Beteja pa kundërshtarë, e Perëndimit me opozitën

8 Qershor 2016, 19:31Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, bashkuan sot qëndrimet e tyre, në të njëjtën orë, me të njëjtin tekst dhe me të njëjtin ton qortues, duke fajësuar opozitën për bllokimin e konsensusit për reformën kushtetuese në drejtësi dhe duke ju bërë thirrje individuale deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të votojnë reformën.

Qëndrimi i paprecedentë, erdhi pas përpjekjeve spekulative të kryetarit formal të opozitës Lulzim Basha, i cili tentoi të përdorë bisedimet jopublike me faktorin ndërkombëtar, si një argument, se refuzimi i opozitës kishte mbështetje ndërkombëtare.

Një ditë më pare, Lulzim Basha shantazhoi ambasadorin e SHBA në Tiranë, duke përmendur e-maile të shkëmbyera me të, rreth vendeve të rezervuara, si dhe dikë që e citoi si “këshilltar” i Kancelares Merkel, i cili sipas Bashës ishte në një vijë me opozitën.

Në të njëjtin fjalim, Basha akuzoi zëvendëspresidenten e BE, Mogherini, se është keqpërodur nga Tirana zyrtare dhe ambasadoren e BE në Shqipëri, se ishte pozicionuar me shumicën në pushtet.

Qëndrimi i bashkuar i Perëndimit, dhe thirrja e tyre individuale për çdo deputet, është një goditje e rëndë për spekulimet e opozitës, edhe për shantazhin tjetër të zotit Basha, mbi diegien e mandateve të opozitës.  Basha ka premtuar, se nëse ndodh që ndonjë deputet i opozitës voton, gjithë opozita do të djegë mandatet. Qëndrimi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe SHBA në këtë pikë, dhe përsëritja prej tyre e nevojës, që çdo deputet të marrë vetë vendimin personal për të votuar, është dhe një përgjigje e Perëndimit për shantazhin e diegies së mandateve nga opozita, duke i thënë në një farë mënyre, se atyre u interesojnë deputetët që janë me Perëndimin dhe jo mandatet kundër Perëndimit në Shqipëri.

Në çdo vend tjetër nëse do të kishte ndodhur kjo, kryetari i opozitës, ose do të kishte dhënë dorëheqje, ose do të kishte marrë një pozicion po kaq të ashpër kundër Perëndimit, duke afishuar veten si një lider nacionalist, populist dhe antiperëndimor, çka nuk është, se nuk është në modë.

Problemi që ka Lulzim Basha në këtë histori, është se ai nuk merr dot as një meritë dhe asnjë dështim përsipër. Dhe nëse ai do të detyrohet deri në fund të votojë reformën për drejtësi, kjo do të jetë meritë e Berishës që do të dorëzohet. Dhe nëse nuk e voton reformën në drejtësi, kjo do të jetë meritë e Berishës që nuk do të dorëzohet. Dhe nëse i ikin deputetë nga rreshti, kjo do të jetë dobësi e Berishës që nuk i ka kërcënuar. Dhe nëse nuk i ikën asnjë deputet nga rreshti, kjo do të jetë meritë e Berishës, që i ka kërcënuar. Dhe nëse ai del sot dhe u kërkon ndjesë ndërkombëtarëve, ky do jetë sinjal nga Berisha, se nuk do ta kalojë vijën e kuqe. Dhe nëse del e mban një fjalim si Shesheli i Serbisë kundër tyre, apo si Orban i Hungarisë, kjo do të jetë meritë e Berishës, që tallet me Perëndimin duke e përdorur atë.

Problemi i Lulzim Bashës është që në këtë histori nuk i jepet asnjë dekoratë dhe nuk i vihet asnjë kryq. Ai po vazhdon të konsiderohet si një telefon i prishur mes Berishës dhe ndërkombëtarëve, telefon që në rastin e SHBA është zëvendësuar dhe me lidhje direkte.

Ndaj problemi që ka opozita sot nuk është se kush merr vendimet, pasi ajo dihet, por nuk dihet kush merr përgjegjësi për katastrofën ku po e çon opozitën. Sali Berisha i ka mbaruar hallet e tij dhe ai ka vetëm një hall, si ti shpëtojë drejtësisë, për ato që ka bërë ai dhe familja e tij. Dhe për këtë ka vetëm një rrugë: të refuzojë në emër të opozitës reformën në drejtësi dhe të përdorë PD-në dhe deputetët e saj, si një studio me garanci ligjore për mosdënimin e tij. Për të tjerat nuk I intereson.

Me këtë qëndrim ai fyen thellë çdo deputet të PD, pasi barazon hallin e tij me vendimin e secilit prej tyre, duke i konsideruar ata apriori të gjithë të korruptuar, antiperëndimorë dhe të frikësuar nga drejtësia.

Lulzim Basha ka fituar një farë imunittei kombëtar dhe ndërkombëtar nga posti formal që ka në krye të PD, ndërsa fati i tij real është se kundërshtarët e tij brenda PD, po ashtu e kanë frikë reformën në drejtësi, pasi vijnë nga një periudhë e gjatë pushteti plot hije të errëta.

Përpjekja e Perëndimit për t’i çliruar deputetët e opozitës nga diktati, duke ju ofruar mirënjohjen e Perëndimit ndaj akuzave bajate të Berishës dhe mbi të gjitha duke mos u impresionuar nga kërcënimi për djegie mandatesh i Bashës, është i vetmi shans që të çlirohen energji të reja opozitare për të formuar një grup deputetësh që do të zgjedhin mes Berishës dhe Perëndimit.

Por probemi i Perëndimit  është se si po përfshihet  në një betejë pa kundërshtarë dhe pa interlokutorë me opozitën. Partia Demokratike dhe mbështësit e saj janë mbështetës të perëndimit, dhe janë parti që janë themeluar nën slloganin “E duam Shqipërinë si Evropa”. Tani po telendisen njësoj si në vitin 1997, për shkak të interesave ngushtësisht personale të Familjes Berisha, po poshtërohen publikisht që Zeni t’u bëjë karshillëk shqiptarëve me ditlindje milionerësh e shëprthime gërdeciane për të dashurën e tij, dhe që Sali Berisha të vazhdojë të tërheqë zvarrë opozitën, duke e konsideruar si truprojën, që do t’i shpëtojë kokën në minutën e fundit. Vetëm për shkak të tyre, opozita zyrtare është sot i vemti ishull antiperëndimor në këtë vend. Dhe për ta provuar këtë sa më thjeshtë dhe sa më bindshëm,  është gjetur  një lider imbeçil si Lulzim Basha.

25 komente në “Beteja pa kundërshtarë, e Perëndimit me opozitën”

  1. Azio says:

    Te lumte Mero Baze.
    Analize e perkryer.Teper e qarte dhe impresjonuese.Eshte e kote te thuash gje tjeter.Bravo dhe suksese.
    Na ka marre malli per te tilla shkrime ku edhe mesojme por informohemi me te vertetat e politikaneve mafjoze qe tashme u doli kaallaj.

    1. komiku lu dhe tragjiku salibisha says:

      Zoti Mero mos hidh fishekzjarre fitoreje se gjoja PERENDIMI ka vene me shpatulla ne mur Sali Bishen.
      Ai eshte nje krijese e perendimit dhe votimi i neserm do jete nje nga tragjikomedite qe do jete GURI I VARRIT per ate vend pergjithmone te kthyer ne nje republike ambasadoriale me sali bishen nje PIT BULL TE TYRE.
      Deri sa ai arrti te fshije bythen me ekspertizat e FBI DO TE THOTE QE AI ESHTE PERPARA DONALD LUSE SI NJE KOLONEL PARA NJE USHTARI.
      jo me kot ai ka dribluar apo shkelur me kembe nje skuader futbolli me ambasadore

      1 -Chris Hill
      2 -William Ryerson
      3 -Joseph E. Lake
      4 -Marisa R. Lino
      5 -James Pardew
      6 -Joseph Limprecht
      7 -James F. Jeffrey
      8 -Marcie Berman Ries
      9 -John L. Withers II
      10-Alexander Arvizu
      11-Donald Lu

      Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër. Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane. Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria

      -Në mars 1997,

      -E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997, dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997,

      – E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.

      – E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.

      – E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.

      – E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit

      -. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.

      -E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit.

      – E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

      Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha do jetë përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës.

      Cili është shpjegimi për këtë paradoks? I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me SALI BISHEN duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë nje ujk gjakatar triumfues

      . Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers,Arvizu mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta.

      A do të jetë Donald Lu ambasadori amerikan që do ta nxjerrë në pension si politikan Berishën, ose e thënë ndryshe a do të jetë Donald Lu Berishofagu politik?

      Nuk besohet..sepse ne ambasada ka dy shtylla kryesore: dipllomacia dhe sherbimet inteligjente..dhe kjo e fundit dikton qe SERBerisha te kaloje 11 ambasdore amerikane qe shume prej te cileve i ka shkelur me kembe

    2. Atdhetari says:

      Perendimi i vuri vete ne krye dhe perendimi gjoja mundohet ti heqe.Keta jane pjellat e Amerimes lor Amerimes i duhen limona te tjere per ti sbtrydhur.Sidoqofte te huajt nuk kane asnje pune me nje vend sovran si Shqiperia te fusin hundet

    3. Spartaku says:

      Te lumt zoti Mero! E ke thare me kete artikull brilant.Artikulli eshte nje analize e holle nga nje gazetar dhe analist mendje holle.Bravo.

  2. pronari says:

    Ne kete situate shikohet qarte se cila eshte rruga me e mire per reformen ne drejtesi.Hajdutet ne shqiperi kategorizohen te medhenj edhe te vegjel. Nuk ka pse sakrifikohet nje popull i tere per te mos bere reformen dhe ku hajdutet e medhenj duhet te pergjigjen per poshtersite e bera ne keto vite hajduterie. Ne rast se reforma deshton atehere ky popull nuk ka nevoje per lider por te ngrihet dhe ti veri kapak kesaj pune.Varianti tjeter eshte rrini dhe veshtroni shpellarin Zeni se si feston dhe sa here i ngrihet apo i shkrihet .

  3. ALBAN DEGA says:

    Opinione

    THANK YOU BROTHERS !

    – Pavaresia dhe crlimiri i dyte i Shqiperise

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Evropian u dhane fund spekullimeve, mashtrimeve, trillimeve dhe intrigave te Sali Rrrenes dhe Lulezim Genjeshtarit.
    Ne nje ze , ne nje kohe dhe me te njejtin qendrim ato shpallen hapur e vellazerisht qendrimin e tyre te vendosur kunder SHQUP-it per Reformen ne Drejtesi, si nje emegjence kombetare dhe ceshtje jetike per shqiptaret si popull e Shqiperine si shtet.
    Te votohet Reforma nje minute e me pare dhe cdo deputet te votoje sipas ndergjegjes e vetedijes se tij te lire demokratike dhe qytetare e jo sipas urdherave e nen kercenimet e Sali Impunitetit e Lulezim Antishtetit.
    Cka i dini deputetet! “Ushtare te Partise dhe Shokut Enver” apo marioneta ne duart tuaja te lara me gjak e me hajni! Marrja qofte me impunitetin dhe korrupsionin tuaj pa fund e pa ane!
    Mallkuar qofshi o kusare e vrastare te mallkuar! Eshte “urata” nga mijera nena e motra veja, femije jetime e pleq pa femije te 97-es e Gerdecit, te Orantos e 21 janarit… !
    Thank You US and EU Brothers!
    God bless USA and EU !
    Kjo Reforme jetike e urgjente per shqiptaret e Shqiperine krahasohet me Paavaresine Clirimin e dyte te Shqiperise
    Eshte Reforma qe do te cliroje shqiptaret e Shqiperine nga skallaveria e korrupsionit dhe skllaveria e impunitetit.
    E meritojme !
    Jemi populli me properendimore e me proamerikane ne Bote!
    Jemi populli e kombi i Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe Nenes se Perboteshme Tereza!
    Asnje popull ne Lindjen ish- komuniste nuk shkallmoi ish- diktaturen me barbare me kushtrimin :
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
    – E duam Shqiperine si Amerika Demokratike!…
    “USA…. EU…
    We love You
    We love You! ”
    Ishte edhe thirrja e grevisteve te urise ketu ne Nju Jork kunder “Bandes se Gangstereve ” dhe kunder “kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit ” qe na i mori peng jo vetem aspiratat tona por edhe Shqiperine me flamurin e tyre te rreckosur dhe me slloganin ” Ne Saliu, me Saliun, per Saliun ” te impunitetit e antishtetit.
    Drejtesia vonon por asnjeher nuk harron !
    USA…. EU…
    We love You!
    We love You !

    1. Leka says:

      Ke shkrujt njelloj si Kreshnik Spahiu o Dege Albani!Fjala jote i perngjan fjalimeve te pafunda e te pavlere te Sali Brishes,ku edhe zotrote si ish aty yt shpirteror pasi villni mendoni se me parfum gjithçka mund te mbulohet e gelltitet!Ku eshte morali ketu?E kush e hodhi qe ta gjeni Ju jashteqitja e ketij kombi qe historia e ka treguar qe e gjithe jeta e veprimtaria ka qene ne te keqe te ketij populli e vendi!Ndaj nuk e kuptoj se si nuk ndihesh ndopak i turperuar ku ne nje kohe jo te larget i ke sherbyer satrapit e kryekriminelit Berishe e tani na del si ato deget rikoshete te plumbave te Saliut ne kullen e kryemnistrise qe gjthnje mendonte se ishte prone e tij!Leri shakate o Dege e Albanit dhe merru me punet e dites se ky vend nuk ka nevoje per fyella si ju ku historia ju ka renditur gjithnje ne krahun e tradhetareve e sherbetoreve te te keqes se ketij vendi!N.q.se shkruan per ti rritur lexuesin gazetes “Tema” mire ben se Merua ka nevoje per ta!

  4. Sincerita says:

    Po vertete ashtu e nisi : “ta bejme shqiperine si gjithe europa” por-por gjithashtu tha ne po te njejtin fjalim:” falenderoj me perzemersine me te madhe shokun Ramiz Alia”. Publikojeni pak videon te lutem.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Mero, sonte doli qarte se Amerika dhe BE-ja nuk po I bejne me thirrje kokave te PD-se. Ata po I bejne thirrje Eduart Selamit (qe e di shume mire kush eshte Amerika), Jorida Tabakut, atij duhanxhiut te ri, Palmes e me rradhe qe nuk kane gjakosur duart ne ish pushtetin e vjeter. E kishte mire Taku.. Nuk kane ku te shkojne.. Do shkojne si Cecua dhe do e votojne.. Shqiptaret jane pro-perendimor.. I morri lumi si parti po votuan kunder.. Shpresa per pushtet JO E JO.. Do kthehen parti e 4-ert ose e 5-st..

    PS. Demokrate, hidhni syte nga FRD per alternative zgjedhjet e ardhshme mbas votimit ne Kuvend..

    Lulo, Ambasadori Amerikan nuk e ka mohuar c’fare opsjonesh mbase te ka ofruar, por publikimi I e-maileve te tij (si nje person zyrtar I larte Amerikan) HAP VETE GROPEN E FUTU POLITIKISHT.. (Por edhe kete po te ben Plaku Vrases more derezi, kaq poshte ju ka shkelur ?!?!)

  6. england says:

    Eshte me teper se turperuese ku ne nje vend ish komunist,edhe pse kane kaluar dy dekada e gjysem nga renia e komunizmit,ate vend po e ben corap nje tjeter komunist,e ka marre peng ate vend nje verior nga Tropja dhe nuk po del dikush qe ta heqe qafe (jo fizikisht se plaku duhet te vuaje mekatet qe ka bere pas hekurave) por nuk po del akoma nje burre ne ate vend qe ti tregoje kufirin.
    Per kete fajtore jemi te gjithe,se ja falem atij burrit nje here ne 97-98 kur shkaterroi Shqiperine,dhe tani spiuni UDB-se i pret shpata nga te gjitha anet,se mos cuditet ndokush me ambasadoret sot,eshte i vetmi njeri qe cdo ambasador e ka bere zhele kur i eshte dashur,sidomos keta amerkianet,dhe mua me habit fakti se si jane perseri amerikanet qe i thone burre shteti plakut te rrjedhur.

    1. berisha =elezbiberist i damirfazllicizuar says:

      o england ….deleted

      nqs se je i perndjekur/permjerrur politik apo ndonje tip i studenteve te dhjere te dhjetorit besoj se ju jeni kermat qe i dhate pushtet pushtit berisovic

      me e vogla qe mund te them per ju eshte idiot funksional

      sepse berisha ishte komunist deri ne 2 prill 1991 dhe astaj u kthye ne
      elezbiberist
      zogist
      neofashist
      jonullatofilos
      islamik i betuar
      myslyman i cartun
      mafjoz kriminal.
      mik shtepie i FAZLLICIT

      Pra kush e mbron Berishen per mega krimet e tij ??

      Pse Edi Rama jo vetem qe eshte I pafuqishem te arrestoje Berishen ( aresyeje pse mori votat cudiberese ne 23 qershor) por me gafa te tilla si ne 70 vjetorin e clirimit,budallakijet me bunkartin e Enverit,me shitjen tani se fundi te albetrolit dhe me miopine qe po tregon me guvernatorin duket se eshte nje jelek antiplumbi pallosh dy metrosh per te mbrojtur me cdo kusht “burrin e shtetit te arvizuse “
      Enigma e hidhur ka nje emer Elez Biberaj.
      Ky lloj antishqiptari me I madh per te gjithe kohrat ka qene mentori dhe shenjtori qe ka kllonuar berishen nga zgafellat e udb jugosllave ne 1991 dhe po e mbron akoma me cdo kusht.
      Mbi Elez biberajn ketij serbishtfolesi rendojne dy faje te medha pas 1991:..
      1- ne vend te nje pajtimi kombetar ne vitet 90’ dhe te nderhyrjes per ndonje plan marshall ne ate vend te dobritur ai per te kenaqur epshet e tij antikomuniste u be zbatuesi I doctrines rajersoniane per ‘dekomunistifikimin”
      2-S i person me detyra speciale ne vitet 80-90 ne funksion te hakmarrjes tij karshi sistemit te enver hoxhes ben te mundur te ‘karikoje” dipllomate,zyrtare dhe politikane amerikane ne menyren me antishqiptare te mundeshme ku si rezultat I saj ky vend ka degraduar dhe eshte shperfyturuar plotesisht

      Fill pas pucit kriminale te shtetit se 1998 te Sali Berishes, pas vrasjes se Azem Hajdarit, sherbimet inteligjente shqiptare kishin mundur te regjistronin nje bisede telefonike mes Berishes dhe nje personi ne SHBA me dialekt nga veriu i Shqiperise, i cili i kishte thene Berishes te terhiqej sepse SHBA nuk do e njihte marrjen e pushtetit me dhune.
      Kush mund te kete qene ai person me dialekt verior? – shtrohet pyetja. Dikush mund te thote, e kush tjeter vec z. Elez Biberaj(-fran shkreli zedhenes.) Dhe natyrisht kush tjeter vec Elez Biberajt ishte/eshte aq i fuqishem ne Washington sa te dinte deri dhe opinione te tilla sekrete te Depertamentit te Shtetit per mos-njohjen e marrjes se pushtetit nga kryengritja e ’98s e Berishes.
      Ne nje interviste te fundit ne Top-CH, z. Biberaj shprehet se ai ka qene gjithmone aktiv per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi, dhe madje pikpamjet tij ja kishte parashtruar edhe ish Presidentit amerikan Ronald Reagan. Sipas tij, komunizmi ne Shqiperi mund te permbysej nga njerez te afert te regjimit, individe te brendshem, pra nga ndonje “grusht shteti” ose “grup armiqesor.”
      Dhe natyrisht per te gjetur njerez te tille te besuar, brenda keshtjelles se regjimit, duhej fillimisht biseduar me ta. Kontakti ishte pjesa me e veshtire e procesit. Pra, si do takohej z. Biberaj me individet e synuar, dhe nese po, me ke? Me ke konkretisht??? Dhe ne kete aspekt, a ka egzistuar nje prirje per te kontaktuar vetem tropojane?
      [Ne vijim te ketij spekullimi, a eshte rastesi fakti qe tropojanet dominuan post-’90 ne Shqiperi? Kujt ia priste mendja se tropojanet do qeverisnin Shqiperine “demokratike”? Kujt? Natyrisht askujt. Tropoja njihej vetem per geshtenja… e Fatime Sokolin…. Po atehere cfare ndodhi?]
      Qe Elez Biberaj ka dore ne kete histori, eshte naivitet te mendohet e kunderta, perndryshe s’ka pse tropojanet te bejne ligjin prej 20 vitesh ne Shqiperi. Qe Elez Biberaj mund te kete kontaktuar fshehurazi Sali Berishen, ose Mehmet Elezin, gjate kohes se komunizmit kjo edhe mund te supozohet…
      Perndryshe, si do themelohej PD nga nje tropojan, Azem Hajdari, nese s’do ishte dora e Biberajt nga pas? E imagjinoni dot kete? Partia e pare opozitare pas 50 vjetesh komunizmi te themelohej nga nje student konviktor nga fshatrat e Tropojes – give me a break!!! – do thonin amerikanet. Ose fakti tjeter, qe Azem Hajdari u spostua dhe ne vend te tij u vendos nje tjeter tropojan (Sali Berisha – i brendshem i regjimit, sic ishte dhe vete filozofia e z. Biberj per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi), flet per ate se i gjithe skenari mund te kete patur nje mastermind nga Tropoja, nje tropojan te fuqishem qe jetonte diku ne Perendim. Dhe natyrisht, tropojan me te fuqishem se z. Biberaj nuk kishte ne ate kohe pertej/ketej Atlantikut.
      Ronald Reagan qeverisi gjate viteve 1981-1989, dhe njihet si Presidenti qe i dha “grushtin” e fundit komunizmit. Kjo nenkupton faktin se administrata e tij duhet te kete investuar shume ne kete aspekt, dhe ne vijim te kesaj linje, ndoshta dhe per te kompromentuar individe te caktuar ne Shqiperi.
      Te mos harojme faktin se z. Biberaj kishte parashtruar direkt para Presidentit Reagan pikpamjet e tij per rrezimin e komunizmin ne Shqiperi, pra ai ishte nje figure e rendesishme ne kete aspekt, dhe ndoshta mund t’i jete dhene dore e lire per te vepruar.
      Po si mund te jete takuar Biberaj me Sali Berishen/Mehmet Elezin gjate dekades se fundit te komunizmit ne Shqiperi (’80-’90), nese me te vertete jane takuar? Dhe a ka ndikuar ne kete aspekt linja malazeze e gruas se Berishes per te lehtesuar kontaktin? A ka interferuar ne kete histori UDB meqenese ne ate kohe ishte nje sherbim aleat me sherbimet sekrete perendimore? Cfare roli kane patur njerezit e gruas se Berishes ne Beograd (UDB)?… e shume e shume pyetje te tjera, por natyrisht pa pergjigje…
      A ka dore z. Biberaj ne pasojen e 21 janarit? Pse Berisha duket kaq i fuqishem ne Washington dhe pse mbrohet edhe kur ben te 99t? Pse demokratet ne pushtet ne SHBA heshten per 21 janarin? Kush republikan i fuqishem (nga te kohes se Reagan dhe BUSH-ATEVE) ne SHBA eshte prapa Berishes, ose Biberajt, qe influencon direkt ne administraten e sotme amerikane?… A benefiten njerezit e Berishes ne Washington me perqindje korrupsioni nga Shqiperia?
      Dhe e fundit, nese sa me siper eshte e vertete, kur do mbaroje i ashtuquajturi “mallkim tropoje” per Shqiperine?
      Pikerisht Edi RAMA mori votat ne 23 qershor 2013 per ti hequr kete mallkim tropoje shqiptareve por me sa shohim koha per denimin e Berishes nga Rama ka kalur dhe qendrimi I tij I fundit me guvernatorin quhet nenshkrim I kaputillimit te tij pa kushte ndaj kartelit criminal te berishajve.
      Zoti Obama beri nje hap kurajoz ditet e fundit ne lidhje me aktivitetin e dyshimte te Cia-s ne torturat ilegale karshi te burgosurve.
      K a ardhur koha qe kongresi amerikan te marre ne shqyrtim dosjen e shqiperise per te vene ne shqyrtim aktivitetin antishqiptar dhe antiamerikane te treshes biberaj-berishe-basha-FAZLLIC NICK GAGE dhe aktivitetin e tyre te lexueshem ANTISHQIPTAR.
      Me ndryshe:
      Mund ti quaje nje diplomat amerikan dy vrasesit e 21 janarit njerin Burre shteti dhe tjetrin yll ne ngjitje pa patur ca elez bibere ne amerike qe krijuan monstren berishe dhe po e mbrojne ne menyre te shemtuar dhe sot e kesaj dite duke na tallur me figura groteske si Nishani,Meta ,Rama
      A mund te te bashkjetoje doktori kriminel me piktorin qe po ben nje tradheti kriminale ?!
      Kush eshte zgjidhja ?Hapja e dosjeve nga admistrata amerikane te dyshes 2B (BIBERAJ-BERISHE ) per 2 prillin 1991 dhe atehere do gjendet qeni I ngordhur berisha prapa hekurave qe do jete dita e clirimit te shqiperiSe nga-berishizmi dhe elezbiberizmi. Kjo do jete dhe dita e pare e normalizimit te marreneve reciproke dhe dinjitoze midis amerikes dhe shqiperise.

  7. Ozzi Osborn says:

    Eh more Mero! nuk eshte kaq e thjeshte. Edhe Sala edhe luli e dine qe reforma do votohet pa kushte .,por alibia eshte qe neser kur te prangosen do thone qe kjo eshte prokuroria dhe gjykata e edi rames.Pastaj kane ndonje shprese ke kamikazet. Po ta votojne ??? nuk kane cfare te thone.Por tani e dine te gjithe qe edhe ata nuk kane faj,po luftojne per jet a vdekje! po luftojne per pasurite perallore qe kane ,po luajne te gjitha per te gjitha!

  8. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nuk eshte rexuar enverizmi,monumenti i terhequr zvarre,kerkon qe dikush tjeter te kete kete fat,por per se gjalli !
    Berisha me “2..Petrita” po ndalon instalimin e “imperializmit ” Amerikan dhe atij Europian.
    Fatkeqsi kombetare,nuk e meritojme kete fat !
    Pergjegjesit e ketij kundershtimi do kene nje fund tragjik.

    1. kthhu shoku enver ti kemi falur te gjitha says:

      PO KU KISHTE ZOG KURVE NE PLANET TE HIDHTE ENVERIN ??..E KE FJALEN PER BUSTIN QE HODHI RAMIZI >>

      Kthehu shoku Enver, t’i kemi falur të gjitha!”

      , ky është titulli i një shkrimi në të përditshmen e majtë britanike “Morning Star” (Ylli i Mëngjesit).
      Artikulli është shkruar nga poeti dhe këngëtari britanik John Baine, i njohur me emrin e skenës Attila the Stockbroker. Teksa i quan “trapllëqe” dogmat fetare të mesjetës, ai vlerëson nismën e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës në Shqipëri, shoku Enver Hoxha të ndërmarrë në vitin 1960 për të lënë pas dogmat shoqërore mesjetare.
      Duke marrë shkasë nga sulmet në Francë, ai shkruan se “liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe se po mendoj të jem në krah të shokut Enver Hoxha”.

      Këto ditët e fundit jam bërë nostalgjik për disa nga zgjedhjet e gjetura në vitet ’60 nga shoku Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Shqipëri, për të zgjidhur problemin e ndarjeve shoqërore dhe trapllëqeve mesjetare të shkaktuara nga feja.
      Ndalimi i mjekrave, një muze i ateizmit dhe deklarata në vitin 1967 se Shqipëria është zyrtarisht i pari shtet ateist në botë dhe natyrisht shprehja apokrife:
      “Populli shqiptar do jetë i lirë vetëm kur të varet prifti i fundit me zorrët e hoxhës së fundit”.
      Disa vite më parë, megjithatë përpiqesha të pranoja që rruga e zgjedhur nga shoku Hoxha ishte një reagim i tepruar dhe se njerëzit kanë të drejtën për të adhuruar çdo mik imagjinar apo artifakt që zgjedhin ata, pavarësisht vendit të origjinës, formës apo numrit të tentakulave apo testikujve.
      Më vjen keq nëse kjo bën që të dukem si një hipi liberal.
      E kam bërë dhe kam një justifikim për këtë.
      Kjo zgjidhje presupozon se ata nuk do përfundojnë duke djegur kryqe në periferi, duke ndërtuar në tokat e tjetrit ose duke masakruar fansa të pafajshëm të muzikës ‘Rock’ në një klub nate të premten.
      Tani, liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe përfundimisht kam nisur të jem në krah të shokut Enver, sërish.
      Kjo është sigurisht e vërtetë, që në duart e duhura, ai mashkulli imagjinar me mjekër, mund të jetë një forcë për mirë. Gruaja ime është e krishterë, është e dashur, e mirë dhe socialiste. Ajo ka miq nga fe të tjera, që janë njerëz të mirë.
      Por në duart e gabuara ata marrin formën e shprehjes: “Oh Zot, çfarë kemi bërë për të merituar këtë?”.
      Sigurisht kjo është ajo që pyesin shumë njerëz tani.
      Edhe me standardet imperialiste, ishte e paimagjinueshme që të hidhje acid në fytyrat e femrave në Afganistanin e viteve ’70.
      Gra të lira dhe të arsimuara? Sekularizmi në zemër të Kushtetutës? Reforma e tokës, që i jep mbështetje fshatarëve të varfër? Nuk mund ta kesh.
      Ishte akoma më çmenduri dhe budallallëk të bombardosh Sadamin dhe Gadafin- dy nga antifondamentalistët më të angazhuar në planet- duke çliruar çmenduritë fetare nga burgjet.
      Në vend të thirrjeve “Faleminderit demokracia perëndimore, ju duam. Na sillni McDonalds, Top Man dhe Coldplay”,
      nisën të thërrasin “Berisha Akbar”

  9. refree says:

    Faleminderrit Lulit dhe Saliut!
    Qe te arrije bota te shprehet hapur kunder opozites eshte nje gje thuajse e papare. Kjo tregon se opozita ka kaluar te gjithe kufijte e imagjinueshem te tolerances dhe arsyes.
    Duke marre parasysh durim e pafund te USA dhe EU dhe duke pasur parasysh se sa rendesi te jashtezakonshme i kushtojne ata kompromiseve thuajse me cdo kusht, duhet kuptuar se opozita ne fakt duhet te shqetsohet shume thelle dhe te kuptoje se ka kaluar cdo limit me marrezine dhe kokefortesine e saj, duke u vet-ekspozuar si nje force politike pa vizion, pa mend dhe teresisht imbecile dhe e dale jashte kohes dhe epokes ku jeton.
    Reforma u kthye jo vetem ne fitore te popullit shqiptar, por edhe ne nje disfate katastrofike per opoziten dhe nje fitore e pa shpresuar e Qeverise.
    Faleminderit Lulit dhe Saliut!

  10. lennard says:

    Te lumte pena Z.mero. I lexoj rregullisht analizat tuaja .Nuk gjen me te mira per situatat aktuale.Nuk mbetet tjeter vec se Qeveria duhet te veproje energjikisht se ne kete rast i ka te gjithe me vehte.

  11. Don says:

    Mero te pershendes. Jam thjesht nje lexues shqiptar qytetar i thjeshte qe vetem lexoj informacionin dhe lajmet e gazetave. Nuk jam as biznesmen dhe as politikan keshtu qe nuk kam konflikt interesi me keto pozicione. Temen e lexoj perdite por vecanerisht me endje editorialet e tua i lexoj me kenaqesi dhe me nje fryme. Te falenderoj per informacionin e sakte dhe talentin gazetaresk qe percon vertetesine. Analizat ne editorialet e tua jane brilante sepse lenda e pare eshte e verteta e pamanipuluar. Ketu eshte dhe suksesi i gazetarise se Temes. Ne natyren njerezore genjeshtra eshte nje ves i urryer dhe kur ajo eshte produkt i nje manipulimi dhe i serviret publikut behet poshterim qe te kthehet ne perbuzje dhe mosperfillje nga lexuesit.
    Tema E gatuar me talent gazetarie dhe me shqipe te kulluar editorialet e tua jane si ushqim Bio per shpirtrat e dermuar te shqiptareve. Une nuk e teproj po te them se fuqia mediatike e Temes eshte me e madhe ajo e te dyja partive te medha ne shqiperi. Une mendoj se pasqyrimi i te vertetes eshte vija e kuqe qe ndon gazetarine e suksesshme nga ajo e deshtuar, gazetarine virtuoze dhe principiale nga ajo e paguar.

    Respekte

  12. aqif tahipi says:

    Per fat te keq te tij luli e humbi shansin per tu bere lider i se djathtes europiane shqiptare diten qe refuzoi draftin e drejtesise ne tryeze me ramen. Me sa po shohim ai eshte krejt nje kukull ne duart e sales pa te drejte pune.Mund te jete karriera e tij politike qe e peson me teper nga ky mosmiratim i reformes.

  13. Sami says:

    USA duhet ta ndihmoje Shqiperine e rreckosur nga nga molat e UDB.se qe kane zaptuar koken e politikes shqiptare. Pa bere kete spastrim cdo reforme do te sabotohet pa u miratuar.

  14. Lul Salihi says:

    Hahaha. e kuptoni se sot kane ikur per lesh, Saliu, Luli dhe gjithe ata qe nuk votojne dot pro reformes.hahaha.E paska seriozisht US dhe BE.
    Sali je ne mut deri ne fyt bashke me cunin, e kam fjal;en per Lulin se Zeni dihet qe s’eshte cuni jot gjenetik, por i boses sic e quan Lirine dhe ustait te atij viti qe Liria e pelqente shume ne seks.

  15. england says:

    Une ne fakt kam kaq shume vite ketu ne Angli sa ndjehem rehat me veten,dhe jam po aq krenar qe ja kam dal te filloj nje jete te re ne nje vend me kerkesa shume,ne menyre modeste bej ate qe dua vete,dhe ate qe me pelqen,dhe kur filloj te shtyp butonat e tastieres e bej per tu relaksuar,dhe ne kohen e lire,se nuk jam si ty mjeran qe nuk ke c’ben tjeter dhe ulesh e ofendon kedo qe te del perpara megjithese se ke pare kurre me pare ne jeten tende,dhe me e rendesishmja nuk ja lejoj vetes kurre te ndertoj komentin tim mbi ate qe thote dikush qe ka shkruajtur perpara meje,sic ke bere ti o njeri i zotit,dhe me cfare lexova rreshtat e tu te para,se me thene te drejten nuk me ka lene akoma mendja te lexoja artikullin tend te gjate,pashe se ndjenja e inferioritetit qe ke brenda vetes te ben te emocionohesh,e te tregosh karakterin tend prej pasionanti me rrjedhje te nje pjese mendore,dhe kjo nënkupton halucinacionin e balancimit te trurit tend,është ndjesi e humbjes së ekuilibrit nga njerez si ty,qe ne fakt e gjitha kjo e ka nje perardhje dhe nje shkak,keta koleget e mi ketu e lidhin gjithmone me femijerine,pra edhe ti nuk mund ti shmangesh dot kesaj rrjedhje llogjike gjykimi,une jam i keq ardhur per ty o njeri i zotit,por deri ketu se me teper nuk te ndihmoj dot,jo vetem fizikisht qe e kam te pamundur te ndihmoj pasi jemi shume larg nga cdo ane,por edhe sikur te ekzistonte ndonje mundesi per ta bere,ti i ke dhene leje te perhershme trurit,dhe sado qe ta therrasesh per ta sjell mbrapa nuk ka shanse te kthehet me tek koka jote bosh…

    1. elezbiberisti i fallicizuar says:

      Dear “englad”
      Sinqerisht te kerkoj ndjese qe po te marr nga minutat tuaja te shtrenjta.
      Me ke befasuar me k/komentin tuaj se je nje njeri me inteligjence kozmike pasi thjesht nje komentuesi anononim si une i ke vene diagnozen dhe je i pari ne planet qe po e ben kete.
      Nuk besoj se kjo super inteligjence e juaja nuk i ka shpetuar autoriteteve angleze dhe me siguri do jesh keshilltari kryesor i Kamerunit dhe ndosht i ben ligjin atij…por le te kalojme te Tema e Temes dhe ju lutem shkelqesi merrni parasysh ca mendime nga ne te semuret sipas jush:

      E para
      Pa ju thare boja ketij shkrimi te “guximshem” te Meros nje halabak is minister i brendshem..nipi i nje gjenerali te ISH-UDB jugosllave te viteve 80-90…kercenon NR 1 TE MAXHORANCES EDI RAMEN…qe do te thote se ai vend, ai komb dhe shoqeri civile ka vdekur

      E dyta
      Mashtrimi i pabesueshem qe po bejne euro-atllantiket me kete reformen e drejtesise duket hapur pasi tre maskarenjte Salibisha-luludbashi-ilir muta qe duhet te ishin sot ne parlament..tallin lesht ne berlin dhe washington

      E fundit
      Cfare i kane pare syte shqiptareve pas pushtimit demonkratik te 1992 nga falangat serbe-greke-islamike-mafjoze -neonaziste etj..qe i pruri “antikomunisti” sali elezbiberisha thjesht mund te themi se Shqiperia po kalon pjesen me te zeze te historise saj ku otomanizmi-zogizmi-fashizmi-socjalizmi…duken lule perpara ketij shperfyterimi qe nuk ka ndodhur ne historine e kombeve per te gjitha kohrat.
      .pra me sakte:
      pushtimi nga miqte..qenka me I rende se pushtimi nga armiqte..

  16. Emigranti says:

    Qendrimi destruktiv i opozites ne vendin tone, na ka indinjuar pa mase edhe ne emigranteve qe punijme e jetojme prej shume itsh , jashte vendit tone. Departamenti i SHBA, gjithe kanncelarite e BE, kerkojne me cdo kusht miratimin e rreformes ne drejetsi, per ta shkateruar e rinovuar kancerin e shqiperise, drejtesine e kalbur, te degjeneruar e te kooruptuar, sepse arxhet e keti degjenerimi i ka paguar populli dhe mosefunksjonimi i shtetit ligjor. Mashtrimit dhe propaganddes te sali berishes, lulezim bashes e cakejeve te pd, u doli bakri dhe kallai dhe kane mbetur si teneqe e prishur. Sote i madhe e i vogel u njohe me deklaraten publike te departamentit te SHBA drejtuar berishes, lulit, dhe deputeteve te PD, qe te lene egoizmin, interesat partiake dhe personale dhe te miratojne rreformen, si kushte per inegrimin e vendit ne BE, dhe forcimin e finksjonimin e shtetit ligjor, ne te mire te shqiptareve. Kokefortesia dhe kapricot egoiste te sali berishes , te marin fund njehere e mire dhe mose bejne presjone e shantazhe Enveriste, mbas 25 vjetesh demokraci. Deputetet jane perfaqesues te popollit dhe qytetaret i kane votuarj jo per te mbrojtur interesat personale e partiake te tyre , qe kerkojne ta mbajene drejtesine ne stadidin e sotem, qe te mosendeshkohen, sikurese ndoth me kete palo drejtesi. 90 perqind e popullsise shqiptare kerkojne rreforme te thelle ne drejtesi, jo justifikikme e klecka per ta penguar ate. Qysh ne 90 ten, i madh dhe i vogel therisnim .; E DUAM SHQIPERINE SI GJITHE EVROPA; Prandaj thireni mendjes se qytetaret sdotua falin deri ne vdekje nese edhe neser , nxirni justifikime e pretendime apsurde, per refuzimin, ne vend te konsesusit per ta miratuar rreformen. Qellimin qe nzirni klecka e dime te gjithe, pore skush sdotu shpetoi nga ndeshkimi. Mjafte u kane mbrojtur, prokurere e gjukates, qe ju i kini emeruar, tani ka ardhur koha, qe kjo drejtesi te rreformohet, pamvaresisht interesave tuaja.

  17. astaei says:

    SA ME SHPEJTE TE VERE NE ZBATIM PLANIN ‘B. RAMA DO TI A DALI SE NDRYSHE PD-ja E S. BERISHES NUK DUAN TA JAPIN VOTEN PER REFORMEN, ATA DOLEN HAPUR KUNDER PERENDIMIT DHE EVROPES,CFARE [PET RAMA DHE META .ATA DUHET TA BEJNE REFORMEN ME 94 VOTA PA KONSESUS TE OPOZITES SEPSE ATA JANE TE KERCENUAR NGA BERISHA.

  18. TURP PER USA + BE + NATO says:

    1-AKUZE QYTETARE PER SUPERKRIMINELIN SALEH RAM BERISHAJ

    2-AKUZE PER TOLERIMIN KRIMINAL TE USA-BE PER KETE MONSTER

    3-AKUZE PER TRADHETINE KRIMINALE TE RAMA-METES PER KETE PERBINDESH

    Ky njeri monster për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetëm se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë. Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi. Sali Bisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut.

    Sali Bisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës.
    Sali qenit i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht.

    Sali UDBerisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka.

    Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë.

    Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran.
    Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij. Populli ka durim, madje edhe kur e keqtrajton ndonjëherë ka durim, por kur popullit i soset durimi të bën atë që nuk ta bën as Zoti

    EDHE NJE HERE TURP PER ZOTIN OBAMA..
    TURP PER MERKELIN
    PER KONGRESIN AMERIKAN…
    PER BASHKIMIN EUROPJAN
    QE PO TALLEN KAQ BARBARISHT ME NJE POPULL QEI I BESOI SI KRISHTIT NE 1991….DHE NE 2016 E SHOHIM KETE KOMB TE VARUR NE NJE KRYQ ME FORMEN E PERVERSIT EDI RAMA QE E VURI SOT SI PALLOSH PERPARA NJE UDBASH I DEKLARUAR..

    CFARE DUHET TE NDODHI AKOMA NE ATE VEND QE ESHTE KTHYER NE SHPREHJE GJEOGRAFIKE…NE HALE AMBASAMORRASH ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje