Është e treta herë brenda një viti, që opozita e bazon strategjinë e saj politike tek shpresa që mund të prodhojë diversion mes PS dhe LSI. Në fillim me çështjen DIA- CEZ, ku gjithë PD u investua të prodhonte vetëm një lajm, sipas të cilit denoncimin e Metës, e kanë bërë avokatët e shtetit shqiptar në çështjen kundër DIA, dhe si rrjedhojë, aty mbështetën gjithë betejën politike. Në vend ta mbështesnin hetimin e DIA, dhe të shikonin ç’mund të dilte prej saj, ata u investuan me shpresë se diversioni mund të funksiononte dhe ata më në fund do ishin afër ëndrrës, të ishin aleatë me Ilir Metën dhe LSI.
Në përfundim të atij debati, PD doli tërësishtë e humbur dhe sot Berisha i fshihet dhe Komisionit hetimor për të bërë dëshminë e tij.
Më pas, në shtator të vitit shkuar, nën shtytjen e Tomës dhe shokëve të tij, si dhe gruas së Ismailit, shtypi botoi një sms që i referohej Ilir Metës dhe Kastriot Ismailit. Ajo që ra në sy nuk ishte debati rreth sms, apo përpjekjes për manipulim që gruaja e Ismailaj kishte bërë duke i çuar dhe ajo sms Metës, me “shpresë se do sqarohej”, por një heshtje varri e PD si me rregji, me qëllim që të dukej se këtë sms-në e famshme, nuk e kishte nxjerrë Toma dhe shokët e tij, por PS. Ishte aq e shëmtuar dhe artificiale heshtja me rregji e opozitës, duke ëndërruar diversionin mes PS e LSI, sa shpresat e tyre arritën kulmin nga nervozizmi i Ilir Metës në mesditë dhe përplasja e tij me Ramën për disa probleme që kishin mes tyre rreth reformës në drejtësi.
Në fund gjithçka përfundoi me ikjen e Nasip Naços dhe gjithë investimi i opozitës për të heshtur me qëllim që të futeshin në sherr “armiqtë e saj”, dështoi. Të vetmit që dolën si legena nga gjithë ajo histori ishin sërish opozitarët.
Kjo e Balilaj është hera e tretë që inskenojnë. Unë i njoh Balilajt, se jam rritur me brezin e tyre në Delvinë dhe më pas. Nuk ka nevojë të më thotë dikush të kujt janë. Janë një grup i fuqishëm financiar biznesi në Jug të vendit, ndoshta nga më të fuqishmit, që më së shumti në historinë e tyre politike kanë bashkëpunuar me PD.
Fjala vjen, me firmë të Sali Berishës ata kanë marrë koncesionin e shfrytëzimit të peshkut në Liqenin e Butrintit. Është një biznes me shumë para. Çfarë duhet t’u them unë atyre për këtë biznes, që e keni me drogë, se ua ka dhënë Sali Berisha dhe Fatmir Mediu kur ishte në pushtet, apo se keni paguar Zenin? Ata kanë biznese të ruajtjes dhe sigurisë së objekteve, shumica objekte shtetërore marrë në kohë të pushtetit të PD dhe e bëjnë mirë atë punë. Çfarë duhet të them unë, se kanë ndarë lekët me Zenin? Ata kanë restorant “Livia” në Butrint prej vitit 1996, kur Berisha ishte në kulmin e tij në pushtet dhe dhjetra biznese të tjera. Shumë prej tyre i kanë bërë në periudha të ndryshme pushteti të PD. Kjo nuk e bën PD as pis dhe as krenare, siç është e vërtetë që kjo nuk e shfajëson as PS, edhe pse ata nuk kanë qenë kurrë me PS. Kjo nuk ka asnjë rëndësi. Ata nuk janë dikush që i zgjedh një parti. Ata janë dikush që zgjedhin. Dhe deri më sot nuke kanë zgjedhur PS, për arsyet e tyre.
Në zgjedhjet e vitit 2013 u afruan me LSI dhe në vitin 2015 arritën të bëhen shumicë në Bashkinë e Delvinës, ku qëndrojnë të punësuar në një zyrë dhe kryetari i PS, dhe i PD, dhe i partisë së çamëve. A thua dhe PD pranon që janë të punësuarit e eskobarëve?
Për atë çfarë akuzohet një prej tyre, natyrisht drejtësia duhet të bëjë punën e saj, por politika nuk ka këtë preokupim. Opozita kërkon që ta përdorë këtë rast si një shans të tretë për të përçarë PS me LSI, duke banalizuar gjithë historinë.
Problemi këtu është se opozita ka tre ditë, e cila ka ngritur sërisht një rregji të tërë për të bërë diversion me këtë çështje, duke akuzuar deri Saimir Tahirin për lidhje me ta, që jam i sigurt që as i ka parë e takuar kurrë. Kur e pa që nuk po ja dilte dot me këtë diversion, Berisha si më i shkathët për këtë strategji, akuzoi Kokëdhimën si kumbar të tyre, dhe Koçua i alarmuar nga pisllëqet e tij, foli sikur e pickoi grenza dhe “u distancua”, duke ja kaluar LSI.
Kjo është gjëja më qesharake që mund të ndodhë në skenën politike të një vendi, kur një person është shpallur publikisht në kërkim, dhe kur debati politik investohet se si mund ta përdorë këtë gjë për diversion ndaj shumicës, me qëllim që pastaj opozita të bëhet aleat me një prej të tyre.
Kjo do të thotë që këtu ka marrë fund dhe dinjiteti politik i opozitës. Më dinjitet ka Bakua që hesht se e ka zënë halli me të vëllain, se sa gjithë politikanët shqiptarë që kanë hall se mos u thotë dikush ke qenë mik me të.
Dhe në finale, përse bëhet kjo? Përse bëhet gjithë ky diversion nga PD, në raportin PS-LSI?
Që PD të ketë shpresë të bëjë koalicion me LSI! Opozitë më pa identitet nuk mund të gjesh askund.
As një fenomeni të shëmtuar si droga dhe kapja e shtetit prej saj, nuk i rri dot përballë, por shpreson që të gjejë dikë mes tyre për ta bërë aleat. Dhe ky është një mesazh shpresdhënës për këdo që përflitet si trafikant. Në vend që të luftohet fenomeni dhe të bëhet betejë që shteti të mos bëhet palë me ta, opozita tenton të bëhet palë me këdo, boll që të prodhojë diversion, në vend të politikës parimore.
Një mesazh që vjen nga një politikë pa shtyllë kurrizore, që nuk flet dot me emër e mbiemër për atë që ndodh. A thua se problem këtu është kush i ka njohur Balilajt. Unë i kam njohur nëse ju duhet. Dhe nuk e di ku fshihet, por do të ishte mire të vinte në Tiranë, pasi do të ishte më i sigurtë. Dikujt do t’i duhet, siç ka ardhur puna! Mund të thotë përshembull jam mik me Mero Bazen, se ka pirë kafe tek hoteli jonë, kam luajtur basketboll me Edi Ramën, kam fjetur në hotel me Koço Kokëdhimën, njoh Olsin dhe kemi qenë bashkë në Belgjikë… Të gjejë diçka të tillë dhe shpëton. S’ja zë më emrin njeri në gojë. Eja Klement, mos ki frikë, se nuk e kanë me ty. U duhesh të bëhen me ty, ose partinë tënde.
Ra Kelmendi
Filloi loja
Fol SALI
T’u thaftë goja.
$
Shpif e shpif
Të doli boja
Shpif SALI
T’u thaftë goja.
$
Prapë Aliut
Lilin çoja
Shpif SALI
T’u thaftë goja.
$
Të kish njohur
Mirë Biroja
Shpif SALI
T’u thaftë goja.
$
As me dhi
Nuk të dërgoja
Shpif SALI
T’u thaftë goja.
$
Zenin tënd
Un ta palloja
Shpif SALI
T’u thaftë goja.
$
Sytë më keq
T’ja zgurdulloja
Shpif SALI
T’u thaftë goja.
$
Me Ver Llapën
Ta martova
Shpif SALI
T’u thaftë goja.
$
Bashkë me Abin
Ti çfitoja
Shpif SALI
T’u thaftë goja.
$
…
$
Ra bilbili
Mbaroi loja
Hesht Sali
Se t’u tha goja!
Me pelqeu komenti (ketu poshte )I zotit Alban Dega (qe ne pergjithesi ka kohe qe nuk ja lexoj komentet) dhe dua te shtjelloj idete e tij te sakta ne lidhje me aktivizimin e ethshem te serberishisteve te washingtonit & brukselit dhe nje lloj invazioni te terbuar te Shqupit.
Ne rezonance me kete sulm u kapen dhe dy peshq te medhenj ne menyra te dyshimta Balili ne jug I LSI dhe nje k/bashkiak ne Peshkopi te dy bastjone te forta ate PS.
Ne te njejten kohe Koqo kokdhima hiqet ne menyre poshtruese nga parlamenti dhe kryetari I sigurese kombetar spartakbraho semuret dhe vendin e tij e ze Kancerozi Flamur Noka.
Dhe ndersa Rama eshte ne Stamboll te Erdogani dhe Ilir Meta ne Washington.te Arviziu…shohim HIJEN E FRIKESHME TE RAJERSONIT te shfaqet si colonel ne reserve ashtu si erdhi ne 1991 nga ana e Milloshevicit.
E falederoj antishqiptarin dhe anti-amerikanin Rajeson qe para dy javesh ne nje interviste deklaroi ate qe merrej me mend:
Ai tha se kam nderhyre ne punet e brendeshme te shqiperise ne 1991 dhe kam rrezuar ne ate kohe komunizmin ( qe ne fakt I rruajti lesht)..por ngjarja qe hodhi poshte Ramiz Aline ( qe ne fakt ai kishte bere “deal” me amerikanet) ishte masakra 2 prilli 1991 dhe 4 dhjetori 1991 prishja kriminale e qeverise stabilitetit..pra zoti Rajerson po I merr persiper keto dy veprime antishqiptare..
Fakti qe ne shqiperi sundon akoma si nje perbindesh si Sali Berisha ( I emruar nga ish UDB-ja Beogradit ne kohen e Rajersonovicit me sekssionin CIAs per Ballkanin )dhe ka lene zevendes djallin lul basha edhe me proamerikani ne shqiperi..edhe me antienveristi do ndjehen keq dhe do thone:
NA PREU NE BESE AMERIKA APO LOBI SERBAMERIKAN me Rajersonin podestat,wisnerin ,tom ridge e deri te elez biberajn po bejne nje “Dirty job”
edhe me florinj ta shtroje amerika shqiperine pa hequr qafe pinocetin e vicidolit e ka te kote dhe zoti Lu me keto karnavalet e dekriminalizimit
Ju kam ndjekur ne shume shkrime tuaja sidomos per 21 janarin,gerdecin,damir fazllicin dhe dyshen kriminale 2B dhe ka ardhur fundi I fjaleve pikerisht ne 21 janar 2015 ku u firmos defakto jo vetem mbyllja zyratrisht e vrasjes bulevardit por dhe poshtrimi I jetimeve dhe perdhosja e te vrareve.
Por ky urinim I Berishes mbi jetimet e te vrareve te tij e ka nje kufi llogjik duke kritikuar non stop Berishen qe ne fakt ai eshte kriminel shume dimensional por jo fajtori.
Besoj se faji per kete antishqiptar mbeshtet ne dy kollona kryesore:
e majta shqiptare kryesisht PS(nano-meta-majko-rama)
dhe e dyta faktori nderkombetar kryesisht republikanet ne amerike dhe te djathtet ne Europe me ambasdoret e tyre te akredituar ne tirane dhe fansa te tyre si podesta apo doris pack-et e europes .
Por le te bejme autopsine e Berishes qe eshte nje mender politikan serbofil I ngordhur por nuk ka kush ta fusi kete xhenaze ne arkivol dhe ta varrose.
Qe ne fillim Berisha ishte nje kllonim I sherbimeve secrete jugosllave dhe amerikane kur ato ishin ne muajt e mjaltit ne vitet 80’-90′ kur do hidhin gjasme komunizmin qe te pakten per shqiperine ishte nje fatkeqsi se po perseritej nje ahmet zog I ri por kete radhe jo i ndihmuar nga ruset e bardhe por lobi serb-grek ne shtepine e bardhe.
Ai artificjalisht u krijua si nje “kryqtar” ne luften per dekomunistifikimine shqiperise sipas doctrines famekeqe rajerson-biberaj qe vazhdon dhe sot ku fakeqesisht eshte rekrutuar dhe Edi Rama qe sote te shtepia e gjetheve dekospiroi vehten plotesisht si nje kapo ne fushaten kanibaleske kunder figures enver hoxhes qe ka nje cerek shekulli qe ka kaluar cdo kufi njerzor.Le te kujtojme Kinen komuniste dhe marrdheniet e amerikes me te apo vendosja e marrdhenieve dipllomatike me Kuben e Kastros.
Ne kete kuader Berisha “fuqizua” kur I bene gati 2 prillin 1991 per te prishur me terrorizem votimet e 31 marsit 1991.Pas saj prishja qeverise stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 vetem se ylli bufi nuk plotsoi ultimatumin e saliserbit per arrestimin e nexhmijes me gjysem ore vonese…Kur I ndegjon keto histori histerike sot pa tjeter te shkon mendja te dyshja rajeson biberaj qe ishin tutoret e Sali serbit.Marrja pjese ne votimet e rajersonit ne votimet e 1992 ishte fundi I republikes se shqiperise dhe vendosja e nje republike ambasadoriale qe vazhdon dhe sot dhe ky eshte shkaku kryesor qe I perkedheluri I disa republikaneve bolemedhenj ne amerika,saleh berisha hedh shurren perpejete sot.
Edhe ne rastine 14 shtatorit 1998 ju nuk permendni nje detaj kryesor: Berisha merret ne mbrojtje direkt nga ambasada amerikane dhe arrin deri atje sa ne shkembim te nje paqe “poshtruese” si izraeli me palestinezet bejne presion mbi dushen Majko-Meta qe berisha te mos arrestohej..bile as te deshmonte ne dyert e drejtesise shqiptare por dha “intervisten” brenda murebve te ambasades amerikane qe eshte nje poshtrim I drejtesise shqiptare dhe ju zoti Islami mos kini ndroje se jane keto sjellje te disa dipllomateve ameriakne qe behet trim berisha te pshurre xhenazet e tij
Por ajo qe I ve pikat mbi I eshte fakti se pas krimit te 21 janarit perbindeshi berishe “nen hundet dhe ndihmen nen rrogoz” te arvizise beri super pucin me te madh te rruzullin toksor duke:
1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
3-ktheu k/m ne spital fushor
4-refuzoi dorzimin e gardisteve
5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
6-perdhosi k/prokuroren di lavire
7-ofendoi k/shikasin si pucist
8-kercenoi ramen me egzekutim
9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
9-u fshine filmimet
10-u ndrruan tytat e armeve
11-u dekorua burri shtetit
12-u dekorua ylli ne ngjitje
13-u menderosen ekpertizat e FBI
14-u zevendesua presidenti
15-u zevendesua k/prokurri
16-u zevendesua k/bashkiaku
17-u zevendesua k/shiku
18-u terrorizuan gazetare
19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
21-demshperble te gjithe vrasesit
22-poshtroi Arvizune e Obames
23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
24-dje akuzoi ramen si vrases te 21 janarit
Kurse nga ana tij Rama hap pallatin e gjetheve te spiunave te lagjes ne prani te Visho Ajazit qe ka zhdukur ramzi hoxhen luftetarin e uck bashke me gazideden dhe kumbarot e tij.
E verteta eshte vetem nje:berisha eshte kriminel patollogjik por jo fajtor
Fajtoret jane edi rama qe po perdhos jetimet e 21 janarit dhe donald lu qe eshte shkelesi me I madh I ligjeve dhe moralit dipllomatik edhe pse perfaqson nje shtet dinjitoz por qe e kane dhjere punen me shqiperine
SHQIPERIA DUHET TE CLIROHET NGA PUSHTIMI NAZI-BERISHIST QE PO I BEN LIGJIN QEVERISE RAMA SOT ME GALLATAT NGA TOM DOSHI E DERI TE BALILI APO KY IDIOTI PESHKOPISE..DUHET QE ATA QE PRUNE BERISHEN NGA BEOGRADI NE 1991 …TI KERKOJNE FALJE SHQIPTAREVE DHE TE GJEJNE MENYRAT TA HEQIN QAFE..
Pra zoti Alban Dega dhe ne pergjithesi shqiptaret e Amerikes duhet te solidarizohen me njeri tjetrin per te sensibilizuar kanalet dipllomatike dhe sherbimet inteligjente per te vene alarmin sot:
Me cilin krah eshte politika amerikane:
Me kombin 10 miljon te shqiptareve apo me k/kriminelin berishe & banden e tij.
‘’’’’’’’’’’’’’’’’’
kur zoti JOHN KERRY MBASI BERI DEKLARATEN NE 23 PRILL 1971 NE ”Vietnam Veterans Against the War “
pasi hodhi dhe dekoratat mbi gardhin e shtepse bardhe tha:,
“I’m not doing this for any violent reasons, but for peace and justice, and to try and make this country wake up once and for all
ka ardhur koha qe te ndalohen artikujt dhe komentet se nuk pine me uje ne kete kolere berishiane 25 vjecare me nje edi rama si pordha neper breket e Shukriut..sepse .me Balilin dhe Shukriun ka filluar invazioni i saliserbit me dixhitalin visho ajazin per te marre pushtetin per here trete dhe te fundit
NJE ANALIZE MADE IN MERO BAZE…. E PERSOSUR!
Rrenojua komplotet tipike made in UDB, ala Mafia ala…
A te ka bere pershtypje nje vizite misterioze e Misteriozit William Rajerson ne Tirane javen e kaluar !
Kush e ftoi!? Me ke u takua? Cfare bisedoni? Cfare urdheroi? Cfare komandoi I? Cfare dreqosi!?
Asnje pipetime! Asnje … Heshtje Varri.
Intrigat dhe komplotet me te liga gjithnje behen ne heshtje Varri !
Uleritjet e Berishes, hungerimat e Nishanit, lehjet e Bashes, shperthimi i Escobarit te Sarandes, ” hakmarrja e cuces dibrane… Jane flamiuj te kuq = sirena alarmi per vigjilence dhe maturi… syceltesi e gjakftoftesi ne lidershipin e mazhorances…..
Jepi Mero se po te “Lexojme.(degjojme).Nuk mbrohet aq lehte Balilaj (koalicioni I Qelbesirave)sa kerkoni ta e mbroni Ju.Ketu nuk flitetper Indivit por per perfaqesuesin e Koalicionit PS-LSI ne Butrint,Flitet per Banden kriminale qe quhet qeveri qe na sundon nve sot,flitet per drejtesi ,shtet e ligj qe Ky Perfaqesuesi I Qelbesirave jo qe nuk u arrestua nga qeveria dhe ministry I qelbesirave por u la I lire qe te largohej (fshiej) drejtesise qe ky Beteka e Lundres qe quhet lryeminiser kerkon te reformoj Drejtesine e bej Shtet qe jane mashtrime me masturbime all;a te PPSH qe premtonte ngrenie me Luge Floriri.Pra e gjith artikulli apo shkrimi I jaj duhet te godiste pse vendosen nga Koalicioni i qeverisjes krimione;le Drogiste trafikante ,hajdute e etj.Mero nuk na tregove asnje gje dhe artikulli i juaj eshte me te vertet jashte Temes tuaj.
‘Gopistit te NSHRAKU-t
————-
Si i letrave qe je
‘Supermbesen’ ku e le?
Pse i bije anes e anes sinise,
Kur ajo ka bere dhe ‘guiden e letersise!?
Ne ‘guiden e leterDhise ‘
gjen veç mjalte e jo gjize!
@drukari i TemAs
?
Supermbesës
Po t’ja vë
Kam shum frikë
S’më ndahet më.
$
Ndërsa Lilin
E sprovuar
Nuk e prek
Më ngel në duar.
$
Sa për Çitën
Nuk të rrej
Më kollaj
Salës ja vej ?
Mero. Me habit sa pene te fuqishme ke. Balilajt i kam njohur edhe une. Dikur me eshte dhene mundesia t’ju beja nje nder, ne fakt u dhashe nje licence, por realisht une thjest ua zyrtarizova se OK-ji ishte dhene shume lart, gjithesesi ata ma quajten per nder. Qe ti bie me shkurt e te dal tek ajo qe dua te them, me duhet te permend dy tre vargje te nje kenge qe kendohej mbas viteve 90 : Burrin demokrat e dua/ Qe te vras e vjedh per mua/ Socialistin ske ce don/ As ta ben as te leshon/ keto vargje ty Mero i thua shume me fuqishem si me poshte: Balilajt nuk jane dikush qe i zgjedh nje parti. Ata jane dikush qe zgjedhin. Dhe deri me sot, Ata nuk kane zgjedhur PS-ne, per arsyet e tyre.
Z meto une si njeti II thjeshte nuk me interesojne shume lojrat politik dhe kualicionet ndermjet partive se ne fund te fundit ajo eshte detyra e tyre.Ajo we me shqeteson eshte lidhja e politikes me kriminMero vetem nje pyetje perse personat me te rrezikshem ne vend na qenkan me LSI .Une dua te denoncoj dy emra ne Malsi te Madhe Nest Delia nje kriminel I rrezikshem kundrabandist droge aktuslisht drejtor I drejtorise se pyjeve te M Madhe dhe Nua Pepaj edhe KY ku kundrabandist droge me detyre ispektor prane drejtorise se pyjeve po ne M Madh
Me zhgenjeve me kete artikull o Mero. C rendesi ka te kujt jane shoke e me ke pine kafe Balilajt,problemi eshte gjekte e ti e di fare mire …mos e deformo situaten.Jane trafikante ,kane fituar tendera publike padrejtesisht dhe as rrogat nuk u japin rojeve meqense the qe e bejne mire ate punen e sigurise.
Per ate lejen e peshkut ne Butrint Mediu mori 350 000 € nga Balilajt. Kete e di ish drejtori juridik (ai qe prishi mbikalimin) dhe ish drejtori i prokurimeve Dhimoja, (miku i vjehrrit te Nishanit) . Per ta verifikuar eshte e thjeshte. Ku i kaloi pushimet ate vere is drejtori juridik qe i i kopsiti letrat? Dhimoja ishte negociatori i shumes se parave dhe korrieri
Per ate lejen e peshkut ne Butrint Mediu mori 350 000 € nga Balilajt. Kete e di ish drejtori juridik (ai qe prishi mbikalimin) dhe ish drejtori i prokurimeve Dhimoja, (miku i vjehrrit te Nishanit) . Per ta verifikuar eshte e thjeshte. Ku i kaloi pushimet ate vere is drejtori juridik qe i i kopsiti letrat? Dhimoja ishte negociatori i shumes se parave dhe korrieri.
Mero,
Me cilin je…?
Me ariun apo njeriun….
Tani qe Edi po mbjell patate ndryshove tabiate..!
Te gjitha sa thote Mero lidhur me akuzat per diversionin dhe jo per fenomenin “Balili” jane te verteta.
Ne e njohim tashme, kriminelin Berisha, zevendes kriminalin Basha, mafiozin Meta, maskarain Kokedhima, etj.
Fati i keq ketij populli qe i ka akoma ne krye te sofres, keta hajdute profesioniste dhe mashtrues ordinere.
Por, problemi qendron se krimi ne Shqiperi ka kapur shtetin dhe nuk po ka gjasa qe te ndeshkohet.
Sikurse vertetohet edhe ne rastin e Balilit, qe me siguri eshte dikush nga shteti qe e ka fshehur.
Se fundi, pervec diversionit apo mashtrimit, po Rama nuk ka pergjegjesi per kete situate, o Mero?
po mire akoma fajin e ka saliu, sa turp, po flisni nje fjale per drogen qe po e merr ne qfe kete vend, po kini femije apo jo, qe flisni ne kete menyre, ore Merro po si nuk te vjen turp ty qe ben politike per opoziten po thuaj ndonje fjale per drogen me keq nuk ka ku te veje, turp turp
Zoti Baze, Meqe i njihke keta ndyresira, paraqitu vullnetarisht ne prokurori dhe denonco njohje te tjera te perbashketa, qe ti ngushtohet laku dhe te kontribuosh ne arrestimin e tij. Une nuk jam jurist die nuk e di a perben veper penale ky shkrim qe perpiqet te shfajesoje Balilin dhe ta orientoje ku te fshihet, Por nje gje eshte e sigurte; Ky shkrim eshte shfaqje e hapur simpatie per nje trafikant nderkombetar droge ne kerkim.
Te gjitha keto jane fakte super te verteta qe me ne fund pati dikush guximin ti marri ne analize e te beje nje shkrim te tille.Te gjithe jemi koshient dhe duhet te biem dakort ne nje pike.Kjo eshte opozita me e deshtuar ne historine e politikes shqiptare,nje opozite qe bazohet ne genjeshtra dhe mashtrime dhe qe nuk e pranon dot realitetin e ndryshimit.
Kjo eshte opozita jone.Nje opozite qe i ka pasur dhe i ka rrenjet te krimi.Edhe pse shpif e shpif asnje nuk e beson se ia dime vlerat dhe bemat.Saliu i shkrete vazhdon ulerin si ajo preja ne agoni se e ka kuptuar qe po i vjen fundi.
Per hir te miqesise tende me te ndjerin harrove te permendesh edhe faktin se balilajt ishin ortak me pronarin e tawivanit te famshem (qe mbronte interesat e sokol olldashit) qe pas prishjes se mardhenieve me prishjen e vilave ne ksamil . Po nuk u tuten balilajt nga partia e tyre dhe shpejt e gjeten strehen tek ‘ I semuri i fundit ‘ qe paburrerrisht u largua 1dite para se te dilte lajmi nga dea. Kurse koco ngriti zerin per dicka te padrejte qe po I behej .kur ti mero trumbeton fort gjysme te verteta KK ka gjithe legjitimitetin moral dhe ligjor te sokellije per kete derexhe persekutimesh, gjueti shtrigash, klishe, mes delirit te medjave me escobarin breket e shukriut e deri tek mark pjeshka I shoqes se shullazit . Keto jane e ngelen paradokset e vendit tim.
Saliu është bërë si ai budallai që hedh gurin në pus dhe të tjerët diskutojnë pse e hodhi .Lëreni në çmendurinë e tij
Po sa urrejtje keni per njerezit qe kane pasuri!!!! Kur njerezit nuk u bejne keq, ju pse flisni keq!!! Shikoni punet tuaja se ate ka kush e gjykon nese ka faj.
Deri dje qe ishin ne pushtet vrasje, vjedhje, kercenime. Sot qe jane ne opozite vetem mashtrime dhe manipulime. Nuk e pranojne dot realitetin sepse nuk dine te jetojne ne nje realitet te vertet.