“Përgjimet” që nxijnë seriozitetin e shtetit

16 Maj 2016, 19:21Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Zhurma e fundit rreth aparaturës së përgjimit në Ministri të Brendshme, në të vërtetë po bën një skaner real, se si funksionon shteti shqiptar, dhe si komandohet ai ende nga Sali Berisha.

Nëse do të ishim një shtet normal dhe nëse ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, do të bënte një skandal, duke përgjuar ilegalisht politikanë me një aparaturë ilegale, atëhere piramida e shtetit duhet të funksiononte kështu: Shefi i Shërbimit Informativ, që mund t’i binte në dorë informacioni, duhet të njoftonte presidentin e Republikës dhe së bashku duhet të vinin në lëvizje Prokurorinë. Pastaj afera do të bëhej publike, do të shkruanin mediat, do reagonte opozita, natyrisht do fliste dhe Berisha.

Kjo është skema e një shteti normal.

Ajo që ndodh këtu është që flet Berisha, duke sajuar një histori, hesht SHISH, duke i hedhur benzinë zjarrit, dhe pastaj reagon presidenti i Republikës, duke u nisur nga zhurma në publik.

Kjo është panorama më e shëmtuar që nxjerr në dritë zhurma e sajuar, rreth aparaturës së përgjimit. Vetë mënyra se si kanë reaguar institucionet e larta të shtetit shqiptar, tregon jo vetëm mungesën e seriozitetit të shtetit, por dhe faktin që ata ndjehen ende vartës të Sali Berishës dhe reagojnë vetëm kur flet ai.

Në një shtet normal, kur një mashtrues paranojak si Berisha përflet emra si të përgjuar, ai thirret i pari për t’u hetuar, dhe pastaj institucionet e shtetit reagojnë mbi vërtetësinë apo pavërtetësinë e asaj gënjeshtre, e cila cenon deri sigurinë kombëtare të vendit. Por, tradita më e fundit që po përpiqen të konsolidojnë në Shqipëri treshja Nishani- Ajazi- Llalla, është që të vihen në lëvizje për deklarata të Berishës, pa hetuar Berishën.

Fjalal vjen, shteti u vu i gjithi në lëvizje pas denoncimit të Berishës për ndërhyrjen e Shullazit në Universitet, dhe mirë bëri, por kur gjatë hetimit, ata që citoi Berisha u tërhoqën nga deklaratat e tyre, Berisha nuk u thirr të hetohej dhe të nxirrte burimet e tij, duke rrezikuar ta lërë dhe Shullazin të lirë pas kësaj.

E njëjta gjë në rastin konkret. Berisha publikon një faksimile të sajuar vetë, fut dhe një shifër 375 zyrtarë të përgjuar, jep disa emra sipas fantazisë së tij, edhe perverse, edhe idiote njëkohësisht, dhe në finale reagon dhe presidenti i Republikës.

Nëse presidenti i Republikës është informuar nga letra që ka sajuar Berisha, ai , Ajazi dhe Llalla duhet të shkarkohen vetëm për këtë shkak, si persona të paaftë dhe shoqërisht të rrezikshëm me paaftësinë e tyre, pasi kanë përmbysur piramidën e shtetit dhe nuk kanë kryer detyrën e tyre.

Por, meqë kjo histori është sajuar sa të shtyjë dhe një javë kundër reformës në drejtësi, do përfundojë sërisht pa u hetuar Berisha dhe pa u marrë vesh kush janë ata 375 të përgjuarit.

E vërteta e hidhur është se shteti shqiptar vihet në lëvizje nga sajime politike të Berishës, i legjitimon ato duke sajuar dhe procedurë hetimi, dhe në finale, nuk hetohet vetëm burimi i dizinformimit.

Kjo nuk ka të bëjë me faktin se Berisha ndjehet i përgjuar apo opozitarë e pushtetarë ndjehen të rrezikuar nga një përgjim ilegal. Po të jetë për atë punë, më shumë të rrezikuar ndjehen socialistët në pushtet nga ndonjë përgjim illegal, se sa ata të opozitës. Të përgjosh këtë opozitë është të harxhosh energji kot, pasi ajo është personalizuar aq shumë nga Berisha dhe aksionet e tij personale, sa nuk ka nevojë ta përgjosh, por vetëm ta dëgjosh e ta lexosh dhe të flesh i qetë, se kanë shkuar për lesh.

Problem është se ky rast tregon se si Berisha, njësoj siç ka degraduar opozitën, ka degraduar dhe ato institucione të rëndësishme të shtetit shqiptar që kontrollon ende, për shkak të vesit që ai ka për të përdhunuar çdo gjë të vetën. Prokuroria, SHISH dhe Presidenca, ende ndjehen vartës të tij, dhe në vend që ne të informohemi prej tyre dhe pastaj të debatojmë me Berishën, ata informohen nga Berisha dhe reagojnë duke prodhuar debat politik.

Këto përgjime më shumë se sa na tregojnë a ka dashnore Mul Noka, a ka pirë Ben Ristani, apo çfarë brekësh ka blerë Armina, a ka hëngër aragosta Esmerlada Shkjau, apo a ka marrë dozën Berisha, na tregojnë një shtet jo serioz, deri në karagjozllëk, i cili është kthyer në një piramidë kokëposhtë, mbështetur ende tek Berisha.

18 komente në ““Përgjimet” që nxijnë seriozitetin e shtetit”

  1. March says:

    Mero Baze duhet te kandidoje per zedhenes te PS-ja.

    1. LU+L=LUL K/M 2017 says:

      E KENI SERIOZISHT ZOTI MERO QE KA SHTET SHQIPTAR..DHE PO U ERRESOKA ?
      Nuk e kuptoj pse kjo furtune per ca pergjime?
      kush e ka vene berishen te hedhe e pari vallen nga 1991 dhe ne vazhdim dhe nje edi rame qe merret fasada
      ..
      Pse po shikohen dhe molekulat e PS dhe JO planetet e ssali mortjes?
      Me shume se krimi Bash Berishes.
      .me shume se hipokrizia e Don Luse & helmutit gjerman.
      .me shume se tradhetia biblike e Edi Rames
      me shume se ndyresia e Ilir Metes
      eshte miopia e SHTYPIT SHQIPTAR qe e shikon te keqen vetem brenda vendit dhe jo nga faktoret e jashtem qe jane kryesore ne vende te vegjel si Shqiperia
      ________________
      Per hire te se vertetes Gerdeci hodhi ne ere besimin qe kishin shqiptaret te dipllomacia dhe te kjo admistrate amerikane..kjo ka shume rendesi zoti se ti si Enverhoxhofag nuk shikon qe populli rrugeve psheretin,,dhe thone qe ne kohen e xhaxhit ishim mire kur ishim keq..
      Kurse fatale per kombin shqiptar ishte se pas 2 prillit 1991 nuk kishim nje parti demokratike por nje parti antikomuniste qe arriti deri ne genocid karshi kundershtareve pothuaj te vdekur..pra u shendruan ne vampiroide dhe berishen kanibalin e tyre..
      Nuk shikoj kaq tragjik gerdecin ne aspektin shqiptar ne krahesim me ate amerikan…pra shkalla e fajit eshte 90 perqind e amerikaneve dhe 10 perqind e shqiptareve..
      Por ajo qe ben me faj admistraten amerikane,mediat shqiptare +Meron si dhe pordhacin e batutave Edi Rama eshte ky dokumenti i meposhtem..qe ne nje fare menyre eshte dhe shenjterimi Enver Hoxhes:

      Dhe ajo qe eshte me kryesorja:
      Pse nuk egzekutohet kryekrimineli berishe per kete KRIM KUNDER NJERZIMIT

      Urdhrat sekretë të marsit ’97!
      DOKUMENTET
      1-SHIK-ut i jepet leje për të vrarë
      Serinë e Urdhrave Luftarakë ‘Sekret’ e hap urdhri i datës 2 mars 1997, i firmosur nga Komandanti i Operacionit Luftarak, Gjeneral Bashkim Gazidede. Ja urdhri luftarak:
      “Republika e Shqipërisë/Shërbimi Informativ Kombëtar/ Sekret, Tiranë më 02.03.1997.
      Urdhër Luftarak Nr 1. Veprimet Luftarake të Batalionit të Shërbimit Informativ Kombëtar.
      Në situatën e krijuar nga rebelimi i forcave terroriste për rrëzimin me dhunë të rendit kushtetues, me qëllim që të parandalohet kjo veprimtari, URDHËROJ:
      Batalioni i Shërbimit Informativ Kombëtar, me përbërje Kompaninë II, Skuadrën e ndërlidhjes, Skuadrën e ndihmës së shpejtë dhe togën xheniere, të lëvizë në drejtimin Tiranë-Fier, duke u përqendruar në Qafën e Koshovicës me detyrë:
      -Në bashkëveprim me forcat e Ushtrisë dhe të Rendit, të pengojë, të bllokojë, të asgjësojë ose të kapë rob forcat, që mund të tentojnë të vijnë në drejtim të qyteteve Fier, Lushnjë, Tiranë.
      -Komandanti i Batalionit, gjatë rrugë marshimit, të organizojë sigurinë e kolonës dhe në rast ndeshjesh, të hapet në formacion luftimi për të penguar trupat që mund të sulmojnë dhe me zjarr t’i rrethojë e t’i asgjësojë ato. Komandanti i Batalionit, gjatë marshimit dhe me mbërritjen në vend të bëjë organizimin dhe vendosjen e forcave në vend, mënyrën e bashkëveprimit dhe koordinimit të veprimeve të mëtejshme.
      -Ndërlidhja me Shtabin e Qendrës të mbahet me celular dhe radio. Përgjigjet për këtë, Shefqet Meda.
      -Të merren me vete një komplet luftarak i shpërndarë dhe një rezervë, pajisje mjekësore si dhe 5 transportues të blinduar. Në dispozicion të Batalionit caktohen 8 makina të mëdha dhe 3 makina të vogla. Kompania I qëndron në rezervë.
      Ky Urdhër hyn në fuqi në orën 22:30.
      Komandanti i Operacionit/
      Gjeneral Bashkim Gazidede. (Firma)”
      2-URDHËRI PËR MOBILIZIMIN E MERCENARËVE NË VERI
      ‘Sekret’
      URDHËR
      Nr. 82, datë 09.03.1997
      TEPËR URGJENT
      RRETHE: -Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Dibër, Kurbin, Lezhë, Malësi e Madhe, Burrel.
      Të gjithë rezervistët që paraqiten në repartet ushtarake të rrethit tuaj të vishen e kompletohen me armatimin e nevojshëm dhe të nisen urgjent në Akademinë e Forcave Tokësore në Tiranë (ish-Shkolla e Bashkuar).
      Lajmëroni dhe Shtabin e Përgjithshëm.
      09.03.1997
      KOMANDANTI I OPERACIONIT
      Gjeneral Gazidede (Vula, firma)
      SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË USHTRISË
      Gjeneral Major Adem Çopani (Vula, firma)
      3-PLANI I VEPRIMEVE LUFTARAKE
      Plani i veprimeve luftarake i forcave pjesëmarrëse në asgjësimin e kryengritësve rebelë në jug të Shqipërisë prej datës 1 deri në 30.3.1997.
      IDEJA E ORGANIZIMIT
      Nëpërmjet mobilizimit të trupave rezerviste nga Shqipëria e Mesme dhe e Veriut, në bashkëpunim me trupat Komando-Presidenciale si dhe përdorimin e gjerë të aviacionit, artilerisë, lëndëve helmuese luftarake (LHL) dhe të grupeve të zbulimit, në zonat kundërshtare, të realizohet përqendrimi i trupave në brigjet Veriore të lumit Vjosa si bazë nisjeje, për të ndërmarrë mësymje të përgjithshme, duke dhënë goditjen kryesore në drejtim: Fier-Vlorë dhe atë ndihmuese në drejtimin Gjirokastër-Sarandë, për të asgjësuar fizikisht të gjithë personat që do të kundërshtojnë dhe në pamundësi të realizimit të objektivave të përdoren për terror ndaj rebelëve, bombardime me aviacion, LHL(Lëndë Helmuese Luftarake), mjetet e blinduara deri në vendosjen e plotë të pushtetit ushtarak.
      OBJEKTIVAT E OPERACIONIT
      Mobilizimi i trupave nga data 4 deri më 7 mars 1997.
      -Përqendrimi i trupave në bazën e nisjes Fier-Ballsh, Këlcyrë, Përmet.
      -Hartimi i listave për personat që do të asgjësohen, në qytetet Vlorë, Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë e Sarandë.
      -Kapja e urave kryesore të kalimit të trupave Ura e Mifolit(Vlorë), e Pacinit (Mallakastër), urë e Dragoit Leklit (Tepelenë), Qafa e Muzinës (Gjirokastër), etj.
      -Desantimi (ulja) e trupave speciale në rajonet e fushë Çajupit, aerodromi i Gjirokastrës, Sarandës, Rrafshnalta e Kurveleshit.
      -Zbarkimi nga deti në drejtim të Vlorës, 4 deri 6.3.1997.
      -Përdorimi i forcave të Akademisë së Rendit, forcave speciale në rajonet ushtarake të Arshi Lengo në Gjirokastër.
      -Vendosja e lidhjeve direkte midis forcave qeveritare me repartet e policisë e SHIK-ut.
      -Organizimi i terrorit në popullsinë e qyteteve Vlorë, Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Delvinë e Sarande, djegie e shkatërrime;
      -Kufizimi me çdo kusht i përhapjes së kryengritësve, në veri të lumit Vjosa.
      -Mbrojtja me çdo kusht e Tiranës nga marshimi i forcave rebele të Jugut.
      -Bllokimi me çdo kusht i urës së Rrogozhinës Qafës së Kërrabës (me forca policore e ushtarake).
      -Kontrolli i gjendjes morale dhe origjinës gjeografike të trupave për mbrojtjen e Tiranës dhe neutralizimin e ushtarëve të Jugut.
      -Përdorimi i aviacionit luftarak gjuajtës e bombardues, nga regjimenti i Gjadrit, përqendrimeve të forcave rebele në Sarandë, Tepelenë e Vlorë.
      FORCAT E MJETET PJESËMARRËSE NË OPERACION
      -Tre Brk (Tiranë-Kavajë)
      -Dy Bra (Gradec-Fush-Krujë)
      -Dy BrT (Vlorë-Gjirokastër)
      -Nje Br Xheniere
      -Një Regjiment Aviacioni (Gjadër)
      -Dy distrikte detare (Durrës e Shëngjin)
      -Një Repart Komando (Përmet)
      -Një Repart Logjistike
      -Të gjitha forcat e komisariateve (Vlorë, Përmet Tepelenë, Delvinë dhe Sarandë).
      Numri i pjesëmarrësve në operacion, 25 mijë vetë.
      FAZAT E OPERACIONIT
      FAZA E PARË 1-10.3.1997
      -Mobilizimi i forcave dhe përqendrimi në baza e nisjes.
      -Pastrimi i zonave rebele nga persona që drejtojnë rebelët.
      -Përpunimi me aviacion, artileri e lëndë helmuese luftarake (LHL)
      FAZA E DYTË 10-30.3.1997
      -Lëvizja e forcave drejt qyteteve kryengritëse
      -Vendosja e pushtetit ushtarak në këto zona
      (Komanda e Operacionit. Firmat)

      A KA NEVOJE PER PERGJIM KY KRIM NAZI-BERISHIAN
      LIDHENI SALIQENIN OSE NA KTHENI PERMENDOREN E XHAXHIT MADHERISHEM

      1. Skypion says:

        Eshte bere e fashme ajo thenia e sociopatit Rama “prisni,prisni se s’keni pare gje akoma!”.
        Perhere pas cdo skandali te kesaj qeverie, ne kemi cituar sociopatin Rama;pikerisht shprehjen e mesiperme.
        Ndodhte skandali,dhe thoshim “prisni,prisni…”;ndodhte skandali tjeter,ne prape “prisni,prisni…”;dhe gjithmone kishim parasysh skandale me droge,prostitucin,frroker e shullazer;me kriminele te lidhur me policine,nen mbrojtjen e saj;me police e kryepolice qe bashkepunojne kriminele;me Tahir qe u siguron mbrojtje krimineleve etj .
        Gjera te ngjashme.
        Skandali i pergjimeve,i kalon pritshmerite e “prisni,prisni…”.Tashme nuk kemi te bejme me kriminele qe bashkepunojne me policine,dhe me minister qe flirton me krimin,dhe mbron kriminelet.
        Edhe keto jane krime nga ana te tij.Por,te atilloji,si me thene,te terthorta.
        Tanime jemi ne rastin e krimit te drejteperdrejte,ku Ministri i Brendshem ben krimin ne veten e pare.Krim ky edhe me i rende se ai krimineleve qe ka mbrojtur dhe mbron.Sepse ,ato lloj krimesh jane ordinere.Te zakonshme.Droge,trafiqe,larje hesapesh etj etj.
        Kurse ky i Tahirit eshte krim i jashtezakonshem.Eshte krim qe behet ndaj sistemit,ndaj rendit kushtetues,ndaj shtetit,ndaj vlerave demokratike qe jane ne themel te shoqerise.
        A thua,a mund te thuhet perseri shprehja e Rames “prisni,prisni…”?!
        Duket,sikur krimi i Tahirit i ka vene kapakun.Duket se pas ketij skandali,nuk kemi me se c’te presim.
        Eshte gabim.
        Eshte gabim,sepse keshtu menduam edhe ne skandalin e pare,pastaj ne ate te dytin,duke vazhduar me te tretin, e keshtu me radhe pas gjithe skandaleve te panumerta.
        Une ,me pergjegjesi te plote,me bindje te thelle them perseri: prisni,prisni se s’keni pare gje akoma!
        Ky eshte vetem fillimi.
        Eshte fillimi i luftes per mbijetese te kesaj qeverie,te ketij pushteti.Askush te mos kete iluzionin me te vogel,se skandalet do ta bejne kete pushtet te inkriminuar,te largohet normalisht.
        Per te ardhur ne pushtet,Rama dhe Tahiri,kane bere nje krim te madh.Ate te 21 janarit 2011.Bene kruban kater njerez.
        Per te mbajtur kete pushtet,Rama dhe Tahiri,pas as me te voglin dyshim,qe do te mund te benin nje krim edhe me te madh se ky.Kjo eshte logjike.
        Kush kujton se keta kriminele do te largohen nga pushteti nga skandalet,sado te shumta e skandaloze te jene ato,genjen veten.Eshte naiv.
        Prandaj,ju them edhe njehere: prisni,prisni se s’keni pare gje akoma!

    2. antifashisti says:

      Eshte kjo arsyeja se pse per 26 vjet akuzohet,shpifet dhe perdhoset ENVER HOXHA,sepse vetem ai NDERTOI SHTET TE VERTETE SHQIPTAR e jo satrapi Zogolli e ca me pak tradhetari Sali Berisha!
      Per ta cuar Shqiperine deri ne kete gjendje dhe me keq e ka paguar UDB-ja Sali Berishen,ndersa SHBA dhe Europa tallen me ne!
      Doemos qe kjo eshte edhe puna e tyre!
      Te kete bere valle ndonje politikan ne bote kaq KRIME DHE DEME ne cdo drejtim nje shteti sa ka bere ky banditi Berisha dhe te mos jete VARUR NE LITAR?
      As Hitleri nuk i ka bere kaq krime Gjermanise!
      Ne loje ketu jane edhe DORDOLECET NE PUSHTET SOT,Edi Rama dhe Ilir Meta!
      Ndersa populli ngrihet ne protesta vetem per 5 pemet e shkulura tek liqeni!
      JA KJO ESHTE TURMA ne vend qe te ishte popull!
      ENVER HOXHA I BERI SHQIPTARET NJEREZME DINJITET,NDERSA KAPITALIZMI I KTHEU NE…..DELE!!!

  2. sala kriminel..fajtor eshte Donald Rameta says:

    Durimi ka prekur fundit.
    25 vjet me rradhe qe shohim nje pervers qe thone se “hudhi” komunizmin ne 1991-2 qe eshte genjeshtra me makabre ne historine boterore.
    Sali Bisha eshte krimineli me i pafajshem ne bote por me i djallezuari PASI KA KAPUR PENG..edhe zyrtare te larte amerikane por dhe koka te kupoles PS.
    ivetmi ngushellim ngelet enver hoxha qe duhet te nisi shenjetrimi i tij
    kete nuk e them une por edirama me donald lune.
    Pse?..lexoni me poshte..
    ……………………..
    Kabllogramet, Shkëlzeni presion Luan Hoxhës
    Kabllogramet e ambasadës amerikane në Tiranës, dërguar DASH, dëshmuan qartësisht se çfarë mendonte Uashingtoni për pushtetin e Sali Berishës. Në kabllogramet e publikuara nga Uikiliks, përmendej Luan Hoxha për një bisedë në të cilën ai kishte informuar ambasadorin amerikan Uidhers në lidhje me Gërdecin. Hoxha kishte dënuar tek Uidhers edhe kërcënimet e djalit të Berishës, nëpërmjet telefonit. “Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e ambasadës së SHBA.
    Uikiliks, SHBA: Berisha strehon të akuzuarit e Gërdecit
    Në një kabllogram të dërguar më 17 prill 2009 nga ambasada amerikane drejt Departamentit të Shtetit, thuhet se: “Të akuzuarit e skandalit të Gërdecit mbajnë postet qeverisëse në Shqipëri dhe madje, atyre po u kërkohet ndihma-ekspertizë për hetimin më të madh në vend”. Sipas amerikanëve, të pandehurit e Gërdecit hetuan veten për tragjedinë. Në kabllogram theksohet se kjo është një shaka e Ministrisë së Mbrojtjes pasi Prokurorja e përgjithshme ka dërguar një kërkesë në Ministrinë e Mbrojtjes për ndihmë me ekspertizë ushtarake në hetimin për Gërdecin, dhe kështu drejtori e gjen veten duke dhënë ekspertizë dhe këshilla për hetimin. Pasi edhe pse akuzohen për shpërdorim detyre, drejtorët nuk janë lëvizur nga postet.
    Kabllogrami, Fahri Balliu u përfshi në Gërdec
    Ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers, informoi Departamentin Amerikan të Shtetit, mbi përfshirjen e një klani të ri të familjes Berisha në Gërdec, për mbrojtjen e përgjegjësve të tragjedisë si dhe për presionet mbi Ina Ramën për të mbyllur skandalin. Në kabllogramin që mban datën 17 prill 2009, thuhet se Fahri Balliu është i përfshirë në skandalin e Gërdecit, por ai çuditërisht nuk u hetua nga drejtësia.
    Kabllogrami, Shqipëria theu embargon e armëve
    Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, në një kabllogram drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, trajton trafikuan e armëve dhe rolin e MEICO-s. Në kabllogram thuhet se Shqipëria ka shkelur embargon e armëve me Kongon, i ka shituar Sudanit helikopterë si dhe ka trafikuar armë sistematikisht drejt Afganistanit.
    Kabllogrami, Berisha afera me armët
    Një tjetër kabllogram që zëvendësambasadorja amerikane në Tiranë Deborah Jones i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, flet mbi përfshirjen e kryeministrit Berisha dhe kreut të shtetit në një skandal me pronat e ushtrisë shqiptare. Në kabllogramin e saj, shpreh shqetësimin e thellë për spastrimin e të gjithë drejtuesve të lartë të ushtrisë, të cilët nuk pranuan t’u shesin pronat e ushtrisë miqve të Berishës.
    Agjent i UDB
    Sali Berisha akuzohet se është rekrutuar nga UDB, shërbimi sekret jugosllav. “Sali Berisha është spiun i UDB jugosllave. E ka vendosur Shqipërinë dhe Kosovën nën varësinë energjitike të klaneve mafioze serbe”, ka deklaruar Taulant Balla. Në këtë kuadër, dyshohet se kryeministri i ka ruajtur lidhjet e tij me të gjitha pushtet që janë instaluar në Serbi, përfshirë edhe atë të Millosheviçit.
    Bombardimi i Vlorës
    Sali Berisha deshi të mbante pushtetin me dhunë në ’97. Ai urdhëroi bombardimin e Vlorës me avionë ushtarakë, por fatmirësisht asnjë nuk ia zbatoi urdhrin. Më tej, ai tentoi të shtypte revoltat me SHIK-un famëkeq të Bashkim Gazidedes.
    SHIK-u famëkeq
    Emri i Sali Berishës lidhet me SHIK-un famëkeq. Ai ishte pjesë e një mekanizmi represiv të qeverisjes 1992-1997, me shpërndarjen e dhunshme të protestave të opozitës, me burgosjet pa shkak të kundërshtarëve, si dhe me antiamerikanizmin drithërues, që kaploi në ditët e saj të fundit, qeverisjen e parë të demokratëve.
    Zhdukja e Remzi Hoxhës
    Emri i tij lidhet me ngjarje ende të pazbardhura si rrahja për vdekje e një mitomani që e morën për gazetar, Bardhok Lalës, dhe zhdukjes së një biznesmeni kosovar, Remzi Hoxhës. Familja e të nderit Hoxha akuzon edhe sot Berishën dhe Gazideden për vrasjen dhe zhdukjen e njeriut të tyre. Thuhet se Hoxha u zhduk se ishte dëshmitar i lidhjeve të Berishës me Millosheviçin.
    Trafiku i armëve
    Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm Arben Imami kanë thyer embargon e vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke trafikuar armë drejt Libisë në bashkëpunim me sekserë serbë të kërkuar ndërkombëtarisht. Ky është konstatimi i raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për trafikun e armëve.
    Vrasjet e 21 Janarit
    21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
    Vrasjet e Gërdecit
    Gërdeci është krijimi më i madh njerëzor dhe ekonomik i familjes Berisha. Tragjedia e Gërdecit është orkestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga familja Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
    Shitja e detit Greqisë
    Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar.
    Skandali me rrugën Durrës-Kukës
    Tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Protagonist është sërish Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro.
    Grabitja e SHQUP-it
    Sali Berisha po tenton të largohet nga pushteti, duke marrë me vendet edhe pasuritë shtetërore. Me një vendim të fshehtë dhe në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes dhe Presidentit, Berisha tjetërsoi Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, duke e kthyer në seli për PD. Po ashtu ai mori edhe Shtëpitë e Oficerëve në Fier dhe Shkodër.
    Zhdukja e Kosta Trebickës
    13 Shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.
    Damir Fazlliç, skandali me pronat dhe Argita
    5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions.
    Zhdukja e 1.3 miliard USD
    .3 miliard USD janë zhdukur nga Shqipëria. Organizata “Global Financial Integrity” deklaroi se elita e korruptuar ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria. Ministri i Financave Ridvan Bode tha se ishte krenar për këtë shifër.
    Përplasja me SHBA për SHISH
    Korrik 2010. Shërbimi Informativ Shtetëror kthehet në një mollë sherri mes amerikanëve dhe qeverisë Berisha. Partia në pushtet tentoi të miratonte një ligj në Kuvend, i cili e kthente SHISH në një vegël në duart e Berishës. Beteja përfundoi me përçarjen e mazhorancës dhe më tërheqjen e Berishës para se të humbte pushtetin.
    Shkarkimi i kreut të SHISH
    Duke sfiduar hapur amerikanët, kryeministri Sali Berisha, ia arriti më në fund që të shkarkonte kreun e SHISH, Bahri Shaqiri, duke e zëvendësuar më një kamikaz politik, me të shkuar të zezë në SHIK-un famëkeq.
    hkarkimi i Ina Ramës
    muaj para se t’i mbaronte mandati. Skandali bëri bujë ndërkombëtare. Zonja Rama u zëvendësua me një njeri të besuar.
    Spastrimet në Ushtri
    as kapjes së Presidencës, Berisha iu turr Ushtrisë. Disa gjeneralë u liruan nga detyra në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë bazë ligjore. Në vend të tyre u katapultuan ushtarë të oborrit të pushtetit.
    Masakra në drejtësi
    Pas bllokimit dhe rrëzimit të dekreteve të Topit, Berisha arriti ta shtrinte kontrollin e tij në piramidën e drejtësisë. Ai diktoi disa emërimeve nepotike në KLD, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe gjykatat e shkallëve më të ulta.
    52 hidrocentrale në duart e klanit familjar
    Gjatë tetë viteve në pushtet, mazhoranca e djathtë, ka dhënë 100 leje për ndërtimin e rreth 400 hidrocentraleve të përmasave të ndryshe. Licencat për ndërtimin e hidrocentraleve i kanë marrë kryesisht kunetërit e ministrave, burrat e deputetëve, njerëz pranë familjes kryeministrore dhe sekserë anonimë. Njerëzit e pushtetit kanë marrë 52 hidrocentrale.
    20 ligje klienteliste
    Kuvendi i Shqipërisë, gjatë tetë viteve të fundit, përpos shkeljes në mënyrë sistematike të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, është kthyer në një zyrë noteria e qeverisë, ku noterizon dhe vulos dhunën e kartonëve ligjet klienteliste. Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar plot 20 ligje klienteliste.
    Shitja e Albtelekomit
    . Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.
    Fshesa në administratë
    Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padrejtësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.
    Fahri Balliu
    15 Shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.
    Minierat
    29 Gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.
    Presioni ndaj Financial Times
    2 Prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.
    Spotet turistike
    Prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja.
    Arben Sefgjini
    5 Maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.
    Largimi i FMN
    23 Shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode.
    Lejet e ndërtimit
    26 Tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit “Për territorin”. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.
    Ligji i dosjeve
    16 Dhjetor 2008: Ligji i “Spiunëve”, Berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. “ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera” deklaroi Berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte çështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazlliç e Durrës-Kukës.
    Skandali me “Plazhin e Gjeneralëve”
    29 Janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e “Plazhit të Gjeneralëve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD…vijon..nderpritet rromani per korrektese se duhen rromane

  3. akil says:

    Nuk e di ku ke qene zotrote keto dite, por Berisha ka reaguar vetem pas pranimit te policise per ekzistencen e pajisjes dhe refuzimit per dorezimin e saj tek oficeret e policise gjyqsore. Ky nuk eshte nje skandal i iniciuar nga Berisha por nga prokuroria. Refuzimi policise per te dorezuar mjetin e pergjimit e perlyen keqas dhe forcon dyshimin qe kjo te jete e vertete.

    1. Goni says:

      Ke harruar patjetër shumë të këqija vampirit berishë. As vetë djalli nuk ka bërë aq të këqija sa ky malok viçidoli

      1. ben says:

        Goni
        Ke shume te drejte
        Vetem se ky djall po zbulon ca te verteta te djajve te tjere qe paskan qene me djall se vete djalli.
        Po ti ke te drejten tende per tu genjyer dhe tallur.

  4. ben says:

    Mero
    Po ministri I brendshem sikur tha ndryshe
    Tha qe ka nje 3 jave qe po instruktohen ca police.
    Drejtori I policise thote qe paisja eshte po eshte e italianeve.
    Ish minister I brendshem luan rama thote se asnje qofte dhe italianet nuk mund te fusin paisje te tilla ne menyre te jashtligjshme.
    Ti Mero thua ndryshe
    E ne si popull themi nese duhet nje paisje e tille pse nuk marin 3 ose 10 ?
    Po pse nuk e fusin ne menyre te ligjshme eshte pyetja?
    Mero sado I zoti qe je ti si gazetar keta ne zullum kane ardhur ne ate pike qe jo vetem nuk ju ben dot derman po thjesht po konsumon dhe veten.

  5. Devolliu says:

    Sali KRIMINELIT i shërbejnë: Nishansakati i Presidencës, Likefloriri i Kuvendit, Dhallëgjiza i Prokurorisë, Ajazvishua i SHISH-it, Zagarnjori i gjykatave e tërë zagarët, kuliçërat e gjingjonërat që janë në institucionet kryesore të Shtetit.

    1. Albi_I says:

      Edhe TIMS-in e Balilit keta sherbetoret e pastruan? Edhe Frrokun keta nuk e arrestuan? Apo ishin cunat e #policiaqeduam e Tahirit qe kishin mendjen te dridhnin nje trefletesh nderkohe?

  6. Daniel says:

    RAMA TI LARGOHET PIKTURES DHE TE MARE PUSHTETIN NE DORE. FAKTI QE AI PUNON AKOMA ME TE EMERUARIT E BERISHES TREGON SE AI NUK ESHTE NE DREJTIMIN E SHTETIT E PER PASOJ RILINDJA KA MBETUR NE LETER.

  7. astrit says:

    Mire per Shullazin LLalla nuk e thirri Berishen, por per denoncimin per armatosjen e popullsise kur do ta therrase?

  8. shaban says:

    Perderisa e thua ti Mero se nuk ka aparat pergjues ne e besojme sepse ti je njeri i drejte por nese fjalet e Berishes vertetohen sic jane vertetuar deri tani:si psh ,rasti i avionit te droges qe ti bashke me Ramen,Tahirin thate se Saliut i duken mushkonjat si avione,si puna e Frrokut kur Saliu tha se eshte kapur ne Hollande,si puna e eskobarit te ballkanit qe Saliu i publikoj emrin dhe ju kerkonit se kush i tha Saliut,kur Saliu thote se ka ikur dhe ju thoni qe nuk eshte regjistruar c’far do te besh ti Mero do ti kerkosh falje Saliut dhe publikut qe kerkon ta mashtrosh me ate inteligjencen tende?

  9. Mentari says:

    FATKEQESI QE URDHERA e Gjeneralit Gazidete nuk u bene reale por fituan Shkerdhatat Greko-Sllave ( Jugistet ish bashkepunetor te Dushan Mugoshes e Miladin Popovicit,ish Kacaket Kok lash e Kok more qe e bene shqiperine mut fare,kak,anarki e arene vrasjesh,vjedhjes e prostitucione e droge si ne Kohen e sundimit te tyre antihuman.

    1. dipllomatja dasara ..4 javeshe says:

      dear Mentar !

      na fal se po te sjellim ca kujtime nga 1997 ku iken me bisht ne shale..dhe po te mos ishte amerika..sala do kihste shkuar ne hale

      Viti 1997. Vendi ziente, por ende nuk kishte shpërthyer e ashtuquajtura krizë e firmave piramidale. Ndërsa shumica e shqiptarëve që kishin investuar në këto skema nuk mund të parashikonin se ç’do të ndodhte në të ardhmen e afërt duke jetuar ende me shpresa, presidenti i vendit Sali Berisha dukej se kishte ide më të qarta. Shumë familje shqiptare do binin nën terrorin e mungesës së shtetit, por kryetari i shtetit nuk u shqetësua shumë për këtë. Ndërkohë po kujdesej të pajiste me pasaporta diplomatike familjen e tij.E para, një kërkesë nga Kabineti i Presidentit të Republikës në datën 10 janar 1997:

      Për pajisjen me pasaportë diplomatike të z. Dasara Malltezi. Ç’funksion kishte kjo zonjë apo zonjushë në Ministrinë e Jashtme apo në administratën e shtetit të asaj kohe? Asgjë. Nuk kishte si të kish. Në datën që është firmosur shkresa Dasara Malltezi rezulton një fëmijë 29 ditëshe. Ajo është vajza e Argita Berishës, apo mbesa e Presidentit të asaj kohe Sali .
      Kurse më 21 prill 1997 është urdhëruar po në emër të Presidentit të Republikës pajisja me pasapaortë diplomatike e znj. Argita Malltezi (vajzës së Berishës) dhe më 29 maj të po atij viti, i njëjti institucion urdhëron pajisjen me pasaportë diplomatike edhe të Shkëlzen Berishës (djalit të Berishës). Më pas, edhe një shkresë tjetër e veçantë drejtuar Ministrisë së Jashtme, nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm të Presidencës, Kolec Topallit, Berisha urdhëron pajisjen me pasaportë diplomatike të fisit të gruas, pra të vjehrrit, vjehrrës, kunatit dhe kunatave. Ishte 12 mars i vitit 1997. Ishte arritur një marrëveshje më 9 mars, por Berisha vazhdonte të mendonte ikjen. Ngjashëm me Ahmet Zogun në prillin e 1939s.

      Këto pasaporta janë lëshuar nga data 7 korrik, deri në 23 korrik 1997. Shkresat e firmosura nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Kolec Topalli, si dhe nga Shefi i Protokollit të Presidencës, Maxhun Peka, fillojne te gjitha me frazen “Me porosi të Presidentit të pajisen me pasaportë…”
      Thuajse të gjithë emrat që përmenden në këto lista kanë ikur nëpërmjet Rinasit dhe stacioni i parë ku qëndronin ishte kryeqyteti austriak, Viena. Për të gjithë ata që e mbajnë mend korrikun e atij viti, kujtojnë se ai ka qenë një muaj shumë i nxehtë. Këta njerëz pajiseshin me pasaporta brenda ditës, për të mos thënë për një orë a dy, merrnin në dorë pasaportën dhe ia mbathin drejt Rinasit. Dhe incidenti ndodhi me Vienën. Në aeroportin ndërkombëtar të Vienës, ndodhi ajo që pritej. Aty u dha alarmi për atë që po ndodhte…
      … Nga shpejtësia në shumicën dërrmuese njerëzit që pajiseshin me pasaporta shërbimi nuk kishin kravata për fotografitë që viheshin në pasaportë. Ata bënin fotografi të çastit, ashtu të djersitur, me këmisha të zbërthyera dhe madje dhe me kanotiere. Kështu hipnim në avion dhe kështu zbrisnim në Vienë, për t’ia mbathur diku tjetër. Kjo shkaktoi një tronditje të vërtetë tek autoritetet e aeroportit të Vienës. Alarmi shkoi deri në qeverinë austriake, e cila ngriu menjëherë hyrjen pa vizë të shtetasve shqiptarë me pasaporta diplomatike dhe shërbimi sipas një marrëveshje të arritur pak vite më parë. Kjo ngrirje do të vazhdonte për 10 vjet me radhë nga pala austriake, pra deri në vitin 2007.
      Disa nga 476 emrat ne dokumentet e botuara sot ne DITA:
      Me pasaportë diplomatike:
      Keltis Kruja, mik i Shkelzen Berishes, asokohe minoren bashkë me gjithë anëtarët e tjerë të familjes së tij
      Me pasaporta shërbimi
      Sali Lusha
      Sokol Olldashi
      Dashamir Shehi
      Sadik Çela
      Isemadin Haxhiaj
      Ismet Haxhiaj
      Besnik Mulosmani
      Ali Mulosmani
      Përparim Mulsomani
      Fatos Hoxha
      Rasim Lumneshi
      Bedri Blloshmi
      Desada Metaj
      Zyhdi Dajti
      Avni Neza
      Marjan Gryka
      Desada Metaj
      Selim Hoxha
      Mentar Bolja
      Vijojne dhe 400 emra te tjere “dipllomatesh” qe u kapen me kanatjere ne Bruksel-londer dhe vjene

  10. gomari R perballe ujkut S says:

    me vjen vertet keq per artikullshkruesin qe ben keto lloj artikujsh..as mish as peshk.

    ose nuk shikon dhe duhet meshiruar ose ben “sikur” dhe duhet demaskuar.

    kjo “radio loja” me pergjimet eshte pjese e nje beteje satanike te berishes dhe Lulishtet e rruges elbasanit…

    kujtojme nje fakt trondites te vitit 1962 ku nje agjent I CIA deklaroi se ai kishte ndihmuar per arrestimin NELSON MANDELES..pra a ka dicka te ngjashme me 1991..me 2005 dhe tani ne 2016 qe po behet cmos jo vetem per te mbrojt k/krimineli berishe por dhe per ta vene ne pushtet per here te trete..qe do te thote asgjesim perfundimtar te kombit shqiptar

    heqja e kokdhimes,balili,shukriu..arrestimi ne hollande..qe po te llogarisesh dhe tom doshin me deputete e “malsise” eshte nje invasion I hapur I shqupit) plus donaldin personalisht dhe PATURPESISHT) per te shpartalluar PS pikerisht keto JAVE qe hapet fushata ELEKTORALE PER 2017.

    dekorimi I visho ajaz dixhitalit nga gjirafa edi rama….e pa besueshme

    ju zotti mero ke experience ne 2005 me strategjine antikombetare : NANO IK..HAJDE BERISHE..ku nuk mungoi as GERY KOKALARI DHE AS strategu AMERIKAN ME INICIJALET SS.
    NUK E DI POR LEXOVA SOT NJE POEZI TE “ARMIKUT” TUAJ ADUKA dhe eshte sa 1000 artikuj tuaj….

    A nuk ta thanë kur të nisën,
    për katër vite këtu,
    se është histori e përgjakur,
    histori e PD-së-more Lu?

    Nëse ta thanë, përse ndodhi,
    t’u hidhje mbi krye kurorë,
    atyre që erdhën nga shpellat,
    me urën e ndezur në dorë?

    Nëse e do të vërtetën,
    nga unë që s’jam nihilist,
    ka qenë i pari PD-së,
    këlysh i zi komunist.

    S’di pse e bekoi Raersoni,
    që ditën që ky nisi startin,
    paraardhësi i yt i parë,
    që idhull e kishte Makartin!

    Makarti me gjëmat e tij,
    këtu kish’ bërë goxha emër,
    dhe duket që shumë diplomatë,
    Makartin e kanë fort për zëmër!

    Në emër të “antikomunizmit”,
    këtu hatara u bënë,
    Unë nuk e kuptoj përse ju
    vazhdoni mbështesni PD-në

    Pa kushte mbështesni PD-në,
    një bandë të ndyrë me horra,
    që vodhën dhe vranë këtu,
    pa iu dredhur syri dhe dora!

    Ca jetë të shkreta shqiptarësh,
    për ju nuk janë kijameti,
    se ndryshe kurrë nuk e shpallnit,
    një vrasës gjakftohtë-Burrë Shteti!

    Ai që ka kryer këtu,
    dhe vrasje dhe super skandale,
    si për çudi ka me Ju,
    marr’dhënie tepër speciale!

    Me një pushtet maskara,
    ne skamje të keqe jetuam,
    ne jemi një vënd fukara,
    po Drejtësinë fort e duam.

    Një aleat kaq i madh,
    të paktën sot si s’e di?!
    Nga dyert e zeza të SHQUP-it,
    Drejtësi- jo- kurrë s’mund të vijë!

    Ne kemi dashur dhe duam,
    të dalim nga ciklet kritike,
    një drejtësi për Sovranin,
    e jo për partitë politike!

    Na duhet një rrjetë çeliku,
    të kapë peshkaqenë të mëdhenj,
    dhe jo një grep për cironka,
    që kap çdo ditë fukarenj.

    Se fatet po na gremisen,
    ndaj kemi një mëndje të tërë,
    dhe qiejt le të përmbysen,
    po drejtësia do bërë!

    Kështu i dashuri Lu,
    që frenat ke marrë vet’ në duar,
    ata që janë miqtë e tu,
    Kët’ vend me kast kanë bllokuar!

  11. QYTETARI says:

    O skopjon i felliqur, i ndyre dhe i peshtyre, si ste vjen turp nga qytetaret qe perdite, leh si qen, i thure lavde dhe mbron , kriminel Berishen., nga krimet qe ka bere, Me dhjetra akuza penale ne shtypin e perditeshem, njera me e rende se tjetra, ne kohen qe ishte me shume se nje mbret, si president, me pase kryeminister dhe tani, duke vene ne krye te pushtetit gjyqesor njerzit e tije, ne SHISH,, PROKURORI E GJUKATA, tall bythen me ate popull fakir, duke zvaritur rreformen ne drejtesi, me qellim te shty muajt e ditet qe mundesisht edhe mbas rreformes te mose meret kushe me Berishen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje