Për tregtarët e luleshtrydheve dhe vajzën nga Mirdita

22 Maj 2016, 21:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Më bëri përshtypje protesta e fermerëve te luleshtrydheve.

Pesë apo gjashtë vjet më parë, kur fermeri i parë i Frakulles pati guximin e duhur për të importuar farën nga Greqia dhe për ta mbjellë në tokat pjellore të Frakulles, të gjithe e quajten pak të marre, pak idealist, por pati dhe nga ata që e përgëzuan. Nëse ky fermer i parë do të dështonte, unë jam dakort që qeveria t’ja rimbursonte humbjen, sepse guxoi e hodhi një hap të madh, nga ata që çojne para shoqërine tonë dhe prodhimet bujqësore.

Mirpo ai fermer as u ankua, as i kerkoi ndihmë njeriu. I mbolli, i korri, i shiti , fitoi…

Por, si gjithnjë shqiptaret me mendje aspak krijuese, ju sulën te gjithë luleshtrydhes. Nga 1 fermer që ishte para 6 vjetesh, sot jane 65 fermerë që mbjellin vetëm luleshtrydhe, vetëm në një fshat. Nuk kanë pyetur as ku do ta çojnë ta shesin prodhimin, as sa është kapaciteti blerës i tregtarëve të shumicës, as çmimin që do të dalë në treg, duke qene nje superprodhim etj, etj. Dhe sot ja ku janë. Luleshtrydhet e tyre po kalben në arë, sepse çmimi që ata u vënë është më i lartë se ne Gjermani dhe standarti i tyre skandaloz. Ata nuk ecin me logjikën sa vlen prodhimi i tyre, por sa lekë u duhen.

Por, sikur te mos mjaftonte superprodhimi, ata kanë hapur me shumë zelll, një hendek të gjerë mosbesimi mes tyre si prodhues dhe konsumatorit. Me pesticidet e hedhura në mënyrë amatore e jashte logjikës, me hormonet për pjekjen sa më të shpejtë dhe rritjen e masës se frutit, ata ju kanë futur tmerrin blerësve. Njerëzit po ju largohen luleshtrydheve, si djalli temjamit. Nëse guxon të hapësh një të tillë, veçse është sa një mollë e s’ka ere gjëkundi luleshtrydheje, brenda gjen filiz të gjelbër të mbirë. Vërtet kujtoni se do t’ja japë dikush femijës një frut të tillë?

Përse nuk tentojnë të kapin tregun e huaj meqë tregu vendas s’ka fuqi blerëse, ndonëse unë do të thosha se tregu vendas i abandonon qëllimisht duke i konsideruar te rrezikshme.

Nëse do të tentonin tregun jashtë, do të shkonin në laborator për çertifikatë pastërtie, por nuk jua mban, se i kanë dendur jashtë çdo norme me hormone pesticide. Ata ja kanë mbyllur vetë rrugët vetes dhe ne i kemi lënë të vetëvriten.

Një biznesmen nga Tirana, që drejton një kompani të madhe financiare ndërkombëtare, ka ngritur në Myzeqe një fermë të madhe, që prodhon vetëm luleshtrydhe për Itali dhe ai prodhon sa tre herë gjithë Frakulla, por të gjitha i shet dhe të gjitha ja merr Italia. Arsyeja është së pari, se ai është organizuar në prodhimin bujqësor, dhe së dyti ka përgjegjshmërinë të prodhojë luleshtrydhe dhe jo klonime të tyre të rrezikshme.

Po përtej këtij fakti, shfaqet kriza reale e bujqësisë shqiptare e cila vuan nga standartet e prodhimeve bujqësore, nga mungesa e qendrave të grumbullimit dhe organzimi i tregut të sigurt të tyre.

Unë u zbraza inatin atyre fshatarëve të Frakullës, që i kërkojnë Edi Ramës t’u blejë luleshtrydhet, por bujqësia jonë është një një fazë ku çdo investitor, përveç atyre që e nisin punën duke gjetur tregun fillimisht, mund të dështojë. Erion Braçe bërtet që Europa të hapë dyert për prodhimet e Divjakës, për shkak të ndjeshmërisë që ka si deputet i përkushtuar, por Europa nuk është një person, por një burokraci që ka rregullat e veta. Para se të trokasësh në dyert e tyre, duhet të jesh i çertifikuar dhe mbi të gjitha i organizuar paraprakisht për të prodhuar produkte për eksport. Dhe Erjoni bashkë me deputetët e tjerë, duhet të luftojnë për një bujqësi me standart, dhe jo të vajtojnë pranë arkave të pashitura të elektoratit të tyre. Ky është përkushtim ndaj humbjeve të tyre, por në fakt politika duhet të bëhet udhërrëfyese e shpresave të tyre.

Kjo është kriza reale e bujqësisë shqiptare.

Të gjitha gazetat po ngrejnë në qiell një vajzë nga Mirdita që ka ardhur e ka bërë fermë dhish në Mirditë. Më bën përshtypje se të gjithë i qajnë hallin asaj, sikur ka bërë një mrekulli që ka bërë biznes dhe nuk është marrë me politikë, për çfarë dhe ka mbaruar shkollën. Kjo është e dhimbshme. Të gjithë ata që bëjnë sikur lavdërojnë vajzën, qajnë hallin e tyre, se shumica e tyre janë pikërisht ata që presin ndonjë gjë nga politika dhe s’kanë provuar kurrë një ditë të marrin një vendim për të bërë biznesin e tyre. Vajza vjen nga një vend perëndimor dhe e di si ngrihet mirqënia në një familje të re. Vetëm me punë dhe vetëm duke hapur biznesin esaj. Fakti që biznesi i asaj ishin dhitë, duket shumë interesante në Tiranë, por askund në botë s’ka biznese për të cilat të vjen turp dhe biznese fisnike. Përveç drogës dhe prostitucionit, si biznes personal dhe trafikimit ndërkombëtar të armëve si biznes shtetëror, çdo biznes është biznes. Dhe ajo vajza nuk vlen për t’u përgëzuar që “nuk ka pritur nga politika”, por vlen për t’u përgëzuar që ja ka dalë. Por nëse ne e lëmë bujqësinë në këtë stad ç’organizimi, atëhere do të bëjmë një reportazh tjetër për atë vajzën, që s’ka ku shet djathin, që s’ka kush i merr qumështin, që s’ka kush i vaksinon dhitë etj.

Deri më sot ekziston për shembull një treg turistik, që udhëtojnë drejt Jugut se është mishi i mirë. Por nëse e lëmë kështu jashtë kontrollit, mos u çudisni që ata barinjtë andej të bëjnë sikur risin keca i t’i mbushin me hormone, dhe të shkatërrojnë dhe atë treg mishi që ekziston si destinacion turistik për shkak të shijes.

Bujqësia jonë ka kaluar nga organizimi diskriminues socialist, në një fazë primitve, jo efiçente, ku çdokush ropatet të nxjerrë bukën e gojës, pa u vetëpaguar. Dhe nëse e lëmë në këtë fazë, do të ketë gjithnjë devijime të rrezikshme si ajo e prodhuesve të luleshtrydhes, shembuj suksesi që mund të ngecin rrugës, si ajo e fermës së dhive të një vajze të kthyer nga Italia, dhe fshatarë të dëshpëruar të Myzeqesë që u mungojnë tre- katër qendra grumbullimi apo agjentë shitjesh, që t’u planifikojnë prodhimin dhe t’u garantojnë shitjen e tyre, para se ata të ulen të mbjellin. Për këtë ndoshta i duhet kërkuar llogari Edi Ramës, dhe jo pse nuk u shiten luleshtrydhet, të cilat me aq nam të keq sa kanë marrë, do lënë pa punë breza fermerësh që do tentojnë ta bëjnë atë punë.

23 komente në “Për tregtarët e luleshtrydheve dhe vajzën nga Mirdita”

  1. Shushica says:

    Z.Mero bën sikur nuk e di që organizimi në kooperativa , sidomos në zonat fushore para 90 ishte i nivelit të lartë dhe prodhimet bujqësore e blegtorale të nivelit të kënaqëshëm pë tregun europian..Gabimi fatal qëndronte në vendosjen e çmimeve të diktuara të ulëta, pra fshatarët merrnin një pagë të ulët, ndërsa shteti, duke mbajtur monopolin e teknikës bujqësore, të çmimeve, të shitjes, mbante pjesën më të madhe të fitimit, duke shfrytëzuar e diskriminuar fshatin.Ndèrsa tani , prona e copèzuar, pa bashkime agrare , nuk ga asnjë perspektivë zhvillimi intensiv të bujqësisë.Nuk egziston asnjë shpresë mbijetese pa patur në dispozicion minimumi 5….6 ha.toke.Kur të futemi në UE edhe kjo pak bujqësi është e destinuar të falimentojë përballë çmimeve të ulëta të prodhimit të madh .

    1. ben says:

      Mero
      Qeveria paguhet per ti paraprire zhvillimit ekonomik te popullit jo per ti kerkuar hesap popullit .
      Del brace ziu dhe ben sikur I hapet barku per prodhimet e patateve te divjakes vetem kur ato bllokohen ne dogane a thua se nuk ka pase 3 vjet kohe si kryetar I komisionit te ekonomise dhe jo si deputet I thjeshte tu thote atyre fermereve se ca kushte ka europa ca prodhime duhen me shume, dhe per me teper pastaj me kulmin e talljes ju drejtohet europianve shqip nga FB e tij a thua se gjithe europa ri para FB qe te shofi ca do shkruaje erion brace ne shqip.
      Thua me te drejte per luleshtrydhet qe jane tere pesticide e hormone. Po ky shtet ne 3 vjet a shkoi 1 here te vetme tju beje njehere nje kontroll te vetem? Se e ka per detyre edhe ndaj konsumatoreve po edhe ndaj fermereve qe mos te harxhojne leket kot. Apo nuk e dinte?
      Thua per ate vajzen qe nuk eshte detyre e shtetit dhe rilindjes qe ti gjeje pune. Po nese rilindja ne ate zone gjen me qiri gjithe trafikantet e mundshem per ti bere deputete e kryetare bashkish a nuk mundi ta gjente kete vajze qofte dhe si nenpunse apo keshilltare e thjeshte?
      Mero
      Thjesht keta nuk paten asnje nje plan asnje vizion asnje strategji se si do zhvillohej ky vend po vetem menduan per koncesionet e tyre dhe tani ne vend te mbajne pergjegjesi per paaftesine dhe makuterine e tyre bejne fiks ate qe tha lubonja ju kerkojne hesap te tjereve.
      Mero
      Une jam I sigurt qe keta deri ne fund te mandatit do ju kerkojne hesap shqiptareve se pse nuk ndertuan rrugen e arbrit apo pse nuk bene portin e shengjinit populli vete me krah.
      Eshte e njejta gje qe beri dhe saliu nga fundi populli e ka fajin qe nuk kupton se sa me fat eshte te kuptoje madheshtine e atyre qe e qeverisin.

      1. koli says:

        o ben o toc kuklle ste gjen pune shteti o rryp. ne tregun kapitalist e gjen vet punen. te presesh nga shteti do me thene te jesh komunist nga brenda o trongull gushkruje

    2. Epiriiiiii says:

      Ne Shqiperi është veshtire te Operosh në Biznes, sepse Lëndën e Pare e ke pothuajse gjithmon te Falsifikuar, psh 2 te rinj Grek hapen 1 linjë prodhimi Embelsirash Biskota,Korosan,Karamele etjetj, dhe i Eksportonin ne Greqi, kur ju bene Analizat Greket u doli embelsira me perverje vaji Makinerish, vaji i famshem OLIM gati shkuan drejt falentimit por testuan gjith Vajrat ne tregun Shqiptar derisa gjeten ate qe duhej, por keshtu ndodh me Domatet, Trangujt, Luleshtrydhen deri ke mishi i Vicit te Cilit Fshatari i Djallezuar ne Ekstrem i bene gjilperen me Hormon qe te rritet Shpejt. Derisa Njerzit te Ndergjegjesohen dhe te sillen si Human keshtu do tu shkojne gjerat, nga hunda do tju dali shpirti, sepse mendojne se ja fusin njeri tjetrit, por harroje se ja fusin vetes.

  2. dash says:

    Analize e sakte dhe realiste

  3. stil says:

    Shkrimi shume interesant, por me nje paradoks elementar. Te lutem Mero hiqe ate shprehjen kompani te madhe financiare nderkombetare se è zhvlereson krejt artikullin.

    1. vjeshta says:

      Po është drejtori i një shumëkombëshe inventarizimi (ose modernisht “auditimit))
      Plus një stan me dhi 600-700 krerësh diku në kKashar. Djath i garantuar qe shpejt do ta eksportojë!

      1. stil says:

        faleminderit vjeshta.

  4. tema e kapur nga zoti Baze eshte megjithmend delikate !
    shqiptari pa kulture e con mendjen qe te pasurohet brenda nates dhe jo avash-avash !
    per pasurim ben gjithshka.
    do te kujtoj dy raste qe i kam njohur personalisht.
    ne vitet 92-93 , isha kthyer ne Shqiperi ,nga emigracioni.per te mos u zgjatur ,do te them se nji shoku im ne qytetin tim te lindjes ,me thote nji rast per komshiun perballe.
    me thote ,se kishte importuar mjell nga Rusia apo diku andej nga lindja ,dhe bente petulla e byreke dhe i shiste ne nji kjoske ,perpara shtepise se tij.
    kishte dyshim se mjelli ishte problematik,edhe vete ai per ti bere proven i jep petulla falas nji personi qe kalonte aty tek kjoska e tij , dhe e ruante personin ,nese do te pesonte ndonji gje,do ti binte te fiket apo dicka te tille.

    kurse rasti tjeter , eshte me ullinj .disa kultivues qe tregtojne ullinj,qe ullliri te duket sa me i paster dhe i madh,cfare i bejne ?
    skandaloze !i fusin ne nji vaske me uje dhe brenda ne uje fusin ullinjte bashke me nji sasi ….nitrati,qe eshte kimike e paster.
    ullinjte fryhen brenda nates dhe shiten ne treg….per ullinj …….
    jepi femijes ullinj tani !
    kemi kaluar si popull ne nji stad bastardimi te kurre meparshem !

  5. A.GRAMSH says:

    Mero,’ me mire von se kurre’!—Po ’emerin’ sistemi ekonomik ne kete vend si e ka!?
    ——————-
    Ngushellohu qe je gazetari i pare pas nje ÇEREK SHEKULLI qe po flet per ate qe flet 24 ore mbi 24 ore tere jeten mendimi intelektual—EKONOMINE!Shkrimi eshte per tu lavderuar per ‘objektin’ po nuk arrin ,te jape asgje dhe vjen verrdalle mbi luleshtrydhet e me ndonje Braçe dhe per fatin e keq nuk rri dot pa dale tek ‘organizimi diskriminues socialist’mire qe nuk e thua ‘kAmunist’ si tere idjotet e ‘informacionit’!
    ÇELESI I NDERUARI MERO QE KA HUMBUR 25 VJET NE KETE VEND PA EMER TE SISTEMIT EKONOMIK E KA EMERIN:’POLITIKA EKONOMIKE’ E POLITIKAT EKONOMIKE NUK MUND TI BEJE AS NJE QURRAVI AXHAMI E AS NJE PARLAMENT MEGALLOMAN E DOGMATIST KU JANE MBLEDHUR TERE BUSHAT,BERISHAT,BLUSHAT E KARABUSHAT QE NUK DINE AS TE MBJELLIN E AS TE KORRIN AS TE MJELIN E AS TE THERIN POR VETEM TE VJEDHIN HANE DHE DHJESIN!

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Me qe u hap muhabeti i dhive,po tregoj per nje bisnes qe filloi nje coban dhish.
    Nje tregtar hollandes,duke pare dhite e cobanit,i beri nje propozim.
    Do te te jap 3 dhi nga te mijat dhe ti do me japesh nje.Njeqind dhite e para u shkembyen me 300,befasia ishte se cobani kishte gati dhe 300 dhi te tjera,race vendi.cobani u be me 900 dhi !
    Kishte filluar tregetin e shitjes se dhive hollandeze dhe grumbullimin e dhive shqiptare,deri sa te gjithe e dime se nuk ka me race dhish shqiptare.
    Do thoni ju po pune cobani. Po ata qe kane mbushur dikasteret e bujqesise me cfare meren ?! Sigurisht me bisneset e tyre !

  7. Goni says:

    Mero. Se pari nuk eshte e vertete qe fermeret e Frakulles i dendin luleshtrydhet me pesticide dhe hormone. Mos u bjer ne qafe padrejtesisht se jane gjynah dhe duke bere sikur u qan hallin i godet rende. Une jam agronom i zones dhe e njoh mire se si i prodhojne ato te shkreta me shume mund dhe pleh organik. Ata prodhojne po aq mire dhe po me ate cilesi si ai biznesmeni qe ti na e merr per shembull pozitiv por qe eshte miliarderi i pare shqiptar dhe qe i konkuron ata se ka para pa hesap dhe ka ndertuar sera moderne qe prodhojne me rendiment me te larte e kosto me te ulet. Pika grumbullimi jane ndertuar dhe po ndertohen. Ne unazen e Lushnjes po perfundon pika me e madhe ne rajon por nga futja e serave te biznesmenit ne prodhim pati superoferte te luleshtrydheve dhe u prish tregu. Fermeret e Frakulles nuk e prisnin kete situate dhe nuk pranuan te ulin cmimet duke dale jashte loje. Sa per historite e pesticideve dhe hormoneve, mbaje mend se kjo eshte loja me e poshter qe po behet ne kurriz te prodhimeve tona e sponsorizuar nga rivalet tane sllavo maqedonas.

  8. shkodra says:

    Mero,me pelqen shume shkrimi dhe,ju lutem,Pena Juaj e Vlefteshme te kete prioritet dhe te shkruaj per ekonomine qe e ka marre lumi dhe tema per ekonomine ka plot

  9. Agency says:

    Ne kemi nje shtet qe nuk kontrollon cilesine e prodhimeve shqiptare,ndaj cdo gje ketu eshte me HORMONE KANCEROGJENE!
    Ne burg ata qe veprojne keshtu!
    Edhe ministri Panariti,qe nuk reagon as kur i thuhet se BUKA BEHET ME MIELL KANCEROZ!

  10. Ivani i madh says:

    Mero ke ngritur me te drejte nje problemet jetike si per fshataret e popullin ne pergjithesi. Se fshataret duke dashur te fitojne sa me shume nuk shekojne tregon e vazhdimesise po ate castit dhe me se fundi dalin bllok me umbje. Rastet dhe shembujt jane te shume si ne Devoll e ne fushen e Korces me qe nje vit u shit me cemim te larte e o bura qepe, tjetri grure, molle me pas vitin tjeter kalben e mbetet stok. Keshtu eshte kur fshatari nuk ecen me tregun e shumelojshem te planifikimit te mbjelljeve gjate sezonit ku nje rol te rendesishem duhet te luaje qeveria dhe administrata vendore. Duke u shkeputur nga ekonomia e centralizuar fshatari u be pronar i tokes dhe do qe brenda vitit te pasurohet dhe te konkuroje fermerve europiane nga pasuria kur ata kane ne shekuj e bres pas brezi qe vazhdojne e planikojne mbjelljet dhe bejne me pare llogarit dhe studiojne tregun kombetar e nderkombetare.

  11. bobi says:

    O mero pse ja fut kote, te gjithe ata fermeret e frakulles i marin pesticidet ne greqi. Dua te them o mero ke ngren ndonjeher luleshtrylle ne greqi apo spanje te shikoshe se sa behet luleshtryllja sa nje pjeshke nuk jan vetem shqiptaret qe perdorin hormone. Luleshtryllet jan fruti me i ngopur me pesticide fillon sperkatia me hormone per ncjerjen e lules per lidhje per rritje dhe per pjekje , ky eshte procesi qe ndiqet kudo ne bote. U dua tju them mero se problemi shqiptareve eshte se nuk duan te ndjekin tregun. Ne kete momente ne spanje shitet luleshtryllja 60 cent kilia, ne shqipri duan ta shesin 1. 5 euro kilen keshtu ndothe me mollet e korces e cdo gje tjeter. Shqiptaret duhet ta kuptojne qe duhet te shesi me tregun e jo te shikojne enderr naten e te vendosin cmim diten.

    1. katarakti says:

      E ke gabim shume Bobi. Te Carrefour ne France gjysem kile luleshtrydhe, ketu i thojne “fraise”, kushton 4 euro. I kam blere vete para nje jave per t’i provuar, prandaj di se çfare po shkruaj. Luleshtrydhet me te mira jane ato te vogla, afersisht sa nje kokerr arre.

  12. tani says:

    Spot on. Mos shto a hiq nga c’the. E para kultura e te menduarit dhe punuarit pastaj”thaset me leke,,
    Kam 9 vjet qe investoj duke punuar dhe nuk i kam marre frutet akoma. Po punoj fort dhe po pres

  13. Martin says:

    Ashtu është Z. Baze.

  14. Emigranti says:

    Jetoj ne Itali, Firenze dhe nuk e kuptoj sesi dhe cfare luleshtrydhje prodhohet ne Shqiperi kur shitet me cmime nga 1,3-1,5 €/kg ndersa ne supermerkatot ketu nuk gjen luleshtrydhje me cmim me pak se 3,5 (oferte) -4,5 €/kg dhe fare te vogla siciliane. Tregu shqiptar eshte krejtesisht i deformuar ose keqformuar.

  15. Fangu says:

    …Mjerë gazetaria ku fokusohet, te modeli i fundit i femrave “bosh” në kërkim të famës…

    Nuk e thonë kot: “hedh nje budalla një gur në ujë, dhe futen 300 te mençur per ta nxjerrë”. Kështu ka ndodhur edhe më shkrimin e Lindita Çelës, për një vajzë që mbaroi “La Sapencën” e tash “ruan” dhitë..
    Po bëj një parantezë…Gjithnjë e me shumë po shfaqet një tendecë e femrave “bosh” që duan të bëjnë protagonisten në publik. Del një Nertila Marku dhe vetshpallet “kurve” në një protestë para parlamentit, pa ja thënë apo kërkuar kush. Kjo ndodh pasi ka fryrë e tej fryrë të motrën e saj “gugu” që nuk din të këndojë, por kërkon të mbetet emër në public, duke u vetdeklaruar lezbike. Ja sa shumë sakrifikojnë, pasi vetë Nertila publikon faktin se kjo nuk është e vërtetë.…..Pa folur për të tjera.
    Po le të kthehemi të kjo e “La Sapiensës” që edhe Mero Baze hedh pika dyshimi, por nuk ja del dot, vetëm nga mungesa e fakteve.
    Edhe mund të ketë kalur nga “La Sapienza” por nëse do e kishte mbaruar, sëpari do ta publikonte diplomen ne “Fb” të cilin e ka shumë merak, madje nuk linte Mamurrasin (pasi është vajze nga Mamurrasi dhe jo nga Mirdita) dhe të martohej në Rubik.
    Edhe ata që kanë mbaruar “Kristalin” apo “Vitrinat” nga këto anë, nuk kanë marre për perpjetën për në Mirditë, por i janë drejtuar Tiranës, për të bërë show e politikë..
    Dhe kjo e “La sapienses” vjen nga Mamurrasi për tu martuar me një shofer autobuzi, profesion që e ushtron ditë për ditë në segmentin Rrëshen – Tiranë – Rrëshen, pra nuk ruan dhitë..
    Por edhe Erigerta Loku e “La Sapiensës” nuk ruan dhitë, por rrin ditë për ditë me mikrofonin e “M+” televizion rajonal në Lezhë, shum larg “dhive” të Prosekut. Kerkoni te faqja e “M+’ dhe do e shikoni Erigerten duke bere lajmet e dites, si reportere terreni.
    Por dhitë i mban vjehrria e saj dhe, kjo si modeli Nertile, merr famën si ruajtese dhive…pra sakrifikon veten e saj, me emertimin si “ruajtese dhish” dhe jo si Nertila… “kurve” dhe menagjere “lezbikesh”.
    Ndërsa për politkë nuk ka vuajtur Erigerta e “La Sapienses”…Ka kandiduar për deputete me Partinë e Topit…Ne fakt në Rubik nuk ka shanse për politikë se vetem dy tre administrator kanë mbetur…Pra “shume zhurme për asgje” …Mjerë gazetaria ku fokusohet, te modeli i fundit i femrave “bosh” në kërkim të famës…

  16. sulo says:

    frakullate fillimit jan te gjithe me hormone dmth ti i ke vjel te gtitha ato me ngjyra dhe pyet veten po neser cfar do te vel keshtu ne mbremje i kalon pompen e keshtu neser mje s nuk je pa pune,por nuk e kuptoj qe rtani eshte fund maji pastaj per cilesine ,shijen provoje por kujdes ,mos prisni qe frakullat te jene te embla si qershite, dhe pastaj forma duhet te jet e rregullt vetem me nje maje .ju befshin mire frakullat me i cik sheqer siper

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje