Ne kemi fituar!

11 Qershor 2016, 21:35Editorial TEMA

Nga Bledi Lumani

Ne kemi fituar!

E vërtetë, humbëm me rezultat ndaj Zvicrës, por brenda saj ka shumë fitore.

Fitorja e parë është për lojtarët, të cilët kanë sfiduar çdo parashikim dhe disnivel me Kombëtare shumë herë më të forta se ne, dhe na çuan për herë të parë në një kompeticion të rëndësishëm. Në një kompeticion, ku mungojnë emra të rëndësishëm si Holanda. E pra, thjesht fakti që ne jemi aty është një fitore.

Ka shumë dashakeqës që thonë se u kualifikuam falë rrethanave dhe Ballist Morinës me incidentin e Serbisë. Por ndeshja ndaj Zvicrës e tregoi se edhe pse me një lojtar më pak për gati 70 minuta dhe shumë më pak talent se ekipi zvicerian, ne mund të përballemi si të barabartë me këdo, dhe pse jo, të ëndërrojmë se mund të shkojmë më tej.

Lojtarët tanë kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, duke tejkaluar mundësitë e tyre dhe meritojnë veç vlerësim. Në një vend ku gjithkush merret me llafe kafeneve dhe shumë pak punojnë, ata e kanë bërë shumë mirë punën e tyre.

Fitorja e dytë është për tifozët. Tifozët shqiptarë janë fituesit e mëdhenj në sfidën me Zvicrën, për spektaklin që dhuruan në fushë dhe që tërhoqi mendjen e shumë mediave ndërkombëtare.

Nuk kanë rëndësi nëse janë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, apo Mali i Zi. Ata janë bërë një dhe kjo është një meritë e madhe e kësaj Kombëtare, që ka arritur të bashkojë gjithë shqiptarët.

Fitorja e tretë është për Lorikun. Mund të duket ironike, pasi kapiteni e la në baltë “anijen”, por ai meriton veç fjalë të mira për atë që ka bërë për Kombëtaren gjithë këto vite. Ka dhënë gjithmonë maksimumin, pavarësisht se është sulmuar padrejtësisht nga njerëz dashakeqë, që edhe sot nuk munguan të hedhin helm dhe vrer ndaj tij. Cana ka qenë ndër të parët që ka pranuar të luajë për Shqipërinë nga shqiptarët e Kosovës dhe mbi të u hodhën themelet e një Kombëtareje që arriti deri këtu ku është sot. Ndaj nuk e meriton këtë dashakeqësi. Ka bërë shumë më shumë se kushdo tjetër për këtë vend, që ka kurajon të kritikojë.

Tani nuk është koha për dëshpërim, por për gëzim, sepse kemi edhe dy ndeshje të tjera dhe shanse reale që të kalojmë grupin. Duhet t’i shijojmë ato, pasi është hera e parë në historinë e futbollit, që ne bëjmë tifo për ekipin tonë në një kompeticion ndërkombëtar, dhe jo për ekipet e tjera.

Sido që të shkojë, ne kemi fituar. Kemi fituar Europën me futboll. Atë Europë që e ëndërrojmë prej vitesh ta fitojmë nga politika.

31 komente në “Ne kemi fituar!”

  1. haaaaaaaaaaaaaaaa ,
    kjo duket qe ne surrat qe ke fituar ti hibrit mediash

    di ky nastradin c’eshte fitorja, e akoma me shume futbolli !!!!!!!!!!

    1. ben says:

      Boll na cate trapin . Der der
      Gjeja me e bukur e ndeshjes ishte himni ne fillim.
      Gjithe pjesa tjeter ishte cope cope dhe me keq nuk behej.
      Cana beri idiotllekun e rradhes qe mori kartonin e pare te verdhe ne mes te fushes po kot fare si idiot.
      Po te mos ishte per kosovaret e zviceres qe nuk donin te benin gol ne do kishim ngrene nja 5 cope
      Nese luajne keshtu dhe 2 ndeshjet e tjera e sigurt qe do humbasin dhe thelle.
      PS:a ka mundesi ta mari njeri ramen ne tirane, qe te beje punen qe paguhet ne rradhe te pare dhe ti lerI lojtaret pa presion te bejne dhe ata punen e tyre.

      1. Alki says:

        Po po kemi fituar. Kampionati po behet vetem per formalitet se kupa eshte e jona. Vetem mos harro xanax- in se na iku dhe kupa.

    2. xen karaduzi i karmines says:

      per komentuesen : thuaje edhe njifer se na koqe hahahahahah

      ve bast se ti moj qelbesire je qelbi i qelberishoviqit

      kam nje kartorlne per ty dasaravice

      ====================

      Media serbe ka cituar mbesen e ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, lidhur me ate qe ndodhi ne ndeshjen Serbi-Shqiperi.

      “Mbesa e Sali Bishës, Dasara Malltezevic, pas komentit në Facebook se shqiptarët thyen rregullat e futbollit, mori kërcënime dhe u detyrua që të fshinte statusin.

      Ajo tha se mungesa e zbatimit të rregullave, është mungesë qytetërimi.

      Sipas saj, futbollistët shqiptarë duhet të luanin futboll dhe jot ë bënin boks”, shkruan gazeta serbe Blic.

      Artikulli i gazetes Blic mund te lexohet ketu:

      http://www.blic.rs/Vesti/Politika/502913/Pretnje-Berisinoj-unuci-zbog-komentara-da-su-albanski-igraci-prekrsili-pravila

    3. dymi says:

      Pikerisht, per tipa si ti kokeboshi ” thuaje….. “, e ka shkruar autori kete shkrim te mrekullueshem. Ti dhe shoket e tu, qe e vetmje gje qe dini te beni, eshte te rrini gjithe diten ne kafene per te pire ndonje kafe qyl e per te marre neper goje dynjane, ju duket se duke u treguar per cdo gje refraktare, duke perbuzur cdo pune te mire, kedo qe punon e ka rezultata e duke perdorur sa me shume fjale banale beheni, interesant. Te thuash gjera te mencura duhet te kesh tru ne koke e jo tallash sic ke ti.

  2. tfgs1 says:

    po mer sunit ti ke fituar te ”gjatin me gunga” ndersa SWISS mori 3 pikeshin…………

  3. Nyc says:

    Bravo. Me ke lexuar mendjen. Urime edhe nje here kombetares. Duhet ti suportojme djemte kur humbasin dhe ti motivojme per ndeshjet e rradhes.

  4. Aleko says:

    Kombetsrja jone luajti mire,kartoni prr Canen ishte i dyshimte,.shpresojme nje sukses ne France.,Duhet kujdes me emocionet ,ato lojtsret duhet tua lene spektstoreve..

  5. koloneli says:

    he shqiptart!
    edhe hajn hajdarin n sum edhe thon jem te virgjen!
    edhe han hu edhe nihen fitues!

  6. Genti says:

    Boll se na hapet barkun! Lereni llustrimet dhe majmunlleqet. Rezultati ishte 1-0 per Zvicren, qe do te thote kemi humbur. Nuk pijne uje reklamat dhe fanfarat, rendesi ka rezultati. Mentalitet idiotesh.

  7. po c fitove more says:

    Prit te shohesh se sa do fitosh ndeshjen tjeter

  8. nuk ka tym pa zjarr says:

    Edhe une i jap bravo djemve dhe te madhit cana. Cana sakrifikoi shume prandaj dhe mori kartonat.
    Ndeshja me e bukur e kampionatit deri tani

    1. sit back and.. relaks says:

      pranej edhe kombi shqiptar eshte aty ku eshte, se ashtu si kapiteni i kombetares qe luan me bythe e jo me tru, ashtu dhe politikanet e udheheqin kete vend me bythe e jo me tru. serbia na shkepi ne mes te shqiperise dhe po mos ishte per ate ballistin do na shkepte dhe ne beograd. kualifikimi jon u vendos nga zemergjeresia armene, dhe nga ballist morina. por ne europian duhet takat dhe tru, as ballisti dhe as zemergjeresia nuk na ndihmon dot ne france. Franca do na shkepi me 2-3 gola por ajo qe kam me shume frike eshte rumania e cila sa here qe i eshte dhene rasti na ka ngulur minimumi 6 gola. dhe per mua eshte ekip me i forte se franca dhe zvicra. Gjithashtu sa per dijeni 99% e kombetares jane lojtare te lindur e rritur jashte shqiperise, jane talente te formuar nga klube ne shtete te huaja, rrjedhimisht kjo kombetare nuk perfaqeson nivelin real te futbollit te shqiperise i cili eshte medioker. po hajt te pakten ngushellohemi me publicitetin qe i bem vetes.

  9. petrit says:

    Po ne kemi fituar , ” humbjen ” !!!!

  10. Neri says:

    Te pirdhet c’do pithnok mama qire. Djemte te shkelqyer.Lori;SUPER.

  11. lindi says:

    ju urojme suksese te gjithe skuadres bravo djema mjafton perpjekja per te fituar
    ne jemi me ju per tu gezuar bashke me ju ju urojme FITORE ju faleminderit per
    emocionet qe na dhuruat

  12. Kabashi says:

    Loje e mire e Kombetares.

  13. admirali says:

    kemi ber lojen me epike te shekullit!
    ndeshje ,po!
    gol,po!
    karton,po ,te kuq e te verdh.
    raste,po
    tifoz ,po.
    e ca dreqin doni me nga nji ndeshje futbolli!?
    humbem? e su be name!
    dynjoja po humbin njeres ne luft dhe ikin refugjat dhe ja u rregullu.
    ne humbem nji ndeshje.
    hicgje!
    ka rendesi qe bota na pa ,na njohu,ndigjoj muziken e himnit ton,

  14. iliri tjeter says:

    Ne kupen e Botes, ne ate te botes nuk ka fare rendesi rezultati me gola. Keto kompeticione primare kane cfaqjet koreografike qe bejne tifozat; kane primare ngjyrat e veshjeve te tifozave dhe vecanerisht njollosja e fytyres te tifozave, qecne botecka mbi 50 vjet qe behen. Rendesi ka ndonje llaf tek tuk i qemtuar me zell ne shtypin sportiv qe gjejne gazetaret tane….nuk ka rrendesi se kapiteni i skuadres ka mbi tre vjet qe ben gabime fatale ne mbrojtje, por ai duhet mbrojtur se eshte kapiten, nuk ka rrendesi se sulmuesit ne tre kater raste te ndodhur vet per vete me portierin kundershtar nuk shenojne…..
    Eh mire Ballist Morina, more Ballist Morina c’na bere qe nuk u duke sot jashte stadiumit i fshehur ne ndonje kishe…..

  15. opinion says:

    PER HIRE TE SE VERTETES , CUNAT TANE QE KANE DALE NGA SHKOLLA E ZVICRES , MHND TE FITOJNE ME CDO EKIP TJETER ,POR JO ME ATE ,QE I RRITI I EDUKOJ ,I MESOJ . NHK NDODH KURRE . PRANDAJ HARROJENJ KETE NDESHJE ,SHIKKNI NDESHJET E GJERA . ME GJITHE DESHIREN E MADHE PER TE FITUAR , I. THEM BRAVO KETYRE CUNAVE , SHQIPETARET NUK TRADHETOJNE KOLLAJ . QENI LEH ATY KU HAN !! PERSA I PERKET TIFOZERISE EDHE PER ATO NJE BRAVO TE FORTE QE BEREN NJE PREZANTIM DINJITOZ ,ME QELLJM QE EUROPA TE NA NJOHI QE JDMI POPULL ME KULTUR TE LASHTE ,JEMI XHENTELMENA !!!!

  16. Sali pordha says:

    E keqja e internetit eshte se lejon edhe ata qe hajne mut te flasin … qelbin dynjane. Lexoni disa komente pesimiste te shkruajtura nga kafenete me te shemtuta te shqiperise. Njerez te lodhur nga mungesa e punes si fryt i pertacise dhe megalomanise te pamerituar.

  17. Ilia says:

    Te lumte Bledi! Nje arsyetim fisnik e llogjik!

  18. analiza e bere prej artikullshkruesit ,eshte brilante.
    nuk ka rendesi nese fitojme apo humbim ,rendesi kane ato qe thote Bledi.
    bravo Bledi, ke bere nji analize te shkelqyer ,ku midis komentuesve eshte ndara fara shqiptare nga ajo antishqiptare…..ne keto momente dallohet- shqiptari nga…shquptari !

  19. Shqiperise ti rruani kkkk te gjithe ju inferior moter q….qe komentoni ne menyre te degjeneruar duke filluar qe nga shurrtorja e Janulles tfgs1 ti rruani kkk albaneve te gjithe ju shkerdhata qe villni vrere ore kurva interneti

  20. Niku says:

    E kam thene shum here. Po e them prap. Cana qe kur u largua nga olimpik marseja mori fund dhe talenti i tij. Eshte kot. Sa here ka dal jasht loje ky maskara. Nuk eshte hera e pare. Perse ishte e nevojshme ajo nderhyrje e kartonit te pare. Perse ne rastin e dyte e tregoj veten si nje amator pasi mundesite i pate te largonte topin pa qen nevoja ta sjellte ate situate. E treta nje kapiten i zoti duhet te dij si te bej llogarite. A ja vlejti prekja me dore? Apo me mire ishte ta linte dhe tja besonte berishes ate rast. Nese do te ishim neve ne epersi ok dhe dalja e tij na siguroj 3pikeshin por jo. E tha edhe terri henry nje lojtar me kaq eksperience te besh kete gafe per te 2rastet edhe per te parin karton. Kjo te besh te mendosh ose ky njeri ka humbur memorjen e te luajturit futboll ose ky shet ndeshjet. Se si ta shpjegosh tjeter lloj. Edhe dicka tjeter per debjazin. A do ti falte ato raste qe patem i madhi Besart Berisha? Perse nuk u mor ky lojtar. . Neve vazhdojme te jemi komb matrapazesh ne dem te interesit tone kombetar. De bjazi eshte tranjer leshi. Kunder zvicres do te duhej te kishte luajtur me sadikun dhe gashin qe ne fillim. Me 2sulmues. Edhe kace qe ne fillim.

  21. sami says:

    Futbolli eshte lojeqe ka brenda perkatitjen fizike ,teknike ,taktike ,psikollogjike ,por edhe fatin, Ne nuk patem fat ,
    Per LORIKUN do te thoja qe u tregua pak naiv ,por gjera te tilla i ka futbolli, dhe kjo i ndodhi edhe nga ngarkesa e madhe psikollogjike,Ne rastin e dyte nje arbiter me i vemendeshme mund te kishte dhene edhe faull ne favor te LORIKUT ,sepse lojtari ,kundershtar e terhoqi pak sa per ti perishur ekuilibri Arbitri gjithashtu mund te jepte edhe nje penallti per ne dhe dhe asnje nuk do ta kritikonte [rasti ishe shume i diskutushem]
    Perfundimishte kush flet keq per Kombetaren dhe LORIKUN nuk ka qene ndonjeher ne stadium ,ose ka qellime dhe interesa te tjera,

  22. pro.... says:

    …mu duk si ndeshje kartonash..albitri qe lojtari me i keq i fushes,Lojtaret tane luajten,por si gjithmone porta ju dukej
    si brima e gjilperes…shpresa vdes e fundit,por skuadrat e tjera jane shume te forta…demoralizimi eshte i tepert..-
    fitore e madhe eshte kultura e shqiptareve ,sepse vertet ne jemi, njerez paqedashes,te cilet nuk e meritojme trajtimin europian,per hir te ca deshtakeve qe bota i ka me shumice..Perseri ju uroj per fitore,!!

  23. admirali says:

    nga fitorja ne fitorje…

  24. normali says:

    Ne kemi fituar! Ne fitojme dhe kur humbasim, ne fitojme edhe kur nuk votojme reformen ne drejtesi, ne fitojme, por gjithmone me koke poshte. Ju keni shkalluar; eshte tjeter te thuash ne kemi fituar dhe eshte tjeter te thuashe se kombtarja jone u paraqit mire, pavaresisht humbjes 1:0, prandaj hiqni dore nga fitoret e munguara qe te fitojme me gjithmend si gjithe te tjeret. Po ç’jane keta gazetare, analiste, media qe flasin perçart dhe nuk flasin rrjedhshem shqip! Njerez te tredhur nga koka.

  25. Lili says:

    Bravo:edhe une them se kjo Kombtare na ka dhane,me te metat e veta,na ka dhane nje gje qe déri sot askkush nuk na ka dhane:nje gezim mbarekombtar pertej cdo parashikime, nje gezim qe na ka bashkuar te gjithe -edhe po ketu ballist Morina qe u anashkalluar nga pushtetaret tone ka méritât e tij per gezimin tone,po ballist morina bashke me Kombtaren u treguan ne nivel,kurse pushtetaret tone jo-
    Kjo kombtare eshte nje krenari per cdo femije shqiptar,sidomos ato te diaspores-jetime nga kujdesi i Shtetit te tyre! Kapiteni jone Lorik Cana,me te metat e te mirat e tij,beri qe kjo Kombtare te existoje deshten s’deshten disa! I dha kurajo,i dha emer ,i dha shpirt! Fale shembullin qe dita kemi sot shume footbollista te dinja qe munden me zevendsuar Lorikun:edhe kjo eshte nje fitore e Lorikut se nuk e le vendin bosh si disa pushtetare qe nuk lagje asgje perreth,po le vendi plot talente.Ne kete sport Loriku ka ba aq shume per shqiptaret:ju ka hap horizont se po eshte e mundshme kur ke vulnet e luftojsh per qillimin tende!Edhe névé neper bote na ka bashkuar Duke i treguar botes se sa shume jemi…jashte kufive!
    Respekt per kapitenin tone!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje