E vetmja mënyrë që PS-LSI të mos kapin sistemin e drejtësisë, është të miratohet reforma në drejtësi. Mos votimi i reformës, i jep shans shumicës së sotme, që pasi të marrë dhe presidentin, të ketë tërësisht nën kontroll sistemin dhe të bëhet e plotëpushtetshme në Shqipëri. Kjo pritshmëri politike, në vend që ta shqetësonte PD-në, e ka bërë atë më të vendosur të shpikë si alibi për votën kundër reformës, faktin që kjo reformë ia jep pushtetin në drejtësi PS-LSI.
Të pretendosh se shumica në pushtet, kërkon të kapë sistemin përmes reformës dhe për këtë shkak të propozosh një draft që drejtësia të jetë nën kontrollin e dy partive të mëdha, do të thotë t’i kërkosh pazar politik shumicës, dhe jo të shpëtosh drejtësinë nga kapja politike. Alibia e dytë, që sipas PD, reforma mund të shtyhet, pasi nuk ka shumë rëndësi kur bëhet, është dhe më qesharake, pasi pikërisht koha është ajo që i jep pushtetin në drejtësi shumicës së sotme, nëse nuk miratohet reforma.
Reforma në drejtësi është një strukturë e re e organizimit të drejtësisë, që nuk kapet as nga PS, as nga PD. Këshilli i Lartë i Emërimeve duhet të zgjidhet me 84 vota, nga mënyra e zgjedhjes me shumicë të thjeshtë që është tani, minimumi 36 vota. PD e ka çuar në ekstrem kërkesën me 94 vota, sikur e ndjen se nuk do të jetë kurrë mbi 30 për qind në Kuvend.
Por, përtej këtyre preteksteve, nëse ecet me këtë llogjikë, shumica e sotme në pushtet, PS-LSI, ka më shumë leverdi të mos miratohet reforma, nëse kërkon të kapë vërtetë sistemin. Nëse reforma nuk miratohet, dhe ka gjasa të ndodhë kështu, pas vendimit të PD, atëhere sistemi mbetet ky që është tani, ku vendimet për të zgjedhur një gjykatës të lartë apo kushtetues merren me së paku 36 vota në Kuvend, dhe ata i zgjedh në të ardhmen të gjithë PS dhe LSI. Duke marrë dhe presidentin në majin e ardhshëm, shumica e sotme e ka të garantuar kapjen e sistemit me këtë strukturë që ka drejtësia.
Reforma në drejtësi shpëton sistemin nga kapja e PS-LSI, nëse miratohet. Dhe kjo është një llogari aq banale, sa në PD mund ta bëjë dhe Flamuri.
Pra kjo alibi nuk qëndron, bile është kundër PD dhe pro PS-LSI. E vërteta e frikshme është se reformën nuk e do Berisha, i frikësuar për fatin e vet dhe familjes së tij dhe për këtë është gati ta lërë sistemin në duar të PS-LSI, duke shpresuar tek etiketimi i drejtësisë si partiake, me qëllim që ta quajë burgun e tij, burg politik.
Si një armik i betuar i institucioneve të pavarura, ai preferon të bëjë pazar me kundërshtarin, ose të dënohet prej tij politikisht, se sa të njolloset nga një sistem drjetësie i pavarur, që mund ta kalbë në burg.
Dhe për këtë përbetim të Berishës, gjithë PD po i shkon pas, duke djegur kështu dhe alibinë e dytë, që ka të bëjë me kohën. Të thuash si PD, që është më mirë ta bëjmë vitin tjetër reformën në drejtësi, do të thotë t’i lësh PS-LSI gjithë pushtetin në gjyqësor, dhe të mos të të bëjnë më kurrë reformë në drejtësi.
I gjithë ky vetëshkatërrim i PD, bëhet vetëm për shkak të tekave të një njeriu dhe fatit të tij personal, i cili po tërheq pas si kufomë PD-në, ngado që shkon. Të gjitha argumentet që përdor PD, janë në të vërtetë argumenta që duhet t’i përdorte PS, nëse nuk do ta donte refromën. PS është në prag të kontrollit të plotë të këtij sitemi të korruptuar drejtësie, nëse nuk bëhet reforma, dhe i vetmi shans i PD që të shpëtojë nga kjo situatë, është të votojë reformën.
Por PD me sa duket e ka ndarë mendjen. Për shkak të hallit të Berishëve, ajo është gati ta lërë gjithë pushtetin e drejtësisë në dorë të PS, që të paktën ta konsiderojë dënim politik, secilin prej hajdutëve apo vrasësve politikë, që mund të shkojnë para drejtësisë. Nuk është se po e bën me qejf këtë, por po e bën ngaqë s’ka çfarë t’i bëjë Berishës.
Kjo që po bën Basha i shkon për shtat asaj fjalës së urtë popullore shqiptare, “Për inat të vjehrrës, do fle me mullixhiun”, që në këtë rast mund të modifikohet “Për inat të vjehrrit(Berishës), do fle me mullixhiun”, duke ja falur gjithçka Ramës, vetëm për shkak të tekave të Berishës.
Arsyetim i sakte
Mero
Reforma ne drejtesi eshte ne interes te PD po jo te saliut. Ka nje gje qe nuk shkon ne kete arsyetim
Dhe saliu nuk eshte aq budalla sa mos te kuptoje te miren dhe te keqen e tij e te PD.
Historia shqiptare dhe boterore ka treguar qe asnje politikan nuk denohet per sa kohe ai ka mbeshtetje politike .keshtu ka ndodhe me pinocetin ne kili me frankon ne spanje me andreotin ne itali e pafund shembuj nga bota.
Po edhe ne shqiperi nuk eshte denuar asnje minister me mbeshtetje politike asnje ,rasti ksera verteton kete .edhe Fatos Nano qe u denua thjesht forcuan politikisht duke e bere kryeminister.
Pra per sa kohe saliu ka mbeshtetjen e PD dhe kjo eshte e sigurt saliu nuk peson gje as nga kjo drejtesi as nga drejtesia me reforme se e para e mbi te gjitha po u be reforma kerkon patjeter votat e saliut dhe jo saliu po cdo njeri ne bote nuk mund ti hapi deren e burgut vetes.
Per mua problemi qendron te Rama.
Sepse duket qe rilindja jo vetem nuk do mari votat qe ka ne parlament po une mendoj se humbja e rilindjes do jete spektakolare njelloj si e berishes.
Nisur nga kjo edhe rilindasit vete do mundohen tja shkarkojne gjithe pergjegjesine rames e jo me socialistet qe do ta hane me gjithe roba.
Rasti I kokedhimes ne gjykaten kushtetuse ku shumica e antareve jane socialiste, per te ishte nje kembane alarmi se ca mund ti ndodhi nese ai ne 2017 gdhihet pa pushtet.
Nese dikush ka ngut per reformen ne drejtesi qe te vendosi ne vendet kyce njerzit e besuar te tij ai eshte vetem edi rama se e di qe per te koha nuk pret.
Kete gjithe ata qe meren me politike e dine dhe e dine mire. I ke pare socialistet e vjeter sa me terezi qe e kane mare kete pune njelloj si ilir meta.
Sa per presidentin qe kerkon 71 vota jo tani qe sbehet fjale po edhe me nr e shtatorit 2013 rama nuk e zgjidhte dot presidentin. Ai eshte I varur komplet nga humori I ilir metes dhe terezise politike qe meta do kete kur te vije vafti. Dhe duke qene se zgjedhje e presidentit ne 2 raundet e para kerkon shumice te cilesuar dmth 85 vota eshe pothuajse e pamundur dhe teorikisht qe presidentin e ri ta zgjedhi ky parlament. Takimi I majkos me lulezim bashen nuk ishte presion qe rilindja I bente ilir metes po presion qe majko I ben rames qe te mbaje fjalen qe I ka dhene per president. Pra duke I mbledhur gjithe keto e duke pare saliun qe gati nuk shqyej nga kenaqesia ne parlament cdo njeri e kupton kush ka hall vertet.
Berisha e shikon reformen ne drejtesi si armikun e tij kryesor,nepermjet sherbimit informativ dhe sistemit gjyqesor,ai kontrollon zerat kunder brenda PD-s.Duke komanduar Presidentin,si dhe vendin e “maskuar” te kryetarit te PD-s,shpreson tek “hajdaristet”per permbysjen me dhune te maxhorances !
Rama nuk duhet te ulet per “pazar”pushtetesh me Berishen e vogel,PS-s I ka kushtuar shtrenjte kompromisi i pandershem dhe me kushte.Reforma eshte nje kafshat qe nuk kaperdihet nga Berisha,drafti i propozuar eshte vetem per te shtyre afatin e hapjes se negociatave me BE.
Ke shume te drejte Mero. Por keta te PD-se nuk e kuptojne qe PS-ja do kete ne dore shume shpejt ate qe c’do partie do ta kishte zili ta kishte. Pyetja qendron: Po te ishte Sali Gramafoni akoma kryeminister, a do ti jipte Rames nje shanc te tille (sic Rama po ja jep Bashes) ?!?! PD-ja eshte me fat qe ka ne dore nje propozim te certifikuar nga OPDAT dhe Venecia. Megjithese jam e do te mbetem I majte, ky eshte nje shanc fantastik qe Shoqeria Shqiptare te clirohet nga politika.. Mijera njerez s’do ti shohin me vendime e gjykatave te politizuara e sa e sa miljarda leke do shpetohen nga togat gjakpirese te zeza..Politika ti perkasi vetem atyre qe duan te merren me politike dhe jo atyre qe duan te punojne per politike.. Nuk me besohet qe PD-ja hedh vickla per nje “GOLDEN OPPORTUNITY” qe te ballancoj edhe PS-ne por edhe LSI-ne duke I hequr te drejten e nje dege te shtetit ku me qellim po te duash ben presjone te paimagjinueshme. Une nuk do pelqeja qe PS-ja te kete nje President te tyrin dhe gradualisht ai President fillon korrjen per anen tjeter politike. Kjo Reform balancon politiken. E fut ne cep politiken aty ku duhet te jete dhe ndalon dallaveret. Cliron klimen e biznesit te jashtem qe eshte aq e munguar . Jane te gjithe te implikuar Mero qe nga Gramafon, Bode, Zhelefine, Gjeneralin, Kuqon, Rrurlat, Mejdirat e te tjere.. Jane bande e implikuar ata Mero.. I kane duart me gjak e korrupsjon. Byroja dhe Reforma I ben ASKUSHI.. Le te denohemi politikisht nga Rama qe kur te vime nje dite te bukur ne pushtet (shqipot vetem po te kene rrjedhur) dhe te paktem e perdorim pushtetin te na laje mekatet dhe njerezit po prape do na vijne e do na lepin prapanicen per nje favor. Me vjen keq qe nuk denohen keta per kete refuzim te Reformes, por populli shqiptar ngel ne vend numuro dhe MJERIMI S’KA FUND..
Do takohen neser dhe Lulka I shkel syrin Rames per imunitet te gjithe grupit me duart me gjak dhe MIRATOHET REFORMA..
ANALIZE E PERSOSUR E MESIMDHENESE PER POLITIKANET E OPOZITES
SE PARI DUHET TE MESOJNE ABC-NE E ARTIT TE SE PAMUNDURES, SIC E QUANTE KISINGERI!
ATA JANE PROFESORE KUSARIE DHE VRASTARIE!
NE POLITIKE BASHKEKOHORE JANE PROFESORE PLEPASH
DHE AKADEMIKE DOMOSDOVE!
NDAJ MOS HUMB KOHE ME TA MERO!
Asinus asinum fricat
Berisha duhet të gjykohet për mënxyrat që i ka shkaktuar këtij vendi dhe në rradhë të parë për nxitje me vetëdije të plotë të një lufte të armatosur veri-jug. Ai duhet të gjykohet si kryekrimineli më i rrezikshëm i të gjitha kohërave në historinë e Shqipërisë. Me sofizma të tilla, Mero, e kapim veshin me dorën e gabuar.
As mish as peshk!
Para drejtesise nuk do te shkojne vetem politikanet, pushtetaret e sotem e te djeshem,por edhe prokurore,gjykates,police,gazetare, dhe cilido qe duke patur nje dore ne torten e pushtetit dhe tjetren ne megavjedhjen qe prej 25 vjetesh vazhdon t’i behet pasurise kombetare kerkon t’i fshihet drejtesise per krimet e kryera.SHBA dhe BE ia dijne mendjen por edhe se sa e shtrijne “jorganin” kellirat e Shqiperise per te mbuluar “bemat” sikur u dhimbset Shqiperia
Sado “trima” dhe “te zgjuar” nuk i shpetojne dot “hijes” se tyre me te shkuar kriminale.
Shkrimi yt eshte sofizem teper i dobet dhe logjike feminore. Nese Reforma nuk kalon dhe Ps-Lsi marrin pushtetet e mbetura sic thua, fare mire koalicioni qeverises mund ta vendose para gjyqit Berishen etj. me apo pa reforme, nese e kane vullnetin per te vene drejtesi ne kete vend me pushtetet qe do te kene neser. Shkrimi yt dekonspiron sajesen e nje reforme cudiberese qe gjoja e kerkon me insistim qeveria dhe e refuzon opozita, ne fakt nuk e do asnjera prej tyre dhe per kete jane plotesisht dakort duke e hedhur topin andej-ketej.
Artikull dallavere
Asgje tjeter pervecse dyshja basha- rama do bashkojne votat ndersa meta nuk di akoma nga t’ja mbaje..
Berisha s’arrestohet me propagande idiote e me llafe komentuesish dhe as ka per te ndodhur. Meta s’e di akoma fatin e vet meqe dosjet i jane bere kapice..
Rama me shume mundesi do votoje reformen e do bjere se ka dhe ai plot historira me dhe pa pergjime..
Presidentin do e votoje parlamenti i ri nga zgjedhjet e parakohshme..
Mero do i lepihet veliajt (dhe bashes fshehurazi) ne te ardhmen
Ne fund keta te tmerrshmit kriminele politike do kene ikur me dhe pa para
Do na qeverisin perseri bythqiret si gjithmone…
Shnet
ORE I EDI SI SALIU VEGLA TE NEXHMIJES JANE …MOS U RRENI O KOQE
undefined
undefined
undefined
Nuk po e terheq pas ,si kufome PD.en saliu. Por ata(Kufoma) i ven vet pas,se s’bejne dot ndryshe. jane te perfshire me dashje,pa dashje ne krim,korrupsjon. Pra,salehi u’a ka zene koken me dere…
BERISHA KA SHUME FAKTE DHE ARESYE PER TU DENUAR, EDHE PARA RREFORMES, PORE MEQENESE , KJO DREJTESI ESHTE E KOORUPTUAR DHE E VARUR PREJ TIJE, SEPSE AI I KA EMERUAR NE POSTET KRYESORE, NGORDHJA, BURGIMI DOTI VI NGA KRRYERJA E RREFORMES, SEPSE AKUZAT PENALE JANE AQ TE SHUMTA SA, SKA PESHORE TI MASE. DENIMIN ME BURGIM TE PERJETESHEM E KA PAK.