Vendimi i dy ambasadorëve të Perëndimit për të marrë pjesë në mbledhjet e grupeve parlamentare të tre partive kryesore parlamentare, lidhur me debatin për reformën në drejtësi, është një hap brutal, por i drejtë, për të ndarë çfarë është perëndimore dhe çfarë është antiperëndimore në politikën shqiptare. Por, ky vendim duhet të jetë ose një formë presioni, ose një formë simbolike për të përshëndetur orientimin e partive parlamentare, në rast se gjithçka shkon mirë. Por në rast se PD hedh poshtë reformën të hënën, ambasadorët duhet të kenë një plan B, për ta neutralizuar humnerën ku Berisha po tenton të tërheqë PD-në.
Në rastin e parë, kur ata mund të ishin të pranishëm në mbledhje grupesh si formë presioni, duhet të kemi sinjale që partitë janë kundër reformës dhe ata duhet të shkojnë aty për t’u qartësuar.
Sot nga të tri partitë, Partia Socialiste dhe LSI, janë shprehur të gatshme 100 për 100 qind me draftin e mbështetur nga perëndimi dhe janë të gatshme ta votojnë atë, që sot. E vetmja parti që ka kërkuar kohë deri të hënën për të marrë një qëndrim, është Partia Demokratike. Si e tillë, nëse ambasadorët e Perëndimit mendojnë se Basha është i pafuqishëm në premtimin që ju ka dhënë pro reformës dhe Berisha i kontrollon grupin, ata mund të shkojnë aty si dëshmitarë në shenjë presioni, por kjo do të ishte e rëndë për PD-në.
Shkuarja tek të trija partitë, me qëllim që të mos duket keq PD, është anormale, pasi duket sikur në dy parti shkon në një festë, dhe në një tjetër në një vaki.
Në rastin e dytë, nëse dy ambasadorët e kanë vetëm simbolike praninë në tre grupet parlamentare, pra që duan të jenë të pranishëm kur grupet të japin mbështetjen për reformën, atëhere ata duhet të presin pas ditës së hënë, kur PD të marrë vendimin, nëse do ta miratojnë, ose jo reformën. Nëse PD thotë “Po” për reformën, atëhere të dy ambasadorët mund të marrin pjesë simbolikisht në të tri mbledhjet e grupeve parlamentare, si një mbështetje që i japin vendimit të tyre properëndimor.
Problemi real është nëse Berisha ja arrin qëllimit të tij dhe tërheq grupin parlamentar tek vota kundër reformës.
Ky është rasti i vetëm, por dhe më i forti, kur elementët jo konformistë të PD, dhe që kanë bërë sikur janë dakord me politikën e Bashës pro reformës, të ndajnë qëndrimet e tyre nga ato të Berishës.
Partia Demokratike ka nevojë t’i japë fund hipokrizisë dhe rreshtimit pas Berishës për një çështje madhore, duke u kthyer në zyrë juridike për mbrojtjen e problemeve të familjes Berisha. Rasti i reformës në drejtësi, është rasti më dinjitoz kur një politikan pro-perëndimor në PD, mund t’i thotë “Jo” Sali Berishës, dhe sikur kjo t’i kushtojë divorcin me partinë. Nuk ka rast më të mirë dhe biografi politike më të kompletuar, se sa të ndahesh me një parti në qëndrimin pro, ose kundër Perëndimit në Shqipëri.
Rasti i reformës në drejtësi, është rasti kur një politikan brenda çdo partie shqiptare, nuk voton për një ligj pro ose kundër qeverisë, por për një qëndrim pro ose kundër orientimit perëndimor të Shqipërisë.
Prandaj plani B që duhet të kenë dy ambasadorët e perëndimit pas së hënës, nëse PD i thotë “Jo” reformës nën presionin e Berishës, është të takojë ata deputetë të PD, që janë gati ta votojnë reformën. Kjo do të ishte e vlefshme dhe për çdo parti tjetër, nëse do të ishte kundër. Ata mund të jenë 1, 5 , 10 apo më shumë. Kjo nuk ka rëndësi. Reforma është një “lakmus” që dëshmon nëse ka mbetur diçka perëndimore në atë parti, apo ka perënduar gjithçka bashkë me Berishën.
Nëse ka diçka që vlen të testohet në këtë parti, është vetëm ky rast. Në çdo rast tjetër ata që do të ndanin votën e tyre nga vota e grupit pengmarrës të Berishës, do cilësoheshin tradhtarë të Partisë, ndërsa tani ata që do të ndjekin një vendim negativ të Berishës, do të quhen tradhtarë të Shqipërisë. Ndaj ky është i vetmi rast, kur dy ambasadorët e Perëndimit, duhet të kenë gati planin B, jo për të shkuar në mbledhje grupesh formalisht, por për të mbështetur një grup, që mund të bëjë të triumfojë një reformë perëndimore në Shqipëri. Politika shqiptare duhet të skanohet me emra konkrete, kush është “pro” dhe kushtë është “kundër” Perëndimit. Nëse përgjithësohet, shpëtojnë pikërisht ata që duhet të ndëshkohen. Kjo do ishte vërtet fitore e tyre.
O Mero po pse ben sikur PD eshte parti? PD eshte bande. Te gjithe banditet jane zgjedhur nga krye banditi pasi kane kaluar testin e besnikerise. Edhe nqs dikujt nga banditet i shkon ne mendje ndonje mendim i kundert me ate te krye banditit, ai e di mire se pret hakmarrja qe shkon deri ne eliminim fizik.
O Mero kish te tha tya se Reforma eshte perendimore perderisa votohet gjithshka, pas ndryshimeve “specifike” kushtetiese, me 3/5 pra me votat e qeverise. pra ajo nuk eshte gjitheperfshirese por moniste.Hiqeni Saliun por mos dhunoni demokracine . Mos harro 98 kur e beri nje parti kushtetuten per vete dhe u merzit kur erdhi Saliu qe e shfrytezoi ai.
Artikull shkruesi e ka kaluar vijen e kuqe…Duket sikur Donaldi po i thote berishes..amon zoti kriminel per hatrin tim votoje…he o shpirt..he o xhan..ne kete linje eshte dhe zoti Mero
Nuk i falet usa-be-nato-s per krimin hitlerian te 21 janarit.
Thane arvizuajanet ka faj dhe EDRama…shume dakort te shkoje dhe palloshi 2 metrosh ne gop te semes biles te hapen dhe “dosjet” se cfare i tha arvizu berishes 2 ore para masakres
Vrau ish krim/kryministri shqiptar por VRAU DHE NJE K/ I NATOS..PRA NA VRAU NATO..sidomos pas tolerimit qe ju nga OBAMA-MERKEL
10 jane dhe ambasadoret qe ka “vallzuar” shtrigu berishe
1 -Chris Hill
2 -William Ryerson
3 -Joseph E. Lake
4 -Marisa R. Lino
5 -James Pardew
6 -Joseph Limprecht
7 -James F. Jeffrey
8 -Marcie Berman Ries
9 -John L. Withers II
10-Alexander Arvizu
11-Donald Lu
Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër. Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane. Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria
-Në mars 1997,
-E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997, dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997,
– E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.
– E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.
– E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.
– E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit
-. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.
-E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit.
– E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.
Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha do jetë përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës.
Cili është shpjegimi për këtë paradoks? I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë ambasdorongrenes kanibal..
E dhe ky Lu-ja juaj o Mero do shkelet me kembe nga USALI BERISHA…Vetem plani C -egzekutimi-mund ta heqe nga faqja e dheut Qikllopin e Viqidolit qe eshte ka qene dhe do jete nje krijese e frikeshme
turp per usa-be-nato qe tolerojne nje vrases te tyre
lajmi I fundit..qe ambasadoret do ti nxjerrin emrin atij qe eshte kunder reformes..tregon se si po tallin lesht ata me ne..por qe eshte bashkuar dhe Mero duke I mbajtur briskun..
.
O Mero kish te tha tya se Reforma eshte perendimore perderisa votohet gjithshka, pas ndryshimeve “specifike” kushtetiese, me 3/5 pra me votat e qeverise. pra ajo nuk eshte gjitheperfshirese por moniste.Hiqeni Saliun por mos dhunoni demokracine . Mos harro 98 kur e beri nje parti kushtetuten per vete dhe u merzit kur erdhi Saliu qe e shfrytezoi ai.
Analize mese e sakte .Pwr mendimin tim z.Lu nuk ka pse e takon me Berishen, pse i ben qejfin dhe i merr doren per cdo gje .Ai wshte vec nje ish, nje destabilizues ,nje kriminel. Reforma ne drejtesi duhet patjetwr te kalohet do apo s’do Berisha ,do apo s’do PD. Edi Rama duhet ta kaloj ne parlament dhe aty do te duket kush nuk e do reformen ne drejtesi. Vazhdo z.Mero se nuk dua te perseris ato qe kam thene per lidhjen dhe zgjidhjen tuaj me Berishen. Jepi mos ki frike se nuk ja mban me te te beje gje.
PD nuk mund te votoj reformen ne drejtesi, mbasi kjo do te thot te denojne veten. Rreth 80% e drejtueseve te PD jane pasuruar me te vjedhur shqipetaret dhe biznese te pista
Rruga me e drejte eshte “plani B” dhe ketu kame parasyes ate 20% e ndershem te drejtueseve te PD
Do te ishte me vend qe te verifikohej pasuria e gjithe drejtueseve te parive politike (perfshire ketu edhe te afermeve te tyre apo te perfulureve) dhe pasurit e pajustifikuare te sekuestrohen
Ai apo ajo qe thot se I ka parat me emigracion mbas 25 vjeteve askush nuk e beson mbasi jane rreth 500000 shqipter ne emigracion dhe e dime pasurin e tyre (kane ndertuar apo akome kane ne ndertim vetem nje shtepi) qe jane mare me pune te ndereshme
I dashur Mero!
Per mendimin tim problemi nuk ka pse te alternohet me plane A apo B ! Perderisa PS dhe LSI jane dakort me reformen ne drejtesi, t’a injorojne zvaritjen e qellimshme qe po dikton PD dhe t’a firmosin ate direkt! Kjo e ndan qarte problemin. Pra t’a bejne fakt te kryer kete dileme dhe te shohim se cfare do te beje PD.
Grupi parlamentar i PD-s eshte ne funksion te familjes Berisha,i bie tavolinave,burive,bojkoton ,duartroket etj vetem per kultin e Berishes !
Ky grupim i gezohet emrit (gunes)sa per punen,ka deshtuar,per ta bere Shqiperine si gjithe Europa !
Policia duhet TE KALOJE NE GADISHMERI NR 1!!!!…
Nga Kryekrimineli Sali Berisha cdo gje mund te prisni…
Parashikoj HEDHJEN NE SULM TE FALANGAVE TE TIJ…
Parashikoj TENTATIVE PER TERROR,TENTATIVE PER VRASJE PERSONALITETESH…
Parashikoj TENTATIVE PER DESTABILIZIM!…
POLICIA TE MOS FLERE GJUME…
SYTE KATER!!!!!…
Edhe une mendoj se rreziku sa vjen e shtohet. Me siguri, “marshalli” po pergatit ndonje kurban te rradhes, ndoshta dhe vete Lulushen. Uroj qe “rilindasit” e rilindur te mos flene mbi dafina! ?
Hidheni per votim ne popull!
Mos harroni se kur behet zhurem e madhe nuk degjohet asgje prandaj mos ju besoni verberisht fjaleve te politikaneve apo zvarritjet e ceshtjeve te rendesishme per te arthmen e vendit.keto jane bllofe qe tani nuk i beson me askush.reforma do votohet me cdo cmim po qellimi i tyre eshte te ndryshojne rregullat r lojes ne favor te tyre qe te mos demtohen as psikologjikisht as motalishtsigurisht dhe ekonomikisht
Te dashur bashkekombas! Sa te jete Sali Berisah i gjalle mbi kete dhe, nuk do te kete reforme ne drejtesi.
o Mero mos u merr me parti plehera
Mukje e dyte,”deputete”te PD(parti bandite) qe do gjejne kurajon te votojne reformen ne drejtesi(se ofron mekanizma qe cion kriminelat ne burg ,nderron ,denon gjyqtaret,prokuroret e korruptuar etj, ) do japin ndihme ne rregullimin Shqiperise, per Reformen ne drejtesi kemi garant,SHBA dheBE
Pozicioni pro apo kunder Reformes nuk eshte vetem qendrim pro apo kunder perendimit por ne rradhe te pare pro apo kunder Shqiperise. Dhe dihet se kush nuk ja do te miren ketij vendi…
Amerika mbeshtet PD ne jo Berishen sepse njerezit qe ka PD ja jane ata te margjinalizuarit nga komunizmi i eterve te ketyre dhe Amerika kunder ketyre ka luftuar 80vjete ne mbrojtje tone dhe mos u beni naiv se Amerika do me shume komunistet se ne vejeni llogjiken ne pune e arsytoni drejte se Amerika nuk i do komunistet dhe punet do behen siq themi ne dhe mos beni diversjon pa baza por gjykojeni qeshtjen realisht .Si kujtoni se Vatikani i bedon me shume nje pushtetsri apo nje Ipevzhi dhe Amerika me shume i beson nje te persekutuari e demokrati se nje komunisti sepse ne kete mes eshte lufta ideologjike qe ka zgjatur me vite dhe ata jane te bindur se edhte e pamundur qe per 25 vite te ndryshoje gjysma e popullit ideologjine qe besonte verbalisht dhe ata e kuptojne se ketu ka vetem hipokrizi se shihet modeli qeverises qe eshte i dhunshem sado qe e lustrojne keta , dhe atyre Berisha u duket me i drejte dhe i fjales se Rama.