Mos ia përgënjeshtroni “listën” Berishës!

15 Maj 2016, 20:51Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Sali Berisha ka derdhur gjithë talentin e tij për të hartuar një listë që ai mendon se qeveria e përgjon. Lista është ashtu si Berisha e kishte në kohën që ishte në pushtet. Shërbime perëndimore që e dekonspiruan në atë kohë Arben Imamin duke përgjuar diplomatw, politikanë dhe gazetarë, i dorwzuan Prokurorisë dhe një dosje me dokumenta. U verifikua ku e ka blerë në Izrael, Arben Imami aparatin dhe si e ka futur pjesë- pjesë në Shqipëri pas 21 Janarit, por Llalla i la gjysëm hetimet.

Ajo që tani Berisha ka bërë sot, është thjesht ajo që bën me çdo gjë që ka bërë vetw, kur ishte në pushtet. Fjala vjen, kontrollonte gjithçka i biri i tij, që nga tenderat e deri tek tokat në bregdet, tani doemos duhet gjetur një “Zen” tjetër, dhe ka caktuar Olsin. Duhej marrë nga çdo tender një përqindje në atë kohë nga Familja e tij, dhe tani merr çdo do ditë listën e prokurimeve publike dhe u vë gjoba biznesmenëve, duke u përmendur emrin si të korruptuar, pse marrin tendera. Në mendjen e tij të sëmurë mendon se ato që merrte ai, tani i merr dikush tjetër.

Në këtë pike, kështu ka vepruar dhe me përgjimet e supozuara. Thjesht ka menduar kë do përgjonte ai, po ta kishte prapw atë aparatin e Imamit, dhe ka bërë një listë, nga e cila mëson më shumë se çmendon Berisha, se sa kë përgjon Tahiri.

Lista është produkt i vizionit të tij se kush duhet të përgjohet dhe tregon në një farë mënyre një farë rëndësie që ai u jep personazheve brenda PD dhe PS. Ka caktuar brenda PD personat më besnikë të Bashës në mënyrë instiktive, dhe ka përjashtuar nga “përgjimi” i famshëm, ata që janë kundërshtarë të Bashës. E vetmja gjë instiktive që ka funksionuar, është se ka përjashtuar dhe një tufë deputetësh të tij budallenj, që e di që nuk harxhon njeri kohë t’i përgjojw. Brenda PS është përpjekur të bëjw diversion sa mundet. Ka zgjedhur disa përfaqësues të gardës vjetër të PS dhe Erion Veliajn. Nga struktruat e shtetit ka përzgjedhur gjithë besnikët e tij në detyrë. Një mijë herë ta pyesësh Berishën se kush duhet përgjuar, ai këtë listë do të thotë, se këtë listë ka pasur.

Pra, kjo është një listë që skanon më shumë trurin e Berishës, se sa diskun e aparaturës së përgjimit.

E vetmja gjë që duhet bërë, është të mos përgënjeshtrohet kjo listë. Të mos i kthehet përgjigje, jo në sensin që nuk duhet marrë seriozisht, por për t’i krijuar atij idenë se kështu mund të ketë ndodhur. Kjo mund ta mërzisë vërtetë, mund ta dëshpërojë dhe ta ligështojë, pasi do të fillojë të besojë se dhe këta mendojnë njësoj si ai dhe nuk i ka mirë punët. Duhet lënë t’i rritet paranoja dhe pak nga pak të besojë gënjeshtrën e vet.

Do të jetë shumë argëtuese të mos thuhet as “po” as “jo”, por t’i çohen sinjale se është e vërtetë. Kjo do ta bëjë të ndihet keq, dhe pak nga pak të fillojë të mendojë se këta mund të jenë po aq të rrezikshëm sa ai në këtë histori dhe mund t’i prishin punë.

Vetëm se ndonjë ndryshim duhet bërë në listë. Për shembull të shtohet fakti që është përgjuar Shkëlzeni, bisedat me të dashurën, ku i ka çuar paratë dhe ku po i investon, a është trembur nga skandali i Panama Papers, pse iku në Malibu dhe nuk po kthehet dhe kush e kërcënoi, dhe trillera të kësaj natyre. Kjo do ta argëtojë pak më shumë, pasi “qytetari dixhital” është njeri me mish e gjak, që ndodh që dhe trembet.

Por fillimisht mos përgënjeshtroni asgjë. Është e vetmja mënyrë ta shijojmë se si paranoja e një njeriu, për atë që u ka bërë kundërshatërve, mund t’i duket një ditë e vërtetë kundër tij. Është e vetmja gjë që duhet nga kjo qeveri, e cila në fakt duhet ndëshkuar përse nuk e ka përgjuar këtë njeri dhe banditët e familjes së tij të zhytur në krim. Të paktën ta trembi e t’i thotë “të kemi përgjuar”!

21 komente në “Mos ia përgënjeshtroni “listën” Berishës!”

  1. Bunga-Bunga says:

    Ha,ha,ha….. Kane pergjuar Karminen dhe Grigjen policet italiane te “Interforza”. (operazine in codice “Masturbimi”
    Pas grupit te te forteve Starzimiri-Muli, duhej nje aperitiv per te hapur oreksin.
    Ndersa me pergjimet e Bujarit jane marre ata qe nuk kalonin kursin …….

    1. Skypion says:

      Nuk do te merrem me listen e publikuar nga Berisha.E kane botuar te gjitha mediat.Dhe,aq me pak me vertetesine e saj,te cilin vetem Merua yne mund ta vere ne dyshim.
      Por,dua te flas per fenomenin Sali Berisha.
      Asnje opozite nuk do te kishte mundur te bente ate qe ka bere Sali Berisha keto 3 vite qeverisje socialistash.Asnje.
      Te gjitha skandalet, e medha dhe te vogla,korruptive dhe kriminale te ketij pushteti,i ka denoncuar i pari Sali Berisha.
      Energjia e jashtezakonshme qe tulat kundershtarin,kurajoja,guximi,trimeria per te denoncuar cdo krim,sado i rende te jete ai,cdo kriminel,sado i rrezikshem te jete ai,me emer dhe mbiemer,me emer dhe mbiemer dhe me perseritje,duke ia theksuar emrin,eshte tejet mbreselenese.
      Te gjithe jemi te vetedijshem,qe per te mos ishte per Sali Berishen,shume kriminele sot,nuk do t’ua kishte degjuar kush emrin,sepse askush nuk do te guxonte t’i permendte ata.Dhe,ketu perfshij edhe vete opoziten.
      Te gjithe ,dhe per kete jam i sigurte,e admirojne kurajon e pashembullt te Sali Berishes,madje edhe kudnershtaret e tij me te egjer,thelle thelle,ia njohin kete cilesi.
      Per energjine e tij,pra,guximin dhe trimerine per t’u perballur me kedo e kudo,Sali Berisha,eshte nje demon per kundershtaret e tij politik.Eshte nje demon politik.
      Por,me e habitshmja,me e cuditshmja e te gjithave,dhe me ironikja natyrisht,eshte fakti,se ky demon,Sali Berisha,eshte bere me i frikshem per kundershtaret e tij politike … tani qe eshte ne opozite!!!
      Te ngazellyer dikur,para 3 vitesh,kur dha doreheqjen,se shpetuan nga ai,sot,socialistet po e vuajne me shume se kur ishte ne pushtet.Eshte ,me te vertete,nje paradoks qe te cmend!
      Eshte me te vertete shume e cuditshme!
      Shume nga kundershtaret e tij politike,dhe mbeshtetesit e tyre, kam pershtypjen , urojne me veten e tyre, qe me mire demoni Berishe te ishte ne pushtet,dhe si dikur ,sesa ne opozite dhe si sot…!!!
      Se po i cmend te gjithe ata!
      I kane provuar te gjitha menyrat dhe mjetet per ta luftuar kete demon.Te gjitha pa perjashtim.Kane shpikur edhe te reja madje.Asnje rezultat.Hic.
      Pasi i kane perdorur dhe sterpedorur,i perdorin dhe i sterperdorin perseri e perseri derin ne cfilitje!
      Une po marre vetem nje qasje,sa komike aq edhe te gjynahfte ,te socialisteve dhe mercenareve te tyre ndaj Sali Berishes.
      Kur ben nje denoncim Berisha,mundohen ta banalizojne,madje madje,edhe ta qesharakezojne.Raste kemi plot,si ai i avioneve-mushkonja,apo i Shullazit.
      Denoncon Berisha – kundershtaret,mundohen ta banalizojne,duke qeshur…por nuk eshte tamam qeshje…eshte e sforcuar…eshte zgjerdheshje…nga ato zgerdheshje,kur mundohesh te qeshesh me zor … por duke plasur me zemer,duke vuajtur,vuajtur,vuajtur.
      Ja nje shembull shume domethenes: Denoncon Berisha ne Parlament,Arta Dade,qesh ne salle,apo me sakte perqesh e zgerdheshet … “me sajesat e Saliut”!
      Zgerdhihet ne salle shoqja Dade,por kur shkon ne komisionin e sigurise,atje mrrolet,vrenjtet,zemerohet e sterkeqet,duke kerkuar se kush ia jep keto informacione Berishes…
      Ja nje shembull tjeter.E kemi ketu.,Eshte analisti yne.E keni vene re te gjithe.
      Njehere shan e mallekon Berishen,duke uruar publikisht vdekjen e tij;u ben thirrje shqiptareve qe ta terheqin zvarre;madje edhe duke permendur menyra te ndryshme ekzekutimi.
      Njehere tjeter,mundohet te perqeshe,u ben thirrje te mos e marrin seriozisht…
      Dhe,prape historia,per cdo denoncim te Berishes,perseritet.Njehere keshtu,njehere ashtu.
      Si i cmendi keshtu Sali Berisha keta te mjere!

    2. adi says:

      vetem se LSi nuk eshte dakort.
      luan rama tha se ky eshte skandal i madh shteteror nese paisja egziston vertet.
      dhe qe egziston kete e ka konfirmuar vete drejtori i policise.
      edhe Niksoni keshtu e mori me te qeshur ne fillim skandalin e pergjimit.
      mero
      ata qe meren me politike dhe njerezit normal te ketij vendi nuk eshte se jane shume te kenaqur si nje grup i caktuar komentuesish te temes pamvaresisht aftesise tende per tu admiruar si gazetar qe te keqiat e rilindjes i relativizon simbas midese dhe nivelit intelektual te nje grupi te caktuar njerezish ne shqiperi.
      kam pershtypjen qe ne fund per fat te keq kjo do jete e verteta e rradhes dhe hidhur e thene nga saliu.
      kemi aritur per fat te keq ne ate pike ku saliu thote te vertetat e ketij vendi.

    3. Dyrrahu says:

      Prokuroria shqiptare duhet te nxjerr mandatin per t’i kontrolluar shtepite e Berishes, Imamit dhe Mejdiut dhe t’i konfiskoje aparaturat pergjuese, te cilat i kane privatizuar pas ikjes nga pushteti. Pra aparaturat izraletie, te blera per Qeverine ata i kane privatizuar per te pergjuar ne favorin e PD.cfare me keq, me jonjerezore dhe jokombetare duhet te bej Berisha me te tijet per t’i ndermarrre masa ndeshkuese shteti i se drejtes kunder ketyre mafiozeve?

      1. VANDALET E PD-se says:

        DYRRAHU ,KE SHUME TE DREJTE, NE KETE QE THUA . ME KUJTOHET QE NE VITIN 1997,KUR SALIU U LARGUA NGA FRONI I PRESIDENTIT,MORI ME VETE NGA ZYRA EDHE TAVOLINEN ME DRU ARRE,QE R.ALIA KISHTE BERE ME POROSI NE ITALI,MORI KARRIGET DHE TELEFONAT E ASAJ ZYRE DHE PSE JO, NDOSHTA EDHE TAPETET , ASHTU SI DIKUR SILLEJ ME ZYREN E SHTETIT QAZIM MULLETI . KY ESHTE BOTKUPTIMI TIJ PRIMITIV PER SHTETIN , QEVERITARET DHE BAJRAKTARET E SULLTANET ME TE DREJTA ABSOLUTE. KETO I DHA SHTYPI I KOHES,BILE I PRANOI DHE VETE SALIU .

  2. Shqiptar says:

    Mero.Je djall!!

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Mero, eshte ne panik se nuk di kush eshte mbrapa pergjimit.. E morri vesh vone dhe po hedh shashka ne panik..

  4. prr says:

    jua dhe instruksionin turmes dhe per sot, si instruksione per njerez me special needs

  5. astrit says:

    Ky eshte nje psikopat 24 karat.

  6. Nuk i ka lene gje mesuesit dhe sozise se tij enver,jane si dy pika uji,ai zbulonte komplote dhe puce,ky plehu komunist zbulon se si pergjohen brekgrisurit qe u bene milioner.
    Ky plehu komunist para se te na jape listen e pergjimit(po te jete e vertete)te na tregoj se si familja qe ruante dhite e vicidolit na u be milionere(duke shit qumeshtin e dhive),se si sypeshkaqeni shiste armatimet e shqipetareve qe u blene me paret e sklleverve qe punuan per 50 vjet per ate qe ky e kishte idhull.ky pleh komunist te na tregoj se si u be sekretar parteie,dhe pse u be pikerisht ky,se si u caktua nje komunist fanatik,kryetar i te ashtuquajtures PDme sigurimsa………..
    Nga keto pergjime te na tregoj se brekgrisurit bisedonin per pune pajdhi apo per para apo per pushtet apo si te sjellin kryekriminelin ne pushtet.
    PSE KETA, BREKGRISUR KANE KAQ FRIKE NGA PERGJIMET,KUR PRETENDOJNE QE JANE TE NDERSHEM DHE PUNOJNE PER TE MIREN E POPULLIT(apo kane frike se i dalin horrlliqet se si vjedhin popullin).
    UNE PROPZOJ QE TE NA JAPIN EDHE NE POPULLIT NGA NJE APARAT QE TI PERGJOJME DHE TI FILMOJME KETE PLEHRA BREKGRISUR QE PO NA SHKERDHEJN ME KEQ SE ATEHERE KUR SALEHU ISHTE SEKRETAR I ENVERIT.

  7. andromeda says:

    Epo, nuk është e çuditëshme që, edhe pse Berisha bën maskarada dhe djallëzira, atij s’i hyn gjemb në këmbë! Të kish ndodhur gjëkundi kjo që po ndodh në Shqipëri me Berishën do e kishin hequr qafe me kohë bishën. Nga e merr forcën ky bajloz i zi?

  8. ALBAN DEGA says:

    BOMBA ME E RREZIKSHME PER SHQIPERINE SALI BERISHA D.V.

    – REFORMA NE DREJTESI NJE EMERGJENCE KOMBETARE

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    KREJT MEDIAT E OBORRIT MAFIZ BERISHA E QUAJTEN BOMBE LISTEN E TIJ PER TE PERGJUARIT NGA QEVERIA..,
    KU ESHTE BOMBA E BERISHES KETU!?
    A MUND TE JENE BOMBA PORDHET E PLAKUT TE VICIDOLIT NGA FRIKA NE PALCE PREJ REFORMES NE DREJTESI!?
    A MUND TE JENE BOMBA ALUCINACIONET E CMENDURA TE NJE CMENDURI QE TASH 25 VJET PO CMEND KETE VEND!?
    A MUND TE JENE BOMBA SAJIMET PSIKOPATIKE TE QYTETARIT DIXHITAL SALI BERISHA DREJTUAR PADRINOS SALI BERISHA!?
    KOLONELIT NUK KA KUSH TI SHKRUAJ ESHTE TITULLI I NJE PREJ ROMANEVE TE GABRIEL GARCIA MARKES.
    KOLONEL SALI BERISHES KA KUSH TI SHKRUAJ…. I SHKRUAN GJENERAL BERISHA ALIAS QYTETARI DIXHITAL D.V.
    NGA FOTOT VIDEOT E FUNDIT DUKET SE KOLONEL BERISHA ESHTE CAKARDISUR FARE.
    LAJMET NGA GJENERAL BERISHA JANE TRONDITESE…
    IMPERIALISTET AMERIKANE DHE KURVA E VJETET EVROPA E BASHKUAR…E KANE SERIOZISHT REFORMEN NE DREJTESI SOS!
    ARMIKU EDVIN RAMA U PRIT TEPER PERZEMERSISHT NGA VETE “KREU I IMPRRALIZMIT AMERIKAN” BARACK OBAMA. BILE EDHE NGA ZEVENDESI I TIJ… SOS!
    AMBASADORI AMERIKAN DONALD LU DHE VLLAHUTIN E BE-SE PO SHKELIN NE MENYRE FLAGRANTE SOVRANITETIN E IMPUNITETIT DHE NDERHYJNE BRUTALISHT NE PUNET E BRENDSHME TE MAFIAS POLITIKE MEDIATIKE TE LAZARATISTANIT DHE GERDECISTANIT….
    CDO KRAHMARRJE DHE KOHEVRASJE E KOLONEL BERISHES DHE KAPTERREVE TE TIJ NE PRESIDENCE,KLD, KLSH, PPSH, GJLSH, GJKSH PO DESHTON …
    ZEVENDESPRESIDENTI BIDEN PO VJEN NE TIRANE DHE NE PRISHTINE… KETA AMERIKANET NUK E KANE SHUME NE MODE TURIZMIN POLITIK… NJE HALL JO VOGEL I BEN TE MARRIN RRUGE TE GJATA….
    OBOBOBOBO…BO…BO….
    KOLONELIT BERISHA PO I SHKOJNE PORDHET VAZHDA. E MEDIA E TIJ PORDHET E PLAKUT TE VICIDOLIT I BEN BOMBA ATOMIKE GATI SA AJO E GERDECIT QE SHPERTHEU SYPESHKAQENI I TIJ DHE PRSHKAQENI MEDIU
    A MUND TE JETE BOMBE PANIKU QE E KA KAPUR SALI LUGATIN NGA GJAKU I DLIRE SHQIPTAR I 2 PRillit 1991 NE SHKODER, I REMZI HOXHES SE MASAKRUAR NE TORTURA, I 10 000 VIKTIMAVE TE 97-ES, I 26 TE VRAREVE E QINDRA TE PLAGISURVE NGA KORRUPSIONI I TIJ POLITIKO-FAMILJAR NE GERDEC ME 15 MARS 2008, NGA EKZEKUTIMI PA GJYQ E PA ASNJE FAJ I 4 PROTESTUESVE, PLAGOSJA E DHJETRA, ARRESTMI E TORTURIMI BARBAR I QINDRA TE TJEREVE …
    PANIK NGA KORRUPSIONI MASIV QE RRENOI E KALBEZOI CDO HALLKE JETIKE TE DREJTESISE E SHTETIT SHQIPTARE…
    PANIK NGA CMONTIMI I MINAVE ME SAHAT QE LA TE NGREHURA E GATI PER TE SHOERTHYER KUDO SHTRIHEN FIJET E TIJ TE MERIMANGES MAFOZE!
    PANIK NGA FANTAZMAT E VIKTIMAVE TE KRIMEVE TE MAFIAS SE TIJ POLITIKO- FAMILJARE QE I FANITEN NE CDO HAP E NUK E LENE TE QETE PER ASNJE CAST ME KUSHTRIMIN E TYRE PER LIGJ E DREJTES SI TEK MAKBETHI E HAMLETI I SHEKSPIRIT
    NUK MUND TE JENE BOMBA AS PER TRUMCAKE E HARABELA PORDHET E TIJ VERBALE NGA MENDJA E FANTAKSUR E TRURI I CARTUN, NGA GOJA E CTHURUR E SHPIRTI CAKARDISUR
    JO PORDHET E TIJ VERBALE POR VETE SALI BERISHA ESHTE BOMBA ME E RREZIKSHME PER DEMOKRACINE E SHTETIN SHQIPTAR QE E RRENOI DISA HERE DHE E KALBEZOI NE CDO SFERE TE JETES, E CBERI NGA THEMELET DHE I DHA EMRIT TE NDRITUR SHQIPERI TITULLIN BOTEROR TE TURPIT “REPUBLIKA E LAZARATIT”
    PORDHET E PLAKUT TE VICIDOLIT QE MAFIA MEDIATIKE NE SHERBIM E NEN URDHERAT E TIJ I PARAQET SI BOMBA JANE KLITHMA FRIKE E LEMERIE QE PARALAJMEROJNE FUNDIN PA LAVDI TE DINASTISE ALA KADAFI TE SALI BERISHES DHE BANDES SE TIJ TE GANGSTERAVE DHE LAPERAVE
    JANE KLITHMA KUKUVAJKE NE MBROJTJE TE BIZNESEVE TE ARGITES, SHKELZENIT, NISHANIT, BASHES, FULLANIT, ULAJT,POLLOS, RULIT, BODES, IMAMIT….. KREJT HAMAMIT FAMILAR E POLITIK TE BERISHES
    KJO MAFIE KA DALE KREJT JASHTE KONTROLLIT…
    THE NEW YORK TIMES 15 MARS 2008
    CETA E GANGSTEREVE NE MESYMJE
    THE TIMES E LONDRES 11 SHKURT 1997
    PROKURORET DHE GJYKATESIT E STERKORRUPTUAR ME ADRIATIK PALLEN NE RRJESHT NUMERO PARA GJENERAL SALI KADAFIT DHE KAPTERR BUJAR KOMIKUT!
    PERPARA DREJT THEQAFJES ….
    ALARM, PANIK, LEMERI NE DOVLETIN E KORRUPSIONIT!
    HYQYMETI I MAFIAS BERISHIANE NE RREZIK!
    URAGANI I REFORMES NE DREJTESI PO AFRON!
    PERPARA DREJT BANKES SE TE AKUZUARIT…
    REFORMA NE DREJTESI ESHTE JETIKE!
    REFORMA NE DREJTESI ESHTE NJE EMERGJENCE KOMBETARE!
    SOT!
    NESER ESHTE TEPER VONE!
    NESER ESHTE KURRE!
    HIMNI I FLAMURIT KUSHTRON PER CDO SHQIPTAR:
    NGA LUFTA VEC AI LARGOHET
    QE ESHTE I LINDUR TRADHETOR
    KUSH ESHTE BURRE E NUK FRIGOHET
    PO VDES PO VDES SI NJE DESHMOR
    LUFTA PER REFORMEN NE DREJTESI ESHTE LUFTA PER LIGJ E DREJTESI, ESHTE LUFTE PER TE SOTMEN DHE TE ARDHMEN E SHQIPERISE!
    ESHTE LUFTA PER SHQIPERINE SI E GJITHE EVROPA,
    ESHTE LUFTA PER NJE SHQIPERI SI AMERIKA DEMOKRATIKE QE KERKUAN DHE PER TE CILAY LUFTUAN STUDENTET E MBARE SHQIPTARET EHJETORIT QE U PRENE NE BESE DHE TRADHETUAN NGA KOLONA E PESTE E KATOVICES ME KOMISARIN KOMUNIST DHE MISIONARIN E RAMIZ ALISE DHE BEOGRADIT SALI BERISHA NE KRYE!
    JO PORDHET POR SALI BERISHA D.V. ME MAFIAN E TIJ POLITIKE E MEDIATIKE, ESHTE BOMBA ME E RREZIKSHME PER SHQIPERINE!

  9. selim says:

    Megjitheate dhe dhe me gjith inatin qe shprehni ju socialeilindasit me Meron se bashku c’far ka thene Berisha deri tani ka dale e vertete.Berisha thote ja ujku ju krkoni gjurmet ,Berisha thote qe Frroku eshte arrestuar ne Hollande ju kerkoni kush e informoi Berishen ne vend qe ti thoni faleminderit

  10. Agron says:

    100% dakord me Skypion. I ka thene te gjitha.

  11. pajtimi says:

    Po mire , mor njerez, keta socialistet paskan mjete qe pergjojne, por Sali Berisha kur kishte pushtetin e familjes fuste hapur ne mbledhjen e sigurise kombtare Dami Fazlliç-in, kryeagjentin nderkombtar dhe bile u tha se do ta çonte dhe ne parlament. Keta paskan pergjuar ne menyre te paligjeshme, po Fazlliçi ishte i ligjshem?! Mero, je i zgjuar, s’duhen marre per te verteta keto budallalleqe te Sali Berishes, veçse Sali Berisha duhet te izolohet nga njerezit e tjere se i ka infektuar keq me semundjen ngjitese te tij.

  12. Zana says:

    Po Agron harroi 21-janarin , detin, rrugen e blalalalalalal nuk ja vlen me u zgjat. Ps edhe keta po shqepen duke vjedhur , varferi e madhe

  13. Zana says:

    Po Agron harroi 21-janarin , detin, rrugen e blalalalalalal nuk ja vlen me u zgjat. Ps edhe keta po shqepen duke vjedhur , varferi e madhe. Pergjigje si e ministrit te …

  14. Mehmut elezi ish kqppsh says:

    dy fjale per trimin e Jutbines Alban Dega qe ka marre kete topuzin tim dhe po I fut friken Bajlozit te demon-kracise saliserbit kesaj specie macabre te fekonduar ne analet e udb ku kane dhen nje ndihmese special dhe bill rajerson me elez zeherrajn.

    nqs do do te heqesh bajlozin e vicidolit o trimi I cartun Alban dengla..betejen duhet ta besh aty ne amerike se aty I ka rrenjet sali serbi I cili sot eshe 1000 here me I fuqishem se edi impotenti.

    PUSHTETI PARALEL I SALI MONSTRES QE NA I LA PESHQESH ARVIZIU DHE PO TALL LESHT LUL DONALDI

    1-PRESIDENTI

    2-K/PROKURORI

    3-KRYETARI SHIKUT

    4-KLD

    5-KLSH

    6-…70% E ADMISTRATES

    7-VOA E ELEZ BIBERISHES

    8-VATRA NE USA

    9- GJYKATAT SHQIPTARE

    10-DONALD LULUSHI

    11-HELMUTI ALEMANIES

    12-KRERET E BANKAVE KRYESORE

    13- MIJRA INVADUESIT E BATHORES

    14-GJENERAL GRAMAFONIT FEJZI-FRANGAJ

    15-KALI ( GOMARI) TROJES ILIR META

    16-MILJARDA DOLLARE PASURI

    17-KA GARDE (GESTAPO) PERSONALE ME 101 KAMIKAZE QE I KA FRIKE DHE LU LU SHITI RRUGES ELBASANIT

    e fundit o trim I cartun:

    kur amerika lejoi qe berisha te fshije bythen me ekpertizat e FBI…kuptojeni vete o stundent te dhjere te dhjetorit (qe I rruajtet lesh komonizmit vdekur si kanibale) se nuk eshte faji I ramizit dhe enverit por atij mikut tend elezbiberit qe ka qene dhe do jete sali berisha amerikes.

    tung !

  15. seniorcitizeni says:

    O shoku Rama po vere ne ndonje detyre Salen o dere zi,se te iformon per cdo gje si bie fjala Kryespiun,kete pune di ta beje mire o derezi dhe ka dhe arsye pastaj te lehe si qen

  16. mjero says:

    O Mjero!
    Nuk te shqeteson fakti i mundesise secnje pergjimi te paligjshem?
    Je katandisur shegert i qeverise.

  17. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nuk kemi te bejme me nje liste te sajuar nga imagjinata e Berishes,por jane “djegur” miljona $,nepermjet kapjes se Rezart Tacit,K.Balili dhe investitoret ne kompanit offshore.
    Ketu kane qene te depozituara leket e politikaneve kryesor shqiptare,ju jane besuar atyre,per ti menaxhuar !
    Kush e ka rradhen ?
    Berishen e ka kapur paniku,ka angazhuar politikisht Presidentin dhe Prokurorin,lufta e tij eshte per “jet a vdekje”,per kete I duhet te kriminalizoj qeverine,me dekriminalizimin I doli vajze !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje