Janë së paku dy taktika, me të cilat PD po tenton të sabotojë reformën. E para, është ana proceduriale. Komisioni i Posaçëm, i cili është në mbyllje të diskutimit nen për nen të draftit, e ka konsideruar në rregulloren e tij këtë shqyrtim, edhe një debat politik. Pra, duke u përqëndruar debati në Komisionin e Posaçëm dhe duke qenë se PD aty përfaqësohet me nënkryetarin e Komisionit, çdo ide politike, apo oponencë, duhet të shfaqet aty. Dhe ky proces thuajse u konsumua.
Pikërisht tani që përfundoi shqyrtimi nen për nen, dhe që PD ka qenë aktive në Komision, kupola e PD kërkon një tryezë informale për reformën, pra një lloj pazari, duke shkatërruar në thelb gjithçka është bërë.
Goditja e dytë që kërkon t’i japë reformës është përmes draftit të saj, i cili ka problem kryesor dhe arsyen kryesore përse po bëhet reforma, që është procesi i “vetingut”, pra i kontrollit profesional, integritetit dhe edukimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo pjesë e ligjit është shkruar thuajse në Bruksel, dhe ka ardhur si rekomandim i Bashkimit Europian për Shqipërinë. Ajo natyrisht është konsultuar me ekspertët e Komisionit dhe janë bërë përshtatje me legjislacionin tonë aktual dhe strukturën kushtetuese, por gjithçka është e ofruar prej Brukselit dhe e mbështetur nga SHBA. Të përmbysësh këtë pjesë të reformës, siç po tenton PD, do të thotë ta zhbësh thelbin e saj dhe të kalosh nga një sistem që PD mendon se është i kapur politikisht, në një sistem të kontrolluar politikisht. Ideja e PD ëshë që emërimet të ndahen mes partive duke u balancuar politikisht. Pra, gjithçka që kërkon të bëjë PD, është të mbetet në lojë si një aktore që kontrollon drejtësinë, dhe të mbrojë brenda saj individët që i kanë shërbyer politikisht.
Kjo pjesë është dhe ajo që acaron më shumë diplomatët perëndimorë, të cilët sot u duk se po e humbasin qetësinë me lojërat e PD për reformën. Diplomatët kryesorë të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, u përpoqën sot të dekurajojnë Partinë Demokratike në procesin e zvarritjes dhe gjetjes së shkaqeve të njëpasnjëshme për të shtyrë dhe mos votuar reformën në drejtësi. Deklaratat e sotme të ambasadores Vlahutin dhe zëvendësambasadorit të Shteteve të Bashkuara, David Muniz, duan t’i japin fund një procesi i cili po tenton të rinisë nga e para për shkak të vendimit politik që PD ka marrë kundër draftit të reformës që ka hartuar Komisioni i Posaçëm, nën mbikqyrjen e SHBA e Bashkimit Europian.
Të dy këto goditje, si në procedure, ashtu dhe në përmbajtje, PD i bën qartazi për të prodhuar një problem me miratimin e reformës. Tani që drafti u shqyrtua, shumica nuk duhet të humbasë kohë dhe ta çojë atë në seancë. Është e sigurtë se PD nuk ka për ta miratuar reformën. Të tre figurat politike të PD, Basha, Berisha e Nishani, janë shprehur javën që shkoi kundër projektit të BE e SHBA për reformën dhe kanë kërkuar shtyrjen ne kohë, ose kompromis me PD. Asnjëherë nuk kanë qenë kaq të qartë dhe të vendosur për ta zhbërë gjithë procesin. Ndaj është mirë që diplomatët perëndimorë të mos adresojnë më akuza në ajër ndaj klasës politike apo Shqipërisë, por ndaj tre personave që po e sabotojnë atë, Lulzim Bashës, Sali Berishës dhe Bujar Nishanit. PD aktualisht është më e qartë se ambasadorët, duke dalë kundër reformës. Dhe duket se po ndodh si në atë fjalën e urtë shqiptare, “I zoti e jep, tellalli nuk e shet”.
MERO,SI NGA TE PAKTET GAZETARE EDHE INVESTIGATIV,A JE NE GJENDJE TU THUASH SHQIPETAREVE PAS NJE ÇEREK SHEKULLI SHPERBERJE DHE TOKE E DJEGUR:Sa krriminele me ‘imunitet’ autore te shuarjes se shtetit shqipetar ‘deputete’ e gomare’,’prokurore’ e ‘gjyqtare’,krriminele e ‘gazetare’—E ‘gezojne’ te drejten morale te shkojne te ‘marin avdes’ ne France per tu englendisur me parate e GJAKUT TE FEMIJEVE SHQIPETARE 25 VJET ME BARKUN BOSH!?
Po ndihesh shqipetar e gazetar ne sherbim te popullit tend kesaj pyetje jepi pergjigje ndryshe popullin e konsideron bageti e je ne sherbim te çobenjve antishqipetare me ne krye çobanin SALI!
P.S Shteti francez nuk duhet te lejoje asnje politikan shqipetar perfshi soj e sorrollop deri ne brezin e trete te hyje ne France me ‘PARA TE PISTA’ nga shfrytezimi i nje populli qe jeton sistemin skllavopronar’!
Pederat e PD duan ta cojne Shqiperine drejt nje Kaosi te ri per te shpetuar saliqenin e serbise
Sepse provat i kane dhene me se miri saliqeni ka vrare dhe ka kryer krimet me te renda ndaj Shqipetareve deri ne shitjen e Shqiperise tek Greket
Cila Drejtesi mund ti a fale saliqenit krimet makabre qe ka bere e po ben me banden e Pederave
Saliqen ke mbaruar Ky ishte fundi do apo sdo
Reforma ne drejtesi ka vetem 1 ngerc
Simbas PD duhet qe ne poststet e reja te zgjidhen me 3/5.
Ndersa simbas PS te zgjidhen me 2/3.
Pra te paret duan te jene dhe ata pjese e emerimeve, ndersa te dytet duan ti bejne ato vetem.
Ky eshte thelbi I reformes .
Pra a do kemi nje gjyqesor te ri te kontrolluar teresisht nga rilindja apo do kemi nje gjyqesor qe do kontrollohet nga te dya.
Arsyeja qe PD kerkon ta shtyje ne kohe eshte ne thelb e njejte me arsyen e PS qe kerkon te nxitoje. Nese shtyhet ne kohe PS me kete degradim qe ka mare e di se nuk ka per ri ardhur me nje rast I tille ne dore per te kontrolluar e vetme drejtesine dhe sidomos nese ne nentor Trump fiton ne amerike fati I rames eshte I vulosur.
Per te njejtat arsye PD kerkon te fitoje kohe.
Sa per ambasadoret keta gjithmone kane qene dhe do jene me ate qe eshte ne pushtet. Rasti I arvizuse me berishen eshte emblematik qe e quajti bure shteti mbasi u vrane 4 vete ne bulevaed.
Shqiptaret?
As nuk hyjne fare ketu as I ka llogaritur njeri dhe as I ka plasur kujt.
Referndumi
Asnjera pale nuk e do , se nese shkohet ne referendum mund te kete edhe nje draft te trete nga shoqeria civile dhe ne kete situate qe eshte shqiperia asnjera nga palet nuk fiton bile humbasin te dya.
Pse PD eshte me e qarte??????? Se eshte fund e kreje,qysh prej fillimit , bandite dhe antishqiptare ,Mero vellai,,,,e nuk mund te beje asgje tjeter,per mbijetesen e saj kamorriste, vecse badigarden e sistemit kriminal te dreqesise “gjin gjoni”.
Sa per ambasadoret,,,ENDE nuk jam e bindur per dashamiresine e tyre ndaj Popullit Shqiptar,,,,,,sepse shtepine duhet t’a ndreqin te zotet e saj,,,sepse qe nga nentedhjeta republika e shpajfur e ambasadoreve ka qene kobi I c’rrenjosjejs se sovranitetit te shqiptareve ne Atdheun e tyre.
Vetem ngordhja me themel e korporates kriminale “gjin gjoni” e shpeton Shqiperine dhe shqiptaret dhe n’a fut ne udhetimin e shtetit funksional te se drejtes ,ne parametra te perafert me EU-ne.
Pd-ja do te ruaje kontrollin mbi sistemin e drejtesise. Ne fakt ajo po perpiqet qe te pengoje Rilindjen te beje ndryshime ne kete sistem. Kjo eshte e gjitha. Dhe kjo behet per te mbrojtur ata qe kane bere krime kunder Atdheut, qe kane vrare njerez te pafajshem ne bulevard etj etj.
bravo mero