e tij. Në këtë pikë më pikante ka qenë goditja që i ka dhënë Kryemadhi në emër të LSI, e cila injoroi deklaratën dhe tha nuk duhen gjetur sebepe kundër reformës.

E treat, që është dhe më e rëndësishme, e gjithë thirrja e Berishës për armatosje ka prodhuar zhurmë të madhe, por jo frikë të madhe, ka prodhuar neveri për PD dhe pushtetin e tij atje, duke e dëmtuar atë rëndë, dhe jo ndonjë panik tek kundërshtarët. Thjesht, e kanë kuptuar që ai është duke bërë teatër.

Pra, problemi që ka tani Berisha nuk është se ka përsëritur pesë herë thirrjet për armë, por fakti që nuk e ka marrë askush seriozisht si luftëtar, por e kanë marrë për frikacakë, që tenton t’i iki votës për reformën.

Dhe kur ai thotë i dëshpëruar se “kam armë ta vras Edi Ramën pesë herë”, duket sikur përgjigjia në heshtje është, “unë kam armë që të të vras vetëm një herë”. Dhe ajo është vota për reformën.

17 komente në “Të vrasësh pesë herë, dhe të vritesh një herë”

  1. aqif tahipi says:

    Mero ,me sa po shikojme neper tv ,perdite po arrestohen dhe po kallezohen gjyqtare dhe prokurore per korrupsion. E gjithe kasta e drejtesise duke filluar nga koka e KLD (jari ) e deri tek kancelari ( – rja ) me i fundit i gjykatave dhe prokurorive duhen shkarkuar. Shumica e shqiptareve te ndershem e kane kuptuar se shqupi ne teresi eshte pengues i reformes dhe spastrimit te korrupsionit ne drejtesi.Nuk eshte vetem saliu qe e kundershton , por ata te gjithe jane kunder per shkak te zullumeve te tyre. Rama nuk duhet te prese me asnje dite por ta coje reforme ne kuvend per votim .

    1. Skypion says:

      Mjaftoi vetem nje deklarate e Sali Berishes qe te shkaktonte nje panik e corodi kaq te madhe ne kampin e qelbesirave.
      Mjafton vetem te ndjekesh,kronologjikisht,shkrimet e zotit Baze,per ta kuptuar kete.
      Besoj e mbani mend shkrimin e pare te zotit Baze,menjehere pas deklarates se Berishes.Shkrimi ne fjale,pervec gabimeve te shumta ortografike, me ngutin qe tradhetonte panikun, kishte nje doze te tille mllefi,sa ia kalonte edhe rrugacerive me te skajshme te forumit.Ne te njejten kohe,pati edhe shume shkrime te tjera te mercenareve te Rames,po me te njejtin stil alarmant.
      Pastaj me te pare se aradhat e te kuqve po panikoseshin,menduan se ishin nxituar,ndryshuan qasje,duke bere thirrje qe thirrja e Berishes te mos merrej seriozisht…
      Por ishte vone.Shume vone.Panikun qe mbollen me ngut,e kane te veshtire ta zhvleresojne tani.E kane te veshtire edhe per faktin,qe edhe vete jane te panikosur.Duke filluar nga Edi Rama.
      Ne fakt njeriu qe eshte me i frikesuar nga te gjithe,eshte Edi Rama.
      Dhe Berisha,si nje njohes i ketyre situatave,ia perdrodhi edhe me thiken ne plagen e panikut,ku e paralajmeroi publikisht,qe nese do te guxonte te perdorte bandat kriminale,per kercenimin e rivaleve dhe per te siguruar pushtetin, 1998 do t’i dukej lule!
      Te shqetesuar nga paniku qe ka kapur Edi Ramen,mediat e qeverise me aradhat e tyre te pafundme te gazetareve dhe analisteve mercenare,po mundohen ti japen zemer Rames.
      Edhe shkrimi i sotem i zotit Baze eshte nje thirrje drejtuar Edi Rames,per te mos patur frike.
      Mos u tut!- i thote Rames.
      Pervec perpjekjes per t’i dhene zemer Rames dhe vetes,mediat qeveritare kane intensifikuar ne kulm sulmet,shpifjet,balten,kercenimet burracake te direkta dhe te terthorta ndaj Sali Berishes.
      Keshtu te mllefosur dhe te verbuar nga urrejtja, mercenaret e Rames,po bejne edhe nje krim te shemtuar;me te shemtuarin,me te pabesin dhe me kriminalin deri me sot: ata po u bejne presion te hapur,publik, qytetareve qe te mos denoncojne tek institucioni me i besueshem ne Shqiperi,tek Sali Berisha.
      Ka disa dite,qe mediat e Edi Rames,po mundohen te dekonspirojne te ashtuquajturit “qytetare dixhitale” qe bejne denoncime tek Berisha.Kjo perpjekje e deshperuar tradheton,me ane tjeter,pikerisht ate qe ka thene gjithe keto kohe Sali Berisha: per lidhjen e tyre me bandat.
      Kjo loje e shemtuar kriminale e mediave te Edi Rames eshte edhe nje shprehje kuptimplote e panikut qe ka kapluar qelbesirat,e atij paniku te cilin zoti Baze mundohet t’ia ule efektet duke i dhene zemer Rames dhe mbeshtetesve te tij.
      Vetem njerezit ne panik mund te arrijne deri ne ate pike,sa t’u thone qytetareve qe te mos denoncojne tek Sali Berisha,se do te tregojme identitetin tuaj…!
      Te vetedijshem se Sali Berishen as qe imagjinohet se mund ta frikesojne,apo ndalin sadopak,keta maskarenj,keta te poshter,keta bandite gazetare e media kriminale, po duan te frikesojne qytetaret e thjeshte per te mos bere denoncime.
      Ja ,kjo eshte edhe nje arsye me shume,se pse Sali Berisha ka te drejte ne deklaratat e tij.Nje pushtet i tille kaq i inkriminuar,qe perdor mediat si shantazhuese ndaj qytetareve te vet,nuk meriton gje tjeter,vecse ate qe thote Berisha.
      Aq e vertete eshte kjo,sa edhe nje gazetar,nje analist i njohur per bindjet e tij te majta,si Fatos Lubonja deklaron publikisht qe dhunes se Edi Rames duhet t’i pergjigjemi me dhune.

      1. Adri says:

        Skypion,
        Ben shume mire qe shkruan
        Keshtu u tregon dhe njehere lexuesve se sa mire bene qe rrezuan Salen dhe menyren e tij e tenden te te menduarit.

        Rreziku me i madh i Rames eshte te harruarit e ere-kermes suaj, keshtu qe shpresoj qe dhe ti dhe Sala te vazhdoni,
        Mundesisht perdite!

  2. Erlind says:

    Boll i lepive bolet Rames dhe Metes se s’u ke lene nje fije lesh

  3. Haxha says:

    Hahaha. Shkrim shume u forte.
    Berishes i duhet kemisha e forces per t a cuar direkt tek reparti psikiatrik. Vetem kjo lloj kartele mund t’a shpetoje tani nga gjygji popullor

  4. turpermeron says:

    as dhe me frikacaku nuk imagjinonte ne 24 qershor 2013..nje dite pas fitores historike qe EDIRAMA..MEROBAZE DONALD LULUSHI do te tregonin barcaleta me QIKLLOPIN E VICIDOLIT pra po tallin lesht me jetimet e 21 janarit & gerdecit

    Shkaterrimi i naftes ,kromit,bakrit,shitja hidrocentraleve,2 prilli 1991,1997,14 shtatori 1998,gerdeci,21 janari,grabitja bashkise tiranes ,borxhet sklaverese,shitja detit ,varrezet e grekut jane krim kunder njerzimit qe dikush duhet te shkoje ne Gjyqin e Hages.. e kam fjalen dhe per ca zyrtare dipllomate te huaj dhe ca ambasdore tip Delli i Bechellit
    Pa denuar kuislingin e tyre Sali Berisha nuk ka asnje lloj kuptimi aderimini ne Nato,aleanca me USA & BE,clirimi kosoves..etj etj se sot shqiperia ndodhet ne nje gjendje mjerane me keq se otomanizmi,zogizmi, fashizmi dhe komunizmi bashke..
    Jemi me keq se te pushtuar..jemi te poshtruar deri ne palce dhe m e keqja eshte s ne ate vend pothuajse ka perfunduar lavazhi i trurit i atij populli dhe te pakten te kemi buximin ti themi gjerat hapur..

    Eshte koha qe shqiptaret te fillojen shenjterimin e Enver Hoxhes si profetin e tyre..dhe kete nuk e them une por:

    1-dipllomatet euroatllantike qe po lozin dhe perdhosin ndjenjat e shqiptareve per demokracite perendimore

    2-paria e tiranes qe e ka shitur e tradhetuar ate vend ku do beja dallimin midis PD kriminale dhe PS impotente+ frikacake

    3-te perndjekurit politike qe po i nenshtrohen te persekutuerit e tyre duke ngrene “gaveten” e demshperblimeve dhe nuk denoncojne krimete e sotme dhe kurre nuk kerkuan si burrat hapjen e dosjeve.

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berisha ka per zell,te gjithe te luajne sipas lojes se tij, ku ai te jete “lider” krimi,shkurt Fanta-shkence berishjane !

  6. Atros says:

    O Mero
    nuk tha te vras Ramen po te rrezojme shtetin 5 here………Une e degjova mire,nuk keni pse i deformoni………Jepi per Berishen sa te jete gjalle se kur te vdesin jam i sigurte qe do te falimentoni si gazete se nuk keni person tjeter me ke me u marre……..
    E gazetari te mirfillte nuk ka tek ne ……

  7. Brahoo says:

    Ore,si nuk doli nje socialist a gazetar i majte i ndershem,te thote njehere ate qe mendon,te thote te pakten njehere te verteten : ” Ne nuk mund ta arrestojme Sali Berishen sepse eshte pjella jone . Krimet,vjedhjet,vrasjet i ka bere per ne dhe ne emer tone” Keni gati 20 vjet qe vetem mashtroni; do ta arrestojme sot e do ta arrestojme neser. E bete bajat dhe inteligjence dhe gazetarine.

    Nuk e arrestuat ne 97-98 kur dogji vendin ! Kaq socialist e gazetare pa dinjitet jeni ? Nuk u merzitet duke mashtruar vetveten.

  8. aron says:

    Më së fundi një gjë me mjaftë vlerë dhe arsye nga zoti Baze. Kjo është gjuha që do përdorur me Berishën. Kërcënimet e tij për rrëmbim armësh bëjnë të qeshin edhe pulat. Pse ka të marrë sot të rrok armët për Berishën? Iku ajo pulë që bënte atë vezë, ngordhi. Të aprovojnë reformën dhe të përgatiten për zgjedhje, kjo ka mbetur. Me lojrat gbavitëse të Berishës nuk ka kohë të merret njeri.

  9. shqip says:

    nga ta fillosh? nga te zesh , e nga ta lesh. kjo eshte thjesht agoni kombetare, e nje trupi qe po “vdes” ngadale. shqiperia jone qe “lartesohet” me arritje madheshtore ne proçesin e demokratizimit te vendit. shqiperia ne nato, shqiperia ne be, shqiperia faktor, e te tjera qe i degjojme per dite e çdo vit. vetem se vjen nje moment dhe shkundesh, e me pas kupton se jeton ne nje situate surreale. tek shikon naftetare e minatore, fermere e te pa pune, atehere natyrshem ti ben nje hap prapa. prit thua me vete. une ketu kam jetuar. po nuk me kane zene syte e degjuar veshet per hedhje puntoresh ne rruge. per paga te munguara prej muajsh. per fjalime boshe , e per fermere qe “mbjellin po s’korrin”. atehere pyes veten; po mire keta miqte tane strategjik , siç kane deshire ti quajne disa, e dine me ke shtrengojne duart dhe hane ndonje dreke pune ne rogner? ne kemi perjetuar dy here renien e shtetit. jane perdorur tanke per grushte shteti, e avione per te qelluar popullsine civile. ka deklarata qe per rendesine e tyre, ne skandinavi nuk jane pjese e gjuhes . ndersa ne amerike, japoni, e perendim, do shiheshin si rilindje e trustit te lule lakres,(fillimi i nazismit). ketu jo. ketu nuk luan as miza. madje miku yne, aleati yne , srtategjik do shtoja, i shkon ne zyre nje personazhi qe nuk ka as edhe nje funksion shteteror. po as edhe partiak po te doni. me sa mbaj mend nga kjo memoria ime jo shume e forte. miku i hyri irakut mes per mes e nuk u kthye pas deri sa mbaroi pune me xha sadamin. po daniel ortegen e lidhi me nje toge marinsash me helikopter. po milosheviçit i hoqi breket e ja vuri ne koke ti thahej urina. atehere si eshte e mundur? si eshte e mundur qe per interlokutor, te kesh pikerisht njeriun qe ende i ka njollat e gjakut te hekuranit e te faikut, te gerdecit e te azemit,ende te pa thara ne duart e tij prej sadisti. e pra te gjitha keto çojne uje vetem ne nje mulli. vetem ne nje drejtim. ne ate qe shume nga ne e shane per ato qe duhej share, por i njohen meritat . e pra ai burre e mbajti kromin per shqiptaret. e mbajti naften per shtetin e tij e jo per kompani fantazem qe pasurohen brenda dy , tri vjetesh, e me pas te lene kopilin ne dere. tek shoh njerezit qe presin ne radhe neper spitale, mendja me çon pas ne kohe. nuk kishte aparatura te ketij niveli. po sherbimi baze ishte i pranishem edhe ne maje te malit. i perkas brezit qe eshte rritur me energji elektrike. mungesen e saj e pash per here te pare kur beri betimin si president njeriu nga viçidoli i larget. e shumta mund te kemi pare ndonje sherr te rinjsh, po qe perfundonte ne pak kohe se e dinin dhe vete qe kepuca e policit ishte me e rende se grushtat e tjetrit. ndersa sot tritoli eshte bere si fishekzaret qe hedhin neper festa. ekzekutimet mu siper filxhanit te kafese. pronen qe e shikon me sy, ndersa tjetri(pushtusi), qe e shijon per shtate pale qefe. parlamenti ku çdo gje thuhet, po vetem politike nuk behet. per ta perfunduar. a jeni te gatshem ju njerezit e medias te beni nje apel nderkombtareve. ti pyesni nese ata e kane seriozisht me ne, apo “shqiperia shprehje gjeografike” ?kam qene optimist pas 2013. por po shoh qe gjerat nuk jane ashtu siç i shoh une dhe shume te tjere. natyrshem me lind pyetja; pse ky shteti yne 100 vjeçar te kete kaq halle? si eshte e mundur qe kombet e tjere edhe pse te pushtuar si ne, kane arritur te punojne per forcimin e tyre ekonomik e politik. ndersa ne ngelem te “trahanaja. mos e censuroni se eshte e sata here qe e beni. fundja ketu ka shkrime edhe me provokative se komenti im .

  10. Para Laci says:

    O Mero, si mos te beje Berisha si i fort, kur per vete esht nje kokefort qe nuk dorezohet dhe perballe tij ka nje lepur si Edi Rama? Kjo eshte metoda e te forteve, ja gjejne kundershtarit piken me te dobet dhe e sulmojne aty ku i dhemb me shume. Prandaj Rama duhet te forcoje pikat e dobeta dhe te forcoje akoma me shume pikat e forta te tij. Sistemi i drejtesise qe duhet te jete pika me e fort e nje shteti, ne fakt eshte pika me e dobet e shtetit te Edi Rames, dhe me deklaraten qe Berisha beri per rrembimin e armeve, e goditi Ramen mun ne shtyllen kurrizore duke i thene popullit se nuk ka Rame apo Zot qe me ben gje mua e jo me ta fusin ne burg per 10 vjet. Ai nuk eshte budalla, ai eshte shum i perpikte ne ate qe ben.

    Nuk behet shtet me lepuj. Berisha nuk ka frike as nga kriminelet e as nga pushtetaret e sotem, dhe po te ishte i motivuar me shume per qeshtje kombetare sesa per qeshtje vetjake, Berisha do kishte qene njeriu me i duhur per te ndertuar nje shtet te forte ne Shqiperi.

  11. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    O Mero , e majta nuk ka nevoje fare te merret me salen dhe kelyshet e tij te shqupit . Ne momentin qe keta funderrina ,spiune te milloshevicit ( meqe e furnizuan me nafte kunder kosoves ) dhe vasale te grekut ( meqe i dorezuan detin shqiptar ) fillojne te flesin per armatosje ,atehere perfaqesuesit e te majtes (ps ) duhet ti kujtojne preshin e njome qe shquparaket e vjeter e hengren gojes dhe sumes kur tentuan te masakrojne jugun e shqiperise. Kjo bime cudiberese eshte ilaci qe i qeteson menjehere funderrinat e shqupit sidomos kur kerkojne lufte vellavrasese midis shqiptareve . Sado te pellasin kot , kur ju kujton preshin behen si dele manare .

  12. Intrat Amoni says:

    Për një copë Zen, gjithë ky Teatër !

  13. mirel says:

    E kthyet Berishen ne nje dordolec qe vlen vetem per te trembur sorrat. Kaq mjafton per te mos e venevoara drejtesise. Kaq mjafton qe gallata qe pason deklaratat prej dordoleci te Berishes te behen shkak i hakmarjes se vetme qe dashka te kenaqi nevojen e shqiptareve per drejtesi. Nderkohe qeveria tund dordolecin para tuturmes, turma gajaset dhe kriminelet ne pushtetvazhdojne te njejtat koncesione, ndertojne te njejtat hidrocentrale. E shqiptaret vazhojne te qeshin me bemat e Berishes qe i tr tregon shume me lezet gazetari Mero

  14. Kritiku says:

    Kur nuk ju pelqejne kritikat, per gabimet e juaja, ju nuk i publikoni komentet. Po mire, qe nuk i publikoni, por pse nuk reflektoni, duke i korrigjuar ato? Ne kritiken qe bera, ju vura ne dukje, gabimet drejtshkrimore qe beni vazhdimisht. Nje nga kjo eshte edhe vendosja e “presjes” perpara lidhesen “dhe” ose “edhe”, qe ju e perdorni vazhdimisht. Nuk vendoset presje, ore analfabete funksionale! Lexoni titullin, qe e keni shkruajtur gabim. Kur te njejtin gabim e ben Mero, perse te mos e beni edhe ju qe jeni punesuar? Jeni grumbulluar nje tufe analfabetesh funksionale dhe kujtoni se po beni gazetari.
    Mjere gazetaria shqiptare ne duart e kujt ka rene. Por sipas kokes vihet edhe kapelja. Kur shumica e shqiptareve jane tani analfabete funksionale, gabimet qe behen nuk mund te vihen re, apo te reagohet per rregullimin e tyre.
    Ju jeni edhe dhi te zgjebosura edhe e mbani akoma bishtin perpjete!

  15. temujin says:

    E keni shpikur kete historine me Kennedyn dhe Hrushovin…gjate krizes se raketave ne Kube SHBA ka pasur mjaftueshem per ta shkaterruar 10 here boten dhe B. Sovjetik vetem dy here…gjithashtu ne ate kohe vetem amerikanet kishin ICBM prandaj ruset kerkonin ti vendosnin raketat ne Kube…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje