Ka një retorikë në rritje brenda Partisë Demokratike mbi riorganizimin e saj dhe rolin e drejtuesit të ri për ringritjen e partisë. Madje duket sikur i gjithë debati është përqendruar mbi pseudo përplasjen midis ‘të vjetërve’ dhe ‘të rinjve’ në këtë parti. Në të gjithë këtë pseudo përplasje nuk mund të mos shohësh pamundësinë e rinimit (lexo; riciklimit) të ‘vjetëruarve’ që çuan PD-në në humbjen e 2013, por edhe ‘vjetërimin e të rinjve’ me në krye kryetarin e ri, që vijoi rënien e PD edhe në zgjedhjet e 2015.
Personalisht kam qenë që në fillim të mandatit të Bashës në krye të PD, një nga kritikët më të drejtpërdrejtë të tij në drejtimin e partisë. Por sot më shumë se kurrë, mendoj që axhenda personale e tij, në rastin më të mirë nuk është në linjë me nevojat e PD, dhe në rastin më të keq, saboton objektivat politikë të PD.
Vetë impostimi një gjasme debati me ‘të vjetër’ e ‘të rinj’ shpreh në themel mungesën e alternativës brenda PD. Praktikisht baza e PD po vihet në zgjedhjen e detyruar mes dy anëve të medaljes së të njëjtës humbje.
Mungesa e një analize politike të hapur me mbështetësit e vet mbi degradimin politik të 2013 dhe 2015, mungesa e një axhende politike që kaloi në mënyrë të paprecedentë në Kuvendin Kombëtar të PD, kulisat që shoqëruan të gjithë procesin e riorganizimit të partisë, mungesa e një dialogu politik brenda familjes politike, kaosi që sundon sovran sot në administrimin e PD, nuk mund veçse të gjenerojë pakënaqësinë e theksuar të opinionit publik me opozitën edhe në ditën më të keqe të një qeverisjeje diletante dhe autokratike.
Ky debat i stisur, apo pseudo debat, adreson më shumë nevojën e Lulit për të sunduar PD-në dhe jo nevojën e PD-së për t’u administruar siç e meriton
Ka një klimë të shqetësuar të mbështetësve të PD për performancën e PD në zgjedhjet e ardhshme, sidomos në dritën e një qeverisjeje problematike, ku njerëzit kërkojnë një alternativë. Në fakt mbështetësit e PD janë të interesuar në një projekt për ringritjen e partisë dhe ringjalljen e besimit të opinionit publik tek kjo parti. Ata nuk kanë hallin e Lulit dhe të bashkëjetesës së tij me ‘të vjetrit’. Madje brenda PD shqetesimi është që mund të jetë në interesin e kryetarit rrudhja e PD dhe përdorja e ‘humbjes’ si motiv për të ‘spastruar’ partinë.
A ka sot një projekt në drejtim të PD?
Mjafton të lexohet aksioni politik dhe dinamikat e 3 viteve të fundit për të përvijuar projektin e kryetarit.
Në vend të bashkimit dhe ringritjes të së djathtës, sot spektri i djathtë përjeton një degradim dhe rrudhje që u pasqyrua qoftë në ‘dezertimin’ e ‘aleatëve’ që PD promovoi në kurriz të mbështetësve të vet, qoftë në reduktimin e votave që e gjithë e djathta së bashku me vetë PD po përjeton nga zgjedhjet në zgjedhje.
Në vend të ngritjes së moralit opozitar, PD është përplasur sa andej- këtej pa një kurs politik (vetë Kuvendi Kombëtar në mënyrë të paprcedentë nuk miratoi asnjë rezolutë politike). Axhenda politike e PD-së, megjithëse jetojmë nën një qeverisje ku ka rilindur vetëm korrupsioni e krimi, ka reflektuar kaotizmin apolitik të një spektatori të pavëmendshëm. Dhe për rrjedhojë, besimi i opinionit është në limite historike dhe jo çuditërisht, opinioni është dyfish më i pakënaqur me opozitën se me qeverisjen.
PD ka humbur sistematikisht çdo debat politik dhe çdo betejë të tre viteve të fundit. Edhe kauza e dekriminalizimit (më shumë e imponuar nga faktori ndërkombëtar) degradoi në një ligj që pothuaj nuk ka asnjë shans të dekriminalizojë, megjithëse PD e bëri kalë të betejës së vet.
Në të njëjtën mënyrë, qëndrimi ambig i tipit “unë dua po këta s’më lenë” në lidhje me reformën në drejtësi, është i gënjeshtërt si në raport me PD, ashtu edhe me të huajt. Qëndrimet e lëvizshme e kanë vënë PD-në në pozita shpesh herë qesharake dhe jo serioze në sytë e partnerëve, por çka është më keq, në sytë e opinionit publik që ndjek me shqetësim përkeqësimin e zhvillimeve politike.
Mungesa e një aksioni serioz politik në tre vitet e fundit nuk ka lënë vënd për shumë shpresë për një ringritje të PD në zgjedhjet e ardhshme. Përkundrazi, duket sikur drejtuesi i PD është më komod në këto kushte kur edhe pritshmëritë e mbështetësve janë në ulje.
Fundja, partitë modeste dhe jo të rëndësishme ‘sundohen’ më kollaj. Lidershipi i tyre është më i patrazuar edhe nëse ky lidership është mediokër. Nëse një kryetar nuk ngrihet në lartësinë e partisë që drejton, do të ulë partinë në nivelin modestisë dhe mediokritetit të vet.
Nëse është ky ‘projekti Basha’ për një sundim të qetë dhe të patrazuar edhe në humbje, kjo do të ishte e kuptueshme për të, por fatale për PD.
Nëse lulëzon një projekt i tillë, PD është në rrezik.
*Autori ka qene keshilltar i ish- kryeministrit Berisha
Mbase e kalova nxitimthi, por për Saliun nuk lexova gjakundi. Çfarë do të bëni me plakun e shtëpisë që ka shënja të qarta të “demenza senile”.
Ne kemi shprehjen që : plakut vetëm pordhët mos i dëgjo, por sinqerisht në rastin tuaj ngelet që më tepër interes paraqet zhurma e shkarkuesit dixhital të banjës se sa diarreja gojore e Saliut.
Një alternativë është të uleni buzë Lanës dhe me durim, do Zoti ju dëgjon lutjen, të prisni të kalojë kufoma e Atij……
a ndegjove zotin rajerson
une e vura salen ne 1991…sepse rrezova kamunizmin ne 2 prill 1991
berishes I qaifsh hallin se 23 qershori 2013 ishte nje tallje koqesh e arvizive
shiko cfare pushteti I la salindyresires
PUSHTETI PARALEL I SALI MONSTRES:
1-PRESIDENTI
2-K/PROKURORI
3-KRYETARI SHIKUT
4-KLD
5-KLSH
6-70% E ADMISTRATES
7-VOA E ELEZ BIBERISHES
8-VATRA
9- GJYKATAT SHQIPTARE
10-DONALD LULUSHI
11-HELMUTI ALEMANIES
12-KRERET E BANKAVE KRYESORE
13- MIJRA INVADUESIT E BATHORES
Asnjë politikan tjetër në historinë e shtetit shqiptar dhe asaj boterore, sa do i zi të duket në sfondin historik, nuk e konkurron dot Lulqim Bashën sa i takon vjedhjes së parave të shqiptarëve, krimit njerëzor dhe tradhëtisë kombëtare.
I pandehuri Luqiim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv.
Njërin skandal, ku ka luajtur me 220 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës, arriti ta mbyllte me procedurë, falë komandimit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe falangat e tij.
Ndërkaq, për dy histori të tjera kriminale dhe tradhëtare, Lulzim Basha nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë. Bëhet fjalë për vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard në 21 Janar 2011, si dhe për shitjen e 300 km katrorë det Greqisë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze. Lulzim Basha, i projektuari i familjes Berisha për pasardhës i Berishës në krye të Partisë Demokratike, është aktor i dhjetërave skandaleve dhe aferave të ndryshme, por emri i tij lidhet kryesisht me tre çështje, të cilat mund ta fundosin atë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë.
I pandehuri Lulzim Basha është identifikuar përgjegjës për vjedhjen e 220 milionë eurove me tenderin e rrugës Durrës-Kukës, për vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve si dhe për shitjen e detit, Greqisë. Ky njeri i ka kushtuar shtrenjtë Sali Berishës për ta mbajtur. Duke parë tek Basha kukullën me të cilën do të komandonte PD edhe pas dorëheqjes formale, Berisha ndërhyri dhe e shpëtoi Bashën nga drejtësia me procedurë.
Pas 21 Janarit, Berisha ndërhyri gjithashtu, vodhi zgjedhjet në tavolinë për ta veshur Bashën me postin e kryebashkiakut të Tiranës, post të cilin ai e përdori si antiplumb përballë drejtësisë. –
DOSJA KRIMINALE E LULZIM BERISHES
Aferat e dhe skandalet e Lulzim Bashës
1. Shitja e detit, Greqisë
Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.
2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.
3. 21 Janari
21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
19. 9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove.
KONKLUZION
Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë këto prova.Ajo që shqetëson shumicën absolute te shqiptarevë është se si admistrata amerikane dhe ajo e bashkimit europjan tolerojnë këtë serial killer biles LMT e tij Arvizu paturpësisht e quajti “yll ne ngjitje”
Ishte po ky nenpunes ambasador që u shqetësua se pse përvec disa veteraneve,nje shumice e cilesuar e te rinjeve shqiptare shikoje te Enver Hoxha një Gjergj Kastrioti te dytë dhe e vetmja aresye mendoj se eshte trajtimi që bejne disa segmente berishiste ne washington dhe bruksel
Lul Qelbashit qe eshte nje monstre kaluar monstres I cili pasi vrau ne 21 janar 2011 I perdhosi viktimat dhe jetimet e tij gjithmone i shoqeruar nen zgerdhimje ambasadoresh qe ai “diktatori” I tregoi vendin.
Trishtimi me I madh I madh eshte se ne Shqiperi ka vetem nje trim(e)..Ajo quhet Flora Osmani-Hanlelli qe gjatë një takimi në kuadër të fushatës elektorale në Fakultetin e Inxhinierisë, i është drejtuar Bashës me fjalët: VRASËS!……por me nje LULE nuk vjen pranvera..
O keshilltar une ju kundershtoj, ju kundershtoj me gjithe fuqine e logjikes sime. Ju e nisni me retorike dhe e mbyllni me retorike. Retorika sesht gje tjeter vecse mjet konfortimi, mjet mashtrimi per auditorin si e si per ta bere zap ne opinjonin. Retorika ndricon? Sigurisht qe ndricon dhe orjenton per seshte gje tjeter vecse gojtari. Neser te njejten gje do te beje dhe ndonje tjeter me nje shkrim retorik e patetik pro Bashes. Zotni na duhen faktet dhe nuk na duhet elegance podiumi para mikrofonit. ( Per elegance podiumi po na vjen per te vjelle nga retorika e njeshit)Na duhen fakte se per kete gjendje skandaloze te shqiperise mban pergjegjsi dhe opozita. Mban pergjegjsi me fakte dhe penalitete dhe ne nuk kemi nevoje per fjalime godoshesh politike po kemi nevoje per aksione politike. Politikanet shqiptare kann humbur besueshmerine dhe jan kthyer ne banda dhe nuk pin uje asnje lloj retorike. Fakte dhe vetem fakte ku populli po i sheh me ze e me figur dhe po perjeton konsekuencat e politikes duke i shkuar thika ne palce ju beni retorike. Boni se aq e keni ndergjegjen e nivelin sa nje reptil. Na paske qene dhe keshilltar. O zot cfar niveli…
i nderuar, po nuk e filluat fjalen me nje ME FAL se isha dhe une qe i bera fresk atij paloje qe e beri e po e ben kete vend rremuje 25 vjet, me mire mos flisni se na i shpifni. Shate Enverin por dolet demokrate kllufje se ua ka mbledhur nje i marre dhe nuk pipetini. Ndjesa ju ngre dhe te ardhmen para e kini pastaj.
I NDERUAR KOMENTUES
eshte hera e pare qe nuk jam dakort me komentet tuaja
ky dibrani si keshillar por dhe ca Whore si Guxholli..nqs se do behej nje gjyq Nurembergu per naziberishistet me shume do denoja keto zvarranike se vete salimortjen
Sali Bisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi. Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës.
Sali Bishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim.
Sali Bisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran
Flamur u riktheve ne origjine.. bravo… e more ne qafe PD qe u largove nga administrata e saj por as qe ke patur as qe ke ndonje lidhje me PD.
Si rregull, zoti Berisha nuk ka nevoje per mendje. Kjo per faktin e thjeshte sepse ai i di te gjitha. Dhe nese organika kerkon qe ai te kete keshilltar, zoteria ne fjale me ato qe paraqet ne shkrim, le hapur te kuptohet se eshte modeli i keshilltarit qe preferon Berisha.
vetem Bla bla bla… PD e mbaroi misionin e saj.Ktheu bute sistemin dhe kaloi pasurite tek ish nomenklatura.Tash do te kete vetem deshtime duke lene me gisht ne goje qindra mijera demokrate te thjeshte, idealist, shtresa te tera te ish te perndjekurve, ish te burgosurve te marrin arratine.Nje mentalitet komunist transformuar brenda nates ne demokrat s mund te jepte produkt tjeter.Tashme jemi perpara nje katrahure e zhgenjimi total.Ku jane engjejt Flamur .Jane perzene me kohe.Edhe ti je nje nga ata qe kane ndihmuar per kete si mbeshtetes i zonjes se madhe te Shkodres.Tashme nga nje tufe djajsh mos prit asgje.Sa keq kur te zhgenjehen endrrat.Ne djall te veni ne greminen tuaj.
petraqi mu…ose petrovic
ne filipine ne ishujt e humbur te saj ..ne 1974 u kapen 5-6 ushtare japoneze se ishin duke vazhduar luften e dyte boterore pasi kishin shkeputur lidhjen me boten.
pra 30 vjet pas mbarimit te WW2 ata vazhdonin luften..
dhe ju I nderuar po beni te njejten gje me ate fare komunizmi..qe vetem ne shqiperi nuk ishte I tille.
per dijeni pas 1991-1992 ato te ashtuquajturit komuniste si berisha & company u kthyen ne kanibale te eterve te tyre..
ose me sakte pas 2 prillit 1991..pas rezimit me dhune te qeverise stabilitetit dhe marrja pj3se ne votime e antishqiptarit dhe anti humanit Rajersonovic..ata komunista u kthyen ne elezbiberista ne rajersonista dhe makartista…kaq per komentin e pare
KY , autori, e paska keshilluar Berishen qe ka bere e ben ashtu?
Flamur! shko ha ndonje veze te skuqur te Xakja te konvikti 21shit per nostalgji se ste degjon njeri ty