Që të mos përfundojë një “furtunë”, në një gropë betoni

12 Maj 2016, 19:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Beteja e Bashkisë së Tiranës dhe kryeministrit Edi Rama kundër ndërtimeve poshtë digës së Liqenit artificial, është e drejtë e tyre. Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj, kanë të drejtë të kenë vizionin e tyre urban për atë zonë, dhe ta bëjnë atë publike, duke e mbrojtur deri në fund.

Veliaj ka premtuar gjatë fushatës elektorale se nuk do të lejojë ndërtimet poshtë digës dhe është duke mbrojtur premtimin e tij. Edi Rama thuhet se ka një plan që ta shpronësojë atë zonë dhe ta kthejë në një zgjatim të parkut, çka po ashtu do të jetë një gjë e mirë, nëse e bën. Ky është mekanizmi me të cilin ata duhet të bëjnë betejë dhe ta mbrojnë publikisht, pasi kështu janë edhe transparentë, edhe brenda ligjit.

Është e qartë që Ulaj ka pasur mbështetje politike nga ish- qeveria Berisha dhe kryebashkiaku Basha për të marrë atë leje, e cila për hir së vërtetës, është një leje e padobishme, në një vend të shëmtuar në anë të rrugës automobilistike dhe poshtë digës. Nuk bëhet fjalë se prish ndonjë park, pasi është një zhavorishte e shëmtuar, por është një ndërtim që ndoshta zë fill nga plani i hershëm i Ramës për një qytet të ri poshtë Digës së Liqenit, i cili doemos do të kërkonte dhe tharrjen e Liqenit për të jetuar të qetë dhe të sigurtë.

Është gjë e mirë që është hequr dorë nga ajo ide, dhe akoma më mirë që po mendohet për një zgjatim të parkut, duke e gjelbëruar atë zonë të shëmtuar.

Por fitorja e djeshme në gjykatë dhe shtyrja e vendimit sërish është një “fitore si e Pirros” për qeverinë dhe një fitore e pastër për biznesmenin në fjalë. Ajo nuk është fitore e qeverisë, por thjesht një tregues që gjykatat tek ne kanë frikë nga politika, dhe kjo nuk e dëmton aspak biznesmenin. Ajo protestë dhe shtyrja e vendimit, që besoj do jetë negativ për biznesmenin, është një çështje që fitohet lehtë në Starsburg, dhe do ta bëjë atë më të pasur nga sa mund të bëhej nga ai projekt i dyshimtë.

Angazhimi i fortë i Nishanit, Berishës, KLD etj kundër qeverisë në këtë çështje, është një tregues se përse u duhen gjykatat këtyre që i kanë. Kjo është dhe e vetmja gjë që i jep legjitimitet betejës po politike të Veliajt, kundër gjykatave. Por kjo nuk mund të kundërshtohet me shembullin e SHBA, ku Rama thotë se protestohet para gjykatave nga kryebashkiakë e guvernatorë. Kjo është e vërtetë, por po aq e vërtetë është që gjykatat në SHBA, as që ndikohen fare nga ata bashkiakët që u dalin para zyrave me pankarta. Thjeshtë i marrin për njerëz të dëshpëruar. Për fatin tonë të keq, gjykatat tona janë të korruptuara dhe të dobëta para presionit politik. Kjo u pa fare qartë, që me një megafon të kryebashkiakut, ata u tërhoqën dhe e shtynë vendimin. Ky tani është një leksion se si fitohet një gjyq, përveç rasteve kur paguan lekë.

Në këtë betejë qeveria do të ishte e fituar politikisht, nëse e bënte dhe ajo si betejë kundër klientëve të Berishës, por në këtë pikë nuk është më e besueshme. Berisha ka pasur shumë klientë të famshëm kur ishte në pushtet dhe me 90 për qind të tyre kryeministri dhe kryebashkiaku, janë “bythë e brekë”, siç thotë populli, duke i lejuar të ndërtojnë atje ku u do qejfi dhe ku ka interes financiar.

Disa histori pallatesh, që nga ai pas Gjuhëve të Huaja, ai tek hyrja e Parkut të Tiranës etj, që u “bllokuan” sapo Rama erdhi në pushtet, i liruan pa shumë zhurmë, dhe po ndërtohen. Ndaj kjo betejë kundër të fundmit të Berishës që ka mbetur pa e bërë mik, është një “diell që fort po shndrrin, e pak po ngroh”.

Unë e mbështes idenë që në atë zonë të mos ndërtohet dhe të bëhet park, mbështes faktin që qeveria duhet të jetë transparente dhe e prerë për të ardhmen e asaj zone dhe jo të kalojë në orgazëm, duke bërë sikur më në fund po lufton kundër njerëzve të Berishës. Kur kujtoj që Sandri ndërton ku të dojë, biles në hyrje të parkut, në mes të pishave në Golem, me leje të ripërtërira nga Edi Rama dhe me shkelje ligjore që qeveria nuk do t’i shikojë, kur në Tiranë është shtyrë kufiri i parkut në mënyrë brutale, dhe kur në horizont po shfaqen përbindësha të rinj, që mund ta bëjnë Tiranën më të pabanueshme seç është, nuk ja vlen të bëjmë sikur kemi festë, se po trembim gjykatën për një histori gjyqi që në finale është e fituar nga biznesmeni. Kjo është pak a shumë si historia e zbimit të CEZ, kur një idiot si Flamur Noka dilte në TV e kërcënonte pronarët e CEZ të dilnin nga zyrat, dhe pastaj qeveria e Ramës u detyrua të ulë brekët dhe t’i paguajë CEZ 90 milion euro, për të shpëtuar 1 miliard euro gjobë. Selektiviteti ndaj këtyre çështjeve në Tiranë, më shumë na duket si një tablo se si ish- klientë të Berishës luftojnë njëri- tjetrin duke përdorur Ramën, sesa ndonjë parim i tij.

Nuk jam kundër protestës për të dëshmuar faktet që Bujar Nishani mund të ketë ndikuar në trupën gjykuese për të favorizuar biznesmenin, por kundër alibisë së qeverisë, se ajo është “e pafuqishme” dhe po del të protestojë në rrugë kundër gjykatave. Qeveria Rama ka pushtet të plotë politik dhe mund të diktojë me rregulla të qarta, përtej vendimeve të gjykatave, se çfarë do bëhet në atë zonë, dhe pse nuk do ta lejojë atë pallat. Por, e njëjta qeveri ka mbrojtur me heroizëm (biles Rama dhe me kërcënim ndaj ne kritikëve), një gjykatës, haptazi të korruptuar, që për 20 ditë kishte bërë katër gjyqe dhe i kishte legalizuar pishat në Golem si ndërtesë e Aleksandër Frangajt, duke ja rifreskuar lejen nga Këshilli Kombëtar i Territorit me dorë të tij, dhe tani do të tregojë që është i pafuqishëm ndaj disa gjyqtarëve të tjerë.

E vetmja gjë që do më gëzonte në këtë histori, do të ishte fakti që Erion Veliaj të ndërtonte personalitetin e tij të pavarur si kryebashkiak dhe të bënte betejat e tij, qoftë dhe të diskutueshme, si mitingu para gjykatës. Kështu do të ishim para një lajmi të rëndësishëm. Por kam frikë se Veliaj, thjesht ka qenë i lirë të protestojë dhe mirë ka bërë. Por ka plot raste të tjera, kur bën sikur nuk e ka mendjen se kush i jep lejet në qytet dhe nuk flet dot për to. Por do t’ia vlente ta mbështesnim, nëse është betejë e tij, qoftë dhe e vetmja që ka mundësi ta bëjë.

Kjo nuk është një betejë pro ose kundër një biznesmeni si Ulaj, pasi debati politik po e shpëton atë, me një kosto të madhe. Kjo histori do përfundojë në finale si puna e pallatit të tmerrshëm tek lulishtja “Tre Vëllezërit Frashëri”, që ka burgosur dhe dritaren e Ismail Kadaresë dhe për të cilin Rama u përbetua që do ta prishte. As nuk e prishi, as nuk guxon t’i afrohet, biles është duke përdorur gënjeshtrat që ka pas thënë Berisha dikur për një vendim nga Strasburgu.

Ky duhet të ishte një rast, ku qeveria të dëshmonte vizionin e saj të ri për qytetin dhe të mos kompromentojë, as shpresat nga drejtësia pas reformës në Shqipëri, dhe as shpresat për një betejë reale kundër betonizimit të Tiranës. Pra, ajo duhet të jetë transparente se çfarë do të bëhet me atë zonë, duhet të jetë parimore kur “lufton” ish- klientët e Berishës dhe duhet të jetë bindëse kur lejon dhe rifreskon shumicën e lejeve që ka dhënë Lulzim Basha në këtë qytet. Ndryshe kjo ngjan thjeshtë si një furtunë politike, jo në një gotë uji, por në një gropë betoni.

17 komente në “Që të mos përfundojë një “furtunë”, në një gropë betoni”

  1. Tarrasi says:

    Më fort Mero, më fort kunder Qeverise !
    Jane po aq kusare sa Berisha

      1. Skypion says:

        Shqiptaret,keto dite,u bene spektatore te nje shfaqje tejet te shemtuar.Me te shemtuares se ketij pushteti koheve te fundit.Dhe per nga simbolika,me e shemtuara e te gjithave.
        Kryeqenefi i bashkise se Tiranes,nje spurdhjak qe i ka hyre vetja ne qejf,organizoi per here te pare ne histori nje proteste per t’i bere presion gjykates.
        Kryeqenefit te bashkise se Tiranes,i’u bashkuan edhe deputete te korruptuar dhe inkriminuar socialiste,ndertues pallatesh te paligjshme anembane Tiranes dhe Shqiperise.
        Qeveria e Edi Rames dhe bashkia e Erion Veliajt,bashkuan forcat ne proteste kunder gjykatave!
        Si kurre me pare,ka patur nje indjinjate,nje zemerim mbarepopullor ndaj ketij akti te pashmbull banditesk te pushtetit ndaj shtetit.Akademike e profesore,intelektuale,analiste e gazetare e qytetare te thjeshte po shprehin neverine e tyre ndaj kesaj shfaqje te paprecedente qe po u servir pushteti oligark.
        Kryeministri,Kryebashkiaku,deputetet biznesmene milionere me ndertime te paligjshme ,nepunes te frikesuar te administratave perkatese,dhe nje trumb sorrash e laraskash,ca meqka qe ndjekin nga pas perhere perverset Rama dhe Veliaj – te gjithe keta ishin bere bashke dje, e lehnin,angullinin ne kope kunder gjykatave.
        Oligarkia,nuk ka brire.
        Ja,kjo eshte oligarika.Kjo eshte oligarkia per te cilen eshte folur dhe po flitet keto 3 vite qeverisjeje socialiste.
        E kam thene disa here,pikerisht ketu,se hapi i fundit i konsolidimit te oligarkise,eshte kapja e sistemit te drejtesise.Deri me tani,jane bere shume perpjekje e tentativa,me te gjitha menyrat e mundshme,nga miklimet,shperblimet,blerjet e deri tek kanosjet per gjymtime dhe prerje gjymtyresh,per te shtene ne dore drejtesine.Per fat te keq,kane patur edhe rezultat.Por,e benin fshehtas.
        Dje,dolen hapur.E shprehen hapur vullnetin e tyre.I bene hapur presion dretjesise.Publikisht.Faqe te gjitheve.Ne menyre bolshevike, fashiste,naziste.Ne kombinimin e tyre.
        Tentativa eshte e oligarkise,por spektakli eshte e Edi Rames.Vetem nje sociopat si Edi Rama mund te jape shfaqje te tilla ta parrokshme per mendjen normale.
        Protesta e pardjeshme,ne te vertete, nuk ishte veper e spurdhjakut Veliaj,por e mentorit te tij,sociopatit Rama,qe e perdor dylberin e tij ne krye te bashkise si t’ja doje biitha.
        Spurdhjaku Veliaj,megjithe arrogancen ne dukje,eshte nje bithmuut rishtar qe merr zemer nga i zoti e enderron te behet nje bithmuut profesionist si ai.
        Shume shpejt i ka ngjitur shkallet e karrieres bithmuti rishtar.Shume shpejt do te bjere qe andej.
        Me biithe eshte ngjitur.Me biithe do bjere.
        E te jeni te sigurte,se aty ku do bjere nuk do te jete ndonje vend i bute e i shtruar,por gjithe thepa e maja.

  2. kendveshtrimi tjeter says:

    Ja pra keshtu shkruhet! Jo cdo dite Saliu, Saliu, Saliu…….. Se ketu rrojme edhe ne qe shohim se cben Rama me ish bisnesmenet e Berishes qe sot te gjithe hane ne nje canak me Ramen. Sandri e di me mire se kushdo se cfare qenie eshte Rama, prandaj dhe nuk i la kusur Rames kur ky ishte opozitar i cfilitur, kurse sot eshte nr 1 i Rames. Cudira rilindese keto, por jo per popullin po per Sandrin&Co.

  3. kalemi says:

    Po spihuni i birucave Fatos Lubonja, pse su ndie?!

    1. Albi_I says:

      Kur doli Tosi me protestu vjet i pari per ndertimet te Diga, ju i lepinit pak bycen Lali Fikut se mos kapnit ndonje pune ne Bashki.

  4. Fajkoi says:

    Lene mos u merrni me Fatosin po shifni se po ju shembet diga dhe do ju marre lumi te gjithëve badhke me lali erin….

  5. Skeptiku says:

    Kujt i plasi per ndertimin?!
    Eshte diga qe shkon per lesh!!!!

  6. Xaxiqi i Malesise ? says:

    Futja kot!!!!!
    Diga cuna digaaaaaaa!
    Shpetoni digen!!!!!

  7. Indi says:

    Po u prish diga kete here nuk do te kete me çunat e Bales per ta justifijuar se çunat e lagjes jane me Erushin

  8. ZZZ??? says:

    Po me digen ç’paten???
    Ç’te keqe u bente kjo dige???
    Se ndertimi ne truall prone private eshte…normale

  9. sit... back..and relaks →→→ says:

    Veliajt po ia shtrojne gati rrugen per te qene neser i pari i PS dhe rrjedhimisht Kryeministri i aardhshem nga PS. Po perpiqen ti veshin profilin e nje njeriu te pavarur dhe qe gjasme ndermerr veprime te guximshme e te forta. Ketu po ndikojne dhe mediat te cilat kane marre orientime qe edhe kur shkon te dhjesi veliaj duhet te kete kameren pas bythe per te thene qe kjo dhjerje ishte fenomenale dhe merite e kryebashkiakut. E njejta strategji qe u ndoq me Ramen. Eshte i njejti grup qe po pergatit veliajn per neser. Ka nje parim per karrieren ne politike, sa me lart te ngjitesh ne karrieren politike e sa me shume ti afrohesh pushtetit aq me shume i ke ngjyer duart ne pocin e mutit. Venia e Velos ne krye te bashkise eshte thjesht nje stazh partie i tij per te qene neser nje kandidat per te trasheguar partine dhe interesat e atyre qe e kontrollojne ate. Tani per momentin thjesht po perpiqen te krijojne idene qe bashkia dhe kryetari i saj jane autonom ne veprimet dhe vendimet qe marrin per te krijuar idene se shiko se sa i zoti ky djale. Te jeni te sigurte qe dhe Velos ia kane nje dosje me mekatet e tij prej nga ku e mbajne shtrenguar prej loqesh kur te vije momenti.

  10. Albi_I says:

    Mero, nuk je as 10% i sinqerte me nje publik qe tashme e manipulon si te doje rrocka ty. As nuk iu ke thene fare qe kjo zone ka qene e gjitha pjese e parkut dhe nuk lejohej asnje ndertim. Eshte vete Edi Rama kur ishte kryetar bashkie qe e ka nisur proceduren per ta hequr nga parku, per ta kthyer ne zone private e per ta shpallur truall ndertimi. Ne kete pike, leja e ndertimit eshte thjesht ceshtje kohe dhe Basha thjesht ka marre pjesen e vet nga e gjitha kjo histori. Po pergjegjesi kryesor eshte Rama e prandaj ne vend qe te merret me anen ligjore, Veliaj merret me shfaqje politike.

  11. Alban Dega says:

    BUJAR NISHANI JO HAJDUT … ESHTE KRYEHAJDUTI I SHQIPERISE

    – Pasi e vodhi Presidencen po orvatet te na vjedhe e sakatoje edhe Shqiperine

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Se pari, Mafia politike qe e zgjodhi Bujar Nishani President te Shqiperise e beri me vota te vjedhura e te trafikuara.
    Se dyti, Bujar Nishani i ka vjedhur Shqiperise postin e Presidentit te shtetit shqiptar duke vepruar ne cdo hap si President i Partise Demokratike te Shqiperise dhe jo si President i Republikes se Shqiperise.
    Se treti, Bujar Nishani ka shperdoruar postin e Presidentit te Republikes se Shqiperise duke e kthyer Presidencen ne nje strehe dhe kazerme per militante dhe fanatike te Partise Demokratike te Shqiperise.
    Se katerti, sot Bujar Nishani doli hapur kunder Kushtetetues se Republikes se Shqiperise duke u hequr shtetasve te saj, qytetareve te drejten per te protestuar kunder Mafias se sterkorruptuar te drejtesise ne Shqiperise, qe eshte kthyer ne nje kancer me qindra metastaza, ne nje kuceder me qindra koke qe po mban peng te asotmen dhe te ardhmen e Shqiperise.
    Se pesti, Bujar Nishani jo vetem orvatet tu heq kete te drejte themelore njerezore per protesten paqesore pa shqye asnje pengese metalike sic veproi ai para dy javesh tek Liqeni, por as nuk u shkel as nje fije bari e nuk u demtua as nje krah fluture.
    Bujar Nishani me karshillekun tipik te Padrinos se tij Berishes po ben rolin dhe funksionin e avokatit te hajduteve dhe kusareve ne drejtesi, qe e kane kthyer Shqiperine ne nje ciflig , ku edhe vete Nishani ka konaket e tij te trasheguar nga gradat, ofiqet dhe shperblimet e pushtuesve turq per familjen e gruas se tij per sherbimet e saj ndaj Portes se Larte.
    Bujar Nishani nuk eshte hajdut… Me qendrimet dhe veprimet e tij ai eshte kthyer ne kryehajdutin e Shqiperise pasi u ka vjedhur dhe po perpiqet te kriminalizoje me deklarata prej Goodfatheri i Mafias politike shqiptare demokracine, te drejten themelore te shprehjes se lire dhe te drejten e protestes paqesore.
    Me rolin e tij prej protektori e tutori te Mafias kusare e vrastare te kryemafiozit Sali Berisha, me mbrojtjen e Shkerdheneve e Argitave, te Gjin Gjoneve dhe Adriatik Llalleve, te Zagarnjoreve e togave te zeza te bera zift nga kusaria dhe vrastaria, te Fullaneve e Ulajve … Bujar Nishani po cjerr edhe masken e fundit te tij si nje ushtar e sherbetor mjeran i saj.
    Bujar Nishani nuk eshte thjesht hajdut…. Bujar Nishani eshte kryehajduti i Shqiperise.
    Deklaratat e tij te sotme jane nje klithme e nje kryehajduti per tu dhene kuraje e nxjerre nga paniku, per te trimeruar Mafian politike te llahtarisur te Berishes dhe Bashes perballe uraganit te Reformes se Drejtesise, qe do tu jepte fund hajnise masive, kusarise, banditizmit dhe vrastarise masive te saj dhe vete Nishanit si nje Shvejk i saj.
    Nuk eshte hajdut vetem ai qe vjedh… Eshte edhe me hajdut ai qe me veprimet apo mosveprimet e tij, mbron dhe inkurajon hajdutet,banditet, mafiozet, kusaret dhe vrastaret e pandeshkuar nga “Ligji jam Une” I Saliqit te 15-te!
    Duke vepruar keshtu, Bujar Nishani shkel dhe dhunon ne menyre flagrante edhe kryeligjin e shtetit ligjor, sipas te cilit, para ligjit te gjithe shtetasit jane te barabarte dhe vete Kushtetuten e Shqiperise.
    A nuk e coi ne gijotine vete babain e ” Ligji jam Une” Luigjin e 14-te revolucioni i pare I mirefillte demokratik ne Bote, ai francez!?
    Cila eshte zgjidhja!?
    Kuvendi i Shqiperise me procedure urgjente te shkarkoje nga detyra Bujar Nishani per shkelje flagrante te Kushtetutes dhe rrenim te demokracise shqiptare!.
    Pasi e vodhi Presidencen duke ia dhuruar pa tapi PD-se, Bujar Nishani po orvatet te na vjedhe e sakatoje edhe Shqiperine!
    Mision i pamundur si per Nishanin edhe per Berishen!
    Drejtesia vonon por nuk harron!

    .

  12. Shqiptar i Ndershëm says:

    Reforma Formale e Drejtësisë e varur nga: [PS & LSI & PD];
    -Do të sorollatet dhe do të përfundojë “furtunë” në një gropë betoni;
    -Do të sorollatet dhe do të përfundojë “furtunë” në një vrimë brekësh.

    SHËNIM:
    1. REFORMA E VËRTETË E DREJTËSISË DUHET TË VENDOSET NGA POPULLI SHQIPTAR;
    (Të përgatitet me ndihmën e Miqëve të Mëdhenj Amerikanë & Europianë).
    2. Është Absurditet të mendohet Reformë Drejtësie nga Shkaktarët e Padrejtësisë;
    ( Kjo Glasë Politike – Juridike Pusht-etare 25 Vjeçare ).

  13. Po tè jesh burrè says:

    Po tè jesh burrè Mero, shkruan dhe per token ku po nderton Sandri , se si e ka mare, kujt ja ka blere, dhe si ka nxjere dhe hipoteken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje